Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Ermira Babaliu: Kam lėnė shumė gjėra mangėt nė karrierė, pėr t'iu kushtuar vajzės

    Anila Kadija - Gazeta Shqiptare

    Ermira Babaliu ka lindur dhe ėshtė rritur nė Pogradec. Shkollėn e mes me tė pėrgjithshme e kreu po nė kėtė qytet. Gjatė viteve tė shkollės angazhohet nė grupet artistike, por edhe pranė Shtėpisė sė Kulturės, ku bie nė sy pėr zėrin e saj melodioz e tė veēantė, e qė shumė shpejt u dallua nga kėngėtarėt e tjerė. Aktivizohet pranė Estradės sė qytetit, ku merr pjesė nė variete tė saj dhe nė turne tė ndryshme si brenda, ashtu edhe jashtė rrethit. Merr pjesė nė Festivalin e Parė tė Kėngės nė Pogradec dhe nderohet me ēmimin e parė me kėngėn "Erdhi pranvera". Studimet e larta i kreu nė Universitetin e Tiranės, nė degėn e Filozofisė. Nė festivalet e kėngės nė RTV, Ermira Babaliu vlerėsohet dy herė rresht me ēmime tė treta, Festivali i 25-tė dhe i 26-tė, me kėngėt "Emri mė i bukur, njeri" dhe "Mbrėmja qė mban dashurinė time". Me ēmim vlerėsohet edhe me kėngėn tjetėr, "E njėjta ėndėrr". Mė pas ėshtė shfaqur nė publik sidomos nėpėrmjet serenatave korēare, tė bėra mjaft popullore dhe qė ia shtuan adhurimin dhe famėn. Sot ajo jeton nė Detroit. Sė bashku me Irma Libohovėn kanė realizuar disa koncerte nė Detroit dhe Nju-Jork gjatė muajit maj, duke vazhduar dhe gjatė qershorit nė Detroit dhe nė Kleveland mė datė 2 korrik.

    Ermira, a ka zė emocioni?

    Emocioni i duartrokitjeve tė para ėshtė i paharrueshėm, sidomos kur nuk je e pėrgatitur se nuk i ke ėndėrruar ato...Kėshtu nisi rruga ime artistike, si njė pasion i pafajshėm fėmijėror. Ishte njė konkurrim midis klasave nė shkollėn e mesme. Kėndoja pa asnjė synim, thjesht ishte njė lojė e bukur pėr mua, por fitova ēmimin e parė! Ndjeva njė emocion, qė edhe sot ma shtrėngon zemrėn... Ndoshta ishte mė i bukuri nė jetėn time artistike, sepse ishte i papritur si rrufeja nė qiellin e qetė. Unė nuk e kam pasur ėndėrr kėngėn. Rastėsia ka bėrė qė tė afirmohem, duke filluar nga aktivitet e shkollės, tek Estrada e Pogradecit, turnetė nėpėr Shqipėri...A ka zė emocioni?! Ėshtė zė i heshtur qė e ka vetė kėngėtari nė brendėsi, dridhje qė vetėm ti e di, ėshtė njė pėrmasė e pakufishme, njė dimension i heshtur, qė shpėrthen sapo tė duhet ta nxjerrėsh.

    Ermira-grua, bashkėshorte, nėnė. Ēdo sfond i kėsaj panorame njerėzore ka njė domethėnie. Si i 'interpreton' Ermira kėto role nė skenėn e jetės?


    Si grua, jam pėrpjekur gjithmonė tė zė njė vend nė jetė. Si bashkėshorte, them se jam sa e mirė, aq edhe e vėshtirė, sepse martesa dhe karriera s'para dėshirojnė tė rrinė bashkė. Si nėnė, kėtu ndaloj, kthej kokėn mbrapa e shikoj se kam lėnė shumė gjėra mangėt nė karrierėn time pėr t'iu kushtuar vajzės, por jam e kėnaqur pėr kėtė.

    Si u dashurove me kėngėn?

    Qė e vogėl mė ka pėlqyer poezia dhe mė mahnitnin kėngėt me tekst tė bukur. Kėndoja shpesh me prindėrit, ndėrkohė qė mė "mėrziste" shumė gjyshi im, mjek pediatėr nė Korēė, kur mė detyronte ta dėgjoja kur i binte violinės...Por, pa dyshim kjo gjė ka pasur ndikim nė veshin tim.

    Vitet kanė njė perde tė tejdukshme qė mbulon kujtimet, por nuk i shuan ato...mjafton tė mbyllėsh sytė e tė rikthehen mbresat. Tė ndodh ndonjėherė t'u rikthehesh atyre?

    Mė merr malli vėrtet nganjėherė, megjithatė nuk jam natyrė nostalgjike. Turnetė e pafundme nėpėr Shqipėri, mikpritja e popullit, vendet dhe natyra, janė ato qė mė mungojnė mė shumė! Fakti qė arrita njė kulm nė kėngė, pėr mua ka qenė mjaft...

    Ti duket sikur ke bėrė njė kontratė tė pėrjetshme me buzėqeshjen...

    Natyrėn e qeshur e kam trashėguar nga nėna ime. Ėshtė e natyrshme dhe nuk mund tė rri pa tė. Pėrse tė mos buzėqeshim? Jeta ėshtė njė ndėr dhuratat mė tė bukura qė na jepet, privilegji qė ta shijojmė. Jam shumė e kėnaqur qė e ka trashėguar edhe vajza ime.

    I ke kėnduar shpesh dashurisė...Ēfarė vendi zė ajo nė jetėn tėnde?

    Dashuria, pėr mua ėshtė ēelėsi i lėvizjes sė jetės...ėshtė motivi. Pa e pasur me vete atė, pa e ndjerė e ndarė me botėn, s'mund tė ndodhė asgjė e bukur. Kurrė nuk mund tė ketė, sidomos, art tė vėrtetė pa qenė natyralisht e pranishme dashuria...nė tė gjitha format. Shpesh qėllon tė mė pyesin se pėr kė e kėndoj kėtė apo atė kėngė. Unė, nė tė vėrtetė nuk kam askėnd nė mendje.
    Ėshtė vetėm njė mall, do ta quaja hyjnor, qė mė mbėshtjell sa herė bashkohet njė tekst i bukur me njė muzikė qė mė pėlqen, qė nuk tė lė tė flesh derisa ta kėndosh. Nuk mund tė imagjinoj kurrė njė njeri tė keq duke bėrė vepra tė mira arti. Dashuria zė vendin kryesor nė jetėn time, marr dhe pėrpiqem tė jap sa mė shumė prej saj.

    Fėmija, me prindėr artistė, quhet njė fėmijė arti... E ke menduar ndonjėherė vajzėn tėnde duke ndjekur kėtė rrugė?

    Dorela ka njė emėr muzikor. Janė tri nota tė pentagramit... Premisat ishin qė ajo tė ndiqte kėtė rrugė, pasi i pėlqen shumė kėnga, por nuk ka zė. E ēuditshme, se edhe bashkėshorti im, Sandri ka zė tė bukur! Ajo ka zgjedhur tė bėhet dentiste, tė kujdeset pėr buzėqeshjen e tė tjerėve, qė ka pak afrimitet me artin, i cili kujdeset pėr buzėqeshjen e shpirtit! Parimi im ėshtė qė ajo tė shkėlqejė po mundi, nė fushėn qė zgjedh... Kėshtu, jam shumė e kėnaqur.

    Tė ka ndodhur ndonjėherė tė shikosh qiellin e tė thuash: "Unė sot jam e lumtur se..."?

    Mė ka qėlluar vetėm dy herė, kur kam lindur vajzėn, sepse e doja vajzė dhe nė njė moment shumė tė vėshtirė, kur ajo rrezikoi jetėn dhe jeta iu rikthye sėrish. Nuk e njoh lumturinė si koncept, rrjedhojė e karakterit tim, ndoshta. Mė ka pėlqyer shumė njė thėnie e Shopenhaurit: "Lumturia mund tė jetė shuma totale e tė kėqijave tė shmangura...". Unė do tė flisja mė shumė pėr gėzimet; ato i kam shumė tė shpeshta.

    Ambienti i artit ėshtė i veēantė...Ēfarė tė pėlqen dhe ēfarė tė bezdis nė tė?

    Oh, ē'mė ke kujtuar! Ambienti i artit, nė shumicėn e rasteve ėshtė shumė i kėndshėm pėr aq kohė sa ekziston ajo dashuria pėr tė cilėn folėm...Kur ti je nė njė ambient artistik tė tė njėjtit nivel, nuk ka gjė mė tė bukur se ai ambient. Nė momentin kur tė takon tė ndodhesh nė ambiente artistike apo grupe ku ka diferencė nivelesh, ėshtė pak e vėshtirė tė thuash se janė tė bukur! Nė kėto raste, unė zė njė qoshe dhe... lexoj.

    Skena ėshtė si njė piedestal, ku ndjen se mund tė fluturosh, apo jo?

    Vėrtet, krahė tė jep skena... shumė bukur e the... Bashkatdhetarėt tanė sot i ke kudo. Mė kanė lėnė mbresa tė veēanta komuniteti i Lionit nė Francė, nė Danimarkė e Suedi, Gjermani etj. Shqiptarėt e shpėrndarė nėpėr botė janė shumė tė pėrmalluar dhe i presin mirė tė gjithė mysafirėt artistė. Pa diskutuar qė kėtu nė USA jemi si tė shtėpisė, sidomos nė kounitetin e Bostonit.

    Ēfarė marrėdhėnie ka Ermira me natyrėn?

    Natyra ėshtė mikja ime mė e mirė, mė e sigurt. Mė mahnit ēdo grimcė e saj, qė nga lulet e vockla qė dalin tė parat nėn bar apo dėborė, nė pranverė, zhurma e shiut qė mė lė pa mend e mė vė nė gjumė si njė kėngė. Mė befason njė det i madh qė ndodhet nėn shkėmbinj. Mė ka lėnė pa fjalė pamja mahnitėse e kanoneve tė Arizonės. Nuk ka kamera apo foto qė ta mbėshtjellė e ta japė realisht fuqinė e bukurisė sė asaj natyre, atė emocion qė pėrjeton nė atė moment. S'mė tremb asgjė qė e ka emrin natyrė... e dua aq shumė, sa nuk ma nxė goja ta them atė fjalė.

    Cila ėshtė substanca e ditėve dhe e ėndrrave tė Ermirės?

    Rastėsia, mundėsia, kuraja...E marr jetėn siē ėshtė e siē mė vjen. Ndėrkohė, edhe i krijoj ditėt e mia. Nuk e konceptoj idenė qė ka ditė tė mėrzitshme. Gjithmonė ka diēka qė mund ta bėsh. Ndoshta mund tė shtoj qė dita, si edhe jeta, ėshtė shumė e shkurtėr. Ėndrrat janė tė shumta...Mė jep kėnaqėsi tė veēantė shėrbimi, qė nga pleqtė, deri te tė sėmurėt.

    Ē'do tė thotė pėr ty "talent i ri" dhe ē'kėshillė mund t'i japėsh atij, nisur nga pėrvoja qė ke?

    Njė talent i ri ėshtė ai qė i ka provuar tė gjitha elementet, duke filluar nga shpirti, zėri, pamja, aftėsia pėr tė bėrė performancė, inteligjenca aq e domosdoshme pėr tė kėrkuar dhe gjetur zhanrin qė ndriēon zėrin e tij, apo i jep veēanti dhe ngjyrė. Do t'i thoja njė talenti tė ri, tė bėhet model i mirė nė tė gjitha aspektet e personalitetit artistik. Vetėm kėshtu do tė ketė njė karrierė tė gjatė dhe nuk do tė harrohet nga publiku.

    Ka shumė kėngė shqiptare, sidomos popullore, qė janė pėrpunuar me njė tendencė muzikore orientale...Si e shikon kėtė ndryshim?

    Muzika orientale ėshtė pėrdorur pak a shumė kudo kohėt e fundit, ėshtė tendencė e kohės. Stingu, pėr shembull, e ka pėrdorur shumė, por nuk e ka kopjuar, ka marrė elemente tė saj, ndėrsa te ne ėshtė kopjuar tėrėsisht; pėrkthehen fjalėt dhe serviret nė shqip. Ėshtė njė fenomen qė po e dėmton seriozisht traditėn tonė.

    Shpesh nė jetėn tonė ndjekim njė rrugė, njė zė, njė njeri special, njė rastėsi, njė mundėsi...Ti, ēfarė ke ndjekur?

    Nė fėmijėrinė time kam pasur njė mėsues, njė udhėrrėfyes, njė shembull qė mė ka rritur; dajėn tim tė shtrenjtė, mik i Lasgushit, Mitrushit e i Kadaresė. Ishte njė disident i mirėfilltė, kritik, letrar dhe, mbi tė gjitha, shumė human. Prej tij kam mėsuar rrugėn drejt njohjes e ēdo gjė tė bukur qė ka jeta, qė nga ato qė duhet tė lexoja e deri te sjelljet me botėn.
    Nuk do t'i harroj kurrė takimet e tij me Lasgushin. Unė, si mace, rrija nė mes e, megjithėse e vogėl, thithja ēdo gjė qė ato flisnin, edhe pse shumė gjėra nuk i merrja vesh. Njė detaj nuk e harroj kurrė, mėnyrėn si fliste dhe si recitonte Lasgushi. Ai njeri i shtrenjtė ėshtė ai qė unė kam ndjekur. Quhej Qani Ēollaku dhe, nė mendimet e mia ėshtė gjithmonė ai zė, ai njeri special!

    Marrė nga “AlbaniaNews

    http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=100682
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-06-2011 mė 11:58

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Ermira Babaliu

    Ermira Babaliu - Kolazh me Kėngėt e Festivaleve

    “E Diell” - Maj 2021


    https://www.youtube.com/watch?v=2Mkrsdu7O7U

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Ermira Babaliu

    " E Diell " - Rikthimi i bujshėm i Ermira Babaliut nė skenė

    TCH - Maj 2021


    https://www.youtube.com/watch?v=i3W1IvFBPeU
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-09-2021 mė 15:54

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Ermira...
    Nga Brari nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 05:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •