Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Athina nis negociatat për emrin e Maqedonisë

    Zv/ministri i Jashtëm grek: Duam zgjidhje te pranueshme




    --------------------------------------------------------------------------------



    ATHINE

    Athina zyrtare riaktivizion negociatat për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë. Konflikti për emrin zyrtar të Maqedonisë, FYROM, i cili shkaktoi një betejë diplomatike mes dy shteteve dhe nxiti madje edhe embargon e Athinës ndaj mallrave maqedonase, është kthyer sërish në tryezën e diskutimeve të OKB-së, pas gati një dekade. Zëvendësministri i Jashtëm grek, Janis Valinaqis, është takuar dy ditë më parë me të dërguarin e posaçësm të OKB-së për konfliktin greko-maqedonas, Methju Nimiç. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta e përditshme greke "Elefterotipia", sipas të cilës të dy diplomatët kanë diskutuar gjatë për gjetjen e zgjidhjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, aktualisht Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. "Takimi ishte një nismë e re diplomatike e Athinës zyrtare për të zgjidhur konfliktin për emrin", shkruan gazeta. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, Jorgos Kumutsakos, takimi ishte një riaktivizim i negociatave për të zgjidhur çështjen e shumëdiskutuar, edhe pse ajo mbetet një pikë e nxehtë polemikash mes dy qeverive si dhe ministrive të jashtme. Sipas tij, Athina është e mendimit se zgjidhja për emrin duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët dhe të mos shkaktojë debate të reja. Athina dhe Shkupi u përfshinë në debate të ashpra lidhur me emrin e shtetit të ri maqedonas, pas shpalljes së pavarësisë së tij nga federata jugosllave. Autoritetet greke nuk pranuan dot ekzistencën e një shteti me emrin Republika e Maqedonisë, ndërsa emri i shtetit të sapodarë nga federata mbeti Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, FYROM.


    Saga dhjetëvjeçare e emrit FYROM

    Emri i Maqedonisë u kthye në "mollë sherri" për dy vendet fqinje që me shpalljen e pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1991. Kryeministri grek i asaj kohe, Micotaqis, nuk e pranoi një gjë të tillë, ndërsa Athina zyrtare, e indinjuar, vendosi edhe një embargo për mallrat maqedonase. Propozimi amerikan për emrin "Shteti i Maqedonisë" gati i dha zgjidhje çështjes në vitin 2002, por marrëveshje nuk u nënshkrua nga Shkupi e Athina. Greqia, gjithsesi, ka pranuar që në emrin zyrtar të jetë edhe fjala Maqedoni.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    E pranueshe per greket eshte emri Skopje,dhe besoj qe nuk do ndahen lehte nga mendimet qe kane.Jane po Greket ata qe bene presion qe Maqedonia te kete emrin FYRO Macedonia,dhe me duket pak sa interesante kjo deshire per negociata mbi emrin.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sipas gazetes greke“Rizospastis”: SHBA-ja ka pranar emrin Maqedoni, ndersa Qeveria greke kerkon zgjidhje


    Pranimi i emrit Maqedoni nga ana e SHBA-ve u be “fakt” ne kohen e vizites se djeshme ne Shkup te ministrit amerikan te mbrojtjes Donald Ramsfeld, ne kuader te se ciles ai kishte takime me presidentin e Maqedonise Branko Cervenkovski, kryeministrin Hari Kostov dhe ministrin e mbrojtjes Vllado Buckovski, thekson gazeta.
    .
    Athine, 12 tetor (MIA) -Qeveria amerikane praktikisht e pranon emrin oficial te Maqedonise, ndersa pushteti grek kerkon dialog per te gjetur “zgjidhje qe perkrahet nga te gjithe” per kontestin greko-maqedonas, shkruan sot gazeta greke “Rizospastis”.



    Sic informon MIA, pranimi i emrit Maqedoni nga ana e SHBA-ve u be “fakt” ne kohen e vizites se djeshme ne Shkup te ministrit amerikan te mbrojtjes Donald Ramsfeld, ne kuader te se ciles ai kishte takime me presidentin e Maqedonise Branko Cervenkovski, kryeministrin Hari Kostov dhe ministrin e mbrojtjes Vllado Buckovski, thekson gazeta.



    Ne takimin e ministrit maqedonas te mbrojtjes dhe atij amerikan ishte nenshkruar marreveshja per mosperhapjen e armeve per shkaterimin ne mase dhe bashkepunimin e perforcuar ne fushen e mbrojtjes dhe forcave te armatosura, ku permendet “Qeveria e SHBA-se” dhe “Qeveria e Maqedonise”.



    Kjo eshte marreveshja e dyte e nenshkruar ndermjet Uashingtonit dhe Shkupit, ne te cilen ish republika e Jugosllavise emerohet si Maqedoni, shkruan “Rizospastis”.



    Duke u nisur nga fakti se emri Maqedoni eshte pranuar nga ana e SHBA-ve, zedhenesi i Qeverise greke, Teodor Rusopulos deklaroi se kabineti ne Athine eshte per “dialog permbajtesor dhe joformal per gjetjen e nje zgjidhjeje qe perkrahet nga te gjithe per kontestin me emrin”.

    Nga: Flaka
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ketu po vdesin njerezit per buke keta merren me emra e cirren ne Evrope per abuzime minoritetesh ne Shqiperi. Nuk i vjen turp komb tahmaqare. Nuk i mjaftojne ato qe ka por do gjishkah per vete. Ja ku te na kerkojne dhe ne tani hiqeni flamurin se na perket neve te "Epirit" edhe pse cdo historian Grek e shkruan qarte se cfare e kujt i perket Epiri.

    Kush jane keta te gjithe nje here? Evropa e Amerika kane halle te tjera keta bejne gam gam gjith diten, nuk pushuan qe nuk pushuan.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema të Ngjashme

  1. Kontesti me Greqinë: rrezik për tensione ndëretnike
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 248
    Postimi i Fundit: 01-08-2012, 12:36
  2. Sllavomaqedonizimi i historisë shqiptare
    Nga Artti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  3. Prejardhja linguistike e emrit ATHINA
    Nga ash në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 10:55
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •