Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 153
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> E verteta eshte qe disa jane akoma shume larg asaj qe arriti te beje Nene Tereza.
    > Shume prej nesh nuk arrin te fale ndonje leke lypsave nderkohe qe ajo fali kohen dhe perkushtimin e saj per kedo qe i dilte perpara.
    > Per Nene Terezen nuk mund te flitet keq per arsyen se nuk ishte Shqiperia vendi kryesor i misionit te saj. Eshte hipokrizi te flasesh keq per dike qe thjeshte dhuron ate qe ka. Mesa duket e mira qe bejne te tjeret disa i bezdis dhe ndoshta ngaqe nuk arrine te kene ate nivel dashurie dhe lumturie qe kane keta Shenjtore. Nene Tereza eshte Shenjtore por shume vetave nuk u hyn ne pune kjo dhe i trajtojne te gjithe njesoj pa meshire dhe pa mirenjohje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 04-02-2010 mė 18:58
    La verita' ti rendera' libero!

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> E verteta eshte qe disa jane akoma shume larg asaj qe arriti te beje Nene Tereza. Shume prej nesh nuk arrin te fale ndonje leke lypsave nderkohe qe ajo fali kohen dhe perkushtimin e saj per kedo qe i dilte perpara. Per Nene Terezen nuk mund te flitet keq per arsyen se nuk ishte Shqiperia vendi kryesor i misionit te saj. Eshte hipokrizi te flasesh keq per dike qe dhuron. Mesa duket e mira qe bejne te tjeret disa i bezdis ndoshta ngaqe nuk arrine te kene ate nivel dashurie qe kane keta Shenjtore. Nene Tereza eshte Shenjtore por shume vetave nuk u hyn ne pune kjo dhe i trajtojne te gjithe njesoj pa meshire dhe pa mirenjohje.

    Tregom konkretisht se cfar beri Tereza per shqipetaret.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2008
    Vendndodhja
    Gjermnani Vendlindja Presheve
    Postime
    2
    Pershendetje t'gjithve


    Nese keni mundesi mem gjet Informacione per keto pike:

    Tema: Nėna Terezė


    1.Biografia
    Fėmijėria dhe Rinia
    Emigrimi nė Indi

    2.Marrėdhėniet shoqėrore ne Indi

    3. Fillimi dhe perfundimi i Ndimes
    Ndikim pėr familjet e tė ndimuarve
    Si u bė Nėna Tereze e njohur ?

    4.Planet e Nėnės Tereze

    5.Cfare ndodhi pas vdekjes sė saj?

    Faleminderit

  4. #124
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anėtarėsuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar mė parė nga Disa Lexo Postimin
    Tregom konkretisht se cfar beri Tereza per shqipetaret.
    Nene Tereza beri nje gje qe nuk beri Sulltan Mu(ra)ti: nuk vrau ,preu dhe zaptoi Shqiperine dhe ta kthente ne Anadolli . Kjo mjafton !

    Kudo qe vete dhe marrin vesh nga jam pergjigja e tyre direkte eshte : Ohhhhhh...Mother Teresa , Gjergj Kastrioti and Blue Brothers ( Jim Belushi ) !
    $ € $ ... ♥♫ - ♥♫

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Nana shqiptare e dashunisė

    Ndue Ukaj | 27-08-2011

    Nėna Tereze ka trand themelet e njė bote tė egėrsuar dhe egoiste, nė tė cilėn dashuria ėshtė njė nocion abstrakt. Madje, ajo ka dėshmuar tė kundėrtėn, se bota mund tė drejtohet me dashuri dhe se dashuria ėshtė fuqia mė e madhe qė transformon botėn.

    Dhe pikėrisht kėtė nocion abstrakt, Nėna Tereze e ka konkretizuar mė mirė se ēdo kush nė historinė botėrore, duke dėshmuar me shumėsi veprash tė jashtėzakonshme, e tė pakapshme pėr mendjen njerėzore, se jeta ėshtė dashuri, tė cilėn duhet ta pėrjetosh. Nėna Tereze jetėn e pėrjetoi si dashuri, e atė ja dhuroj botės me dashuri, duke bė fuqinė e saj tė rrezatoj kudo nė botė.

    Njeriu si qeni shoqėrore, ėshtė i lidhur dhe bashkėjeton me ngjarje, fenomene e personazh tė rėndėsishėm. Njeriu, si qenie e si identitet, ėshtė i lidhur me figura kombėtare, me tė cilat identifikohet e nga tė cilat ushqehet nė rrugėt e tij. Kėsisoj ėshtė puna edhe me kombet, tė cilat gjallojnė nga kėso shtresimesh.

    Pėr shqiptarėt, Nėna Tereze ėshtė simbol i krenarisė kombėtare, njė shembull i motivueshėm qė se ka bota, njė model qė ka shėnjuar kohė dhe ka hy pėrjetėsisht nė panteonin e vlerave bipolare, Tokė e Qiell. Andaj ėshtė fat i madh t’i takosh kombit tė njė njeriu qė ka shėnjuar kohėn, shekullin, ka trand nė themel teori e doktrina, se bota mund tė drejtohet vetėm mė armė, ushtri, pushtet, para e fuqi.

    Motoja e Nėnės Tereze se: ”vetėm dashuria mund ta shpėtojė botėn”, jo vetėm qė grish pėr tė ndihmuar tė vuajturit qė gjenden nė mjerimin e skajshėm, pa fajin e tyre, por ėshtė shndėrruar nė njė formulė magjike, qė troket nė ndėrgjegjen njerėzore, pėr njė pėrbashkim drejt vlerave sublime, tė tejkoheshme dhe universale.

    Nėna Tereze, duke i tejkaluar fuqishėm pėrmasat kombėtare, fetare, ėshtė ngrit nė piedestalin mė tė lartė tė vlerave botėrore. Jo vetėm kaq, ajo ėshtė shenjėzim i njeriut model, qė me dashuri e sakrificė tundi gjitha filozofitė, doktrinat, empiritė e jetės, duke krijuar njė filozofi tė re, njė model tė ri, njė civilizim tė ri, qytetėrimin e dashurisė, siē shkruan biografi mė i madh i saj, dom Lush Gjergji.

    Nėna Tereze tejkaloi gjitha mundėsitė njerėzore, duke hy pavdekėsisht nė panteonin e vlerave me sublime qė ka dhėnė bota nė dymijėvjeēarin tonė. Ajo mbetet njė vlerė sublime pėr gjithė njerėzimin, qė arriti tė flak dallimet e gjithfarshme. Ajo ndėrtoi filozofojnė e saj, qytetėrimin e saj, qė ėshtė thellėsisht qytetėrim i dashurisė. Ajo tejkaloi fuqishėm dallimet religjioze, nacionale, doktrinare, nė funksion tė sė mirės sė pėrbashkėt qė pėr intencė kishte - Njeriun.

    Veproi kėshtu pėrgjatė gjithė jetės sė saj, ndezi nga njė qiri ēdo kund nė botė, ujiti thatėsirat e shumta me dashuri, zbuti shpirtrat njerėzor nė ēdo cep tė botės me urtėsi Hyjnore. Ishte njė murgeshė e madhe dhe njė shqiptare e madhe.

    Prandaj, sot kur ajo ėshtė pėrjetėsuar nė Lumturi, nuk ka nevojė pėr nderimin tonė, pėrkundrazi ne kemi aq shumė nevojė pėr Atė, qė tė inspirojė jetėn tonė nė rrugėt e formėsimit e konsolidimit. Ajo duhet tė bėhet pjesė e pandashme e edukimit tonė kombėtar.

    Identiteti modern shqiptar

    Tendencat e shumta se Nėna Tereze nuk duhet tė pėrdoret nė diskursin kombėtar, janė tė paqėndrueshme dhe krejtėsisht qėllimkėqija. Pėrkundėr kėtyre tendencave qė te eliminohet personaliteti i saj nga identiteti shqiptar dhe tė kundrohet vetėm si person fetar, ajo vazhdon tė jetė referencė e shumicės absolute shqiptare, duke u bė pikė referimi, sepse kėshtu, pa asnjė ekzagjerim, shqiptari i bėn nderin mė tė madh vetės, tė mirės sė tij.

    Ne mund tė mburremi me tė sepse ajo ka qenė, ėshtė e do tė jetė pjesė e pashmangshme e diskursit kombėtar, ngase me personalitetin e saj tė gjithanshėm, mbinatyror dhe shumėdimensional, ka infleuncar, po influencon dhe do tė influencojė rrjedhat shqiptare, kulturėn shqiptare, letėrsinė shqipe, pikturėn, muzikėn, skulpturėn dhe politikėn nė Kosovė. Nė kėtė rast, duhet tė pėrmendin sidomos filozofinė paqėsore tė Ibrahim Rugovės, e cila nė esencė ishte e frymėzuar prej madhėshtisė sė Nėnės Tereze.

    Pėr presidentin dhe liderin e shqiptarėve tė Kosovės, Dr. Rugovėn ajo ishte model i lėvizjes paqėsore prej sė cilės u frymėzua. Dhe portretin e sė cilės i mbajti sa qe gjallė kudo ai punonte e vepronte. Madje, kėtė lėvizje dom Lush Gjergji, me plotė logjikė, e cilėson lėvizje tereziane. Ndėrsa, pėrmasat personalitetit tė saj janė shtrirė edhe nė rrafshet praktike tė jetės shqiptare. Sheshet kryesore nė qendrat shqiptare, mbajnė emrin e saj, kudo janė ngritur shtatore, rrugė, spitale aeroporte, tė cilat mbajnė dinjitetshėm emrin e saj.

    Nuk ėshtė kult e as mit emri dhe vepra e saj pėr shqiptarėt. Pėrkatėsia e saj shqiptare, tanimė pėrbėn njė dimension tė theksuar dhe evident nė ēdo aspekt tė kombit shqiptar, duke ngritur dijen dhe vetėdijen pėr vlerat sublime, universale tė saj, tė cilat po pėrjetohen e pranohen nga gjithė shqiptarėt.

    Personaliteti i Nėnė Terezes qė afro dy dekada ėshtė paradigma udhėrrėfyese pėr shqiptaret, kudo ku flitet dhe ku shkruhet shqip, nė hapėsirat shqiptare, por edhe nė ato tė shpėrndara ane e kėnd botės. Ndaj, kėsisoj ėshtė ajo ėshtė bė hallkė shumė e rėndėsishme e identitetit shqiptar, duke influencuar nė pėrmasa tė mėdha, funksionale edhe kulturėn shqiptare nė tėrėsi, duke u bė personazhi mė i rėndėsishėm pas Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut.

    Nėna Tereze, duke qenė shqiptare, natyrshėm ėshtė pjese e identiteti shqiptar, frymėzon zemrat e mendjet shqiptare, ndikon drejtpėrdrejt nė zhvillimet dhe kahet e shoqėrisė shqiptare dhe si e tillė ėshtė pjesė e pashmangshme e diskursit kombėtar dhe identitetit shqiptar.

    Tendencat e ndryshme, ēfarėdo qofshin ato, pėr ta pėrjashtuar atė nga pjesa e identitetit shqiptar dhe pėr ta lėnė brenda pėrkatėsisė fetare, tashmė i pėrkasin sė kaluarės, kur shqiptarėt vėrtiteshin mes dilemash tė ndryshme dhe kur pėr shqiptarėt flisnin ata qė dirigjoheshin nga interesa tė gjithfarshme.

    Nėna Tereze pėr miliona njerėz anembanė botės ėshtė njė simbol dhe njė shpresė mė shumė, se pėrtej dallimeve tė shumta, ekziston dashuria, ajo qė mund tė triumfoj kundruall tė kėqijave tė shumta, ėshtė dashuria pėr njeriun, kjo ndjenja mė e fisme, qė mund tė bėjė mė shumė se dijet njerėzore, mė shumė se fuqitė politike, ekonomike dhe ushtarake. Jeta dhe veprimtaria e shumėfishtė e Nėnės Tereze e arsyeton fuqishėm kėtė mendim.

    Mbase, ajo dėshmoi fuqishėm se bota vuan aq shumė pėr dashuri, prandaj bėri vepra tė mėdha, duke i sintetizuar veprimet e saj me mendime qė mbesin se thesare pėr mendjen njerėzore, kur thoshte: “Nuk ėshtė me rėndėsi ēka bėn, por me sa dashuri e bėn”.

    Marrė nga ZĖRI
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Shėnohet pėrvjetori i vdekjes sė Nėnė Terezės

    "Bota Sot",5.9.2011
    ---------------
    Nė 14- vjetorin e vdekjes sė humanistes sė madhe shqiptare Nėna Tereza, sot nė Prishtinė ėshtė mbajtur meshė nė Katedrale, me ē’rast pėrfaqėsuesi special pėr vendin tonė nga Vatikani pėrveē fjalėve pėr figurėn e modelistes, solli edhe pėrkrahjen nė ēdo aspekt pėr shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės.
    Nė fillim tė meshės pėr Nėnė Terezėn tė pranishmit i pėrshėndeti Imzot Dodė Gjergji, i cili u uroj mirėseardhje krerėve tė institucioneve shtetėrore e fetare, personaliteteve vendore e ndėrkombėtare.
    Pas njė pjese tė ceremonisė fetare, fjalėn e mori i deleguari special pėr vendin tonė i Papa Benediktit tė XVI, Imzot Juliusz Janosz, i cili shprehu kėnaqėsinė dhe fjalėt e Kardinalit nga Vatikani.
    “Me vullnetin e At Benediktit tė XVI jam zgjedhur Delegat Apostulik nė kėtė vend, i cili ka synime tė mėdha dhe dėshiron ndėrtimin e njė tė ardhme, tė cilėn populli e ka nė zemėr. Delegati Apostulik ka pėr detyrė kryesore pėrcjelljen e Kishės Katolike, nė mėnyrė qė tė jetė nė selinė Apostulike, me tė shenjtin Papė nė veēanti dhe me kishėn e pėrgjithshme nė tėrėsi, tė jenė tė forta dhe gjithnjė e mė tė thella”, ka thėnė ai.
    Mė tej nė fjalimin e tij, ai e krahasoj Papa Gjon Palin e II me Nėnėn Terezė, duke thėnė se tė dytė nė jetėn e tyre e kanė zbatuar urdhrin e dashurisė ndaj Zotit dhe tė tė afėrmve tė tyre.
    Gjithashtu ai solli mė vete edhe pėrkrahjen e Vatikanit edhe nė aspektin politik, duke thėnė se edhe kjo tokė ka origjinėn e saj dhe se Vatikani do tė jetė pėrkrah saj.
    “Kosova edhe pse ėshtė njė realitet i ri politik, nuk ėshtė toka e askujt, nuk ėshtė njė popull pa origjinė, pa traditė, pa vlera. Toka juaj ėshtė shėnuar nga qytetėrimi krishter, i cili i ka pėrballuar tė gjitha ndodhitė historike”, ėshtė shprehur ai.
    Pas kėtyre fjalimeve, ceremonia vazhdoi me lutje e predikime fetare. Ndėrsa pos mysafirėve tė tjerė, ishte i pranishėm edhe Arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi, i cili ka qenė i deleguar i posaēėm i Atit tė Shenjtė pėr 100-vjetorin e Nėnė Terezės.
    Ndryshe me 5 shtator tė vitit 1997 nė Kalkutė vdiq humanistja e madhe dhe nobelistja e paqes, shkupjania shqiptare, Nėna Terezė.

  7. #127
    qun i mir Maska e FREX
    Anėtarėsuar
    24-10-2009
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    83
    Figure E Madhe E Kombit Shqiptar. Duhet Te Jemi Mirnjohes Te Punes Se Saj

  8. #128
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    "Time": Nėnė Tereza, nė 100 emrat mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave

    "Time": Nėnė Tereza, nė 100 emrat mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave



    TIRANE-Revista amerikane "Time", nga mė prestigjiozet nė SHBA dhe nė botė, qė del njė herė nė javė, ēdo vit boton edicione speciale. Para dy vjetėsh, me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezės, i kushtoi njė numėr special.

    Disa dekada mė parė "Time" botoi nė faqen e parė fotografinė e Nėnės Terezė dhe shkrimin me titull: "Mother Teresa, Living Saint" ( Nėnė Tereza, Shenjtėreshė e Gjallė), sivjet botoi njė edicion special prej 124 faqesh me titull: "The 100 Most Influential People of All Time" (Njėqind njerėzit me ndikimin mė tė madh nė tė gjitha kohėrat). Nė kopertinėn e ilustruar tė kėsaj reviste janė botuar fotografitė e 13 personaliteteve mė tė shquara gjatė gjithė historisė njerėzore. Hyrjen e kėsaj reviste e shkroi Profesor Douglas Brinkley, historian amerikan shumė i njohur. Redaktorėt e revistės "Time", tė gjithė specialistė, kanė zgjedhur e botuar biografitė dhe portretet e 100 personaliteteve mė tė njohura tė tė gjitha kohėrave. Nė faqen e parė tė revistės ėshtė botuar fotografia e Nėnės Terezė. Revista nė fjalė shkruan gjerėsisht pėr Konstandinin e Madh, por qysh atėherė e deri sot, pėrveē Nėnės Terezė nuk pėrmendet asnjė personalitet me rėndėsi nga Ballkani. Revista "Time" shkruan se Konstandini i Madh kishte lindur nė vendin qė sot quhet Serbi. Zbrazėtirėn kohore bosh prej 1675 vjetėsh e plotėsoi Gonxhe Bojaxhiu-Nėna Terezė. (Shėnimi ynė: Vendlindja e Konstandinit tė Madh, Nishi, dhe vendlindja e Nėnės Tereze, Shkupi, ishin afėr. Si vėlla e motėr tė njė gjaku dhe njė fisi ata bėnė punė tė mėdha dhe pėr kėtė i nderon bota sot).

    Shkrimet
    Artikujt e shumė autorėve janė ndarė nė 4 pjesė. Titulli i kapitullit tė parė ėshtė: "Shtyllat e Moralit". Veprimtaria e tyre shpjegohet me kėto fjalė: "Ata hoqėn dorė nga dėshirat politike dhe joshjet pėr pasuri, vazhduan udhėn e heshtjes, tė prirė nga thirrja e shpirtit. Ata janė shenjtorė e profetė, qėllimi i tė cilėve nuk ėshtė kjo botė".

    Kapitulli i parė, "Shtyllat e Moralit" fillon me Abrahamin dhe vazhdon me Konfucien, Budėn, Sokratin, Platonin, Jesu Krishtin, Shėn Palin Muhamedin, Xhelaladin Rumin, Shėn Franēeskun e Asisit, Immanuel Kantin dhe Nėnėn Terezė. Nė faqen e fundit tė kėtij kapitulli figurojnė emrat e kinezit Lao Tzu, Shėn Augustinit dhe Papės Gjon Palit tė Dytė. Ata cilėsohen si tre misionarė qė kanė pėrhapur mesazhin e tyre nėpėr botė. Nė faqen 18 ėshtė fotografia dhe biografia e Nėnė Terezės. Kur ėshtė fjala pėr ēėshtje shpirtėrore tė botės sė krishterė, revista "Time" e vendos Nėnė Terezėn nė vendin e katėrt, menjėherė pas Jezu Krishtit, Shėn Palit dhe Shėn Franēeskut. "Time" shkruan se Nėnė Tereza kishte lindur nga prindėrit shqiptarė dhe se babai i saj ishte vrarė nė kohėn kur Gonxhe Bojaxhiu ishte 7-vjeēe.

    Kapitulli i dytė mban titullin: "Eksploruesit dhe Vizionarėt". Ja ēka thotė pėr eksploruesit dhe vizionarėt: "Disa nga ata vendosėn tė kuptojnė botėn e tyre. Tė tjerėt panė nė ėndėrr gjėrat qė nuk kishin ekzistuar kurrė dhe i farkuan ato. U kredhėn nė botėn e panjohur, ata janė pionerė". Kapitulli fillon me Hipokratin dhe vazhdon me Euklidin, Arhimedin, Aristotelin, babain e algjebrės Muhammad Ibn Musa Al Khwarizmi, Zheng He, Kopernikun, Kristofor Colombon, Magelanin, Gutembergun, Galileun, Dekartin, Newtonin, Lewis, Clark & Sacagawsea, Darvinin, Bellin, Edisonin, Charles Babbage, Pastuerin, vėllezėrit Lumierė, Freudin, Einstenin, Marie Curie, vėllezėrit Wright, Henry Fordin, Watson & Crick dhe i fundit Steve Jobs. Nė faqen e fundit janė edhe tre eksplorues tė rėndėsishėm, Leif Eriksson, Marco Polo dhe Marconi.

    Kapitulli i tretė: "Udhėheqėsit e Popullit" i pėrshkruan me kėto fjalė: "Ata janė krijesa tė botės politike, udhėheqin ushtri, ndėrtojnė kombe dhe perandori, sfidojnė autoritete, luftojnė pėr liri, shtypin dhe ēlirojnė masat e shtypura. Ata janė tė fuqishėm".

    Kapitulli fillon me Moisiun dhe vazhdon me Periklien, Ashokėn e Madh, Lekėn e Madh perandoria e tė cilit sipas revistės "Time" shtrihej prej Iliriet e deri nė Kashmir dhe prej Egjiptit e deri nė Kinė, vazhdon me Cleopatrėn, Ēezar Augustin, Konstandinin e Madh, Umar Inbn Al-Khattab, Charlemagne, Saladinin, Genghis Kanin, Joan of Arc, Mbretėreshėn Isabellėn e Parė, Herman Cortes, Sulejmanin e Madh, Martin Lutherin, Akbarin e Madh, Mbretėreshėn Elizabetėn e I, Pjetrin e Madh tė Rusisė, George Washingtonin, Robespierin, Mary Wollstonecraft, Napoleon Bonapartin, Simon Bolivar, amerikanin vendas Sitting Bull, Abraham Lincolnin, Marksin, Leninin, Emmeline Pankhurst, Margaret Sanger, Adolf Hitlerin, Winston Churchillin, Franklin Rooseveltin, Mao Ce Dunin, Gandin, Martin Luther King Jr. Nelson Mandela. Edhe kėtu si nė kapitujt e tjerė nė faqen e fundit ėshtė gjeneral Jul Caesari, pushtuesi Tamerlane dhe terroristi Osama Bin Laden.

    Kapitulli i katėrt dhe i fundit i revistės "Time" ėshtė "Arkitektėt e Kulturės": "Ata e kanė ndryshuar botėn duke vėnė nė veprim vizionin e tyre imagjinues, fuqinė galduese tė artit dhe vlerat qė ata shfaqin nė punėn qė bėjnė". Ata janė krijuesė". Kapitulli fillon me Homerin dhe vazhdon me Eleanor of Aquitaine, Dante Aligerin, Leonardo da Vinēin, Makiavelin, Mikelangjelon, Palladion, Servantesin, Shakespearin, Rembrantin, Bahun, Benjamin Franklinin, Adam Smithin, Ruson, Thomas Jeffersonin, Bethovenin, Nicen, Louis Armstrong, Picason, Rohe, Muhamed Ali, "The Beatles" dhe nė faqen e fundit janė: Goethe, Dikens dhe Tolstoi pėr ndikimin e tyre letrar nė botė.

    Periudha ilire pėrfaqėsohet me Konstandinin dhe Lekėn e Madh. Dhe prej atėherė e sot nuk pėrmendet asnjė iliro-shqiptar dhe asnjė personalitet tjetėr ballkanik pėrveē Nėnės Terezė. Shqiptarėt janė kryelartė pėr respektin dhe nderimin qė revista "Time" tregon pėr mė shumė se 4 dekada pėr Gonxhe Bojaxhiun. Gushti, shtatori dhe tetori janė muajt e historisė dhe mrekullive tė Nėnės Terezė.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #129
    Figur e madhe shume
    Revolution 1848

  10. #130
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Mendoj qe eshte figura me e madhe e shekullit 20 nder Shqiptar.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  11. #131
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Fotoja e rrallė e Nėnė Terezės


    Emri:  timthumb.jpg

Shikime: 2154

Madhėsia:  60.2 KB Njė fotografi e rrallė e Nėnės Terezė nė moshė tė re ėshtė publikuar sot. Agnes Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nėnė Tereza, u bė njė nga urat ndėrlidhėse tė njohjes sė shqiptarėve nė botė.

    Duke qenė shqiptare Nėnė Tereza nuk i pėrket vetėm Shqipėrisė, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bė qytetarja e botes, e popujve, feve dhe e qytetėrimeve. Nė vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamirėsisė qe i shėrbejnė tėrėsisht te varfėrve.

    Shqiptarja trup vogėl ishte kthyer nė njė legjende te gjallė. Vetėm sipas tė dhėnave tė vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 fėmijėve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 tė sėmurė ne 213 spitale, ishte e vetmja nė botė qė trajtonte 47 000 viktima tė lebrozės nė 54 klinika, kujdesej pėr 3 400 pleq tė braktisur e tė lėnė rrugėve nė 20 shtėpi pleqsh dhe kishte birėsuar 160 fėmije jetimė. Nėnė Tereza vdiq mė 5 shtator 1997 nė Kalkuta tė Indisė.

    Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BOKE : 22-11-2013 mė 22:39

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e PoQari
    Anėtarėsuar
    14-11-2010
    Postime
    34

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Data: 27 Gusht 2014 14:43

    Autori: GazetaExpress





    Emri:  ss_4156.jpg

Shikime: 1475

Madhėsia:  16.3 KB
    10 shprehjet mė tė bukura tė Nėnė Terezės

    GazetaExpress E mėrkurė, 27 Gusht 2014 14:43
    Thėniet e Nėnė Terezės janė fjalė tė urta me pėrmbajtje tė shenjtė. Emri, zėri dhe fjalėt e saj dėgjohen ēdo ditė, kudo nė botė.

    Mėsimet dhe porositė e Nėnė Terezės janė njė testament i ri pėr njerėzimin. Me rastin e 104-vjetorit nė Nėnė Terezės, ne po ju sjellim disa nga shprehjet mė frymėzuese dhe prekėse tė saj.

    1.Folu butėsisht njerėzve! Tregoje mirėsinė nė fytyre, nė sy, nė buzėqeshjen tėnde, nė ngrohtėsinė e buzėqeshjes tėnde, gjithnjė tė kesh buzėqeshje gazmore! Jep jo vetėm kujdesin, por edhe zemrėn!

    2.Ne s’mund tė bėjmė dot gjėra tė mėdha, vetėm gjėra tė vogla me dashuri tė madhe.

    3.Nuk ka rėndėsi sa shumė jemi tė angazhuar tė bėjmė, por sa shumė dashuri vendosim nė tė.

    4.Shoh Zotin nė ēdo njeri. Kur laj njė tė sėmurė me lebėr, ndjej se po kujdesem pėr Zotin. A nuk ėshtė kjo njė eksperiencė e bukur?

    5.Tė varfrit na japin mė shumė seē u japim ne atyre. Ata janė njerėz kaq tė fortė, duke jetuar ditė pėr ditė pa ushqim. Dhe ata kurrė nuk mallkojnė, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t'u japim atyre simpatinė, por duhet tė mėsojmė nga ata.

    6.Kam zgjedhur varfėrinė pėr njerėzit tanė tė varfėr. Por jam e nderuar tė marr ēmimin Nobel nė emėr tė urisė, zhveshjes, tė pastrehėve, tė verbėrve, tė sėmurėve, tė atyre njerėzve qė janė tė padėshiruar, qė nuk i do njeri, nuk kujdesen pėr ta. Njerėzit qė ndihen tė braktisur nga shoqėria dhe tė refuzuar nga tė gjithė.

    7.Nėse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi tė aftė tė duam tė varfrit nėse njohim varfėrinė dhe jemi vetė tė varfėr.

    8.Nuk kam qenė kurrė mė parė nė njė luftė, por kam parė urinė dhe vdekjen. E kam pyetur veten se ēfarė ndiejnė ata kur e bėjnė kėtė? Nuk e kuptoj. Ata janė tė gjithė bijtė e Zotit. Pse ata e bėjnė kėtė? Nuk e kuptoj.

    9.Zoti do gjejė njė person tjetėr mė fisnik, mė tė devotshėm, mė tė pėrkushtuar ndaj tij dhe shoqėria do vazhdojė.


    10.Po prisja tė isha e lirė, por Zoti ka planet e tij.









    Data: 27 Gusht 2014 14:43

    Autori: GazetaExpress
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PoQari : 27-08-2014 mė 09:58

  13. #133
    i/e regjistruar Maska e PoQari
    Anėtarėsuar
    14-11-2010
    Postime
    34

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Nje Video e rrallė ku Nėnė Tereza lutet nė gjuhė shqipe:

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Indi 1975/ Nėnė Tereza: Nėna ime mė dinte pėr 15 vjet tė vdekur

    Posted by standard Kryesore, Kulturė Monday, September 1st, 2014

    Granit Zela

    nene terezaDossier/ 104 vjetori i Ditėlindjes sė Nėnė Terezės; Mė 26 gusht 1910 lindi “Nėnė Tereza”, gruaja mė e fuqishme e shekullit XX. Nė ceremonitė e Ēmimit Nobėl pėr Paqe, shqiptarėt e diasporės, “tė dėbuarit” e Shqipėrisė komuniste dhe shqiptarėt e arqipeshkvisė Shkup-Prizren “mėsynė” drejt Oslos. Meg Green, biografja e Nėnė Terezės, nė biografinė e saj botuar nė vitin 2004 nė SHBA, pėrshkruan shqetėsimin e shqiptarėve nė ceremonitė e Nobelit dhe dėshirėn e tyre tė madhe dhe dėshpėruese qė Nėnė Tereza tė denonconte qeverinė komuniste tė atdheut tė saj e cila e kishte kthyer Shqipėrinė, nė vendin e vetėm ateist nė botė.

    Mė 26 gusht 1910 lindi “Nėnė Tereza”, gruaja mė e fuqishme e shekullit XX. Nė ceremonitė e Ēmimit Nobėl pėr Paqe, shqiptarėt e diasporės, “tė dėbuarit” e Shqipėrisė komuniste dhe shqiptarėt e arqipeshkvisė Shkup-Prizren “mėsynė” drejt Oslos. Meg Green, biografja e Nėnė Terezės, nė biografinė e saj botuar nė vitin 2004 nė SHBA, pėrshkruan shqetėsimin e shqiptarėve nė ceremonitė e Nobelit dhe dėshirėn e tyre tė madhe dhe dėshpėruese qė Nėnė Tereza tė denonconte qeverinė komuniste tė atdheut tė saj e cila e kishte kthyer Shqipėrinė, nė vendin e vetėm ateist nė botė.

    Nobeli pėr Paqe 1979, pėrbėnte pėr Nėnė Terezėn vlerėsimin mė tė lartė tė pėrpjekjeve mbinjerėzore pėr ta shkundur ndėrgjegjen e botės sė shekullit XX, si themeluesja dhe frymėzuesja e “Misionarėve tė Dashurisė”, njė kongregacion qė dalėngadalė po trazonte dhe pushtonte mendjen dhe zemrat e mijėra njerėzve anembanė botės me veprėn e saj tė pashoqe. Para 57 vitesh, Anjezė Gonxhe Bojaxhiu kishte ndier thirrjen pėr tė braktisur famlijen e saj shqiptare nė Shkup dhe pėr t’u bėrė murgesha “Tereza Bojaxhiu” porsi mijėra murgeshat qė ia pėrkushtonin jetėn besimit nė Zot. Nė vitin 1946, 33 vjet mė parė, mu nė moshėn e kryqėzimit, ajo kishte ndjerė nė Darjeeling tė Indisė thirrjen e Hyut, pėr tė braktisur kuvendin e murgeshave dhe pėr t’u shndėrruar nė “Nėnėn Terezė”, nė “njė grua qė mė pas do tė shihej prej miliona njerėzve si njė shenjore e gjallė pėr pėrkushtimin e saj pėr t’u shėrbyer mė tė varfėrve ndėr tė varfėrit”.

    Por ceremonitė e Nobelit, do ta pėrballnin shenjtoren e tė varfėrve jo vetėm me foltoret ku ajo do tė shqiptonte me besim tė palėkundur kauzėn e saj por edhe me tė kaluarėn dhe tė tashmen e atdheut tė saj. Ndėrsa Nėnė Tereza kishte arritur tė themelonte njė urdhėr tė ri fetar qė po pėrhapej nė shumė vende tė botės, nė atdheun e saj kėta urdhra fetarė dhe vetė feja ishte e ndaluar me ligj. Ndėrsa Nėnė Tereza kishte hapur kisha, xhamia, sinagoga nė shumė vende tė botės, nė atdheun e saj ato ose ishin rrėnuar, ose ishin kthyer nė pallate sporti apo ndėrtesa me funksione laike. Ndėrsa Nėnė Tereza e madhėronte besimin nė Zot dhe klerikė nga e gjithė bota e merrnin veprėn e saj si shembull pėr tė frymėzuar grigjėn e besimtarėve dyeshues tė shekullit XX, nė atdheun e saj qindra klerikė ishin rrasur burgjeve dhe vuanin kalvarin e vrasjeve, persekutimit dhe pėrndjekjes.

    Kjo ishte arsyeja shqiptarėt nė Oslo, 1979, nuk ishin vetėm tė gėzuar qė shqiptarja Nėnė Tereza kishte triumfuar nė botėn e mjerimit, pėrveē kėtij gėzimi tė natyrshėm dhe ta jashtėzakonshėm, ata kishin edhe njė ndjesi tjetėr tė pashmangshme: dėshpėrimi pėr fatin e klerikėve dhe besimtarėve nė Shqipėri, dėshpėrim qė e pėrshkruan edhe Meg Green, biografja e Nėnė Terezės, nė biografinė “Nėnė Tereza: Biografia, Greenėood Press, SHBA, 2004.

    Nė dhjetor 1979, Nėnė Tereza, e shoqėruar nga katėr murgesha tė tjera, udhėtoi pėr nė Oslo pėr tė marrė medaljen e Ēmimit Nobėl, shkruan Meg Green nė biografinė pėr Nėnė Terėzėn. Sipas reporterit tė revistės “National Revieė”, fjalimi i Nėnė Terezės nuk ishte vetėm pėr tė varfėrit, por pėr abortin, duke deklaruar se kombet qė lejonin abortin janė nė tė vėrtetė mė tė varfėrit ndėr tė gjitha kombet. Ajo mė tej mbroi pikėpamjen se krimet mė tė tmerrshme ishin ato qė kryeshin “ndaj fėmijėve tė pafajshėm qė ende nuk kanė lindur.” Sikur tė mos mjaftonte ēėshtja e shumė diskutuar e abortit, shkruan Meg Green, Nėnė Tereza zhgėnjeu shumė shqiptarė me komentet pėr persekutimin fetar nė Shqipėri. Kur u pyet nga njė reporter se ēfarė mendonte ajo pėr kėtė ēėshtje, Nėnė Tereza ngurroi. Duke deklaruar qė ajo nuk mund tė thoshte shumė sepse ajo nuk e dinte se ē’po ndodhte atje. Sikurse kanė theksuar disa kritikė tė saj, fakti qė ajo mbante kontakte me nėnė dhe motrėn e saj derisa ato vdiqėn, bashkė me pėrpjekjet e saj tė herė pas hershme pėr t’i nxjerrė jashtė vendit, apo tė paktėn pėr tė nxjerrė njė leje pėr t’i vizituar ato, provon qė Nėnė Tereza, nė fakt, e njihte mirė gjendjen aktuale nė vend. Pėveē kėsaj, argumenton biografja Meg Green (2004), “njė vit mė parė, Nėnė Tereza kishte takuar gruan e mbretit shqiptar, Mbretėreshėn Geraldinė, takim nė tė cilin me siguri duhej tė ishte diskutuar edhe gjendja e vėshtirė e vendit.”

    Pas pėrfundimit tė ceremonive tė Ēmimit Nobėl, shumė prej mbėshtetėsve tė Nėnė Terezės deklaruan se ajo nuk komentoi pėr ēėshtjen shqiptare sepse refuzoi tė pėrfshihej nė qėndrime qė ngjallnin debate politike kundėrthėnėse, dhe kjo qe nuk pėrputhej me misionin e saj kryesor: ndihma ndaj tė varfėrve. Por kritikuesit e saj theksonin qė duke bėrė komente pėr abortin, Nėnė Tereza e kishte pėrfshirė tashmė veten nė atė qė ishte shndėrruar nė debatim mė tė nxehtė politik tė ditės. (Meg Greene 2004, fq 116).

    Fatmirėsisht, dėshmia pėr takimin nė familjen mbretėrore shqiptare ėshtė dėshmuar nga Lume Musa Juka, nė gazetėn “Atdheu”, e cila ka qenė dėshmitare e vizitės sė Nėnė Terezės, dhe bisedės nė Mbretėreshėn Geraldinė Nėnė Tereza i shpreh Mbretėreshės Geraldinė dėshirėn pėr t’u kthyer nė atdhe, nė Shqipėri, se si ajo lutej te Zoti pėr familjen mbretėrore, pėr gjendjen e familjes sė saj lėnė nė Shqipėri dhe ndjeshmėrinė pėr botėn moderne tė Amerikės nė atė kohė. Sipas kėsaj dėshmie Mbretėresha Geraldinė e kishte takuar Nėnė Terezėn mė 23 qershor tė njė viti mė parė dhe dhe kishte biseduar nė shtėpinė e bamirėsisė qė kishte hapur Nėnė Tereza nė njė lagje tė Bronksit, pėr mė shumė se dy orė.

    “Unė nuk merrem me politikė, me buzėqeshjen time e dalloni”, e kishte nisur bisedėn Nėnė Tereza dhe mė pas i kishte rrėfyer Mbretėreshės se prej ditės kur ajo kishte ikur nga Shqipėria, ajo i ishte lutur Zotit, pėr tė dhe djalin e saj.”Mė vjen keq qė nuk mundem tė shkoj nė tė gjitha vendet e botės. Por mė keq mė vjen, pasi u treta e gjitha, se nuk mė lejojnė tė shkoj nė vendin tim, nė Shqipėri… Por Zoti thotė se asgjė nė kėtė botė nuk ėshtė e pėrgjithmonė”, – ka vijuar bisedėn Nėnė Tereza. “Kur u bėra murgeshė, prindėt e mi bashkė me motrėn dhe vėllanė tim, u kthyen nė Shqipėri. Babai vdiq gjatė luftės. Vėllai, Lazri Bojaxhiu, i cili tash banon nė Palermo, Itali, mundi tė arratisej, nana me motrėn mbetėn atje. Unė tash jam nėnshtetase indiane, nė Indi kam kaluar gati gjithė jetėn time. Qeveria indiane pati mirėsinė me ndėrhy pranė qeverisė sė Tiranės, duke iu lutur Tiranės qė tė mė lejonin t’i vizitoj. Kjo as qe e mundur… Nana ime ndėrroi jetė, pak mė vonė edhe motra. Vetėm Zoti e di ēka ėshtė bėrė me ato nė Shqipėri. Vetėm pranė Zotit ato duhet tė jenė nė paqe, tė qeta, e tė lumtura. Vėllai im e flet shqipen shumė mirė. Unė jam larguar e vogėl nga familja. Mė kujtohen disa fjalė, por vėllait i shkruaj shqip. Se si e shkruej shqipen as unė nuk e di, por vėllai im duket se mė kupton shumė mirė, dėshmon pėr fjalėt e Nėnė Terezės, zonja Lume Musa Juka.

    Nėnė Tereza kishte takuar kėsisoj gruan e mbretit Zog, tė mbretit pėr tė cilin dikur i vėllai, Lazri i shkruante me krenari se ishte duke shėrbyer si kapiten nė ushtrinė e tij, shėrbim qė e kishte nisur si nėntoger duke arritur deri nė kapiten artilerie, karrierė ushtarake e cila do tė mbyllej me gradėn e majorit, grada mė e lartė e lejuar pė ushtarakėt shqiptarė pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia dhe bashkimit tė ushtrisė shqiptare me atė italiane. Po kjo lagje ku Nėnė Tereza hapi shtėpinė e saj tė bamirėsisė dhe takoi mbretėreshėn Geraldinė, pėr ta pėrjetėsuar kėtė vizitė historike, me ndihmėn e bashkėsisė shqiptare tė Nju Jorkut, mori nė vitin 2010 emrin “Rruga Nėnė Tereza”.

    Nėnė Tereza, sikurse shihet nė kėtė takim, e dinte shumė mirė gjendjen nė Shqipėrinė komuniste, sepse e kishte provuar mizorinė e mureve deologjikė kishin bėrė qė e ėma dhe e motra tė vdisnin nė Tiranė pa mundur qė t’i shihte qoftė edhe njė herė tė vetme gjallė. Nė 2 shtator tė vitit 1975 Nėnė Tereza i kishte shkruar njė letėr arqipeshkvit Perier duke i rrėfyer se ajo kishte marrė mė nė fund nga nėna e saj e cila nė vitin 1974 kishte dėgjuar se ajo do tė linte Loreton, por mė pas s’kishte mundur tė marrė asnjė lajm. Nė kėtė mėnyrė kishte menduar se bija e saj Tereza kishte vdekur. Dhe kishte jetuar me kėtė mendim tė paktėn pėr 15 vjet. Ky rrėfim dramatik ku nėna i shkruan Nėnė Terezės se e dinte pėr tė vdekur, dėshmi qė vjen nga autorja Cristina Siēardi nė botimin e saj “Nėnė Tereza: gjithēka nisi nė tokėn time”, (2009), pamundėsia e saj pėr t’i takuar pėr sa gjalli dhe biseda me Mbretėreshėn Gerladinė tregojnė se Nėnė Tereza e dinte fort mirė gjendjen e dėshpėruar tė bashkėatdhetarėve tė saj. Kjo do tė ishte arsyeja qė ajo nė njė konferencė shtypi para gazetarėve pėrveē deklaratės tashmė shumė tė cituar se me gjak ishte shqiptar, ajo do tė fliste hapur edhe pėr persekutimin e kishės dhe tė gjitha besimeve nė Shqipėri.

    Se cila ishte gjendja shpirtėrore e shqiptarėve tė diasporės dhe klerikėve katolikė tė arqipeshkvisė Shkup-Prizren vjen e plotė nė botimin nė gjuhėn angleze “Buletini Katolik Shqiptar”, Volumi 1, botuar nė SHBA njė vit mė pas, pra nė vitin 1980, botim i cili u kushtohet persekutimit tė kishės kalotike nė Shqipėri dhe Nėnė Terezės. Nė kėtė botim, ndihen dėshpėrimi i shqiptarėve qė jetojnė jashtė Shqipėrisė komuniste pėr persekutimin qė po pėsojnė vėllezėrit e tyre tė besimit atje, sikurse dhe dėshira e madhe me anė tė Nėnė Terezės, tė sjellin nė vėmendjen e publikut botėror persekutimin biblik qė po i bėhej besimtarėve nė vendin e saj tė origjinės.

    Nė kėtė botim mospėrmendja nga mendia botėrore e persekutimit tė klerit nė pėrgjithėsi, dhe atij katolik nė veēanti me rastin e marrjes sė ēmimit Nobėl tė Nėnė Terezės ėshtė argument kryesor i shkrimit, “Ploja e shqiptarėve” me autor klerikun katolik John A. Cardino Dumon nė tė cilin ai shkruan:

    “Kur Nėnė Tereza u shpall si fituesja e Ēmimit Nobėl, mediat e komunikimit pėrcollėn histori pėr punėn e mrekullueshme humanitare qė ajo dhe anėtarėt e urdhrit tė saj fetar po bėnin pėr tė varfėrit dhe ata qė po vdisnin nė Kalkutė. Nė mesha pėrmendej emri i saj. Pėrmendeshin “tė drejtat e njeriut” dhe na silleshin nė kujtesė pėrsėri tė varfėrit dhe ata qė vuajnė nė vendin tonė dhe nė Botėn e Tretė. Fatkeqsisht, agjė nuk u tha pėr bashkėatdhetarėt shqiptar tė Nėnė Terezės qė vuajnė nėn shtypjen komuniste. Nuk u shkruajt pėr torturat dhe vdekjen qė kanos si besimtarėt dhe jo besimtarėt, mbylljen dhe rrėnimin e xhamive dhe kishave, pėr kthimin e Katedreales sė Shkodrės nė njė kompleks sportiv, qė komunikimi me botėn e jashtme lejohet vetėm pėr disa dhe emigrimi ėshtė i ndaluar pėr tė gjithė. Arratisja duke kaluar pėrmes fushave tė minuara dhe telave me gjemba ėshtė e vetmja rrugė shpėtimi; kapja gjatė pėrpjekjes pėr arratisje do tė tė thotė burgosje. Kjo ėshtė jetė nė kombin e parė nė botė qė deklaron dhe sanksionon nė Kushtetutė se ėshtė njė vend ateist. Pse askush nuk e ka ngritur zėrin pėr tė protestuar? A mos janė shqiptarėt tė parėndėsishėm? A janė njė grup tepėr i vogėl etnik pėr t’u marrė nė konsideratė? Nuk kanė ndikim politik? Mijėra shqiptarė jetonė nė tre shtete tė rajonit. Dhe mijėra tė tjerė janė pasardhės tė shqiptarėve qė u shpėrngulėn nė Itai pėr t’i ikur shtypjes sė otomanėve. A do tė pėrbėj ndonjėherė interes pėr median, politikanėt dhe kishėn fakti qė ata janė pasardhės tė shqiptarėve pėr plojėn qė po pėrjetojnė shqiptarėt nė Shqipėri. Po pėr shqiptarėt nė Jugosllavi? A do tė ngrejė zėrin dikush pėr ta, a do tė ofrohet njė Meshė, njė lutje?”

    Nė faqet vijuesenjė foto tė rrallė tė Nėnė Terezės me autograf prej saj nė shqip “Kjofsh i bekuem” si dhe shkrimin “Nėnė Tereza-Misionare e Paqes dhe Dashurisė” ku ndėr tė tjera shkruhet: “Njerėz e kalibrit tė Nėnė Terezės nuk i pėrkasin mė vendit tė tyre tė origjinės apo familjes sė tyre, pėr shkak se ato janė tė nderuar dhe i pėrkasin tė gjithė familjes njerėzore. Megjithatė, shqiptarėt kudo qė janė e kanė tė pamundur tė mos ushqejnė ndjenja pėr tė, ndjenjat e dashurisė dhe respektit tė njė lloji tė veēantė. Ata e shohin Nėnė Terezėn si shenjė tė providencės e cila nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr do tė ndihmojė rivendosjen e paqes dhe lirisė sė besimit nė atdheun e tyre tė shtypur. Shqiptarėt etnikė nė Jugosllavi pėrjetojnė njė gėzim tė posaēėm dhe preken kur shohin se si njė grua e lindur nė mesin e tyre ka arritur, nėpėrmjet pėrvujtinės dhe punės sė vėshtirė dhe vetėmohuese, tė krijojė njė emėr tė shenjtė i cili ėshtė frymėzim pėr tė gjithė njerėzimin.”

    Nė faqen 12, botuesit kanė vėnė njoftimin me shkronja kapitale “Shqipėria injoron Nėnė Terezėn” nė tė cilin shkruhet: “Kur Nėnė Terezės iu dha Ēmimi Nobėl pėr Paqen nė vitin 1979, e gjitha media botėrore e lajmeve, pėrfshirė edhe atė nė vendet komuniste, i pasqyruan gjerėsisht arritjet e saj humanitare. Ceremonitė e shpėrblimit tė mbajtura nė Oslo, mė 8 dhjetor 1979, u u mbuluan nga shtypi dhe tė gjjitha stacionet televizive nė botė. Do tė kishte qenė krejt e natyrshme qė Shqipėria, atdheu i saj, tė bėnte tė njėjtėn gjė, nė mos mė shumė. Megjithatė, pėr arsye tė dukshme qė kanė tė bėjnė me qėndrimet e komunistėve fanatikė pėr aktivitete tė tilla si ato tė Nėnė Terezės, mediat shqiptare tė lajmeve e shpėrfillėn plotėsisht kėtė ngjarje tė mrekullueshme pėr njerėzimin dhe sidomos pėr shqiptarėt.”

    Nė shkrimin vijues me titull “Shqiptarėt e mi janė gjithmonė nė zemrėn time (My Albanian people are alėays in my heart) ku jepet pėrgjigja e plotė e Nėnė Terėzės pėr persekutimin pėr shkak tė besimit nė Shqipėri si vijon: “Nė njė konferencė shtypi pas marrjes sė Ēmimit Nobėl pėr Paqen, Nėnė Tereza foli para shumė gazetarėve pėr punėn e saj mes tė sėmurėve dhe tė varfėrve tė botės nė botė. Njė reporter e ndėrpreu paraqitjen qė po bėnte ajo duke bėrė pyetjen e mėposhtme: “Ēmimi Nobėl pėr Paqen pėrbėn njohjen mė tė lartė njerėzore pėr pėrkushtimin dhe punėn e shquar qė keni bėrė ju dhe motrat tuaja. Ne morėm vesh qė prejardhja juaj ėshtė shqiptare. Dihet qė nė Shqipėri njerėzit persekutohen pėr besimet e tyre fetare. Ēfarė mund tė thoni pėr kėtė?”

    Nėnė Tereza, duke shprehur shqetėsim, u pėrgjigj: “Nuk di ēfarė tė them meqenėse nuk e di se ēfarė po ndodh atje. Unė mundem tė them vetėm njė gjė. Shqiptarėt e mi janė gjithmonė nė zemrėn time. Unė i lutem shumė Zotit tonė qė paqja e tij tij tė mund tė vijė nė zemrat tona, tek familjet tona dhe nė tė gjithė botėn. Unė lutem pėr Shqipėrinė qė Zoti t’i ndihmojė udhėheqėsit e saj tė shohin qartė sepse nėse ata duan tė jetojnė nė paqe, ata duhet ta duan njėri-tjetrin…Unė mendoj se kisha shqiptare po pėrjeton tė Premten e Madhe, por Besimi ynė na mėson ne qė tė Premten e Madhe, jeta e Krishtit nuk mbaron, por vazhdon nė Kryq dhe pastaj vjen ringjallja. Shqiptarėt tanė duhet tė mos e harrojnė kėtė tė vėrtetė. Ky ėshtė sekreti i durimit kristian. Krishti dha jetėn e vet pėr t’u bėrė jeta jonė, pėr tė qenė i pranishėm nė gjithsecilin prej nesh, nė ēdo familje, me anė tė lutjeve tė tyre…. Ai sigurisht qė nuk do tė na harrojė. Ai ėshtė dashuri dhe ai nuk do gjė tjetėr mė shumė se sa njerėzit ta duan njėri-tjetrin.”

    Pėrgjigja e Nėnė Terezės, shoqėrohet me shėnimin “Kjo ishte hera e parė qė Nėnė Tereza flet hapur pėr persekutimin e kishės nė vendin tonė, njė foto tė Nėnė Terezės dhe njė letėr nė tė cilėn Nėnė Tereza ka shkruar me shkrim dore: “Oslo, 10/12/1979 Unė gjithmonė e kam nė zemėr, popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin, qi Pagjja e tij tė vij nė Zemrat tona, nė gjitha familjet tona, nė gjith botėn. Lutuni shum pėr fukarajt e mij-dhe pėr mua, dhe pėr motrat e mija. Unė lutem pėr juve. Tereza Bojaxhiu.

    Nė fakt, kjo letėr, pasi kishte deklaruar se me gjak ishte shqiptare, ishte gjesti i radhės qė Nėnė Tereza bėnte pėr t’u dhėnė zemėr bashkėatdhetareve tė vet. Arsyeja se pėrse Nėnė Tereza nė pėrgjigjen e vete para gazetarėve nuk kishte “denoncuar regjimin komunist” por kishte dhėnė njė pėrgjigje prej misionaraje lidhje jo vetėm me vokacionin e saj fetar por edhe me njė fakt tjetėr qė publikohej vetė nė kėtė botim nė shkrimin “Diktatori Enver Hoxha sulmon Vatikanin dhe Fenė” ku tregohet se pasi Vatikani kishte folur pėr persekutimin fetar nė Shqipėri, njė valė e re terrori kishte ndodhur si kundėr-reagim atje. Dhe Nėnė Tereza donte ta shmangte kėtė nga Oslo sikurse edhe nė vitet e mėpasme.

    Nėnė Tereza bėri tė njėjtėn si Papa Gjon Pali II kur vizitoi Otranton, dhe gjatė kėsaj vizite tha: Me rastin e sotshėm, nuk mund tė rrijė pa i kthyer sytė, pėrtej detit, tek Kisha jo e largėt heroike nė Shqipėri, e shkatėrruar prej njė pėrndjekjeje tė rėndė e tė zgjatur, por e pasuruar prej dėshmisė sė martirėve tė vet; Ipeshkvij, Meshtarė, Rregulltarė dhe besimtarė tė thjeshtė. Pėrveē kėtyre, mendimi im shkon edhe tek vėllezėrit e tjerė tė krishterė, dhe tek tė gjithė besimtarėt nė Zotin, tė cilėt pėsojnė njė fat tė ngjashėm mungesazh nė atė komb.”

    Disa herė Papa Gjon Pali II e kishte pėrsėritur mė pas se “Ajo qė ndodhi nė Shqipėri ėshtė diēka e paparė nė rrjedhėn e historisė”. Historia tregon se lutjet e Nėnė Terezės dhe ato tė Gjon Palit tė II pėr Shqipėrinė triumfuan mbi mjerimin e njė ideologjie qė vret dhe rrėnon popullin e vet. Tė dy, si pėllumba tė paqes zbritėn nė tokėn shqiptare nė vitin 1993, nė tokėn e larė dhe gjakun martirėve tė besimit nė Zot, nė tokėn ku vlera e patjetėrsueshme e harmonisė fetare, pėrbėn njė ndėr vlerat themelore tė kombit shqiptar dhe njė vlerė autentike nė familjen e kombeve evropiane.

    http://www.standard.al/indi-1975-nen...jet-te-vdekur/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Shėn Nėnė Tereza, Apostulli Modern i Ditėve Tona

    Nga Argjira Ukimeri

    FAKTET INTERESANTE RRETH ANJEZĖ GONXHE BOJAXHIUT

    (Kushtuar ditė-lindjes sė Shenjėtores sonė)


    Nėnė Tereza – misionare dhe humaniste, gjatė shėrbimit tė saj ishte kujdestare e 7500 fėmijėve nė 60 shkolla gjithėsej. Sė bashku me Motrat tjera misionare, mjekuan 960.000 njerėz tė sėmurė nė 213 dispanseri. Gonxhe Bojaxhiu, ishte e vetmja femėr qė trajtonte 47.000 viktima nga sėmundja e Lebrozės, nė 54 klinika. Poashtu, kujdesej pėr 3.400 pleq tė braktisur, qė ishin lėnė rrugėve, duke i rehatuar nė 20 shtėpi pėr pleq. Birėsoi 160.000 fėmijė tė braktisur dhe illegal.

    – Shėn Nėnė Tereza, ishte misionare e devotshme katolike. Jetėn e saj ia kushtoi tė sėmurėve dhe tė varfėrve. Shpėtoi me mijėra jetė njerėzish, u ndihmoi njerėzve qė vuanin nga uria, por edhe njerėzve qė vuanin nga sėmundje tė ndryshme, u ndihmoi nė mjekime. Poashtu, Nėnė Tereza bėri dhe shumė mrekulli tė tjera. Pėrmes kėtyre mrekullive, arriti tė shenjtėrohej me datėn shtator nga Selia e Shenjtė nė Vatikan. Sot, Shėn Nėnė Tereza llogaritet ndėr femrat mė tė famshme dhe mė tė fuqishme nė botė.

    – Gonxhe Bojaxhiu (Shėn Nėnė Tereza), u lind nė Shkup. Edhe pse, pjesėn mė tė madhe tė jetės e kaloi nė Indi si pjesė e misionit tė saj qė ngriti ēėshtjen e personave nė nevojė, asnjėherė nuk e mohoi origjinėn e saj shqiptare. Interesimi dhe kureshtja e shumė gazetarėve pėr prejardhjen e saj, pėrgjigja ishte lapidare: Me gjak jam shqiptare, me shtetėsi jam indiane, dhe me zemėr i pėrkas Krishtit.

    – Familja Bojaxhiu ishte aq patriotike sa qė ka dhėnė mjaftė vlera kombėtare dhe patriotike pėr popullin tonė. Ndikimi i kėsaj familje nė shoqėrinė tonė, pasqyroi jetėn dhe edukimin e Nėnė Terezės. Vlen tė pėrmendet qė familja e Nėnė Terezės ka jetuar nė Tiranė. Varret e Nėnės Drane dhe tė motrės Age Bojaxhiu, ndodhen nė varrezat e Shales nė Tiranė.

    – Nė periudhėn e komunizmit, Shėn Nėnė Tereza nuk arriti asnjėherė qė tė takonte nėnėn e saj Dranen, plotė 45 vjet. Enver Hoxha, diktatori qė ia refuzoi vizitėn e saj nė Tiranė kur nėna e saj ishte sėmurė rėndė dhe nė pleqėri tė thellė. Pėr kėtė rast, kishin ndėrhyrė presidenti francez Charl De Gaulle, dhe zonja e parė e SHBA-sė Jasqueline Cennedy. Mirėpo, diktatori nuk e pranoi njė gjė tė tillė. Dėshmitarėt e asaj kohe kishin shkruar kėshtu: E kemi parė duke qarė dhe duke thėnė: “O Zot unė e kuptoi dhe e pranoi kėtė vuajtje tė nėnė lokės sime, e cila nė pleqėri tė shtyeme nuk dėshiron aagjė tjetėr, pėrpos tė mė shohė edhe njėherė” – kishte thėnė Nėnė Tereza.

    – Nė jetėn e saj si Misionare e dashurisė dhe Humaniste e dalluar, Nėnė Tereza mori gjithėsej 9 ēmime. Mendohet qė ēmimi mė i rėndėsishėm nė jetėn e saj ishte Ēmimi Nobel pėr Paqe mė 17.10.1979. Ky ēmim, ishte pėrafėrsisht 1 milion dollar. E gjithė kjo shumė shkoi pėr tė varfėrit dhe tė sėmurėt. Poashtu, Nėnė Tereza u vlerėsua edhe me kėto ēmime: Damian Dutton, Ramon Magsasay – 1962, Ēmimi Templeton – 1973, Ēmimi Balzan – 1978, Ēmimi Bharat Ratna – 1980, Ēmimi Medal of Freedom – 1985. Ndėrsa nė SHBA, u vlerėsua me titullin “QYTETARE NDERI I SHBA-ve”. Ndėrsa nė Kosovė, nė vitin 1996 u shpallė qytetare nderi e Kosovės. Shteti shqiptar , poashtu jep dekoratė tė veēantė me emrin e saj.

    – Bamirėsia nuk njehė kufi as armiqėsi. Miqėsitė e Nėnė Terezės ishin pėrtej oqeaneve. Miqėsia mė unike e saj ishte me ikonėn e bamirėsisė princesėn Lady Dayana. Aspak nuk ishin tė rralla kronikat e stacioneve mė prestigjioze ndėrkombėtare pėr marrėdhėniet nė mes tė dy humanisteve. E veēanta e “Zonjave tė Hekurta”, ėshtė vit-vdekja e njėjtė e tyre.

    – Pėr herė tė parė, Nėnė Tereza vizitoi Shqipėrinė nga 14-17 gusht tė vitit 1989. Edhe pse regjimi komunist nuk ishte rrėzuar akoma, zemėrgjerėsia e saj ishte e atillė. Sepse i kishte falur tė gjithė, pėr atė se ēfarė i kishte shkaktuar familjes dhe kombit tė saj diktatori Enver Hoxha. Madje, Nėnė tereza e kishte takuar edhe tė venė e diktatorit Nexhmije Hoxha. Bashkė me tė kishte vendosur lule nė varrin e bashkėshortit tė saj.

    – Vlerėsimi mė real, dhe mė i bukur, ishte ai i ish presidentit tė SHBA-ve, Bill Clinton. Ai ishte shprehur kėshtu pėr humanisten: “Nėnė Tereza, ishte personi i parė qė mė bėri ta dua mė tepėr kombin shqiptar. Me vdekjen e sa, mbarė rruzulli tokėsor humbi njė gjigant tė epokės sonė. Ku nė tė njėjtėn kohė ishte njė frymėzim dhe njė sfidė pėr tė gjithė. Mbretėreshat dhe mbretėrit, presidentėt, kryeministrat, partiakėt dhe Papėt vijnė dhe ikin. Por Nėnė Tereza, ėshtė njė. Jetoi nė brezin tonė, nė shekullin tonė, ku ne tė gjithė jemi mirėnjohės pėr kėtė.

    – Nė vitin 1979, kur mori ēmimin Nobel pėr Paqe, Nėnė Tereza tha kėshtu: Shkatėrrimi mė i madh sot ėshtė, e qara e njė fėmije tė pafajshėm, qė nuk lindi kurr. Nėse njė nėnė mund tė vrasė njė fėmijė brenda barkut tė saj, ēfarė ka mbetur pėr ty dhe mua? Tė vrasim njėri tjetrin.

    – Nė fillimet e saj si Misionare, Nėnė Tereza shqetėsohej shumė nga varfėria dhe problemet qė shihte nė Kalkutė. Prandaj qė nga viti 1946, vendosi qė tė jetoi atje pėr tė jetuar me ta, dhe me problemet qė kishin. Ajo punoi edhe si mėsuese, pėr ngritjen arsimore dhe intelektuale tė kėtij vendi.

    – Ēdo mėngjes i Nėnė Terezės, ishte i bekuar. Sepse ēdo mėngjes, lutej dhe dilte rrugėve tė Kalkutės, pėr tė gjetur tė varfėr dhe pėr tė ushqyer ata. Vizitat nė familje, kujdesi pėr tė sėmurėt dhe fėmijėt e prekur nga tuberkuloza, vizita pėr tė moshuarit, e bėnin infermierėn mė humane dhe mė njerėzore.

    – Nė tė gjitha intervistat e dhėna, Nėnė Tereza asnjėherė nuk e kishte mohuar prejardhjen e saj shqiptare. Pėrveē gjuhės amtare shqipe, dhe asaj serbe, Humanistja fliste edhe anglisht. Nė bazė tė hulumtimeve dhe kėrkimeve tė shumta nė arkivat e disa shteteve europiane, njė ditė para shenjtėrimit tė saj, Nėna Tereza kishte shkruar njė letėr pėr shqiptarėt. Nė kėtė letėr shkruhej kėshtu: “Unė gjithmonė e kam nė zemėr popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin qė Paqja e Tij te vijė nė zemrat tona, nė gjitha familjet tona, nė gjith botėn. Luti shumė pėr fukarat e mij – dhe pėr mua dhe motrat e mija. Une lutem pėr juve. M. Teresa Bojaxhiu”. Kjo letėr u shkrua nė dhjetor tė vitit 1979, gjatė qėndrimit tė Nėnė Terezės nė Oslo. Pėrveē kėsaj, Nėnė Tereza u shkroi letėr edhe motrės dhe vėllaut tė saj. Nė kėtė letėr thuhej: “Vllau jem dhe Maria e dashtun. Mbaj uzdaj (shpresė) se je mir dhe qė operacioni asht marue. Motrat dhe unė jemi tuj u lut shum pėr ty. me shumė dashuni vėllau i jem, t’puthi fort – Motra jote Tereza”

    – Qysh nė moshėn 18 vjeēare, kur e la familjen Nėnė Tereza nuk u kthye mė kurrė.

    – Nė moshėn 8 vjeēare, Nėnė Tereza humbi tė atin (Babain) Nikollė (shkurt – Kolė) Bojaxhiu. Dyshohet qė ėshtė helmuar nga kundėrshtarėt e tij politikė, nė atė kohė.

    – Shėn Nėnė Tereza, humanistja dhe shenjėtorja e dashurisė dhe mirėsisė, la gjurmė tė thella nė mendjen globale. Me veprat e saj, arriti tė zhdukė urrejtjen duke mbjellė dashuri, varfėrinė duke e kthyer nė shpėtim si dhe dėshpėrimin nė buzėqeshje. Anjezė Gonxhe Bojaxhiu, arriti qė pėr plotė 18 herė tė bėhet gruaja mė e dashur, mė e adhuruar e mbi tė gjitha “SHPĖTIMTARJA E BOTĖS”.

    JETA DHE VEPRIMTARIA E SHĖN NĖNĖ TEREZĖS

    Anjezė Gonxhe Bojaxhiu, u lind nė mė 26 gusht 1910 nė Shkup. Prindėrit e saj Kolė Bojaxhiu ishte me prejardhje nga Mirėdita e Shqipėrisė, ndėrsa nėna Drane ishte nga Novosella e Gjakovės. E njohur si Anjezė Gonxhe Bojaxhiu, ishte fėmiu i gjashtė i familjes. Njė ditė pas lindjes, u pagėzua nė Kishėn e Zemrės sė Krishtit, nga famullitari Dom Zef Ramaj. Poashtu, pirndėrit e Gonxhes, kishin 5 fėmijė, ku dy prej tyre vdiqėn nė fėmijėrinė e hershme. Nėnė Dranja, kishte frikė qė mos rastėsisht edhe Gonxha do tė vdiste, sepse kishte njė trup dhe njė shėndet tė dobėt. Por me kalimin e kohės, ajo (Gonxhja) u rrit dhe u zhvillua. Gonxhe Bojaxhiu, kishte njė vėlla dhe njė motėr. Lazri (Vėllau), studioi nė Grac tė Austrisė, gjegjėsisht nė Akademinė Ushtarake. Mirėpo, pėr shkaqe politike, emigroi qysh herėt nė Itali. Ndėrsa motra e saj quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj, Kolė Bojaxhiu, merrej me tregti. Pėrveē tregtisė, ai mblidhte nė shtėpinė e tij artistė, muzikantė dhe patriot shqiptarė. Anjezė Gonxhe Bojaxhiu, mėsimet e para i mori nė njė shkollė shqipe nė Shkup. Poashtu, edhe gjimnazin e pėrfundoi nė Shkup, nė gjuhėn serbo-kroate. Nė jetėn e saj, Gonxhja kishte tri pasione: Tė bėhej mėsuese, Tė shkruante, tė recitonte poezi, dhe Tė kompozonte e tė luante nė muzikė. Nė moshėn 18 vjeēare e mori emrin TEREZĖ, kur vendosi tė bėhet murgeshė. Mė 26 shtator 1928, u bė BIJĖ – MOTĖR. Ndėrsa mė 12 shtator 1928, Gonxhja ia kishte shkruar njė letėr drejtuar tezes sė saj: “Shkup 12. 09. 1928 ”E dashura Teze Lis! Mė 26 shtator po nisem prej Shkupit. Nuk mundem mos me iu shkruaj dy tri rreshta pėr juve. Lamtumirė, dhe dėshiroj qė Zoti t’ju jap gjithēka qė ju deshiron zemra. Dua t’ju fal gjėrat mė tė pėrzemėrta, Gonxhja”. Kjo ėshtė koha, kur ajo u nda pėrfundimisht me familjen dhe vetėm pas 30 vitesh, do tė takohej me tė vėllanė, Lazrin. Nėna Drania dhe motra Age, u kthyen nė atdhe, nė Shqipėri, para Luftės sė Dytė Botėrore. NĖNĖ TEREZA, u vendos nė Kalkuta (Indi). Nė fillim u bė mėsuese dhe shumė shpejtė u bė drejtoreshė e shkollės sė vajzave. Nėna Tereza e Kalkutės e themeloi urdhėrin “Misionaret e Dashurisė” nė vitin 1951. Qėllimi i themelimit tė kėtij urdhėri ishte pėr t’u shėrbyer mė tė varfėrve dhe mė tė pashpresėve nė Kalkutė dhe nė mbarė botėn. Nė vitin 1979, Nėnė Tereza e mori ēmimin NOBEL PĖR PAQE. Pėrmes kėtij ēmimi, bota mori njohuri mbi Nėnė Terezėn dhe prejardhjen e saj shqiptare. Mirėpo, Republika Socialiste, nuk ia ka dhėnė asnjėherė mudėsinė nobelistes sė ardhshme, pėr ta vizituar familjen. Aq mė pak edhe kur nėna e saj vdiq dhe u varros nė vitin 1974. Viza nuk iu dha, madje kur fama e saj arriti nė katėr anėt e botės, madje deri nė vitin 1990. Nėnė Terezė, ishte shqiptarja me trup tė vogėl, ėshtė kthyer nė legjendė tė gjallė. Bujaria, Humaniteti, Zemėrgjerėsia, janė karakteristikat qė e veēojnė njė person siē ėshtė Nėnė Tereza. Pėrmes Durimit, Shėrbimit tė saj ndaj Zotit dhe dashurisė qė tregoi ndaj tė varfėrve nėpėr botė, Nėnė Tereza arriti tė thyente autoritetin e heshtjes, dhe tregoi armėn e vetme, pėr tė zhdukur urrejten dhe hidhėrimin nė sytė e njerėzve. Kėtė e bėri pėrmes dhembshurisė dhe dashurisė qė kishte pėr ta.

    SHĖN TEREZA E SHQIPTARĖVE – LUTU PĖR NE DHE PĖR BOTĖN MBARĖ


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/shen-...-diteve-tona/#

  16. #136
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    111-vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės, Bardhyli: Ndjeshmëria e saj e rëndësishme për shoqërinë sot

    Qendra Kombėtare e Librit dhe Leximit, me rastin e 111-vjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezės, organizoi aktivitetin « Nėnė Tereza, Kujtesa, Kombi », nė nderim tė figurės sė njė prej personazheve mė tė rėndėsishėm tė kombit shqiptar.

    Aktiviteti u shoqėrua dhe me hapjen e njė ekspozite me mė shumė se 400 ekzemplarė tė ndryshėm librash, kushtuar jetės dhe veprės sė shenjtores nga autorė shqiptarė. « Ditė tė tilla kujtese, siē ėshtė 111 vjetori i lindjes sė njė prej figurave qė ka lartėsuar kombin shqiptar, janė ditė tė bukura reflektimi jo vetėm shpirtėror, por ditė qė na lidhin me nevojė pėr tu mbėshtetur tek mesazhet qė figura kaq vizionare vazhdojnė tė japin nga pafundėsia.

    Kur vendosėm tė kujtonim pėrmes kėsaj ceremonie modeste dhe ekspozite me libra qė autorė tė ndryshėm i kanė kushtuar figurės sė Nėnė Terezės, pyetja qė mu orvat nė mėndje ishte: Nė kemi arritur tė kuptojmė deri nė fund Nėnė Terezėn?

    Tė kuptosh do tė thotė tė bėhesh i ndėrgjegjshėm mbi dashurinė pėr veprim. Stili i punės sė saj ishte fjalė pak dhe shumė punė dhe veprim. Ndoshta ky stil i saj ėshtė mė shumė se asnjėherė i domosdoshėm tek ne sot, pasi ashtu si ajo shprehej “Shqipėria bėhet duke punuar sė bashku””, u shpreh drejtoresha e QKLL-sė Alda Bardhyli.

    Imzot Dom Gjergj Meta rrėfeu njohjen e tij jo tė drejtpėrdrejtė me Nėnė Terezėn, nėpėrmjet punės sė madhe qė ajo pėrfaqėson pėr mbarė njerėzimin, punė, e cila pėrveē pėrkushtimit dhe vokacionit tė saj, theksoi Dom Gjergj Meta, ėshtė kryer edhe pėr shkak tė « kokėfortėsisė » sė saj, pėr t’i shkuar gjėrave deri nė fund, cilėsi kjo e pėrbashkėt e Nėnė Terezės dhe e shqiptarėve.

    Dashnor Dervishi, ish-Ambasador i Shqipėrisė nė Itali, rrėfeu mbresat e takimit tė tij tė parė me Nėnė Terezėn nė Ambasadėn Shqiptare nė Romė, nė vitin 1989, duke rrėfyer ēudinė e tij se si ky personalitet i lartė, fituese e C?mimit Nobel pėr Paqen, mbėrrin nė Ambasadė me njė makinė Fiat shumė tė vogėl, me njė derė, duke mbajtur brenda 5 vetė, se si veshja e saj dhe qėndrimi ishin shumė tė thjeshta, e po ashtu natyra e saj refuzuese ndaj ofrimit tė diēkaje pėr tė konsumuar. « Kisha pėrgatitur, ashtu si gjithnjė kur kemi pritje nė Ambasadė, diēka tė thjeshtė pėr t’i shėrbyer. Sikundėr natyrės dhe statusit tė saj tė veēantė, kishim lėnė nė tavolinė pėr qerasje disa ēokollata dhe luleshtrydhe. Ajo refuzoi tė provonte sikur edhe njė luleshtrydhe, duke shpjeguar se pėrkushtimi i saj nuk ia lejonte tė konsumonte gjatė ditės, pėrveē orėve tė paracaktuara pėr ushqim, dhe se ky ishte njė mėkat. Duke pasur parasysh natyrėn e shqiptarėve qė s’mund tė pranojė ta lėrė mikun pa i afruar diēka, unė, le tė themi, e shtyva nė njė mėkat tė vogėl. I thash se nėse ajo nuk hante sikur edhe njė luleshtrydhe, atėherė nuk do ia jepja vizėn. Nėnė Tereza si duket u tremb se mos kjo ndodhte dhe e mori luleshtrydhen pėr ta ngrėnė. Ky ishte njė mėkat i vogėl ndaj dėshirės sė madhe tė saj pėr tė vizituar Shqipėrinė » tregoi Dervishi. Sipas tij, personaliteti i Nėnė Terezės pėrshfaq vlerat mė tė mira tė kombit shqiptar. Drejtori i Muzeut Historik Kombėtar Dorian Koēi,tha se Nėnė Tereza ėshtė njė figurė bashkuese dhe se kėndi me veprat e saj nė Muze ėshtė ndėr mė tė vizituarit. Mehmet Gėzhilli botues i pjesės mė tė madhe tė veprave tė Nėnė Terezės, tha se duhet bėrė mė shumė pėr botimin e veprave kushtuar jetės dhe veprės sė saj nė mėnyrė qė tė rinjtė tė njihen mė shume mė figurėn e saj.

    Ekspozita e hapur nė ambientet e Qėndrės Kombėtare tė Librit dhe Leximit ėshtė e hapur pėr publikun deri mė 5 shtator, qė shėnon dhe ditėn e shenjtėrimit tė saj.

    5 shtatori i 2016-s shėnoi nė kalendarin Apostol Ditėn e Shenjtores shqiptare, Nėnė Tereza e Kalkutės. Nėnė Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutės lindi nė Shkup nė vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes ėshtė Anjezė Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipėrinė pėr herė tė parė nė gusht tė vitit 1989.

    Shenjt Tereza, por qė nė mbarė botėn thirret “Nėnė Tereza”, njė grua me fytyrė tė imėt, tė rrudhur, tė plakur, pushtoi imagjinatėn e botės me pėrkushtimin e saj ndaj tė varfėrve, veēanėrisht nė qytetin indian tė Kalkutės, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj tė parė pėr tė pritur me mijėra “njerėz tė trotuar”.

    Shenjt Tereza ėshtė shembull i jashtėzakonshėm i misionit tė heshtur e tė pareshtur tė bamirėsisė, dėshmitare e paharrueshme e dashurisė, qė gjeti shprehjen e vet konkrete nė shėrbimin e vazhdueshėm ndaj vėllezėrve e motrave mė tė varfėr e mė tė braktisur tė botės, pa dallim e pa pėrjashtim race, feje, kombėsie apo pėrkatėsie shoqėrore.” Njė grua e thjeshtė qė ia arrin t’ia dalė vetėm duke iu pėrgjigjur idealit tė saj, e vetme mes sėmundjeve, varfėrisė, erėrave, duke besuar se zgjedhja e saj ka vlerėn e njė revolucioni, vetėm duke hapur zemrėn. Kur shfletoja kėto libra mbi jetėn e saj, tė cilėt reflektojnė dhe mendimin bashkėkohor shqip mbi njė fenomen, ajo qė mė pėrshkronte ishte ndjeshmėria e saj poetike. Ndoshta se lutja vetė tė ēon tek poezia. Uroj qė ky takim tė mos jetė vetėm njė ēast kujtese, por tė lėrė gjurmė nė ndjeshmėrinė tonė”, tha Bardhyli.


    Gazeta Shqip

    https://www.gazeta-shqip.com/arti/11...desis-i1148845
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 27-08-2021 mė 08:41

  17. #137
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    ‘Mos jeto kurrė pa jetė’

    Poezi e shkruar nga NĖNĖ TEREZA


    Dita mė e bukur? Sot.
    Pengesa mė e madhe? Frika.
    Gjėja mė e lehtė? Tė gabosh.
    Gabimi mė i madh? Tė heqėsh dorė.
    Rrėnja e ēdo tė keqeje? Egoizmi.
    Mėndjeheqja mė e mirė? Puna.
    Humbja mė e madhe? Mospasja e kurajės.
    Profesionistėt mė tė mirė? Fėmijėt.
    Nevoja e parė? Komunikimi.
    Lumturia mė e madhe? Tė jesh i dobishėm pėr tė tjerėt.
    Misteri mė i madh? Vdekja.
    E meta mė e keqe? Tė qenit pa humor.
    Personi mė i rrezikshėm? Ai qė gėnjen.
    Ndjenja mė e shėmtuar? Mėria.
    Dhurata mė e bukur? Falja.
    Ajo mė e paēmuara? Familja.
    Drejtimi mė i mirė? Rruga e duhur.
    Sensacioni mė i kėnaqshėm? Paqja e brendshme.
    Pritja mė e mirė? Buzėqeshja.
    Ilaēi mė i mirė? Optimizmi.
    Kėnaqėsia mė e madhe? Detyra e kryer.
    Forca mė e madhe? Besimi.
    Personat mė tė nevojshėm? Shėrbyesit e Zotit (priftėrinjtė etj).
    Gjėja mė e bukur nė botė? Dashuria.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/poezi/mos-j...rre-pa-jete-3/

  18. #138
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    https://www.youtube.com/watch?v=tPzDmFPpBcE

    https://www.youtube.com/watch?v=RY-MLIQB1lE


    NĖNĖ TEREZA - KULTI I SAJ

    " Opinion " 2009 - Pjesa 2 & 3

  19. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    https://www.youtube.com/watch?v=AWvyI2jhmFI

    https://www.youtube.com/watch?v=M4ZTLdZeLWI


    NĖNĖ TEREZA & KULTI I SAJ

    " Opinion " 2009 - Pjesa 4 & 5

  20. #140
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    https://www.youtube.com/watch?v=l6LqezyiIkI


    NĖNĖ TEREZA & KULTI I SAJ

    " Opinion " 2009 - Pjesa 6


    Te ftuar: Artur Zheji - Fatos Lubonja - Dom Gjergj Meta - Olsi Jazexhi - Ermal Hasimja - Tefta Radi.

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  4. Nėnė Tereza e Kalkutės, bija e mohuar e Shqipėrisė
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •