Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 8 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,136
    Faleminderit
    81
    789 falenderime n 645 postime

    Çfarë është Orthodhoksia?

    Cfare eshte Orthodhoksia?

    nga Kryepeshkopi Averky i Sirakuzes dhe manastirit te Trinise se Shenjte

    Te djelen e pare te Kreshmes se Madhe Kisha jone feston triumfin e Orthodhoksise, fitoren e mesimeve te verteta te Krishtera mbi te gjitha cungimet dhe ndryshimet qe i jane bere atyre - herezive dhe mesimeve te gabuara. Te djelen e dyte te kesaj Kreshme te Madhe ky triumf i Orthodhoksise perseritet dhe thellohet me tej me kremtimin e kujtimit te nje prej shtyllave me te medha te Orthodhoksise, hierarkun Gregory Palamas, Kryepeshkopin e Selanikut, i cili me elokuencen e tij plot hiresi hyjnore dhe me shembullin e jetes se tij private asketike, i beri me turp te gjithe mesuesit e se keqes qe guxuan te hidhnin poshte esencen e Orthodhoksise, lutjet dhe kreshmen, te cilat ndricojne mendjen njerezore me driten e hirit te Perendise dhe e bejne ate nje komunikues te lavdise hyjnore.

    O Zot! Sa pak njerez gjejme ne kohet qe jetojme, ne rradhet e te arsimuarve e deri ne "teologet" bashkohore ne rradhet e klerikeve, qe e dine se cfare eshte Orthodhoksia dhe cila eshte esenca e saj. Ata i afrohen kesaj pyetjeje ne nje menyre shume te jashtme dhe formale dhe i japin nje pergjigje shume primitive e deri naive, duke anashkaluar plotesisht thellesine e saj dhe duke mos pare fare plotesine e permbajtjes se saj shpirterore.

    Mendimi i gabuar siperfaqesor i pjeses derrmuese mbi Orthodhoksine eshte thjeshte "nje rrefim tjeter i Krishtere" ne ekzistence, apo sic quhen ketu ne Amerike "bashkesi". Orthodhoksia eshte mesimi i vertete i Krishtit, i pastert dhe i plote, i pacunguar dhe i pandryshuar nga ndonje interpretim i gabuar apo nderhyrje njerezore - mesimi i besimit dhe lavderimit te Perendise qe i jep jete Besimit.

    Orthodhoksia nuk eshte vetem shuma e dogmave qe jane pranuar si te verteta ne nje menyre thjeshte formale. Nuk eshte vetem teori, por edhe praktike; nuk eshte vetem Besimi i drejte, por jeta qe eshte dakord me gjithcka ne kete Besim. Besimtari i vertete Orthodhoks nuk eshte vetem ai qe mendon ne menyren Orthodhokse, por edhe ai qe ndjen sipas Orthodhoksise dhe e jeton Orthodhoksine, duke u perpjekur qe te misheroje mesimet e verteta Orthodhokse te Krishtit ne jeten e tij.

    "Fjalt q po ju them jan frym dhe jet" (Gjoni 6:63) - iu drejtua Zoti yne Jezu Krisht apostujve te tij te mesimeve hyjnore. Pra, mesimet e Krishtit nuk jane vetem thjeshte teori abstrakte te ndara plotesisht nga jeta, por fryme dhe jete. Prandaj vetem ata qe mendojne sipas Orthodhoksise, ndjejne sipas Orthodhoksise, dhe jetojne sipas Orthodhoksise mund te konsiderohen Orthodhokse.

    Ne te njejten kohe, duhet te kuptoni dhe mbani mend se Orthodhoksia nuk eshte gjithmone vetem ajo qe quhet "Orthodhokse", sepse ne kohen mashtruese dhe djallezore qe jetojme shfaqja e gjithanshme e pseudo-Orthodhoksise e cila ngre koke dhe ka zene vend ne bote eshte dicka per te ardhur tmerresisht keq, por fatkeqesisht, nje fakt i pamohueshem. Kjo Orthodhoksi fallco perpiqet me insistim qe ti zere vendin Orthodhoksise se vertete, ashtu si Antikrishti do te mundohet ti zere vendin Krishtit kur ti vije ora.

    Orthodhoksia nuk eshte vetem thjeshte nje organizate e pastert njerezore qe drejtohet nga patriarke, peshkope e prifterinj qe jane shuguruar ne nje Kishe qe quhet zyrtarisht "Orthodhokse". Orthodhoksia eshte "Trupi mistik i Krishtit", koka e te cilit eshte vete Krishti (lexo Efesianeve 1:22-23 dhe Kolosianeve 1:18,24), dhe perberja e saj nuk permban vetem prifterinj, por te gjithe ata qe besojne tek Krishti dhe qe kane hyre ne menyre te ligjshme ne Kishe me anen e Pagezimit te Shenjte. Ai krijoi ata qe jetojne mbi toke dhe ata qe kane vdekur me Besim dhe lavderimin e Perendise.

    Kisha Orthodhokse nuk eshte nje lloj "monopoli" ose "biznesi" i klerikeve sic mendojne injorantet dhe ata qe jane te huaj per shpirtin e Kishes. Nuk eshte patriarkana e ketij apo atij prifti ne hierakine e Kishes. Eshte bashkimi i ngushte shpirteror i te gjithe atyre qe besojne tek Jezu Krishti qe perpiqen ne nje menyre te shenjte te mbajne urdherimet e Krishtit me qellimin e vetem qe te trashegojne bekimin hyjnor qe Shpetimtari Krisht ka bere gati per ne, dhe nese bejne mekat fale dobesive, ata pendohen ne menyre te sinqerte dhe perpiqen te "bjn fryte t denja pendimi" (Gjoni 3:8).

    Kisha, nuk mund te shkeputet plotesisht nga bota, kjo eshte e vertete, sepse njerezit qe hyjne ne te jane ende duke jetuar mbi toke dhe ky element "tokesor" ne perberjen e saj dhe organizimin e saj te jashtem eshte i pashmangshem; megjithate, sa me pak element "tokesor" qe te kete, aq me mire do te jete per qellimet e saj te perjetshme. Sidoqofte, ky element "tokesor" nuk duhet te erresoje apo pengoje elementin e pastert shpirteror - ceshtja e shpetimit te shpirtit ne jeten e ameshuar - per hir te se cilit Kisha u krijua dhe ekziston.

    Kriteri i pare dhe themelor, te cilin mund ta perdorim si udhezim per te dalluar Kishen e Vertete te Krishtit nga kishat mashtruese(qe ka kaq shume sot e kesaj dite!), eshte fakti qe e ka ruajtur te Verteten te paprekur dhe te pandryshuar nga interpretimet e gabuara njerezore, pasi sipas vete Fjales se Zotit, "Kisha eshte shtylla dhe mbshtetja e s vrtets" (1 Timoteut 3:15), prandaj ne te nuk mund te kete mashtrime. Kushdo qe del e deklaron zyrtarisht se ka gjetur apo konfirmuar nje mashtrim ne Kishe, nuk eshte me pjese e Kishes. Kjo nuk eshte e vertete vetem per sherbetoret e larte te Kishes, por edhe per sherbetoret e ulet te saj qe duhet ti qendrojne larg genjeshtrave, duke mbajtur ne mendje mesimet e apostullit: "Prandaj, duke e ln mnjan gnjeshtrn, secili t`i thot t vrtetn t afrmit t vet" (Efesianeve 4:25), ose "Mos gnjeni njeri tjetrin" (Kolosianeve 3:9). Te Krishteret duhet te mbajne gjithmone parasysh se sipas Fjales se Shpetimtarit Krisht, genjeshtra eshte e djallit, qe eshte "genjeshtar dhe babai i gjithe genjeshtrave" (Gjoni 8:44). Prandaj, atje ku ka mashtrim, nuk ka as Kishe te Vertete Orthodhokse te Krishtit! Ne vend te Kishes do te gjeni nje kishe mashtruese qe vizionari i shenjte e pershkruajti ne menyre te qarte tek Apokalipsi si nje "kurv e madhe q sht ulur n ujra t shumta, m t ciln u kurvruan mbretrit e dheut" (Apokalipsi 17:1-2).

    Edhe ne Dhiaten e Vjeter ne mesojme nga profetet e Zotit se pabesia ndaj Zotit te Vertete shpesh shfaqej si nje akt i tradhetise bashkeshortore (lexo Ezek. 16:8-58 ose 23:2-49). Dhe eshte e frikshme per ne jo vetem qe te flasim per kete, por edhe te mendojme se ne ditet e cmendura qe jetojme do te na duhej te deshmonim perpjekje te njepasnjeshme per te kthyer Kishen e Krishtit ne nje "bordello" - dhe jo vetem ne kuptimin figurativ por edhe ne ate letrar te kesaj fjale, kur eshte kaq e thjeshte per disa qe te justifikojne cdo akt te shthurur dhe cdo papasterti jo si mekat! E pame nje shembull te tille ne te mbiquajturit "Kishtare te Gjalle" dhe "novatore" ne atdheun tone fatkeq pas kohes se Revolucionit, dhe tani e shohim ne person tek te gjithe "modernet" bashkohore qe perpiqen te vene theksin tek zgjedha e lehte e Krishtit (Mateu 11:30) dhe tradhetojne strukturen e tere asketike te Kishes se Shenjte duke ligjeruar te gjitha shkeljet dhe papastertite morale. Te flasesh ne te tilla raste per Orthodhoksi, sigurisht, nuk eshte aspak me vend, pavaresisht nese dogmat e Besimit jane te paprekura dhe te pacunguara!

    Nga ana tjeter, Orthodhoksia e vertete eshte e huaj per cdo forme te vdekur formalizmi. Ne te nuk ka nje aderim te verber deri ne "presje te ligjit" sepse eshte "fryme dhe jete". Atje, ku nga nje pikepamje thjeshte formale, cdo gje duket shume korrekte dhe ligjore, kjo nuk do te thote se eshte e tille ne realitet. Ne Orthodhoksi nuk mund te kete vend per gerryerje Jezuitike; shprehja me e dashur e kesaj bote per juristet nuk mund ti aplikohet: "Njerezit nuk duhet ta shkelin ligjin - duhet ti vine rrotull atij".

    Orthodhoksia eshte e Verteta e vetme, e Verteta e pastert, pa perzierjen apo hijen me te vogel te mashtrimit, genjeshtres, djallezise apo vjedhjes.

    Gjeja me kryesore ne Orthodhoksi eshte jeta me lutje dhe kreshmore qe Kisha i nderon ne menyre te vecante gjate javes se dyte te Kreshmes se Madhe si nje "shpate cudiberese" me dy-presa me te cilen godasim armiqte e shpetimit tone - pushtetin e erret te demoneve. Eshte fale kesaj jete qe shpirti yne ndricohet me driten plot hiresi sic na meson Shen Gregory Palamas, i cili nderohet ne menyre triumfale nga Kisha ne te djelen e dyte te Kreshmes se Madhe. Duke kremtuar kete kujtim te shenjte, Kisha e quan kete hierark te lart "predikuesin e hiresise", "pishtar i Drites", "predikues te drites hyjnore", "nje shtylle te palevizshme te Kishes".

    Vete Shpetimtari Krisht e theksoi rendesine e lutjeve dhe kreshmoreve kur apostujt e Tij nuk arrinin qe te nxirrnin dot demonet nga trupi i nje femije te pushtuar nga djalli. Ai u tha atyre hapur: "Ky lloj demoni nuk del vese me an t lutjes dhe t agjrimit" (Mateu 17:21). Duke interpretuar kete thenie te nxjerre nga Ungjilli, patriarku yne teologo-asketik Theofan i Veuari shtron pyetjen, "A mund te mendojme se atje ku nuk ka lutje dhe agjerim kane hyre demone?". Dhe ai pergjigjet: "Po, mund te mendojme keshtu, pasi demonet kur hyjne ne trup ne shumicen e rasteve nuk lene gjurme, por fshihen duke i mesuar ne menyre sekrete trupit cdo djallezi dhe duke kthyer permbys cdo te mire. Ky njeri mund te mendoje se po ben gjithcka vete, kur ne fakt eshte duke bere vullnetin e armikut te tij. Vetem me lutje dhe agjerim do te clironi menjehere trupin nga demonet qe do te shkojne gjetke ne pritje per tu rikthyer serrisht; dhe ata do te kthehen perseri nese ju braktisni lutjet dhe kreshmen" (Thoughts for Each Day of the Year faqe 245-246).

    Nga kjo mund te dalim direkt ne nje perfundim: atje ku nuk mbahen lutje apo kreshmore duke u neglizhuar apo anashkaluar, nuk keni per te gjetur asnje gjurme Orthodhoksie - do te gjeni nje bashkesi demonesh qe e perdorin njeriun si loder.

    Shikoni pra te gjithe se ku ju shpie "modernizmi" bashkohor qe ben thirrje per "reforme" ne Kishen tone Orthodhokse! Te gjithe keta mendimtare te lire liberale, dhe lakejte e tyre, qe perpiqen te nenvleftesojne rolin e lutjeve dhe kreshmoreve, pavaresisht se sa shume bertasin e deklarojne mbi besnikerine e tyre ndaj mesimeve dogmatike te Kishes Orthodhokse, nuk mund te konsiderohen si Orthodhokse te vertete pasi e kane treguar veten si renegate nga Orthodhoksia.

    Ne do ta mbajme gjithmone parasysh se Orthodhoksia zyrtare vetem, nuk ka qellim pa prezencen e "frymes dhe jetes" - dhe "fryma dhe jeta" e Orthodhoksise dalin ne plan te pare me lutjet dhe kreshmoret. Per me teper, kreshma e mirefillte qe Kisha na meson do te thote heqja dore nga cdo aspekt, jo thjeshte refuzimi i shijimit te atyre ushqimeve jo-kreshmore.

    Pa lutje dhe pa kreshme nuk ka Krishterim, nuk ka Orthodhoksi. Shiko se cfare thote vete Krishti, Asketiku i pare: "Kushdo q do t vij pas meje, t mohoj vetveten, t marr kryqin e vet dhe t m ndjek" (Marku 8:34). I Krishteri i vertete, i Krishteri Orthodhoks, eshte vetem ai qe ecen ne hapat e Jezu Krishtit ne mbajtjen e Kryqit dhe eshte gati te kryqezohet ne Emer te Krishtit. Keta na e kane mesuar qarte Apostujt e shenjte. Ja si shkruan Apostull Pjetri: "Ndrsa, po t bni t mir dhe t duroni vuajtje, kjo sht pr hir t Perndis. Sepse pr kt ju u thirrt, sepse edhe Krishti vuajti pr ne, duke ju ln nj shembull, q t ecni n gjurmt s tij" (1 Pjetri 2:2-21). Ekzaktesisht ne te njeten menyre edhe Apostull Pavli i shenjte, thote ne menyre te perseritur ne letrat e tij, se te gjithe te Krishteret e vertete duhet te jene asketike, dhe detyra e te Krishterit aksetik eshte kryqezimi i vetes per hir te Krishtit: "Edhe ata q jan t Krishter e kan kryqzuar mishin bashk me pasionet dhe lakmit e tij" (Galatianeve 5:24). Nje shprehi e preferuar per Shen Pavlin eshte ajo qe ne duhet te kryqezohemi me Krishtin ne menyre qe te mund te Ringjallemi me Te. Ai e shpreh kete mendim ne nje variete theniesh ne shume prej letrave te tij.

    Sic e shikoni pra, ai qe shpenzon kohe duke i bere qejfin vetes dhe nuk mendon per vetemohim dhe vetesakrifice, por i nenshtrohet cdo kenaqesie te mundshme te mishit eshte komplet jo-Orthodhoks, jo-Krishtere. Ne lidhje me kete, asketiku i lashte i Krishtere, i Lavderuari Isak Siriani na dha nje mesim te mire: "Rruga e Zotit eshte nje kryq i perditshem. Asnjeri nuk ngjitet ne qiell duke bere nje jete te rehatshme. Dhe per rrugen e rehatshme, e dime se ku perfundon" (Works faqe 158). Kjo eshte "rruga e gjere dhe e madhe" qe sipas fjaleve te vete Zotit, "te on ne shkatrrim" (Mateu 7:13).

    Kjo pra eshte ajo qe quhet Orthodhoksi, ose Krishterimi i Vertete!



    Shkeputur nga libri "Orthodox Life", volumi 25 numer 3 (Maj-Qershor 1976), faqet 1-5. Versionin ne anglisht mund ta lexoni ketu. Perktheu nga anglishtja ne shqip, Ilirjan Papa.

  2. #2
    Moderator Maska e arbereshi_niko
    Antarsuar
    16-10-2006
    Postime
    3,190
    Faleminderit
    54
    148 falenderime n 128 postime
    NJE MIK ME PYET; “C’DO TE THOTE TE JESH ORTHODHOKS”?
    Une perpara qe te jap pergjigjen ( qe i dhashe atij mikut ), per respekt te atyre qe do te lexojne keto rrjeshta, do te them dy fjale edhe per personin tim.
    Jam nje orthodoks shqiptar, jetoj prej mbi tetembedhjete vjet ne Itali, pas nje udhe jo te lehte shpirterore, jam pranuar nga vellezerit e mi te besimit , ne gjirin e tyre, ne Kishen e vertete te Krishtit, Kishen Orthodhokse. Tjeter nuk them pasi nuk eshte qellimi im te ilustroj veten , por duke dashur te jipja nje kontribut atij qe me kish bere kete pyetje, pasi pak a shume pa dashje shume nder ne I’a kane bere kete pyetje vehtes…! Pra ’do te thote te jesh orthodhoks? Ku eshte ndryshimi me te tjeret? Pse?
    Duhet te pohoj me plot gojen; eshte nje pyetje prej “Nje milion dollaresh”…! Ku pas kesaj pyetje pasojne me te drejte te tjera pyetje dhe pa dashur te humbasim fillin, do ti permbahesha temes.
    I nderuar Marko ( emri I mikut tim ), te ftoj ne keto kerkime te tuat jo si nje krize apartenence (perkatesie) , por si nje oportunitet dhe mundesi thellimi, analize dhe maturimi, mund te jete nje shenje qe fara e mire te kete vene rrenje dhe te jape fruta ne nje te ardhme jo te larget.
    Por me gjithe ate, kjo ne menyre indipendente nga rezultati qe mund te arrish ti, mund edhe te vendosesh te mbetesh nje katoliko roman I mire, por qe me shume I vendosur kesaj rradhe.
    Duhet te kesh parasysh qe, Orthodhoksia nuk ben proselitizem, nuk eshte si disa “ deshmitare” qe kerkojne te te mbushin mendjen, por as si ata qe te imponojne te kthehesh duke bere terrorizem, si disa te tjere! Orthodhoksia te keshillon drejtimin dhe me pas te ofron edhe menyren per te jetuar Ungjillin, ne jeten tende te perditeshme, kjo mund te arrihet me se miri duke verejtur me kujdes ndriimin e jetes se Shenjteve dhe Eterve, ne deshmine e tyre .
    Qellimi I Orthodhoksise nuk eshte, kunderpergjigja e menyrave te ndryshme te konceptuarit te krishtereve, as ajo e kritikes kundrejt realiteteve te ndryshme te krishtere, por eshte nje transmetim I drejte per drejte pa te meta dhe alternativa te Besimit te Vertete. Pasi Orthodoksia eshte jeta, per kete aresye eshte mire qe njohja mos te vije jo vetem nepermjet shrimeve te literatures se mire, por kryesisht ne nje kontakt direkt me njerez si psh. Prfterinj ose edhe laike por qe jane te pergatitur mjaft.
    Nese mund te me lejohet nje keshille, mos i vej vehtes nje detyre per te realizuar ( ’fare do te jete ajo ), lutu shume Zotit qe te te ndrioje udhen , hap zemren tende ’do lloj ndryshimi dhe dhuratash qe mund te jipen, beji pyetjen gjithnje vehtes, se ’fare ndjen, se ne shpirt je i qete, pas disa veshtiresish fillimtare, a e ndjen qetesine shpriterore dhe dashurine ne disa situata qe nuk mund ti shpjegosh...?
    Te gjitha keto ndryshime I gjen ne kontakt me njerez laike dhe religjoze, por ki parasyshe, qe ne Orthodhoksi, asnje nuk eshte prift I vetvetes.
    E mbylla duke perdorur ate fraze qe aq shume me eshte per zemer; Mund edhe te te zhgenjeje nje orthodhoks, por asnjehere kurre ORTHODHOKSIA!
    Ndryshuar pr her t fundit nga arbereshi_niko : 25-05-2014 m 15:31 Arsyeja: gabim ortografik

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Antarsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,106
    Faleminderit
    9
    54 falenderime n 47 postime

    Pershendetje e dicka me shume

    I nderuar Albo!

    Jam anetar i ri i forumit shqiptar dhe po hyj sot per here te pare ne kete nenforum si i Krishtere Orthodhoks qe jam.
    E lexova temen. Kuptohet qe me vlejti shume. Kam lexuar per besimin tone te shenjte, pervec Bibles, edhe libra te tjere kishtare.
    Me lejen tuaj, duke qene plotesisht dakord me sa permendni ne temen ne fjale, dua te shtoj dicka : lemoshen.
    Pra, qe te jesh i Krishtere Orthodhoks i vertete duhet te praktikosh ne jeten tende keto tri gjera: lemoshen, lutjen, agjerimin ose kreshmen.
    Pe perqendrohem ne lemoshen. Le te kujtojme vejushen e varfer e cila dha si lemoshe gjithcka kishte per te jetuar. Le te kujtojme shumicen e shenjtoreve te Kishes Orthodhokse, te cilet edhe pse shume te pasur, shperndane gjithe pasurine e tyre ne te varferit dhe filluan jeten murgerore ose asketike.
    Pra, lemoshe duhet kuptuar dicka qe ty te nevojitet dhe ja jep tjetrit ne nevoje, ne varferi.
    Por mund te vendosim ne vetvete rregulla standarte p.sh. te leme ne Kishe per te varferit 10 % e te ardhurave etj.
    Megjithate, sa do te japim, kuptohet, duhet ta mbajme te fshehte, nuk duhet ta veme ne dukje, se keshtu nuk do te kemi shperblim nga Ati yne qe eshte ne qiell. Ne nuk japim lemoshe per boten por per shpetimin e shpirtrave tane dhe ringjalljen e paprishur ne Mbreterine e Perendise.
    Le te mos behemi as si Fariseu qe mburrej ne ndergjegjen e tij per te dhjetat qe jepte dhe per agjerimin. Le ta konsiderojme gjithmone pak ate qe japim. Te perpiqemi deri ne fund te jetes sone t`i shtojme dicka me shume lemoshes sone dhe te jemi gjithnje te pakenaqur me ate qe japim.
    Le te japim hua atyre qe nuk mund te na i kthejne dot.
    Ketu po shtoj dicka nga eksperienca ime. Neqoftese i japim njerezve tane dhe jemi te sigurt se ata do te na kthejme, le te mos e marrim te gjithe borxhin. le t`i leme njeriut tone te besuar dicka (p.sh. 10 % te shumes), qe te kemi shperblim te shumefishte nga Ati yne qe eshte ne qiejt.
    Por lemosha kuptohet edhe si te dhenet e dickje te shtrenjte. Le te japim pak dashuri sepse per dashuri, te gjithe kane nevoje. le te japim respekt atij qe i duhet dhe nderim atij qe duhet.
    Le te mos veme re se kujt i japim. Te japim pa kursim, me duart plot, sepse kush mbjell plot do te korre plot. Le t`i japim te varferit, te pasurit, shqiptarit, romit, te krishterit e myslimanit, pa dallim, ashtu sic beri samaritani i mire.
    Atehere do te jemi me te vertete orthodhokse!

    Pershendetje!

    ilia spiro

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Antarsuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,088
    Faleminderit
    24
    3 falenderime n 3 postime
    Desha t dij n disa pika se cili sht qndrimi i Ortodoksis ndaj Bibls?!!!

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,136
    Faleminderit
    81
    789 falenderime n 645 postime
    Citim Postuar m par nga Elytony Lexo Postimin
    Desha t dij n disa pika se cili sht qndrimi i Ortodoksis ndaj Bibls?!!!
    Ate qe kerkon e gjen ne temen me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=39621

    Lexim te kendshem.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    12-12-2013
    Vendndodhja
    Leningrad
    Postime
    176
    Faleminderit
    3
    5 falenderime n 5 postime

    Pr: Çfarë është Orthodhoksia?

    Askush nga ne nuk mund t quhet njeri duke mos qn njeridashs. Vetm njeridashje mund t na bj njerz t vertt, t drejt. sht kot ta shikojm Zotin e kryqzuar, sht kot ta degjojm lutjen e fundit e Tij pr mkatart - ns s'kemi njeridashje ather edhe ne jemi hajdutet q e gjykuan dhe e vran At pa t drejt. Le t mos vetm e duam Zotin por edhe t turprohemi si kjo lutje nga Kryqi q ka lidhje me ne.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e user010
    Antarsuar
    21-05-2010
    Mosha
    40
    Postime
    1,222
    Faleminderit
    132
    49 falenderime n 44 postime

    Pr: Çfarë është Orthodhoksia?

    Pasi Orthodoksia eshte jeta, per kete aresye eshte mire qe njohja mos te vije jo vetem nepermjet shrimeve te literatures se mire, por kryesisht ne nje kontakt direkt me njerez si psh. Prfterinj ose edhe laike por qe jane te pergatitur mjaft.
    Me pelqeu kjo!

    Askush nga ne nuk mund t quhet njeri duke mos qn njeridashs.
    Jam dakord, por duhet te kujtojme gjithmon kush e ve dashurine ne zemren e robit, ne qofte se nje njeri ka dashuri ne zemer, merita i takon Tjeter kujt, i takon Αtij qe eshte Α dhe Ω!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    14-09-2014
    Postime
    979
    Faleminderit
    2
    28 falenderime n 28 postime

    Pr: Çfarë është Orthodhoksia?

    Ortodoksia apo pasqyrimi strikt i nje te vertete eshte feja me e vjeter. Por ajo u ndryshua dhe shtua nga po ata armiq te se vertetes te shfrenuar pas muzikes piktures dhe seksit.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •