Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 44

Tema: Rovena Dilo

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327

    Unhappy

    Mua s'me pelqen aspak.

  2. #22
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Bashkepunimi me grupin Produkt 28 ne "kenga magjike" ne kengen FAMA ishte i larte ... shume i arrire ... gjithashtu dhe kenga ANTE I TOKES SIME (me tekst te Aldon Lipe) jam kenget qe adhuroj nga Rovena Dilo
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo

    Rovena Dilo publikon "Jo" prezanton per here te pare investimin 17 vjecar

    Kengetarja Rovena Dilo ka publikuar diten e djeshme klipin e saj me te ri dhe kengen e titulluar "Jo".

    Per here te pare ajo ka perfshire ne videoklip ate te cilin vete kengetarja e ka cilesuar si investimi im 17 vjecar. Behet fjale per bar "Rovena" i cili ndodhet ne zonen e ish Bllokut ne kryeqytet.

    Ne nje interviste per agjencine NOAal Rovena shprehet se "Jo" nuk ishte nje kenge e paplanifikuar por nje kerkese e saj.

    "Ishte nje kerkese imja per nje kenge vere spontane e cila vertet ta freskoje stinen me lirshmeri me njerez te bukur e atmosfere te gezuar. Bashkepunimi ishte pjese e punes qe artistet kane per te sjelle gjera te bukura qe kane ne prapaskene nje pune te gjate. Eshte dashur 1 muaj pune per realizimin e ketij klip per esencen parfumin i cili jepet ne 3 minuta e 40 sekonda" eshte shprehur Dilo.

    E pyetur nga NOAal ne lidhje me ambientin e xhirimit te kripit Rovena ka thene se te gjitha xhirimet jane realizuar ne lokalin e saj. "Bar Rovena eshte nje investim 17 vjecar imi qe nuk e kisha perfshire asnjehere ne punen time. Ai eshte living style im eshte historia e familjes time familjes Vreto pasi edhe trualli ku eshte ndertuar lokali eshte prone e familjes time nga ana e mamase" eshte shprehur artistja.

    Ajo tregon se ne klip pasqyrohet nje dite e bukur e Rovenes. "Kishte ardhur koha qe une ta tregoja nje dite timen me miqte e mi. Nuk kam dale nga natyrshmeria dhe e verteta ndaj ky klip duket kaq komod spontan dhe i fresket" tha mes te tjerash per NOAal kengetarja e "Jo".

    Ne klip vihet re pjesemarrja e disa artisteve te njohur si Alketa Vejsiu, Valbona Selimllari, Jonida Maliqi, Eranda Libohova etj. Sipas Rovena Dilos kjo ishte nje zgjedhje e saj." Ata jane miq njerez qe jane dashur ne klip, jane miq te mi te shqiptareve te muzikes, miq te bar Rovenes. Bar Rovena eshte nje djep i vogel brenda nje krevati gjigant qe eshte Tirana ndaj kam krijuar nje atmosfere te tille per te treguar edhe realitetin qe zhvillohet aty cdo dite" thote Dilo.

    Vete kenga titullohet Jo dhe me siguri shume kurioze duan te dine se perse pikerisht ky titull cfare nenkuptohet nepermjet tij. "Jeta jone eshte e mbushur me gjera qe nuk jane ne doren tone, I kemi me detyrim sic jane per shembull njerezit e shtirur. Jeta eshte e mbushur me lajme te keqija me kronike te zeze te cilat jane kudo. Ka disa gjera qe ne per fat te mire Lavdi Zotit i kemi ne dore vet. Ata jane personat qe ne duam dhe qe i kemi per zemer. Ka shume jo pa deshiren tende por ti ke ne dore qe gjerat qe ti do te mos i thuash jo" perfundon per NOAal Rovena Dilo.

    http://arkivamediatike.com/lajme/art...imin-17-vjecar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-08-2014 mė 09:53

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo



    Muzika: Armend Rexhepagiq
    Vargjet: Aida Baraku
    Redbox Studio


    Shoqeve fallco sot i thash , JO!
    Madje dhe fqinjeve kureshtare ju thash , Joo!
    Lajmet e keqija me nuk me prishin diten,diten.
    E as trendet s'ma drejtojne me jeten,vura ndalesen.

    Ref.
    Ti Vetem Kerko,ty nuk te them jo!
    Ti kerko cfare do , ty nuk te them jo!
    Tiii,Tiii me do,ty nuk te them jo !
    Ti ngushellim i imi ne kete bote,ty nuk te them jo!


    Shpirti me hane para,vendosa JO!
    Vitet e kohet e dhembjeve,u thashn Joo!
    S'dua te bej histori vetem te ndihem mire,mire!
    E inateve iu bera stop jetoj per qefin tim.
    Oooooooh.

    Ref.
    Ti Vetem Kerko,ty nuk te them jo!
    Ti kerko cfare do , ty nuk te them jo!
    Tiii,Tiii me do,ty nuk te them jo !
    Ti ngushellim i imi ne kete bote,ty nuk te them jo!


    JO! X2
    I Vura ndalesen ! OOOOH!

    Ref.
    Ti Vetem Kerko,ty nuk te them jo!
    Ti kerko cfare do , ty nuk te them jo!
    Tiii,Tiii me do,ty nuk te them jo !
    Ti ngushellim i imi ne kete bote,ty nuk te them jo!


    http://www.lyrics.al/rovena-dilo/lyric-1922487.php
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 19-08-2014 mė 13:53

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo

    Nje program i bukur qe ja vlen te shihet kurdohere...... duket sikur eshte bere dje.

    QERSHIA MBI TORTE - DUETI LIVE " Per nje cast me ndali zemra " dhe historia si lindi bashkepunimi. Interpretohet ne minuten 12:30 te programit " Me Miqte e Mi " .




    Nje kenge perle , nje nga mrekullite e Muzikes se Lehte Shqiptare !

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo

    Kenga e Rovenes qe s'do lodhem kurre se degjuari..... Kjo kenge eshte nje tjeter PERLE e muzikes shqipe !


  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo

    Rovena qe ne momentin e prekjes se skenes shqiptare vuri firmen e saj. Debutimi ne Kenget e Stines - 1993.


  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo

    Rovena ne "Oktapod" - 2015


  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo

    Kenaqesi ta lexosh Rovenen kurdohere .....


    Rovena Dilo,rebelja e ritmeve joshėse

    Interviste e 2009-es.

    Petrika Grosi

    Modeste, e qeshur, herė filozofike e herė poetike, biseda me Rovenėn duket se nuk tė mėrzit... Dhe, orėt kalojnė, ne flasim, intervista zgjatet e zgjatet pafundėsisht. Kėngėtarja Rovena Dilo mbetet pa dyshim njė nga mė tė mirat nė tregun e djeshėm dhe tė sotėm tė muzikės shqiptare tė pas viteve ’90. Ajo qė e karakterizon Rovenėn veē talentit, sharmit dhe formimit tė saj ėshtė tė qenurit skrupuloze nė punėn qė bėn, pavarėsisht se zhgėnjimet nga realiteti dhe nga shoqėria shqiptare, natyrisht, nuk mungojnė. Kėngėtarja e njohur tregon nė intervistėn e sotme, dhėnė ekskluzivisht pėr suplementin “Albania Weekend”, mbi mėnyrėn si ajo e bėn poezinė, tekstin e kėngėve, punėn e lodhshme qė duhet pėr tė prodhuar vlera dhe pėrballjen e kėtyre vlerave nė njė treg ku kriteret dhe shijet mungojnė e kequshqehen. Biseda jonė, rreket tė zbulojė kėngėtaren nė disa dimensione tė profilit tė saj, nė njė mėnyrė mjaft origjinale, duke e shpėrfaqur karakterin e artistes pėrmes mendimeve, mėnyrės tė tė punuarit, pėrvojės, filozofisė, pėrjetimeve, vuajtjes dhe suksesit tė saj.


    Me ēfarė po merret aktualisht Rovena?

    Nė lidhje me muzikėn nuk kam bėrė asgjė tė re dhe gjėrat qė kam ndėrmend pėr t’i realizuar nė tė ardhmen janė ende nė formė idesh, pa tė distancuara nga konkretja. Nė fakt, po punoj mbi njė material, tė cilin e kam dėgjuar dhe e kam njė ide poetike pėr tė. Dua tė shkruaj njė tekst kėnge qė tė jetė i prekshėm nga njerėzit dhe qė ta arrij qėllimin mė duhet kohė, pasi asnjėherė nuk nxitohem kur bėj njė kėngė. Nė njė moment tė caktuar, melodia qė kam nė dorė mė sjell njė shkulm tė bukur poetik dhe kur kjo tė ndodhė, brenda gjysmė mund ta bėj tekstin.

    Pra, e keni si mėnyrė tė punuari tė pasurit e melodisė nė fillim, e mė pas bėrjen e tekstit?

    Me shumė nga kompozitorėt qė kam bashkėpunuar kohėt e fundit, kėshtu ka funksionuar. Ata frymėzohen, krijojnė muzikė pa u ndikuar nga ndonjė varg poetik dhe mė pas teksti i pėrshtatet melodisė.

    Ē’ėshtė kjo melodi, meqėnėse po flasim pėr tė?

    Melodia qė i referohem pėr momentin ėshtė njė kompozim shumė i bukur i Endri Sinės, i cili zakonisht ka materiale e copėza muzikore qė me stilin e tij tė orkestrimit janė tė papėrsėritshme pėr realitetin shqiptar. Endri, ėshtė ai lloj kompozitori qė tė detyron t’ja pėlqesh melodinė. Pastaj, qė tė bėsh kėngė dhe tė kesh sukses me tė ėshtė njė tjetėr hap.

    Ku po kėrkoni pėr ta krijuar tekstin e melodisė?

    Brenda vetes sime. Mendoj se kjo melodi mund tė mė frymėzojė. Jam duke pritur momentin e muzės.

    Do tė jetė kėngė dashurie?

    Mėnyra mė e mirė pėr tė protestuar kundėr dhunės dhe pėr tė kėrkuar lirinė ėshtė dashuria, ta marrėsh dhe tė japėsh sa mė shumė dashuri ėshtė shumė e rėndėsishme. Ideja qė kam nė kokė ėshtė mė tepėr njė lloj reflektimi filozofik; Endrit i ka vdekur djali 6-vjeēar para njė viti nė Korēė. Melodinė ai ma ka dhėnė disa muaj para se t’i ndodhte kjo fatkeqėsi. Duke qenė se e kam provuar ēfarė ėshtė humbja, pasi kam humbur babanė, dua ta transmetoj kėtė emocion. Kam pėrshtypjen se njeriu, kur humb tė dashurit nuk e pranon ndarjen prej tyre. Njė njeri, kur ti e do, edhe kur ndahesh pėrsėgjalli, apo kur ai vdes, je gati ta ndjekėsh nė pėrvoja tė reja, kaq e madhe ėshtė dashuria dhe dhimbja nė raste tė tilla. Lind pyetja, a do tė provoje ta ndiqje pas nė vdekjen e tij? Po pastaj, a do tė ktheheshe prapa? E di mirė se prindėrit duan tė vdesin kur humbin fėmijėn. Megjithatė, teksti i kėsaj kėnge, pavarėsisht poezisė dhe meditimit nuk do tė jetė aspak dramatik. Filozofia ėshtė se kur ndahesh nga njė njeri qė vdes, jeton pėr ta dashur atė qė u largua; tė jetosh bashkė me tė, dhe pėr atė.

    Njė pyetje pak naive, a njihni shumė kėngėtarė tė tjerė si ju, tė cilėt mendohen kaq gjatė para se tė nxjerrin njė kėngė?

    Para njė viti, nė maj tė 2008-s u vlerėsova me ēmimin “Kult” pėr albumin mė tė mirė tė vitit. Njė koleg aty, qė bėnte pjesė nė grupin e kritikėve tė muzikės sė lehtė mė tha se kishte dėgjuar 130 albume. “Tani do tė rri njė vit pa dėgjuar muzikė, pasi jam shurdhuar, kakofonuar dhe mė vjen keq pėr veten e pėr tė gjithė ne. Kur vjen puna pėr tė pėrzgjedhur vlerat, nė gjithė kėto albume ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė nxjerrė disa...”

    Nė Shqipėri ėshtė e kollajshme tė prodhosh albume dhe tė tilla dalin thuajse ēdo ditė. Pėr kėtė arsye nuk para merrem me prodhimet shqiptare dhe nuk e dėgjoj muzikėn tonė. Nė anėn tjetėr, nuk ėshtė mirė as qė tė nxjerrėsh njė album nė dhjetė vjet sepse edhe kjo do tė ishte njė handikap. Gjėrat e mira nuk bėhen nga njė njeri i vetėm, apo thjesht nga dėshira e mirė. Duhet tė punojė njė grup i tėrė pėr tė realizuar njė album cilėsor. Nėse do t’i referohemi botės, albumet e mira tė muzikės kėrkojnė njė hark kohor prej njė ose dy vitesh qė tė krijohen.

    A e ndieni mungesėn e njė hirearkie, tė ngritjes tė njė sistemi vlerash dhe tė njė kritike tė muzikės?

    Ajo qė na mungon nė Shqipėri janė strukturat. Kėto struktura mė duket se mungojnė jo vetėm pėr muzikėn por pėr gjithēka. Kemi nevojė pėr struktura nė ēdo fushė tė jetės sonė. Nganjėherė mė duket sikur ne vetė duam t’i prishim kėto struktura pėr tė qenė rehat.

    Kjo ėshtė pasojė e mentalitetit anadollak?

    Nuk ma merr mendja se Anadolli na ka prishur mė shumė punė neve, se sa grekėve, serbėve, bullgarėve etj. Kjo mungesė strukturash nė realitetin shqiptar, them se ka jo vetėm origjinė historike, por edhe politike tė tė gjitha kohėrave. Fatkeqėsia ėshtė te tė qenurit tė pazotė pėr tė rekuperuar nė kėtė drejtim.

    Ka pasur njė njeri, kritik, muzikolog apo pedagog qė tė shkruajė njė shkrim pėr kėngėt tuaja apo tė kolegėve?

    Kėtu mund tė tė kritikojnė, por kėtė gjė e bėjnė njerėz qė nuk kanė as aftėsinė, as cilėsinė dhe as detyrėn pėr tė analizuar nė mėnyrė profesionale njė vepėr arti.

    Si ndihet Rovena teksa hap televizorin dhe shikon se kėnga e saj shfaqet krahas shumė tė tjerave me vlera tė dyshimta?

    Jam e vetmja kėngėtare qė nuk i kam dorėzuar kurrė ndonjė kėngė televizioneve, tė cilave u mungojnė kriteret pėrzgjedhėse. Nuk kam fituar as famė dhe as para prej kėtij vendimi, por jam munduar tė ruaj shijet dhe profilin tim. Pastaj, duhet tė mendojmė edhe se ēfarė do t’u lėmė atyre tė rinjve qė do tė vijnė nesėr, ēfarė publiku po edukojmė dhe si po e edukojmė.

    A jeni pėr modifikimet e kėngėve popullore?

    Nuk ma merr mendja se kėnga popullore humb ndonjė vlerė nė momentin qė pritet nga duart e njė “rrobaqepėsi” tė zotė dhe jo nga sėpata e njė “druvari”. Kėnga popullore ka nevojė pėr rimodelime e riformėzime, qė tė vijė nė kohė pasi shijet e dėgjuesit tė sotėm nuk janė mė ato tė viteve ’70.

    E keni krijuar tashmė njė ide pėr audiencėn tuaj?

    Nuk mė intereson. Jam e bindur se kjo audiencė ėshtė e ngushtė nė krahasim me publikun e gjerė shqiptar. Jam njė artiste e kėngės, personazh i artit shqiptar qė nuk mundohem ta tėrheq publikun me ēdo mjet, por e bėj kėtė me personalitetin tim artistik qė vjen nėpėrmjet zėrit, shijeve, dashurisė, sinqeritetit, njė mori elementėsh tė cilat ngėrrthehen dhe pėrbėjnė atė qė jam unė. E urrej t’i ofroj publikut vetėm formėn.

    Jeni kundėr formės apo shfaqjeve provokuese e sensuale?

    Nuk jam kundėr formės pasi tė gjithė e duam tė bukurėn dhe imazhi ėshtė i fortė, joshės, si dhe njė nga mjetet pėr tė ecur para nė ēdo fushė tė jetės. Nuk jam kundėr imazhit, pėrkundrazi, e dashuroj shumė femrėn e bukur, femrėn sensuale, tė gjitha kėto mė pėlqejnė jashtėzakonisht shumė, por nė momentin qė kjo bėhet qėllim nė vetvete e pa shije artistike, atėherė nuk ka vlerė.

    Nuk ka pse tė zhvishen tė gjithė nė skenė. Shumė kėngėtare mund t’i kenė kėmbėt e bukura por nuk ėshtė e thėnė t’i tregojnė me vend e pavend. Ka tė tjera qė i tregojnė, madje pėrveē kėmbėve kanė edhe cilėsi tė tjera tė padiskutueshme dhe ēdo lloj shfaqjeje e tyre bėhet me stil, me finesė dhe me njė provokacion sfidues qė i’u buron artistėve tė vėrtetė. Problemi nė Shqipėri ėshtė se dalin e bėjnė sikur kėndojnė dhe zhvishen nė ekran, femra qė nuk janė as tė bukura dhe as kėngėtare... Nuk e kuptoj pse e bėjnė?!

    Po punėn e nofkave tė kėngėtarėve si e shikoni?

    Kėngėtarėt e famshėm i pėrdorin kėto shkurtime apo nofka pėr hir tė njė tradite tė caktuar qė ka lidhje me diēka dhe janė pjesė e suksesit, historisė, famės sė tyre.

    Burbuqe, Merreme etj., a bėjnė mirė kėngėtare me emra tė tillė, qė i ndryshojnė ato?

    (Qesh) Burbuqja nuk mund tė bėhet kėngėtare dhe as Merremja nuk ma do mendja se mund tė bėhet njė ditė showgirl.

    Po Rovena, a ka menduar ndonjėherė tė pėrdorė njė emėr tė dytė artistik?

    Emri Rovena, pėr fat ėshtė shumė i veēantė dhe artistik.

    Megjithatė, ka disa Rovena nė skenė...

    Mė bėhet qejfi qė ka shumė Rovena dhe qė unė jam Rovena e parė nė kėtė vend.

    Mė tepėr pėr tė shuar kuriozitetin, sa kushton tė bėsh njė album tė mirė?

    Pa fund kushton. Ēmimi mund tė kapė ēdo lloj shifre. Varet se me kė do tė bashkėpunosh. Nėse do tė duash tė bėsh njė kėngė me kompozitorėt mė tė mirė nė botė, qė janė suedezėt, vetėm melodia do tė kushtonte 50 mijė euro.

    Folėm gjatė pėr njė kėngė, po pėr tė tjera a po mendoni?

    Realisht nuk jam duke menduar pėr kėngė tė tjera. Edhe kėtė kėngė, e kam pėrzemėr ta punoj se dua tė bėj njė gjė tė bukur. Megjithėse bota prodhon vazhdimisht art e muzikė, vetėm e bukura nuk paska fund! Njerėzit kanė qejf t’i shijojnė dhe tė jenė pjesė e gjėrave tė bukura. E bukura i ka joshur njerėzit dhe gjithmonė do t’i joshė. Kjo botė do tė shuhet nga e bukura...

    Vetėm kjo dėshirė, joshja pėr tė bėrė diēka tė bukur, mė shtyn pėr tė krijuar njė gjė tė re. Mendoj se kėtė kėngė do ta bėj shpejt pasi mė ka kapur ankthi i krijimit; jam e mbushur dhe dua tė zbraz diēka. Vargjet e para qė mė vijnė nė mendje janė kėto: “Nė njė gjumė pa ėndrra, pres tė pamundurėn...”. Me kėtė imazh verbal mund ta nis kėngėn time.

    Kėnga do tė jetė baladė ?

    Do tė jetė njė baladė me ritme flamengoje, njė lloj alternative mes traditės sonė, njė flamengoje mesdhetare dhe njė ritmi mjaft modern, njė lloj risie.

    Me xhazin ēfarė marrėdhėniesh keni?

    Parapėlqej muzikėn klasike ndaj xhazit. Mė pėlqejnė jashtėzakonisht edhe muzikalet, disa prej tė cilave si “Katedralja e Parisit” dhe “Romeo e Zhuljeta” i kam dėgjuar me dhjetra herė. Ndjek gjithashtu, rrymat e rrokut, rrokut alternativ, popit, gjithēka qė ka tė bėjė me muzikėn e lehtė; baladat dhe bluzi mė pėlqejnė pa masė. Dėgjoj tė gjitha rrymat qė kanė brenda embėlsi, ndienjė e traditė, madje dhe muzikėn turke kur ėshtė e mirė.

    Po metali a ju pėlqen ndopak?

    Mė pėlqen. Ėshtė njė lloj mėnyre rebelimi, njė shpėrrthim.

    Rrymat mistike mė tėrheqin edhe nė filozofi e nė letėrsi.

    A ju vjen keq qė nė rininė tuaj nuk patėt mundėsi tė kėndonit rrok dhe metal?

    Do tė kisha pasur dėshirė ta provoja megjithėse nė kėtė lloj muzike mė tepėr sukses kanė pasur meshkujt. Megjithatė, rrymat janė tė pafundme dhe mė vjen keq qė sot nuk kam bandėn time, e cila do tė mė ndiqte nė ēdo performancė live.

    Duke qenė se mungon jeta koncertale, a do tė kėndonit nė njė lokal apo restorant serioz, nėse do t’u bėhej njė ofertė e mirė?

    Kam kėnduar live pėr shumė vite nė Greqi, njė vend qė e vlerėsoj shumė pėr traditėn e muzikės live. Aty ambjentet e tilla ishin nga mė tė ndryshmet, sa edhe sot e kėsaj dite ne nuk i afrohemi dot, e jo vetėm atyre, por as publikut grek qė di tė jetė i jashtėzakonshėm, njė klient i vėrtetė i muzikės. Pasi kam kėnduar live nė njė vend me traditė tė madhe nė muzikėn live, e kam tė vėshtirė qė ta aplikoj kėtė pėrvojė nė njė vend tė vogėl dhe nė hapat e para tė kėsaj tradite, si Shqipėria.

    Si ju duket moda e karaokeve?

    Janė gjė e mirė. Njerėzit kanė qejf tė argėtohen e tė kėndojnė por problemi qėndron se shqiptarėt nuk i lėnė radhė njėri tjetrit. Sa hapet njė karaoke mbijnė nė tė njėjtin vend dhe shumė tė tjera.

    Shoh sė e keni modifikuar lokalin tuaj?

    Sapo e kam rinovuar dhe vendosa qė kėtė verė tė mos fus muzikė live. Dy vitet e fundit kam pasur njė grup rroker shumė tė mirė qė na ka kėnaqur tė gjithėve por mendova tė ndryshoj stil dhe kėtė verė tė mos jetė mė muzika ritmike. Gjatė dimrit do tė futemi brenda lokalit dhe do tė krijohet njė ambjent i ngrohtė. Nuk do tė mungojė muzika live por volumi i saj do tė jetė mė i ulėt, pa kitarrat elektrike dhe zhurmat ulėritėse.

    Me njė lokal tė qetė, a nuk humbisni klientė sa i takon komercializmit?


    Do ta provoj njė herė. Mendoj se lokale ku rroku buēet deri nė qiell ka shumė. Ėshtė njė eksperimentim qė e bėj pasi edhe jeta konsumatore e Tiranės ka rėnė pak. Uroj qė shumė lokale tė mbyllen dhe tė mbeten vetėm ato qė e meritojnė.

    Ēfarė raporti ke me librat?

    Tė shkėlqyer.

    Qė do tė thotė?

    Se jam njė lexuese profesioniste.

    Libri i fundit qė keni lexuar?

    Tashmė kam nė duar vėllimin e shtatė tė Harri Poterit. Pėrveē tij mė pret vėllimi i dytė “Shqipja dhe sanskritishtja”, ndėrkohė qė dua tė rilexoj dhe njė herė vėllimin e parė tė saj. Nė tė njėjtėn kohė, pres qė mbesa ime tė mė sjellė njė libėr, tė cilin ajo ka shumė dėshirė ta lexoj, “Parfumi”.

    Pse e lexon Harri Poterin?

    Ēdo njeri ka nevojė pėr magji...

    Ndėrkaq, a vazhdoni tė shkruani poezi?

    Kam pėrshtypjen se poezia vjen te mua nė momentet kur jam e ēliruar nga realiteti stresues. Ajo kėrkon qė tė jesh emocionalisht e qetė dhe muskulatura e trupit dhe e trurit tė jetė aq e ēlirėt sa dhe emocioni yt.

    Mendon se ėshtė frymėzuese mė e mirė vuajtja apo ēastet e bukura?

    Gjithkush e pėrjeton krijimin sipas mėnyrės vetjake. Pėr disa mund tė jetė vuajtja e pėr tė tjerė dashuria, suksesi apo arritja e diēkaje tė mirė. Personalisht, vuajtja nuk mė bėn krijuese. Kam nevojė pėr motivim tė fortė pozitiv. Romantika dhe lirikja tashmė janė konsumuar, ndaj, nėse mungon shkarkesa filozofike, nuk mund tė krijohet njė poezi aktuale dhe emocionuese. Jeta ėshtė bėrė e etshme pėr pak intrigė, substanca qė tė na i bėjnė gjėrat tė pritshme dhe jo tė gatshme, e tė zbuluara qė pa u thėnė ende mirė. Poezia sot ėshtė pak mė e vėshtirė se dikur.

    Nė momentet e vėshtira, mbylleni nė vetvete dhe e mbani stresin e vuajtjen apo hapeni diku tjetėr?

    Jam tip qė ka nevojė tė shkarkohet diku.

    Sipas njė filozofie kineze, ky shkarkim stresi te tjetri ėshtė egoizėm.

    Kjo ka tė bėjė mė shumė me temperamentin dhe mentalitetin. Secili ka njė botėkuptim tė trashėguar brez pas brezi. Ballkanasit janė njerėz me temperament shpėrrthyes.

    Gjithmonė keni qenė avangardė. Po tani?

    Pėr njė kohė tė gjatė kam qenė pikė referimi pėr kėngėtaret e tjera pasi jetoja nė Greqi, dhe vija kėtu vetėm pėr tė sjellė diēka tė re dhe pasi kėndoja, prapė ikja. Megjithatė, kėtu ėshtė njė treg qė tė nxjerr me gishtė nė gojė, ku pėrplaset vlera dhe antivlera pa asnjė lloj rezultati.

    Keni menduar ndonjėherė qė tė bėni karrierė jashtė shtetit, duke kėnduar nė anglisht?

    Mė pėlqen tė kėndoj nė anglisht, jam anglofone dhe anglofile. E adhuroj mendėsinė dhe shpirtin anglez, mėnyrėn e tyre tė tė konceptuarit tė gjėrave. Po kėshtu, e adhuroj artin e tyre nė muzikė, letėrsi etj. Meqė mė pyetėt, rastet pėr karrierė jashtė nuk mė kanė munguar. Kur bėra klipin e kėngės “Dorėzohem” nė Milano, njė producent ma kėrkoi variantin nė shqip por e neglizhova kėtė propozim, ndonėse kėnga mund tė ishte bėrė njė hit diskotekash. Jam pak dembele dhe mė mungon ambicia pėr kėto iniciativa.

    Keni menduar ndonjėherė tė kėndonit nė Festivalin Europian?


    Ky kompeticion e ka njė prag qė ėshtė Festivali i Kėngės nė RTVSh. Kėtė festival, nė kohėn e konkurrimeve tė mia e kam kaluar shumė herė, me ēmime e pa ēmime, por me suksese tė mėdha. Kujtoj kėngėt qė janė bėrė lajtmotive si “Hape qiellin pėr mua”, “Fjalėt e pėrjetshme”, “Ante i tokės sime”, “Kam frikė nga dashuria”, etj. Pastaj, dalėngadalė filloi njė pjekuri e imja dhe mė dukej sikur nuk bėja pjesė nė kėtė lloj prove tė festivalit. Mė vonė kam pasur dėshirė ta pėrfaqėsoja vendin denjėsisht nė skenėn ndėrkombėtare, por festivali kombėtar ėshtė bėrė si ēdo gjė tjetėr nė Shqipėri, njė vend ku ambiciet e tė tjerėve tė pėrjashtojnė dhe sikur tė jesh mė e mira. Fitorja e tjetrit nuk duhet parė si humbja jote dhe kėtu qėndron problemi. Nuk hyj nė kėtė festival me ambicje pėr ta fituar e as pėr t’i pėrjashtuar tė tjerėt. Kur kanė fituar mė tė mirėt jam gėzuar, paēka se mund tė mė ketė mbetur hatri qė nuk kam fituar vetė. Gėzimet nė jetė janė shumė tė shkurtra, hidhėrimet zgjasin, ndėrsa vlerat mbeten pėrgjithmonė.

    Po zhgėnjime, a keni pasur kėto vite nga ky festival?

    Pa modesti fare, do tė thosha se nė 2007-n, me kėngėn “Rrėfimi” tė Armend Rexhepagiqit e fitova festivalin dhe duke qenė se e fitova, nuk mė futėn nė natėn e tretė finale. Publiku e duartrokiti gjatė kėngėn dhe mė kėrkoi qė tė kthehesha por ata sajuan disa lapsuse dhe e bėnė tė mundur qė kjo tė mos ndodhte.

    Sė fundi, pas martesės, cilat janė planet pėr tė ardhmen?

    Nuk mund tė flas pėr kėtė gjė pasi nė martesė jemi dy.


    http://www.arkivalajmeve.com/Rovena-...oshese.279036/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-06-2017 mė 15:18

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo

    Energjikja Rovene


  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo


  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo

    2 Artiste te mrekullueshme ne nje bisede te lire televizive - Maj 2017 !


  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo

    Sharmantja & e talentuara Rovene !


  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo

    Do kete perla te reja ne krijimtarine e Rovenes ? Stafeta mund te prese........ rrallekush si Rovena mund ta percjelle kengen e fjalen shqipe !!!


  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo

    Ne prag festash - Rovena ne IN Tv .


  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo

    Nje varg suksesesh te 2017-es ne bisede me Rudinen.


  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo



    Fest '44 : Bashkepunimi Rovena DILO - Pirro ĒAKO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 25-01-2018 mė 14:29

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo



    Fest '48 : Bashkepunimi Rovena DILO - Endri SINA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 25-01-2018 mė 14:30

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo



    KM '19 : Bashkepunimi Rovena DILO - Adrian HILA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 25-01-2018 mė 14:31

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rovena Dilo

    Rovena Dilo dhe Eneda Tarifa sė shpejti nė njė bashkėpunim

    Kanė treguar gjithnjė se janė mjaft mikesha me njėra-tjetrėn, veēse janė dy artiste mjaft tė njohura dhe tė pėlqyera pėr publikun.
    Por kėtė herė duket se shumė shpejt Eneda Tarifėn dhe Rovena Dilon do i shohim nė njė bashkėpunim sė bashku.

    Ka qenė Rovena e cila ka publikuar nė rrjete sociale njė foto duke realizuar njė tekst kėnge dhe krahas saj ka shkruar:
    “Mirėmėngjesi ! Kur kafja tė vjen gjithė dashuri dhe kjo ėshtė pikėrisht ajo qė tė duhet, sepse vargjet duan frymėzim dhe Enedės i duhet sa mė shpejt teksti i kėngės sė re!,”-pėrfundon Rovena.

    Nė kėtė mėnyrė mėsuam se sė shpejti Eneda do tė vij me njė produksion tė ri muzikor me tekst nga Rovena Dilo./Gazeta Express/

    http://www.gazetaexpress.com/roze/ro...epunim-521937/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 09-04-2018 mė 12:27

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme nga bota e muzikės shqiptare!
    Nga Fiori nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 02-08-2023, 08:02
  2. Rovena Stefa
    Nga BlondiE_18 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 09:15
  3. Plaga e prostitucionit
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 03-12-2004, 15:09
  4. Skllavet E Seksit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 17:56
  5. Gruaja e Diteve tona
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •