Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Revolucioni shkencor...

    ABSTRAKTE: Persa i per ket efektit mbi shkencen, revolucioni shkencor ishte i gjithi i mire. Sidoqofte meqe universi u pa te funksiononte me ane te ligjeve strikte, Zoti filloi te behej si i panevojshem per aktivitetin e saj te perditshem. Prej revolucionit shkencor doli kontadikta qe u perdor qe prej atehere per te sulmuar Kishen me ceshtjen e Galileos. Ka dy fusha kryesore te ketij sulmi: Qe Kisha persekutoi dhe denoi ashper Galileon per bindjet e tij shkencore dhe se Kisha i denoi bindjet e tij shkencore si heretike, duke treguar keshtu se Kisha nuk eshte e pagabueshme.
    Te dyja keto akuzime po ekzaminohen.

    REVOLUCIONI SHKENCOR

    Historia e shekullit te 17-te nuk eshte bere vetem ne fushbeteja dhe keshtjella. Gjate ketij shekulli pati edhe nje shperthim te madh te njohurive shkencore. Zbulime te reja, sikurse Teleskopi coi ne zbulime te reja. Ndoshta gjeniu me i madh i revolucionit shkencor ishte Isak Newton (1642-1727). Ky anglez briliant beri shume nga zbulimet e tij ne moshen 25-vjecare. Kur ishte 24 ai botoi teorine e tij mbi ligjin universal te gravitetit. Ai shpjegoi levizjet planetare dhe zhvilloi ligjet e levizjes. Ai shkroi 'Principia Mathematica', beri zbulime ne optike dhe ne parimet e kalkulus. Megjithese shume nga teorite e tij iu kaluan veprimtarise se Einstein-it, ligjet e tij shpjegojne saktesisht levizjet e dukshme te universit.

    Nje anglez tjeter, William Harvey, luajti nje rol te rendesishem ne mjeksi. Ne 1628 ai zbuloi qarkullimin e gjakut dhe thksoi perdorimin e eksperimentit, observimit ne mjeksi, se sa mbeshtetjen ne autoritetet klasike.

    Persa i perket efektit mbi shkencen, revolucioni shkencor ishte i mire, por pati pasoja demtuese filosofike dhe teologjike.
    Filosofikisht filloi te theksohej ekzagjerisht fuqia e mendjes njerezore dhe nje lloj krenarie intelektuale. Gjithashtu shume adoptuan determinizmin. Meqe universi shihej te ndiqte ligje te paracaktuara dhe te pandryshueshme, u mendua prej shumeve se njeriu nuk mund te ndryshoje as destinimin e tij, duke mohuar keshtu vullnetin e lire.

    Kjo krenari intelektuale coi ne teologjine Deiste: Besimi se Zoti e krijoi universin, por nuk perkujdesej me per te dhe as per qeniet njerezore.

    Shumica e njerezve para kohes se Galileos, besonin ne geocentrizem: qe toka ishte qendra e universit dhe qe trupat qiellore rrotulloheshin perreth tokes. Kjo teori dukej ne pajtim me shkrimet, e cila ne nje vend per shembull, flet per Joshuan qe ben Diellin te ndaloje. Dhe gjithashtu meqe Bir i Perendise u misherua ne toke, u duk e pershtatshme se toka ishte qendra e universit. Sidoqofte ne 1453, Koperniku, nje murg polak, botoi Revolucionet e orbitave qiellore, e cila kish dhene perparesi teorise se heliocentrizmiy: qe Dielli eshte qendra e sistemit Diellor dhe qe toka rrotullohej rreth Diellit.
    Libri iu kushtua Pape Palit te III-te dhe u prit me respekt ne audiencen e Vatikanit.

    Martin Luter, ne krahun tjeter, e denoi fuqimisht, duke u bazuar literalisht ne Bibel.

    Galileo ishte ne katedren e matematikes ne universitetin e Pisa-s dhe me vone ne Padova, ku edhe u mbiquajt "grindaveci", sepse gjithnje fillonte grindjet. Ai permiresoi teleskopin, duke zbuluar henat e Jupiterit, levizjet te cilat ishin nje argument kundra geocentrizmit. Ai botoi nje liber te quajtur "lajmetari yjor" dhe filloi te shtyje nga heliocentrizmi.

    Ne 1611, Galileo vajti ne Rome per te zhvilluar me tej teorite e tij, ku pati edhe nje audience me Pape Paul V-te. Kardinal Robert Bellarmine, nje shkollar jezuit u mrekullua nga teorite e Galileos, por merakos per pasojat qe do linin publikimet teper te shpejta te tyre, ne mendjet e katolikeve te thjeshte. Ai sidomos u merakos sepse Galileo kishte nje tendence te tallej me kundershtaret e tij dhe te mbivleresonte ceshtjet personale.

    vijon.....

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Kleriket Kishtare ishin te gatshem qe heliocentrizmi te mesohej si nje hipoteze (jo si fakt) dhe qe te diskutohej ne qarqet shkencore, perderisa besa e njerezve te thjeshte te mbetej te mos cenohej, por Galileo filloi te mesoje kete teori gjeresisht dhe duke ngrijtur zerin, duke insistuar se ishte nje fakt i provuar. Ende s'ishte i provuar; nuk kish mjaft te dhena qe ta provonin. Perfundimisht ne 19-Shkurt 1616, dy propozime drejtuar Galileos iu parashtruan Gjygjit te inkuzicionit ne Zyern e Shenjte te Vatikanit per keshillim persa i perkiste ortodoksise se tyre (saktesise ne lidhje me doktrinen): 1. "Dielli eshte qendra e botes dhe si i tille i palevizshm nga vendodhja lokale" 2."Toka s'eshte qendra e botes, dhe as e palevizshme, por leviz si e gjitha"
    Me 24 te Shkurtit, teologet e Zyres se Shenjte deklaruan tezen e pare "si injorante dhe filozofikisht absurde dhe formalisht heretike.." dhe te dyten "qe ti jepej e njejta cenzure ne filozofi dhe persa i perket te vertetave teologjike, te ishte se paku e gabueshme ne besim."

    Diten tjeter pape Paul V u lajmerua per opinionet e tyre. Ai i kerkoi Kardinalit Bellarmine qe te paralajmeroje Galileon, qe nqs nuk do te hiqte dore nga te mesuarit e teorise se tij si fakt, mund te arrestohej. Galileo e pranoi kete paralajmerim, dhe gjithshka ra ne qetesi per 16-vjet. Por ne 1632 Galileo publikoi "Dialog mbi sistemet e medha te botes", e cila serish i jepte prioritet heliocentrizmit. Keshtu u therrit para inkuzicionit. Seancat nuk ishin te cilesise me te larte dhe armiqte e Galileos falsifikuan dokumenta ku thuhej se atij i ishte ndaluar krejtesisht mesimi i heliocentrizmit, ne vend te asaj se i ish ndaluar mesimi i tij si fakt; dhe Galileo genjeu per rrethanat e publikimit te librit te tij. Inkuzicioni, me 22 Qershor 1633 deklaroi se Galileo i eshte dorezuar nje herezie te dyshimte. I'u be thirrje qe te hiqte dore nga gabimet para Inkuzicionit, te cilen e beri, dhe keshtu u la ne arrest te lehte shtepie. Qe arresti i tij nuk ishte i rende, kete e tregon edhe fakti se gjate kesaj periudhe ai shkroi nje liber te rendesishem per mekaniken, perfshi teorite e tij per akselerimin, levizjes dhe inercise.

    Me keto fakte bien poshte dy akuza. Sa per akuzen e pare, Galileo nuk u persekutua, dhe as qe duket te kete vuajtur per shkak te ideve te tij. Denimet qe mori ishin si pasoje e refuzimit te tij per moderimin e pohomeve te tij qe te merrej parasysh rreziqet qe do i sillnin besimit te njerezve te thjeshte perhapja e ideve te tij.

    Sa per akuzen e dyte, ne asnje kohe asnje mesim zyrtar kishtar nuk ka denuar heliocentrizmin si heretike. As papa e as ndonje peshkop dhe as inkuzicioni vete. Deklarata e vetme ishte nje opinion teologjik i leshuar nga teologe te Zyres se Shenjte. Opininonet teologjike nuk perfaqesojne Magisterium-in (mesimin zyrtar) e Kishes. Shkenctare te tjere ne ate kohe edhe me vone ishin te gatshem te pranonin drejtimin kishtar ne kete fushe, dhe keshtu heliocentrizmi filloi te pranohej.

    Autori--Anne W. Carroll, antare e trupit keshillues te Catholic Edukator's Resource Center.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    prishtinė
    Postime
    100
    nuk e di mire per hete se e kam mesuar nje histori tjeter per te .
    edhe xhordano bruno ushte persekuruar per keto ide te tij qe i ka dhene por ai e ka pasur edhe idene per shumesine e boterave qe jetohen prej qenieve inteligjente .
    per feja eshte ne shumicen e rasteve me shkencen ,shkenca ndryshon gjithmone del nje teori e re por feja eshte e njejte prej fillimit te saje .ajo eshte munduar gjithmone ti hudhe poshte edhe teorite me te verteta siq ishte ajo e kopernikut dhe e moderuar prej keplerit.
    koperniku frigohej prej turres se druve per ata ai nuk e dha teorine e tij ne emer te vetin ne po te njejtin vit por pas shume vitesh me vone.
    edhe do te thote qe feja krishtere paska gabur njehere dhe prape je aq i sigurte se te gjitha te tjerat jane jane ne perputhje me biblen.
    po te jetoje para 500 vitesh ti patjeter qe do te kundershtoje kete te vertete qe toka rrotullohet rreth diellit dhe pasi do te mesoje te verteten do te thoje jo e paskna pasur gabim vetem nje here.te jerat nuk munden asasi te jene gabim sepse kjo eshte bibel dhe ne te jane shkruar te gjitha gjerat qarte.

    ashtu si e verteta heliocentrike edhe big-begu eshte aprovuar nga kisha dukund pas luftes se 2.edhe evolucioni me ngadale po e merr vendin e Edenit.
    edhe njerezit tash po e shihin gjithesine me ndryshe .ajo qe na rrethon nuk eshte leht e kuptueshme .ajo duhet te studiohet jo vetem te pohohet vetem se qenka dikund me nje liber.
    une jam shume skeptik per te verteten dhe ajo per mua eshte shuma e te vetretave derisa te hulumtohet ndonje teori tjeter.por teoria tjeter do te kete shume gjera te ngjajshme me ate te paren si teoria e njutonit me ate te relativitetit te pergjithshem te Einsteinit dhe se fundi me ate te Hawnkig-ut.

    mendoj se gjerat kane ndryshuar qe 2000 vite dhe njeriut te sotem i nevoitet nje gjuhe tjeter per tia shpjeguar gjerat.nje gjuhe me te persosur me fjale si :kuant relativitet hapsire-kohe foton neutrino supernove.
    mendoj prandaj jam egoist

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ore A.TH..me mua ,jo per mendjemadhesi, nuk mund te luash profesorin, dhe kjo per shume arsye!

    Ti ke mangesi njohjeje te disa gjerave baze! Dhe me dy faqe Nice e nji reviste shkencore mendon se je shkenctar.

    Do te vije koha per te gjitha pergjigjet, dhe se si baze duhet te dish, se propaganda qe ti perfaqeson ka patur nje drejtim te caktuar politik ideologjik dhe i ka paraqite gjerat ne ngjyren e vet!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    prishtinė
    Postime
    100
    ku i mbeshtete keto thashethemet e tua klod .une e di qe kam mangesi te medha te njohjes ate mund ta arrime vetem duke hulumtuar ,duke qene skeptik duke mos u besuar perrallave biblike .
    ne shkimin me lart nuk kam shkruas asgje me karakter politik kete mund ta thuash vetem ti qe ndoshta te dhemb pak pse nuk po besohet me le librine shenjte .
    kisha ka bere shume krime ne njerez vetem qe mos ta shprehin mendimine tyre te drejte.,kryesorja eshte ajo qe ia ka bere shkences.me eleminimin e shumices qe nuk ishin ne pajtim me shkrimet biblike .
    inkuizicioni ka bere krime klod per ata nuk mund tia fali nje feje qe i ka te lyera duart me gjak
    mendoj prandaj jam egoist

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    I sheh se c'deklarata ben ti? Feja nuk ndryshon pozicionime, ndersa shkenca perparon; evolucioni po ze vendin e Edenit; koperniku i frigohej turres se druve!

    E ke 10- Marksizmin, ulu!

    -----------
    Jashte marksizmit je nje qe te rre menja se di edhe ato qe si di!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    prishtinė
    Postime
    100
    yeahhh me te vertete ka fillu me me pelqy kjo fjala marksist ,po eshte ideja me e mire per me dite se qfare intelekti kane bashbiseduesit e mi.

    a e ke ndegju qe edhe galileo ka qene marksist-leninist veqse e ka thene te verteten.
    marksist eshte edhe ai libri i astronomise .libri i biologjise ku e mesojme evolucionin eshte vetem leninist.

    eh na mbytet me keto marksista ndoshta se i keni ndjekur me qejf ato metodat e tyre ne vitet 60 .
    mendoj prandaj jam egoist

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    A.Th mos thuj si keni ndjekur, por si kemi ndjekur; se edhe juve anej zbor ju boni Titoja per keto pune, sado qe ishte ku e ku me qenin tone.

    Je i llahtarshem ne ironi, sidomos kur i fut fjaleve ndonje 'q', shkrihem....vazhdo..na thuj dhe ca gjona te tjera..!

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    klod,
    kold.
    klod!
    po mbarohet pritja.
    po pastaj kur te mbarohet?
    kold,
    klod.
    kold!

    macia..... (;
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Mjafton te perkthehet nick-u qe mban Antitheos..qe te mos marrim replikat e tij per keq"
    peace Dreri
    muzg i heshtur

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Aspekti shkencor i njė hadithi madhėshtor
    Nga celyy nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 11:07
  4. Mendimi Shkencor Gjate Shekujve .
    Nga INDRITI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 16:44
  5. Reformim i shpejte i Sherbimit Gjeologjik
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •