Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 34 prej 34
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    “E vėrteta e promemories sė Trebeshinės pėr Enver Hoxhėn”

    Na ishte s’na ishte njė promemorie Ēėshtja e Kasėm Trebeshinės shfaqet e rishfaqet nė mėnyrė ciklike.

    Nga dr. Sadik Bejko

    Kėshtu ndodhi nė vjeshtėn e vitit 2006, kur kundėr Kadaresė dhe familjes sė tij u organizua njė nga fushatat mė tė pamoralshme nė historinė e kulturės shqiptare. Pikėrisht nė ditėt kur kjo fushatė, qė indinjoi pjesėn mė tė madhe tė publikut shqiptar, ishte nė kulmin e saj, K. Trebeshina, mė aktiv se kurrė, filloi tė dalė nė shtypin dhe nė ekranet e TV-ve nė Shqipėri e nė Kosovė, pėr tė hedhur edhe ai baltėn e vet kundėr Kadaresė. Ky qėndrim meskin kundėr njė kolegu do tė ngjallte padyshim reagime tė ashpra. Dhe ato nuk vonuan. Bomba fatale kundėr Trebeshinės ishte botimi i listės sė themeluesve tė fshehtė tė Sigurimit shqiptar mė 1943. Lista tregonte se Kasėm Trebeshina jo vetėm kishte qenė njė oficer i Sigurimit, siē ishte folur prej kohėsh, por ai kishte qenė themelues i tij. Ai bėnte pjesė nė stafin e ngushtė tė famėkeqit Koēi Xoxe, krimet e tė cilit kishin marrė dhenė. Nė atė kohė, Sigurimi, i cili drejtohej mė shumė nga jugosllavėt se sa nga komunistėt shqiptarė, ishte zyrtarisht mbi partinė. Ai bėnte ē’tė donte pa pyetur askėnd. Kasėm Trebeshina, i reklamuar si “disident numėr njė” i letėrsisė shqipe, kishte qenė pjesėmarrės aktiv nė kėtė organ shtypės, duke u pėrlyer, siē do ta shohim mė poshtė, nė krimet e tij.
    Njė shkrim i gjatė, i ashpėr, e tepėr tronditės u botua nė shtyp dhe u pėrhap gjerėsisht nė internet nga Skėnder Gjoni, pas emrit tė tė cilit ėshtė, me sa duket, njė mjek i vjetėr. Nga tė dhėnat e shkrimit kuptohet se njeriu kishte dijeni tė thella mbi tė kaluarėn jo vetėm tė Trebeshinės, por edhe tė zyrtarėve tė tjerė tė Sigurimit qė, siē del, bėnin vizita mjekėsore tek ai. Kėshtu ai tregon bisedat me njė tjetėr themelues tė Sigurimit, Thoma Karamello, njė personazh i harruar prej kohėsh, por qė nė atė kohė, ashtu si Trebeshina, ishte hetues. Komentet e Thoma Karamellos pėr egėrsinė e kolegut tė vet, Trebeshinės, janė ngjethėse.
    Nė shtyp ėshtė shkruar pėr shkrimtarin Sotir Andoni, i arrestuar fill pas luftės dhe i marrė nė pyetje ditė dhe net prej Trebeshinės. Kjo pjesė e errėt e biografisė sė “disidentit”, do tė vinte nė dyshim gjithė versionin e reklamuar tė heroizmave tė tij. Do tė kujtoheshin periudha qė ai nuk i pėrmendte, si dy vjetėt e shėrbimit nė Beograd etj. Por dyshimi kryesor do tė binte mbi “Promemorien” e tij, atė pėr tė cilėn ai mburrej dhe mbi tė cilėn ishte ngritur legjenda e tij. Asnjė arkiv nuk vėrtetonte vėrtetėsinė e kėsaj “promemorieje”. Nė asnjė dokument tjetėr hetimor, apo vendim gjyqi, ose kritikė kundėr Trebeshinės, nuk pėrmendet kjo “promemorie” si faj i kėtij shkrimtari. Njė analizė logjike e saj tė ēonte nė pėrfundimin se ajo ishte e sajuar, pra e rreme. “Promemoria” ka datėn tetor 1953. Ndėrkaq, disa muaj mė parė, autori i promemories ka botuar nė “Zėri i Popullit” poemėn pėr Stalinin, veprėn mė servile tė letėrsisė shqipe, pėr kėtė tiran.
    Shumė njerėz me tė drejtė bėnė pyetjen: si ėshtė e mundur qė njė autor disident tė shkruajė kėtė poemė kaq servile pėr diktatorin komunist, Stalinin? Dhe pyetja tjetėr; si ėshtė e mundur qė autori qė i thotė Stalinit “Promete”, ėshtė i njėjti me autorin e promemories, ku i thotė Enver Hoxhės “vrasės”?!
    Kėto dy gjėra nuk mund tė rrinė bashkė. Njėra duhet tė bjerė. Poema ėshtė e botuar nė “Zėri i Popullit” mė 1953, kurse promemoria na doli nė shesh pas rėnies sė komunizmit. Pra, ajo qė bije, qė ėshtė e rreme, ėshtė promemoria.
    Pyetje tė tjera e rrėzojnė tė ashtuquajturėn promemorie. Si ėshtė e mundur qė ky udhėheqėsi ynė, pasi t’i thuash “vrasės”, na qenka kaq liberal saqė nuk ta quan pėr tė madhe, por tė dėnon si me pupla? Ne e dimė ē’tė bėnte Enver Hoxha pėr njė tė qindtėn e akuzės sė promemories.
    Pas pėrjashtimit nga partia dhe ca ecejakeve nga burgu nė spital, e nga spitali nė internim, Trebeshina, mė 1960, pra disa vite mė pas, na qenka i rehabilituar, bile ka fituar tė drejtėn e botimit dhe boton njėra pas tjetrės poema e drama, si “Artani e Minja”, “Kruja e rrethuar” etj. Vėrtet liberal i madh ky Enver Hoxha!
    Por ne e dimė se sa liberal ishte Enver Hoxha, e sidomos po t’i thoshe se do ta mbytėsh Shqipėrinė nė gjak.
    Por ēudia s’mbaron me kaq. Kasėm Trebeshina na reklamohet si njė i burgosur politik i statusit tė madh, ndėrkaq, vėllai i tij, Myzafer Trebeshina, vazhdon tė jetė anėtar i Komitetit Qendror tė Partisė dhe, familja e tij, gjysma vazhdon tė jetė nė Sigurim e gjysma nė aparatin e partisė. Ēudira, ēudira tė mėdha! Ne e dimė mirė se ē’ndodhte me njė familje ku kishte njė tė burgosur tė vėrtetė politik. Ajo shtėpi ishte mė e izoluar se sa shtėpia ku ka rėnė murtaja. Mirėpo kjo shtėpi e Trebeshinės paskėsh qenė ndryshe!
    Kaq e vėrtetė ėshtė kjo, saqė nė librin biografik mbi Trebeshinėn, tė hartuar nga Nuri Dragoi, tregohet se kur erdhi puna tė kryhej njė nga ndalimet e Trebeshinės, ishte nipi i tij, Fatos Trebeshina, hetues kryesor i Ministrisė sė Brendshme nė kryeqytet qė duhej tė bėnte arrestimin. Kėsaj i thonė lodėr kukamshefti brenda familjes! Lodėr me disidencė e me arrestime. Por ne e dimė se e vėrteta pėr arrestime dhe ekzekutime ka qenė fare e ndryshme.
    Ka edhe mė. Nė njė intervistė tė tij, Trebeshina vetė pohon se gjatė kohės qė ishte i dėnuar, Enver Hoxha i vinte pėr vizitė nė familje, nė festa! Dhe, pėr ēudi, kjo nuk ėshtė fantazi, por e vėrtetė, po ta lidhim me ato qė thamė mė lart.
    Ne e dimė se ē’ndodhte me familjet ku kishte pasur arrestime politike. Jo Enver Hoxha, por njė anėtar i thjeshtė partie nuk afrohej mė. Jo njė anėtar partie, por as fqinji i shkallės nuk guxonte tė trokiste.
    Atėherė si shpjegohet e gjithė kjo?
    Shpjegimi ėshtė i thjeshtė: Kasėm Trebeshina nė shumicėn e kohės sė regjimit komunist nuk ėshtė konsideruar i burgosur politik, por njė njeri me probleme shėndetėsore. Ai, pavarėsisht se mund tė bėnte proēka, konsiderohej gjithmonė “i yni”, “i partisė”. Ndaj i faleshin proēkat dhe familja nuk pėsonte asgjė. Ai, e shumta quhej njė “dele e zezė”, qė, ndoshta, mund tė pėrmirėsohej. Atij i lejoheshin nazet, sepse fisi i tij i kishte bėrė shėrbime tė mėdha partisė. Ai vetė kishte bėrė shėrbime tepėr speciale, ndaj ndihej i pėrkėdhelur. Pėr disa nga kėto shėrbime, prej tė cilave lexuesit do t’i ngjethet mishtė, do tė flasim mė tutje.
    Pėrpara se tė vijmė tek ato, na duhet tė themi se kanė plotėsisht tė drejtė ata qė mendojnė se “promemoria” e Trebeshinės s’ėshtė gjė tjetėr, veēse njė trillim, njė sajesė e prodhuar prej atij vetė dhe kushėririt tė tij, Ardian Klosi, nė fillim tė viteve ‘90.
    Nė letrat e Kasėm Trebeshinės tė vitit 1962 dhe 1963 drejtuar Byrosė Politike dhe vetė Enver Hoxhės, botuar sė fundi nė njė “dossier” special nga gazeta “55”, thuhet se ai ėshtė njė qytetar i bindur, qė e respekton shtetin dhe autoritetet e tij, qė nuk ka asgjė kundėr partisė dhe pushtetit, qė ka shkruar vepra tė realizmit socialist, qė do t’i djegė veprat e tij tė gabuara, qė do tė mbyllet e struket nė shtėpi, vetėm qė tė kthehet nė Tiranė. Vallė i ka harruar Trebeshina kėto letra e lutje tė pėrulura drejtuar diktatorit, atij qė nė “promemorien” fantazmė e paska quajtur vrasės? Po vallė Haxhi Kroi, sekretari personal i diktatorit, i lėnė nga trutė ishte, kur nė pėrgjigjen pėr letrat e Trebeshinės pėrmend ndaj tij vetėm dy akuza: ka ikur nga partia, ka dashur tė shkojė nė njė vend kapitalist? Si e kishte harruar ai promemorien, ku shefi i tij, Enver Hoxha, quhej vrasės? Trebeshinėn e takojnė gjeneralėt famėkeq tė Sigurimit, tė tillė si: Hakani, Haznedari dhe i thonė “ti je shoku ynė”. Edhe kėta e kishin harruar promemorien? Ramiz Alia, Rita Marko, Haki Toska, Vangjelo Sotiriadhi, gati gjithė kupola e lartė e partisė, merren me letrat e Kasėm Trebeshinės. Ata nuk harrojnė tė japin deri porosi qė mund t’i konsiderosh stringla, pėr shembull, atė qė ai “tė mos japė letėrsi nė Gramsh”, por e harrojnė promemorien. Pse kėshtu? Sepse pėr turp e pėr faqe tė zezė promemoria ėshtė vetėm e sajuar, se me tė ėshtė spekuluar ndyrėsisht. Nga kjo ngritje e shtetit dhe e partisė nė kėmbė nė vitet 1960 pėr problemet e letrave tė Trebeshinės, mund tė kuptohet diēka tjetėr: ēfarė gjėje me rėndėsi dinte Trebeshina, pėr tė cilėn Kupola e lartė e Partisė dhe e Sigurimit ishte aq e interesuar? Me ē’shėrbime e ka paguar Trebeshina largimin e tij nga internimi nė Gramsh? Normalisht ai ishte kaq i zėnė pisk prej tyre, sa gjithēka tė rėndė tė radhės mund ta pranonte. Pėr kėto njė ditė do tė flasin arkivat. Diēka do ta themi dhe nė vazhdim tė kėtij shkrimi.
    Himnizimi i njė tė vetėshpalluri antishqiptar
    Nga vitet 2000 figura e “disidentit dhe e shkrimtarit tė madh” po venitej dhe po merrte pėrherė e mė me kokėposhtė. Reagimi i palės tjetėr, i mbėshtetėsve tė Trebeshinės, nuk do tė vononte. Pėrveē ndonjė emisioni televiziv pėr letėrsinė, ndonjė shkrimi a interviste aty-kėtu do tė botohej njė libėr biografik aq shumė himnizues, saqė vėshtirė tė merret seriozisht. Parathėnien e ekzaltuar, si gjithmonė, e ka shkruar panegjeristi i tij, Ardian Klosi. Kėtij tani do t’i shfaqet nė krah dhe njė shok armėsh i ri, njė farė Dilaver Bengasi, ish-kryetar i hetuesisė sė Ministrisė sė Brendshme nė Tiranė, ish-drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė mė 1990. I akuzuar pėr krime dhe dhunė kundėr studentėve tė dhjetorit. I akuzuar pėr vrasje nė Shkodėr dhe nė Tiranė. Sė fundi, i dėnuar me burgim tė rėndė pėr krime kundėr njerėzimit, pas rėnies sė komunizmit. Shoqėri tė bukur zgjedh Ardian Klosi pėr t’i bėrė lobing Trebeshinės! Nė vazhdim tė kėtij shkrimi, do tė sjellim ca dokumente shumė bezdisėse pėr A.Klosin dhe kjo shoqėri s’do tė na duket aq e papritur!
    Libri biografik i N.Dragoit ėshtė himnizues, por, pėr ēudi, pikėrisht nė kėtė libėr, siē do tė tregohet mė pas, dalin disa nga njollat mė tė errėta tė biografisė sė Trebeshinės.
    Para se tė merremi me kėto njolla, do tė shohim dy-tri ēaste tė tjera, gjithmonė tė lidhura me kėtė libėr.
    Ka kohė qė ėshtė bėrė e njohur shpallja prej vetė Kasėm Trebeshinės si shkrimtar turk, ose me origjinė turke. Asgjė tė keqe nuk ka nė kėtė identifikim. Letėrsitė evropiane e botėrore janė tė mbushura me shembuj shkrimtarėsh qė lėvrojnė njė gjuhė, por origjinėn e kanė nė njė komb tjetėr. Tek ne gjithashtu ka e mund tė ketė prapė shembuj tė tillė.
    Problemi me Trebeshinėn ndėrlikohet kur ai, duke u shpallur turk, nis e shan Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Edhe pėr kėtė ėshtė i lirė nė njė shtet ligjor demokratik. Ndėrkaq, duhet thėnė, se ndėrsa ėshtė i lirė ligjėrisht, nuk ėshtė i tillė moralisht.
    Urrejtja e Kasėm Trebeshinės kundėr shkrimtarėve shqiptarė, sharjet e tij, shpifjet, nuk njohin asnjė kufi. Kjo urrejtje zgjerohet e drejtohet kundėr Shqipėrisė, kundėr kombit shqiptar, dhe sidomos kundėr ikonave tė tij si Gjergj Kastrioti Skėnderbeu etj.
    Toleranca ndaj tij, natyrisht, ėshtė e mirė dhe shqiptarėt bėjnė mirė qė tregohen tolerantė. Mirėpo, nė kėtė rast, nuk do tė bėnin keq po t’i drejtoheshin Trebeshinės, “zoti turk, nė qoftė se paske kaq urrejtje pėr kėtė vend, s’do tė bėje keq tė ikje nė vendin qė e ke shpallur atdheun tėnd, nė Turqi”.
    Antishqiptarizmi i kėtij njeriu ėshtė i padurueshėm. Nė librin e Dragoit tregohet episodi kur Trebeshina mburret pėrpara gazetarėve italianė. Habisė sė njė farė profesori italian qė pretendon se i njeh mirė shqiptarėt, dhe qė haptas lė tė kuptojė se ata nuk janė tė guximshėm, ndėrsa Trebeshina na qenka i tillė, Kasėmi i pėrgjigjet se ai ėshtė trim ngaqė ėshtė turk! “Ndryshoj ia ktheva, se jam me origjinė turke. Ne kemi bėrė njė perandori tė tėrė qė u shtri nė tre kontinente” (fq.302).
    Por antishqiptarizmi shpallet nė mėnyrė tė plotė nė librin e tij “Mekami”. Ky libėr ėshtė fyerja mė e pabesė qė i ėshtė bėrė kombit shqiptar nga njė shkrimtar qė, kur ia do interesi paraqitet si shqiptar, e kur i leverdis, kthehet nė turk. Novela e gjatė flet pėr pushtimin e Shqipėrisė prej turqve. Turqit paraqiten nė novelė si trima e fisnikė e qė po qytetėrojnė Shqipėrinė. Mirėpo shqiptarėt, si “kaurė tė pabesė” qė janė, nuk e ēmojnė fisnikėrinė turke. Dhe me djallėzi pėrpiqen t’i mashtrojnė ata. Shqiptarėt frikacakė iu servirin gratė dhe vajzat e tyre azganėve turq, me qėllim qė t’i vėnė nė gjunjė e pėr t’i goditur pabesisht. Nė krye tė shqiptarėve ėshtė njė farė Skėnderbeu, njė hajdut kuajsh dhe spiun i Italisė. Por dredhitė e shqiptarėve demaskohen dhe turqit trima u japin njė mėsim qė ta mbajnė mend gjithė jetėn.
    Kjo ėshtė pėrmbajtja e kėtij libri, qė autori me shumė krenari ua kushton stėrgjyshėrve tė tij turq.
    Njė pyetje del: si e justifikojnė nė ndėrgjegjen e tyre tifozėt e Trebeshinės kėtė pamflet antishqiptar? Pėr ne tė tjerėt kjo nuk duket kaq shumė e papritur. Po tė kujtosh biografinė e Trebeshinės, pjesėmarrjen e tij nė grupin themelues tė Sigurimit, i cili drejtohej nga jugosllavėt, stafin e Koēi Xoxes, ku Trebeshina ka bėrė pjesė, urrejtjen e jugosllavėve, e veēanėrisht tė Koēi Xoxes pėr Gjergj Kastriotin, del se nė tė gjitha kėto ka njė fill tė pandėrprerė antishqiptar.


    Panorama
    09/08/2007

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    “Dokumenti, si e shiti Trebeshina nė hetuesi mikun e tij Mark Ndoja”

    ... Nė librin e N.Dragoit, njė vend tė rėndėsishėm zėnė raportet e Trebeshinės me shkrimtarėt shqiptarė.

    Dr. Sadik Bejko

    Pėr fat tė keq, krahas fakteve tė njohura, qė tashmė dihen, ka aty dhe disa gjysmė tė vėrteta apo dhe pjesė tė errėta e fare tė pashpjegueshme, njė pjesė e tė cilave janė tė fshehura me kujdes. E gjithė kjo nuk mund tė mos ndodhte me njė libėr si ky, i bazuar herė mbi gjėra tė paqena e herė-herė mbi dezinformime.
    Pėrmendet numri prej 17 shkrimtarėsh qė kanė bėrė denoncime ose ekspertiza kundėr Trebeshinės, por emrat e tyre nuk dalin asnjėherė qartė. Diku dalin ca emra tė plotė, si Dalan Shapllo, Naum Prifti, diku ca gjysma emra, diku njė inicial e herėn tjetėr del ndonjė eufemizėm qė turbull nėnkupton dikė, pėr shembull, “pėrfaqėsuesi i Lidhjes” ose “shefi i Lidhjes” etj., etj.
    Qė ka njė mungesė transparence, pėr mos ta thėnė troē fjalėn “dredhi”, kjo duket qartė. Ashtu siē duket qartė edhe qė Trebeshina vetė ka futur duart nė kėtė libėr. Ka qenė dėshirė e tij qė denoncuesit tė pėrmenden si nėpėr dhėmbė.
    Sa mė tepėr qė pėrpiqesh tė kuptosh marrėdhėniet me shkrimtarėt denoncues, aq mė shumė tė krijohet pėrshtypja se kėtu kemi tė bėjmė me njė pazar tė pistė. Disa nga denoncuesit janė pikėrisht ata qė i kanė bėrė lajka mė pas Trebeshinės. Ky i fundit e ka pranuar, siē duket, kėtė pazar: lavdėromė qė mos ta nxjerr emrin. Bile ka raste kur pazari shkon mė tej: vetė Trebeshina u bėn ndonjė lavdėrim denoncuesve. Kulmi arrin kur shefi i hetuesisė sė Tiranės, i akuzuar pėr kaq krime, siē e pamė mė lart, ėshtė nė krye tė lajkatarėve tė Trebeshinės.
    Shefi i hetuesisė sė Tiranės ėshtė armik i njohur i shkrimtarėve shqiptarė, e sidomos i Kadaresė.
    Nė vitin 1982, njė nga vitet mė tė errėta, kur terrori komunist shėnoi njė nga kulmet e tij, Dilaver Bengasi kryesonte hetuesinė e Tiranės. Pikėrisht nė atė kohė zhvillohej njė fushatė diskriminimi kundėr Kadaresė, ēėshtje ku Bengasi, siē e ka treguar dhe vetė nė shkrimet qė ka bėrė pėr tė, ka qenė i pėrzier kokė e kėmbė. Nė atė kohė, siē ka dalė nė shtyp, njė agjente e Sigurimit, dėshmitare e rreme e pėrdorur nė dėnimin e grave ruse, zhvillonte mitingje pėrpara banesės sė Kadaresė, duke thirrur: “Kadare, agjent i borgjezisė! Agjent i Mehmet Shehut!”. Tė gjithė habiteshin se nga i vinte guximi kėsaj gruaje, aq mė tepėr qė nė atė kohė Kadare, pėrveē se shkrimtar i njohur, ishte ende deputet i parlamentit. Tani, me hapjen e dokumenteve sekrete, disa ēėshtje dalėngadalė po sqarohen. Gazeta “Panorama”, nė numrin e saj tė 31 korrikut 2007, ka botuar dialogėt sekret tė mbledhjes sė Byrosė Politike zhvilluar mė 20 shtator 1982. Midis tyre gjenden fjalėt e Enver Hoxhės pėr grupin e Todi Lubonjės, Fadil Paēramit dhe Ismail Kadaresė. “Po kėshtu mund tė themi edhe pėr zbulimin e grupit tė Fadil Paēramit, tė Todi Lubonjės dhe tė njė sėrė njerėzish tė tjerė tė lidhur pas tyre, si Ismail Kadareja me shokė”.
    Ėshtė hera e parė qė emri i shkrimtarit tė njohur pėrmendet si pjesėmarrės nė njė grup armiqėsor. Kjo do tė thotė se nė ato momente ai ishte caktuar pėr t’u eliminuar. Por mbledhja ishte tepėr sekrete dhe kėtė fakt shumė pak njerėz e dinin. Agjentja e Sigurimit bėnte pjesė nė kėta njerėz. Fjalėt e saj pėr kontakte me Nexhmije Hoxhėn, nėpėrmjet Liri Gjolikut, anėtare e gjykatės sė lartė komuniste, njė nga xhelatet e njohura tė diktaturės, si dhe inkurajimi: shko t’i vėsh zjarrin shtėpisė sė Kadaresė, tingėllonin ndoshta si fantazi, por nė dritėn e dokumentit qė sapo cituam kėtu, ngjajnė fare tė besueshme. Ishte nė praktikėn e gjithė diktaturave komuniste qė, pėrpara se t’i rrėzonin personalitetet, pėrpiqeshin t’i diskretitonin ata.
    Diskretitimi i Kadaresė kishte filluar me dėnimin e “Pallatit tė ėndrrave” dhe po vazhdonte nė njė plan privat. Mė pas, i trembur nga reagimi i fortė ndėrkombėtar, i cili nė mėnyrė spektakolare tregoi se do ta mbronte gjer nė fund Kadarenė, Enver Hoxha u tėrhoq, hoqi dorė nga dėnimi i shkrimtarit.
    Nė librin “Letėrkėmbim me presidentin” ėshtė botuar njė letėr e njohur qysh mė parė, letra qė Kadareja i ka shkruar Ramiz Alisė, ku, ndėr tė tjera, i flet dhe pėr intrigat e kryehetuesit tė Tiranės kundėr tij. Kadareja e ka akuzuar kėtė zyrtar pėr ushtrim terrori, duke kėrkuar shkarkimin e tij, bashkė me kriminelė tė tjerė tė njohur si Zylyftar Ramizi, Aranit Ēela, Rita Marko, Rrapi Mino etj.
    Kėtu qėndron njėri nga ēelėsat e shpjegimit. Trebeshina ėshtė gati tė falė kėdo, duke pėrfshirė edhe njeriun qė e ka marrė nė hetim, pra, Dilaver Bengasin, mjafton qė ky tė jetė kundėr Kadaresė. Le tė kenė bėrė denoncime kundėr tij 17 shkrimtarė, ai e ka mendjen pikėrisht te shkrimtari qė nuk ka pasur punė me tė asnjėherė, te Kadareja. Kadareja ka bėrė njė deklaratė tė qartė pėrpara publikut shqiptar dhe atij botėror: “Kundėr meje janė shkruar qindra faqe me denoncime, kurse njė mijė vite tė kėrkohet, nė njė mijė arkiva, nuk do tė gjenden kurrė dy radhė tė mia kundėr askujt”. Merret me mend se sa i nervozon kundėrshtarėt e tij kjo sfidė e tij.
    Kasėm Trebeshina prej shumė vitesh ka njė obsesion e njė urrejtje tė frikshme ndaj I.Kadaresė. Biografi i tij flet pėr “pėrplasjet e tij me Kadarenė”, ose pėr acarim “tė shkaktuar nga xhelozitė midis tė mėdhenjve”. E gjitha kjo tė bėn tė vėsh buzėn nė gaz. Kur kanė ndodhur kėto pėrplasje? Xhelozi e kujt, ndaj kujt?
    Vite mė parė, nė emisionin radiofonik me pjesėmarrjen direkte tė publikut, Trebeshina, duke folur pėr dėnimin e tij nė Lidhje tė Shkrimtarėve, tha se njė nga shkrimtarėt qė e kėrkuan kėtė dėnim nė vitin 1952, ka qenė Kadareja. Njė dėgjues e ndėrpreu, duke i thėnė se nė atė kohė Kadareja ishte nxėnės nė gjimnazin e Gjirokastrės. I gjendur ngushtė, Trebeshina u bė qesharak pėrpara dėgjuesve, duke thėnė se Kadare me siguri e ka ndėrruar moshėn.
    Tė qeshurat e dėgjuesve nuk iu bėnė mėsim Trebeshinės. Ai nuk ka lėnė rast pa kėrkuar tė trillojė kundėr tjetrit.
    Ja ē’thotė Trebeshina, sipas citimit qė bėn N.Dragoi:
    “Me Ismailin jam njohur qysh nė vitin 1952. Kishim pikėpamje tė ndryshme. Ai ka qenė nė gjyqin tim mė 1954. Dhe jemi takuar pėr herė tė parė e tė fundit mė 25 janar 1955 nė Rrogozhinė. Kur u kthye nga Bashkimi Sovjetik mė 1960, ishte transformuar i tėri nė njė njeri agresiv”.
    Pasazhi duket si i shkruar pėrēart. Siē u tha, mė 1952, Kadareja ishte nxėnės nė klasėn e dytė tė shkollės sė mesme nė Gjirokastėr. Mė 1954 gjithashtu. Takimi i fundit nė Rrogozhinė mė 1955 tingėllon si halucinacion. Ē’ishte ky takim? Pse nė Rrogozhinė? Ē’donte nė Rrogozhinė dhjetė muaj pas dėnimit tė tij Trebeshina dhe aq mė tepėr ē’donte aty Kadareja, qė nė atė kohė ishte student i vitit tė parė pėr letėrsi nė Tiranė? Kadareja thotė se s’ka pasur kurrė punė me Trebeshinėn. Dhe “s’ka pasur kurrė takim me tė as miqėsor, as armiqėsor, as nė Rrogozhinė, as nė Ndroq”. Mė 1980, kur nė Lidhjen e Shkrimtarėve u shpėrndanė veprat e Trebeshinės pėr ekspertizė, I.Kadareja refuzoi tė merrte pjesė. Trebeshina, nė vend qė tė ishte mirėnjohės, ka bėrė tė kundėrtėn. Mė 2006, nė rastin qė u pėrmend mė lart tė fushatės kundėr familjes sė shkrimtarit, Trebeshina u tregua njė zelltar meskin, duke pėrkrahur njė agjente tė Sigurimit, kundėr kolegut tė vet.
    Mungesa e ndjeshmėrisė qė tregojnė Kasėm Trebeshina dhe Ardian Klosi ndaj denoncimeve tė tilla tė habit shumė. Por edhe ajo e ka njė shpjegim: atyre nuk iu bėn shumė pėrshtypje kjo, ngaqė ndėrgjegjja e tyre nė kėtė sferė s’ėshtė fort e pastėr.
    Dy dokumente, njė e vitit 1954 pėr Kasėm Trebeshinėn dhe njė tjetėr i vitit 1979 pėr Ardian Klosin, hedhin dritė mbi atė qė u tha mė lart.
    Po shqyrtojmė dokumentin e parė, procesverbalin e seancės hetimore kundėr Kasėm Trebeshinės (prill 1954), hartuar nga major Sotir Zavalani, hetues i Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit.
    Nga pyetjet dhe pėrgjigjet e kėtij procesverbali, na del njė Kasėm Trebeshinė tepėr zhgėnjyes, qė s’ka asgjė tė pėrbashkėt me namin “heroik”, qė i ka krijuar vetes ai dhe mbėshtetėsit e tij. Idetė e tij “tė gabuara” janė mė shumė cic-mice, pėr gjėra fare tė parėndėsishme. Qėndrimi i tij ėshtė meskin. Tregon ankesėn qė ka bėrė kundėr Dhimitėr Shuteriqit, i cili nė raportin e tij tė 2 prillit 1953 “e konsideroi punėn time, tė Mehmet Myftiut dhe tė Luan Qafėzezit si njė punė pa duk”. Mė poshtė, Trebeshina pohon se, “kam pasur kontradikta me regjisorin sovjetik Kriēko, nė lidhje me trajtimin e figurės sė Selfos, tek drama “Besa” e Sami Frashėrit, Kriēko thoshte qė Selfo mos ta flakė unazėn qė, mbasi ia dhuron Merushes dhe ajo nuk ia merr, por ta fusė nė xhep, kurse unė isha i mendimit qė tė flaket unaza nga Selfua, sepse shqiptari kėshtu e ka zakon...”.
    Mė poshtė, nė lidhje me Kriēkon, Trebeshina vazhdon tė jetė meskin dhe, duke pėrgojuar kolegėt e vet, thotė se tek ky regjisor “kanė influencuar intrigat e Besim Levonjės dhe tė Behije Ēelės”.
    Dy a tri mendime pėr nivelin e dobėt artistik tė letėrsisė shqipe dhe nevojėn pėr tė mėsuar jo vetėm nga letėrsia sovjetike, por edhe nga klasikėt, mund tė merren si tė vetmet mendime “rebele” tė tij.
    Asgjėkund nė kėtė hetim dhe nė asnjė dokument tjetėr nuk pėrmendet “promemoria” e famshme, ajo ku gjoja i thotė Enver Hoxhės se po pėrgatit katastrofėn e Shqipėrisė. Sipas Trebeshinės, promemoria ėshtė dėrguar nė tetor tė vitit 1953, pra gjashtė muaj mė parė. Ėshtė e kuptueshme se ēdo hetues do tė merrej nė radhė tė parė me tė, pėrpara se tė merrej me broēkulla tė tilla: Selfua do ta hidhte apo s’do ta hidhte unazėn e Merushes. Pjesa mė e pamoralshme nė kėtė dokument ėshtė ajo kur Kasėm Trebeshina, pa ia kėrkuar njeri, flet kundėr Mark Ndojės, pra e denoncon atė.
    Gjer mė sot “grupi armiqėsor” i viteve ’50 nė Lidhjen e Shkrimtarėve ėshtė konsideruar treshja “Ndoja-Trebeshina- Myftiu”. Nga kjo treshe, i vetmi qė ka pėrfituar mė pas frytet e disidencės ėshtė Trebeshina. Tė tjerėt, e sidomos ai qė kishte edhe statusin mė tė lartė tė intelektualit midis tyre, Mark Ndoja, mezi pėrmendet. Nga ky dokument i hetuesisė marrim vesh qė njeriu i parė qė e ka goditur me thikė pas shpine Mark Ndojėn, ishte pikėrisht “miku dhe shoku i tij i ideve”, Kasėm Trebeshina.
    Njė pjesė e dokumentit, tekstin e plotė tė tė cilit e disponon gazeta “Panorama”, flet fare qartė pėr kėtė:
    Pyetje (e hetuesit): Mehmet Myftiu deponon se nė kohėn kur ju shtruat kėto pikėpamje nė ‘Lidhje’, Mark Ndoja i ka thėnė Mehmetit: “dolli opozita, a bėj unė pėr Kryetar?” Ē’mund tė na thoni ju pėr kėtė?
    Pėrgjigje (e K. Trebeshinės): Kėtė gjė mua ma ka thėnė Mehmet Myftiu nė tetor, pėr ēėshtjen e opozitės nuk di gjė, por pėr ēėshtjen e kryetarit mė ka thėnė dhe bile jemi tallur dhe Mehmetit i kam thėnė qė absolutisht tė shkėputet nga Marku. Unė, kur mė ka pyetur Mehmeti si tė duket Mark Ndoja, i kam thėnė se Mark Ndoja kėrkon njė republikė shkodrane. Mark Ndoja mua mė duket enigmatik, ėshtė dembel i madh. Kam pranuar dhe unė se ėshtė njeri enigmatik dhe tipa tė tillė janė tė predispozuar qė tė bėhen spiunė; ky ishte opinioni im”.
    Ishte e lehtė tė godisje Mark Ndojėn, intelektualin me kulturė tė thellė latine dhe gjermanike, aq mė tepėr qė vinte nga tradita veriore katolike. Si i tillė, edhe kur i ishte dhėnė njė post sa pėr demagogji, ai prapė do tė mbetej i huaj pėr regjimin. Ai nuk kishte kryer “detyra speciale” (tė llahtarshme, siē do t’i shohim mė poshtė), si Trebeshina. Prandaj dėnimi i tij ishte i vėrtetė, pėrfundimtar, pa cic-mice, pa hyrje e dalje nga burgu, pa pėrkėdhelje tė fisit nga partia, pėrkundrazi, familja Ndoja iu nėnshtrua terrorit gjer nė fund.
    As A.Klosi, as Mimoza Ahmeti, as N.Gragoi, as D.Bengasi nuk kanė dėshirė ta kujtojnė Mark Ndojėn, sepse ai ėshtė shqetėsues pėr ndėrgjegjet e tyre. Nė burg dhe nė internim M. Ndoja pėrkthente “Ferrin” e Dantes dhe me tė nė duar i ka mbyllur sytė.
    Dy vrasjet e zėvendėskomisarit
    Ėmbėlsira nė fund, thonė latinėt. Nė kėtė rast, ne do tė themi: hidhėrimi nė fund. Do tė flasim kėtu pėr pjesėn mė tė errėt tė kėsaj historie: njė vrasje kriminale.
    Autori i biografisė sė Trebeshinės, disa herė thotė se dosja e kėtij mban brenda shumė mynxyra. Meqenėse ai ėshtė shumė glorifikues pėr personazhin e vet, kėtė shprehje lexuesi e merr si “mynxyra” qė janė bėrė kundėr shkrimtarit.
    Siē do tė shohim, ėshtė e kundėrta: ėshtė Trebeshina qė ka bėrė mynxyra tė vėrteta kundėr tė tjerėve. Ėshtė fjala pėr dy vrasje qė i rėndojnė nė ndėrgjegje “disidentit” tonė. Dy vrasje, njė fjalė goje, por ato janė dhe mbeten dy vrasje!
    Del pyetja, pėrse autori i biografisė i ka pėrmendur kėto dy vrasje, me fjalė tė tjera, pse ka trazuar shejtanin, siē thuhet, kur mund tė bėnte sikur s’i dinte, ashtu siē ka bėrė pėr mjaft fakte tė tjera?
    Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: i ka pėrmendur dy vrasje tė Trebeshinės meqenėse ato gjenden tė depozituara nė dokumentet e dėnimit tė Koēi Xoxes dhe se ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’i zhdukur. Atėherė autori i biografisė bashkė me Kasėm Trebeshinėn kanė menduar t’i dalin sė keqes pėrpara, tė falsifikojnė tė vėrtetėn, duke i paraqitur vrasjet si vetėmbrojtje.
    Siē thotė proverbi, ka raste kur nė vend tė vėsh vetullat, nxjerr sytė. Nuri Dragoi pa dashur e ka bėrė kėtė dhe kjo ėshtė e vetmja meritė e kėtij libri.
    Po e themi qė nė krye: kemi tė bėjmė me dy vrasje, njėra, siē e pranon vetė Trebeshina, ėshtė vrasje pa gjyq, e urdhėruar nga ai vetė, (pėrshkruhet nė faqen 103 tė librit) dhe tjetra, njė vrasje prapa krahėve, vrasje tipike e njė krimineli burracak, qė Kasėm Trebeshina, siē e pohon vetė, jo pa kėnaqėsi, e ka kryer me dorėn e tij.
    Ne do tė merremi me kėtė tė fundit pa bėrė asnjė lėshim. Do tė tregojmė tė vėrtetėn, do ta vėrtetojmė atė katėrcipėrisht, nė mėnyrė qė publiku i gjerė shqiptar, ta kuptojė se pėrpara ē’rreziku tė madh ndodhet sot Shqipėria. Ky rrezik ėshtė zhytja nė krim. Jo vetėm qė vendi ynė po heziton tė dėnojė krimet e komunizmit, por ai po kalon nė njė fazė tjetėr: kthimin e krimit nė njė gjė tė zakonshme, pėr tė mos thėnė, glorifikimin tinėzar tė tij.
    Tė shpallėsh disident numėr njė tė vendit njė vrasės ordiner, ta propozosh pėr “nder tė kombit” e ta futėsh nė libra shkollore, kjo ėshtė njė fyerje e njė tallje e madhe pėr moralin e ēdo vendi.
    Vrasjet prapa krahėve kanė qenė dhe mbeten njė nga njollat mė tė zeza tė luftės. Ato ende mbulohen me kujdes, ngaqė me ato ka filluar nė tė vėrtetė diktatura dhe terrori komunist. Me dhjetėra janė partizanėt qė janė vrarė pabesisht, ndėrsa ishin duke pirė ujė tek ndonjė pėrrua a duke fjetur.
    Nė librin e tij tepėr tronditės “Lufta civile nė Shqipėri”, botuar mė 2006, historiani Uran Butka pėrshkruan dhjetėra vrasje tė tilla. Sejfulla Malėshova, nė plenumin e Beratit mė 1944, e ka ngritur i pari dhe i fundit kėtė problem. Ai e akuzoi udhėheqjen komuniste si nxitėse tė terrorizmit. “Me terror i zgjidhnim tė gjitha”, thotė S.Malėshova, “Nuk u ēudita kur mė thanė se sa mė brutal e terrorist tė ishte njeriu, aq mė komunist ishte”. Opinioni publik shqiptar duhet tė njihet, mė nė fund, me kėto vrasje. Aty i ka rrėnjėt krimi komunist. Kasėm Trebeshina bėn pjesė nė njerėzit pėr tė cilėt flet Sejfulla Malėshova.
    Nė librin e tij pėr Trebeshinėn pėrshkruhet njė vrasje e tillė tipike. Autori i biografisė mundohet ta justifikojė, tregohet naiv, bėn sikur s’e kupton, por nuk arrin dot ta mbulojė tė vėrtetėn. Ne do ta zbėrthejmė rresht pas rreshti tekstin e botuar, qė lexuesi tė bindet pėr atė qė ka ndodhur.
    Pėrshkrimi i ngjarjes zė pak mė shumė se tre faqe (80-83), nė kapitullin me titull “Vrit ose do tė tė vrasė”.
    Ngjarja ndodh nė njėsitin partizan ku bėn pjesė Kasėm Trebeshina. Nė kėtė njėsit ka dalė njė problem me njėrin nga partizanėt.
    Po citojmė tekstin (fq.80): “Ishte pikėrisht njėri prej shokėve tė njėsitit, i cili kishte nisur tė shfaqte shenja tė theksuara tė bajraktarizmit individual, duke shpėrfillur detyrimet qė buronin nga betimi luftarak”.
    Mė poshtė tregohet se njė nga tė zemėruarit kundėr rebelit ishte Kasėm Trebeshina. Bile ishte ky qė nė formė kėrcėnuese e ka paralajmėruar tjetrin.
    Teksti (fq.81): “Por dukej se ky kėrcėnim publik nuk ndikoi shumė te i pabinduri”.
    Mė poshtė, tregohet se shokėt vendosėn ta dėnonin mendjemadhin.
    Teksti (fq.81) “Gjyqi ishte i shkurtėr dhe nuk kishte kaluar as gjysmė ore nga fillimi i tij, kur u dha vendimi: Tė dėnohet me vdekje!”.
    Mė poshtė teksti vijon: “Madje pėr kėtė u ngarkuan edhe dy nga shokėt e grupit, tė cilėt ishin Luto Sadiku e Gramoz Kaloshnja. Por rebeli nuk donte t’ia dinte pėr ndėshkimin”.
    Pra, gjer kėtu kemi kėtė tablo disi tė ēuditshme: kemi njė partizan tė pabindur, mendjemadh. Kemi gjyqin special qė e dėnon me vdekje pėr kėto vese. Kemi dhe tė dėnuarin qė nuk ēan fare kokėn pėr dėnimin! Madje, pėr ēudi, nuk ēan kokėn as kur caktohen pushkatuesit!
    Vijojmė me tekstin (fq.81) “Mė vonė rebeli kėrkoi tė ikte drejt qytetit dhe pėr kėtė arsye, ose pėr faktin se rebelimi i tij i kishte kaluar caqet e durimit, shokėt e njėsitit caktuan Kasėmin qė ta pushkatonte”.
    Ēudia dyfishohet. I dėnuari mendjemadh, jo vetėm qė s’ēan kokėn pėr asgjė, por kėrkon tė bėjė njė rrugė pėr nė qytet! Dhe autori na tregon si u nisėn tė dy pėr nė qytet, i dėnuari dhe njeriu qė do ta pushkatonte, Kasėm Trbeshina. (Ku janė dy pushkatuesit e parė? Pėrse hoqėn dorė? S’thuhet asgjė).
    Situata ėshtė mė tepėr se absurde. Ē’ėshtė ky i dėnuar me vdekje qė paska leje tė udhėtojė pėr nė qytet? Dhe krah pėr krah me atė qė do ta vrasė, me Kasėmin! A ėshtė, sė paku, i lidhur? Mė tutje ēudia vazhdon. Autori na pėrshkruan ecjen e tyre drejt qytetit. Po citojmė tekstin (fq.81): “Megjithatė nė ato momente kur Kasėmi po shoqėronte tė pabindurin, tek ai u shfaq ideja pėr ta falur atė dhe aty pėr aty mendoi ta linte tė ikte pėrtej kėnetės, pėr tė shpėtuar kokėn”. Pak me poshtė ēudia dhjetėfishohet. Nė kohėn qė poeti, domethėnė Kasėm Trebeshina, sipas autorit, ka kėto mendime kaq tė fisme nė kokė, ndodh njė gjė e papritur.
    Citojmė tekstin (fq.82) “Papritur, rebeli i vuri Kasėmit grykėn e pushkės te kolona vertebrale duke e kėrcėnuar”. Situata ėshtė mė absurde se nė teatrin absurd. Tani na del se viktima (partizani rebel) jo vetėm qė ka tė drejtė tė bėjė njė xhiro gjer nė qytet, bashkė me xhelatin e vet, jo vetėm qė ėshtė i palidhur, por kulmi i tė gjithave, na qenka edhe i armatosur me njė goxha pushkė!
    Po citojmė tekstin: (fq.820) “E gjithė kjo ngjarje e shpejtė e befasoi poetin, por mjaftuan vetėm dy minuta qė ai tė bindej se pėr kundėrshtarin nuk duhej pasur mėshirė dhe se nė luftė ekziston formula: vrit ose do tė vrasin”. Pas kujtimit dhe tė disa proverbave tė tjera me kėtė motiv, poeti (lexo krimineli), ndėrsa ecėn drejt kėnetės nėn kėrcėnimin e viktimės, bėn planin e vrasjes. Po citojmė nga teksti tregimin e vetė Kasėm Trebeshinės: (fq.82) “...E kuptova qė ai mendonte tė mė vriste nė anė tė kėnetės dhe shkova pėrpara, duke e ndjerė nė shpinė tytėn e pushkės sė tij. E lamė pyllin dhe thirrėm lundėrtarin, qė erdhi menjėherė. Ai, rebeli, ishte njė ujk i vjetėr, por unė isha ustai i tij. I gėzuar, duke parė nga kėneta dhe duke biseduar me lundėrtarin, ai humbi vigjilencėn dhe, sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė, unė u ktheva dhe e qėllova nė mes tė ballit!... Nė moment e ēarmatosa , pastaj e flaka tė vdekur nė tokė.
    -Varrose atė ! – i thashė lundėrtarit dhe shkova nė fshat”.
    Kėshtu e jep ngjarjen ky libėr. Njė histori krejtėsisht e pabesueshme, pa asnjė logjikė, e rreme nga kreu nė fund. Mashtron autori i vrasjes. Mashtron autori i librit. Mashtrimi dallohet qė larg, ngaqė ėshtė i qepur me pe tė bardhė.
    Le tė rivendosim logjikėn nė kėtė tekst mashtrues: Kemi njė partizan qė konsiderohet rebel, mendjemadh, me mendime tė pavarura. Vendosin ta vrasin, ngaqė nuk e durojnė dot. Po si? Me ē’pretekst?
    Kėtu fillon mashtrimi. S’ėshtė gjyqi partizan qė vendos, sepse sado tė ashpra tė ishin kėto gjyqe nuk vrisnin pėr mendjemadhėsi. Vendimi ėshtė marrė fshehurazi, nga dy ose tri vetė, siē bėhej pėr vrasjet prapa krahėve. Kasėmi, zėvendėskomisar i kėtij njėsiti dhe oficer i shėrbimit sekret tė luftės, ishte ndėr ata qė kishte marrė urdhrin e fshehtė pėr eliminimin fizik. Prandaj viktima nuk di asgjė. Prandaj niset me mision drejt qytetit. Prandaj ėshtė i armatosur, madje me njė pushkė qė duket njėqind metra larg. Prandaj ecin tė dy normalisht, viktima dhe xhelati i fshehtė.
    Dhe te bregu i kėnetės, Kasėm Trebeshina, oficer i fshehtė i Sigurimit qysh nė atė kohė, nė mėnyrė tė fėlliqur e burracake vret pas krahėve njė djalė tė ri e tė pafajshėm.
    Kjo ėshtė e vėrteta dhe s’mund tė ketė tjetėr. Kėshtu janė vrarė gjatė luftės djemtė mė tė mirė, ata qė kishin mendime tė pavarura, ata qė zgjonin zilinė e qė ishin shpresa e vendit.
    Nuri Dragoi, ndėrsa tregon emrin e viktimės tjetėr, tė pushkatuar pa gjyq, tė Jani Milos, nuk e tregon emrin e kėtij djali tė ri. Siē duket, ende Trebeshina ka frikė prej familjes sė viktimės sė vet, e cila, sipas ligjeve demokratike, edhe sot mund tė kėrkojė vėnien nė vend tė drejtėsisė. Dhe mirė do tė bėnte ta kėrkonte. Ajo qė bie nė sy nė kėtė riprodhim tė ngjarjes sė bėrė tani prej Kasėm Trebeshinės, ėshtė mungesa e ēdo keqardhjeje, pa le pastaj pendimi pėr kėtė vrasje. Jo vetėm kaq. Nė pėrshkrimin e vrasjes ndihet njė farė kėnaqėsie dhe krenarie. Ndihet edhe teatraliteti, karakteristikė kjo e shumė vrasėsve. Fraza “Ai ishte ujk i vjetėr, por unė isha ustai i tij”, e zbėrthen nė mėnyrė kuptimplote gjendjen. Ē’do me thėnė “unė isha ustai i tij”? Do tė thotė se, sado i zoti tė ishte viktima (ujku i vjetėr), Trebeshina kishte me vete vendimin e fshehtė, domethėnė favorin qė tė jep pabesia.

    Panorama
    09/09/2007

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    “Dokumenti, Klosi dyshohet pėr tradhti ndaj dy shokėve nė sigurimin e shtetit”

    ...Sarkastik, panegjerist dhe… denonciator i miqve

    Dr. Sadik Bejko

    Njė pyetje ia bėjmė publikisht Ardian Klosit, reklamuesit kryesor tė Trebeshinės, njeriut qė ka bėrė parathėnien e librit nė fjalė: si ėshtė e mundur qė pas leximit tė kėtij episodi e tė tjerėve si ky, mund tė shkruhet ajo parathėnie aq himnizuese? Kasėmi pasi i ka fyer dhe vrarė realisht atėherė, i vret prapė moralisht 60 vjet mė pas disa nga viktimat e tij. Nė librin biografik (fq. 112-117) pėrshkruhet me hollėsi se nė shtatorin e vitit 1944 Kasėmi lidh dy kapitenė, i burgos nė kishėn e Pilurit dhe, po tė mos kishin ndėrhyrė preraz titullarėt e brigadės, u bėn gati plumbin, vetėm e vetėm se njėri syresh po fejohej me njė partizane. Kasėmi ishte kundra atyre qė dashuronin nė luftė, kundra pjesės mė tė pėrparuar tė rinisė sė kohės. Dhe ėshtė aq me fanatizėm kundra dashurisė, sa siē thuhet me mburrje nė libėr, siē ėshtė dhe nė traditėn turke, gruan e tij tė ardhshme ia ka gjetur nėna. Ėshtė gjerėsisht e njohur se ē’rol tė keq luajnė disa herė nė jetėn e njerėzve, duke pėrfshirė shkrimtarėt, kompleksi i inferioritetit dhe i dėshtimit erotik. Ato shtojnė dozėn e egėrsisė dhe sidomos zilinė pėr tė tjerėt. Ka kohė qė shtypi shqiptar ka dhėnė alarmin pėr njollat e errėta nė biografinė e Kasėm Trebeshinės. Ka kohė qė lista e themeluesve tė Sigurimit shqiptar, ku ai ka bėrė pjesė qysh nga viti 1943, ėshtė bėrė e njohur. Ka kohė qė Trebeshina ėshtė akuzuar drejt pėr drejt.
    Atėherė si shpjegohet ky vesh i shurdhėr?
    Veshi i shurdhėr e ka gjithmonė njė shpjegim. Ish nomeklatura komuniste ndihet tepėr e inkurajuar nė Shqipėri. Shurdhimi i Shqipėrisė ndaj vendimit tė Europės pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit i ka ngjallur shumė shpresa. Ardian Klosit i pėlqen shpesh tė dalė nė shtyp e nė televizion, me njė buzeqeshje ironike, pėr t’u dhėnė mėsime morali tė tjerėve. Shtypi shqiptar ka vėnė nė dukje se, kur bije fjala pėr krimet e komunizmit, ai, sikurse familjarė tė tjerė tė ish nomeklaturės komuniste nuk shfaqin ndjeshmėri ose pendesė. Siē e pamė mė lart, asnjė gjurmė pendimi nuk duket nė tregimin e Trebeshinės pėr vrasjen e kryer prej tij. Nė parathėnien e librit pėr tė, A.Klosi shkruan se Trebeshina “Kurrė nuk i shkeli sinorin njeriu dhe kurrė nuk deshi t’i bėnte njeriut dėm”. Tė gjitha kėto tingėllojnė si tallje me vuajtjet e popullit shqiptar nėn diktaturėn komuniste. Ato u ngjajnė kujtimeve tė Nexhmije Hoxhės, sidomos ngjajnė tė tilla kur vijnė nga njė pinjoll i nomeklaturės si Ardian Klosi. Shoqėria shqiptare paskomuniste ėshtė treguar tepėr tolerante dhe e emancipuar dhe nuk iu kujton kėtyre pinjolleve, atėherė kur duhet t’ua kujtojė, krimet e kaluara. A.Klosi e tė tjerėt, siē duket, e kanė pėrkthyer gabim kėtė tolerancė. Pėrndryshe A.Klosi kur ka rėnė fjala pėr babanė e tij, Bilbil Klosin, njė nga kriminelėt mė tė mėdhenj tė diktaturės, do tė kishte qenė mė reflektiv. Nė vend qė tė dėnojė krimin, ashtu siē ka bėrė me aq dinjitet disa herė djali i ish kryeministrit, Bashkim Shehu, Klosi, na e paraqit babanė e tij si njė figurė liberale, gati-gati disident. A duhet t’ia kujtojmė atė se babai i tij, si ministėr i Drejtėsisė qė ishte, ka dėnuar e ka ēuar nė burg, nė pushkatim apo nė litar mijėra shqiptarė tė pafajshėm? A duhet t’i kujtojmė se ditėn e parė qė u emėrua ministėr, nėnshkroi pushkatimin pa gjyq tė 22 njerėzve tė pafajshėm, tė akuzuar pėr gjoja bombėn nė ambasadėn sovjetike? Paraardhėsi i tij, Manol Konomi, ndonėse ministėr komunist, e refuzoi kėtė gjė makabre ndaj dhe u pushua nė vend. Kurse Bilbil Klosi, me kėtė krim nisi karrierėn.
    Sa herė qė bie fjala pėr krimet e ish nomeklaturės, pinjollėt e tyre bėhen nervozė, madje dhe agresivė. Etėrit e tyre duan tė na i servirin nė njė dritė njerėzore, nė kohėn qė shumica e kėtyre etėrve, madje edhe ata qė mė vonė kanė marrė njė hije liberale, nė fillimet e diktaturės kanė qenė tė pėrlyer nė mėnxyra, e sidomos nė famėkeqet komitete tė pushkatimit pa gjyq. Dėshmia mė e saktė qė ata janė bij tė denjė tė prindėrve shfaqet te personaliteti i tyre. Adrian Klosi ka diēka prej prokurori tė diktaturės. Herė-herė ėshtė pėrjashtues deri nė asgjėsimin e tjetrit dhe herė-herė merr pozėn e panegjeristit naiv. Klosi hiqet naiv kur ia do halli. Kur i thonė se Trebeshina ka qenė themelues i Sigurimit, ka qenė hetues i birucave me kamxhik nė dorė, ka qenė kryetar dege nė Fier, punė e madhe, thotė Klosi, le tė ketė qenė. Dhe shton se oficerė tė shėrbimit tė fshehtė kanė qenė dhe Oruelli, dhe Kiplingu. Po, kanė qenė dhe shumė tė tjerė, i themi Klosit, edhe filozofi i madh francez Volteri ka qenė i tillė. Por askush nuk ua pėrmend pėr keq. I kanė shėrbyer atdheut tė tyre. Edhe nė ushtrinė shqiptare tė kohės sė diktaturės ka pasur oficerė tė zbulimit, por puna e tyre ka qenė dhe mbetet e nderuar. Ama nuk ėshtė e tillė puna e ndyrė dhe e urryer e oficerėve tė Sigurimit shqiptar, e oficerėve tė Sekuritates rumune, e atyre tė Stazit gjermanolindor etj.
    Klosi ngjan me njė shakaxhi kur shkruan se K. Trebeshina u mbrojt se ka qenė komandant(!) nė luftė. Kėshtu paska ndodhur? Enver Hoxha likudoi disa nga “komandantėt legjendarė” mė tė shquar tė brigadave tė luftės, si M. Shehun, B. Ballukun, P.Dumen, ekzekutoi shefat e mėdhenj tė Sigurimit, Koēi Xoxen, Kadri Hazbiun, Feēor Shehun, ēoi nė burgime tė rėnda gjithė shtabin e shtatmadhorisė sė ushtrisė shqiptare dhe u ndruajt, e mbajti dorėn, ndaj njė zėvendėskomisari tė njė batalioni partizan siē ka qenė K. Trebeshina. Sofist dhe shakaxhi i prapė ky Klosi! Apo jo?
    A.Klosi, mbase do tė na shfaqet prapė nė TV me ato ironitė e tij tė liga tė varura pėrherė nė cep tė buzėve, por ne do t’i sjellim kėtu njė dokument prej tė cilit atij, nėse i ka mbetur njė fije ndėrgjegje, do t’i prishet gjumi. Ky dokument, ashtu si ai i kushėririt tė vet, K. Trebeshinės, ėshtė njė procesverbal hetuesije dhe mban datėn 1 shkurt 1979. Ai fillon me fjalėt klishe “Unė hetuesi Dhimitėr Shkodrani, mora nė pyetje Valer Dyrzin, i cili pohoi: “Shėnojmė se Valer Dyrzi ose Valer Tarasovi, ėshtė biri i shtetasit shqiptar inxhinier Seit Dyrzit dhe i gruas ruse Inga Tarasova, e burgosur barbarisht prej shtetit shqiptar mė 1978.
    Nė kohėn qė Valer Tarasovi merrej nė pyetje, ai ishte 19 vjeē, i lidhur nė pranga, kurse nėna e vet, ndodhej nė burg. Midis tė tjerash, djali i arrestuar flet edhe pėr njė broshurė angleze, e cila, siē kuptohet, ka qenė edhe preteksti kryesor i arrestimit.
    Po citojmė pjesė nga dokumenti
    “Valer Dyrzi: Dua tė sqaroj se broshurėn qė ka patur Sokol Ngjela, e cila fliste pėr udhėheqėsit tanė, siē mė ka thėnė Sokoli, atė broshurė ia kam lexuar ose treguar Ardian Klosit dhe kėtė gjė e kishte marrė vesh sigurimi. Njė kushėriri i Sokolit, i cili ishte nė Ministrinė e Brendshme, i kishte thėnė Sokolit qė tė kishte kujdes, tė mos merrej me kėto gjėra. Cili ishte personi nė Ministrinė e P. tė Brendshme Sokoli nuk ma ka thėnė. Vetė Sokoli lidhur me kėtė broshurė kishte diskutuar vetėm me Ardian Klosin, e, pėr rrjedhim, meqenėse e kishin marrė vesh njerėzit e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ai ka nxjerrė konkluzion se kėtė punė e kishte denoncuar Ardian Klosi. Unė e kam pyetur Ardianin nėse e kishte denoncuar ai kėtė punė, por siē thashė mė lart, nuk ma pranoi njė gjė tė tillė”.
    Siē del qartė nga ky dokument janė tre djem tė rinj qė akuzohen pėr leximin e njė broshure subversive: Sokol Ngjela, Valer Dyrzi dhe Ardian Klosi. Ndryshimi ėshtė se dy tė parėt janė nė pranga, kurse Ardian Klosi i lirė. Dy tė burgosurit akuzojnė Ardian Klosin si denonciator. Dikush mund tė thotė se ligjėrisht kjo ende nuk pėrbėn njė vėrtetim tė akuzės. Ashtu duket. Por kėtu kemi njė situatė tė njohur: kur nė njė grupim prej tre vetėsh ndodh njė tradhti, dyshimet lindin pėr njėri-tjetrin. Mė thjesht: kemi dyshimin e dy “pjesėtarėve tė grupit” kundėr tė tretit. Fjalėn e tyre kundėr fjalės sė tij.
    Nė njė rast tė tillė, analiza qė bėhet, ėshtė e njohur: nė qoftė se midis tre tė akuzuarve pėr tė njėjtin faj, dy dėnohen dhe i treti shpėton, ėshtė e qartė se dyshimi i denoncimit do tė bjerė mbi tė shpėtuarin. Nė kėtė rast mbi A.Klosin.
    Edhe sikur tė pranojmė se pėr A.Klosin u bė njė mbyllje sysh pėr shkak tė lidhjeve familjare, njė mbyllje sysh e tillė s’mund tė funksiononte deri nė atė masė, sa A.Klosi jo vetėm tė shpėtonte nga dėnimi, por tė merrte, siē do ta shohim, edhe njė shpėrblim.
    Bėhej fjalė pėr njė broshurė analizė, qė tallej me udhėheqėsit e Shqipėrisė, duke pėrfshirė dhe Enver Hoxhėn, gjė pėr tė cilėn nuk tė falte askush. Ne e dimė ashpėrsinė e Hoxhės: pėr gjėra tė tilla ai nuk kursente as njerėzit e rrethit tė vet mė tė afėrt.
    Pas pėrfundimit tė hetimit, gjithēka bėhet e qartė: ndėrsa dy prej tė akuzuarve, Sokol Ngjela (vėllai i Spartak Ngjelės) dhe Valer Dyrzi (Tarasovi) u kalbėn vite tė tėra nė burg, tė tretit, Ardian Klosit, jo vetėm nuk i hyri gjemb nė kėmbė, por e dėrguan pėr specializim nė Austri e Gjermani!
    Vetėm budallenjve mund tė mos u shkojė nė mendje ajo qė Ardian Klosi, duke u dėrguar jashtė shtetit, mori kėshtu shpėrblimin pėr tradhtinė e tij. Sokol Ngjela nuk rron mė, por Valer Tarasovi jeton nė Itali, duke qenė sot njė nga piktorėt mė tė shquar nė atė vend. Valer Tarasovi ėshtė piktor me prejardhje ruso-shqiptare, por ai ka tė drejtė tė ketė prej Shqipėrisė kujtime tė hidhura. Ne, duke pėrfituar nga rasti i botimit tė kėtyre shėnimeve, do tė donim t’i shprehnim, bashkė me simpatinė tonė, mendimin se ka edhe njė Shqipėri tjetėr veē asaj qė, pėr fat tė keq, ka njohur ai. Kjo Shqipėri sot ka guximin dhe vullnetin tė dėnojė terrorin e shkuar dhe tė shfaqė solidaritetin e vet me ata qė vuajtėn prej tij.
    Basti pėr rikthimin e pushtetit tė krimit
    Nė fund tė kėtyre shėnimeve dėshiroj tė theksoj se u ēikėn vetėm disa nga ēėshtjet dhe u pėrdorėn vetėm disa nga moria e dokumenteve qė presin tė dalin nė dritė nga arkivat e mbyllura.
    Dihet tashmė acarimi i madh qė shkaktojnė kėto lloj dokumentesh te shumė njerėz. Mbi kėtė fshehje dokumentesh bazohet fshehja e sė vėrtetės, prej zbulimit tė sė cilės kėta njerėz, disa prej tė cilėve u pėrmendėn nė kėto shėnime, dalin tė njollosur. Mashtrimet e tyre nuk mund tė jetojnė veēse nė kushtet e territ informativ. Prandaj ata pėrpiqen tė varrosin tė vėrtetėn, duke e zėvendėsuar atė me pėrralla e trillime, si puna e “promemorjes” sė rreme tė Trebeshinės.
    Kohėt e fundit gjithmonė e mė tepėr nė shtypin shqiptar shtohet kėrkesa pėr tė hedhur dritė mbi anėt e errata e tė pasqaruara tė asaj qė ka ndodhur nė kulturėn shqiptare.
    S’ėshtė fjala pėr “gjueti shtrigash”, as pėr ulje ose ngritje shkrimtarėsh e artistėsh, por pėr rivendosjen e sė vėrtetės. Ėshtė fjala qė njerėzit qė pėrpiqen sot tė vendosin nė Shqipėri pushtetin e gėnjeshtrės, tė bėhen tė ndėrgjegjshėm se nuk do tė mbeten pa u ndėshkuar.
    Nga shembujt qė u treguan nuk ėshtė e tepėrt po tė themi se nė kulturėn shqiptare, ēdo ditė e mė tepėr po shtrin sundimin diēka e ngjashme me atė qė quhet “krim i organizuar”. Kemi tė bėjmė me njė rrjet tė kriminelėve ballkanas qė janė ende krenarė dhe tė kėnaqur me krimet e tyre tė dikurshme. Ata i duan ende krimet, e duan kohėn e krimeve. Atėherė e kanė ndier veten superiorė, atėherė nė kohėn kur kishin leje me pashė tė bėnin ē’tė donin dhe si tė donin mbi shpinėn e njė populli. Kjo i bashkon kėta njerėz. Dhe si ēdo sferė e botės sė krimit tė organizuar ajo do tė ketė ndikimin e vetė nė pushtetin e lartė tė kohės. Dhe pjesėrisht ia ka arritur.
    Duket e rėndė? Ėshtė e vėrtetė se mund tė duket ashtu, por ē’emėr tjetėr mund t’i vėmė asaj qė po ndodh?
    Ē’emėr tjetėr mund t’i vėmė faktit qė ish kryetari i hetuesisė komuniste nė vitet 1981-1985 , vite terrori tė pashembullt , ka sot guximin tė japė mendime pėr letėrsinė, tė vlerėsojė shkrimtarė e tė hedhė baltė mbi tė tjerėt. Edhe kur, sot, nė vitet 2007?
    Ē’emėr t’i vėmė qė nė tė njėjtin libėr bashkohet ky kriminel me njė informator tė Sigurimit, qė ka futur nė burg shokėt e vet? Qė kėta tė dy na reklamojnė njė gjoja disident tė letėrsisė shqipe dhe shajnė e pėrgojojnė shkrimtarėt e tjerė?
    Kjo ėshtė diēka e padurueshme .
    Regjimi i rrėzuar komunist ka patur disa suksese pas rrėzimit tė tij. Nuk ka njeri nė Shqipėri qė nuk ka dijeni pėr ish agjentėt e kėtij regjimi tė infiltruar nė partitė politike, nė parlament, nė qeveri, nė media, nė biznes, nė sistemet gjyqėsore. Dhe ja rezultati: tė inkurajuar prej kėtyre sukseseve, ata duan tė shkojnė mė larg.
    Pėrpjekja e Sigurimit shqiptar, qė tė shpallė njė ish oficer tė tij, njė themelues tė tij, e sidomos njė letrar tė rėndomtė, si ajkėn e artit e tė disidencės shqiptare, ėshtė njė bast i ri dhe njė tallje e re. Tallje me vetė disidencėn, me njerėzit qė kanė vuajtur prej regjimit, me tėrė vlerat e artit dhe vlerat demokratike qė shoqėria shqiptare kėrkon tė pėrqafojė e tė mbrojė sot.
    Ky bast pėrmban nė vetvete njė ndjenjė hakmarrjeje e revanshi kundėr kėtij populli, atij qė pėrmbysi geton komuniste, pėr t’u bashkuar me familjen e popujve europiane. Ndaj shoqėria shqiptare duhet tė ngrihet nė kėmbė pėr t’i thėnė “ndal!” kėtij revanshi.

    FUND


    Panorama
    09/10/2007

  4. #24
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Kasem Trebeshina, ish disidenti yne, eshte koke e kembe pucisti me i madh i komunizmit. Kisha respekt per kete autor derisa veprat e tij te pashkruara u botuan...
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pėrgjigje pėr sulmet ndaj personit tim

    Dr. Ardian Klosi

    Lidhur me akuzat qė mė janė bėrė nė disa numra tė “Panoramės”, nuk kam tė them shumė veē radhėve tė mėposhtme. I hedh ato poshtė me indinjatė si shpifje tė rėndomta. Me autorin e tyre nuk dua tė merrem fare, e para sepse ėshtė njė njėsi pa kurrfarė rėndėsie nė jetėn ... tonė kulturore, e dyta sepse bėn punėn e njė shėrbėtori, tė cilėn mund ta kishte bėrė kushdo tjetėr. Pėr njė shėrbėtor pa personalitet e shumta mund tė ndiej vetėm keqardhje. Lidhur me njė deponim tė personit Valer Dyrzi qė botohej dje, ku thuhej se Sokol Ngjela dyshonte qė Ardian Klosi kishte denoncuar faktin qė Sokoli i paskej treguar kėtij njė broshurė antiparti, mund tė them:
    Fjala ėshtė pėr vitet 1973-1974, para se Sokoli tė internohej, kur unė isha 16 vjeē dhe ndodheshim nė gjimnazin “Ismail Qemali”. Tė mendosh qė njė 16-vjeēar si unė, pjesėtar i njėrės prej familjeve tė para tė Shqipėrisė, paskej pasur nevojė pėr njė denoncim ėshtė boll absurde. Tė pandehėsh pastaj se nė ato kohė qarkullonin broshura tė tilla antiparti, ky ėshtė kulmi i absurditetit, tė cilin mund ta shpikin ose hetuesit e asaj kohe, ose shkarrashkruesit e sotėm. Gjė pa rėndėsi.
    E fundit. Valer Dyrzi dhe Sokol Ngjela janė arrestuar dhe marrė nė pyetje nė tė njėjtėn kohė (mė 1979). Ku ėshtė deponimi i Sokol Ngjelės? Sepse ai vėrtet do tė mė kishte “diskredituar” mua. Natyrisht, shpifėsit mund ta marrin kėtė pyetje edhe si ftesė qė tė hartojnė sa mė shpejt njė deponim tė Sokol Ngjelės. Kjo me teknikėn e sotme (p.sh. me Photoshop) bėhet shumė kollaj.
    Mė vjen shumė keq qė “Panorama” merret me trillime rreth adoleshentėsh dhe i boton kėto krejt seriozisht nė faqet e saj. Mė shumė nuk kam ē’tė them, i uroj ngritje niveli nė numrat e ardhshėm. Ndėrsa sendėrgjimet le t’ua lėrė “55”-s dhe fletushkave tė tjera.

    Panorama

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mishmash i vertet te krijohet ne koke, porsa mbaron leximin e shkrimeve te mesiperme. Ndodh nje spostim i menjehershem opinionesh, qendrimesh, sa te duket vetja krejt i paafte per te patur nje qartesi mendimi. Jane kaq kontradiktore te ashtuquajturat fakte kohore, sa te fusin ne nje rreth vicioz te mundimshem e te deshperueshem. Porsa besoj per disidencen, fale fakteve te shumta te pales pro, me futin hijen e dyshimit per te kunderten, fale fakteve te shumta te pales kundra. Nuk di nese i qendron mendimit te tij per disidencen e Trebeshines, shkrimtari i shquar Dritero. Me thoni, pra, ke te besoj? Se ketu, te vene mes dy alternativave te prera, pa ekuivoke, qe po qe se anon ne njera, je armik i tjetres. Gjithashtu, behet nje kapercim i qellimshem i trajtimit dhe vleresimit te personaliteteve, persa i perket vepres se tyre dhe jetes se tyre. Megjithate, konkludoj qe dosjet po keqperdoren, po fallsifikohen, ne mos po zhduken(apo jane zhdukur dhe luhet me hijen e tyre!?)

  7. #27

    Ē'punė keni me biografitė?! Nuk ju mjaftojnė veprat?

    Ndoshta jam i gabuar por, eshte vetem vepra e shkimtareve te medhenj qe e cileson punen e tyre si te paperseritshme. Dhe nese do te kerkojme gjilperen ne kashte prej tyre, duke u perpjekur t'u vjedhim kohen atyre dhe vetvetes, ē'kuptim ka ne fund te fundit pastaj leximi i veprave te tyre?
    Trebeshina eshte trebeshina, ai qe na shfaqet ne veprat e tij te paperseritshme, e nese ndonje qe nuk ka bere asgje ne jeten e tij por, vetem eshte marre me gjuetine e te vertetave apo te genjeshtrave te tij, te me lejoje ti them se ajo qe ngel eshte vepra dhe jo llapaqenlleqet, qofshin keto edhe te te doktori.
    Edhe dicka tjeter: AI QE DI TE BEJE LETERSI - BEN LETERSI. KUSH DI ME PAK - DO TE JAPE MESIME LETERSIE. ATA QE DI ME PAK SE KY I FUNDIT - DO TE ORGANIZOJNE AKTIVITETET E LETRAVE E TE FUNDIT FARE, ATA QE NUK IA KANE HIĒ HABERIN TE BERIT LETERSI - DO MERREN ME KRITIKE DHE ME TYHASHETHEME TE KESAJ NATYRE BASTARDE.
    TREBESHINA eshte TREBESHINA sepse eshte TREBESHINA !!!

  8. #28
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Kasem Trebeshina eshte nje palaēo,para disa kohesh(nuk me kujtohet ekzaktesisht)lexova nje interviste te tij,Ku hidhte balte Shqiperise,dhe Shqiptareve,dhe me e forta i quante Shqiptaret injorante pse nuk blejne librat e tij te pjerdhura,shkurt muabeti,nje personazh koti qe as nuk ja vlen te diskutohet
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #29
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Kasėm Trebeshina: “Ndonjėherė fjala kėrkon edhe ngjyrėn”

    Pėrtej shkrimtarit tė madh fshihet njė njeri i pasionuar pas pikturave, ose mė saktė vizatimeve, ku portretizohen njerėzit mė tė dashur, tek-tuk edhe ndonjė rrugė nga vendlindja

    -Siē e vėmė re, nė studion tuaj ju, pėrveē dhjetėra veprave tė dėgjuara nė letėrsi, jeni edhe autor i disa vizatimeve mjaft shprehėse. Si lindėn kėto vizatime?


    “Ndonjėherė fjala mė duket se nuk zotėron forcėn e duhur pėr tė pasqyruar ndjenjat e njeriut. Dhe atėherė jemi tė detyruar edhe ne si shkrimtarė, qė t’i drejtohemi ngjyrės apo tingullit. Merrni dhe lexoni vjershėn e famshme tė Martin Camajt, “Dreni plak”, dhe do tė vini re se autori nė tė, sikur kėndon apo sikur pikturon me ca dantella malli dhe dhimbjeje...

    “Barinjtė tradhtisht e lanė shkretė bjeshkėn,

    Pėr ngrohtėsinė e verijve,

    Dirgjen shtigjeve tue fole me tė lartė,

    Punė grash e qeshin,

    Me ujin e prrojit zhgrehshme tue u derdhė,

    Prej pusi nė pus …”.

    Duke lexuar vjershat e tij, kisha menduar vagėllimthi se ai poet edhe dinte tė vizatonte, tė skiconte portrete, peizazhe dhe akuarele”.

    -Po nė burg, a keni mundur tė shkruani dhe tė vizatoni?

    “Shpeshherė nė burg kam filluar njė vjershė apo njė motiv tregimi apo romani. Po vetvetiu mė lindi dėshira pėr tė vizatuar. Sidomos portretin e njė njeriu tė dashur apo tė njė rruge tė vendlindjes. Kasėm Trebeshina mund tė heshtė, mund tė heshtė makina e vjetėr “Oliveti” qė ėshtė kėtu, mund tė heshtė kjo skrivani prej kartoni qė e vė mbi gjunjė pėr tė shkruar, mund tė heshtė edhe kjo strajca e vogėl qė vė nė gisht, me tė cilin shtyp mė shumė nė makinė. Por nuk mund tė heshtė kurrsesi mendimi, qė gjithmonė ėshtė i lirė, tek njė njeri i lirė dhe ai mund tė bulėzojė me anė tė fjalės, por edhe me anė tė ngjyrės dhe tė tingullit ,varet se ku kemi pastaj forcė mė tė madhe perceptimi”.

    -Pra, siē e shikojmė, Kasėm Trebeshina ėshtė edhe piktor, pėrtej asaj poemės gati romantike tė botuar nė vitin 1961 pėr vendlindjen, pėrveē “Fshatit nė shtatė kodrina”, pėrveē novelave dhe dramave me dhjetėra e deri tek “Udha e Golgotės”, tė mbledhura te “Kėnga shqiptare”. Kasem Trebeshina ėshtė autor edhe i njė varg vizatimesh. Si janė krijuar ato?

    “Janė punime gati fluturake, nė formate tė barabarta kartoni tė bardhė, gati kartolinė. Vizatimet e mia mė shumė janė relikte familjare, siē thuhet, lule tė futura nė faqet e njė libri tė jetės. Janė tre-katėr autoportrete nė kohė tė ndryshme, ėshtė portreti i bashkėshortes sime, i djalit, i vajzės dhe mė tej, njė rrugė e vendlindjes. Vetėm bari ka njė gamė tė tėrė tė gjelbrash, ndryshe ėshtė nė agim, ndryshe nė mesditė dhe ndryshe nė mbrėmje. Ndryshe nė pranverė dhe ndryshe nė vjeshtė. Shpikja mė e madhe e shqiptarėve nė art ndoshta ėshtė polifonia. I takon ndoshta popullit mė shumė se kujtdo, qė tė marrė ēmimin “Nobel”. Populli ynė nė veshjet e tij ėshtė njė stilist dhe piktor i papėrsėritshėm. Sa me gjallėri jepen ngjyrat, aq edhe me optimizėm. Ndoshta ai kėngėtari popullor qė kėndoi “Trėndafili fletė-fletė” edhe kėndoi, edhe i thuri ato vargje delikate”.

    -Domethėnė lapsin e keni pėrdorur jo vetėm pėr tė shkruar, por edhe pėr tė vizatuar?

    “Po, lapsin e kam marrė jo vetėm pėr tė shkruar, por edhe pėr tė vizatuar. Siē e dini, gjyshi im, Kasėm Trebeshina, tė cilit i kam marrė emrin, ishte njė kėngėtar i dėgjuar i zonės sė Dishnicės nė Pėrmet… Ai e donte edhe tingullin, edhe ngjyrėn. Njė artist qė kėrkon fjalėn, shpeshherė pėr tė plotėsuar personazhin, kėrkon vetvetiu edhe ngjyrėn, edhe tingullin.

    -A do tė dėshironit qė t’i ilustroni vetė librat tuaj?

    “Po tė kisha kohė, pse jo. Ilustrimi i librave pėr mendimin tim ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė, aq mė tepėr kur autori ka dhuntinė pėr tė pikturuar vetė. Nė rastet kur autori nuk mund tė marrė pjesė nė kėtė sipėrmarrje artistike, atėherė mendoi se duhen zgjedhur piktorėt mė tė mirė, qė pėrveē pikturės e njohin mirė edhe letėrsinė, pėr ta zbėrthyer ēdo personazh me botėn e tyre tė brendshme edhe nėpėrmjet pikturės”.

    -Si do tė dėshironit qė ta mbyllnit kėtė intervistė?

    “Pse tė mos e mbyllim kėtė intervistė me tre vargjet e fundit tė vjershės sė Martin Camajt, “Drini plak”?!

    “Kur e vranmė, barinjtė i hapėn qepallat,

    e i panė ndėr bebėza,

    shumė drej tue pi curila uji”.

    Do tė desha tė dija sesi Martin Camaj i madh do ta kishte ilustruar vetė kėtė vjershė”.

    Korrieri

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum e bukur kjo interviste..

    cben kasem trebeshina?
    mir eshte me shendet?

  11. #31
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Kasem Trebeshina eshte taman nje palaco xhihado-komuniste
    Aq e bukur eshte vepra e Trebeshines sa te le me goje hapur.

    Nuhi Ismajli

    Pikėpamje tė njėjta pėr shqiptarėt dhe Skėnderbeun, tė cilat H. Feraj i shpreh teorikisht, Kasėm Trebeshina i shpreh artistikisht nė veprėn “Mekami” (bot. “Buzuku”, Prishtinė, 1992(94).

    Trebeshina mohon karakterin kombėtar tė luftės sė Skėnderbeut, e mohon atė si luftėtar pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe e quan “rebeli i pabesė” (f. 94) e vegėl e pushtuesve tė Shqipėrisė ( “ …aty nuk po pėrgatitej njė kryengritje, por Napoletanėt, tė ndihmuar nga Kastrioti, do tė ndėrmerrnin njė fushatė pėr ta ripushtuar Kėshtjellėn e Beratit” ( f. 58); “ Kastrioti ėshtė vegėl e tyre (napoletanėve) …” (f. 59) etj.

    Sikur nė veprėn e Ferajt edhe nė veprėn “Mekami” tė Trebeshinės Skėnderbeu paraqitet si armik i rrezikshėm pėr Shqipėrinė dhe njeri egoist qė lufton pėr interesa personale.

    Njė nga tradhtarėt shqiptarė qė shkon dhe bashkėpunon me turqit, qė ėshtė zėri i autorit, thotė kėshtu pėr Skėnderbeun: “ I thashė vėllait tim, Kastrioti ėshtė njė njeri shumė i rrezikshėm pėr vendin tonė, ai ėshtė njė njeri qė do vetėm veten dhe familjen e tij, ėshtė njė njeri i pangopur pėr pasuri dhe pushtet dhe, pėr t’i arritur kėto dy qėllime tė tij, ai mund tė bėhet me Napoletanėt, me Venedikasit, me Serbėt dhe me djallin vetė!…” (f. 84).

    Trebeshina ka injoruar dhe pėrqeshur edhe shkathtėsitė luftarake tė Skėnderbeut dhe nė vend tė prirjeve luftarake tė tij, siē e tregojnė dėshmitė historike, ai e jep atė me pėrmasat e njė luftėtari tė vogėl, aq sa ai mundet edhe nga luftėtarėt turq krejt tė zakonshėm: “ I kishim dhėnė Kastriotit njė mėsim tė mirė si dhe herėt e tjera…” (f. 86) ; “ Qė nga ai moment unė vetėm ndoqa me admirim trimėrinė e vėllait tim. Ai e ndali Kastriotin dhe iu pėrgjigj me kundėrgoditjen e tij. Goditjet dhe kundėrgoditjet kėmbyen njėra-tjerėn, por im vėlla nuk u praps asnjė hap dhe Kastriotit iu mbyll mundėsia pėr tė hapur rrugė…” (f. 93) ; “ Unė si nė ėndėrr shkova pas Ergynit qė u vu tė ndiqte Kastriotin…” (f. 94) etj.

    Nė veprėn “ Mekami” tė Trebeshinės, Skėnderbeun e shohim gjithnjė tė mundur, tė zėnė ngusht nga kalorėsit e thjeshtė turq e duke ikur me fytyrė tė pėrgjakur: “ Shumė herė gati sa nuk e bėnė copa luftėtarėt tanė…Unė pata rastin tė shikoja fytytrėn e pėrgjakur tė Kastriotit dhe u mbusha me krenari pėr tim vėlla…” ( f. 94) etj.

    Skėnderbeu nė veprėn “Mekami” tė Trebeshinės paraqitet si shembulli i shqiptarit mė tė keq, por i cili dallon prej shqiptarėve tė tjerė, vetėm pėr atė se nuk ka qenė frikacak. Kėshtu, nėse shqiptarėt , sipas veprės “ Mekami” janė: tė egėr, barbarė, mizorė, kriminelė, spiunė (spiunė tė dyfishtė) , armiqėsorė, jotolerantė, anarkistė, tė pashpirtė, injorantė, mburravecė, maskarenj, tė pacivilizuar, tė pangritur, tė prapambetur, pa identitet, tė pasinqertė, tė pabesė, tradhtarė, gėnjeshtarė, mashtrues, tė pandershėm, tė pamoralshėm, gojėshthurur, tė ngathėt (si luftėtarė), frikacakė etj. , Skėnderbeu “ …i kishte tė gjitha cilėsitė e racės shqiptare, me pėrjashtim tė frikės.” (f. 97) etj.

    Edhe Trebeshina paraqet pushtimin osman tė Shqipėrisė, si diēka tė lartė, tė shenjtė dhe pėr tė mirėn e Shqipėrisė, ndėrsa turqit si tė flijuarit pėr tė mirėn e Shqipėrisė. Prandaj, edhe te ky autor, paraqitja negative e figurės sė Skėnderbeut bėhet nga pozita dhe pikėpamje antishqiptare.

  12. #32
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Pershendetje te gjitheve!
    Kerkoj ndiese qe nuk i paskam dit gjithe keto gjera.
    Trebeshina paska bere shume faje kunder kombit tone.
    Gabimet falen
    Fajet ndeshkohen

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Kur nje njeri, ose qenie humane kalon kufijte e normales, vijne gjithe mjeket ta ekzaminojne ne cdo detaj te tij.
    Si cdo krijese qe eshte perfekte ne llojin e vete dhe Trebeshina ishte ishte ne llojin e tij.

    Perse ky njeri del i HUMBUR ne te dy kohet ?

    Ajo periudhe e burgosi dhe sakatoi deri sa iku, ky tjetri po e shan rrote me rrote dhe thote se ka qene me i zi se vete krijesa njeri.

    NJerez, vepra dhe autori kane ulje -ngrijte, diku me mire diku me keq, diku ne kohe K.Trebeshina pruri nje lloj te ri letersie, qe u deshen 30 vjet te merret vesh, tash...........................i ndalur ne ate dhe i ndalur e i shamun dhe ne ket kohe.Nuk di pse, por mu kujtuan ne lidhje logjike dy vargje te M.Camaj

    E helmoi gjapni nje femij
    nji femij
    ne djep.
    Femija qe mbyt gjarpnin,
    gjarpnin
    qe kurre nuk kafshon nje foshnje
    pa e neme(mallkuar) e ema me pare.


    Ndoshta s`eshte e plote, por eshte riprodhim nga kujtesa dhe ka mangesi, por thelbi, eshte ky, qe eshte dhe pergjigja per Ju.
    respekt.

  14. #34
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-01-2007
    Postime
    139

    O Zot

    Medet o Medet
    Oj shqiptari.
    B]

    PO si eshte kjo e munder O Zot.!
    [/B]

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Kadare: Schwartz, njė pėrēarės fetar
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Azem Hajdari, Hero?
    Nga Seminarist nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-06-2003, 13:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •