Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Si u ndjete keto dite , qe "dinakerise se lashtesise" ja ulem hunden ?

    SA MIRE TE JESH SHQIPTAR..."


    Nga Genc KONDI


    Nuk kanė qenė tė shumta rastet qė na ka ofruar e kaluara pėr ta ndjerė veten krenarė nga tė qenit pjesėtar i kėtij kombi. Edhe mė pak qė, pėr orė e ditė tė tėra, tė shohim rrugėt e qyteteve tona kryesore tė veshura me ngjyrat e flamurit shqiptar, me lumenj makinash e kėmbėsorėsh qė ekzaltojnė emrin e kėtij vendi. Kush ka pėrjetuar emigracionin, kujton mirė se shumėkush - mbase nga halli! - arrinte tė gėnjente lidhur me prejardhjen e tij. Jo, ēfarė Shqipėrie, jam rumun, jam polak, jam nga Sardenja, nga Argjentina. Lidhja e shkurtėr qė bėhej, menjėherė sa zbulonin se ishe nga vendi i shqipeve, bashkonte elementėt e pashmangshėm tė njerėzve qė zbrisnin nga anije tė ndryshkura, me sy tė skuqur e rroba tė modės "ēarleston", flokė tė epokės "sving" e aromė tė epokės kur miku mė i ngushtė i njeriut ishte cjapi, pėr tė krijuar imazhin qė u pėrjetėsua nė emisionin tv italian "Striscia la Berisha". Mungonte vetėm bishti!
    Pėrrenjve njerėzorė qė zbarkuan nė vendet fqinjė duke pėrsėritur vetėm fjalėt e shtrembėruara "lefta'-dhulja'", "lavoro", nuk u ka mbetur mė as nami e as nishani. Si njė relike muzeumi nė qendėr tė kryeqytetit ka mbetur vetėm njė mini-turmė fatkeqėsh qė kėrkon punė e para, ndėrkohė qė pėrsėri imazhin pezhorativ nuk na i shmangėn dot kokat e qethura bukur, veshjet dhe gjerdanėt e rėndė tė modės mė tė fundit, celularėt satelitorė apo veturat gati jashtėtokėsore. Pėrsėri, fjala shqiptar u bė sinonim i diēkaje tė pazakontė, por, kėsaj here, tė njerėzve tė ēartur tej mase, qė nuk e kanė pėr gjė tė pėrdorin dhunė mesjetare pėr tė arritur nivel jetese postmodern. Njerėz, tė aftė tė bėjnė copė e thėrrime, nė pak ditė, pėrvojėn mijėvjeēarė tė organizimit shtetėror, si nė '97; tė aftė tė grabitin banka nė treva tė pashkelura nga krimi, si nė Norvegji; tė sfidojnė dinosaurė tė tillė si FBI-nė nė Amerikė; tė aftė tė krrejnė sytė e njeri-tjetrit pėr njė copė karrike, pa qenė tė zotėt tė bėjnė, as nė vend e as jashtė tij, diēka qė dikush ta pėrmendė pėr mirė.
    E, megjithė faktin qė politika e ekonomia - tė dyja nė nivel mjeran - kanė krijuar njė oaz negativ mes Evropės sė njė niveli sipėror, duhet tė jemi krenarė se vetėm optimizmi nuk na ka braktisur kurrė. Bindja se ne jemi dikush, se ende nuk ka ardhur ora jonė, por, kur tė vijė, ama, ta shohin tė tjerėt! Kjo bindje nė politikėn dritėshkurtėr shpėrthen nė fokusin e turbullt, tė prodhuar nga mendje po aq tė turbullta, qė kalojnė nė ekstremin tjetėr sindromėn e tė qenit askush, duke shpikur "Shqipėrinė e Madhe" me hartat pėrkatėse. Ku hyn gjysma e viseve tė Ballkanit. Ēka ka filluar tė trembė seriozisht maqedonas, serbė, grekė e deri bullgarė. Pėrgjigja mė e mirė, si pėr ata qė kanė quajtur shqiptarėt tė paaftė tė kenė shtetin e tyre e Shqipėrinė si njė shprehje gjeografike, ashtu edhe pėr ata qė u nxjerr koka tym duke ėndėrruar ndryshime kufijsh tė stilit imperial, ėshtė njė thirrje e thjeshtė nė kor e grupi tė rinjsh. Tė ardhur nga ana e anės nė njė vend, qė krahasohet rėndom nė shtypin e mediat e huaja me njė Golgotha tė ngritur me tulla tė anti-materies shoqėrore, ata, me shallin e kuq nė kokė, me flamurin kombėtar nė duar, i tregojnė vetes sė tyre dhe botės mbarė se janė krenarė qė i pėrkasin njė kombi tė tillė. Qė ka tė drejtė tė hyjė nė garė, jo vetėm sportive, me cilindo komb tjetėr, e, pse jo, edhe tė dalė prej andej ose fitues ose, tė paktėn, i nderuar.
    Kėtė ndjenjė, qė e shprehin hapur kėta djem, e ruan pa dyshim nė zemėr ēdo shqiptar, kudo qė tė jetojė, brenda e jashtė vendit. Ėshtė e pėrbashkėta qė lidh miliona vetė, shumė tė ndryshėm nga njeri-tjetri, nė njė besim tė zjarrtė se fjala shqiptar dikur do tė rimojė me fjalėn krenar. Ndjenjė, qė, ndoshta, nuk shprehet hapur ēdo moment, por ēdo moment ėshtė e gjallė nė zemrat e pjesėtarėve tė njė kombi dhe, nė kushtet kur gjen terren pjellor, shpėrthen, duke e bėrė tė madh njė komb tė vogėl. Mjafton njė ndeshje sportive - kaq pak - pėr tė na kujtuar se edhe ne, shqiptarėt, kemi ndjenjė kombėtare, madje e kemi shumė mė tė fuqishme se kombe tė tjera, tė krijuara me arna nga pėrzierjet mijėvjeēare tė popullsive tė racave tė ndryshme. Por, tė zėnė me fėrkimet tona tė ngushta, tė vazhdueshme e tė verbėra, ne harrojmė se, e duam apo nuk e duam njeri-tjetrin, kemi diēka qė na lidh: tė qenit shqiptar. Le ta kujtojnė tė parėt ata qė kanė marrė mbi vete barrėn, aspak tė lehtė, pėr tė na drejtuar si komb. E, nė ēastet kur vėshtirėsitė pėr t'u marrė vesh do tė jenė mė tė pakėrcyeshme, le tė bėjnė njė pauzė, e tė thėrrasin, nė mėnyrėn e tyre, bashkė me ata djem tė ardhur nga larg:

    Eh, sa mirė tė jesh
    shqiptar!
    Oho!
    Oho!

    Une personalisht jam ndjere keto dite shume nacionaliste , jo pse fituam nje ndeshje sporti , por sepse ja thyem hunden atyre qe krenohen me dinakerine e tyre , duke pervetsuar punen e mijra shqiptareve , dhe duke i trajtuar si njerez me bisht . Nuk ka fjale qe te pershkruaje urejtjen ndaj atyre , grek serb apo cdo lloj kombi qofshin qe na shohin ne Shqiptareve si njerez te kadegorise se fundit .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Keto dite edhe une jam ndier shume nacionalist, ka qene interesante sepse keto dite kur me shume se me pare ka pasur shenja nacionalizmi tek popullata, kjo tregon qarte se sporti pervec argetimit ka edhe efekte tjera si ne ritjen e nacionalizmit gjak ose dicka me shume...

    Keto dite jam ndier krenar pse jam shqiptar...dhe do te ndjehem perjete i tille sepse i tille kam lindur...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anėtarėsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    gjithmone jam ndier" so proud te be Albanian" por kjo ndeshje futbolli me shume se nje ndeshje ish nje "lufte virtuale" ku poplli shqiptar ndermjet fitores kerkonte te rimerte dinjitetin e shkelur aq mizorisht prej grekve identitetin e tyre te perdhosur ne mediat greke dhe ti tregonte atyre qenieve shtazarake dhe idiote se shqiperia dhe shqiptaret jane te denje te konkurojne me te ashuquajturat "superfuqi" dhe te triumfojne mbi ta! dhe them se shqiperia po ja arrin gjithmone e me shume dites per te shpallur triumafalisht identitetin e saj.

  4. #4
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    "Ein Gentelman schweigt und genießt" thote gjermani, qe do te thote:
    "Nje i fisem hesht dhe shijon"

    Mua mu be jashtezakonisht shume qejfi qe fituam, por duke e thene prape me nje shprehje gjermane "wir müssen die Kirche im Dorf lassen" (le ta lejme kishen ne fshat), do te thote qe te jemi me teper realiste dhe te mos na rritet shume hunda se fundja nje ndeshje futbolli fituam me greket dhe nuk eshte as hera e pare. Une habitem perse duhet te politizohet kaq shume kjo ndeshje futbolli?
    Dhe ajo qe nuk arrij dot ta kuptoj:
    Per cfare duhet te gezohemi ne?
    Per fitoren tone apo per humbjen e grekerve?


    Une per veten time gezohem per fitoren tone.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #5
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Pedro
    Une habitem perse duhet te politizohet kaq shume kjo ndeshje futbolli?
    Kjo tregon qe jeton me koken ne re dhe nuk e kupton dot realitetin e vertete Shqiptar. Ndoshta eshte me mire keshtu....por kur pashe bashkekombasit e mi te ekzaltuar per fitore ne ate fare feje e kuptova se FUTBOLLI nuk kishte aspak te bente me kete ndeshje. Keta jane gati per te marre hak, e jane mbrujtur me premtimet mesianike te nacionalizmit shqiptar. .. Feja vete!! Hip hip hurray

    P.S. Kuptohet qe ne kete 'fe' ti Pedro konsiderohesh si 'Qafir'
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Jam ndjere tamam si cdo Shqipetar tjeter,krenar dhe zemer mbushur! I fituam dhe u treguam se mundemi edhe ne te jemi me te mire se ata.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    Ndjenje kenaqesie qe nuk mund ta pershkruaj me fjale ishte fitorja e Kombetares sone ndaj greqise, e qe nuk e pranuan vetem si humbje te ndeshjes se futbollit e treguan greket me poshtersine dhe idiotizmin e tyre me dhunen deri me vrasjen e te riut Shqiptar nga Kukesi e plagosjen e disa te tjereve.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    vrasja e emigrantit

    intervista


    Flet babai i Gramozit tė vrarė nė Zakinto pas ndeshjes me Greqinė

    Halil Palushi: Pėrse ma vranė grekėt djalin


    Laureta Rryēi & Vladimir Karaj

    Buzėt i dridhen, ndėrsa ndez e shuan njėra pas tjetrės cigaret. Flet me zė tė ulėt dhe herė-herė ul kokėn e shpesh tė duket se do tė shpėrthejė nė vaj. Por Halil Palushi mbahet.

    Ai ėshtė babai i tė riut shqiptar tė vrarė tė dielėn nga njė tifoz grek, nė ishullin Zakinto, pas ndeshjes Shqipėri-Greqi. Flet ngadalė, ndoshta ngaqė mundohet tė fshehė dhimbjen. Herė pas here i duhet tė ngrihet nga vendi pėr tė respektuar miqtė qė i vijnė pėr ngushėllime. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, ai tregon se si e mėsoi lajmin pėr vdekjen e djalit. Ēfarė i ka mbetur peng mė shumė nga kjo histori dhe kė fajėson pėr vdekjen e tė birit.

    Kur e mėsuat lajmin se djali juaj ishte vrarė nė Greqi?
    E mora vesh sot (tė dielėn) nė mėngjes, mė morėn nė telefon nga Greqia tė afėrmit e tjerė dhe ata mė dhanė lajmin e vdekjes sė tim biri.

    Si u ndjetė nė ato momente?
    Ēfarė mund tė them, sigurisht qė ndjej dhimbje humba njėrin nga djemtė dhe pėr mė shumė, gjithēka ka ndodhur pėr njė lojė. Por djali im nuk ėshtė i pari, ka me dhjetėra bij nėnash, tė cilėve nė Greqi nuk u dihet as varri.

    Cilin fajėsoni pėr vdekjen e djalit tuaj?
    Nė fillim fajėsoj racizmin grek, ata janė tė parėt qė duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi, sepse kjo nuk ėshtė hera e parė qė ata sillen nė kėtė mėnyrė ndaj shqiptarėve, qė kanė shkuar nė Greqi pėr tė punuar. Pastaj fajėsoj edhe shtetin shqiptar, i cili deri mė tani ka heshtur dhe nuk i ka mbrojtur shtetasit e tij nė Greqi, apo kudo qė janė.

    Pėrse thoni qė grekėt janė racistė?
    Unė kam punuar vetė nė Greqi, atje kam qenė tė paktėn pesė herė dhe e di shumė mirė se ēfarė do tė thotė dhunė greke, e di shumė mirė se si sillen ata me shqiptarėt dhe se ēfarė ndodh. Por kjo nuk ėshtė normale, ėshtė e tmerrshme tė vritet njė njeri pasi ke humbur nė njė lojė me top, kjo nuk ka ndodhur kurrė mė parė dhe unė asnjėherė nuk e kam menduar se mund t“i ndodhte djalit tim.

    Ju kishit dijeni mė parė pėr atė qė po ndodhte nė Greqi, pas ndeshjes nė Tiranė?
    Po, dėgjova nė lajme se kishte pėrplasje mes tifozerisė greke e asaj shqiptare dhe se policia greke kishte pėrdorur gaz lotsjellės, pėr tė shpėrndarė shqiptarėt qė kishin dalė nė sheshin “Omonia” pėr tė festuar fitoren. Por kurrė nuk mė vajti mendja se do tė shkonte puna deri sa tė na vrisnin. Pėr mė shumė, kėto gjėra kishin ndodhur nė Athinė e jo nė atė ishullin ku ndodhen djemtė e mi. Nė fillim mėsuam se ishte vrarė njė shqiptar, e mė pas mė morėn nė telefon nga Greqia dhe mė thanė se ai qė kishin vrarė grekėt ishte Gramozi, djali im.

    E dini se si ka ndodhur ngjarja?
    Djemtė qė kam nė Greqi dhe qė ishin nė tė njėjtin ishull sėbashku me Gramozin, mė kanė treguar nė telefon gjithēka qė ka ndodhur dhe si e kanė qėlluar djalin tim.

    Ēfarė ju kanė treguar?
    Mė thanė se pasi kanė parė ndeshjen, nė njė lokal tė vogėl afėr vendit ku jetojnė tė tre sėbashku, Gramozi, Admiri dhe Pajtimi dhe tė tjerė shqiptarė kanė dalė nė rrugėt e ishullit pėr tė festuar, por grekėt u kanė zėnė pritė dhe ka ndodhur ajo qė u mor vesh.

    Ju thanė djemtė ku po shkonin?
    Po, mė treguan se do tė shkonin nė njė kafene, pėr tė pirė diēka pas ndeshjes, aty njė grek i ka sulmuar me thikė dhe ka vrarė Gramozin.

    Na mėsuam se spitali i ishullit nuk ka pranuar tė kurojė djalin tuaj?
    Po ėshtė e vėrtetė, kur e kanė ēuar nė Spital, mjekėt e atjeshėm kanė refuzuar t“i japin ndihmėn e parė dhe djemtė tanė janė detyruar qė ta nisin menjėherė pėr nė Athinė, por duket se ka qenė vonė.

    E dini qė personi qė qėlloi mbi djalin tuaj ėshtė arrestuar?
    Jo nuk e di, por shpresoj tė jetė kėshtu dhe shpresoj qė tė dėnohet, nė tė kundėrt do tė jemi ne vetė qė do ta kėrkojmė vrasėsin kudo qė tė jetė. Pres nga shteti ynė qė tė ushtrojė presion e tė kėrkojė dėnimin e vrasėsit.

    Kur ju ėshtė thėnė pėr mbėrritjen e trupit nė Shqipėri?
    Na ėshtė thėnė se nesėr nė mbrėmje do tė niset pėr nė Shqipėri dhe se njė ditė mė pas do tė arrijė kėtu, por ne do tė donim qė shteti tė ndėrhynte dhe trupi tė vinte sa mė shpejt.

    Sa djem keni nė Greqi?
    Kam tre djem, i pari ka shkuar vetė atje. Fillimisht ka vajtur Admiri, i cili tani ndodhet nė Kretė sėbashku me gruan dhe fėmijėn e tij. Ndėrsa mė pas shkoi Pajtimi dhe i treti ishte Gramozi.

    Sa vjeē ishte Gramozi?
    Gramozi, ishte 20-vjeē, e kanė vrarė nė lulen e rinisė dhe pėr ēfarė, pėr njė lojė, pėr njė top. Vdekja mund tė tė vijė edhe nga Zoti, por jo kėshtu nė kėtė mėnyrė.

    Kishte kohė djali juaj qė punonte nė Greqi?
    Po kishte mė shumė se pesė vjet.

    Kur ka shkuar pėr herė tė parė atje?
    Nė Greqi pėr herė tė parė ka shkuar nė moshėn 14-vjeēare, sapo kishte pėrfunduar klasėn e tetė dhe vajti te tė dy vėllezėrit e mėdhenj qė kishin vite qė punonin atje.

    Me ēfarė merrej, ēfarė pune bėnte nė Greqi?
    Atje, nė pjesėn mė tė madhe tė kohės, ka punuar si bojaxhi. Fillimisht ishte nė njė zonė afėr Athinės dhe mė pas shkoi nė ishullin Zakinto, ku jetonte sėbashku me Pajtimin, djalin e dytė dhe me disa kushėrinj.

    Sa kohė kishte pa ardhur nė Shqipėri?
    Kishte mė shumė se dy vjet qė nuk kthehej, donte tė vinte pėr pushime, por i duhej qė kėtė qershor tė rinovonte dokumentet. Por pėr fat tė keq ai nuk i mori, megjithatė kishte vendosur qė tė vinte kėtė javė.

    Ju sa fėmijė keni?
    Kisha 10 fėmijė, tani kam nėntė, kisha tetė djem, tani kam shtatė.

    Keni kohė qė keni ardhur nė Tiranė, nga Kukėsi?
    Po kam rreth shtatė vjet. Si familje kemi zbritur nė kryeqytet, por nuk ka qenė e lehtė edhe kaq sa kemi bėrė deri tani e kemi bėrė me punė nė emigracion e kryesisht nė Greqi. Atje kemi vuajtur e jemi shfrytėzuar, se paratė e fitura atje janė para tė fituara me gjak. Unė e thashė edhe mė parė se nuk ishte i pari im bir qė u vra nga grekėt, mė parė janė vrarė edhe tė tjerė tė rinj dhe ende njerėzit nuk ua dinė varrin, por kėshtu ėshtė kur je njė vend i vogėl e i pafuqishėm.



    Tė rinjtė bashkohen me hidhėrimin e familjes Palushi

    Kėshilli Rinor Shqiptar, Rrjeti i Studentėve Shqiptarė nė Botė dhe 12 Parlamentet Rinore nė tė gjithė vendin shprehin hidhėrimin mė tė thellė pėr vrasjen e bashkėpatriotit dhe bashkėmoshatarit tonė, Gramoz Palushi nė shtetin grek, pėr shkakun e vetėm se ai iu bashkua gėzimit legjitim tė dhjetėra mijėra shqiptarėve kudo nė botė. Ngjarja nė fjalė dėmton rėndė klimėn e besimit reciprok mes dy vendeve tona dhe krijon tensione nacionaliste qė nxisin pasione negative.





    Zija nė familjen e emigrantit tė vrarė nė Greqi. Kėrkesa: Tė paktėn trupin tė na e kthejnė shpejt

    Njė kafe e hidhur nė shtėpinė e Gramozit
    Tė afėrmit prisnin qė ai tė vinte nė shtėpi, pas njė jave nga kurbeti

    Nuk ėshtė e vėshtirė qė tė gjesh shtėpinė e Gramoz Palushit nė Babrru tė Tiranės, tė gjithė e dinė ku banonjnė prindėrit e djalit tė vrarė nė Greqi, ndėrsa festonte fitoren e kombėtares.

    Njė i ri na tregon se duhet tė kalojmė nė tė majtė tė komunės sė Paskuqanit dhe se duhet tė udhėtojmė deri nė periferi tė lagjes, qė quhet Babrru e Vjetėr. Njė fqinj na tregon shtėpinė qė ėshtė filluar prej 7 vjetėsh, por ende nuk ka pėrfunduar. Njė portė e hapur nė tė dyja kanatet na tregon se aty ka zi dhe kjo e fundit bėhet mė e fortė kur dėgjojmė vajin e grave. “Tė dėrgova bir tė punoje pėr tė mbajtur familjen, ndėrsa ty tė vranė pėr njė ndeshje”. Dy burra na presin te shkallėt dhe me ta ngjitemi nė katin e dytė. Shtėpia nuk ėshtė sovatuar ende dhe tė afėrmit na tregojnė se Gramozi pikėrisht pėr kėtė po punonte nė Greqi. Qė poshtė dėgjojmė tek vjen si ngashėrim, vaji i Naxhije Palushit, nėna e emigrantit tė vrarė. Ajo ėshtė ulur nė njė cep tė dhomės e rrethuar nga tė afėrm tė saj, tė cilat sapo dėgjojnė vajin e nėnės pėr kurbetin, shpėrthejnė nė nga-shėrim. Secila prej tyre ka njė ose dy djem emigrantė, pjesa mė e madhe nė Greqi. Tė gjithė mund tė kenė vite pa i parė fėmijėt qė punojnė, siē na thonė ato. Por ndėrsa tė tjerat do tė vazhdojnė tė presin djemtė e tyre, Naxhija nuk do ta shohė mė Gramozin, tė cilin nuk e kishte parė prej dy vjetėsh. “Pėr njė javė do tė vinte pėr pushime, ndėrsa tani do tė vijė mbyllur nė arkivol”, tregon ndėrsa qan tė vėllain, motra mė e madhe, Dėshira. Pėr tė lajmi ėshtė ende i pabesueshėm. Tė afėrmit e Palushėve, shumė prej tyre tė shpėrngulur nga Kukėsi pėr tė jetuar nė Babrru, kanė ardhur pėr t’i qėndruar pranė familjes sė Gramozit. Ata apelojnė qė shteti tė bėjė tė mundur mbėrritjen sa mė shpejt tė trupit tė pajetė, tė njeriut tė tyre. “Kemi njerėzit tanė atje qė po pėrpiqen dhe janė nė kontakt me autoritetet vendase, por ata u kanė thėnė se duhet tė presin deri sa tė pėrfundojnė njė sėrė procedurash dhe vetėm nesėr (sot) nė mbrėmje, do tė nisin trupin”. Shkallėt e Palushėve i ngjisin edhe dhjetėra tė tjerė miq e tė afėrm, pėr tė pirė kafenė e hidhur tė mortit. E mė pas tė gjithė largohen kokėulur, si tė kishin faj pėr atė qė ka ndodhur. Largohemi dhe ne. E ndėrsa kemi lėnė pas shtėpinė e viktimės, shohim njė makinė qė ende mban flamurin kombėtar, e menjėherė na shkon nė mend se Gramoz Palushin e vranė, pikėrisht se donte tė mbante kėtė flamurė.



    Familja Palushi e ardhur nė Babrru prej 4 vitesh

    Familja Palushi kishte katėr vjet qė ishte larguar nga fshati i Kukėsit, pėr tė jetuar nė Babrru. Nė fillim kishin mbledhur paratė pėr tė blerė tokėn dhe mė pas ndėrtuan njė shtėpi dykatėshe me disa dhoma, duke qenė se familja kishte 12-tė anėtarė. Ata filluan tė banonin para se t’i mbaronin mirė punimet, pėr shkak se nuk i kishin mundėsitė ekonomike. Halili, kryefamiljari edhe pse i kishte fėmijėt jo shumė tė rritur, pėrsėri ata ishin mėsuar me rrugėt e kurbetit, madje duke qėndruar edhe pėr njė kohė tė gjatė pa parė tė afėrmit e tyre. Aktualisht, pas katėr vitesh, shtėpia vazhdonte tė ishte akoma nė atė gjendje, duke treguar mė sė miri se Gramozi bashkė me dy vėllezėrit e tij kishin emigruar pėr tė siguruar kafshatėn e bukės me punė tė ndershme.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Kur pashe hapjen e Olimpiades dhe kudo ne te mbizoteronte dega e ullirit, sec mu kujtua titulli i atij filmit te vjeter italian "Nuk ka paqe nen ulli"

    PAS NDESHJA NE Greqi me dha te drejte.

    Per te gjithe ata qe na duan dhe s'na duan ne si komb, ajo ndjeshje ishte nje shenje e kohezionit tone si komb. Vetem ata qe kane qene ne Tirane, ATE DITE MUND TE KUPTOJNE C'perfaqesoi ajo ndeshje.

    Komentet e Brarit dhe te te tjereve mbi racen tone nuk kane vlere.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Per me teper mbi si u ndjene shqiptaret nga Gazeta Shqiptare:

    MANIFESTIMI I SOLIDARITETIT NE TIRANE

    Ndeshje e fituar para fillimit
    Atmosfera, bashkimi kuq e zi i gjithė shqiptarėve


    --------------------------------------------------------------------------------

    ga. sp.


    TIRANE

    Festa e madhe e futbollit i parapriu nė mėnyrė tė paparė ndonjėherė ndeshjes sė futbollit Shqipėri-Greqi, qė nė paraditen e 3 shtatorit. Tė premten, tifozėt tė ardhur nga tė gjitha trojet shqiptare kuqėluan rrugėt e Tiranės, duke valėvitur flamujt kombėtarė e tė veshur me ngjyrat e tij. Njė demonstrim solidariteti pėr ngjyrat e kombit, pėr njė valė tė re patriotizmi aq shumė tė munguar vitet e fundit, domethėnia e tė cilit sfumoi gjithēka, edhe frikėn e faktit se skuadra kombėtare do tė ndeshej me kampionen nė fuqi tė Evropės. Gjithsesi tė gjithė ishin tė bindur pėr njė fitore dhe kjo shprehej nė tė gjitha mėnyrat e mundshme.

    Tifozeria
    Me qindra tė rinj nga Tirana u bashkuan qė tė premten me tė ardhur nga qytete tė tjera tė vendit, ndėrkohė qė pasdite filloi edhe mbėrritja e tifozėve kuqezi nga Kosova dhe Maqedonia, tė cilėt kanė udhėtuar nė mėnyrė tė organizuar, nga shoqatat e tifozėve. E kuqja dhe e zeza u kthyen nė ngjyrėn dominuese tė rrugėve tė Tiranės, ndėrkohė qė pėrgatitja filloi edhe nė lokalet e shumtė, ku ndoqėn takimin mijėra nga ata qė nuk mundėn tė siguronin bileta. Festa e sė premtes vazhdoi deri nė orėn dy pas mesnate, me makina e motorra qė rendnin rrugėve duke u rėnė borive dhe valėvitur flamujt. Rrugėt e Tiranės dje ishin tė rrėmujshme, por nga ato rrėmuja qė nuk ia prishin qejfin askujt, pėrkundrazi, sjellin vetėm buzėqeshje. Policia e shtetit rriti nivelin e gatishmėrisė qė tė premten nė mėngjes, por karvanin e tifozėve nuk e shqetėsoi askush, edhe pse natyrshėm ndikoi nė rėndimin e trafikut tė kryeqytetit. Megjithė urdhėrin e marrė pėr kontrolle fizike, policia u tregua tolerante, duke mos dashur tė prishte festėn e pragndeshjes. Nė njė nga kontrollet qė policia ushtroi ndaj dy makinave me flamur, por me targė tė huaj, u mblodhėn dhjetėra tifozė qė "protestonin" me humor pėr tė mos prekur pėrkrahėsit e kombėtares. Ishte e njėjta atmosferė si para katėr vjetėsh, kur pas fitores me Greqinė mijėra njerėz vėrshuan nė bulevard dhe nė sheshin Skėnderbej, ku u ulėn nė gjunjė para flamurit kombėtar, sė bashku me kombėtaren, e cila u bashkua mė vonė.

    Festa e gjithė shqiptarėve
    Por festa qė paralajmėroi fitoren nuk ishte vetėm nė Shqipėri. Ajo u zhvillua kudo ku ka shqiptarė. Nė Maqedoni, qytetet me shumicė shqiptare u skuqėn nga flamuri kombėtar, ndėrsa u pėrgatitėn edhe lokalet pėr ndjekjen kolektive tė takimit. I njėjti dekor ishte edhe nė Kosovė, ku ndeshja e kuqezinjve me grekėt fshiu vėmendjen nga gjithēka tjetėr. Njė ndeshjė qė e kreu misionin e saj pėr rizgjimin e ndjenjave kombėtare, pavarėisht rezultatit, qė para fillimit tė saj.


    Festime nė Londėr, Kosovė, Maqedoni, nė Greqi rrihen tifozėt nė "Omonia"

    Menjėherė pas fitores sė ekipit kombėtar shqiptar me ekipin kombėtar grek nė Tiranė, tifozeria kuq e zi ka pushtuar rrugėt e gjithė qyteteve shqiptare duke kaluar edhe kufijtė. Sipas tė dhėnave tė Gazetės, shqiptarėt kanė festuar nė pothuaj tė gjitha qytetet e Kosovės. Ndėersa nė Maqedoni ėshtė festuar nė Tetovė, Strugė e Shkup. Por edhe nė Londėr emigrantėt shqiptarė kanė organizuar njė manifestim tė pazakontė qė ka bėrė tė habiten banorėt vendas. Porse nė shtetin fqinj grek ka pėrfunduar nė dhunė tentativa e disa grupeve tifozėsh shqiptarė pėr tė manifestuar pėr fitoren nė qendėr tė Athinės, nė sheshin e njohur "Omonia". Sipas tė dhėnave tė konfirmuara nga korrespondenti i televizionit NEWS 24 Aleksandėr Marku, por edhe nga emigrantė nė Greqi, disa grupe shqiptarėsh, qė kanė dalė tė festojnė fitoren nė sheshin "Omonia" janė pėrballur fillimisht me grupe tė rinjėsh grekė dhe mė pas me policinė, qė ka hyrė nė mes pėr tė qetėsuar situatėn. Mes grupeve tė tė rinjve grekė dhe shqiptarė ka patur shkėmbime fyerjesh dhe hedhje shishesh. Prania e tė rinjve grekė nė shesh, sipas burimeve nga Athina, ka qenė vetėm pėr t'i bėrė karshillėk tifozerisė sė shqiptarėve pėr fitoren. Ndėrkohė sipas tė njėjtave burime nga Athina, policia greke e pėrbėrė nga 6 grupe forcash speciale fillimisht ka ndėrhyrė pėr tė shmangur pėrplasjen, por mė pas e ka tejkakuar detyrėn e saj duke ushtruar dhunė mbi grupet e tė rinjvė shqiptarė.

    Tifozeria e ardhur, numri njė

    Jo pėr t'u treguar nacionalistė, por tifozeria e ardhur nga Kosova e Maqedonia meriton vėrtet tė quhet si mė e mira. Tė ardhurit gjatė dy ditėve nė Tiranė u shfaqėn si pėrherė tepėr tė organizuar, pa veprime spontane. Ashtu si ēdo tifozeri evropiane, shqiptarėt e ardhur nga jashtė kėndonin e kėrcenin nė grup, ndėrkohė qė pjesa tjetėr i ndiqte, pasi i admironte. Nė fund, Brigel ua plotėsoi tė gjitha dėshirat. Pėrveē Besnik Hasit dhe Lorik Canės, aktivizoi nė lojė edhe Mehmet Dragushėn, duke bėrė njė treshe kosovare, ēka u pėrshėndet nxehtė nga mijėrat e tifozėve.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Kozma Etoliani i Barabarte me Apostujt - 24 gusht
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 23-08-2024, 01:48
  2. Pėrse duhet "tė fusėsh hundėn" aty ku s'tė takon?!
    Nga strange nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 13-04-2024, 04:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •