E Enjte, 23 Shtator 2004
EDI RAMA "PAGEZOHET" KRYEMINISTER NE WASHINGTON
Nga Stavri Marko
Me ne fund duket se Shqiperia ka hyre per diskutim ne valixhen diplomatike te Washingtonit. Deklaratat e bashkimit europian per mangesine e reformave ne Shqiperi, rritja e popullaritetit te partise se Ilir Metes, loja me kryeministrin e ardhem opozitar, bllokimi i reformes zgjedhore nga dy partite e medha dhe vecanerisht pritja madheshtore e Edi Rames ne Washington, perbejne levizjen me te rendesishme te politikes se brendshme shqiptare. E permbledhur kjo do te thote: Edi Rama eshte personi qe mund te mbeshtetet nga perendimi per kryerjen e reformave euroatlantike ne Shqiperi
Pse Edi Rama kryeminister?
Sigurisht dikush do te thote se Rama eshte menaxhuesi me i suksesshem i kryeqytetit shqiptar sa 1/3 e pergjitshme e popullsise shqiptare, de jure, "de facto 1/2 e Shqiperise), me nje vendosmeri te pashembullt, por dhe me nje background alla europian "besimi fetar kristian, sic e permend James Pettifer, analist i "Strategic Conflict Researcher of Defense Ministry of Great Bretagne"). T'i shtojme ketu dhe meritat e tij ku cdo kryebashkiak i Shqiperise "betohet per koken e Edi Rames" se po ndjek shembullin e tij profesional ne te miren e komuniteteve qe perfaqesojne. Pra Edi Rama eshte projektuar per te patur nen administrim Shqiperine, nje vend me 3 milione banore, me politike te bipolarizuar, me nje aspirate mbarekombetare per ribashkim te trojeve shqiptare, me nje vizion te qarte paneuropian dhe atlantik per integrimin e shqiptareve ne Europe, etj. Me pak fjale, qeveria e Fatos Nanos po ndjen eren e largeses.
Kur dhe cfare mund te ndodhe?
Edi Rama kryeminister deri ne zgjedhjet e ardhshme. Koalicioni i majte i bashkuar mund te fitoje bindshem. Synimet e lobit cifut per Edi Ramen. Nano dhe Meta nga rivale te eger behen partnere per te fituar zgjedhjet e ardhshme.
Plani per te perkrahur Edi Ramen eshte bere i ditur kohe me pare. Te gjithe e dine, kjo ngacmon vecse dr. Berishen dhe opoziten ne pergjithesi. Me deklarimin e grupit parlamentar te LSI-se se Ilir Metes, i cili ka aksese te rendesishme ne Grupin e Kontaktit per Ballkanin qe pritet te vizitoje Tiranen ne muajin nentor, kryeministri i Shqiperise, Fatos Nano, duhet te lere pushtetin deri ne miratimin e buxhetit per vitin 2005 sepse ai nuk ka maxhorancen, i cili nuk mund te kaloje 2/3 e votave ne parlament. Perpara se kjo te ndodhe, duhet qe e majta qe eshte ne pritje te levizjeve brenda koalicionit, te bindet se LSI-ja duhet marre ne konsiderate dhe si e tille ajo vendos per zgjedhjet e ardhshme. Ne kete pikepamje, emri qe ka fituar simpatine, eshte analizuar dhe eshte deklaruar si udheheqes i te majtes shqiptare per zgjedhjet e ardhhme dhe qe eshte padyshim Edi Rama. Kjo cimenton edhe marredheniet Nano-Meta nga rivale ne PS-se ne partnere te barabarte per zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke bere aleance te ngushte ne koalicion te gjere.
Pra e Majta shkon ne zgjedhjet e ardhshme e bashkuar dhe mund te fitoje "nuk mund ta paragjykoj vecse e analizoj si fakt). E vecanta eshte se Rama perkrahet nga lobi cifut i Amerikes. Koalicioni i majte do te brohorase "Viva Edi Rama" dhe parate mund te burojne dhjete fish me teper se ai ka shpenzuar per te rregulluar Tiranen.
Edi Rama mund te mos zgjidhet kryeminister.
Ekziston nje mundesi qe faktori i majte te mos arrije nje konsensus per Edi Ramen kryeminister. Kjo mund te jete nje kembengulje e Nanos dhe e Berishes per te mos patur diktat nga jashte. Kjo varet nese Nano pranon ftesen per bashkepunim per fitoret e ardhshme parlamentare, ne rast te kundert, e majta humbet, kryeminister mund te zgjidhet nje person pa konsensus te gjere te majte dhe mund te shkohet per zgjedhje te parakohshme ose kur jane caktuar me qeveri teknike. Ky eshte dhe kyci i suksesit te dr. Berishes. Nese Nano vendos se duhet qe partia e tij te reformohet ne opozite, atehere, ai e ka me te lehte te shese Ilir Meten dhe te majten politike dhe t'ja lere pushtetin dr. Berishes. Kjo kerkon nje vendosmeri per te kundershtuar levizjen per ndryshime ne Shqiperi e cila ka startuar poshte parave qe jepen per "Mjaftistet". Rjedhoje e kesaj loje eshte dhe hipoteza e kerkuar per te percaktuar me doemos kryeministrin e ardhshem shqiptar te opozites dhe protestat e "Mjaftisteve" perpara PS-se dhe PD-se. Pse valle duhet percaktuar se kush duhet te jete kryeminister i Shqiperise kur duhen ende dhe 9 muaj kohe per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kur duhet rregulluar regjistri i zgjedhesve, KQZ, ku do te votojne emigrantet dhe ligji per zgjedhjet? A nuk ka te drejte shefi i opozites te vendose ne rast se fiton zgjedhjet se kush duhet te jete kryeminister? Nje gje duhet marre parasysh. Lideret mund te hiqen vetem me voten e lire ose me doreheqje per nje vend demokratik dhe ne duhet te respektojme keto parime legjitime. Ne rast te kundert, ne vazhdojme te jemi po ata, vasale dhe diktat nga te medhenjte, pa autoritet si komb, pa kulture demokratike dhe pa vizion per te ardhmen.
Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
Zgjidhja mė e mirė mendoj se ėshtė kjo qė Edi Rama tė zgjidhet kryeministėr deri nė zgjedhjet e ardhshme dhe nėse Edi Rama dėshmohet edhe nė detyrėn e kryeministrit sikur nė atė tė kryetarit tė bashkisė (gjė pėr tė cilėn nuk kam dyshim fare), atėherė i urojmė edhe njė mandat tė plotė qeveritar. Pėrndryshe PS mendoj qė e ka tė sigurtė humbjen nė zgjedhjet e ardhshme, edhe pse Berisha pėr sa kohė tė qėndroj nė PD ia ul vlerat PD-sė por prapė pėrballė njė PS-je me Nanon nė krye e nė kėtė gjendje qė ėshtė tani e ka tė sigurtė fitoren nė zgjedhjet e ardhshme. Mendoj se sikur Nano ashtu edhe Berisha janė tė konsumuar politikisht dhe duhet tė ikin sa mė parė.
Edi Rama do tė jetė poashtu edhe kryeministri qė do tė ribashkoj Dardaninė me Shqipėrinė dhe kryeministri i parė shqiptar me autoritet tė plotė edhe nė Dardani. Poashtu do tė jetė kryeministri qė do tė nėnshkruajė marrėveshjen pėr stabilizim-asociim me BE-nė dhe do ta afroj shumė anėtarėsimin e plotė (ndodh qė kjo tė bėhet gjatė mandatit tė tij, pra anėtarėsimi me tė drejta tė plota), do tė anėtarėsoj Shqipėrinė me tė drejta tė plota nė Nato, dhe do ta bėjė gjithė Shqipėrinė ashtu si bėri Tiranėn. Pėrveē kėtyre do tė siguroj tė drejtat e shqiptaro-maqedonasve (nėse sllavo-maqedonsat duan tė mos e ndajnė Maqedoninė), tė drejtat e shqiptarėve nė shtetet tjera fqinje si dhe do tė ngrej marrėdhėniet e shtetit Shqiptar me komunitetet shqiptare jashtė nė nivelet mė tė larta tė mundshme.
Kėto janė sfidat e tij qė unė pėr veten time kam shumė besim qė do t'i pėrballoj pa asnjė problem dhe si ėshtė mė sė miri, ashtu siē edhe e potencova unė kėtu.
Ruaj Lidhjet