Close
Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 153
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> E verteta eshte qe disa jane akoma shume larg asaj qe arriti te beje Nene Tereza.
    > Shume prej nesh nuk arrin te fale ndonje leke lypsave nderkohe qe ajo fali kohen dhe perkushtimin e saj per kedo qe i dilte perpara.
    > Per Nene Terezen nuk mund te flitet keq per arsyen se nuk ishte Shqiperia vendi kryesor i misionit te saj. Eshte hipokrizi te flasesh keq per dike qe thjeshte dhuron ate qe ka. Mesa duket e mira qe bejne te tjeret disa i bezdis dhe ndoshta ngaqe nuk arrine te kene ate nivel dashurie dhe lumturie qe kane keta Shenjtore. Nene Tereza eshte Shenjtore por shume vetave nuk u hyn ne pune kjo dhe i trajtojne te gjithe njesoj pa meshire dhe pa mirenjohje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 04-02-2010 mė 18:58
    La verita' ti rendera' libero!

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> E verteta eshte qe disa jane akoma shume larg asaj qe arriti te beje Nene Tereza. Shume prej nesh nuk arrin te fale ndonje leke lypsave nderkohe qe ajo fali kohen dhe perkushtimin e saj per kedo qe i dilte perpara. Per Nene Terezen nuk mund te flitet keq per arsyen se nuk ishte Shqiperia vendi kryesor i misionit te saj. Eshte hipokrizi te flasesh keq per dike qe dhuron. Mesa duket e mira qe bejne te tjeret disa i bezdis ndoshta ngaqe nuk arrine te kene ate nivel dashurie qe kane keta Shenjtore. Nene Tereza eshte Shenjtore por shume vetave nuk u hyn ne pune kjo dhe i trajtojne te gjithe njesoj pa meshire dhe pa mirenjohje.

    Tregom konkretisht se cfar beri Tereza per shqipetaret.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2008
    Vendndodhja
    Gjermnani Vendlindja Presheve
    Postime
    2
    Pershendetje t'gjithve


    Nese keni mundesi mem gjet Informacione per keto pike:

    Tema: Nėna Terezė


    1.Biografia
    Fėmijėria dhe Rinia
    Emigrimi nė Indi

    2.Marrėdhėniet shoqėrore ne Indi

    3. Fillimi dhe perfundimi i Ndimes
    Ndikim pėr familjet e tė ndimuarve
    Si u bė Nėna Tereze e njohur ?

    4.Planet e Nėnės Tereze

    5.Cfare ndodhi pas vdekjes sė saj?

    Faleminderit

  4. #124
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anėtarėsuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar mė parė nga Disa Lexo Postimin
    Tregom konkretisht se cfar beri Tereza per shqipetaret.
    Nene Tereza beri nje gje qe nuk beri Sulltan Mu(ra)ti: nuk vrau ,preu dhe zaptoi Shqiperine dhe ta kthente ne Anadolli . Kjo mjafton !

    Kudo qe vete dhe marrin vesh nga jam pergjigja e tyre direkte eshte : Ohhhhhh...Mother Teresa , Gjergj Kastrioti and Blue Brothers ( Jim Belushi ) !
    $ € $ ... ♥♫ - ♥♫

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Nana shqiptare e dashunisė

    Ndue Ukaj | 27-08-2011

    Nėna Tereze ka trand themelet e njė bote tė egėrsuar dhe egoiste, nė tė cilėn dashuria ėshtė njė nocion abstrakt. Madje, ajo ka dėshmuar tė kundėrtėn, se bota mund tė drejtohet me dashuri dhe se dashuria ėshtė fuqia mė e madhe qė transformon botėn.

    Dhe pikėrisht kėtė nocion abstrakt, Nėna Tereze e ka konkretizuar mė mirė se ēdo kush nė historinė botėrore, duke dėshmuar me shumėsi veprash tė jashtėzakonshme, e tė pakapshme pėr mendjen njerėzore, se jeta ėshtė dashuri, tė cilėn duhet ta pėrjetosh. Nėna Tereze jetėn e pėrjetoi si dashuri, e atė ja dhuroj botės me dashuri, duke bė fuqinė e saj tė rrezatoj kudo nė botė.

    Njeriu si qeni shoqėrore, ėshtė i lidhur dhe bashkėjeton me ngjarje, fenomene e personazh tė rėndėsishėm. Njeriu, si qenie e si identitet, ėshtė i lidhur me figura kombėtare, me tė cilat identifikohet e nga tė cilat ushqehet nė rrugėt e tij. Kėsisoj ėshtė puna edhe me kombet, tė cilat gjallojnė nga kėso shtresimesh.

    Pėr shqiptarėt, Nėna Tereze ėshtė simbol i krenarisė kombėtare, njė shembull i motivueshėm qė se ka bota, njė model qė ka shėnjuar kohė dhe ka hy pėrjetėsisht nė panteonin e vlerave bipolare, Tokė e Qiell. Andaj ėshtė fat i madh t’i takosh kombit tė njė njeriu qė ka shėnjuar kohėn, shekullin, ka trand nė themel teori e doktrina, se bota mund tė drejtohet vetėm mė armė, ushtri, pushtet, para e fuqi.

    Motoja e Nėnės Tereze se: ”vetėm dashuria mund ta shpėtojė botėn”, jo vetėm qė grish pėr tė ndihmuar tė vuajturit qė gjenden nė mjerimin e skajshėm, pa fajin e tyre, por ėshtė shndėrruar nė njė formulė magjike, qė troket nė ndėrgjegjen njerėzore, pėr njė pėrbashkim drejt vlerave sublime, tė tejkoheshme dhe universale.

    Nėna Tereze, duke i tejkaluar fuqishėm pėrmasat kombėtare, fetare, ėshtė ngrit nė piedestalin mė tė lartė tė vlerave botėrore. Jo vetėm kaq, ajo ėshtė shenjėzim i njeriut model, qė me dashuri e sakrificė tundi gjitha filozofitė, doktrinat, empiritė e jetės, duke krijuar njė filozofi tė re, njė model tė ri, njė civilizim tė ri, qytetėrimin e dashurisė, siē shkruan biografi mė i madh i saj, dom Lush Gjergji.

    Nėna Tereze tejkaloi gjitha mundėsitė njerėzore, duke hy pavdekėsisht nė panteonin e vlerave me sublime qė ka dhėnė bota nė dymijėvjeēarin tonė. Ajo mbetet njė vlerė sublime pėr gjithė njerėzimin, qė arriti tė flak dallimet e gjithfarshme. Ajo ndėrtoi filozofojnė e saj, qytetėrimin e saj, qė ėshtė thellėsisht qytetėrim i dashurisė. Ajo tejkaloi fuqishėm dallimet religjioze, nacionale, doktrinare, nė funksion tė sė mirės sė pėrbashkėt qė pėr intencė kishte - Njeriun.

    Veproi kėshtu pėrgjatė gjithė jetės sė saj, ndezi nga njė qiri ēdo kund nė botė, ujiti thatėsirat e shumta me dashuri, zbuti shpirtrat njerėzor nė ēdo cep tė botės me urtėsi Hyjnore. Ishte njė murgeshė e madhe dhe njė shqiptare e madhe.

    Prandaj, sot kur ajo ėshtė pėrjetėsuar nė Lumturi, nuk ka nevojė pėr nderimin tonė, pėrkundrazi ne kemi aq shumė nevojė pėr Atė, qė tė inspirojė jetėn tonė nė rrugėt e formėsimit e konsolidimit. Ajo duhet tė bėhet pjesė e pandashme e edukimit tonė kombėtar.

    Identiteti modern shqiptar

    Tendencat e shumta se Nėna Tereze nuk duhet tė pėrdoret nė diskursin kombėtar, janė tė paqėndrueshme dhe krejtėsisht qėllimkėqija. Pėrkundėr kėtyre tendencave qė te eliminohet personaliteti i saj nga identiteti shqiptar dhe tė kundrohet vetėm si person fetar, ajo vazhdon tė jetė referencė e shumicės absolute shqiptare, duke u bė pikė referimi, sepse kėshtu, pa asnjė ekzagjerim, shqiptari i bėn nderin mė tė madh vetės, tė mirės sė tij.

    Ne mund tė mburremi me tė sepse ajo ka qenė, ėshtė e do tė jetė pjesė e pashmangshme e diskursit kombėtar, ngase me personalitetin e saj tė gjithanshėm, mbinatyror dhe shumėdimensional, ka infleuncar, po influencon dhe do tė influencojė rrjedhat shqiptare, kulturėn shqiptare, letėrsinė shqipe, pikturėn, muzikėn, skulpturėn dhe politikėn nė Kosovė. Nė kėtė rast, duhet tė pėrmendin sidomos filozofinė paqėsore tė Ibrahim Rugovės, e cila nė esencė ishte e frymėzuar prej madhėshtisė sė Nėnės Tereze.

    Pėr presidentin dhe liderin e shqiptarėve tė Kosovės, Dr. Rugovėn ajo ishte model i lėvizjes paqėsore prej sė cilės u frymėzua. Dhe portretin e sė cilės i mbajti sa qe gjallė kudo ai punonte e vepronte. Madje, kėtė lėvizje dom Lush Gjergji, me plotė logjikė, e cilėson lėvizje tereziane. Ndėrsa, pėrmasat personalitetit tė saj janė shtrirė edhe nė rrafshet praktike tė jetės shqiptare. Sheshet kryesore nė qendrat shqiptare, mbajnė emrin e saj, kudo janė ngritur shtatore, rrugė, spitale aeroporte, tė cilat mbajnė dinjitetshėm emrin e saj.

    Nuk ėshtė kult e as mit emri dhe vepra e saj pėr shqiptarėt. Pėrkatėsia e saj shqiptare, tanimė pėrbėn njė dimension tė theksuar dhe evident nė ēdo aspekt tė kombit shqiptar, duke ngritur dijen dhe vetėdijen pėr vlerat sublime, universale tė saj, tė cilat po pėrjetohen e pranohen nga gjithė shqiptarėt.

    Personaliteti i Nėnė Terezes qė afro dy dekada ėshtė paradigma udhėrrėfyese pėr shqiptaret, kudo ku flitet dhe ku shkruhet shqip, nė hapėsirat shqiptare, por edhe nė ato tė shpėrndara ane e kėnd botės. Ndaj, kėsisoj ėshtė ajo ėshtė bė hallkė shumė e rėndėsishme e identitetit shqiptar, duke influencuar nė pėrmasa tė mėdha, funksionale edhe kulturėn shqiptare nė tėrėsi, duke u bė personazhi mė i rėndėsishėm pas Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut.

    Nėna Tereze, duke qenė shqiptare, natyrshėm ėshtė pjese e identiteti shqiptar, frymėzon zemrat e mendjet shqiptare, ndikon drejtpėrdrejt nė zhvillimet dhe kahet e shoqėrisė shqiptare dhe si e tillė ėshtė pjesė e pashmangshme e diskursit kombėtar dhe identitetit shqiptar.

    Tendencat e ndryshme, ēfarėdo qofshin ato, pėr ta pėrjashtuar atė nga pjesa e identitetit shqiptar dhe pėr ta lėnė brenda pėrkatėsisė fetare, tashmė i pėrkasin sė kaluarės, kur shqiptarėt vėrtiteshin mes dilemash tė ndryshme dhe kur pėr shqiptarėt flisnin ata qė dirigjoheshin nga interesa tė gjithfarshme.

    Nėna Tereze pėr miliona njerėz anembanė botės ėshtė njė simbol dhe njė shpresė mė shumė, se pėrtej dallimeve tė shumta, ekziston dashuria, ajo qė mund tė triumfoj kundruall tė kėqijave tė shumta, ėshtė dashuria pėr njeriun, kjo ndjenja mė e fisme, qė mund tė bėjė mė shumė se dijet njerėzore, mė shumė se fuqitė politike, ekonomike dhe ushtarake. Jeta dhe veprimtaria e shumėfishtė e Nėnės Tereze e arsyeton fuqishėm kėtė mendim.

    Mbase, ajo dėshmoi fuqishėm se bota vuan aq shumė pėr dashuri, prandaj bėri vepra tė mėdha, duke i sintetizuar veprimet e saj me mendime qė mbesin se thesare pėr mendjen njerėzore, kur thoshte: “Nuk ėshtė me rėndėsi ēka bėn, por me sa dashuri e bėn”.

    Marrė nga ZĖRI
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Shėnohet pėrvjetori i vdekjes sė Nėnė Terezės

    "Bota Sot",5.9.2011
    ---------------
    Nė 14- vjetorin e vdekjes sė humanistes sė madhe shqiptare Nėna Tereza, sot nė Prishtinė ėshtė mbajtur meshė nė Katedrale, me ē’rast pėrfaqėsuesi special pėr vendin tonė nga Vatikani pėrveē fjalėve pėr figurėn e modelistes, solli edhe pėrkrahjen nė ēdo aspekt pėr shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės.
    Nė fillim tė meshės pėr Nėnė Terezėn tė pranishmit i pėrshėndeti Imzot Dodė Gjergji, i cili u uroj mirėseardhje krerėve tė institucioneve shtetėrore e fetare, personaliteteve vendore e ndėrkombėtare.
    Pas njė pjese tė ceremonisė fetare, fjalėn e mori i deleguari special pėr vendin tonė i Papa Benediktit tė XVI, Imzot Juliusz Janosz, i cili shprehu kėnaqėsinė dhe fjalėt e Kardinalit nga Vatikani.
    “Me vullnetin e At Benediktit tė XVI jam zgjedhur Delegat Apostulik nė kėtė vend, i cili ka synime tė mėdha dhe dėshiron ndėrtimin e njė tė ardhme, tė cilėn populli e ka nė zemėr. Delegati Apostulik ka pėr detyrė kryesore pėrcjelljen e Kishės Katolike, nė mėnyrė qė tė jetė nė selinė Apostulike, me tė shenjtin Papė nė veēanti dhe me kishėn e pėrgjithshme nė tėrėsi, tė jenė tė forta dhe gjithnjė e mė tė thella”, ka thėnė ai.
    Mė tej nė fjalimin e tij, ai e krahasoj Papa Gjon Palin e II me Nėnėn Terezė, duke thėnė se tė dytė nė jetėn e tyre e kanė zbatuar urdhrin e dashurisė ndaj Zotit dhe tė tė afėrmve tė tyre.
    Gjithashtu ai solli mė vete edhe pėrkrahjen e Vatikanit edhe nė aspektin politik, duke thėnė se edhe kjo tokė ka origjinėn e saj dhe se Vatikani do tė jetė pėrkrah saj.
    “Kosova edhe pse ėshtė njė realitet i ri politik, nuk ėshtė toka e askujt, nuk ėshtė njė popull pa origjinė, pa traditė, pa vlera. Toka juaj ėshtė shėnuar nga qytetėrimi krishter, i cili i ka pėrballuar tė gjitha ndodhitė historike”, ėshtė shprehur ai.
    Pas kėtyre fjalimeve, ceremonia vazhdoi me lutje e predikime fetare. Ndėrsa pos mysafirėve tė tjerė, ishte i pranishėm edhe Arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi, i cili ka qenė i deleguar i posaēėm i Atit tė Shenjtė pėr 100-vjetorin e Nėnė Terezės.
    Ndryshe me 5 shtator tė vitit 1997 nė Kalkutė vdiq humanistja e madhe dhe nobelistja e paqes, shkupjania shqiptare, Nėna Terezė.

  7. #127
    qun i mir Maska e FREX
    Anėtarėsuar
    24-10-2009
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    83
    Figure E Madhe E Kombit Shqiptar. Duhet Te Jemi Mirnjohes Te Punes Se Saj

  8. #128
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    "Time": Nėnė Tereza, nė 100 emrat mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave

    "Time": Nėnė Tereza, nė 100 emrat mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave



    TIRANE-Revista amerikane "Time", nga mė prestigjiozet nė SHBA dhe nė botė, qė del njė herė nė javė, ēdo vit boton edicione speciale. Para dy vjetėsh, me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezės, i kushtoi njė numėr special.

    Disa dekada mė parė "Time" botoi nė faqen e parė fotografinė e Nėnės Terezė dhe shkrimin me titull: "Mother Teresa, Living Saint" ( Nėnė Tereza, Shenjtėreshė e Gjallė), sivjet botoi njė edicion special prej 124 faqesh me titull: "The 100 Most Influential People of All Time" (Njėqind njerėzit me ndikimin mė tė madh nė tė gjitha kohėrat). Nė kopertinėn e ilustruar tė kėsaj reviste janė botuar fotografitė e 13 personaliteteve mė tė shquara gjatė gjithė historisė njerėzore. Hyrjen e kėsaj reviste e shkroi Profesor Douglas Brinkley, historian amerikan shumė i njohur. Redaktorėt e revistės "Time", tė gjithė specialistė, kanė zgjedhur e botuar biografitė dhe portretet e 100 personaliteteve mė tė njohura tė tė gjitha kohėrave. Nė faqen e parė tė revistės ėshtė botuar fotografia e Nėnės Terezė. Revista nė fjalė shkruan gjerėsisht pėr Konstandinin e Madh, por qysh atėherė e deri sot, pėrveē Nėnės Terezė nuk pėrmendet asnjė personalitet me rėndėsi nga Ballkani. Revista "Time" shkruan se Konstandini i Madh kishte lindur nė vendin qė sot quhet Serbi. Zbrazėtirėn kohore bosh prej 1675 vjetėsh e plotėsoi Gonxhe Bojaxhiu-Nėna Terezė. (Shėnimi ynė: Vendlindja e Konstandinit tė Madh, Nishi, dhe vendlindja e Nėnės Tereze, Shkupi, ishin afėr. Si vėlla e motėr tė njė gjaku dhe njė fisi ata bėnė punė tė mėdha dhe pėr kėtė i nderon bota sot).

    Shkrimet
    Artikujt e shumė autorėve janė ndarė nė 4 pjesė. Titulli i kapitullit tė parė ėshtė: "Shtyllat e Moralit". Veprimtaria e tyre shpjegohet me kėto fjalė: "Ata hoqėn dorė nga dėshirat politike dhe joshjet pėr pasuri, vazhduan udhėn e heshtjes, tė prirė nga thirrja e shpirtit. Ata janė shenjtorė e profetė, qėllimi i tė cilėve nuk ėshtė kjo botė".

    Kapitulli i parė, "Shtyllat e Moralit" fillon me Abrahamin dhe vazhdon me Konfucien, Budėn, Sokratin, Platonin, Jesu Krishtin, Shėn Palin Muhamedin, Xhelaladin Rumin, Shėn Franēeskun e Asisit, Immanuel Kantin dhe Nėnėn Terezė. Nė faqen e fundit tė kėtij kapitulli figurojnė emrat e kinezit Lao Tzu, Shėn Augustinit dhe Papės Gjon Palit tė Dytė. Ata cilėsohen si tre misionarė qė kanė pėrhapur mesazhin e tyre nėpėr botė. Nė faqen 18 ėshtė fotografia dhe biografia e Nėnė Terezės. Kur ėshtė fjala pėr ēėshtje shpirtėrore tė botės sė krishterė, revista "Time" e vendos Nėnė Terezėn nė vendin e katėrt, menjėherė pas Jezu Krishtit, Shėn Palit dhe Shėn Franēeskut. "Time" shkruan se Nėnė Tereza kishte lindur nga prindėrit shqiptarė dhe se babai i saj ishte vrarė nė kohėn kur Gonxhe Bojaxhiu ishte 7-vjeēe.

    Kapitulli i dytė mban titullin: "Eksploruesit dhe Vizionarėt". Ja ēka thotė pėr eksploruesit dhe vizionarėt: "Disa nga ata vendosėn tė kuptojnė botėn e tyre. Tė tjerėt panė nė ėndėrr gjėrat qė nuk kishin ekzistuar kurrė dhe i farkuan ato. U kredhėn nė botėn e panjohur, ata janė pionerė". Kapitulli fillon me Hipokratin dhe vazhdon me Euklidin, Arhimedin, Aristotelin, babain e algjebrės Muhammad Ibn Musa Al Khwarizmi, Zheng He, Kopernikun, Kristofor Colombon, Magelanin, Gutembergun, Galileun, Dekartin, Newtonin, Lewis, Clark & Sacagawsea, Darvinin, Bellin, Edisonin, Charles Babbage, Pastuerin, vėllezėrit Lumierė, Freudin, Einstenin, Marie Curie, vėllezėrit Wright, Henry Fordin, Watson & Crick dhe i fundit Steve Jobs. Nė faqen e fundit janė edhe tre eksplorues tė rėndėsishėm, Leif Eriksson, Marco Polo dhe Marconi.

    Kapitulli i tretė: "Udhėheqėsit e Popullit" i pėrshkruan me kėto fjalė: "Ata janė krijesa tė botės politike, udhėheqin ushtri, ndėrtojnė kombe dhe perandori, sfidojnė autoritete, luftojnė pėr liri, shtypin dhe ēlirojnė masat e shtypura. Ata janė tė fuqishėm".

    Kapitulli fillon me Moisiun dhe vazhdon me Periklien, Ashokėn e Madh, Lekėn e Madh perandoria e tė cilit sipas revistės "Time" shtrihej prej Iliriet e deri nė Kashmir dhe prej Egjiptit e deri nė Kinė, vazhdon me Cleopatrėn, Ēezar Augustin, Konstandinin e Madh, Umar Inbn Al-Khattab, Charlemagne, Saladinin, Genghis Kanin, Joan of Arc, Mbretėreshėn Isabellėn e Parė, Herman Cortes, Sulejmanin e Madh, Martin Lutherin, Akbarin e Madh, Mbretėreshėn Elizabetėn e I, Pjetrin e Madh tė Rusisė, George Washingtonin, Robespierin, Mary Wollstonecraft, Napoleon Bonapartin, Simon Bolivar, amerikanin vendas Sitting Bull, Abraham Lincolnin, Marksin, Leninin, Emmeline Pankhurst, Margaret Sanger, Adolf Hitlerin, Winston Churchillin, Franklin Rooseveltin, Mao Ce Dunin, Gandin, Martin Luther King Jr. Nelson Mandela. Edhe kėtu si nė kapitujt e tjerė nė faqen e fundit ėshtė gjeneral Jul Caesari, pushtuesi Tamerlane dhe terroristi Osama Bin Laden.

    Kapitulli i katėrt dhe i fundit i revistės "Time" ėshtė "Arkitektėt e Kulturės": "Ata e kanė ndryshuar botėn duke vėnė nė veprim vizionin e tyre imagjinues, fuqinė galduese tė artit dhe vlerat qė ata shfaqin nė punėn qė bėjnė". Ata janė krijuesė". Kapitulli fillon me Homerin dhe vazhdon me Eleanor of Aquitaine, Dante Aligerin, Leonardo da Vinēin, Makiavelin, Mikelangjelon, Palladion, Servantesin, Shakespearin, Rembrantin, Bahun, Benjamin Franklinin, Adam Smithin, Ruson, Thomas Jeffersonin, Bethovenin, Nicen, Louis Armstrong, Picason, Rohe, Muhamed Ali, "The Beatles" dhe nė faqen e fundit janė: Goethe, Dikens dhe Tolstoi pėr ndikimin e tyre letrar nė botė.

    Periudha ilire pėrfaqėsohet me Konstandinin dhe Lekėn e Madh. Dhe prej atėherė e sot nuk pėrmendet asnjė iliro-shqiptar dhe asnjė personalitet tjetėr ballkanik pėrveē Nėnės Terezė. Shqiptarėt janė kryelartė pėr respektin dhe nderimin qė revista "Time" tregon pėr mė shumė se 4 dekada pėr Gonxhe Bojaxhiun. Gushti, shtatori dhe tetori janė muajt e historisė dhe mrekullive tė Nėnės Terezė.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #129
    Figur e madhe shume
    Revolution 1848

  10. #130
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Mendoj qe eshte figura me e madhe e shekullit 20 nder Shqiptar.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  4. Nėnė Tereza e Kalkutės, bija e mohuar e Shqipėrisė
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •