Close

Rezultati i Sondazhit: Si mendoni do ndikojne ndryshimet e fundit?

Votues
46. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Pozitivisht

    22 47.83%
  • Negativisht

    13 28.26%
  • Asnje ndikim

    4 8.70%
  • Koha do ta tregoje

    7 15.22%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #-19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Ndryshimet më të fundit në forumet fetare

    Nese nuk e keni lexuar njoftimin me te fundit ne lidhje me ndryshimet ne seksionin e botes shpirterore ne forum, ju ftoj qe ta lexoni ketu. Atje do te mesoni mbi ndryshimet dhe arsyet e ndryshimeve ne kete seksion.

    Me poshte ju ftojme qe te jepni mendimet, sugjerimet apo verejtjet tuaja ne lidhje me keto ndryshime. Kemi krijuar edhe nje sondazh me lart ne menyre qe te shohim se si do te priten nga besimtaret keto ndryshime.

    Stafi i forumit.

  2. #-18
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Me pelqejne ndryshimet dhe mendoj qe eshte arritur koncepti qe duhet.
    Shpresoj qe edhe te tjeret te perkrahin kete ndryshim.Eshte i qelluar dhe ne kohe te duhur.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #-17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    pune me mend kjo...
    nje pyetje:
    une jam musliman, a me "lejohet" te futem ke forumi protestaneve ?

  4. #-16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga sh.hasanaj
    pune me mend kjo...
    nje pyetje:
    une jam musliman, a me "lejohet" te futem ke forumi protestaneve ?
    Nese je besimtar musliman, ti mund te lexosh ne forumin e protestanteve. Nese ke nje interes te vecante apo do te mesosh me shume mbi ate fe, mund te marresh pjese ne ate forum.

    Por jo te perpiqesh te provokosh apo ofendosh besimtaret e atij komuniteti. Ato tema do te kalohen ne kosh dhe ata qe i hapen do te paralajmerohen.

    Albo

  5. #-15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Nese je besimtar musliman, ti mund te lexosh ne forumin e protestanteve. Nese ke nje interes te vecante apo do te mesosh me shume mbi ate fe, mund te marresh pjese ne ate forum.

    Por jo te perpiqesh te provokosh apo ofendosh besimtaret e atij komuniteti. Ato tema do te kalohen ne kosh dhe ata qe i hapen do te paralajmerohen.

    Albo
    e qarte ...
    rrofsh per sqarimin...

  6. #-14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Albo,

    Do ishte mire qe ketu te shtohej dhe nje grup tjeter.
    Thjesht "Besimtaret e Krishtere"

    Ka shume besimtare qe nuk e ndjejne veten pjese te ndonje grupi fetar te krishter, por thjesht duan te perjetojne Kishen e tre shekujve te pare, ku denominacionet nuk ekzistonin.

    Do ishte mire qe te shtohej nje kategori e tille
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #-13
    Agim Bardhi
    Anëtarësuar
    07-04-2004
    Vendndodhja
    Elbasan.
    Postime
    43

    Urime Stafit te Forumit per kete ndryshim te dobishem.

    Votova pro ketij Forumi, sepse m'u duk me vend ndryshimi i konceptimit ne favor te mirekuptimit te anetareve te ketij Forumi. Tashme cdo besimtar ka forumin e tij dhe nuk behet fjale me per perplasje, por per dialog te ndersjellte.

    U habita tek Sondazhi ku gjeta nje vote kunder ketij ndryshimi dhe u shtanga kur Cyclotomicu, ka votuar i vetem kunder. Pse eshte ai kunder zhvillimit dhe dimonsionit te ri te forumit "Bota Shpirterore". Bile ai kur ka qene moderator ka dhene kontributin e tij te shkelqyer ne rizgjimin e ndergjegjes fetare.

    Si duket iu pre rruga e synimeve te tij te caktuara. Te pakten te kete miresine ta shpjegoje voten e tij kunder, meqe vota eshte publike.

    Jam shume i kenaqur kur nuk do te kem me frike se mos me fshihen mesazhet (pa shkak) ne forum.

    Falenderoj edhe nje here stafin e Forumit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Bardhi : 14-09-2004 më 13:19

  8. #-12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Albo,

    Do ishte mire qe ketu te shtohej dhe nje grup tjeter.
    Thjesht "Besimtaret e Krishtere"
    Matrix, forumet tona nuk mund te justifikojne bindjet e nje anetari apo 10 antaresh ne forum. Forumet reflektojne komunitetet tradicionale fetare qe ekzistojne ne shqiperi, dhe ato qe jane krijuar keto kohet e fundit.

    Albo

  9. #-11
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Vota ime eshte KUNDER kesaj ndarjeje.

    Kjo i detyron te krishteret ta quajne veten pjese te FESE, duke u futur brenda njerit prej komuniteteve fetare.
    Krishterimi nuk eshte dhe nuk ka per te qene FE, sado qe fetaret te mundohen ta bejne te tille.

    Fryma fetare eshte ajo qe kryqezoi Zotin e Lavdise!

    Lavdi Krishtit qe Kisha - Nusja e Tij erdhi ne jete pasi FEJA mori fund ne Kryq!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #-10
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93
    Urime stafit të Forumit për ndryshimet. Votova pro sepse i konsideroj me shumë vend. Mënyra e re e konceptimit të Botës shpirtërorë nga pikëpamja e strukturës i përgjigjet realitetit fetar në Shqipëri dhe, për më tepër, nxjerr jashtë loje ndërhyrjet banale me karakter bajraktarist të disa moderatorëve të pamoderuar, të cilët përpiqeshin deri dje të na bindnin se feja e shqiptarit është... feja e tyre.

    Do të doja gjithashtu që administratorët e Forumit të kenë parasysh që moderatorët të jenë njohës të paktën mesatarë të gjuhës shqipe. Ka patur raste që disa prej tyre nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë thelbin e mesazheve, duke folur kodra pas bregut e duke sharë të tjerët pa të drejtë. Besoj se të gjithë moderatorët duhet të paraqesin në Forum dëftesën e shkollës fillore me mesatare të paktën 6,5.

    Edhe një herë urime

  11. #-9
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Votoj edhe une kundra kesaj ndarjeje qe behet ne kete forum. Te krishteret e vertete pamvaresisht nga denominacioni ku ata marrin pjese, ne te vertete nuk shikojne ato gjera qe i ndajne ata, por ato qe i bashkojne. Ky veprim tregon se si njeriu fetar ka gjithmone tendencen e ndarjes, gjykimit, sektarizmit, vetedrjetesimit etj.

    Me kete ndarje u hiqet e drejta atyre personave qe megjithese nuk jane pjese e nje denomincioni fetar, te besojne se eshte dikush qe i bashkon, Krishti. Une nuk mund te pajtohem me kete ndarje, pasi nuk mund te marr pjese ne ndarjen e femijeve te Perendise. Une besoj se femijet e Tij egzistojne edhe ne kishen Protestante edhe ne kishen Katolike si dhe ne kishen Ortodokse. Mua me vjen keq se persona si Manulaki, nuk do dine ku te shkruajne pasi keto persona e ndiejne veten shume mire si me vellezerit protestante ashtu edhe me ata ortodokse. Por fryma juaj sektariane i ben keta persona ose te bashkohen me ju nga frika, ose te largohen.

    Bashkohem me mendimin e Matrix se do ishte mire te hapej te pakten edhe nje nenforum "Besimtaret e Krishtere" pasi aty nuk do merrnin pjese vetem ata qe nuk e quajne veten pjestare te sistemeve fetare, por edhe ata qe, megjithese jane pjese e ndonje sistemi fetar, kane deshire te bashkebisedojne me vellezerit dhe motrat e nje sistemi tjeter.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  12. #-8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Pakica i bindet shumices, parim demokratik qe ndiqet ne cdo vendim. Nuk presim qe ndryshimet te priten pozitivisht nga te gjithe, pavaresisht se une mendoj se ndryshimet jane pozitive. Pozitive per dy arsye:

    1. Besimtaret shqiptare nuk futen ne forum per te mbrojtur fene e tyre, futen per te mesuar dicka me shume mbi fene e tyre. Ne kete drejtim, te gjithe kemi se cfare mesojme. Ndryshimet bejne te mundur qe muslimanet mesojne mbi fene dhe traditen e tyre, orthodhokset dhe katoliket po ashtu, protestantet diskutojne dhe mesojne nga njeri-tjetri, jo-besimtaret gjithashtu. Ndarja u pret udhen ferkimeve midis komuniteteve te ndryshme.

    2. Dhe arsyeja e dyte qe eshte po aq e rendesishme sa e para, ndarja e ben me te lehte moderimin e forumeve fetare. Cdo besimtar ne komunitetin e tij do te shpenzoje me shume kohe duke lexuar e mesuar gjera te reja, dhe me pak kohe duke diskutuar me besimtare qe nuk ndajne besim te njejte me ta. Eksperience e keqe ekziston ne kete drejtim ku stafi i forumit vihet ne mes te shume zjarreve dhe njerezit presin nga ne qe tu japim fund ferkimeve.

    Dhe ndarja nuk eshte e prere. Askush nuk te pengon ty te lexosh ne nje prej forumeve te krishtera nese ti ke deshire, por duhet te frenohesh te marresh pjese ne ate forum nese nuk ndan te njejten doktrine dhe praktike fetare.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  13. #-7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Megjithate mua me hiqet e drejta per te shkruar pasi nuk bej pjese ne asnje nga keto komunitete, dhe nga ana tjeter kam vellezer dhe motra nge te tre keto komunitete. Pra nga njera ane nuk mund te shkruaj ne nje vend ku marrin pjese te gjithe ata qe kane te njejtin besim me mua, dhe nga ana tjeter me hiqet e drejta te bashkebisedoj me ata vellezer dhe motra te cilet nuk jane te te njetit komunitet me mua por qe me pranojne si vellain e tyre.

    Sa per demokracine, te siguroj qe ajo nuk ka vend ne kishe, por vetem ne sistemet boterore. (dhe kjo eshte e keqja se sistemet boterore jane futur edhe ne kishe) Ne kishe ka vend vetem drejtimi i Frymes se Shenjte.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  14. #-6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Krere dhe skllever

    Fryma e Shenjte,
    vulosi zemrat e shenjtoreve
    me Vulen e Perjetesise
    Por s'e pane dot kete lavdi
    bijte e kotesise,
    Nje tjeter vule paskan fabrikuar,
    Vulen e Pronesise,
    dhe e kane vendosur ne balle e nder duar

    Sklleverit dhe Bijte,
    sa te ngjashem, por sa te ndryshem qe jane,
    te paret kane ADN te njejte me Atin,
    te dytet vetem vula pronesie kane

    Te paret therresin Krishtin Zot ne Fryme,
    Te dytet sepse keshtu u eshte thene se duhet,
    Te paret dine te duan,
    dine si te vdesin dhe si te besojne.
    Te dytet, nen friken e te qenit te perjashtuar,
    per nje zot te larget, pa shprese punojne!

    Ata jane produkti i krereve qe dine mire dicka:
    "Sa kohe njerezit te jene te rene,
    do kene nevoje per ta..."

    Keta krere dine mire te ndajne zonat e kontrollit,
    dhe te pranojne cdokend qe nuk shkel kufijte e vene,
    per humanizmin dhe demokracine globale punojne
    dhe keshtu korrin duartrokitje nga njerezit e rene

    Keshtu ka qene dhe keshtu do te jete gjithmone,
    se keta mjeshtra dine maskat me lezet t'i nderrojne,
    dhe te semureve me leucemi,
    u japin aspirina...dhe kurre Gjak te Ri...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 15-09-2004 më 12:33
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  15. #-5
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Albo,

    Ndarja u pret udhen ferkimeve midis komuniteteve te ndryshme.

    Ju ka mbetur vetem te merrni nje harte dhe te vizatoni edhe aty disa kutia.

  16. #-4
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anëtarësuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Ndryshimi per te cilin meritoni pergezimin me te madh jane ndryshimet ne staf. Gradimi Seminaristit sigurisht ju rrit fondet dhe shkathteson operacionet.

  17. #-3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Pakica i bindet shumices, parim demokratik qe ndiqet ne cdo vendim. Nuk presim qe ndryshimet te priten pozitivisht nga te gjithe, pavaresisht se une mendoj se ndryshimet jane pozitive. Pozitive per dy arsye:

    1. Besimtaret shqiptare nuk futen ne forum per te mbrojtur fene e tyre, futen per te mesuar dicka me shume mbi fene e tyre. Ne kete drejtim, te gjithe kemi se cfare mesojme. Ndryshimet bejne te mundur qe muslimanet mesojne mbi fene dhe traditen e tyre, orthodhokset dhe katoliket po ashtu, protestantet diskutojne dhe mesojne nga njeri-tjetri, jo-besimtaret gjithashtu. Ndarja u pret udhen ferkimeve midis komuniteteve te ndryshme.

    2. Dhe arsyeja e dyte qe eshte po aq e rendesishme sa e para, ndarja e ben me te lehte moderimin e forumeve fetare. Cdo besimtar ne komunitetin e tij do te shpenzoje me shume kohe duke lexuar e mesuar gjera te reja, dhe me pak kohe duke diskutuar me besimtare qe nuk ndajne besim te njejte me ta. Eksperience e keqe ekziston ne kete drejtim ku stafi i forumit vihet ne mes te shume zjarreve dhe njerezit presin nga ne qe tu japim fund ferkimeve.

    Dhe ndarja nuk eshte e prere. Askush nuk te pengon ty te lexosh ne nje prej forumeve te krishtera nese ti ke deshire, por duhet te frenohesh te marresh pjese ne ate forum nese nuk ndan te njejten doktrine dhe praktike fetare.

    Albo
    Albo do te kisha vetem nje keshille per ju. Mos u perpiq te ndikosh ne deshirat e te tjereve. Ketu nuk eshte parlament, ku partite i binden shumices. Tek proverbat thuhet: mos e ndiq shumicen kur ajo shkon ne gabim. Une shoh se, vertet vetem ata qe jetojne me Krishtin ne zemer, nuk e pranojne kete ndarje, kjo per faktin se, Perendia eshte dashuri. Por meqense te drejten e NDARJES e kane relogjionozet, ( ku ti je i pari) pak rendesi ka per ne. Une bashkohem me Matrix dhe Livein.. dhe gjithe ata qe jane kunder kesaj ndarje. Te them te drejten se, pro kesaj ndarje jane te gjithe ata, te cilet nuk kane bere qofte edhe nje shkrim ne ekte forum kristjan. Vertet Albo ke "shumicen"
    Ti i nderuar Albo, nuk ke te qarte se cfare mesazh dhe qellim ka kjo faqe e krishtere, ne te gjithe boten Shqiptare. Ti mendon sipas mendjes tende, dhe e di se, edhe ne qe sjellmim shkrime te krishtere, e bejme kete per te ngritur lart fene dhe religjionin tone. Do te isha me i mjeri nese do te investoja ne kete faqe te krishtere, per ti bere njerezit katolike, protestante apo orthodhokse. Une po te them haptazi se, vete nuk jam protestant, dhe as qe e mendoj ndonjeher qe te mburem me nje gje te tille. Une nuk kam protestuar kunder askujt. Une jam i krishtere, pak rendesi ka religjioni. Religjioni per mu eshte: " pranga te praruara" te cilat te japin vetem skllaveri te praruar. Mjere ai qe eshte rob i tyre.
    Ju ne kete shkrim na permendi demokraci, por kini demokraci njerzore e cila nuk perqaset aspak me dashurine e Krishtit.
    Shikoni se sa mjerane jeni. Pasi bete fakt te kryer kete ndarje, na beni votim nese e pelqejme apo jo! Kjo vertet eshte demokraci shqiptarce, ose fshatce sic thoshte nje koke e ndritur ne Shqiperi.

  18. #-2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2004
    Postime
    9
    Forumi Shqiptar tradhton vetveten ne nje pike: ndersa I jep mundesine te gjitheve te ‘marrin pjese’ ne diskutime, shkembime dhe debate, I mohon te krishtereve shqiptare te drejten per te qene ne te njejtin vend. Albo trimi dhe garipat e tjere qe drejtojne forumin sillen sikur te jene drejtore institucionesh komuniste dhe jo facilitatore te nje forumi virtual ne nje kohe demokratike.

    Pse jane stafi I FSh kaq te shqetesuar se ka “ferkime”? A nuk eshte debati dhe diskutimi arsyeja e ekzistences se nje forumi? Kush demtohet kur dikush shfaq ekstremizem dhe mundohet te imponoje dogmat e veta? A nuk eshte vete ai/ajo?

    Albo djali na predikon modelin e demokracise ku shumica sundon dhe harron te praktikoje thelbin e demokracise qe eshte shkembimi I lire I ideve. Sipas kesaj logjike percarja dhe izolimi jane me demokratike se se hapja e kufijve dhe qarkullimi I papenguar I ideve. Ajo qe eshte shqetesuese eshte se motivi ne dukje shume fisnik I ruajtjes se “paqes” mes shqiptareve, sjell ne fakt nje rrezik akoma me te madh se sa “ferkimet”, dhe qe eshte [I]mbyllja dhe radikalizimi.

    Cilin po mbron stafi Albo me krijimin e ketyre mureve virtuale? Kush na qenka kaq ne rrezik sa qe diskutimi I lire ne Internet e kercenon deri aty sa te percaje shqiptaret ne kete mase? Eshte absurde qe te propozohet krijimi I kufijve ne Forum dhe eshte akoma me absurde qe mbeshtetet me kaq entuziazem nga disa militante.

    Arroganca e ketij propozimi qendron ketu: ne detyrohemi te perqafojme nje grupim, fe apo religjion dhe nuk ka lejohet te shkembejme. A ka menduar stafi se ndarjet fetare nuk perfaqesojne aspak realitetin shqiptar? A ka harruar ky staf se ne shqiptaret kur dalim me shoqerine kemi ndermjet te njohurve tane nga te gjitha llojet dhe kur ulemi ne tavoline nuk ndahemi sipas feve. Dhe me sa duket, ne diskutojme me lirshem kur takohemi me njeri tjetrin se sa ne nje forum ku jemi te gjithe anonime. Absurde.

    Kush e vendos cilat jane ‘komunitetet tradicionale’ ne Shqiperi? Ku jane Bektashinjte atehere? Ku jane shqiptaret ne kete forum?

    Se fundi, gjeja me e turpshme eshte se kjo percarje prek te krishteret shqiptare me shume se cdo grupim tjeter. Ate qe pushtetet e kesaj bote I kane imponuar te krishtereve, po e perserit Albo & co ne nje kohe kur duhet ta kishim lene prapa erresiren e percarjes fetare te inicuar nga perandore dhe pushtues. Stafi I forumit duhet te kujtohet se ne Shqiperi komunitetet fetare nuk perfaqesojne popullin shqiptar por mbeturina te pushtimeve dhe influencave ndaj te cilave ne nuk kemi patur zgjedhje. Kam kerkuar edhe me pare qe Forumi te lejoje nje thread te pergjithshem per te krishteret ashtu sic eshte nje per myslimanet. Pse eshte kaq e veshtire kjo?

    Propozoj qe edhe muslimanet te ndahen ne sunni, Shiite, bektashi etj. Po keshtu edhe ateistet te ndahen ne: Darviniste, Marksiste, Nietzsheiste, Sataniste etj. Ne se Albo e grupi I tij duan te percajne, le ta cojne deri ne fund percarjen. Le te ndahen edhe diskutimet politike ne Saliste dhe Fatosiste e keshtu me rradhe dhe asnjeri te mos lejohet te ‘hyje’ aty ku nuk ka ‘vize’ nga pushteti Alboist.

    Shenim: Personalisht jam mirenjohes per ata qe e drejtojne kete forum. Ne te njejten kohe, nuk mund te mos ve ne dukje absurditetin e praktikes se percarjes. Asnje gje personale kunder askujt prej tyre pavaresisht se per humor kam ‘gricur’ pak Albon. Gjithe te mirat.

  19. #-1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Forumi as nuk ka funksionuar, e as nuk do te funksionoje asnjehere ne menyre perfekte, perderisa te jete, edhe domosdoshmerisht keshtu, subjekt moderimesh nga moderatore, qofshin administratore.
    Pervec kesaj mos te harrohet se forumi eshte ne progresin e vet, qe per mua ka qene pozitiv, aq me teper po te merret parasysh koha e ekzistences se forumeve te tilla. Forumi, perderisa i perket nje personi apo nje grupi te vogel individesh me opinione te ngjashme, do te jete e natyrshme te mos mund te paraqese ne menyre perfekte e te gjeneralizuar interesat e sa e sa individeve apo grupimeve te tjera. Edhe nje realitet i tille i sherben me teper aneve negative te poseidimit.


    Forumi nuk mund te drejtohet vetem idealisht, bazuar ne te drejta abstrakte idesh te te marrurit pjese ne te, por edhe nga ana praktike, dmth nga kapaciteti i numrit te pjesemarrsave edhe menyres se pjesemarrjes ne te.

    Keshtu qe une them se, bazuar ne anen e kapacitetit praktik te pjesemarrjes ne forum, Albo ka bere nje ndarje, megjithese jo perfekte, te drejte te forumeve fetare.
    Ne kete forum ata qe shkruajne mbi fene jane ne sasi derrmuese, ose muslimane sunit, ortodoks, protestant ungjillor (ore ore lule bore) e katolik. Nuk shohim te kete as Jehoviste, Bektashij etj etj...keshtu qe edhe nendarja ne grupime te metejshme eshte e panevojshme.
    Nga ana tjeter, ndarja ne tre grupime fetare baze, duke perjashtuar pra ungjilloret qe nuk kane ndonje rol ne historine e Shqiperise, eshte tashme nje tradite historike, e qe keshtu edhe ketu Albo ka te drejte.


    Po ashtu, ndarja e te krishtereve ne tre forume u ben atyre respekt se sa i percan, sado qe percarja eshte ironike qe kur fillon te mendohet se krishterimi ortodoks, pak me pak ai katolik, as qe ka te beje fare me protestantizmin, aq me teper ate ungjillor, i cili nuk eshte vecse nje degradim i paimagjinueshem e diletant e i pakultur i krishterimit origjinal. Nje forum i perbashket zbeh, duke qene i tejet ngarkuar, temat qe i perkasin ekskluzivisht nje komuniteti te caktuar, e i ben shkak diskutimesh te pafudn e te panevojshem.



    Megjithate une jam dakort se forumeve fetare u duhet dhene vendi i caktuar edhe per tu ballafaquar ne debat te drejtperdrejte me njeri-tjetrin.

  20. #0
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Nga ana tjeter, ndarja ne tre grupime fetare baze, duke perjashtuar pra ungjilloret qe nuk kane ndonje rol ne historine e Shqiperise, eshte tashme nje tradite historike, e qe keshtu edhe ketu Albo ka te drejte.

    Nje ndarje Gege-Toske-Cam-Lab, minoritar(ore ore lule bore) mbase do ishte gjithashtu ne interese te mbarevajtjes, duke qene se ndarja eshte historike edhe ketu, ose te pakten keshtu mundohet-n ta paraqesin shume individe me fame. C'dreqin paten ato qe unifikuane gjuhen !
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates së Shqiptareve "Marko Boçari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuçemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Konferenca e Tolerancës fetare, Tiranë 2006
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 10:00
  2. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  3. Kërkohet xhihad në rrugët e Shkupit dhe Tetovës
    Nga Shkupi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 18:05
  4. Shtresimet e identitetit kulturor shqiptar
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-02-2006, 14:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •