Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Kodiket e Beratit (rreth shek.VI) ishin me te lashte se Kodiku I pare I njohur ne gjuhe te “dokumentuar” greke I Shekullit XII, me burim Hilandar dhe manastiret e tjera ne Athos. Permbajtja e Kodikeve te Beratit (e panjohur per Greqine, Serbine, Bullgarine) mund te ishte e rrezikshme per historine e sanksionuar fetare dhe politike te kodikeve te njohur. Historia fetare-politike mund te ndryshohej perseri nga ai qe i shtinte ne dore, dhe vertetonte se gjuha vet kombetare jo vetem fliste nga kohera edhe me te lashta, por deshmone per nje variant me te sakte fetar pasi i perkiste nje kohe me afer ekzistences se Krishtit. Zevendesimi gjuhesor ose korrigjimi I emertimeve te pergameneve dukej merrte ca kohe, por behej ne emer te deshifrimit dhe shoqerohej me pas me humbje ose djegje nga zjarret, e inondatat .

    Edhe dokumentet qe deshmojne sa vijon, jane djegur nga nje zjarr I rastit ne mesjete.
    Doreshkrimi me i lashte of the Demonstratio eshte Kodiku I shekullit XII I njohur si Medicen, ose Parisian 469 ne Greqisht. Gjendet ne Librarine e Parisit. I mungojne rreth 17 faqe ne fillim , si edhe fundi. (Lashtesia ka punuar kunder Ilirise-Dardanise. Doreshkrimi i Pouquevile mbi udhetimin ne Epir, More e Kostandinopoje nuk qe gjithashtu i lidhur fort mire ne faqet e fillimit dhe fundit tek pjesa nga origjinuan Druidet, shenimet e Platos per Atlantiden nderpriten porsa fillojme te orientohemi se per c’territor behet fjale, 9 vellimet e para te Homerit kane humbur, pothuaj gjithe Eskili me pershkrimet nga kengeve e korit te tij, historianet e lashtesise humbasin faqe e paragrafe te tere porsa fillon te identifikohen vende ne perafersi te kufijve shqiptare.)
    Mungesat e Kodikut me lart jane ne vene ne pah rreth vitit 1700, nepermjet nje kopje qe ruhej nga Nikolas Mavrokordata, Princ I Vallahise. Princi mblodhi doreshkrime Greke nga Mali Athos dhe manastite te tjera. Kur vdiq Princi, humbi edhe doreshkrimi.
    Sidoqofte, doreshkrimi I Princit ose ishte kopje e Parisian 469, ose Parisiani bazohej ne te njejtat doreshktime te Athos pasi mungesat ishin identike. E njejta gje mund te thuhet per pergamenat e shekullit te XVI me numra nga 471-473, dhe nje tjeter I shekullit te XV qe ruhet ne Oksford ne Kolegjin e Shen John-it.
    Edicioni I pare Greqisht eshte I vitit 1548.
    Versioni latin I Donatit 1498, eshte printuar ne Bazel 4 here pas vitit 1542, dhe Paris me vitin 1587. Ky botim mendohet te kete mungesa dokrinale.

    Tani ju lutem te kthehemi tek Troadha. Cfare dini per Troadhen, ritet e festimit, rendesine e kesaj feste per besimtaret?

  2. #32
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Tiras, bera disa kerkime ne librari dhe ne databaset e ndryshme qe kam akses, dhe me dolen rreth 100 artikuj per Triadha, qe paskan te bejne me civilizimet Minoan dhe Mycenean. Me sa cmorra vesh paska nje liber diku pervec ketyre artikujve qe fliska per rituale te periudhes se Bronxit. Keto ishin rituale pas vdekjes.

    Nuk di ne c'drejtim jam rreth asaj qe ti po i referohesh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Tungjat Cyclo. Mendoj qe eshte e rendesishme per te ditur se c’perfaqeson Troadha dhe Aekea Troadha (qe i perkasin me sa dihet deri me sot kultures Mineane), si emertim qe origjon nga thellesite e kohes. Sidoqofte, dokumentimi I lidhjes midis Beratit dhe sites se Kretes eshte problem, pasi siteja e Akea Troadhes (Krete), prane se ciles eshte gjetur rastesisht disku I famshem I padeshifruar ende I Phaestos me Linear A , dhe nje me Linear B i deshifruar nga Michael Ventri (vdiq 26 vjec ne nje aksident automobilistik pak kohe pas deshifrimit kryesor), jane masakruar barbarisht nga dora njerezore.

    Mendova se do kishte mbetur pak me shume tradite fetare ne Shqiperi nga e kaluara (dokumente, festa, rituale, histori) se vetem emri i kishes ne komunitetin ortodoks te Beratit, Korces, ose edhe Thesalise po te dije ndonje emigrant. Gjithashtu kam degjuar per nje tradite rreth zones Fier –Sarande ku vajzat laheshin para marteses ne nje lume (Seman, Vjose?), dhe drejtoheshin me lutje per t’u pastruar nga papastertite. Duket si tradite pagane, por mund te kete edhe ndonje shpjegim religjioz. Ndonjeri?

  4. #34
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Triton, ose Triadhe gr. eshte djale i Poseidonit.

    Poseidoni, hyjnia i deteve dhe Oqeaneve ka qene hyjnija themeluese dhe mbrojtese e Atlantides. Poseidoni perfytyrohej duke mbajtur nje cfurk me tri dhembe. Ka mendime, qe ai dhe Pluto (hyjnia qe sundon boten e pertejme) jane personifikim i njeri tjetrit.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Feja e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 10-07-2023, 16:32
  2. Shfaqjet e Shën Marisë
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 06:31
  3. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  4. Vepra bizantine ne Shqiperi?
    Nga zeus nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-01-2006, 03:51
  5. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •