JA KRITERET QE DUHET TE PERMBUSHIN SHQIPTARET

Angli, amnisti për azilkërkuesit
Përfitojnë ata që kanë hyrë deri në 2003 në Britani


--------------------------------------------------------------------------------
Gazeta Shqiptare
Nga Londra, Muhamed Veliu


ANGLI

Të gjitha ato familje shqiptare që kishin bërë gati valixhet për t'u nisur drejt vendlindjes, ose ishin në pritje, nuk do të kthehen. Një zgjatje e periudhës së përfshirjes në ligjin për amnistinë e azilkër-kuesve në Britaninë e Madhe, ndodhur javën e shkuar, u ka hapur mundësinë e legalizimit mijëra familjeve shqiptare, të cilat kishin humbur shpresën. Bëhet fjalë për një zgjatje të datës së përfshirjes në amnisti, e cila nga tani e tutje do të përfshijë edhe ata emigrantë që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe deri në datën 24 tetor 2003. Në amnistinë e disa mujave më parë përfshiheshin vetëm ato familje që kishin kërkuar azil brenda datës 2 tetor 2000. Pikërisht suksesi i hapit të parë të amnistisë, e cila bëri të lumtura plot 15 mijë familje, ndër to shumica shqiptare dhe kosovare dhe heqja qafe e pjesës së mbetur pa u përfshirë në amnisti, duket se kanë pasur rol vendimtar në "amnistinë Blankett numër 2". Nga dokumenti zyrtar, një kopje të të cilit Gazeta ka mundur ta sigurojë, mësohen edhe kriteret përkatëse të atyre që do të përfshihen në amnisti.

Kriteret

Kushtet fillestare për të vendosur që një familje kualifikohet për këtë "lëshim" janë: Aplikantët duhet të kenë kërkuar azil në Angli përpara datës 24 teror 2003, të kenë të paktën një fëmijë nën moshën 18 vjeç, i cili ka jetuar në Angli deri në datën 2 tetor 2000 ose deri më 24 tetor 2003. Më tej, dokumenti sqaron se familjet të cilat do të përfshihen në këtë amnisti duhet të plotësojnë edhe disa kritere të tjera. Së pari, çështja e tyre për azil nuk është shqyrtuar ende. Së dyti, kërkesa është refuzuar dhe tani ndodhet në procesin e apelimit. Së treti, çështja është refuzuar nga gjykata, por familjet nuk janë larguar ende nga Anglia. Gjithashtu dhe ato famije të cilave azili u është refuzuar, por kanë një leje qëndrimi të përkohshme. "Të gjitha ato familje që do të plotësojnë këto kritere, thuhet më tej në dokumet, do t'u garantohet leja e qëndrimit për gjithmonë në Britaninë e Madhe (IRL). Por, nëse personat e këtyre familjeve që do të aplikojnë për amnisti janë dënuar nga drejtësia, kanë qenë subjekt i një sjelljeje me pasoja antisociale, përfshi ngacmimet seksuale, që kanë tentuar të aplikojnë për azil më shumë se një herë, që kanë kërkuar azil në një vend tjetër, si dhe ata që përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare nuk do të përfitojnë nga kjo aministi.

Amnistia 2, sekret

Nëse amnistia e tetorit të shkuar u bë publike nga vetë ministri i Brendshëm David Blankett, shtesa e dytë, vetëm dhjetë muaj më pas, është munduar të mbahet disi sekret. Kjo nga Laboristët e Toni Blerit, me qëllim që të mos hapen debate në vend, kur dihet që opozita konservatore do ta përdorë kartën e azilantëve gjatë zgje-dhjeve të ardhshme. Por lajmi është shpërndarë me shpejtësi te shqiptarët nga vetë avokatët e tyre, të cilët janë njohur me ndryshimet në ligj. Qeveria Angleze, e frikësuar nga sulmet e mundshme terrorite në vend dhe përfshirja në to e njerëzve ilegalë, po mundohet që të mbajë nën kontroll të huajt, duke deportur emigrantët ilegalë dhe duke bërë të mundur legalizimin e familjeve.


Aministia, dokumenti i udhëtimit, i pamundur për shumë persona

Gëzimi dhe euforia e ligjshme e përfshirjes në amsistinë e propozuar nga ministri i Brendshëm anglez David Blankett, tetorin e shkuar, duket se ka qenë një gëzim jo shumë i gjatë për ato dhjetëra familje shqiptare që patën fatin të përfshihen në të. E njëjtë do të jetë edhe situata për të tjerët, përfshirë së fundmi në amnsiti. Megjithëse u është garantuar e drejta e qëndrimit në Angli për gjithmonë, ata nuk mund të udhëtojnë, pasi e kanë të pamundur që të pajisen me të ashtuquajturin "Travel Document" (dokument udhëtimi). Sipas Home Office (Ministria e Brendshme angleze), e cila mbulon edhe çështjet e emigracionit, që nga marsi i vitit të shkuar proçedurat për marrjen e një dokumenti udhëtimi për emigrantët ka ndryshuar. Në formularin, i cili duhet të plotësohet nga avokati i emigrantit, aplikanti duhet të provojë nacionalitetin të cilin ka deklaruar në momentin e kërkimit të azilit në Britaninë e Madhe. Pikërisht kjo kërkesë e re e shtuar në formular është shndërruar në një "mur Berlini" të pakalueshëm për dhjetëra shqiptarë, të cilët në fillim kishin deklaruar se ishin nga Kosova.


KRITERET PER AZIL

KUSH PERFITON
- Aplikantët që kanë kërkuar azil në Angli përpara datës 24 tetor 2003.
- Familjet që kanë të paktën një fëmijë nën moshën 18 vjeç, i cili ka jetuar në Angli deri në datën 2 tetor 2000, ose deri më 24 tetor 2003.
- Kur çështja e familjeve për azil nuk është shqyrtuar ende.
- Kur kërkesa u është refuzuar dhe tani ndodhet në procesin e apelimit.
- Çështja u është refuzuar nga gjykata, por familjet nuk janë larguar ende nga Anglia.
- Kur u është refuzuar azili, por kanë një leje qëndrimi të përkohshme.


KUSH HUMBET

- Familjet që do të aplikojnë për amnisti kanë persona të dënuar nga drejtësia.
- Ato që kanë qenë subjekt i një sjelljeje me pasoja antisociale.
- Ato që kanë tentuar të aplikojnë për azil më shumë se një here.
- Ato që kanë kërkuar azil në një vend tjetër.
- Ato që konsiderohen të rrezikshme për sigurinë kombëtare