Brukseli duket se po pranon me ne fund se Serbia dhe Mali i Zi do te jene me mire si shtete te pavarura

Pas me teper se dy vjet e gjysem gjate te cilave Evropa ka qene deshmitare e funksionimit, apo me mire mosfunksionimit te shtetit tone te bashkuar i cili po kushton shume dhe eshte krejtesisht jo efikas - dhe pasi ka degjuar vleresimet tona te vazhdueshme se vetem do te demtojme veten nese do te harmonizonim detyrimet tona doganore dhe regjimin e tregtise me jashte, - ajo me ne fund e ka pranuar realitetin.

Per te qene me i sakte, Brukseli me ne fund ka pranuar se ndryshimet ndermjet ekonomive te Serbise dhe Malit te zi jane rezultat objektiv i strukturave tona te ndryshme ekonomike dhe burimeve si edhe ritmit te ndryshem te reformave tona. Per shkak te ketyre ndryshimeve, eshte e qarte se harmonizimi artificial dheme force i dy ekonomive do te demtonte te dyja palet. Filozofia e re eshte nje mundesi per te forcuar procesin me ane te te cilit secila republike mund te negocjoje vecmas nje Marreveshje Stabilizimi dhe Asocimi me Brukselin.

Secila republike do te kete pergjegjesite e saj te ndara per cilesine dhe rezultatet e ketyre bisedimeve, megjithese procesi do te vazhdoje te kryhet formalisht nepermjet shtetit te bashkuar. Ne te gjithe deshirojme te ecim perpara drejt rruges sone per nje te ardhme te perbashket, e cila eshte integrimi ne BE. Por gjate ketij procesi, do te ishte shume me mire qe Serbia dhe Mali i Zi te ruajne marredheniet e mira me njera tjetren ne kuadrin e nje bashkimi te shteteve vertete te pavarura. Mesa duket pranimi i ketij realiteti nga ministrat e jashtem te BE-se konfirmon pikpamjen time qe transformimi ne nje bashkim te shteteve te pavarura eshte modeli me i mire per marredheniet ndermjet nesh. Modelet e mepareshme te marredhenieve dypaleshe ndermjet Malit te Zi dhe Serbise - fillimisht si shtete te pavarura, dhe me pas si pjese e monarkise jugosllave, dhe me pas si pjese e nje shteti federal, dhe tani si bashkim i dy shteteve - tregojne se marredheniet kane qene me te ndershme dhe me te aferta kur te dyja vendet kane qene te pavarura. Modeli i Cekise dhe Sllovakise eshte nje shembull i shkelqyer i nje marreveshjeje miqesore, por ne te njejten kohe edhe racionale, e cila ka rezultuar ne krijimin e dy vendeve te pavarura dhe te begata nga shteti i perbashket i dikurshem. Te dyja keto vende jane tani anetare te BE-se. Shperberja e ish Bashkimit Sovjetik eshte nje tjeter model i mire. Pas shperberjes se shtetit te perbashket te Serbise dhe Malit te Zi, Republika Federale e Jugosllavise, RFJ, e cila ne kohen e Millosheviqit ka pasur brenda vetes shume rreziqe, Marreveshja e Beogradit ka qene nje perpjekje per krijimin e marredhenieve te reja nepermjet modelit te nje shteti te bashkuar me dy anetare. Ky ka qene nje model i cili nuk ka ekzistuar kurre me pare as ne teori dhe as ne praktike. Marreveshja e Beogradit ka lejuar sovranitetin e plote per vendet anetare ne fushat ekonomike dhe ate gjyqesore si edhe ne sigurine e brendeshme. Marreveshja i ka dhene shtetit te bashkuar pushtet vetem mbi sigurine e jashteme dhe diplomacine, duke krijuar keshtu nje model unikal barazie dhe perfaqesimi me rotacion ne komunitetin nderkombetar. Por megjithese Marreveshja e Beogradit dhe marredheniet e reja ndermjet dyshteteve kane eleminuar shume nga dobesite e shtetit te kaluar te perbashket, si hegjemonia e entitetit me te madh dhe kercenimi nga shteti me i vogel, probleme te shumta kane vazhduar te ekzistojne, si per shembull mosfunksionimi institucional, mungesa e efikasitetit dhe kostoja e larte. Mali i Zi e konsideron veten si nje peng te shtetit te bashkuar, megjithese tanime eshte hequr dore nga kembengulja per harmonizimin me cdo kusht, pavaresisht leverdisshmerise ekonomike.

Ne kete pike mbeten ende shume ceshtje te diskutueshme, perfshire qendrimin e Serbise ndaj gjykates se krimeve te luftes ne Hage dhe akuzat e saj ndaj disa prej vendeve anetare te NATO-s. Kjo eshte aresyeja qe ruajtja e shtetit te bashkuar me cdo kusht kercenon jo vetem te humbase me teper kohe, energji dhe fonde, por edhe te sjelle standarde me te ulta te jeteses, duke krijuar probleme te reja per komunitetin nderkombetar. Ne ne Malin e Zi deshirojme vetem te jemi zoter te fatit tone, dhe, me pergjegjesi te plote per veten tone, te kontribuojme ne menyren me te mire te mundeshme per stabilitetin e rajonit dhe ne nje Evrope te bashkuar. Ruajtja e marredhenieve te mira me Serbine eshte nje ceshtje e kuptueshme dhe me interes te dyaneshem. Por keto marredhenie duhet te bazohen ne llogari te qarta.

Nje afersi ndermjet dy vendeve mund te ruahet lehtesisht, duke siguruar interesat e dyanshme nepermjet kufinjve te hapur, levizjes se lire te njerezve, mallrave, sherbimeve dhe kapitalit, dhe nepermjet te drejtave te njejta, reciproke te garantuara per te gjithe qytetaret. Udheheqja dhe qytetaret e Malit te Zi mbeshtesin ruajtjen e stabilitetit dhe marredheniet e fqinjesise se mire ne Ballkan me synimin perfundimtar te zhvillimit ekonomik. Per kete aresye ne e kemi mirepritur vendimin e marre ne Maastricht si nje mundesi per te zhbllokuar dhe dhene nje shtytje te metejshme procesit te Stabilizimit dhe Asocimit, dhe per te dale nga kurthi ne te cilin gjenden si Mali i Zi dhe Serbia, te cilat per shkak te pergjegjesive te dyaneshme, ne fakt nuk jane lejuar te kene pergjegjesi te plote per reformen dhe zhvillimin. Me pak fjale, BE ka pranuar nje realitet. Tani na takon ne - udheheqjes se Serbise dhe Malit te Zi - te perfshihemi ne bisedime, te llogarisim koston e shtetit te perbashket dhe te percaktojme pasojat negative te mos funksionimit te tij.


Do te ishte e papergjegjeshme te ngulej kembe ne ruajtjen e nje bashkimi i cili nuk jep asnje nga perfitimet e priteshme per vendet anetare, por vetem shkakton shpenzime te panevojeshme. Modeli i dy shteteve te pavarura por aleate te ngushta eshte modeli me I mire per te ardhmen. Megjithate, eshte e kuptueshme, qe shperberja e bashkimit mund te behet realitet vetem nepermjet pranimit te vendeve anetare, te verifikuar nga nje referendum. Qytetaret duhet te jene ata te cilet te marrin vendimin perfundimtar.

Nese Serbia ngul kembe ne ruajtjen e bashkimit, atehere vendimi perfundimtar duhet te merret nepermjet referendumit popullor. Por ne nje rast te tille, mund te humbet kohe ndersa te gjitha palet do te duhet te perballen me pasojat negative te cilat rrjedhin nga bashkimi ekzistues i shteteve. Megjithate, une mendoj se tani do te mbizoterojne idete dhe objektivat pragmatiste ne shtetin dhe ne shkollen e mendimit politik te Serbise. Sa i perket komunitetit nderkombetar, ne vijim te tradites demokratike, ai eshte i gatshem te pranoje cdo marreveshje te arritur ndermjet Malit te Zi dhe Serbise, sepse nuk ekziston asnje rruge me e mire dhe me demokratike per te zgjidhur problemet se sa nepermjet arreveshjes ndermjet dy paleve.

Nga: Flaka