Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Shen Justini: Prezantim ne jetet e shenjtoreve

    Prezantim ne jetet e shenjtoreve - nga At Justin Popovic






    Deri ne ardhjen e Zotit Krisht ne boten tokesore, ne njerezit nuk njihnim vecse vdekjen, ndersa vdekja na njihte neve. Cdo gje njerezore ishte depertuar, zene edhe pushtuar nga vdekja. Vdekja na ishte me prane se sa vete vetja jone edhe me reale se se vete vetja jone, edhe me e fuqishme, pakrahasimisht me e fuqishme se cdo njeri individualisht edhe se te gjithe njerezit sebashku. Toka ishte nje burg i frikshem, ndersa ne njerezit ishim sklleverit e pandihme te vdekjes. Vetem me Perendi-njeriun Krisht "jeta u shfaq"; neve vdekatareve te pashprese, edhe sklleverve te shkrete te vdekjes na u shfaq "jeta e perjeteshme". Edhe ne njerezit e pame kete "jete te perjeteshme" "me syte tona edhe e prekem me duart tona", edhe ne te krishteret " e shfaqim kete jete te perjeteshme" ndaj te gjitheve. Sepse me te jetuarit ne bashkesi me Zotin Krisht, neve jetojme jetenm e perjeteshme ketu ne toke. Ne e dime nga pervoja personale se Jisu Krishti eshte Perendia i vertete edhe jeta e perjeteshme. Edhe per kete Ai erdh ne bote, qe te na tregoje Perendine e vertete edhe jeten e perjeteshme qe eshte ne Te. Dashuria e sinqerte edhe e vertete per njerine qendron ne ate se, Perendia dergoi Birin e Tij te Vetemlindurin ne bote, ashtu qe ne te jetojme me ane te Tij (1 Joani 4:9) edhe nepermjet Tij te kemi jeten e perjeteshme. Keshtu pra, ai qe ka Birin e Perendise, ka jete. Ai qe nuk e ka Birin e Perendise, nuk ka jete (1Joani 5:12) - edhe ai gjendet krejtesisht ne vdekje. Jeta ne Perendine e vertete edhe Zotin Jisu Krisht eshte ne te vertete jeta e jone reale, pasi eshte e gjitha e perjeteshme edhe krejtesisht me e fuqishme se vdekja. A mundet te quhet nje jete e pezmatuar nga vdekja edhe qe sos ne vdekje, jete? Ashti sikurse mjalta nuk eshte mjalte nese eshte e perzier me helm, qe e shnderron ngadale te gjithe mjalten ne helm, ashtu edhe jeta qe soset ne vdekje, nuk eshte jete.

    Dashuria e Krishtit per njerine nuk ka fund, pasi per ne njerezit qe te marim jeten e perjeteshme qe gjendet ne Te, edhe qe te jetojme ne Te, nuk na kerkohet asgje - as diturira, as lavdi, as pasuri, asgje tjeter qe ne nuk e kemi, por me teper ajo qe gjithsecili prej nesh mund ta kete. Edhe cfare eshte kjo? Besa ne Zotin Jisu Krisht. Per kete arsye Ai, Miku i vertete i njeriut, ua shfaqi njerezve kete lajm te mire mrekulliberes: Perendia aq shume e deshi boten sa qe Ai dha Birin e Tij te Vetemlindurin, ashtu qe kushdo qe te besoje ne Te, te mos vdese por te kete jete te perjeteshme. Ai qe beson ne Birin, ka jete te perjeteshme (Joani 3:16-36). Si Perendi i vetem i vertete qe i jep njerezve ate qe as engjejt apo njeri nuk mund tia jape, Zoti Krisht vetem ka te drejten edhe sy e faqe qe ti shpalle gjinise njerezore se: ne te vertete, ne te vertete po ju them, se ai qe beson ne Mua ka jete te perjeteshme (Joani 6:47), edhe ai ka kaluar tashme nga vdekja ne jete (Joani 5:24).

    Besa ne Zotin Krisht e bashkon njerine me Zotin e perjetshem, i Cili, sipas mases se besimit te njeriut, derdh ne frymen e tij jete te perjeteshme, ashtu qe ai ta ndjeje edhe ta shohe veten si te perjetshem. Edhe kete ai e ndjen ne nje mase me te madhe, po aq sa edhe jeton sipas besimit qe dalengadale e shenjteron frymen e tij, zemren, mendjen edhe te gjithe qenien, me ane te Energjive hyjnore te gjithehirta. Sipas mases se besimit te njeriut, rritet edhe shenjterimi i natyres se tij. Edhe sa me i shenjte te behet njeriu, aq me fuqishem edhe me me jete eshte ndjenja e tij per pavdekshmerine personale e vetedijen e vet si edhe per pavdekshmerine e cdokujt tjeter.

    Ne fakt jeta e vertete e njeriut fillon me besen ne Zotin Krisht, i cili perkushton te gjithe frymen e tij, te gjithe zemren edhe fuqine ndaj Zotit Krisht, i Cili e shenjteron ate gradualisht, e transfiguron edhe hyjnizon ate. Edhe nepermjet ketij shenjterimi, transfigurimi, hyjnizimi, ne te derdhen Energjithe e gjithehirta hyjnore, te cilat i japin ate ndjenje te gjithefuqishme te pavdekshmerise edhe perjetesise personale. Ne te vertete, jeta jone eshte jete per aq sa eshte ne Krishtin. Edhe per aq sa eshte ne Krishtin, kjo tregohet nga shenjteria e saje. Sa me e shenjte jeta, aq me e pavdekshme edhe me e perjeteshme eshte.

    Perkundrejt kesaj eshte vdekja. Cfare eshte vdekja? Vdekja eshte pasoja e mekatit, ndersa pasoja e mektatit eshte ndarja nga Perendia, ne te Cilin vetem gjendet jete edhe burim jete. Kjo e vertete eshte Ungjillore edhe Hyjnore. Shenjteria eshte jete, ndersa mekatshmeria vdekje. Pershpirtshmeria eshte jete, ateizmi vdekje. Besa eshte jete, pabesia vdekje. Perendia eshte jete, djalli vdekje. Vdekja eshte ndarja nga Perendia, ndersa jeta eshte rikthimi per tek Perendia edhe te jetuarit ne Te. Besa eshte ne te vertete rigjallerimi prej letargjise, ringjallja e frymes prej vdekjes: "Ai ishte i vdekur, ndersa tani jeton" (Luks 15:24) Njeriu e perjetoi per here te pare kete ringjallje te frymes prej vdekjes me Perendi-njeriun Krisht, edhe e perjeton ate vazhdimisht ne Kishen e Tij te shenjte, pasi gjithshka e Tija gjendet ne te. Edhe Ai e jep vetveten tek te gjithe besimtaret nepermjet Mistereve te shenjta edhe virtuteve te shenjta. Atje ku Ai eshte, nuk ka me vdekje. Atje eshte kaluar nga vdekja ne jete. Me ringjalljen e Krishtit ne festojme vrasjen e vdekjes, edhe fillimin e nje jete te re te perjeteshme.

    Jeta e vertete mbi toke fillon ne fakt me Ringjalljen e Shpetimtarit, sepse nuk mbaron ne vdekje. Pa Ringjalljen e Krishtit, jeta njerezore nuk eshte vecse nje vdekje e ngadaleshme e cila mbaron pashmangshmerisht ne vdekje. Jeta e vertete eshte jeta qe nuk mbaron ne vdekje, edhe nje jete e tille u be e mundur mbo toke vetem me Ringjalljen e Zotit Krisht, Perendi-njeriut. Jeta eshte e vertete vetem ne Perendine, sepse eshte nje jete e shenjte edhe si pasoje e kesaj e pavdekshme. Ashtu sikurse ne mekatin gjendet vdekja, ashtu edhe ne shenjteri gjendet pavdekshmeria. Vetem me besen ne Zotin e ringjallur Krisht njeriu perjeton mrekulline me thelbesore te ekzistences se tij, kalimin nga vdekja ne pavdekshmeri, prej kalueshmerise ne perjetesi, prej ferrit ne qiell. Vetem atehere njeriu e gjen vetveten, vete veten e tij, perjetesine e vetes se tij, "sepse ai ishte i vdekur, edhe eshte i gjalle serish, ishte i humbur edhe u gjet" (Luka 15:24)

    Cfare jane te krishteret? Te krishteret jane Krisht-mbajtes (Kristofore), edhe si te tille mbajtes edhe zoterues te jetes se perjeteshme, edhe kjo sipas mases se shenjterise qe vjen prej beses. Shenjtoret jane te krishteret me perfekt, sepse ata jane shenjteruar ne shkallat me te larta me bekimet e bese se shenjte ne Zotin Krisht te ringjallur edhe qe jeton perjetesisht, edhe vdekja nuk ka pushtet mbi ta. Jeta e tyre eshte krejtesisht prej Zotit Krisht, edhe per kete arsye eshte krejtesisht jeta e Krishtit. Ndersa mendimet e tyre jane ato te Krishtit, te kuptuarit e tyre eshte ai i Krishtit. Gjithshka qe kane eshte se pari e Krishtit, e pastaj e tyrja. Kur behet fjale per frymen, eshte me pare e Krishtit e me pas e tyrja. Jeta, eshte me pare e Krishtit e me pas e tyrja. Ne ta nuk ka asgje nga vetvetja por me teper e gjithe edhe cdo gje nga Zoti Krisht.

    Keshtu pra, jetet e shenjtoreve nuk jane vecse Jeta e Zotit Krisht, te perseritura pak a me shume ne cdo shenjt, ne kete apo ate forme. Me saktesisht eshte jeta e Zotit Krisht e tejcuar nepermjet shenjtoreve, jeta e Fjales Perendi te misheruar, se Perendi-njeriut Krisht qe u be njeri. Kjo u be ashtu qe si njeri Ai te mund te na jepte Jeten e Tij hyjnore. Ashtu qe si Perendi, me ane te Jetes se Tij, Ai te mund te shenjteronte edhe ta bente te pavdekshme e te perjeteshme jeten tone tokesore ketu mbi dhe. "Sepse qe te dy, Ai qe shenjteron edhe ata qe shenjterohen, jane te gjithe prej te njejtit" (Heb 2:11)

    Zoti Krisht e beri kete te mundur edhe te kapshme ne boten e njeriut qe prej kohes qe Ai u be njeri, me mish e gjak, e keshtu u be Vellau i njeriut, Vella sipas mishit e gjakut. Si njeri, por duke mbetur Perendi, Perendi-njeriu coi mbi dhe nje jete te shenjte, te pamekate, e hyjnoro-njerezore, edhe me kete jete e Ringjallje, shkaterroi djallin edhe pushtetin e tij te vdekjes, edhe me kete veper i dha edhe jep vazhdimisht Hirin e Tij gjithembushes atyre qe besojne ne Te, ne menyre qe ata te shkaterrojne djallin e cdo vdekje e tundim. Jeta hyjnoro-njerezore gjendet e tera ne Trupin hyjnoro-njerezor te Krishtit - Kishen - e perjetohet vazhdimisht ne Kishe si nje e tere hyjnoro-njerezore, si edhe prej individeve sipas mases se besimit te tyre.


    vazhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 19-09-2004 mė 10:00

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Cfare jane te krishteret? Te krishteret jane Krisht-mbajtes (Kristofore), edhe si te tille mbajtes edhe zoterues te jetes se perjeteshme, edhe kjo sipas mases se shenjterise qe vjen prej beses.
    Seminarist, te falenderoj qe po sjell te perkthyera keto fjale te ketij shenjtori. Me fal qe po te nderpres me kete nderhyrje, por me ben pershtypje se si ai i perkufizon te krishteret:
    KRISHTMBAJTES (KRISTOFORE)

    Pasuria me e madhe qe mund te ekzistoje eshte brenda nesh. Dhe kjo pasuri eshte nje Person: Krishti.

    Me pas shenjtori perkufizon shenjtoret si:
    Shenjtoret jane te krishteret me perfekt, sepse ata jane shenjteruar ne shkallat me te larta me bekimet e bese se shenjte ne Zotin Krisht te ringjallur edhe qe jeton perjetesisht, edhe vdekja nuk ka pushtet mbi ta.
    Une kete e kuptoj se shenjtoret jane ata njerez, te cilet kane lejuar Perendine te veproje mbi jetet e tyre ne menyra nga me te ndryshmet. Po keshtu tek ata, cdo gje e tyrja, eshte thyer dhe eshte bere nje sherbetore e Krishtit. Dhe keshtu Pasuria qe jeton brenda te krishtereve (Krishti) ka dale jashte dhe eshte shfaqur me tere lavdine e saj.

    Prandaj ky shenjtor vazhdon:
    Jeta e tyre eshte krejtesisht prej Zotit Krisht, edhe per kete arsye eshte krejtesisht jeta e Krishtit. Ndersa mendimet e tyre jane ato te Krishtit, te kuptuarit e tyre eshte ai i Krishtit. Gjithshka qe kane eshte se pari e Krishtit, e pastaj e tyrja. Kur behet fjale per frymen, eshte me pare e Krishtit e me pas e tyrja. Jeta, eshte me pare e Krishtit e me pas e tyrja. Ne ta nuk ka asgje nga vetvetja por me teper e gjithe edhe cdo gje nga Zoti Krisht.
    Do doja dhe mendimin tend per kete.

    Te pershendes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 27-09-2004 mė 06:38
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema tė Ngjashme

  1. Etėrit e Kishės
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 19:13
  2. Krishterimi - pa perandorine romake
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 03:22
  3. Prezantim me foto
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 30-08-2006, 14:53
  4. Po bej nje prezantim per her te dyte(2)
    Nga AdmiraL nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 03-10-2005, 22:13
  5. Njė Prezantim me vonesė ....
    Nga Sirena_E_Vogel nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 10-08-2003, 12:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •