Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Për bukën e djalit do bëhem prostitutë ose do vetëvritem!!

    DURRES

    Një nënë 25-vjeçare ka kërkuar ndihmë që t'i gjendet një punë për të ushqyer fëmijën e saj. Ariola Kondakçiu, me origjinë nga Fieri dhe banuese me qira në ish-kabinat e plazhit, rrit edhe një fëmijë 5 vjeç, për të cilin ish-burri nuk i jep asnjë ndihmë, megjithëse ligjërisht është i detyruar. Madje, për këtë ka vendosur edhe Gjykata në kohën e divorcit. "Nëse nuk gjej mbështetje nga shteti, do të vras veten ose do të bëj prostitutën", ka thënë ajo dje në një konferencë për shtyp në zyrat e Shoqatës së Grave me Probleme Sociale. Ndërkohë, kryetarja e kësaj shoqate, Bajana Çeveli, ka thënë se "ky nuk është rasti i vetëm. Janë me dhjetëra gratë e divorcuara dhe të trafikuara të cilat nuk kanë ndihmë ekonomike në rrethin tonë. Ligji numër 7710 për ndihmën ndaj tyre është i mangët".

    Pse jeni divorcuar me bashkëshortin dhe kur ka ndodhur kjo?
    Jam divorcuar në vitin 2001. Ai më trajtonte shumë keq. Më rrihte dhe nuk i përmbushte detyrimet familjare. Nuk denjoj që t'i përmend as emrin.

    Cili ka qenë vendimi i gjykatës?
    Gjykata ka vendosur që ai të paguajë pjesën e tij për rritjen e fëmijës, por ai nuk ka përmbushur asgjë nga ky vendim.

    Si e keni përballuar jetesën?
    Me shumë vështirësi. Kam bërë të pamundurën për të rritur tim bir Marenglenin, por nuk mundem më, pasi nuk kam asnjë ndihmë nga shteti.

    Çfarë keni bërë deri tani?
    Kam kërkuar punë në zyrën e punës dhe zyrat e pushtetit vendor, por askush nuk më ka ndihmuar. Jetoj në një kabinë në plazh. Më duhet të paguaj 5 mijë lekë në muaj për të si qira. Nuk kam mundësi ekonomike dhe rrezikoj që të më nxjerrin jashtë. Jam para dilemës, ose t'i jap fund jetës, ose të dal në rrugë dhe të bëj prostitutën.

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Fakt i hidhur i nje bote qe vetem ne shqiperi njeh kete absurditet

    Kjo vjen si pasoje e nje shteti mosfunksional qe i shtyn njerzit drejt nje deshperimi dhe veprimeve qe vijojne si rrjedhim i deshperimit. Eshte pikerisht nje NENE qe therret dhe shteti duhet te ndjehet ne keto raste dhe jo te beje shurdhin. Po marim rastin ne fjale qe dikush mund ta ndihmoje psh une apo dikush tjeter. Por a mendoni qe keto probleme sociale mund ti zgjidhe individi kurre besoj. Pra rikthehemi perseri tek shteti, eshte pikerisht shteti qe ka politikat e tij sociale qe ne shqiperi nuk can koken askush. Edhe ne vendin me kapitalist qe s`njohin rregull mbi normat e fitimit perseri familja nuk denigrohet si ketu ne shqiperi. Do ta keshilloja kete NENE qe perderisa ka treguar emer mbiemer ne ndonje gazete te dale ne ndonje televizon dhe te bertase fuqishem qe ti zgjoje nga gjumi keta bastarde qe na udheheqin. Uroj qe kjo NENE te gjej mundesine me me pak dhimbje te rrise foshnjen e saj.

  3. #3
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    uhhhhh si ne Amerike dhe Shqiperia!!!!


    Ok e kuptoj fare mire qe kjo vajze/nene nuk ka mbeshtetje nga ish bashkeshorti i saj , por me ben pershtypje fakti pjesetaret e familjes se saj ku jane ? A i ka ngelur dikush nga familja ta ndihmoj se nuk e besoj qe shqipetari te kete arritur deri aty sa te heshi poshte gjakun e vet ( flas per familjen e vajzes) vetem nese ajo eshte jetime ose dicka nuk shkon ne jeten e saj . E para punes nese mendon te vrasi veten mendon se kjo do jete zjedhja e mire ? Kush do ja rrisi femijen ? Shteti.... nese behet prostitute sa mundesi ka per ti ndenjur prane atij femije dhe si do ndjehet ai femi me nje nene prostitute. Ka mundesi punesimi ne shqiperi jane hapur plot dikastere e firma private por, sic duket nuk paska aq force per te punuar dhe ka gjetur zjidhjen me te mire Prostitucionin dhe vetevrasjen...
    Mgjth nese shteti e sheh te arsyeshme TA NDIHMOJ sic ben bota me te gjitha nenat/vajza duhet ti japi nje ndihme.



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Te sugjeroj te lexosh deri ne fund temen.

    Citim Postuar më parë nga White_Angel
    uhhhhh si ne Amerike dhe Shqiperia!!!!


    Ok e kuptoj fare mire qe kjo vajze/nene nuk ka mbeshtetje nga ish bashkeshorti i saj , por me ben pershtypje fakti pjesetaret e familjes se saj ku jane ? A i ka ngelur dikush nga familja ta ndihmoj se nuk e besoj qe shqipetari te kete arritur deri aty sa te heshi poshte gjakun e vet ( flas per familjen e vajzes) vetem nese ajo eshte jetime ose dicka nuk shkon ne jeten e saj . E para punes nese mendon te vrasi veten mendon se kjo do jete zjedhja e mire ? Kush do ja rrisi femijen ? Shteti.... nese behet prostitute sa mundesi ka per ti ndenjur prane atij femije dhe si do ndjehet ai femi me nje nene prostitute. Ka mundesi punesimi ne shqiperi jane hapur plot dikastere e firma private por, sic duket nuk paska aq force per te punuar dhe ka gjetur zjidhjen me te mire Prostitucionin dhe vetevrasjen...
    Mgjth nese shteti e sheh te arsyeshme TA NDIHMOJ sic ben bota me te gjitha nenat/vajza duhet ti japi nje ndihme.



    White_Angel

    Ose padashur ju ka shpetuar ky fakt White_Angel. Rilexoje moj zemer ja ku po ta jap une perseri. vijoj:
    Kam kërkuar punë në zyrën e punës dhe zyrat e pushtetit vendor, por askush nuk më ka ndihmuar. Jetoj në një kabinë në plazh. Më duhet të paguaj 5 mijë lekë në muaj për të si qera. Nuk kam mundësi ekonomike dhe rrezikoj që të më nxjerrin jashtë. Jam para dilemës, ose t'i jap fund jetës, ose të dal në rrugë dhe të bëj prostitutën.

    Kurre mos gjyko nje njeri pa ditur rrethanat e saj. Me respekt Odeoni.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Zoti i ndihmofte.
    Me vjen keq per kete nene te re.
    Te kisha patur mundesi do i kisha ofruar une ndihmese.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Flete nga ditari i nje prostitute
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 09-12-2015, 11:49
  2. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Përdhunoi nusen e djalit: 12 vjet burg vjehrrit të shthurur
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 17-09-2007, 02:31
  5. Prostitutë me urdhër të vjehrrës
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 21-01-2007, 16:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •