E Marte, 24 Gusht 2004
PROFESORI I MEKSIKES, STUDIM PER ILIRET
Me gjithe marredheniet me popujt e tjere te qendres se Europes problemi i popujve danubiuan dhe ballkanike shtrohet ndryshe.
Eshte menduar ne fillim se Koha e Bronzit e Hungarise gjate shtrirjes se saj me te madhe formonte nje grup te madh trak, te perhapur edhe mbi Ballkanin Lindor, ne marredhenie te ngushta me iliret e kultures sllave dinarike "Childe). Kosina, duke bere kulturen luzasiane, nje qyteterim ilir verior, te quajtur prej tij "karpo-dak" e vinte ne marredhenie me kulturen e popujve danubiane. Me kete etape te kerkimeve lidhen perpjekjet e gjuhesise, qe e quante ilire toponamostiken europiane qendrore, dhe ato te arkeoplogeve, qe i bashkonin ne nje qyteterim te vetem te madh "Urnenfelder" "popujt e kultures se urnave ne kuptimin e ngushte te fjales) dhe luzasianet.
Lidhja farefisnore e kultures se Luzases me venetet, popujt e dalluar nga iliret, solli nje ndryshim ne shtrimin e problemit . Per Krahen, toponomastika europiane qendrore nuk eshte me nga fundi, posacerisht venete, por "alteuropaisch", dhe e kemi pare se ajo duket te jete ne baze te evoluimit gjuhesor te kelteve te kultures se urnave dhe pjeserisht te formacioneve etnike luzasiane perendimore, per te ardhur deri ne territorin gjermanik. Keshtu shtrohet nje problem i vecante per popujt e Luzases, nga fakti se kultura luzasiane, me gjithe orientimin e saj europian qendror dhe marredheniet me Danubin, shkeputet me vecanesi te forte nga teresia danubiane dhe fqinjet e saj ne kohen e Bronzit. Pas nje epoke peshtjellimi qe shtrihet ne disa shekuj shfaqen grupet historike te dakeve (Hungari, Trasilvani), te ilireve "perendimi i Danubit, rajoni sllavonik-dinarik, perendimi i Ballkanit dhe traket) (rajoni lindor i Trakes, Ballkani Lindor).
Kristalizimi perfundimtar i ilireve dhe i dakeve eshte bere pas qetesimit te levizjeve te epokes kalimtare nga Bronzi te Hekuri, duke perfaqesuar grumbullimin e gjithe elementeve etnike te mbledhur ne trevat e tyre nga neoneoliti, ndersa ata me pak te rendesishmit ishin perthithur prej atyre qe bashkelidheshin apo sundonin; keshtu iliret do te perfaqesojne arritjen perfundimtare te popujve te kultures neoneolitike te zones sllavonike-dinarike, me nje element te forte, te huazuar nga popujt alpine, ndoshta te dalluar nga ata qe kane qene indoeuropianet me karakteristike, te indoevropianizuar nepermjet marredhenieve e depertimeve indoeuropiane te mirefillta, te cilat i perforcojne edhe me kontaktet e Bronzit "sllavonik" me ate te Hungarise, pasi asimiluan perfundimisht depertimet luzasiane qe nga koha e dyndjeve kalimtare.
Traket do te perfaqesonin ardhjen ne Europe te kultures aziatike-trojane te indoeuropianizuar permes marredhenieve dhe depertimeve danubiane qe nga eneoliti, atehere ne gjendje paqendrueshmerie, dhe qe u kristalizuan kryesisht ne Kohen e Bronzit, gjate se ciles ne territorin e tyre zhvillohet kultura e qeramikes se zeze ne lidhje me artesit e kultures pontike perendimore, "cmerianet). Keshtu gjuha e tyre mundi te fitonte karakteristikat "satem", ose t'i perforconte ato, nese ishin sjelle qe me pare nga popujt e stepave. Keshtu kane qene edhe marredheniet me mbijetesat e kultures se Tripoljes qe, sic do ta shohim, do te mbeten anonime.
Nje menyre e tille per konceptimin e formimit te trakeve eshte e lidhur me ate qe dime per gjuhen e tyre "satem", ashtu si per frigjishten dhe armenishten ne raport me te paren. Ne formimin e armeneve duket se ka pasur nje element te forte frigjian, qe perkon me substratin azianik-uraratin "Decev).
Po keshtu kompleksiteti i formimit te ilireve shpjegon problemet e shtruara nga gjuha e tyre. Nuk ka nje mendim te njezeshem per ta lidhur ilirishten me gjuhet "satem", sic benin Jokli, Decevi, Majeri, por te tjere e lidhin me grupin "centum", ose me mire, "jo satem" ne lidhje me mesapishten e Italise "Ehatmough, Kretschmer, Krahe).
Krijoni Kontakt