Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Letër e hapur Servet Pëllumbit

    Letër e hapur Servet Pëllumbit

    Po ju shkruaj ju për dy arsye:
    Së pari, si kryetar i Parlamentit shqiptar që jeni, prej asaj lartësie të vëreni më qartë e më mirë deri në prapaskenë veprimet, qëllimet dhe kurdisjet e pandershme që po kryhen sot në politikën shqiptare dhe, së dyti, që ju drejtohem është besimi që kam unë dhe të tjerë tek ju, si njeri intelektual dhe personalitet i pacenuar në gjithë këtë situatë tallaze tejet të ngarkuar gjatë këtij dhjetëvjeçari. Të shkruaj me bindje se, në hapësirat e detyrës suaj me shumë rëndësi, do të jeni barrikadë e pakalueshme pikërisht për këtë kurdisje që po shohim. E sot, siç sheh e dëgjon ky popull, siç shohim të gjithë me shumë dhembje për fatin e atdheut e të kombit, vlerat morale të njerëzve që luajnë në fushën e politikës, janë ngushtuar, janë bjerrur e shkatërruar aq shumë e deri aty ku nuk mban më. Ju drejtoni Kuvendin Shqiptar, deputetët që i ka zgjedhur populli dhe format e organizimit të tij të brendshëm. Ju i dëgjoni dhe i keni para syve tuaj veprimet dhe manovrimet më imorale të disa njerëzve për të siguruar një vend apo një post qeveritar. Ju keni parë e ndier, duke qenë i pranishëm (ndërsa ne në ekran) katrahurën e shëmtuar të KPD -së suaj, akuza e kundërakuza, sharje e kundërsharje tepër të rënda me cilësime konkrete e njerëz konkretë, etiketime e nofka, me të cilat edhe sot tallet populli me Muçi e Naçi me tenxhere e lavatriçe, u dhanë dorëheqje me motivacion dhe, më vonë, u kërkua "katarsisi" që s'e morëm vesh deri vonë këtë greqishte të Nanos. Por duke e ditur se korrupsioni dhe vjedhjet ishin ngjitur deri në lartësinë e piramidës shtetërore e quajtëm të mirë dhe se diçka do të bëhej. U hoq edhe Rakipi me bujë edhe potere për mosveprim ndaj këtij korrupsioni të rëndë, ndonëse dosjet e qeveritarëve i paska pasur të hapura. Jemi shumë të habitur që lëmshi i korrupsionit dhe i vjedhësve është i lidhur mirë dhe tepër i ngatërruar. E ndërsa paradoksalja më duket se ndodhi në intervistën e Gramoz Ruçit (i kompensuar tani edhe me funksione të tjera) se në kabinetin e ri mund të vijë cilido pushtetar, pavarësisht se çfarë është thënë nga ne, media dhe opinioni, po nuk ka thënë gjë drejtësia. Atëherë kush e merr përgjegjësine e gjithë kësaj katrahure? Edhe faktet e deritanishme thonë edhe diçka tjetër: në kabinet të mos ketë nga Veriu i Shqipërisë, dmth. nga Shkodra, djepi i qytetërimit, dijes e kulturës, as nga Kukësi, as nga Lezha, as nga Kurbini e Dibra e nga Tropoja jo se jo, dihet. Kjo pjesë nuk ka nevojë të përfaqësohet në ekzekutivin shqiptar, ashtu si për të gjithë të tjerat. Atëherë çfarë të presim nga morali i kësaj qeverie dhe i këtyre pushtetarëve. Elementët e rinj, ata që mundohen të jenë pa mëkate, hiqen,për t'i lëshuar vendin një tjetri, atij që, pa pikën e modestisë, prej mëse një viti i tha vetes se duhet të jem president. Dhe ju pyesim ju shoku Servet, si ka mundësi që ju dhe Parlamenti, të zgjedhur po nga ky popull, të lejoni që njerëz të tillë të tallen kaq shumë me të, të talleni me popullin më fukara të Evropës, me të ardhura që nuk mbajnë as jetën e fëmijëve me bukë. Ç'janë këta që i ka kapur deliri i madhështisë, i unit dhe i bajraktarizmit primitiv, i qejfeve dhe privilegjeve që sjellin postet, pas të cilave janë kapur me thonj e më dhëmbë dhe nuk pranojnë kurrsesi të zbresin kurrizit kockëdalë të këtij populli. Unë nuk e di se ç'bëhet në labirintet tuaja të politikës atje lart, sado që jam i shqetësuar si shqiptar, si pensionist, si intelektual, tejet i pakënaqur nga ky dhjetëvjeçar i mundimshëm i Shqipërisë time. E këtu ku jam unë, ku janë njerëzit e thjeshtë, kjo është e vërtetë, ky është mendimi dhe realiteti që dëgjohet dhe preket çdo ditë. Në hotelet e Sarandës apo në "Rogner" ka të tjera imazhe, jeta vetëtin ndryshe dhe mendohet ndryshe. Dëshira për dashuri dhe post, nderin dhe moralin i nxjerr përjashta. Dhe sot kjo shihet hapur pa turp e pa maskë. Unë kur flas me ju e di sesi flas me vetveten, ndërsa të tjerët është mirë t'i vënë gishtin kokës se vetëm historia dhe populli nuk të lënë pa gjykuar dhe, sipas rastit, pa të ndëshkuar.
    Mehmet Imeraj
    Tiranë
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Cfar pritet prej partise se ZIOperative.

    Pse i drejtohet letra prefesorit? Me duket se edhe sh. Fatos vjen prej institutit m-l, apo jo? Ajo o bashkon. Ajo qe i ndan eshte se sh. Servet ka celsat e kashtes, ndersa ato te kulles se barit, i ka
    sh. Fatos.

    Ma mire ti drejtohet presidentit, e te shofim integritetitn e tij.
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 332
    Postimi i Fundit: 11-04-2013, 15:09
  2. Libri i Servet Pëllumbit: "Edhe politika do moral"
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-09-2006, 12:54
  3. Kryetari i kuvendit shqiptar viziton Kosoven
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-06-2003, 03:08
  4. Familja Libohova
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-02-2003, 14:03
  5. "Amnisti" albanian !
    Nga Nga Jugu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 06-07-2002, 06:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •