Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Minoritetet shqiptare ne Ballkan

    Historiani 73-vjeēar, Sherif Delvina, jep fakte pėr minoritetet nė Shqipėri dhe shtetet e tjera tė Ballkanit

    Pėrse arvanitasit dhe ēamėt nė Greqi nuk konsiderohen minoritet

    Luan Kondi

    Sherif Delvina, studiuesi dhe hulumtuesi nė fushėn e historisė, tregon se pėrse sot shteti fqinjė Greqia mohon ekzistencėn e arvanitasve dhe ēamėve. Ai shpjegon se qėllimisht kėto dy minoritete duhet tė ishin minoritete kombėtarė, ndėrsa ata nuk gėzojnė asnjė tė drejtė, duke filluar qė nga gjuha. Mė pas, historiani dėshmon edhe pėr refuzimin qė iu bė nga shumė intelektualė dhe studiues shqiptarė atlasit tė “Minoriteteve” nė Shqipėri apo dhe studimit mė tė fundit qė “fryn” minoritetet nė vendin tonė.

    Ashtu si edhe mė parė, nė njė numėr tė gazetės “Panorama”, Delvina shpjegon edhe disa nga tezat greke rreth ēėshtjes sė minoritetit nė Shqipėri. Ai shprehet, gjithashtu, se historianėt tanė janė tashmė tė pėrgatitur mirė pėr ballafaqime me pėrfaqėsuesit e shtetit fqinjė pėr kėtė ēėshtje. Studiuesi shprehet se arvanitasit, qė thuhet se janė 2-3 milionė, duhet tė konsiderohen nga grekėt tė paktėn minoritet gjuhėsor, por, deri tani, ata as qė kanė dashur t“ia dinė edhe pėr rekomandimet e Evropės, qė, nėpėrmjet delegacionit tė saj, vizitoi dhe ndoqi nga afėr kėtė problem nė vitin 1957. Sherif Delvina deklaron nė kėtė shkrim, se pėrpjekjet e fundit nga ndonjė gjeo-demograf shqiptar, pėr t“i paraqitur minoritetet tė zmadhuar dhe se ata pėrbėjnė 11,6 pėr qind tė popullsisė sė vendit tonė, janė antikombėtare dhe “ēojnė ujė”, nė “mullirin” e nacionalistėve ekstremistė grekė, qė duan ta paraqesin pėrpara botės Shqipėrinė si shtet multietnik. Kėto dhe tė tjera rrėfime interesante mund t“i mėsoni nga intervista nė vijim e historianit Sherif Delvina.

    Sa thuhet se janė sot arvanitasit nė Greqi?
    Nuk bėj gabim tė them se janė rreth 2-3 milionė arvanitas nė Greqi. Si vendbanime tė tyre tashmė njihen Beotia, Atika, nė Eubea, Morea e zona tė tjera, qė, megjithėse flasin shqip, nuk kanė tė drejtėn tė kenė as edhe njė shkollė pėr mėsimin e gjuhės sė tyre. Kam pasur kontakte tė vazhdueshme me Aristidh Kolėn. Mė ka ardhur disa herė nė shtėpi, dhe shpesh bisedonim pėr problemin e arvanitasve. Njė herė, mė kujtohet se kishte njė problem me botimin e revistės “Besa”, kur i kėrkoi qeverisė greke qė ta shkruante atė me shkronja latine, por nuk u lejua. Mė bėri pėrshtypje mentaliteti mesjetar grek se, nėse gjuha shkruhet me shkronja latine, ajo myslimanizohet ose katolicizohet. Kjo ishte njė marrėzi e grekėve, ashtu si shumė tė tjera. Punė tė madhe ka bėrė At Anton Belushi, studimet dhe kėrkimet e tė cilit pėr arbėreshėt e Heladhės, mund tė themi pa ndrojtje, se janė njė enciklopedi e popullsisė etnike dhe kompakte arbėrore nė Greqi. Pėr numrin e popullsisė arvanitase nė Greqi, At Belushi shkruan: “Politika e Athinės vazhdon tė mohojė ekzistencėn e mėse 2000000 arvanitasve nė Greqi. Atje, dhe sot gjenden mė tepėr se 600 komunitetet arbėrore, kurse qeveria greke nuk njeh kulturėn shqiptare nė Greqi. (“Lidhja”, nr.25, viti 1991). Arvanitasit duhet tė jenė njė minoritet kombėtar. Grekėt nuk pranojnė t’i njohin as si minoritet gjuhėsor. Nė vijim pėr tė mėsuar mė shumė rreth aktualitetit tė minoriteteve nė Shqipėri dhe Greqi lexoni intervistėn e Sherif Delvinės.

    Pėrse ēamėt nuk pėrmenden fare nga shteti fqinj?
    Pėr sa i pėrket minoritetit ēam ortodoks, fqinjėt jugorė nuk pranojnė kurrsesi se ata ekzistojnė. Pėr kėtė patėm njė debat me profesoreshėn greke Karakasidu. Nė kohėn kur fillova tė referoja pėr popullsinė ēame, nė vitin 1994, profesoresha greke mė ndėrpreu me tė padrejtė, duke mė pyetur se a kishin bėrė vrasje ēamėt nė Greqi? Iu pėrgjigja se kėtė ua sqaron referati im dhe vijova: Gjatė pushtimit nazi-fashist tė Greqisė, njė pjesė e njerėzve politikė dhe oficerėve nė Greqi hynė nė shėrbim tė pushtuesit. Edhe kleri i lartė grek, me nė krye kryepeshkopin e Athinės e tė Greqisė, i shėrbeu pushtuesve, duke respektuar kėshtu njė traditė tė hershme tė kishės greke, e cila nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve i ka pritur me lule pushtuesit, qė kanė shkelur tokėn greke. Nuk ėshtė rastėsi qė ish-komandanti i armatės nė Shqipėri, nė luftėn italo-greke, Ēolakoglu u bė mė vonė kryeministėr i qeverisė kuislinge. Ishin po ato forca ushtarake qė kryen masakrat kundėr popullsisė tė pafajshme ēame, e cila u masakrua dhe u dėbua me dhunė nga vatrat amtare. Ishin repartet e gjeneralit Zerva me shokė, qė vranė 2300 ēamė tė pafajshėm dhe 450 burra i vdiqėn nė tortura. Prandaj, Kuvendi Popullor i Republikės sė Shqipėrisė e ka shpallur 27 qershorin si dita e genocidit tė ēamėve. Se kush ka bashkėpunuar me okupatorin nazist e sqaron A.Vakalopulos nė “Historinė e Greqisė Moderne”, botim i Horvathit 1991, pėr kėtė ēėshtje ky akademik grek, nė faqen 275 tė librit tė sipėrcituar, shkruan: “Gjermanėt ditėn tė pėrfitonin nga kundėrshtitė dhe rivalitetet ndėrmjet grekėve. Duke studiuar me gjakftohtėsi situatėn psikologjike, vuajtjet, pasionet, ambiciet, tė disa personaliteteve greke vunė nė zbatim me shumė shkathtėsi tė pavdekshmen “pėrēa e sundo”, duke shtuar kėshtu mosmarrėveshjet ndėrmjet grekėve, nė dobi tė tyre. Populli grek u nda, njera palė denonconte palėn tjetėr si tradhtare dhe kėshtu u ēfarosėn grekėt, nė ēastin kur dukej nė horizont fitorja dhe pushtuesi bėhej gati tė linte vendin tonė“. Pra, se kush ėshtė fajtor pėr bashkėpunimin me gjermanėt, na e sqaron ky historian i dėgjuar grek. Nė fq.270, A.Vakalopulos pohon: “N.Plastiras, sapo mori fuqinė, vuri nė veprim Traktatin e Varkizės (12 shkurt 1945), qė shpallte armėpushimin dhe lejonte kthimin e vendit nė jetėn normale. Nė Greqi, shumė bashkėpunėtorė tė armikut u bėnė spekullatorė tė popullit grek, duke qenė pėrgjegjės para tij. Ata gjetėn rast dhe u bėnė nacionalistė dhe shtylla tė regjimit”. Rivendikimet e popullit u asgjėsuan. Mė 18 maj tė vitit 1945, nė Athinė, nė gjyqin e Kryeministrit grek Ralis, Ēolakoglu dhe disa bashkėpunėtorėve tė tjerė nė shėrbim tė nazifashistėve, prokurori Papradakis vuri nė dukje gjatė pretencės sė tij, se pushtuesit kishin pushkatuar nė Greqi 10000 vetė, shkatėrruar 70000 shtėpi dhe 883 katunde. Me fakte tė pamohueshme u provua se batalionet e sigurimit tė Kryeministrit kuisling, Ralis, shokėt e tij dhe organet qė kishin krijuar pėr tė famshme mbrojtje tė vendit, kishin luftuar pa mėshirė kundėr rezistencės greke, Ralis dhe Tavularis, ky i fundit, ministėr i Brendshėm i asaj kohe nė qeverinė e Ralisit, nėnshkruan urdhrin e turpshėm, ku thuhej: “Policia dhe xhandarmėria greke tė vihen nėn urdhrin e nazistėve gjermanė”.

    A mendoni se ėshtė arritur qėllimi kombėtar nė konferencat ndėrkombėtare?
    Po. Madje, them se mė sė miri e vėrteta historike, rreth shqiptarėve dhe Shqipėrisė, ėshtė dhėnė qartė sidomos nė konferencėn e Ankarasė. Atje dėshmuam me fakte, dokumente dhe treguam se cila ishte e vėrteta e minoriteteve nė tė dy vendet, nė Greqi dhe nė Shqipėri. Hodhėm poshtė shumė teza tė mykura tashmė, tė fqinjėve dhe sqaruam pjesėmarrėsit se jemi nė gjendje tė konkurrojmė me ide bashkėkohore.

    Cili ėshtė koncepti juaj pėr minoritetin grek nė Shqipėri?
    Pėr tė sqaruar kėtė, duhet t“i referohem njė studimi tė profesor A.Bėrxholit, ku klasifikon minoritetet. Sipas kėtij studimi, minoriteti grek nė Shqipėri nuk ėshtė minoritet komb, qė duhet tė jetė mbi njė milion, nuk ėshtė as minoritet i fuqishėm, qė duhet tė jetė rreth 1 milion, as minoritet i ngushtė, qė duhet tė ketė disa qindramijė anėtarė. Personaliteti shkencor z.Grosman, drejtor nė Ministrinė Federale Gjermane, e pėrcakton minoritetin etnik kėshtu: “Minoritete etnike quhen ato grupe njerėzish, qė flasin gjuhė tė ndryshme nga ajo zyrtare, qė janė autoktonė dhe qė jetojne tradicionalisht prej disa shekujsh nė njė vend, ku ata pėrbėjnė njė pėrqindje tė konsiderueshme tė popullsisė”. Kėto kushte minoriteti grek nuk i plotėson. Ky mionoritet ėshtė krijuar nga disa argatė grekė tė ardhur nė Shqipėri. Kėta minoritarė kanė ardhur nė fshatrat e Delvinės nė fillim tė shekullit tė XIX. Dhe dokumentet tregojnė se nė regjistrat kadastrorė tė vitit 1690 tė rretheve tė sotme tė Sarandės, Delvinės dhe Gjirokastrės, nuk ekzistonte asnjė minoritar nė Shqipėri. Edhe Pukėvili, nė librin e tij “Udhėtime nė Greqi”, thotė: “U nisėm qė nga Saranda e deri nė Delvinaq, tė gjithė fshatrat rrugės ishin shqiptarė…”. Kjo tregon se nė fillim tė shekullit tė XIX, ende nuk kishin ardhur grekėt nė rrethin e Sarandės e tė Delvinės. Ndėrsa nė zonėn e Dropullit, grekėt u vendosėn nė fund tė shekullit tė XVIII. Duhen tėrhequr regjistrat e tjerė kadastrorė tė popullsisė shqiptare nga arkivi i Kryeministrirė tė Republikės Turke, se mendoj se kėshtu do tė plotėsohet me mjaft fakte historia e Shqipėrisė. Mė vjen keq pėr njė gjė qė regjistrat kadastrore qė morėm, tė fshatrave tė Delvinės, Gjirokastrės, Sarandės dhe tė Himarės, nuk janė botuar akoma. Dokumentet qė u morėn prej andej u bėnė nė disa kopje, njė ėshtė nė Institutin e Historisė, tjetrėn ia ēuam Arkivit tė Ministrisė sė Jashtme e tjetrėn Drejtorisė sė Ballkanit nė MJ. Kėto mareriale, pra regjistrat e vitit 1690, me gjithė insistimin e vazhdueshėm tė shumė studiuesve, nuk janė pėrkthyer e botuar nė shqip. Ndėrhyra deri te zoti Gramos Ruēi, pasi Akademia e Shkencave pretendonte se nuk kishte para pėr botim, dhe ai bėri tė mundur sigurimin e fondit pėr botimin e tyre. Tashmė, nuk e kuptoj pėrse nuk botohen. Aty ka edhe tė dhėna pėr popullsinė e Himarės dhe tė fshatrave pėrreth, me tė cilat po merret akademiku Shaban Demiraj. E dini pse ndodh kėshtu? Dua t“u kujtoj se qarqe tė caktuara greke bėjnė ē“ėshtė e mundur pėr tė botuar gjėra qė janė nė interes tė tyre. Ne kemi me se t“u pėrgjigjemi dhe nuk e bėjmė njė gjė tė tillė. Kujt i intereson kjo? Qėllimi i qarqeve shoviniste greke ėshtė qė ta shndėrrojnė Shqipėrinė nė njė shtet multietnik, prandaj duhet tė ndėrgjegjėsohemi e tė punojmė seriozisht.

    Kohėt e fundit u fol pėr njė atlas tė popullsisė, ēfarė mund tė thoni pėr tė?
    Pėr kėtė atlas ėshtė folur e diskutuar. Media e shkruar dhe ajo vizive ka prezantuar debatet e diskutimet pėr njė hartė tė rėndėsishme tė kėtij atlasi - harta e pakicave etnike. Kam qenė dhe pjesėmarrės (i paftuar) nė Konferencėn Ndėrkombėtare organizuar mbi atlasin e popullsisė sė Shqipėrisė. Mua mė ēudit fakti se si njė njeri i vetėm (A.Bėrxholi) merr guximin tė pėrpilojė tė dhėnat pėr njė vepėr kaq tė madhe dhe tė rėndėsishme. Dhe ē’ėshtė mė e keqja, zoti Bėrxholi, duke qenė dhe drejtor i Institutit tė Gjeografisė sė A.Sh., merr pėrsipėr tė na japė shifra mbi pakicat etnike nė Shqipėri, ndėrkohė kur nė tė gjitha vendet e tjera, kėto shifra janė zyrtare dhe jepen nga institucione tė specializuara, pasi duhet shumė kohė, fonde e njerėz pėr t’i saktėsuar ato. Numri i minoritarėve pėrcaktohet saktė kur kryhet regjistrimi i pėrgjithshėm i popullsisė. Z.Bėrxholi, nuk ka tė drejtė tė japė shifra pėr pakicat etnike as personalisht, as nė emėr tė A.Shkencave. Z.Bėrxholi, kur pėrmend shifrėn 10.6 pėr qind pėr pakicat etnike gabon, dhe gabon rėndė. Sė pari, ai gabimisht fut nė kategorinė e pakicave etnike romėt dhe arumunėt dhe sė dyti, ai jep shifra tė stėrzmadhuara pėr kėto pakica. Duhet tė theksoj mė tej se z.Bėrxholi ka botuar dhe njė libėr me titull “Atlasi gjeografik i popullsisė sė Shqipėrisė - vepėr shkencore solide me interes teorik e praktik” nėn siglėn e Akademisė sė Shkencave tė RSh. Tė ēudit fakti qė Berxholi, pretendon se ka pėrdorur metoda mė tė arrira shkencore pėr tė pėrcaktuar pakicat etnike. Nuk e di kush janė kėto metoda? Detyra e njė studiuesi ėshtė qė shifrat pėr minoritetet, tė marra nga burime tė ndryshme, t“i analizojė dhe t“i seleksionojė pėr tė dhėnė shifrat sa mė afėr sė vėrtetės. Nuk mund tė quhen mė tė sakta shifrat e dhėna nga shoqatat apo anketimet sesa ato tė dhėna nga regjistrimi i pėrgjithshėm i popullsisė i kryer nga strukturat shtetėrore. (Psh. z.Berxholi, pėr minoritetin grek jep shifrėn 65869, ndėrsa nė librin “Minoritetet nė Shqipėri”, Tiranė 2003, pėrgatitur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, shkruhet se “siē rezulton nga studimi INSTAT-it, ka njė ulje tė ndjeshme tė numrit tė minoritarėve, krahasuar me atė qė rezulton nga regjistrimi i popullsisė i vitit 1989” etj.) Konkretisht, sipas tė dhėnave zyrtare, ėshtė zvogėluar numri i minoritarėve grekė, serbo-malazezė etj. Kėtu dua tė ndalem nė dy probleme, qė unė i konsideroj madhore: Sė pari, nuk u mor vesh se kush e organizonte Konferencėn Ndėrkombėtare mbi Atlasin nė nėntor 2003. Pse nuk morėn pjesė nė kėtė konferencė titullarėt e Universitetit dhe pedagogėt e Katedrės sė Gjeografisė (kur sipas shtypit tė shkruar nė dhjetor 2003, atlasi, nė kuadėr tė njė projekti, ėshtė i Katedrės sė Gjeografisė tė UT-sė). Sė dyti, kush ia jep tė drejtėn z.Berxholi tė dalė nė emėr tė A.Shkencave, me shifra personale, nė kundėrshtim me shifrat zyrtare, pėr minoritetet? Ēfarė qėndrimi ka mbajtur Akademia e Shkencave pėr shifrat e pavėrteta e tė dhėnat antishkencore nga z.Berxholi? Me heshtjen e saj, kryesia e A.Shkencave, tregon se pajtohet me ato ēka shkruan A.Bėrxholi nė lidhje me minoritetet.

    Tė gjitha tė dhėnat, studimet dhe regjistrimet e tė gjitha kohėve tregojnė se minoritetet nė Shqipėri nuk janė mė shumė se 3 pėr qind dhe gjithēka shkruan Bėrxholi them se nuk ėshtė e vėrtetė. Ne nuk pajtohemi me atė ēka shkruan z.Omari: “...se Akademia nuk ndėrhyn kurrė nė punėn e studiuesve”. Mendojmė se Akademia duhet tė mbajė njė qėndrim, dhe jo tė marrė pėrsipėr paudhėsitė e z.A.Bėrxholi, i cili gjithēka shkruan, mbi tė dhėnat e Atlasit etj., i ka shkruar nėn siglėn e Akademisė sė Shkencave. Unė habitem, se si autori i ka ndėrruar bindjet brenda njė viti. Nė Gjeografinė e Shqipėrisė (pėr shkollat e mesme), tekst pėr shkollat e mesme eksperimentale, viti 2002, pof.dr. A.Berxholi pohon se Shqipėria ėshtė njė shtet homogjen, rreth 98 pėr qind e popullsisė ėshtė e kombėsisė shqiptare. Pakicat kombėtare pėrbėjnė 2 pėr qind tė popullsisė, prej tė cilave 1.8 janė minoritarė grek, 0.2 janė minoritete tė tjera. Si thoni a i duhet zėnė besė kėtij Atlasi Gjeografik tė popullsisė tė Shqipėrisė me pakica kombėtare tė mbipesėfishuara brenda dy vjetėsh? I kujtojmė autorit tė kėtij atlasi se “dr.Milan Shuflaj nė librin e tij “Serbėt dhe Shqiptarėt”, nė faqen 105 shkruan: “Prej shekullit XVII, u serbizuan dhe morlakėt (vllehėt e Dalmacisė). Sot, nė viset e thjeshta sllave gjendet njė sasi e vogėl arumunėsh (vllehėsh), tė cilėt, si psh., nė Bosnje u asimiluan qysh prej kohės qė u dyndėn. Po ky fakt priti dhe maqedono-rumunėt, qė mbetėn tė shpėrndarė nė jug, pėrqark Selanikut e Seresit, pėrqark Velesės dhe Prizrenit u shndėrruan nė serbė, ndėrsa rrotull Elbasanit, Beratit, Tiranės u kthyen nė shqiptarė”. Pėr sa thamė mė sipėr dokumentohet te “Calendario Atlante de Agostini 2003, Instituto Geografico de Agostini Novara”, i cili jep tė dhėna demografike pėr grupet etnike. Nė zėrin Sllovenia, faqja 867 arumunė nuk ka, shifrat mė tė vogla tė popullsisė i pėrkasin shqiptarėve, 0.2 pėr qind, italianėve, 0.2 pėr qind, hungarezėve 0.2 pėr qind dhe maqedonasit 0.2 pėr qind. Nė zėrin Kroacia, faqja 405, arumunė nuk gjinden fare, shifra mė e vogėl i pėrket popullsisė shqiptare 0.3 pėr qind. Nė zėrin Jugosllavia, faqe 611, arumunė nuk ka, mund tė pėrfshihen te zėri tė tjerė. Pėr sa i pėrket Maqedonisė, po citojmė sasinė e vllehėve, nxjerrė nga regjistrimi i popullsisė shpallur mė 1 dhjetor 2003, rumunė (arumunė) 1.78 pėr qind. Te zėri Bullgaria, faqja 299, rumunėt (arumunėt) mund tė pėrfshihen te tė tjerė 1.2 pėr qind. Nė zėrin Greqia arumunėt nuk pėrfshihen fare.



    Kush ėshtė Sherif Delvina

    Ėshtė lindur nė vitin 1933, nė Delvinė. Rrjedh nga njė familje patriotėsh. Prej kohėsh ėshtė marrė me studime historike dhe ėshtė edhe autor i njė sėrė librash e studimesh nė kėtė fushė. Dy veprat e tij mė tė arrira janė “Epiri”, nė gjuhėn angleze, dhe tragjedia “Genti”, qė ka fituar ēmim tė parė nė konkursin e Shkupit, njė vit mė parė. Delvina ka qenė nė pėrbėrje tė delegacionit shqiptar nė Konferencėn Ndėrkombėtare “Pėr minoritetet”, qė u mbajt nė Ankara tė Turqisė, nga 27 deri mė 29 tetor tė vitit 1994. Ai ka hulumtuar nė disa nga arkivat e Turqisė, Francės, nga ku ka sjellė nė Shqipėri dokumente me vlerė dhe nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare. Nga Arkivi i Sulltanit, nė Turqi, Sherif Delvina solli nė Institutin e Historisė, regjistrat e viteve 1500-1600, realizuar nga turqit, ku jepen tė gjithė banorėt e Shqipėrisė, me emra dhe mbiemra. Ajo qė ka mė tepėr rėndėsi nė kėto regjistrime ėshtė se deri nė vitin 1690, nė regjistrat turq, nuk figuronte tė kishte asnjė minoritar nė Shqipėri.

    © 2003 Gazeta Panorama
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pa nje nderhyrje te hekurt te Evropes ne Greqi, nuk mund te arrihet kurre barazia dhe trajtimi demokratik i "minoriteteve"(minoritete 30%-she). Keta dit per dit shkelin konventat e te drejtave te njeriut, dir per dit jan objekt diskutimi i Human Right Watch, e perseri Evropa nuk tundet.

    Po si mund te tundet kur Greqia eshte pjelle e saj ? Le te shpresojme se do ecim ne para me shpejte se ata, se perndryshe edhe ata 4 milion qe jane ne Shqiperi, do kene heret a vone fundin e Arvanitasve.

    Me vjen keq per Aristidhin se edhe pse libri i tij u botua 10 here rrjesht, edhe pse u vra nga agjentet grek, prap nuk i ka hyre gje Grekeve ne ata berthamen e ullirit qe kane ne vend te trurit... ose te vetmit qe i kan blere veprat e tij kane qene Arvanitasit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    Lightbulb

    Albo xhan, je bere si robot, vet i shuan, e vet i shkruan dhe nuk mban mend qe ky shkrim eshte dhene ne diskutimin tek Kerry me ate 10%-in grek. Po nejse ketu eshte tek kombetara ceshtja jone dhe ne e kemi shpirt po jap ca "grimca" mendimi.

    Kur kane shkuar refugjate shqiptaret ne Greqi kane qene si kolombua(jo ky i albasoulit) ne zbulimin e dherave te panjohur, jane kthyer ne Shqiperi dhe te ngazellyer jane shprehur:
    -Pronari im e di shqipen me mire se une.
    Jane habitur shqiptaret me zbulimet e tyre, me kete mrekulli te pa pare.
    Po ku ta shikon, ku ta dinin te verteten?
    Per vite te tera te izolimit komunist eshte fshehur kjo e vertete , se ne Greqi jetojne miliona shqiptare, jane te vajtur shekuj me pare si dhe vendas autokton qe jane shqiptaret e Camerise.
    Shteti yne e ka fshehur te verteten e tyre, vlerat e shpirtit te tyre qe bene nje shtet te forte, fqinjin tone, Greqine.
    Ne ditet e sotme na mundon shpirtin fakti se, me shekuj te vajtur ne Greqi shqiptaret nuk e kane harruar gjuhen shqipe, ndersa nje familje emigrantesh sot per 3-4 vjet, femijet e tyre e harrojne gjuhen e vet.
    E verteta e hidhur eshte se keta shqiptare(arvanitas dhe cam) mbrojten dhe bene nje shtet ,por jane po keta shqiptare arvanitas qe jane ndeshur me perbuzjen e shtetit, nuk u eshte lejuar te shkuajne gjuhen shqipe dhe u eshte mohuar prejardhja e tyre.
    Pra nuk gezojne asnje te drejte si minoritet.
    Me keq do te gjenden shqiptaret e Camerise, nje diskriminim i patreguar, vetem ata jane deshmitare te jetes se tyre, fatkeqesise se tyre ne ate vend.
    Te gjithe e dime se shume grek kane emigruar ne bote, ju kujtoj se pjesa dermuese e ketyre emigrantve kane qen pikerisht greket me orgjine shqiptare.

    Arvanitasit jane shqiptare te besimit orthodoks dhe duke u nis qe mbi qeverine e Greqise qendron feja, kisha orthodokse,(njera dore lane tjetren dhe te dyja fytyren) kjo nuk pranon ne asnje menyre te kete minoritet ne vendin e tyre.

    Statistikat flasin se populli grek i sotem eshte perzierje e kuturave shqiptare, bullgare, aziatike et. dhe qeveria s`mund te bej dot per kete ceshtje pasi shpata e mprehte e demokleut mbi minoritetet eshte vete kisha greke eshte vet besimi i tyre tek feja orthodokse.
    Menyra e te jetuarit te ketyre minoriteteve ne Greqi eshte si te luten "O zot na moho".
    Vetem ndergjegjesimi i tyre dhe ndihma qe duhet te bej shteti shqiptare per gjithe kete popullsi shqiptare te mohuar ne shekuj nga dhuna percmimi grek, mund te shpetoje asimilimin e plote te tyre.
    E vetmja menyre si mund te behet fqinji yne miqesor dhe i kulturuar ndaj nesh.

    Te sigurohet e drejta e minoritetit shqiptare ne Greqi ashtu sic i gezojne te drejtat e tyre minoriteti grek ne Shqiperi.
    Vetem kjo menyre eshte barazi dhe fqinjesi e mirfillte.
    Jo dhunim te minoritetit shqiptare ne Greqi.

    Arsyeja pse greket kane synime ndaj territorit shqiptare; sepse ekonomia e Greqise nuk mund te mbahet vetem me shitjet e ullinjeve dhe djathit.

    Shpezimet e medha(kolosale) vet qeveria e Greqis i perdore per te mbajtur priferinjte dhe kishat(jane elemente qe i marrin ekonomise dhe nuk i japin).

    Shpenzimet e shumta per blere armatim te rende per te mbajtur nje ushtri tejet te renduar nga buxheti i shtetit, po keto jo elemente qe i marin ekonimis.

    Shpenzimet e medha qe ben shteti grek per te financuar spiunet, agjentet e tyre brenda dhe jashte Greqise (jane kaqe shume sa ju nuk e mendoni)dhe keta jane element qe i marin ekonomis greke duke e varferuar.

    Shpresat per turizmin grek po bien pasi njerzit e Evropes preferojne plazhet e lira e te bukra te Turqise, Spanjes, Egjyptit etj.

    Eshte vleresuar si vendi me ekonomi me te varfer ne BE dhe te gjitha mundimet qe bene Evropa per ta ngritur nga humnera ku eshte, plus fitorja e futbollit evropian(qe vetem nje dhenie shanci per te apo nje meshire, biles jane gati tu falin dhe boterorin vetem e vetem ta mbivleresojne Greqin e varferuar, sakrific evropiane s`ke ci ben)po shkojne dem.

    Greqia eshte ne krizen e saj me te madhe ekonomike dhe historia ka treguar se cdo shtet ne krize e vet ka provokuar dhe dhuruar luftra ndaj shteteve te tjera.
    Kjo eshte dhe arsyeja pse greku ka provokuar dhe vazhdon te provokoje shqiptaret duke i percare me anen e fese, duke i financuar(disa) duke i renuar nga ekonomia; sa me te varfer te jene shqiptaret aq me lehte e ka Greqia te pushtoje dhe sundoje Epirin, endrren e tyre te vdekur.

    Eshte vet financimi i fqinjit tane per te sjell ne pushtet shqiptaret e shitur, por vetem inteligjenca shqiptare, te zgjohet, te reagoje, te mesojne nga asimilimi i shqiptarve ne Greqi( qe u dhemb shpirti, jane shqiptare dhe jane te perbuzur), nese kane ne shpirte nje fije ndjenje kombetore.
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Greqia, kjo perzjerje rracash!

    Po, eshte perzjerje rracash por e mbajne veten per komb te paster!

    Eshte rast qe jam 8 vjet ne Greqi dhe pse tani studioj per dicka qe s'ka lidhje me Historine, kam harxhuar gjithashtu me qindra mijera ore neper biblotekat e Athines per te mesuar me teper rreth historise se ketij vendi....

    Historia e ketij vendi eshte vertete e cuditeshme, histori kontrastesh...!

    Ne nje kohe qe kane dokumentacion te bollshem neper bibloteka te ndryshme historia qe u mesohet grekeve te vegjel neper shkolla eshte me te vertete me doza propagande.....

    Po shkruaj shume shkurt per pastertine e rraces greke.....Peleponezi qendror dhe lindor jane arvanitas, ishujt e Idres, Species, Evoias si dhe Kiklades jane po ashtu arvanitas...Duke filluar qe nga Itea(Amfisa), Zona e Livadhiase, Thiva Malakasa si dhe Atika jane po ashtu arvanitas...Konica, Gumenica si dhe rrethinat e Prevezes flasin shqip.....
    Zonat kufitare me Bullgarine dhe Turqine jane zona minoritare turke apo muslimane sic i quajne greket, nga Kavala deri ne Kastoria perfshi dhe Selanikun banon nje popullsi emigrantesh qe jeteojne vetem 80 vjet pasi jane te ardhurit nga Azia e Vogel te cilet u zbuan nga turqit ne Luften Greko- Turke...Ne pergjithesi ne Veri te Greqise jetojne gjthashtu pakica bullgaresh, sllavo-maqedonas dhe vllehesh....
    Vijme tek Greqia Qendrore...Vete greket e quajne kete popullsi Vlahi dmth vllehe....Me ne perendim ne rrethin e Janines ne zonen e Mecovesh jetojne vllehe te paasimiluar qe vlasin dhe sot vllahisht....

    Sic thame me siper Atika jetohet nga fshata arvanitase si : Malakasa. kapandhriti, Spata, Varkiza etje....
    Brenda ne Athine lagja e vetme tradicionale qe ka mbetur rreth Akropolit eshte arvanitase, behet fjale per Plaken...

    Ishulli me i madh Kreta po ti shofesh jane te gjithe shume esmere, pra sic e pranojne dhe vete greket, jane nje perzjere greko-arabe...

    Athina, sot eshte nje perzjerje e gjithe ketyre te mesipermve, pra banoret e Athines jane greket e mirfillte...
    Po permend dhe dicka....Ne 1922 ne Greqi erdhen nga Azia e Vogel nje popullesi krishtere prej 1500000 vetesh ne nje kohe kur popullsia e atehereshme nuk i arrinte te 5000000 vetet!~Sumica e ketyre u vendosen ne Athine dhe Selanik....Ne ate kohe ne Selanik greket perbenin pakicen e qytetit pasi shumicen e perbenin: turqit, hebrejte sllavomaqedonet, bullgaret si dhe pak vllehe dhe shqiptare...

    Ne Athine shumica ishin arvanitas por me shpalljen e Athines kryeqytet filuan te imigrojne greke nga provincat e vendit...

    Ne 1922 erdhen shume refugjate nga Azia e vogel.... dhe i emertuan vendet e reja me emertimet e vendeve nga erdhen duke i vendosur para nje i NEW ,ΝΕΑ ose i RI ose e RE shqip...psh....Nea Smirini (Izmiri i ri), Nea Makri,...etj



    ......dhe Greqia Zyrtare pranon qe ka vetem 2% minoritet, pra muslimanet e Thrakes!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 20-09-2004 mė 11:09

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Ia vlen te theksohet se ne Greqi nje rol te fuqishem ka luajtur dhe luan Kisha Ortodokse...Ne Greqi po te ishe Ortodoks do te thote te ishe grek pra kushti kryesor ishte Feja...

    Pra shteti modern grek u ndertua mbi baza fetare....Kisha dhe sot e kesaj dite ka nje rol te fuqishem...Prifterinjte konsiderohen nenpunes shteterore dhe paguhen me rroge nga shteti....

    Presidenti, Kryeministri dhe ministrat bejne betimin para Kryepeshkopit!

    Athina qytet 5 milionesh eshte i vetmi kryeqytet qe nuk ka asnje xhami!
    Pra eshte nje shtet thellesisht fetar dhe ARVANITASIT duke qene nje popullsi e besimt ortodoks ishte shume e veshtire ti bente balle asimilimit....

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    (C) 2004 Info-Prod All rights reserved.
    According to IINA, Sali Berisha, former President of Albania and leader of the Democratic Party of Albania, has called for the granting of more cultural rights to the Albanian ethnic Muslim minority in Greece, and find a solution to their problems, particularly their land claims after they had been expelled from them in northern Greece at the end of World War II. Albanian historians say that around 300,000 Albanian Muslims were expelled from the Chameria region of northern Greece, during the civil was that erupted in Greece following the end of World War II. Their case is now being presented to the judiciary and the European Court. Berisha also asked the Greek authorities to open schools for teaching the Albanian language, more so in northern Greece, and to respect the human rights of the Albanian ethnic Muslim minority still living in that part of Greece. He said that the Albanian in Greece are treated as second class citizens.

    Credit: Info-Prod Strategic Business Information
    Oct 21,2004
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •