Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 153
  1. #21
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti Rugova zbuloi sot bustin e Nėnės Terezė nė Klinė

    Klinė, 23 gusht - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova qėndroi sot nė Klinė, ku bėri zbulimin e bustit tė humanistes sė madhe shqiptare Nėna Tereze. Fillimisht Presidenti Rugova pati njė takim me strukturat udhėheqėse komunale, ku u njoh me situatėn aktuale nė komunė.
    Nė ceromoninė e zhvilluar tė zbulimit tė bustit tė Nėnės Tereze nė sheshin kryesor tė Klinės, qė prej sot mban edhe emrin e saj, kryetari i komunės sė Klinės Ramė Manaj i pėrshėdenti tė pranishmit duke thėnė se sot Klina ka festė tė madhe.
    Presidenti Rugova duke folur nė kėtė ceremoni tha se pėr qytetarėt e Klinės dhe tė mbarė Kosovės sot ėshtė ditė gėzimi, sepse po zbulohet busti i Nėnės Tereze dhe njėherit po pėrurohet sheshi qė do ta mbajė emrin e saj. Nė kėtė mėnyrė, tha Presidenti, Klina po e nderon emrin dhe veprėn e dashurisė dhe tė mirėsisė sė Nėnės Tereze.
    "Nėna Tereze ėshtė e pranishme gjithmonė nė zemrat e kosovarėve dhe tė gjithė shqiptarėve, si dhe tė gjithė njerėzimit", tha Presidenti Rugova, duke shtuar se "sot me shtatoren dhe sheshin e vet do tė jetė e panishme nė jetėn e pėrditshme tė qytetin tuaj, do tė jetė shenjė e orientimit dhe njė shenjė e pranisė sė saj kėtu".
    Duke folur pėr figurėn e humanistes sė madhe shqipatre, Presidenti Rugova tha se "Nėna Tereze ėshtė simbol i kombit modern kosovar dhe shqiptar dhe njė ndėr simbolet tė mbarė njerėzimit".
    Me kėto dy vepra, tha nė vazhdim Presidenti, Kosova po tregon progresin qė po bėn nė jetėn e saj tė pėrgjithshme nė liri dhe sė bashku me veprat e tjera tė rėndėsishme tė zhvillimit janė kontribut pėr pavarėsinė e Kosovės, e cila, theksoi ai, duhet tė njihet sa mė parė.
    Ndėrkaq imzot Mark Sopi tha se zbulimi i shtatores sė Nėnės Tereze "tregon njė dashuri tė madhe ndaj saj dhe asaj ndaj jush".
    Zbulimin e shtatores e bėnė Presidenti Rugova, imzot Mark Sopi dhe Ramė Manaj.
    Donator kryesor pėr ngritjen e shtatores sė Nėnės Tereze ėshtė Elmi Berisha, veprimtar i njohur i kėsaj ane qė jeton dhe punon nė SHBA.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #22
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nesėr fillon manifestimi tradicional "Ditėt pėrkujtimore tė Nėnės Tereze"

    Prizren, 25 gusht - Manifestimi tradicional "Ditėt pėrkujtimore tė Nėnės Tereze" qė mbahet nėn patronazbin e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, fillojnė nesėr dhe pėrmbyllen mė 19 tetor. Ky manifestim ėshtė organizuar nga shoqata bamirėse humanitare "Nėna Tereze" me seli nė Prishtinė dhe ndihmohet nga Ministria e Kulturės. Sipas drejtorit ekzekutiv tė shoqatės "Nėna Tereze" Pjetėr Pėrgjokaj ky manifestim ka karakter tematik dhe kulturor. Mes tjerash do tė mbahet njė ligjėratė kushtuar jetės dhe origjinės sė Nėnės Tereze dhe familjes sė saj, si dhe do tė hapet njė ekspozitė me fotografi qė ka tė bėjė me jetėn, rrugėn dhe veprimtarinė e saj si dhe origjinėn e familjes Bojaxhiu.
    Manifestimi fillon nesėr nė Prishtinė dhe vazhdon mė 30 gusht nė Prizren, pėr tė vazhduar nė Gjakovė, Mitrovicė Viti, Letnicė, kurse pėrmbyllet nė Prishtinė mė 19 tetor.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #23
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Premte, 27 Gusht 2004


    DITELINDJA E NENE TEREZES FESTOHET VETEM NE SHKUP

    Magdalena Alla

    Dje Nene Tereza kishte ditelindjen, 94 vjetorin, edhe pse kjo gje as eshte permendur te pakten ne Shqiperi. Drejtuesit e institucioneve teksa i pyet per perkujtimin e kesaj ngjarjeje nuk e kane pasur ne vemendje hic, thjesht e kane harruar, sepse pergjithesisht nuk mbahen kalendare per datat e shquara te personaliteteve shqiptare, e sidomos per nje te tille si Nene Tereza. Nuk ekziston ende tradita e mire, qetesia e vemendjes se duhur ndaj mirenjohjes dhe nderimit te cdo figure te cilesdo kohe historike. Dhe ne te vertete nje botim i tille ekziston, mjafton interesimi dhe mund ta kesh. Por edhe nese nuk behet gje ne kete rrafsh, te pakten mediat, sidomos ato televizive mund te kishin pergatitur nje kronike me filmimet e teperta qe ka per Nene Terezen dhe biografine e saj. I vetmi institucion qe kreu nje veprimtari simbolike ishte Muzeu Historik Kombetar, i cili hapi dje nje ekspozite me fotografi te gazetarit Ilir Bushi, bere akteve humane te Saimir Malokut, dekoruar dhe nga presidenti i Republikes, per shpetimin e mjaft njerezve nga mbytja.

    Kjo gjendje harrese ndodhi edhe sepse te gjithe jane pergatitur qe ta kujtojne bamiresen me rastin e njevjetorit te nisjes se procesit te shenjterimit te saj ne Vatikan. Keshtu pritet qe ne tetor te vihet shtatorja e Nene Terezes, bere nga skulptori Thoma Thomai, pikerisht te vendi i quajtur Piramida, ne ane te bulevardit "Deshmoret e Kombit". Tashme maketi i shtatores pritet te hidhet ne allci e me pas ne bronx. Jane parashikuar te tjera festime, nje nga te cilat eshte edhe koncerti ne Katedralen Shen Pali te Tiranes, si edhe nje vit me pare, ku do te luhet edhe pjesa kushtuar enkas ketij shenjterimi, ekzekutuar se pari ne Sallen Nervi ne Vatikan, ne prani te Papa Gjon Palit II. Kompozitori i saj eshte siciliani Antonio Papallardo, i cili do te jete i pranishem si dirigjent ne keto festime ne Tirane etj.

    Por nderkohe ne Shkup, vendlindjen e shenjtores dita e djeshme ka qene e mbushur me festime

    Festa ne Shkup

    Me rastin e 26 Gushtit - dita e lindjes se humanistes se madhe Nena Tereze ne Shkup dje u zhvilluan shume ngjarje perkujtimore.

    Ne mengjes ne varrezat e Butelit u ndezen qirinj ne varrin e Nikolla Bojaxhiut, babait te Nene Terezes, ndersa me pas u vendosen lule ne pllaken perkujtimore te humanistes se madhe.

    Ne pllajen para Kulles feudale u shfaq filmi kushtuar rrenjeve familjare te Gonxhe Bojaxhiut dhe u promovua botimi i biografise se Nenes Terezes, se autorit Stojan Trencevski.

    Ne kete promovim folen Jorgo Kuqa, Anton Sereci dhe Llazar Llazarov, ndersa ne programin kulturor u shfaq kori "Koco Racin" dhe harfistja Mersiha Shukri.

    Me kete rast fjalim pati edhe shefi i misionit te Komisariatit te Larte per Refugjatet ne Maqedoni dhe u shfaq filmi per misionet paqesor te UNHCR-se.

    Gjate tere dites qendroi e hapur edhe dhoma perkujtimore e Nenes Terezes, ku ishin ekspozuar veprat e piktorit akademik Miftar Memetit, i frymezuar nga virtyti dhe vepra e humanistes se madhe.


    Edhe nė Dardani u festua ditėlindja e Nėnė Terezės por edhe Tirana si qendra kryesore shqiptare duhet qė ta bėj kėtė pėrvit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #24
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti Rugova: Nėna Tereze ėshtė bėrė emblemė e njohjes sonė nė botėn moderne

    Prishtinė, 27 gusht - Me njė akademi solemne tė mbajtur mbrėmė nė Pallatin e Sporteve e Rinisė nė Prishtinė, filloi manifestimi tradicional "Ditėt pėrkujtimore tė Nėnės Tereze", i cili mbahet nėn patronazhin e Presidentit tė Kosovės.
    Duke e pėrshėndetur kėtė manifestim, Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova tha se "me ndjenjėn e dashurisė e tė mirėkuptimit gjendemi nė kėtė akademi solemne pėr ta hapur manifestimin kulturor", duke thėnė se "Nėna Tereze ėshtė kthyer nė emblemė tė kombit shqiptar tė Kosovės". Presidenti Rugova pastaj theksoi se me lumturimin e Nėnės Tereze ėshtė lumturuar kombi ynė dhe ėshtė lumturuar njerėzimi qė e konsideron si nėnė tė veten.
    "Me jetėn dhe veprėn e saj, e lumtura Nėna Tereze ėshtė bėrė emblemė e kombit kosovar dhe shqiptar, emblemė e njohjes sonė nė botėn moderne", tha Presidenti Rugova dhe theksoi se Nėna Terezė i ka sjellė njerėzimit dashuri dhe bamirėsi, si filozofi tė jetės, tė mirėkuptimit dhe pajtimit".
    Nė kėtė akademi foli edhe ministri i Kulturės Behxhet Brajshori, e ku ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsues tė jetės politike, si kryeparlamentari Nexhat Daci, ministra, zyrtarė tė komunave tė Kosovės, pėrfaqėsues tė UNMIK-ut, KFOR-it etj.
    Brajshori tha se e veēanta e manifestimeve tė sivjetme ėshtė se ato do tė mbahen, pėrveē nė qytetet e Kosovės, edhe nėpėr trojet e tjera shqiptare. Manifestimet mbyllen mė 19 shtator, nė njėvjetorin e lumturimit tė Nėnės Tereze nga Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė.
    Gjatė kėsaj akademie u shfaq edhe njė program i pasur artistik.

    Nė Shkup janė organizuar manifestime kushtuar Nėnės Tereze

    Shkup, 27 gusht - Gjatė ditės sė djeshme nė Shkup janė organizuar njė sėrė manifestimesh me rastin e ditėlindjes sė 94-tė tė Nėnės Tereze. Kėshtu janė vėnė lule nė pllakėn pėkujtimore nė kryeqetetin e Maqedonisė, ėshtė hapur dhoma pėrkujtimore e Nėnės Tereze nė tė cilėn janė ekspozuar veprat e piktorit Miftar Mehmeti, tė inspiruara me jetėn dhe veprėn e saj. Poashtu ėshtė shfaqur edhe njė film dokumentar kushtuar Nėnės Tereze
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #25
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    http://www.nenetereza.cjb.net/

    Nene Tereza--Gonxhe Anje Bojaxhiu lindi me 27 gusht 1910 ne Shkup te Maqedonise nga Nikolla dhe Danafilla te cilet kishin shkuar ne Shkup nga Shkodra para se te lindte Gonxhja.18 vjece hyri ne Urdhrin e Motrave te Zonjes tone te Loretos ne Irlande dhe me pas u vendos ne Kalkute te Indise per gjithmone. Ne vitin 1930 mori titullin Tereza per nder te te shenjtit Teresa te Aviles,nje shenjtor spanjoll i shekullit 16.Ne vitin 1950 formoi urdherin e saj te misioneres bamerise qe ndhodhet sot kudo ne bote.Ne vitin 1962 mori cmimin Pandra Shri per sherbime te jashtezakonshme.Ne vitin 1979 mori cmimin Nobel per
    paqe.Vdiq me 5 shtator te vitit 1996 ne Kalkute te Indise prej nga ku jetonte prej shume vitesh.Gjithashtu ka ardhur edhe ne Shqiperi.

    Nene Tereza

    P.S: Ketu ne Shkup u mbajt nje ceremonial me figurat me te larta te shtetit si shenje nderi per nenen e madhe shqiptare.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #26
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nė Tiranė nuk ėshtė zhvilluar asnjė ceremoni pėrkujtimore pėr nder tė Nėnė Terezės, nė pėrvjetorin e saj tė 94-ėt. Nuk kanė munguar aktivitetet nė Shkup e Kalkutė

    Nėnė Tereza, njė ditėlindje nė heshtje nė Tiranė


    Alma Mile

    Duket se ditėlindja e Nėnė Terezės ka kaluar pa ndonjė bujė tė madhe, ose mė saktė nė heshtje. Nuk pati ndonjė aktivitet tė zhvilluar nga Ministria e Kulturės Rinisė e Sporteve dhe as ndonjė institucion tjetėr. Ndoshta mund tė jetė zhvilluar ndonjė meshė e ndonjė ceremoni fetare, por asgjė pėr tė rėnė nė sy. Nėse njė vit mė parė, pėrgatitjet pėr tė paraprirė Lumturimin e humanistes sė madhe, nisėm muaj mė parė, u zhvilluan sesione shkencore, ekspozita, koncerte “Grand Gala” nė sheshe e katedrale, konkurse skulpture e shumė tė tjera, kėtė vit, duket se gjithēka ka mbetur nė heshtje. E vetmja gjė qė dihet dhe qė padyshim na gėzon, ėshtė se busti aq fort i diskutuar i shenjtores Nėnė Terezė, ėshtė drejt pėrfundimit. Pak ditė mė parė, skulptori Thoma Thomai, i cili po punon pėr ngritjen e kėsaj shtatoreje tė bronztė, ka zbuluar para kamerave dhe bliceve punėn e tij, njė Nėnė Terezė mėshirėplote qė u fal bekime tė gjithėve. Por asgjė mė shumė nė pėrvjetorin e 94-ėt tė saj, nuk ėshtė bėrė nė Tiranė. Ndėrkohė qė aktivitetet nuk kanė munguar nė vende tė tjera, ku Nėnė Tereza ka punuar. Kėshtu, nė Kalkutė, mijėra njerėz me qirinj nė duar kanė marrė pjesė nė mesha masive, kanė ndezur qirinj dhe i janė lutur shenjtores. Gjithashtu aktivitete janė zhvilluar edhe nė Maqedoni, e cila aq shumė e ka lakmuar kombėsinė e Nėnė Terezės. Me rastin e 94-vjetorit tė lindjes, dje nė Shkup, janė zhvilluar disa aktivitete. Janė ndezur qirinj nė varrezat e Butelit, nė varrin e Nikolla Bojaxhiut, babait tė Nėnė Terezės, janė vendosur lule nė pllakėn pėrkujtimore tė humanistes sė madhe, ndėrsa nė pllajėn para Kullės feudale ėshtė shfaqur filmi kushtuar rrėnjėve familjare tė Gonxhe Bojaxhiut, si dhe ėshtė promovuar botimi i biografisė sė Nėnės Terezės i autorit Stojan Trenēevski. Pra kush mė shumė e kush mė pak e ka pėrkujtuar Nėnė Terezėn, por jo shqiptarėt, tė cilėt krenohen me emrin dhe humanizmin e saj, kudo nė botė. Nėnė Tereza, apo Gonxhe Bojaxhiu lindi nė 26 gusht tė vitit 1910 dhe vdiq nė vitin 1997.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #27
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Gonxhe Bojaxhiu ( Nene Tereza)

    Po shikoja me vemendje arkivin dhe pashe shume figura te shquara si te artit ashtu dhe te politikes shqipetare. Por, nje gje me beri pershtypje asnji nuk ka folur per Nene Terezen .



    Fjalet e Nene Terezes:
    By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus.











    Nene Tereza ka lindur me 27 Gusht 1910 ne Shkup , te maqedonise. Ishte femija e trete e Nikoles dhe Drane Bojaxhiu. Ne moshen 5vjec e ghysem mori kungimin e saj te pare . Familja e pagezoi me emrin Gonxha Agnes. Babi i saj vdiq kur Nene tereza ishte vetem 8 vjec duke e len familjen jo ne kushte te mira financiare.Per nena e saj Drane i rriti te tre femijet me dashuri dhe kujdes te vecante.
    Ne moshen 18 vjecare Nene Tereza vendosi te behej misionare.


    Ja dhe disa nga cmimet e Nene Terezes ne vite:

    1962: She received the Pandma Shri prize for "extraordinary services"

    1971: Pope Paul VI honors Mother Teresa by awarding her the first Pope John XXIII Peace Prize

    1972: Government of India presents her with the Jawaharlal Nehru Award for International Understanding.

    1979: Wins Nobel Peace Prize

    1985: President Reagan presents her the Medal of Freedom, the highest U.S. civilian award.

    1996: She becomes only the fourth person in the world to receive an honorary U.S. citizenship


    Ne 1985 perjetoj nje atack zemre kur po vizitonte Pap Gjon Pali II ne Rome

    Ne 1989 pati nje tjeter atack zemre akoma dhe me te rende.

    Ne 1991 ajo vuante nga anemonia ( ftohje)

    Ne 1996 vuante nga malaria dhe infeksion ne kraharor .

    Me 5 shtator 1997 : bota meson se Nene Tereza ( Angel of Mersy) vdiq ne moshen 87 vjecare duke lene pas dashuri dhe paqe.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #28
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ja dhe disa foto te Nene Terezes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  9. #29
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Madre Teresa calcuta
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  10. #30
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Remarks on Presenting the Presidential Medal of Freedom to Mother Teresa

    June 20, 1985

    Ronald Reagan ( presidenti i Usa ne ate kohe)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  11. #31
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Nene Tereza kur ka qene e re
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  12. #32
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Do not wait for leaders; do it alone, person to person.
    —Mother Teresa
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  13. #33
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    gjithmone e qeshur
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  14. #34
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    fjalet e Mother Tresa
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  15. #35
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    I pray that you will understand the words of Jesus, “Love one another as I have loved you.” Ask yourself “How has he loved me? Do I really love others in the same way?” Unless this love is among us, we can kill ourselves with work and it will only be work, not love. Work without love is slavery.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  16. #36
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    nje tjeter foto kur ka qene e re
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  17. #37
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Lumturuara Shqiptare – Nėna Tereze e pranuar dhe e nderuar nga tė gjithė


    Shkruan: Engjėll KOLIQI

    E diela e 19 shtatorit nė Osnago tė Lecco-s ishte njė ditė e posaēme, njė ditė kushtuar krejtėsisht tė Lumturuarės Nėna Tereze, kėsaj bije shqiptare e nėne tė pranuar e tė njohur nė botėn mbarė, qė nė sytė e tė gjithėve botės dhe autoriteteve u dha leksione se si duhet tė ndihmohet njeriu nevojtar, se si duhet tė dėshmohet dashuria pėr njeriun e pėr Zotin, se si duhet pėrballuar sfidat e kėsaj bote.
    Tė rinjtė e bashkėsisė pastorale (baritore) tė katėr famullive tė Krahinės sė Lombardisė (nė mes Milanos e Lecco-s - Cernusco Lombar-done, Montevecchia, Pagnano e Osnago, kanė shkėlqyer nė paraqitjen e denjė dhe me vlera tė larta artistike tė ēasteve mė spikatėse tė jetės dhe veprės madhėshtore tė sė Lumturuarės Nėna Tereze, falė punės sė palodhshme dhe me plot fryte tė regjisorėve – Grazia Penati e Edy Colombo, tė korreografeve – Silvia Bassano, Sandra Pocina, Angelica Pirovano, Elena Caglio e Germana Penati, si dhe tė muzikantėve tė palodhshėm dhe tė shkėlqyeshėm – Egidio Fumagalli, Giovanni Brivio, Gianluca Vettolani, Oscar Cantł, Antonio Andrian e Linda Sassi.
    Nė rolin e Nėnės Tereze shkėlqeu Laura Rossi, nė atė tė misionarit – Andrea Bassano etj. Vlerat artistike tė spektaklit i vuolsi edhe skenografia e pėrgatitur mrekullisht nga Felice Crippa, Davide Fumagalli e Daniela Consonni. Ishte fantastike edhe kostumografia, nėn pėrkujdesjen e Fausta Bonanomi-t dhe Maria Teresa Scandelli-t. Denjėsisht luajtėn valltarėt e i mrekullueshėm ishte edhe kori, i drejtuar nga Angelo Colombo. Nė nivelin e lartė tė spektaklit ishin edhe prezentuesit (konferansierėt) – Mauro Brivio e Sandra Pocina. Nė nivel tė lartė artistik ishin edhe interpretueset e roleve tė motrave: Silvia Bassano, Sara Bettegazzi, Annalisa Scandelli, Aurora Caglio, Marta Brivio, Anna Bonfanti, Laura Bonfanti e Silvia Bonfanti, pastaj nė rolin e grave indiane – Felicita Monfredini e Marina Formenti, si dhe ata qė luajtėn rolet e tė varfėrve – Nicola Ferrario, Matteo Pozzoni, Luca Scaccabarozzi, Edoardo Piazza, Francesco Bonfanti e Roberto Casiraghi, si edhe tė fretėrve – Giosuč Airoldi, Marco Panzeri, Mauro Brivio e Matteo Siortori.
    Qėllimi i kėtij spektakli shihet qartė edhe nė fletushkėn “ciceron” tė kėsaj trupe artistike, ku nė mes tjerash thuhet: “Zoti, kaherė e gjithėherė vizaton e ngjiz me duart e veta ekzistencėn e ēdo krijese. Gjithėherė dėshiron qė njeriu ta transformojė jetėn e vet nė njė hymn tė lavdisė sė vetė jetės. Nė shekullin tonė kėtė ėndėrr magjike mė sė miri e ka mishėruar e vogla dhe e pėrvuajtura Nėna Tereze. Krahasohet pra me njė laps tė thjeshtė, i kapur nga Zoti, gjatė ekzistencės sė Saj tokėsore , qė ėshtė konsumuar pakursyeshėm nė shėrbim tė personale tė braktisur dhe tė atyre mė nevojtarė e mė tė varfėr tė Tokės. Pėr shumė vite Ajo ka pėrfaqėsuar ngjyrėn, me tė cilėn i tėrėpushtetshmi ka ravijėzuar pėrqafimin e tė braktisurve, ka ngjyrosur ēastet e vėshtira tė kalimit tė jetės ultratokėsore, duke ua ridhėnė dinjitetin atyre qė mė nuk ndjeheshin qenie njerėzore.”
    Salla «Don Sironi» e Qendrės famullitare nė Osnago ishte e stėrmbushur me dashamirė tė artit dhe idhtarė tė paluhatshėm tė Nėnės Tereze dhe paratė e mbledhura nga shitja e biletave (me ēmim 6 €uro) janė dedikuar pėr misione humanitare,sipas shembullit tė Nėnės Tereze. Shumė nga tė pranishmit i pyetėm pėr origjinėn e Shenjtėreshės sė Dashurisė dhe fatmirėsisht tė gjithė e dinin se ajo ishte shqiptare.
    Biseeduam edhe me drejtuesit e kėsaj trupe artistike amatore, por qė dukej si profesioniste, dhe qė tė gjithė na thanė se na kanė lakmi qė jemi bashkėkombasė tė Nėnės Tereze, duke theksuar se pėrmes kėsaj Shenjtėreshe tė Dashurisė, emri i Shqipėrisė dhe i Shqiptarėve po jehon lavdishėm nė mbarė botėn. U bisedua edhe pėr mundėsitė e bashkėpunimit me shoqatat shqiptare nė rrethinė, duke pasur parasysh edhe faktin se vetėm nė Rrethin e L ecco-s janė rreth 2500 shqiptarė. U shpreh sheshazi gatishmėria e gjithanshme pėr bashkėpunim me asociacionet shqiptare nė rrethinė – SHKH «Nėna Terze» dhe QIKSH «Albeuropa». Kjo trupė e madhe artistike do tė rishfaq kėtė spektakėl mė 23 tetor 2004, kur shoqatat shqiptare nė Lecco organizojnė manifestimin e dyfishtė, pėr tė shėnuar Njėvjetorin e lumturimit tė Nėnės Tereze dhe «Takimet e Dom Mikelit nė diasporė» nė 420-vjetorin e Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė. Nėse marrin njė ftesė, ata janė tė gatshėm tė shfaqin spektaklin edhe nė Kosovė.
    “Jemi krenarė qė nė mėnyrė artistike mund ta pėrcjellim dashurinė e madhe tė Nėnės Tereze pėr njeriun nevojtar, pa dallime racore, kombėtare, fetare a rajonale dhe e ndjejmė veten si zėdhėnės tė Saj” – thotė regjisorja Edy Colombo, duke shtuar se ka shumė dėshirė tė vizitojė tokėn ku ka lindur dhe ėshtė rritur humanistja shqiptare dhe se na e ka zili (pėr tė mirė) qė jemi bij tė asaj toke e bashkėkombasė tė Shenjtėreshės sė Dashurisė.
    Edhe kyspektakėl flet mjaft pėr nderimin dhe lavdinė e Shenjtėreshės Shqiptare qė i bėhet nėpėr botė, nga tė tjerėt dhe ne, si shqiptarė – si bashkėkombasė tė saj, na detyron qė tė jemi tė kujdesshėm nė sjelljet tona, nė ēdo hap tė jetės dhe qė sė paku me njė fjalė tė mirė e me njė buzėqeshje ta shprehim dashurinė e kulluar dhe tradizionale arbrore, ndaj njeriut.

    Osnago (Lecco), shtator 2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  18. #38
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683

  19. #39
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683

  20. #40
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    U perkujtua nje vjetori i shenjterimit te Nene Terezes
    19 Tetor 2004



    Sot eshte nje vjetori i lumturimit te shenjtores se madhe Nene Tereza. Shqiptarja e madhe Gonxhe Bojaxhiu, u lumturua ne 19 tetor te vitit te shkuar ne nje ceremoni madheshtore ne sheshin e Shen Pjetrit nga papa Gjon Pali 2. "Me gjak jam shqiptare; me nenshtetesi, indiane. Persa i perket besimit, jam murgeshe katolike. Sipas thirrjes, i perkas botes. Por zemra ime i perket plotesisht Zemres se Krishtit". Keshtu eshte shprehur shqiptarja, ne shpirtin e se ciles kishte nje deshire te vetme: "Te shuante etjen e dashurise se Tij per shpirtrat njerezore". Nene Tereza, lindi me 26 gusht 1910 ne Shkup dhe u pagezua me emrin Gonxhe. Ne moshen 18 vjecare, e shtyre nga deshira per t'u bere misionare, hyri ne Institutin "Motrat e Loretos", ne Irlande. Ne Kalkute arriti me 6 Janar te vitit 1929. Ndersa misioni i saj perhapej me te shpejte, bota filloi t'ia ngulte syte Nene Terezes dhe vepres qe ajo kishte nisur. Meritoi shume cmime per vepren e saj, duke filluar nga Cmimi indian Padmashri, ne vitin 1962, per te vijuar me Cmimin e rendesishem Nobel per Paqen, me 1979, ndersa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtarite e saj me interes gjithnje e me te madh. Me 5 shtator 1997 jeta tokesore e Nene Terezes arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, ne perfundim te te cilit trupi i saj u varros ne Shtepine-Nene te Misionareve te Bamiresise. Shume shpejt varri i saj u be cak shtegtimi e lutjeje per njerez te besojmave te ndryshme, per te varfer e per te pasur, pa kurrfare dallimi. Nene Tereza na le testamentin e fese se patundur, te shpreses se pamposhtur e te bamiresise se jashtzakonshme. Duke iu pergjigjur thirrjes se Jezusit "Eja, te jesh drita ime!", u be Misionare e bamiresise, "Nene e te varferve", simbol i meshires per mbare boten e deshmitare e gjalle e dashurise se etshme te Zotit. Me pak se dy vjet pas vdekjes, per shkak te perhapjes se fames se shenjterise dhe hireve te nxjerra me ndermjetesine e saj, Papa Gjon Pali II lejoi te hapej ceshtja e kanonizimit. Me 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullite e bera me ndermjetesine e saj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  4. Nėnė Tereza e Kalkutės, bija e mohuar e Shqipėrisė
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •