Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 153 prej 153
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)



    Thėnie nga Nėnė Tereza

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Drita e Anjezė Gonxhe Bojaxhiu nuk shuhet asnjėherė

    Me rastin e 112 vjetorit tė lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes sė Nėnė Terezės zhvillohet manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes” i organizuar nga Instituti i Trashėgimisė Shpirtėrore e Kulturore tė Shqiptarėve.

    Tė merresh me jetėn dhe veprėn e Nėnės Terezės, nuk ėshtė njė punė thjeshtė rutinore, por ėshtė mė tepėr ballafaqim me tė panjohurat qė dalin gjatė depėrtimit nė botėn e saj komplekse e shumėdimensionale, ka thėnė drejtori i ITSHKSH Skėnder Asani

    “Nėnė Tereza nuk ishte vetėm njė bėmirėse, siē perceptohet gabimisht nė njė pjesė tė opinionit publik, por ajo para sė gjithash ishte patentuese e njė sistemi tė veēantė tė sjelljes dhe qasjes ndaj ēėshtjeve tė mprehta shpirtėrore qė askush tjetėr nuk i trajtonte dhe nuk i njihte mė mirė se ajo”.

    ITSHKSH ėshtė rrekur ta trajtojė figurėn e Nėnės Terezės nė njė plan pak a shumė mė tė thelluar, duke nxjerrė nga thesari i saj shpirtėror e njerėzor margaritarėt mė tė ēmuar, me tė cilėt ajo stolisi veten dhe mė shumė tė tjerėt. Ajo mbi tė gjitha stolisi nocionin njeri nė skėterrėn e lakmive tė pakufishme, ėshtė shprehur Skėnder Asani.

    Zėvendėskryeministri i parė i qeverisė sė Maqedonisė sė Veriut, Artan Grubi, ka thėnė se nuk ėshtė e rėndėsishme sa ėshtė njė popull i madh, por ēfarė vlera tė mėdha kultivon duke aluduar se Nėna Tereza i takonte njė populli tė vogėl, siē janė shqiptarėt, por bėri emrin e madh nė botė me veprėn e saj.

    “Njė komb nuk ēmohet pėr nga numri i personaliteteve tė mėdha qė ka nė gjirin e vet, por ēmohet pėr nga mėnyra se si i trajton dhe kujton ato. Ne pėrkujtojmė dhe nderojmė Gonxhen nė mėnyrėn mė tė bukur nė vendlindjen e saj”, ka thėnė Grubi.

    Pėrfaqėsuesi i Ipeshkvisė sė Kosovės, Don Lush Gjergji, ka theksuar se Nėna Tereza nuk ėshtė vetėm e madhe, as nuk ėshtė vetėm bamirėse dhe vetėm humane. Ajo ėshtė imitimi mė i mirė i njerėzores nė botė. “Prandaj, atė nuk duhet vetėm ta madhėrojmė, por duhet edhe ta imitojmė”, ka thėnė Don Lush Gjergji.

    Kreyetari i Shoqatės “Shkupjania Nėna Terezė”, Dimēe Petrushevski, vlerėson se ne tė gjithė duhet ta ndjekim shembullin e dashurisė qė e reflektonte Nėna Terezė.

    Anjezė Gonxhe Bojaxhiu lindi mė 26 gusht tė 1910 nė Shkup, por me “shtėpi” nė gjithė botėn. Jetėn ajo ua dedikoi tė gjithė njerėzve qė ishin nė nevojė.


    Gazeta Koha Jone

    https://kohajone.com/drita-e-anjeze-...het-asnjehere/

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)



    NĖNĖ TEREZA - Dokumentar

    Nga Autori Ismet Rashiti .

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Nėnė Tereza, e pėrulura qė na e ngre ballin lart

    Ka disa figura qė me tė vėrtet nuk di ē`ti quash mė parė: Murgeshė, bamirėse, fituese e Nobelit pėr Paqen, Shenjtore. Nėnė Tereza i ka tė gjitha. Nuk themi pėr tė i kishte, se shenjtorėt nuk vdesin, janė tė pėrjetshėm.

    Sot ėshtė Dita e Shenjtėrimit tė saj.

    Ajo ėshtė e gjithė botės. Kėtė nuk mund ta mohojmė, po siē vetė ajo tha njėherė: “Kam lindur nė Shkup, jam shkolluar nė Londėr, jetoj nė Kalkutė dhe punoj pėr tė gjithė njerėzit e varfėr nė Botė. Atdheu im ėshtė njė vend i vogėl me emrin Shqipėri”, e dha vetė pėrgjigjen; mė shumė ėshtė e jona, se s`ka si atdheu. Ndaj edhe nėse ėshtė dikush qė na e ngre kokėn lart, kudo qė kėmba tė na shkelė nėpėr botė ėshtė pikėrisht Nėnė Tereza. Bamirėsja qė drejtonte institucionet qė vetė kishte ngritur, por edhe qė po vetė i pastronte.

    Gonxhe Bojaxhiu lindi nė Shkup tė Shqipėrisė tė pushtuar prej Perandorisė Osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė, mė datė 26 gusht 1910. Por edhe pas 108 vitesh, ajo vazhdon tė mbetet njė nga personalitetet mė tė njohura shqiptare nė gjithė botėn dhe si ambasadorja mė e mirė qė ndonjėherė ka pasur populli shqiptar.

    Nė vitin 1979, kur mori Ēmimin Nobel pėr Paqe, e gjithė bota mėsoi se Nėnė Tereza ishte shqiptare.


    Tiranapost.al

    https://tiranapost.al/stil-jete/nene...n-lart-i518042

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)



    Mother Teresa Awarded Nobel Peace Prize - 1979

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Shenjtėrimi i Nėnė Terezės - Presidenti Begaj: Bija shqiptare ėshtė simbol i mohimit tė privilegjit vetjak dhe shėrbimit ndaj tė vuajturit


    Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar sot Ditėn e Shenjtėrimit tė Nėnė Terezės.

    Begaj me anė tė njė postimi nė rrjetet sociale shkruan se bija shqiptare ėshtė simbol i mohimit tė privilegjit vetjak dhe shėrbimit ndaj tė vuajturit.

    “Shenjt Tereza e Kalkutės dėshmi e gėzimit, qė buron nga dashuria pėr jetėn dhe pėr madhėshtinė e dinjitetit njerėzor.

    Bija shqiptare ėshtė simbol i mohimit tė privilegjit vetjak dhe shėrbimit tė pakursyer ndaj tė vuajturit, tė uriturit, tė pamundurit e tė harruarit.

    Nė njė botė, qė rend drejt materiales, shembulli i saj na fton tė shohim brenda vetes, brenda familjeve dhe shoqėrive tona pėr tė kultivuar dashurinė pėr tjetrin dhe vlerat mė tė mira shpirtėrore tė popullit tonė, tė cilat Nėnė Tereza i ka lartėsuar si askush tjetėr nė botė.

    E sotmja duhet tė jetė njė ditė reflektimi pėr secilin prej nesh pėr mė shumė solidaritet pėr tė afėrmin, dashuri pėr njėri-tjetrin dhe shėrbim pėr vendin” shkruan Begaj nė postimin e tij.


    Newsbomb.al

    https://newsbomb.al/shenjterimi-i-ne...-te-vuajturit/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-09-2022 mė 10:36

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Presidentja Osmani: Nėnė Tereza e ktheu vėmendjen e botės kah njė popull i vogėl, por zemėrgjerė e paqedashės

    Me rastin e 25 vjetorit tė vdekjes sė Shėn Nėnė Terezės, presidentja e Republikės sė Kosovės Vjosa Osmani, ka vizituar Muzeun nė themelim “Nėna Terezė” nė Prizren, pėrcjell KultPlus.

    Mė poshtė gjeni fjalimin e Presidentes Osmani nė pėrurimin e Shtėpisė Muze tė Nėnė Terezės nė Prizren:

    I nderuar kryeministėr, z. Kurti,

    E nderuar zėvendėskryeministre,

    Tė nderuar anėtarė tė kabinetit qeveritarė,

    I nderuar kryetar i komunės, z. Totaj,

    Tė nderuar shkėlqesi ambasadorė nga vendet e ndryshme,

    Tė nderuar pėrfaqėsues tė Ipeshkvisė,

    Tė nderuar pjesėmarrės,

    Ėshtė nder i madh pėr mua sot, qė nė 25-vjetorin e kalimit nė amshim tė nėnės sonė, Shėn Terezės, tė marr pjesė nė pėrurimin e ekspozitės kushtuar Nėnė Terezės nė muzeun e saj kėtu nė Prizren dhe tė kujtoj sė bashkė me ju veprėn e madhe jetėsore e shembullin e pėrkryer moral tė cilin ajo ia fali njerėzimit.

    Pėrurimi i kėsaj ekspozite, sikurse edhe vetė themelimi i muzeut, ėshtė vetėm njė hap i vogėl nė krijimin e kujtesės kolektive pėr nėnėn tonė tė madhe, e cila pėrkushtimin ndaj njeriut e lidhi me pėrkushtimin ndaj hyjit, duke krijuar simbiozėn e dashurisė sė pėrhershme, tė cilėn pastaj ia dhuroi tėrė njerėzimit si shembull tė pėrkryer personal.

    Pėrurimi i kėsaj ekspozite, kėtu, nė tokėn e familjes sė Nėnės sonė Terezė, ėshtė shenjė e kujdesit qė ne, bashkėkombėsit e saj, e tregojmė ndaj sė shenjtės Agnesė, por edhe ndaj njė familjeje, e cila ishte simbol i bujarisė, mikpritjes e ofrimit tė dashurisė ndaj secilit, posaēėrisht ndaj mė tė varfėrve. Prandaj, mė lejoni qė tė falėnderoj Ministrinė e Kulturės dhe tė gjithė ata qė u kujdesėn qė sot ne tė mund ta pėrurojmė kėtė ekspozitė.

    Kujdesi ndaj trashėgimisė sė Nėnės Terezės nuk ėshtė kujtesė e cila ndėrlidhet vetėm me pėrkatėsinė e saj etnike, ose me madhėshtinė e veprės sė saj, por ėshtė kujdes para sė gjithash ndaj shembullit tė cilin ajo ia dhuroi njerėzimit. Nėpėrmjet kėtij shembulli personal ajo u shndėrrua nė simbol universal, duke e dėshmuar karakterin e popullit tė saj, sipas tė cilit nderi, bujaria e ndihma pėr tė vobektin janė parime morale e zakonore.

    Si pjesė e kėtij kujdesi, institucionet e vendit tonė, sė bashku me Ipeshkvinė e Kosovės, nga 26 gushti, qė shėnon ditėn e lindjes sė shenjtėreshės shqiptare, e deri mė 5 shtator, kur po shėnojmė ēerekshekullin e kalimit tė saj nė amshim, me njė varg aktivitetesh po shėnojmė jetėn dhe veprėn e humanistes sonė tė madhe. Kėtė kujdes do ta ruajmė e thellojmė ēdo vit, madje nė vazhdimėsi, sepse kujdesi ndaj tė shenjtės sonė nuk mund tė ndėrlidhet vetėm me data tė caktuara. Ajo duhet tė na bashkojė e tė na frymėzojė ēdo ditė, sikur qė ajo vetė e niste ēdo ditė tė ishte e para dhe e fundit njėkohshėm: pėrplot jetė e dashuri pėr njeriun.

    Prandaj, pėrurimi i kėsaj ekspozite, nė muzeun qė do ta bartė vulėn e veprės sė saj, ka peshė tė veēantė kulturore e humane. Ne si bashkėqytetarė e bashkėkombės tė shenjtės sonė e shumė vizitues tė huaj do tė kthehen kėtu pėr t’i gjetur tė dėshmuara rrėnjėt e familjes sė Nėnė Terezės e vatrėn e cila rriti breza tė tėrė familjarėsh tė saj. Ai do tė shėrbejė kėtu e tutje edhe si njė qendėr pelegrinazhi pėr tė gjithė ata tė cilėt duke kėrkuar mirėsinė nė jetė e shembujt e mėdhenj tė altruizmit e tė dashurisė ndaj njeriut, do tė vijnė kėtu tė mėsojnė se si njė vatėr e vogėl nė njė vend tė vogėl, nė tė cilin jeton njė popull me zemėr tė madhe, ia dhuroi botės shembullin universal tė pėrvujtnisė e tė sakrificės sė pamatshme pėr njeriun.

    Nė kėtė muze do tė gjendet jo vetėm historia e familjes Bojaxhiu, por edhe modeli nė tė cilin do tė mbėshtetet secili i ri ose e re, ėndrra e tė cilėve do tė jetė qė njė ditė tė ndjekė shembullin e Nėnė Terezės pėr t’u shėrbyer njerėzimit, pėr t’ua gėzuar zemrat atyre.

    Kėrkesa e Nėnė Terezės drejtuar motrave tė saj qė duhet tė bėjnė gjithēka qė tė varfėrve, e sidomos mė tė varfėrve mes tyre “t’ua dhurojnė lumturinė, tė cilėn mbase tė pasurit siē thoshte ajo mund ta sigurojnė me para”, ėshtė shembull se si njeriu mund tė jetojė nė lumturi, duke ua siguruar atė atyre qė nuk mund ta gėzojnė vetė, duke u ofruar pėrkrahje, mbėshtetje e dashurinė, atyre tė cilėt kujtojnė se nuk mund ta arrijnė atė asnjėherė.

    Parimi i saj jetėsor qė, nėse dėshiron tė njėjtėsohesh me tė varfrit, nuk mjafton vetėm t’i pėrkrahėsh ata, por duhet tė provosh qė tė bėhesh njėri nga ta, tė ndiesh me ta e pėr ta, ėshtė parimi mė i thellė universal, shembullin e tė cilit Nėnė Tereza ia fali njerėzimit. “Vokacioni nė vokacion”, sikurse e quante ajo kėtė lloj pėrkushtimi, e qė pėrkon me thirrjen e dytė tė saj , e cila iu shfaq asaj gjatė njė udhėtimi me tren nėpėr fushat e Indisė, pas atij tė parit, tė cilin ajo e mori nė Letnicė tė Kosovės ėshtė shembulli i papėrsėritshėm nė historinė e njerėzimit, kur njėjtėsimi nė dashuri, sprova pėr t’i ngjarė atij tė cilit i shėrben, ėshtė model i pakapėrcyeshėm nga i cili mund tė mėsojmė vazhdimisht e tė cilin duhet ta provojmė ta ndjekim pėrjetėsisht.

    Prandaj, sot, kur po e kujtojmė 25-vjetorin e kalimit tė saj nė amshim, themi me krenari se Nėnė Tereza paraqet jo vetėm simbolin e dashurisė, tė paqes e humanizmit, por edhe njė fat tė madh historik, tė cilin ne, pasardhėsit e saj, duhet ta kujtojmė ēdo ditė e ta themi me zė tė lartė se ajo u shndėrrua nė fytyrėn morale tė njerėzimit, duke e shfaqur traditėn morale tė saj e tė familjes, dhe traditėn e popullit tė vet shqiptar.

    Historike, edhe ngaqė, nė kohėn e represionit etnik serb kundėr Kosovės e tė vetizolimit komunist nė Shqipėri, ajo u shndėrrua nė simbolin tonė pėrfaqėsues. Duke e theksuar pėrkatėsinė e saj etnike kudo qė shkonte, vlerat e familjes e traditėn e popullit tė saj, e duke e nėnvizuar atdheun e saj, sikurse e quante ajo, “atdheun e vogėl, po tė quajtur Shqipni”, ajo e ktheu vėmendjen e botės kah njė popull i vogėl, por zemėrgjerė e paqedashės.

    Prandaj, nė ditėt sikurse kjo, por edhe nė secilėn ditė tė jetės sonė, ne duhet tė mos reshtim sė theksuari emrin e saj, mėsimet e saj, personalitetin e saj tė jashtėzakonshėm. Si institucione dhe si njerėz tė politikės ne duhet ta pėrbrendėsojmė dashurinė e saj pėr njerėzit dhe t’i theksojmė pa pra porositė e saj paqedashėse e humane, sikur bėnte presidenti ynė historik, dr. Ibrahim Rugova, nė vitet ’90, duke e humanizuar tė bėrit politikė, sipas modelit human tė Shėn Terezės.

    Pra jemi krenar qė botės ia kemi ofruar shembullin e gruas shqiptare tė quajtur, Agnesė Gonxhe Bojaxhiu – Nėnė Tereza, modelin e gruas sė butė por tė vendosur, e pėrkushtuar skajshmėrisht ndaj njerėzve dhe e dashur pėr tė gjithė, e gatshme qė ēdo herė tė sakrifikojė pėr tė tjerėt; njeri qė e njeh dhimbjen dhe provon qė t’ua shėrojė atė tė tjerėve, me fjalė tė ėmbla e me vepra, sikurse thoshte edhe vet ajo, “vepra tė vogla, por me dashuri tė madhe”.

    Zoti e bekoftė Shėn Terezėn!

    Zoti e bekoftė edhe kėtė muze qė po e pėrurojmė sot!

    Zoti e bekoftė Republikėn e Kosovės!

    Faleminderit!!


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/trashegimia...-e-paqedashes/

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Veliaj: Njė ėndėrr e madhe po bėhet realitet, nis puna pėr Shtatoren e Nėnė Terezės nė Tiranė

    Nė Ditėn e Shenjtėrimit tė Nėnė Terezės, Bashkia e Tiranės dhe Arqidioqeza Metropolitane Tiranė-Durrės nėnshkruan njė marrėveshje memorandumi pėr vendosjen e njė memoriali pėr Shenjtoren shqiptare nė kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky ėshtė njė lajm i shumėpritur nga tė gjithė shqiptarėt.

    “Prej kohėsh kemi pasur njė ėndėrr tė madhe, pėr tė vendosur nė Tiranė njė shtatore tė Nėnė Terezės. Nuk besoj se ka moment mė tė mirė – 30 vite pasi Shqipėria ka vendosur marrėdhėniet me Vatikanin, 25 vite pas kalimit nė amshim tė Nėnė Terezės, Shėn Terezės, gruaja me trupin e vogėl, por me veprėn e madhe – pėr t’i celebruar tė gjitha kėto. Sot fillojmė rrugėtimin drejt ndėrtimit tė shenjtores sė Nėnė Terezės mbi kodrat e Liqenit Artificial, nė zonėn e njohur si “Lapidari”, ndaj ėshtė vėrtet njė bekim i madh pėr qytetin tone”, sqaroi Veliaj.

    Kryebashkiaku shtoi se Tirana ka nevojė pėr njė hapėsirė ku qytetarėt e saj mund tė gjejnė njė ēast pėr tė reflektuar. “Njė vend pelegrinazhi, besimi, reflektimi dhe vėllazėrie i shkon Tiranės sonė; njė metropol, nė tė cilin pavarėsisht se ka ngut, nxitim, garė e zell, nė atė majė kodre duhet tė ketė edhe njė vend pėr tė reflektuar, pėr t’u lidhur me gjėrat e shenjta dhe tė dėlira”, u shpreh Veliaj.

    Arqipeshkvi Metropolit tė Arqidioqezės Metropolitane Tiranė-Durrės, Imzot Arjan Dodaj falenderoi kreun e Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, pėr lajmin e mirė nė kėtė ditė tė veēantė pėr gjithė shqiptarėt.


    Koha Jone

    https://kohajone.com/veliaj-jep-lajm...zes-ne-tirane/

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    25-vjetori i vdekjes sė Nėnė Terezės, Vatikani nxjerr monedhėn e veēantė euro me portretin e saj

    Sot shėnohen 6 vite nga Shenjtėrimit i Nėnė Terezės, por edhe 25 vite nga vdekja e saj.

    Nė pėrkujtim tė saj, Vatikani i ka zgjedhur qė ta kujtojė shenjtoren shqiptare me njė monedhė tė veēantė. Selia e Shenjtė do tė nxjerrė monedhėn me vlerė 2 euro.

    Nė foton e mėposhtme shihet e monedha ku para ėshtė Nėnė Tereza teksa mban nė krahė njė fėmijė duke e lidhur kėshtu me imazhin e “nėnės”.

    Monedha ėshtė realizuar nga artistja Orietta Rossi, e cila pasqyron gjithė dashurinė, pėrkushtimin qė Nėnė Tereza ofroi pėr tė lehtėsuar vuajtjet e “mė tė varfėrve tė tė varfėrve.

    Sot, bėhen gjashtė vite nga 5 shtatori i 2016-ės, kur botės iu shtua njė shenjtore… Ajo ėshtė Nėnė Tereza, sot Shenjta Terezė, gruaja bujare qė pėrkul mbi persona e braktisur nėpėr rrugė duke u njohur dinjitetin qė u ka dhėnė Zoti.

    5 shtatori ėshtė dita e shenjtėrimit tė saj, ku nė njė ceremoni madhėshtore nė Sheshin “Shėn Pjetri” nė Vatikan, Papa Franēesku, njohu dy mrekullitė e saj, tė shėrimit tė tė sėmurėve. Po ashtu, sot bėhen dhe 25 vite nga vdekja e saj nė vitin 1997, nė moshėn 87 vjeēare.


    Newsbomb.al

    https://newsbomb.al/25-vjetori-i-vde...rtretin-e-saj/

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    “Vuajtja mė e thellė buron nga braktisja e njeriut, qė nuk duhet, pėrbuzet, lihet pas dore..”

    Nėna Terezė


    “Mundohem ta dua Zotin me gjithė vetveten”

    “Jam lėshuar plotėsisht nė duart e tij, me gjithė tė metat e mia e mungesat e mia.

    Ai mė pranoi si nusen e vet, me ngrohtėsi e dashuri tė pakufishme.

    Tashmė, pėr gjithė jetėn, jam fati i Krishtit tė Kryqėzuar.

    Pranova tė pėrfaqėsoj tė varfrit e mbarė botės: tė padėshiruarit, tė padashurit, tė lėnėt pas dore, tė keqtrajtuarit, tė verbrit, tė gėrbulurit, tė alkoolizuarit, tė pėrjashtuarit nga radhėt e shoqėrisė, tė gjithė ata qė e kanė harruar ngrohtėsinė e dashurisė njerėzore e takimin e njeriut me njeriun.

    Jam thellėsisht e bindur se e keqja mė e madhe dhe vuajtja mė e thellė burojnė nga braktisja e njeriut, qė nuk duhet, qė pėrbuzet, lihet pas dore, nuk vlen asgjė pėr askėnd.

    Nga ana ime mundohem t’u jap tė varfėrve, pėr dashuri, atė qė tė pasurit mund ta blejnė me para.

    Unė nuk do ta kisha prekur kurrė me dorė njė tė gėrbulur, edhe sikur tė mė paguanin njė miliard dollarė. Ndėrsa e bėj me kėnaqėsi pėr dashuri tė Zotit.

    Kur vėrej si trajtohen tė varfrit, e kuptoj mė mirė trishtimin e Krishtit, qė nuk pranohet nga tė vetėt.

    Kush nuk i pėrfill tė varfrit, vijon tė mos e pėrfillė Krishtin.
    Tė varfrit na nderojnė, duke na lejuar t’u shėrbejmė ditė natė, pa ndjerė kurrė lodhje.

    Ushqimi shpirtėror qė mė mban nė kėmbė, ėshtė Mesha Shenjte.
    Pa tė nuk do tė mund tė vijoja rrugėn qė zgjodha as njė ditė, madje as njė orė.

    Nė Meshė Jezusi na paraqitet nėn trajtėn e bukės, ndėrsa nė lagjet e mjerimit e shikojmė dhe e prekim nė trupat e gjymtuar, nė fėmijėt e braktisur.

    Shpesh herė, kur mendoj sa pak jemi nė gjendje tė bėjmė, mė pushton njė trishtim i thellė.

    Ajo qė bėjmė, ėshtė vetėm njė pikė uji nė njė oqean tė pacak. Tepėr e vogėl, me njė ndikim gati tė pandjeshėm mbi pafundėsinė e vuajtjeve njerėzore.

    Por nė se secili nga ne do t’i shėrbejė Krishtit, atje ku e thėrret, Eukaristia e tė varfrit do tė bėhen njė dashuri e vetme!”.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/vuajt...ihet-pas-dore/

  11. #151
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Refleksionet e studiuesit tė njohur:

    Kur Nėnė Tereza, shkoi nė malsitė e Pukės, pėr tė vizituar motrat dhe nė shenjė respekti, hoqi kryqin nga qafa e, ja dhuroi hoxhės, Hafiz Elezit

    Hoxha i Pukės, Hafiz Elez Hoxha (1910-2002), simbol tė urtėsisė e tolerancės, mik i Migjenit nė rininė e tij dhe mėsues mejtepi, priti Nėnė Terezėn, nė vitin 1991, kur shenjtorja e ardhshme, u ngjit nė bjeshkė pėr tė vizituar shtėpinė e motrave tė saj, nė ato anė.

    Njė ēast ajo hoqi nga qafa kryqin dhe ia dhuroi Hoxhės diturak, duke iu drejtuar mirėsisht: “Ndonėse nuk e mbani tė varur, siē e kisha unė, ruajeni pėr kujtim ose, jepjani ndonjė tė krishteri tė devotshėm”.

    Hoxha, me pamje filozofi, duke e marrė kryqin i tha nobelistes sė famshme, se; simbolet fetare, janė shenja tė paqes dhe mbarėsisė sė njerėzimit.

    ...........


    Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/refleksi...s-hafiz-elezit

  12. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Nėna Terezė: Nėse vėrtet duam tė dashurojmė, duhet tė mėsojmė si tė falim

    Mjafton t’i kujtosh emrin dhe njerėzit nga e gjithė bota do tė dinė saktėsisht se pėr kė po flasim. Ēfarė ishte kaq e jashtėzakonshme nė lidhje me kėtė “shenjtore tė lagjeve tė varfra?”. E njėjta grua qė kaloi pjesėn mė tė madhe tė ditės sė saj, duke pastruar plagėt e “mė tė varfėrve tė tė varfėrve” shihet gjithashtu nė foto tė panumėrta me koka shtetesh. Pas vdekjes sė saj, kur u mblodhėn letrat dhe letėrkėmbimet private, shumė u tronditėn kur mėsuan pėr betejėn e saj me errėsirėn shpirtėrore. Si mund nderohet dikush si njė shenjtor e tė mos e ndiejė praninė e Zotit pėr njė periudhė tė gjatė tė jetės? Nėnė Tereza duket se i ka parashikuar kėto pyetje: “Nėse ndonjėherė bėhem shenjtore – me siguri do tė jem njė nga “errėsira”. Unė vazhdimisht do tė mungoj nga Parajsa – pėr tė ndezur dritėn e atyre qė janė nė errėsirė nė tokė”

    Nėnė Tereza, tė cilėn shumica e njohin si “Shenjtorja e Kalkutės”, ikona e dhembshurisė pėr mė tė varfėrit e tė varfėrve dhe njė nga udhėheqėsit mė tė mėdhenj shpirtėrorė nė historinė moderne vdiq nė 1997. Ajo u shpall shenjtėrore nga Kisha Katolike Romake nė 2003.

    Si sot 109 vite mė parė lindi nė Shkup nga prindėr shqiptarė, Nikollė dhe Drane Bojaxhiu, Nėnė Tereza, fėmija i vogėl i familjes. Babai i vdiq kur ishte 8-vjeē, mė pas jeta pėr tė u bė mė e vėshtirė. Ishte e besimit katolik dhe qė e vogėl merrte pjesė nė meshat fetare. Nė moshėn 18-vjeēare shkoi nė Londėr dhe hyri nė Institutin “Motrat e Loretos”, ku mori emrin Mari Tereza. Aty jetoi pėr 20 vjet duke punuar si mėsuese.

    Anjezė Gonxhe Bojaxhiu u bė qytetarja e botės, e popujve, feve dhe e qytetėrimeve. Ajo hyri nė zemrėn e njerėzve, sepse mė parė u kishte bėrė vend atyre nė prehrin e pėrkujdesjes. Ajo besoi te mėshira, bujaria dhe dashuria, sepse nė themel tė veprės sė kėsaj bamirėseje qėndron kjo trini. Sepse gjithēka qė duhet pėr tė ndryshuar jetėn e tė sėmurėve, tė braktisurve, tė pėrvuajturve, tė nėpėrkėmburve, tė rrėnuarve, ėshtė t’i gjendesh pranė. Ata janė kaq shumė dhe kanė nevojė kaq pak… dashuri, pėrkujdesje, besim.

    Nė vitin 1946 shkoi nė Indi, ku qėndroi deri nė fund tė jetės sė saj. Aty themeloi misionin e saj tė ri dhe gjatė gjithė jetės u shėrbeu tė varfėrve dhe tė sėmurėve tė rrugės, pėr tė cilėt kujdesej me pėrkushtim. Nėnė Tereza hapi shtėpi misionare nė tė gjithė planetin, gjithashtu edhe nė vendet komuniste para viteve 1990.

    Tereza ishte nėnė kujdestare e 8000 fėmijėve nė 60 shtete, ishte nėnė qė mjekonte 960.000 tė sėmurė nė 213 dispanseri, ishte e vetmja nė botė qė trajtonte 47.000 viktima tė lebrozės nė 54 klinika, kujdesej pėr 3400 pleq tė braktisur e tė lėnė rrugėve nė 20 shtėpi pleqsh, kishte birėsuar 160 fėmijė ilegjitimė binjakė. Kėto janė shifra tė viteve 1980.

    Shtėpinė e Nėnė Terezės e kanė vizituar personalitete, si mbretėresha e Britanisė, ish-presidentėt e Shteteve tė Bashkuara Xhorxh Bush, Xhimi Karter etj. Nė titujt qė i janė dhėnė Nėnė Terezės pėrmendim: “Pamada Shir”, “Gjoni XXIII” pėr Paqe, tė cilėn ia dorėzoi personalisht Papa Pali VI, “Samaritani i mirė” nė Boston, “Shpėrblimi Ndėrkombėtar” nga Xhon Kenedi nė Uashington, “Nėna e tė gjithė nėnave” Balzani, “Medaljen e Lirisė” shpėrblimi mė i lartė amerikan nga Ronald Regan, “Medaljen e paqes” shpėrblimi mė i lartė i Rusisė etj. Nė ēastin e marrjes sė ēmimit “NOBEL” mė 1979, kur njė nga klerikėt pjesėmarrės nė sallė e pyeti Nėnė Terezėn se nga ishte, ajo deklaroi: “Kam lindur nė Shkup, jam shkolluar nė Londėr, jetoj nė Kalkuta dhe punoj pėr gjithė njerėzit e varfėr nė botė. Atdheu im ėshtė njė vend i vogėl me emrin Shqipėri”. Kur morri ēmimin “Nobel”, amerikanėt i ofruan nėnshtetėsinė amerikane dhe pasaportėn, por ajo nuk e pranoi.

    Nėnė Tereza fliste rrjedhshėm pesė gjuhė: anglisht, gjuhėn indiane, bengale, shqipen dhe serbishten.


    / konica.al / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/nena-...si-te-falim-2/

  13. #153
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Nėnė Tereza: Gėzimi i thellė i zemrės ėshtė si njė magnet qė tregon rrugėn e jetės

    Fraza dhe citime tė famshme tė Nėnė Terezės


    1. Dashuria fillon nė shtėpi, dhe nuk ėshtė se sa bėjmė ne … ėshtė sa dashuri vendosim nė ēdo veprim
    2. Gėzimi i thellė i zemrės ėshtė si njė magnet qė tregon rrugėn e jetės
    3. Vuajtjet tona janė pėrkėdheljet e mira tė Zotit, duke na thirrur qė t’i drejtohemi Atij dhe tė na bėjnė tė pranojmė qė nuk jemi ne qė kontrollojmė jetėn tonė, por ėshtė Zoti qė kontrollon dhe ne mund t’i besojmė plotėsisht
    4. Unė nuk kėrkoj ar pėr sukses, kėrkoj lumturi
    5. Falja ėshtė njė vendim, jo ​​njė ndjenjė, sepse kur falim nuk e ndiejmė mė ofendimin, nuk ndiejmė mė inat. Fal, duke falur do ta kesh shpirtin tėnd nė paqe dhe ai qė tė ofendoi do ta ketė atė
    6. Nėse i gjykoni njerėzit, nuk keni kohė t’i doni
    7. Ne e dimė shumė mirė se ajo qė po bėjmė ėshtė veē njė pikė nė oqean. Por nėse ajo pikė nuk do tė ishte atje, oqeanit do t’i mungonte diēka
    8. Ju kurrė nuk do tė jeni aq tė zėnė sa tė mos mendoni pėr tė tjerėt
    9. Dashuria, pėr tė qenė autentike, duhet tė na kushtojė
    10. Jetoni thjesht qė tė tjerėt tė jetojnė thjesht
    11. Nuk mund tė ndaloj sė punuari. Unė do tė kem gjithė pėrjetėsinė pėr tė pushuar
    12. Ka gjėra qė do tė dėshironit tė dėgjonit dhe nuk do t’i dėgjoni kurrė nga personi qė dėshironi t’i dėgjoni prej tyre. Por mos u bėj aq i shurdhėr sa tė mos i dėgjosh nga ai qė i thotė nga zemra e tij
    13. Ne nuk duhet tė lejojmė qė dikush tė largohet nga prania jonė pa u ndjerė mė mirė dhe mė tė lumtur
    14. Revolucioni i dashurisė fillon me njė buzėqeshje. Buzėqeshni pesė herė nė ditė dikujt me tė cilin vėrtet nuk doni tė buzėqeshni. Ju duhet ta bėni atė pėr paqe
    15. Pėr tė bėrė njė llambė ėshtė gjithmonė e ndezur, ne nuk duhet tė ndalemi sė vendosuri vaj mbi tė
    16. Mos i jepni vetėm tė tepėrtat, jepni zemrėn tuaj
    17. Paqja fillon me njė buzėqeshje
    18. Ēdo punė e dashurisė, e kryer me gjithė zemėr, gjithmonė do t’i sjellė njerėzit mė pranė Zotit
    19. Gėzimi ėshtė forcė
    20. Nė dashuri ėshtė vendi ku gjendet paqja
    21. Jepni derisa tė dhemb dhe kur ju dhemb jepni edhe mė shumė
    22. Nuk mund ta ndryshoj botėn vetėm, por mund tė hedh njė gur nėpėr ujė pėr tė krijuar shumė valėzime
    23. Dhėnia e dashurisė pėr dikė nuk ėshtė kurrė njė garanci se ai do tė tė dojė edhe ty; Por mos prisni qė ata t’ju duan, thjesht shpresoni qė dashuria tė rritet nė zemrėn e tjetrit. Dhe nėse nuk rritet, jini tė lumtur sepse u rrit nė tuajat
    24. Gėzimi ėshtė njė rrjet dashurie nė tė cilin mund tė kapen shpirtrat
    25. Uria pėr dashuri ėshtė shumė mė e vėshtirė tė eleminohet sesa uria pėr bukė
    26. Nėse nuk mund tė ushqeni njėqind njerėz, ushqeni vetėm njė
    27. Fryti i heshtjes ėshtė lutja. Fryti i lutjes ėshtė besimi. Fryti i besimit ėshtė dashuria. Fryti i dashurisė ėshtė shėrbimi. Fryti i shėrbimit ėshtė paqja
    28. Nėse nuk kemi paqe nė botė, ėshtė pėr shkak se kemi harruar qė i pėrkasim njėri-tjetrit, se ai burrė, ajo grua, ajo krijesė ėshtė vėllai ose motra ime.
    29. Ajo qė kėrkon vite pėr t’u ndėrtuar mund tė shkatėrrohet brenda natės; le tė ndėrtojmė gjithsesi.
    30. Shumė herė mjafton njė fjalė, njė vėshtrim, njė gjest pėr tė mbushur zemrėn e atij qė duam
    31. Paratė mund tė blejnė vetėm gjėra materiale, tė tilla si ushqim, veshje dhe strehim. Por duhet diēka mė shumė. Ka tė kėqija qė nuk shėrohen me para, por vetėm me dashuri
    32. Ka shumė njerėz tė gatshėm tė bėjnė gjėra tė mėdha, por ka shumė pak njerėz tė gatshėm tė bėjnė gjėra tė vogla.
    33. Dashuri derisa tė dhemb. Nėse dhemb ėshtė njė shenjė e mirė
    34. Nėse jeni i pėrulur, asgjė nuk mund t’ju dėmtojė, as lavdėrimi, as turpi, sepse ju e dini se ēfarė jeni
    35. Unė mund tė bėj gjėra qė ju nuk mund t’i bėni, ju mund tė bėni gjėra qė unė nuk mund t’i bėj; sė bashku mund tė bėjmė gjėra tė mėdha
    36. Mungesa e dashurisė ėshtė varfėria mė e madhe
    37. Ekzaminimi ynė i ndėrgjegjes ėshtė pasqyra nė tė cilėn ne shohim arritjet dhe vėshtirėsitė tona. Kjo ėshtė arsyeja pse ne duhet ta pėrballojmė atė me sinqeritet dhe dashuri
    38. Shkenca mė e madhe nė botė, nė qiell dhe nė tokė; eshte dashuri
    39. Dashuria ėshtė virtyti mė i mirė i njė personi
    40. Jini besnikė ndaj gjėrave tė vogla, pasi nė to qėndron forca
    41. Ekziston njė gjė shumė e bukur: ndarja e gėzimit tė dashurisė
    42. Puna pa dashuri ėshtė skllavėri
    43. Dashuria nuk mund tė mbetet nė vetvete. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet tė marrė masa. Ky aktivitet do tė na ēojė nė shėrbim
    44. Le tė takohemi gjithnjė me buzėqeshje, buzėqeshja ėshtė fillimi i dashurisė
    45. Ne nuk kemi nevojė pėr armė dhe bomba pėr tė sjellė paqe, ne kemi nevojė pėr dashuri dhe dhembshuri
    46. ​​Ajo qė ka rėndėsi ėshtė sasia e dashurisė qė ne i kushtojmė punės qė bėjmė
    47. Qė dashuria tė jetė e vėrtetė, duhet tė na kushtojė. Duhet tė na dėmtojė. Duhet tė na zbrazė nga vetja
    48. Dashuria ėshtė njė frut qė piqet nė tė gjitha stinėt dhe ėshtė brenda mundėsive tė tė gjitha duarve.
    49. Disa njerėz vijnė nė jetėn tonė si bekime. Disa vijnė nė jetėn tonė si mėsime
    50. Pemėt, lulet, bimėt rriten nė heshtje. Yjet, dielli, hėna lėvizin nė heshtje. Heshtja na jep njė perspektivė tė re
    51. Disiplina ėshtė ura midis qėllimeve dhe arritjeve
    52. Fjalėt e mira mund tė jenė tė shkurtra dhe tė lehta pėr tu thėnė, por jehonat e tyre janė vėrtet tė pafundme.
    53. Unė jam vetėm njė laps i vogėl nė dorėn e shkrimeve tė Zotit
    54. Pėrhap dashurinė kudo qė tė shkosh
    55. Ne mėsojmė pėrmes pėrulėsisė, tė pranojmė poshtėrimet me gėzim
    56. Ne nuk mund tė bėjmė gjithnjė gjėra tė mėdha, por gjithmonė mund tė japim diēka nga vetja
    57. Ndonjėherė mendojmė se ajo qė bėjmė nuk ia vlen. Por gjithmonė ėshtė dikush qė do ta vlerėsojė atė.
    58. Si mund tė ketė shumė fėmijė? Kjo ėshtė si tė thuash se ka shumė lule
    59. Dashuria ėshtė njė fryt sezonal nė tė gjitha kohėrat dhe brenda mundėsive tė tė gjitha duarve
    60. Ne kurrė nuk do tė dimė tė gjitha tė mirat qė mund tė bėjė njė buzėqeshje e thjeshtė


    / Warbletoncouncil / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/theni...rugen-e-jetes/

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  4. Nėnė Tereza e Kalkutės, bija e mohuar e Shqipėrisė
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •