E mpire, mundohem te leviz. Po si mund te levizesh gjymtyre qe nuk i ndien. I perceptoj me ane te shikimit, po asnje sens tjeter nuk me rregjistron.
Po operohem? Ne nje salle, qe edhe pse nuk leviz dot koken i kam ngulur syte tavanit te pafund. Duhet te jet ftohte! Fale skena te tilla filmash plotesoj ate qe vet nuk mund ta konstantoj. Salle e madhe kjo, duhet te ket dhe te tjere edhe pse nuk degjoja asgje qofte dhe zhurmen e aparateve qe me siguri do me kishin lidhur. Bera te therras: Ka njeri ktu? Sa duhet te me kishte dal narkoza dhe infermieret duhet te rrinin gati-ktu per kte moment dhe do me gjendeshin mbi koke me te me degjuar. Dhe ne mos patcin harruar per mua, infermiera e doktora, tani qe nuk bertas dot un pale kur kujtohen kto. Kur ndrohen turnet? Po ora sa eshte? E sa zgjat narkoza? Kur u be Lonka operacion nuk i zgjati dhe shume per te ardhur ne vete? Le qe ajo apendesitin hoqi, rrezik ka qen narkoze lokale. Po un per cfare u operova? Hej bela, po un as nuk kam qene semure. Ajo infermierja, a kujdi un kush qe mori sot nga zyre e doktorit, me tha qe mund te kem, fare thjesht, nje infeksion, jo ndonje gje per tu shqetesuar. Nga anemia nuk ka ngrene kush thiken. Se mos kam ndonje gje te keqe e sdeshte te ma thoshte ne telefon ajo mua. Dhe zemren, edhe pse me ato shqetesimet e vogla, e kam te forte per ndonje atak ne moshe kaq te re. Skishte dal gje yndyre ne gjak. Jo se mbaj ndonje diete te rregullt po me gjithe ate te ecur un ska si kem kolesterol. Opa, me paska kputur ndonje makine. Epo ska faj shoferi kur tjetra ec rrugeve duke u marr ere luleve. Shit. Do jem paralizuar koke e poshte. Ore qe spo vjen kush te me shoh e tme thote cpo behet. Te kisha vdekur! Ashtu e pushtuar nga embelsia e luleve qe mbaja ne dore. Ajo lulja , qe per qamet si di as emrin, tip lavjerrse qe ka nje ere te lezetcme . Qe gjithmone ka nga ana e komshies po aroma e ngrohte nuk arrin ketej nga ana ime. E mba mend dhe ajo shtepia me ate qypin e madh blu kishte. E cdo mengjes era sillte nuanca te lehta arome po jo qe te mbushja mushkrite me te. As coincidence si them dot kesaj . Agnes and her forget-me-not. Kisha kuleten me vete? Te pakten ta din se kush jam e te lajmerojn te shtepise? Ina me pret te kthehem nga libraria. Ishalla qe kushdo qe te me ket mire qe numri i Lonkes eshte i fundit qe i kam rene. Dhe ne numrin e shpis e kam te rregjistruar ne shqip e thot SHPIA kshq hajde merre vesh si do jen lidh me te shpise. **** se mos kan marre ate numrin qe thot CASA. Hahaha sa e bukur ama te ket marr dikush Besnikun ne telefon e ti ket thene: Sir, your daughter in NY has just had an accident. Not funny, moron! Sa kohe kam ktu mor aman? Rrezik se ka marr vesh askush ku kam perfunduar. E ku i dihet mund te kem dhe dite te tera, mos me keq dhe vite, qe dergjem ne spital. If no one told you what has happened, how long did it take you to make contact with me or are you still respecting the vow of silence. Se mos i ka ndenj Lonkes ***** rehat. Do kem mbet sakat. Ne librari mora filmin Apocalypse now e gjithe rruges kendoja This is the end, beautiful friend, the end. If only Nje Zot e di sa here e kam degjuar kte kenge e prap se prap sdi me shume se this is the end, beautiful friend, the end. Ne dalsha ndonjehere qe ktu do ta mesoj, dhe Henrit i premtova qe atij shqetesimit te zemres do ti bie mbrapa if in fact, it wasnt the bloody heart that got me here in the first place.
- Eh dreq se me friksove. kaq u desht qe te zgjohesha nga narkoza mendore qe me kishte zene. Dhe pa u kthyer koken e dija fare mire se kush ishte vetem nga prekja tipike me gishta poshte brinjeve, qe ishte ne te njejten kohe gudulisje dhe elektrizim. Pa menduar fare, gjeta energjine te ngrihesha dhe pa formalitetet e fjalet e zakonshme, mbylla ate qe kisha nisur, mblodha rremujen e shperndare mbi tavoline ne cante, shishen e ujit ne dore, dhe e terhoqa jasht qe aty.
Nuk kishte cigare me vete Kledi. Pritem te vinte Ina (e motra) po deri kur erdhi ajo mbetem vone per klase.
Krijoni Kontakt