Close
Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 92
  1. #1
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Pushteti Lokal nuk i do investimet e huaja

    Pushteti Lokal nuk i do investimet e huaja

    Njė grup ekspertėsh amerikanė tė Bankės Boėtore, tė cilėt kanė kryer njė studim pėr Portin e Durrėsit, arrijnė nė konkluzionin se nė Durrės ka njerėz qė nuk i duan investimet e huaja. Projekti, i cili ishte pėrfshirė nė masterplanin e Bankės Botėrore, kishte si synim dhėnien e lejeve pėr ngritjen e tankerave nė port, dėshtim qė pasohet edhe me projektin pėr ngritjen e njė porti peshkimi, qė jo vetėm nuk u aprovua nga Kėshilli Bashkiak i Durrėsit, por u shoqėrua edhe me dhėnien e lejeve pėr ndėrtime shumėkatėshe. Dėshtimi i projekteve nuk pėrfundon me kaq, pasi edhe para njė viti u ndalua funksionimi i njė biblioteke angleze, edhe pse pėr hapjen e saj u investuan rreth 100 mijė dollarė. Kėneta, duke qenė se tashmė ėshtė bėrė njė zonė e mbipopulluar, e ka tė nevojshme edhe ngritjen e njė biblioteke. Projekti i Sorosit, i cili ka 3 vjet qė funksionin nė Durrės, kishte pėr qėllim hapjen e njė biblioteke nė Kėnetė dhe kėrkonte 400 mijė lekė pėr tė mbijetuar, mirėpo nga ana e Bashkisė nuk gjeti mbėshtetje, por gjithėsesi nuk munguan financimet nga grupe vokalė, tė cilėt u prezantuan si grupe me kontribut vullnetar. E veēanta e dėshtimit tė kėtij projekti ka qenė kundėrshtia e grupeve tė arsimit, kryesisht dy drejtues tė dy gjimnazeve kryesore tė qytetit tė Durrėsit. Dėshtimi i projekteve nuk ka tė sosur.

    Ky fakt bėhet edhe mė konkret dhe me projektin e njė firme italiane, e cila kishte si synim ngritjen e njė termocentrali. Korrupsioni nė Pushtetin Lokal dhe nė Kėshillin bashkiak tė Durrėsit po sjell si pasojė paralizimin e zhvillimit tė qytetit numėr tė dy tė Shqipėrisė.

    F. Bici


    Po mire kjo si shpjegohet?

    As pare nuk dune mo keta monstra?

    Me duket jemi bere nje shoqeri skizofrene totale e pashembullt.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Keto jane ato qe thote shtypi dhe gazetaret pa njohur fare ēeshtjet dhe pa patur asnje lloj kompetence japin mendimin e tyre. Perpara se te bejne nje analize le te studjone dosjet ne fjale dhe pastaj te japin informacione te tilla. Une per vete nga ato qe nuk shktuhen nuk kuptoj asgje, nuk me sqaron asgje thjesht projekti deshtoi dhe pa studjuar shkaqet dhe problemet ne lidhje me keto projekte.
    Per termocentralin e italianeve asnje se njef ēmimin e vertete te termocentralit dhe ishte fizibel apo jo keshtu qe perderisa nuk me jepen fakte
    dhe argumenta solide sme duket asgje shokuse ne kete rast.
    pershendetje
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    e drejte po ky artikull si te duket?

    Sekretari i Majkos ne milionat e tenderave

    Sekretari i Majkos ne milionat e tenderave


    Ne Lezhe ka nje rruge kryesore, e cila te con ne varrezat e qytetit, por qe eshte kthyer ne nje ferr per te gjithe ata qe drejtohen per te percjelle te vdekurit per ne banesen e fundit. Rruga eshte prej nje viti e pakalueshme. Gjate fushates elektorale te vitit te kaluar ish-kryeministri Meta dhe kryetari i PS-se Nano e premtuan publikisht dhenien e nje fondi per rregullimin e saj. Fjala u mbajt ne dhenien e fondit qe duhej per ta riparuar krejtesisht, bile ne preventivin e saj u shtuan edhe pjesa e ndricimit dhe ujesjellesi, i cili do te mund te rregullohej paralelisht. Deri ketu punet ishin ne rregull. Iku qeveria Meta dhe u ngjit Majko i rrethuar nga nje mori keshilltaresh, te cilet ishin turrur cili te kapte dicka me shume se tjetri. Duke ditur eunukerine e kryeministrit Majko ata emeruan njerezit e tyre ne AKP, e cila quhet Agjensia e Prokurimit Publik prane Keshillit te Ministrave. Ne fillim firmoste Artan Tabaku si drejtor, me pastaj vune nje Behar Zeneli, i cili merrte udhezimet nga sekretari i Pergjithshem i kryeministrise Ksenofon Krisafi. Saktesojme se Kristafi ka ardhur nga ambasador direkt e ne kete post me urdher te Majkos ne shkurt te ketij viti.

    Ky, Krisafi, nje ambasador i uritur per para e me projekte per tu bere biznesmen urdheron AKP per te gjitha tenderat qe behen ne Republike ne menyre qe te perfitoj pjesen e tij. Edhe gazeta e PS-se ne pushtet "ZP" para disa ditesh kritikonte bllokimin e investimeve ne Kucove nga drejtori i AKP-se Behar Zeneli. Natyrisht qe AKP eshte e ndertuar me ligj qe kontrollon te gjithe tenderimet dhe jep viston perfundimtare nese ato jane ne rregull. Parimisht keshtu duhet te funksionoj, porse ne realitet AKP eshte kthyer ne nje tra qe u vihet tregtareve te firmave firmave fituese per t'iu kerkuar rryshfete me argumentin se "perderisa i ke kaluar te gjitha shkallet e kontrollit jep dicka tek ne, nese do t'i kaloj parate...". Keshtu eshte kthyer AKP qe punon prane kryeministrit e per stafin perreth kryeministrit Majko, i cili ose ben sikur nuk kupton ose eshte nje finok i madh qe mbush xhepat me duart e shoqeruesit te tij. Pra, fondi i rruges se varrezave ne Lezhe kaloi ne disa etapa (sic mund te lexoni edhe dokumentat e botuar) nga Bashkia ne ministrine e Turizmit dhe Rregullimit te Territorit, ku ka firmosur ministri Fatmir Xhafaj per korrektesine e veprimeve te kryetarit te bashkise se Lezhes zotit Gjok Jaku. Me pas AKP ka urdheruar bllokimin e procedurave te prokurimit, pasi nje firme tjeter private e cila kishte konkuruar ne Lezhe e qe kishte paguar nje shume te madhe rryshfeti ne zyrat e kryeministrise, donte shpagimin, pra bllokimin e fondit derisa ta merrte vete pjesen per te cilen kishte paguar. Ndersa vazhdonin ecejaket e pazareve ne Tirane e ne kryeministri per parate e rrugesse varrezave ne Lezhe, ajo shkaterrohej cdo dite aqsa tani eshte bere si mos me keq dhe sic duket ceshtja do te shkoje ne gjyq e gjyqi do te vonoje parate per lezhjanet, te cilet duan rrugen e premtuar. Pas ankeses se kryebashkiakut Jaku per lojerat e kryeministrise e te stafit te Majkos deputeti i Lezhes Nikolle Lesi takohet me drejtorin e AKP-se,i cili e drejtoi per tek sekretari i Pergjithshem i kryeministrise Ksenofon Krisafi. Ky i fundit me nje ton mosperfilles dhe intrigues ia kalon pergjegjsine kryeministrit Majko, ndonese ishte ai qe urdheronte bllokimin e fondeve te Lezhes per interesa perfituese private. Deputeti Lesi merr kontakt edhe me kryeministrin duke i kerkuar qe dikush duhej te mbante pergjegjsi per keto sorollatje nga nje zyre ne tjetren te fondeve per rrugen e Lezhes. Kryeministri ben sikur iu bertet vartesve per ankesen e deputetit Lesi dhe premton se ceshtja do te shtrohet ne Keshillin e Ministrave ne njeren prej dy mbledhjeve te fundit. Nderkohe firma qe kishte paguar rryshfetin ne kryeministri ose tek sekretari I Pergjithshem Krisafi ose tek drejtori i AKP-se Behar Zeneli shprehet ne publik se ate tender do ta marr une, pasi kam paguar ne kryeministri. Meqenese tallja me fondet e rruges kryesore te qytetit po kalonte caqet, atehere deputeti Nikolle Lesi me date 17 korrik 2002 i beri nje leter Prokurorit te Pergjithshem te Republikes zotit Theodhori Sollaku ku i kerkoi hetimin e procedurave te ketij tenderimi dhe te vihen para pergjegjesise penale cilido prej emrave qe ishte perzier: Gjok Jaku ose Fatmir Xhafa, Ksenofon Krisafi ose Behar Zeneli (shiko faksimilen e letres). Si per te mos mjaftuar gjithe keto pazare parash sekretari i Pergjithshem i kryeministrise dhe shefja e kabinetit te Majkos Ardiana Berberi thone se "ka ardhur nje leter sekrete e drejtorit te SHIK-ut te Lezhes kolonel Mark Frroku ku shkruhet se jane bere pazare ne tender ne Lezhe". Se cka shkruar kolonel Mark Frroku eshte pune e linjes se tij, pasi, sipas kryetarit te bashkise se Lezhes zotit Gjok Jaku ai, pra kolonel Frroku i ka kerkuar kryebashkiakut qe t'ia jap tenderin dikujt tjeter dhe te ndajne 7 milione leke te reja bashkerisht, gje e cila eshte kundershtuar nga kryebashkiaku. Megjithate pas insistimit te deputetit per kete zhbllokim fondi per Lezhen zoti Ksenofon Krisafi bashke me bodigardin e Majkos kane thirrur drejtorin e AKP-se Behar Zeneli dhe i kane kerkuar qe te firmose nje shkrese tjeter, ku edhe Keshilli i Ministrave te mos i jap te drejte kryebashkiakut te Lezhes. Pra, AKP, per here te pare ne veprimtarine e saj urdheron Qeverine e zotit Majko. Me sakte roja dhe sekretari i Majkos donin te mbushnin xhepat, meqenese shefi i tyre nuk e pati jeten e gjate ne krye te Ezkekutivit pasi mberriti urugani Nano.

    Nisur nga ky fakt i pakundershtueshem me dokumenta zyrtare te firmosura nga shume zyrtare te larte del nje konkluzion, te cilin, fatmiresisht e kishte nxjerre para disa diteve edhe ZP, ku AKP eshte kthyer ne bllokuese e investimeve ne baze, duke patur si qellim vetem mbushjen e xhepave per vete dhe shefat e tyre apo edhe perreth kryeministrit. Ne kete rast, ku dosja eshte dorezuar nga deputeti Lesi ne Prokurorine e Pergjithshme per hetime dhe venien para pergjegjsise te zyrtareve te perzier ne kete afere korruptive, Prokurori i Pergjithshem nese bindet nga faktet e servirura apo te hetuara ben mire qe te bej arrestimin me te bujshem te ketij viti, pra ose kryebashkiaku i Lezhes Gjok Jaku ose ministri Fatmir Xhafaj ose drejtori i AKP-se ehar Zeneli ose sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave Ksenofon Krisafi te arrestohen dhe te behet shembulli i pare i forces se Ligjit. I pyetur mbreme nga "KJ" kryebashkiaku Jaku u shpreh se "kam respektuar pike per pike ligjet dhe nese une nuk kam respektuar ligjet ne fuqi shkoj vete ne dyert e burgut, por jane te tjere ata qe e kane bllokuar kete investim per Lezhen per te fituar rryshfete qe nga kryeministria. Neser do te flas me qarte per median dhe do te kerkoj qe Prokuroria te hetoje mbi keshilltaret dhe sekretaret e zotit Majko. Kam kerkuar takim me kryeministrin per kete problem prej nje muaji dhe nuk me ka pritur". Kurse ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit Fatmir Xhafaj tha se cdo gje eshte konform ligjit nga bashkia e Lezhes, duke nenkuptuar se pazaret jane ne kryeministri. Kurse sekretari i Pergjithshem i kryeministrise Ksenofon Krisafi, pas mbledhjes se qeverise, ishte me tregtarin qe kishte paguar parate per tenderin dhe nuk pati kohe per t'iu pergjigjur gazetes.

    Tani pritet gjyqi nga bashkia ndaj AKP-se , kurse Prokuroria e Pergjithshme te arrestoje te korruptuarit. Ndersa qytetaret e Lezhes prape do te udhetojne per ne rrugen e varrezave duke percjelle ne banesen e fundit te dashurit e tyre mes udhes plot gropa, aqsa thuhet me shaka se "ne kete rruge vdesin edhe ata qe percjellin te vdekurit"!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    "Ky Krristafi njeri i uritur per para dhe me projekte per tu bere biznesmen" !!!
    Ketu Gazeta fillon gjykon nje njeri ashper dhe nuk sjell asnje lloj fakti!! Nuk e njof fare kete person po te thuash njeri i uritur per para mund ta thuash per ēdo njeri sot ne Shqiperi...

    Me pas APK ka urdheruar bllokimin e procedurave te prokurimit, pasi nje firme tjeter private qe ka konkuruar ne Lezhe e qe kishte paguar nje shume te madhe rryshfeti ne zyrat e kryeministrise...
    Gazeta flet sikur zedhenesi i kryeministrit apo ku di une ka dhene nje koference per shtyp dhe ka thene te gjitha keto....
    Si mund te shkruaj nje gazetar nje gje te tille kur dihet qe ne Shqiperi eshte pothuajse e pamundur te provosh nje gje te tille !!!Si mund te thote gazeta qe te kryeministri jane marre para vetem se dikush paska thene qe do ta fitoj une tenderin?!! nejse po vazhdoj me poshte..
    "Me sakte roja dhe sekretari i Majkos donin te mbushnin xhepat"... Para dy rrjeshtat thuhet se i kane mbushur e eshte fakt i pakundershtueshem!! e tani shkruhet qe donin ti mbushnin!!.. po vazhdoj me poshte me theniet e gzetarit kopetent

    "Ne kete rast, ku dosja eshte dorezuar nga deputeti Lesi ne Prokurorine e Pergjitheshme per hetimedhe venien para pergjegjesisete perzier ne kete afere koruptive, Prokurori i Pergjithshem nese bindet nga faktet e servirura apo te hetuara" deri pak perpara gazetari i talentuar e kishte te sigurte dhe shkruante qe faktet ishin te pakundershtueshme dmth bente dhe rolin e gjykataesit dhe pse nuk ka njohurite e duhura dhe aq me shume aspak kopetencen te beje diēka te tille.. dhe me pas vazhdon gazetari....
    "nqs bindet nga faktet e servirura apo te hetuara BEN MIRE QE TE BEJE ARRESTIMIN ME TE BUJSHEM TE KETIJ VITI, PRA OSE KRYEBASHKIAKU I Lezhes Gjok Jaku ose ministri Fatmir Xhafaj ose drejtori i APK-se ose....TE ARRESTOHEN E TE BEHEN SHEMBULLI I PARE I FORCES SE LIGJIT"....
    Me te vertete ky afar mund te jete i turpshem ( smund te flas me kompetence se nuk e njoh e skam elemente) por qe te lexoja nje artikull te tille si ne kohen e komunizmit ku gazetari te bente fleterrufe ne Zerin e Popullit dhe behej dhe gjykates, dhe avokat, dhe prokuror e me rradhenuk kisha pare!! Si mundet qe nje gazetar ti thote Prokurorit te pergjithshem ēfare duhet te beje, kur duhet ta beje dhe si duhet ta beje?!! Gazeta e para e punes akuzon njerez qe akoma nuk jane perpara akuzes ne gjykate, i denon ata perpara se te behet proēesi, dhe biles drejton dhe prokurorin e nje shteti dhe i jep urdhera se ēfare duhet te beje!!

    Mjaft me gazetare debila, me gazetare injorante qe nuk njohin te drejtat dhe kopetencat e profesionit te tyre, u be e 10-ta here qe e shkruaj dhe ketu mjaft me keto absurditete pasi i sherbeni injorances se vendit tone dhe jo zhvillimit te tij.
    Trajtoni nje ēeshtje si eshte per tu trajtuar se nqs trajtohen ne menyre te tille dhe vete gjykata ska te drejte ti gjykoje pasi te akuzuarit kane te drejten e tyre si ēdo shtetas dhe deri sa jane te pa denuar nga organet kompetente jane shtetas qe gezojne te gjitha te drejtat, kjo eshte baza e demokracise.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  5. #5
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Dosja e abuzimeve tė KESH-it, pėr periudhėn 2000-2001

    4 milion USD nė xhepat e qeveritarėve shqiptarė vetėm pėr njė vit!

    Dėmi ekonomik i shkaktuar nga korrupsioni nė KESH, ndaj shtetit shqiptar vetėm pėr periudhėn tetor-dhjetor 2000 dhe vitin 2001 ėshtė 3. 968. 960 USD.Sipas hetimeve dhe fakteve qė pėrmban procedura penale e hapur ndaj ish-drejtorit tė pėrgjithshėm tė Kesh-it, e mbėshtetur nė nenin 248 tė Kodit Penal, provohet se “horrat” e kėtij institucioni nė lidhje vertikale kanė “ngrėnė” rreth 4 milion dollarė vetėm nė harkun kohor tė njė viti(fund 2000-2001)Kėrkesa e Prokurorisė sė pėrgjithshme dėrguar parlamentit shqiptar pėr heqjen e imunitetit tė ish-drejtoroit tė Pėrgjithshėm tė Kesh-it, Dritan Prifti, pėrmban tė dhėna interesante nė lidhje me korrupsionin e zhvilluar nė kėtė insitucion me anė tė tenderave tė drejtpėrdrejtė tė urdhėruara nga funksionarėt mė tė lartė tė shtetit dhe tė firmosura nga ‘administratorė tė papėrgjegjshėm”. Kėshtu pėr tremujorin e fundit tė vitit 2000, nga ana e Kesh-it ėshtė inicuar nxjerrja e disa Vendime tė Kėshillit tė Ministrave, tė cilat mbulonin tė njėjtėn periudhė kohore me fonde tė njėpasnjėshme dhe kjo, pėr shkak tė mosrealizimit nė sasi tė kontratave nga subjektet e paraqitura nga KESH-i, Kėshillit tė Ministrave dhe pėr mė tepėr ēmime tė ndryshme nga tė njėjtat subjekte.Si pėrfundim, dėmi financiar ndaj shtetit si rezultat i parregullsive pėr tremujorin e fundit tė 2000 ėshtė nė shumėn e 520 860 USD. Nė lidhje me vitin 2001, shkeljet fillojnė qė nė janar (4 janar 2001) merr fondin prej 2. 645. 360. 000 lekė. Pėr t’u pėrmendur ėshtė fakti se nga dokumentacioni i verifikuar del se nuk janė marrė nė konsideratė oferta tė subjekteve tė cilat kanė tentuar tė japin energji me ēmim mė tė ulėt, por janė preferuar oferta tė subjekteve ndėrmjetės tė energjisė dhe jo tė prodhuesve tė saj qė do tė thotė se energjia ėshtė blerė jo nga “burimi i saj por nga tė tretė pėr qėllime tė qarta tė pėrfitimit.” Nė datėn 19. 09. 2000 prokurim i drejtpėrdrejtė nė shumėn e 1. 575 000 000 lekė me procedurėn “Kėrkesė pėr kuotim”

    Pėr realizimin e kėtij prokurimi nga ana e KESH-it iu ėshtė drejtuar ftesė pėr ofertė 9 subjekteve dhe u paraqitėn vetėm 2 firma:

    “EPCG” Mal i Zi me ēmim 29USD/MWh sasia 150 000 MWh

    “E>G>L” Zvicėr me ēmimin 30/USD MWh, sasia 77 000MWh.

    Kontrata u lidh me firmėn “EGL” Zvicėr dhe u realizua vetėm nė masėn 83, 3 % (6. 10. 2000.) Interesante ėshtė se pas shpalljes fituese tė firmės nuk rezultojnė asgjėkundi faturat e paguara nga ana e KESH dhe nuk rezulton tė jetė bėrė furnizim me energji nė kėtė periudhė pa u sqaruar me dokumente apo praktikė dokumentimi. Nė datėn 31. 10 2000 njė tender i drejtpėrdrejtė pėr blerjen e energjisė elektrike pėr periudhėn nga 28. 10. 2000 - 15. 11. 2000 me fond prej 210. 250. 000 lekė me subjektin EPCG Mal i Zi. Nė mbėshtetje tė vendimit tė mėsipėrm ėshtė nxjerrė urdhri i prokurimit i datės 31. 10. 2000. Nė dosjen e tenderit ekziston njė draft kontrate e datės 15. 10. 2000 pėr sasinė 13,540MWh me ēmim 34 USD/MWh pėr mbulimin e nevojave me energji elektrike pėr periudhėn nga 28. 10. 2000-11. 11. 2000, pra duke mos mbuluar tė tėrė periudhėn kohore tė pėrcaktuar nė V. K. M. Ky subjekt kishte nėnshkruar mė parė kontratėn nr. 10661 datė 06.10.2000 me ēmimin 29/USDMWh. Dėmi financiar mund tė eleminohej nėse do tė ishte bėrė lidhje e kontratės me ēmimin 29 USD/MWh dhe nga ana e KESH-it nuk lidhej kontrata e dytė me ēmim 34USD/MWH dhe si rezultat i diferencės sė ēmimit, shtetit i ėshtė shkaktuar njė dėm me vlerė 68. 580 USD. Po nė 31. 10. 2000 ėshtė lejuar prokurimi pėr blerjen e energjisė elektrike pėr periudhėn 03. 11. 2000-12. 11. 2000 me fond 115. 800. 000 nė sasinė e 15. 000 MWh. Kjo kontratė nuk ka pasur parasysh faktin se njė firmė tjetėr kishte ofruar energji me 30USD/MWH dhe subjekti qė u lidh kontrata e shiti energjinė nė KESH me 31,2 USD/MWH. Dėmi financiar ėshtė 14. 400 USD. Kontrata mban firmėn e Dritan Priftit. Po nė datėn 31. 10. 2000 ėshtė lejuar prokurimi pėr periudhėn 31. 10. 2000 deri nė 03. 11. 2000 me vlerė 159. 515. 200 lekė. Abuzimi ėshtė nė vlerėn e 557 550 USD

    Abuzimet nė vitin 2001

    Pėr vitin 2001 kemi 7 tendera nga tė cilat 4 me prokurim tė drejtpėrdrejtė dhe 3 me procedurė. Fondi i lejuar ka qenė 12. 647. 810. 000 lekė pėr blerjen e energjisė nė sasinė 1. 985. 000 MWh ndėrsa sasia faktike e kontratuar ėshtė 1. 895. 000 ose 90 000 mė pak se nė vendimet e Kėshillit tė Ministrave.

    Me VKM nė datė 04. 01. 2001 ėshtė lejuar prokurimi pėr blerjen e energjisė elektrike pėr periudhėm janar 2001 deri nė mars 2001 nė sasinė 34000 MWH me fond nė shumėn 2. 645. 360. 000. Subjekti pėrkatės ka qenė “Energy Financing Team” E. F. T-Londėr. Kontrata ėshtė lidhur nė 04. 01. 2001 e ndarė sipas muajve janar 104 000 MWh, shkurt 94 000 MWh dhe mars 110. 000 MWh, pra gjithsej 310 000 MWH nga 340 000 tė pėrcaktuar nė V. K. M. me ēmimin 36 USD? MWh ose 2,5 USD/MWh mė tepėr. Ēmimi i ofruar nga subjekti ėshtė 33,5 USD. Si rezultat ėshtė shkaktuar dėmi prej 89. 605 USD. Edhe kjo kontratė mban firmėn e Priftit.

    Nė 26. 01. 2001 njė tjetėr kontratė me fond limit tė shumės 2. 645. 360. 000 lekė. Nga ana e Kesh, janė lidhur dy kontrata:

    Kontrata nr 08/1-01 datė 27. 02. 2001 pėr sasinė 23000 MWH pėr periudhėn 01. 02. 2001-28 02-2001 me pmimin 35 USD

    Kontrata nr 09/1-01 datė 27. 02. 2001 ēpr sasinė nė 60 000 MWh me ēmimin 34,8 USD

    Nėnshkrimi i kryre kontratave ėshtė bėrė pa nxjerrė urdhrin e prokurimit pėr tenderimin e sasive tė pėrcaktuar nė V. K. M dhe lidhja e tyre ėshtė bėrė pa njė ofertė paraprake pėr ndryshimin e ofertės nga subjekti i cili ofroi ēmimin e 33,5 USD/MWh. Si pasojė e veprimeve abuzive tė nėsipėrme ėshtė shkaktuar dėm financiar 79,878. 5 USD

    Me VKM nr 141 datė 22. 03. 2001 ėshtė lejuar prokurimi pėr blerjen e energjisė pėr periudhėn Prill Qershor 2001 nė sasinė 450. 000 MWh me fond limit nė shumėn e 3. 217. 500. 000 lekė. Sipas procesverbalit tė komisionit tė datės 03. 04. 2001 kanė marrė pjesė 4 subjekte nga ku fitues ka dalė E. F. T pasi ka ofruar ēmimin 27,6 USD. Me subjektin nė fjalė ėshtė lidhur kontrata nr 17/1 01 datė 12. 04. 2001, pa sasinė 378. 066 MWh ndėrkohė qė procedura e prokurimit ėshtė miratuar me shkresėn nr 2135/1 Prot. Datė 18. 04. 2001 nga A. P. P. Kjo kontratė ėshtė realizuar ė fakt nė masėn 84,01 %. Si rezultat i moszbatimit tė pikės 6 tė VKM nr 335 datė 23. 06. 2000 pėr sigurimin e kontratės nė masėn 10% ėshtė shkaktuar njė dėm financiar nė shumėn 1. 242. 000 USD.

    Por nga materiali hetimor rezulton se nga ana e KESH ėshtė blerė energji elektrike pėr periudhėn 20 qershor-2 korrik 2001 nga K. E. K Kosovė. Pėr sasinė 15. 130 MWh. Pėr kėtė ėshtė pėrpiluar kontrata mė datė 17. 07. 2001. Pra pasi ėshyė blerė me parė energji elektrike, veprim ky nė kundėrshtim tė hapur me Ligjin pėr prokurim publik tė datės 26. 07. 1995.

    Blerja e kėsaj energjie para nėnshkrimit tė kontratės vėrtetohet me faturėn nr 87/01 datė 03. 07. 2001 tė K. E. K Kosovė pėr furnizimet e kryera:

    8. 380 MWh pėr periudhėn 20-25 qershor me ēmim 21 USD/MWh

    4. 970 MWh pėr periudhėn 25-30 qershor me ēmim 17 USD

    780MWh pėr periudhėn 01-02 Korrik me ēmim 17 USD. Kontrata mban firmėn e ish-drejtoruit tė pėrgjithshėm.

    Me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave nr 450 datė 17. 06. 2001 ėshtė lejuar prokurimi pėr blerjen e energjisė elektrike pėr periudhėn Korrik-Shtator 2001 nė sasinė 300 000 MWh me fond 1. 422. 900. 000 lekė dhe ftesė pėr 19 subjekte. Sipas procesverbalit marrin pjesė vetėm tre firma nga ku fitues del subjekti E. F. T. pasi ka ofruar ēmimin me 30,4 USD

    Me VKM nr 464 datė 17. 07. 2001 ėshtė lejuar prokurimi pėr blerjen e energjisė pėr periudhėn korrik-shtator 2001 nė sasinė 145. 000 MWh me fond nė shumėn 835. 000. 000 lekė pėr prokurim tė drejtpėrdrejtė me subjektin N. E. K. –Bullgari. Nė zbatim tė kėtij vendimi ėshtė lidhur kontrata nr 21/200 datė 18. 07. 2001 pėr sasi tė papėrcaktuar, me ēmim 28,5 USD. Nė dosjen e prokurimit mungojnė urdhri pėr prokurimin dhe sidomos mungon tėrėsisht praktika e negocimit si dhe oferta konkrete e subjektit ku tė pėrcaktohej ēmimi i ofruar. Nga ky subjekt, ėshtė blerė sasia prej 120 000 MWh. Kjo kontratė ėshtė realizuar nė fakt nė sasinė 82,76%. Si rezultat i moszbatimit tė pikės 6 tė V. K. M nr 335 datė 23. 06 2000 ėshtė shkaktuar dėm financiar nė shumėn e 413 250 USD.

    Me V. K. M nr 496 datė 14. 08. 2001 ėshtė lejuar prokurimi pėr blerjen e energjisė elektrike pėr perudhėn Tetor-Dhjetor 2001 nė sasinė 550 milion MWh pėr prokurim me procedurėn “Kėrkesė pėr kuotim” duke iu dėrguar ftesė oferte 14 subjekteve dhe sipas procesverbalit tė komisionit kanė shpallur fituese dy kompani. Kėto subjekte kanė qenė:

    Subjekti “Montmontacana” P/C Kroaci me ēmimin 33,9 USD/MWh.

    Subjekti “E. F. T” Londėr me ēmimin 35 USD/MWh

    Me subjektin e parė ėshtė lidhur kontrata datė 30. 10. 2001 ku ėshtė pėrcaktuar vetėm ēmimi pėr njėsi 33,9 USD/MWh dhe nuk ėshtė pėrcaktuar sasia e furnizimit. Sipas dokumenteve nga ky subjekt ėshtė blerė sasia prej 1543. 630MWh

    Me subjektin e dytė “E. F. T. “ Londėr, ėshtė lidhur kontrata nr 34/1 datė 02. 11. 2001, pėr periudhėn tetor-dhjetor 2001, me ēmim pėr njėsi 35 USD/MWh pėr sasinė e furnizimit 400. 000MWh. Sipas dokumentave, ky subjekt ka furnizuar sasinė prej 343. 310MWh, ose 80% tė kontratės. Si rezultat i moszbatimit tė pikės 6 tė VKM, pėr sigurimin nė masė 10% ėshtė shkaktuar njė dėm financiar nė shumėn 1. 400. 000 USD

    Nga tė dhėnat, konstatohet se tė gjitha kontratat e vitit 2001 janė nėnshkruar pa pėrcaktuar si kusht kontraktual sigurimin e kontratės nė masėn 10%, kriter ky i parashikuar dhe i detyrueshėm nga Ligji nr 7971 datė 26. 07. 1995, pėr “Prokurim Publik” dhe pika 6 e VKM nr 335 datė 23. 06. 2000 pėr “Rregullat e prokurimit Publik”. Kontratat janė nėnshkruar po nga ish-drejtori i pėrgjithshėm i KESH-it.

    Nga kontrolli i tė gjithė dokumentacionit qė ndodhet nė dosjen hetimore konstatohen shkelje tė rėnda duke sjellė pėr pasojė njė dėm financiar pėr periudhėn tetor-dhjetor 2000 dhe vitin 2001 nė shumėn rreth 4 milion USD. Vlen tė theksohet se pėr vitin 2001 nga tre subjekte tė kontaktuara, vetėm N. E. C Bullgari ėshtė subjekt prodhues i energjisė elektrike, ndėrsa E. F. T. Londėr dhe “Montmontacana” Kroaci janė subjekte komisionere, dhe ēmimet e shitjes bė USD i kanė pasur mė tė larta se prodhueset. Pėr tė gjitha kėto, duke u mbėshtetur nė nenin 288 tė Kodit tė Procedurės Penale dhe nenin 73 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, Prokuroria ka kėrkuar pėr tė proceduar penalisht kundėr ish-drejtorit tė pėrgjithshėm tė KESH-it, pėr veprėn penale tė shpėrdorimit tė detyrės, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Pas kėrkesės sė Priftit pėr t’u kuruar jashtė shtetit, Parlamenti shqiptar vendosi qė t’i japė kohė Dritan Priftit tė kurohet dhe mė pas tė vijė e tė sqarojė pozicionin e tij nė lidhje me akuzat e ngrituar nga Prokuroria. Gjithashtu, nė pritje tė vendimit tė Parlamentit pėr heqjen e imunitetit tė ish-drejtorit pėrgjithshėm, edhe gjykata kohėt e fundit ka pezulluar procedurat ligjore ndaj Dritan Priftit.

    Po kjo si te duket?

    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #6
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    "Gazeta e para e punes akuzon njerez qe akoma nuk jane perpara akuzes ne gjykate, i denon ata perpara se te behet proēesi, dhe biles drejton dhe prokurorin e nje shteti dhe i jep urdhera se ēfare duhet te beje!!

    Mjaft me gazetare debila, me gazetare injorante qe nuk njohin te drejtat dhe kopetencat e profesionit te tyre, u be e 10-ta here qe e shkruaj dhe ketu mjaft me keto absurditete pasi i sherbeni injorances se vendit tone dhe jo zhvillimit te tij."

    Ashtu eshte, por me fal a nuk te duket e tepruar ti quash gazetaret debila?

    Te jete per prokuroret shume krime nuk do te zbuloheshin.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Per artikujt qe flas nuk me duket aspak e tepert qe te trajtoje gazetaret si debila (flas per ata gazetare qe shkruajne keto artikuj dhe jo per ēdo gazetar ne shqiperi). Perderisa gazetari me menyren si trajton nje problem shume me rendesi per shoqerine shqiptare, ofendon intelektin e lexuesit, dhe shkel me te dyja kembet etiken e gazetarit, me vjen po eshte vet gazertari qe shkruan keto lloj artikujsh dhe ne kete menyre, ai qe bie ne rolin e debilit dhe te injorantit.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    170 milionė lekė tė vjedhura nga ndriēuesit dekorativė pedonalė

    170 milionė lekė tė vjedhura nga ndriēuesit dekorativė pedonalė

    Humbja qė i ėshtė shkaktuar shtetit vetėm nė diferencat e preventivėve mes firmės gjermane dhe asaj shqiptare kap shifrėn e 10 068 400 lekėve tė reja. Po t’i shtohet kėsaj shifre edhe shuma qė ėshtė vjedhur nga mosrespektimi i kontratės duke mos vendosur 14 ndriēues dekorativė pedonalė, atėhere shuma nė total e humbjes sė parave tė taksapaguesve shqiptarė kap shifrėn e 16 961 500 lekėve tė reja

    Grabitja e fondeve tė buxhetit tė shtetit ėshtė realizuar nga firma e pėrzgjedhur prej Ramės jo vetėm pėrmes tarifave jashtėzakonisht tė larta dhe tė pajustifikuara, por edhe duke mashtruar pėr vendosjen e numrit tė pėrcaktuar nė kontratė tė objekteve tė ndryshme.

    Firma gjermane Deutchland TBU ka paraqitur nė preventiv vendosjen e 32 ndriēuesve dekorativė. Kėto ndriēues janė tė vendosur nė buzė tė trotuareve dhe ėshtė shumė e lehtė qė ato tė dallohen dhe tė numėrohen nga kushdo. Por numri i saktė i ndriēuesve dekorativė pedonalė nuk ėshtė real. Nga verifikimi i numrit tė plotė tė kėtyre ndriēuesve mund tė kuptohet se numri i tyre nuk ėshtė mė i madh se 14. Kėtu bėhet fjalė vetėm pėr ndriēuesit dekorativė tė vendosur nga firma gjermane Deutschland TBU, e cila ka bėrė rikonstruksionin e vetėm tre ministrive.

    Numri i ndriēuesve qė mungojnė kap shifrėn 18. Nė pamje tė parė shifra duket jo shumė e madhe, por po tė kihet parasysh se vlera e paraqitur nė preventiv vetėm pėr njėrin prej kėtyre ndriēuesve, konstatohet se grabitja kap shifra jashtėzakonisht tė mėdha.

    Kėshtu vetėm njėri prej ndriēuesve dekorativė pedonalė, sipas preventivit tė paraqitur nga firma gjermane e zgjedhur me prokurim tė drejtpėrdrejtė nga Rama-Meta kap shifrėn e 382.950 lekėve tė reja. Duke bėrė njė pėrllogaritje tė thjeshtė tė 18 ndriēuesve dekorativė qė mungojnė atėhere shuma qė i ėshtė vjedhur buxhetit tė shtetit nga firma e Ramės kap shifrėn e 6 893 100 lekėve tė reja.

    Pėr kėtė humbje askush deri tani nuk ėshtė ndjerė, ndėrsa ėshtė mjaft e lehtė tė verifikohet se nė tre ministritė e rikonstruktuara nga firma e Ramės mungojnė 18 ndriēues dekorativė pedonalė me shumėn e sipėrpėmendur. Ndėrkohė nga buxheti i shtetit ėshtė dhėnė shuma e kėrkuar nga firma gjermane pėr jo 14 copė qė janė tė instaluara, por pėr plot 32 tė tilla.

    Ėshtė mjaft e qartė se buxhetit tė shtetit vetėm nė kėtė rast i janė vjedhur 6 893 100 lekė tė reja. Se ku kanė shkuar ato kėtė e di mjaft mirė Edi Rama, i cili ka qenė dhe mbikqyrėsi i tė gjithė kėtyre grabitjeve qė nuk mund tė jenė kryer kurrėsesi pa dijeni dhe interesin e tij nė mes.



    Sa ėshtė vjedhja nė total

    e buxhetit tė shtetit



    Kjo ėshtė vetėm njėra anė e kėsaa grabitjeje qė kap shifra tė larta. Vjedhja tjetėr ka tė bėjė me faktin se firma shqiptare pėr tė njėjtin ndriēues dekorativ pedonalė paraqet shifra krejt tė ndryshme dhe me njė vlerė shumė herė mė tė ulėt se preventivi qė ka paraqitur firma gjermane. Bėhet fjalė pėr firmėn shqiptare, e cila mori pėrsipėr rikonstruksionin e ministrisė sė punėve publike. Nė preventivin e kėsaj firme ėshtė e pasqyruar se vendosja e ndriēuesve dekorativė pedonalė, vetėm pėr njė tė tillė kap shifrėn e 68 000 mijė lekėve tė reja. Shifra e dhėnė nga firma shqiptare ėshtė tė paktėn katėr herė mė e ulėt se preventivi i paraqitur nga firma e Ramės. Nėse firma shqiptare do tė kishte marrė pėrsipėr tė kryente tė njėtėn punė

    sikurse dhe firma gjermane atėhere ėshtė e qartė se shuma qė do derdhej nga buxheti i shtetit pėr kėtė projekt do tė ishte shumė herė mė e ulėt. Kėshtu nėse firma shqiptare do tė kishte mundėsi qė tė vendoste 32 ndriēues dekorativė petdonalė, atėherė ajo do tė arinte vlerėn e 2176000 lekėve tė reja. Ndėrsa firma gjermane e Ramės pėrveē mosvendosjes fare tė 18 ndriēuesve dekorativė pedonalė ka marrė nga buxheti i shtetit shumėn e 12.254.400 lekėve tė reja. Ėshtė e qartė pėr kėdo se humbjet qė Edi Rama i ka kushtuar buxhetit tė taksapaguesve shqiptarė pėrmes vjedhjes kapin shifra mjaft tė larta.

    Humbja qė i ėshtė shkaktuar shtetit vetėm nė diferencat e preventivėve mes firmės gjermane dhe asaj shqiptare kap shifrėn e 10068400 lekėve tė reja.

    Po t’i shtohet kėsaj shifre edhe shuma qė ėshtė vjedhur nga mosrespektimi i kontratės duke mos vendosur 14 ndriēues dekorativė pedonalė atėhere shuma nė total e humbjes sė parave tė taksapaguesve shqiptarė kap shifrėn e 16.961.500 lekėve tė reja.



    Ku kanė shkuar paratė dhe kush pėrgjigjet pėr to



    Ajo qė ėshtė e zbardhur nga ky fakt tjetėr i dosjes sė korrupsionit tė Edi Ramės ėshtė vlera totale qė i ėshtė vjedhur parave tė taksapaguesve shqiptarė, ndėrsa ajo qė mbetet pėr t’u zbardhur nga prokuroria ėshtė fakti se ku kanė shkuar kėto para dhe se a do tė guxojė prokuroria tė ngrihet mbi politikėn dhe tė vėrė para pėrgjegjėsisė pėr kėtė abuzim skandaloz me pushtetin ish-ministrin e Kulturės Rinisė dhe Sporteve , Edi Rama. Gazeta do tė sarojė nė numrat e ardhshėm se shumat qė rezultojnė tė zhdukura nga preventivat e firmave qė morėn pėrsipėr rikonstruksionin e ministrtrive janė akoma dhe mė shumė tė mėsdha.

    Prokuroria vazhdon tė heshtė lidhur me kėto grabitje qė i janė bėrė parave tė taksapaguesve shqiptarė megjithėse dosja e korrupsionit tė Edi Ramės fle prej disa muajsh nė sirtarėt e prokurorisė.

    Prokuroria duhet tė vėrtetojė nėse ka vullnetin e duhur dhe tė detyruar ligjor pėr tė luftuar korrupsionin. Prokuroria duhet t’i japė pėrgjigje njė sėrė pyetjesh qė ngrihen tani ndaj prokurorisė. Pėrse prokuroria duhet tė presė qė denoncimin duhet ta bėjė media ndėrkohė qė ajo ėshtė nė dijeni dhe nė brendėsi tė kėsaj dosje, e cila sikurse e ka pranuar prokurori Sollaku vazhdon tė hetohet. Pėrse prokuroria vazhdon tė mbajė tė mbyllur kėtė dosje dhe disa herė ėshtė tentuar qė ajo tė arshivohet, pėrse prokuroria nuk prononcohet lidhur me kėto akte.

    A ėshtė nė gjendje prokuroria tė veprojė nė bazė tė ligjit dhe jashtė presioneve politike, a mund tė vihet nė lėvizje institucioni i prokurorisė nga abuzimi me pushtetin dhe faktet skandaloze tė korrupsionit?

    Kėto janė pyetje qė presin pėrgjigje nga prokuroria. Gazeta do tė botojė nė numrat e ardhshėm dhe kohėn se kur ajo ėshtė vėnė nė dijeni tė shkeljeve flagrante tė ligjit nga Ministri i Kulturės Rinisė dhe Sporteve, Edi Rama lidhur me korrupsionin nė restaurimin e kompleksit tė ministrive dhe Mobilit urban tė trotuarave.

    RD
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #9
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Ndjekje penale pėr ministrin e Arsimit

    Shtypshkronjat pėr shtypjen e librave janė pėrzgjedhur pa tender nga ministri aktual i Arsimit, i cili do tė vazhdojė jetė nė krye tė kėsaj ministrie edhe nė qeverinė e Nanos, si dhe drejtori i Ndėrmarrjes sė Librit

    TIRANĖ - Pas publikimit nga gazeta "RD" tė korrupsionit tė Ministrisė sė Arsimit nėpėrmjet tenderave tė zhvilluar pėr shtypjen e librit shkollor, Prokuroria e Tiranės ka filluar menjėherė hetimet. Burime nga Prokuroria e Rrethit Tiranė bėnė tė ditur dje, se hetimet ndaj Ministrisė sė Arsimit kanė filluar pas padisė sė Shtėpisė Botuese "Ilar" pėr shkeljet flagrante dhe abuzimet nėpėrmjet tenderave pėr shtypjen e librit shkollor. Shtypshkronjat pėr shtypjen e librave janė pėrzgjedhur pa tender nga ministri aktual i Arsimit, i cili do tė vazhdojė jetė nė krye tė kėsaj ministrie edhe nė qeverinė e Nanos, dhe drejtori i Ndėrmarrjes sė Librit me tė cilin ndajnė fitimet.

    Lajmi u konfirmua edhe nga zėdhėnėsi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, i cili tha se hetimet kanė filluar para kėrkesės sė Kryeministrit, i cili mė datė 25 korrik i ka kėrkuar Prokurorisė sė Pėrgjithshme fillimin e hetimeve ndaj objektit tė lartpėrmendur.

    Zėdhėnėsi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme tha se, kėrkesa e Kryeministrit ėshtė paraqitur nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, pasi Prokuroria e Tiranės ka filluar proēedimin dhe nuk shoqėrohet me asnjė material tjetėr kontrolli.

    "Do ta konsideronim me interes kėrkesėn e Kryeministrit pėr ecurinė e hetimit, qė para se t’i drejtohet Prokurorisė pėr fillimin e proēedimit penal, me strukturat e specializuara qė ka nė vartėsi, tė ushtronte kontroll pėr ligjshmėrinė e zhvillimit tė dy tenderave ku tė evidentoheshin shkeljet e personave pėrgjegjės, qofshin kėta edhe funksionarė tė lartė tė shtetit. Mbas kryerjes tė njė kontrolli tė specializuar, nėqoftėse konstatoheshin shkelje ligjore duhej tė kėrkohej nga Kryeministri ose dikasteret qė varen prej tij, fillimi i proēedimit penal", bėri tė ditur dje zėdhėnėsi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme.

    Akuzat janė hedhur fillimisht nga disa shtypshkronja pėr abuzime tė hapura me tenderin qė, sipas tyre, nuk zhvillohet fare sepse firmat fituese vijnė nga Ministria e Arsimit dhe Shtėpia Botuese e Librit. Tenderi pėr tė pėrzgjedhur shtypshkronjat qė do tė shtypin librat shkollorė, rezultojnė tė jenė njė mashtrim i madh ku fitues dalin ata qė mė parė kanė bėrė pazarin me Drejtorin e Ndėrmarrjes sė Librit Shkollor dhe ministrin e Arsimit, Luan Memushi.

    Faktet e skandalit tė shtypjes sė librit shkollor u publikuan nė njė nga numrat e gazetės tonė, por zėdhėnėsi i Memushit u mundua tė pėrgėnjeshtrojė lajmin me njė gjuhė rrugaēėrie dhe njė fjalor qė nuk i shkon pėr shtat kėsaj ministrie. Gjithėsesi, pėrgjigja mė e mirė ndaj memushėve ėshtė fillimi i hetimeve nga Prokuroria.

    RD
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Ēa do me thene "pedonale", pastaj tjeter, pavaresisht nga faturat lajmet e fundit (nga vizitoret) thone qe Tirana po zbukurohet dhe per mendimin tim kjo ka rendesi me shume se 170 milionet leke te vjedhura.
    Gjithashtu "leket" nuk i vidhen popullit, as shtetit totalisht te financuar nga bota. Ne duhet te jemi realiste, nga "leket" qe vijne nuk duhet te shohim ngjyren, as eren, por efektin qe ato lene.
    Ju te djathtet, ne te cilet ben pjese dhe ti Anton, duhet ta shplani koken nga mentaliteti kolektivist, kooperativist, komunist, qe per hir te se vertetes duhet thene nuk ishte Enverian, sepse nuk perputhet me psikologjine e shqiptarit. (ketu jam i sigurte qe nuk do me kuptosh)
    Per ju 'te djathtet', e rendesishme duhet te jete formimi i kapitalit, i kapitalisteve. Pa ata nuk do te kete shoqeri kapitaliste shqiptare, sepse nuk do te kete kaste kapitaliste, sepse do te mungoje kapitali kapitalist qe e ushqen kete.
    Nje kaste e tille duhet te krijohet dhe konsolidohet, sa me shpejt aq me mire. Kur Berluskoni s'e ka vene me "djersen e ballit" (sipas fjaleve), si ka mundesi qe ta vene me ndershmeri kapitalistet e rinj shqiptare. Kjo do ti kushtonte atyre mjaft kohe, per te mos thene qe eshte e pamundur dhe bashke me ta do ta kishte dhe shqiperia te pamundur zhvillimin kapitalist aq te enderruar nga ne shqiptaret.
    Prandaj shoke te djathte, me sa kam vene re ju s'e dini ēfare doni, kapitalizem apo socializem. Ne kapitalizem shefi eshte hajdut, ndersa ne socializem hajduti shef. Zgjidhni e merrni.

  11. #11
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Interesant prape me keshilla,

    nejse.


    Sa per kapitalizmin besoj se ta ka shpjegu nano kaq mire( mua me pat dhene kapitalizem me 1989) apo e ke gjet vete se "Ne kapitalizem shefi eshte hajdut"


    Secili politikan qe vjedh taksapaguesit shqiptare, sepse ato financime qofte dhe te huajve jane per projekte per shqiptaret e jo per projekte pasurimin privat te politikaneve, eshte nje hajdut dhe si i tille duhet denuar.

    Ti me duket akoma nuk e ke kuptuar dallimin midis ekonomise dhe politikes dhe te ekonomise shteterore e asaj private.

    Te ekonomise mafioze dhe ekonomise kapitaliste.

    Por nuk dua te hyj ne diskutime teorike.

    Ketu behet behet fjale per abuzime kryetaresh bashkie e ministrash e kjo nuk ka te beje me "djathtas" apo "majtas" ketu behet fjale veprimtari e jashteligjshme apo jo?

    Kaq

    Anton

    ps ne disa diskutime je munduar te me keshillosh te falenderoj
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  12. #12
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    "Xhoi Travel" fiton tenderin Tiranė-Athinė

    "Xhoi Travel" fiton tenderin Tiranė-Athinė

    Agjencia e udhėtimeve tė bashkėshortes sė Fatos Nanos ka fituar me abuzime njė tender pėr linjėn Tiranė – Athinė, duke dorėzuar nė komisionin e vlerėsimit tė ofertave njė ēek prej 350 mijė dollarėsh, ndėrkohė qė Kryeministri Fatos Nano ka deklaruar se gjithė pasuria e tij ėshtė 1 milion lek



    Kryeministri i qeverisė sė re, Fatos Nano do tė jetė njėkohėsisht pronari i njėrės prej linjave tė autobusėve Tiranė-Athinė, pasi firma e regjistruar me emrin e bashkėshortes sė tij, Xhoana Nano, ka fituar nė mėnyrė krejtėsisht tė paligjshme tenderin e ministrisė sė Transporteve. Komisioni i tenderit ka qenė i detyruar tė shpallė fituese firmėn Xhoi Travel, ndonėse kjo e fundit nuk plotėsonte asnjė nga kriteret e shpallura tė tenderit.

    Kryetari i PS-sė, sot kryeministėr i Shqipėrisė, i cili ka deklaruar se pasuria e tij ėshtė vetėm 1 milionė lekė ka paraqitur si garanci pėr marrjen e liēensės njė ēek 350 mijė dollarėsh. Pėr tė fituar tenderin nuk i kanė mjaftuar presionet e zakonshme tė autoritetit tė kryetarit tė PS-sė, por edhe mashtrimet e rangut tė ulėt. Ndėrsa nuk plotėsoheshin kushtet e tenderit, ai ka marrė borxh nga njė linjė greke transportesh dy autobusė, tė cilėt i ka paraqitur si pjesė tė kompanisė.

    Para dy muajve, Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave nė Ministrinė e Transporteve zhvilloi tenderin pėr dhėnien e liēensės pėr linjėn ndėrkombėtare Tiranė- Athinė. Ky komision nuk e ka vlerėsuar ofertėn e kompanisė "Xhoi Travel" si mė tė mirėn, madje pėr shkak tė mungesave nė dokumentacion, kompania ka shkuar drejt skualifikimit, por presionet e Nanos e kanė detyruar tė gjithė anėtarėt e komisionit tė mos kthejnė mbrapsht agjencinė e udhėtimeve "Xhoi Travel".

    Agjencia "Xhoi Travel" edhe pse nė fasadė mban emrin e bashkėshortes sė re tė kryeministrit Nano, ka fituar tenderin e linjės Tiranė – Athinė nė sajė tė presioneve tė kryetarit Nano, parave tė tij dhe miqėsive tė tij nė Greqi.

    Pas pėrfundimit tė tenderit ministri Lakrori ka qenė i detyruar t’i shpallė tė dy agjencitė dhe atė qė ėshtė renditur e para dhe agjencinė "Xhoi Travel", si fituese tė liēensės.

    Ndėrkohė Ministri i Transporteve, Maqo Lakrori ka deklaruar dje nė konferencėn e lamtumirės, se firma e bashkėshortes sė Fatos Nanos ėshtė paraqitur nė njė tender si ēdo subjekt i zakonshėm juridik dhe pas vlerėsimit tė dokumentacionit ka fituar tė drejtėn pėr tė fituar liēensėn e operatorit qė tė kryejė rrugėn Tiranė – Athinė.

    "Komisioni ka vlerėsuar dokumentacionin e dorėzuar dhe pasi ka bėrė vlerėsimet e nevojshme, ka kaluar pėr firmė tek ministri, i cili me autoritetin qė i jep ligji vendos qė t’ia japė tė drejtėn kėsaj apo asaj firme" – ėshtė shprehur nė lidhje me kėtė ēėshtje Maqo Lakrori.

    Historia e tenderit tė udhėtimeve ka filluar disa javė mė parė kur Ministria e Transporteve organizoi tenderin pėr linjėn ndėrurbane Tiranė – Athinė. Subjektet e paraqitura duhet tė kishin nė dispozicion tė paktėn tetė autobusė, dy prej tė cilėve private dhe gjashtė tė marrė me qera. Komisioni do tė bėnte vlerėsimin teknik tė tyre pėr tė parė nėse autobuzėt e vėnė nė dispozicion i plotėsonin tė gjitha kriteret e udhėtimeve tė gjata. Por ka ndodhur qė firma Xhoi Travel ka paraqitur nė komision vetėm njė ēek prej 350 mijė dollarėsh, me tė cilin do tė blinte gjashtė autobusa, ndėrkohė qė dy autobuzė tė falur qėndronin nė njė park autobusash nė Tiranė.

    Ndėrkaq, mėsohet se nė njė nga vizitat e shpeshta nė Janinė, disa javė mė parė, Nano ka thirrur nė takim Tasos Petropulos. Ky i fundit, me nėnshtetėsi greke, njihet si njė pronar i linjave urbane dhe ka nė dispozicionin e tij njė numėr tė madh autobusėsh.

    Nano i ka kėrkuar Petropulosit qė t’i jepte Xhoit dy autobusė. Autobusėt duhet tė ishin prodhim i pas vitit 1990, vlera e tė cilėve nė tregun grek kushton minimumi 200 milion lekė. Nano i ka kėrkuar gjithashtu Petropulosit qė t’i jepte me qera bashkėshortes sė tij edhe gjashtė autobusė tė tjerė tė tė njėjtit prodhim. Autobusėt janė kėrkuar nga Fatos Nano pėr bashkėshorten e tij, me qėllim qė t’i kishte nė dispozicion pėr t’u futur nė tenderin e organizuar nga Ministria e Transporteve nė Shqipėri. E gjitha kjo ėshtė bėrė pėr tė plotėsuar kushtet e tenderimit. E megjithatė Xhoi Travel nuk ka fituar pikėt e duhura dhe ka dalė e dyta nė renditje, por dhe kjo nuk e ka ndaluar Fatos Nanon tė bėjė tė mundur shpalljen fituese tė agjencisė nė fjalė.

    Por ndėrkaq Nano ka pėrgatitur kabinetin e ri dhe ka shpallur tashmė emrat e fituesve, emri i ish-ministrit Lakrori nuk gjendet gjėkundi. Duket se Nano ka "harruar" nderin e vjetėr tė ish-ministrit qė ėshtė detyruar tė shpallė fitues dy linja nga njė e parashikuar vetėm e vetėm pėr tė mos i prishur qejfin gruas sė kryetarit.

    B. K.


    Sa thjeshte e qarte jane faktet dhe mbi te gjitha sa kollaj per tu verifikuar.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  13. #13
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Korrupsioni i Ermelinda Meksit, ditėn e fundit me 1 gusht, 20 milionė lekė

    Qėndrim krejt i papėrgjegjshėm i ish-ministres sė Ekonomisė, e cila boshatis fondin e dikasterit, pėr t'u dhėnė nga dy rroga shpėrblim besnikėrie, disa prej tė afėrmve tė vet

    Largimi i Ermelinda Meksit nga drejtimi i dikasterit tė Ekonomisė, pasi ka mbretėruar aty pėr mė shumė se 3 vjet ėshtė shenjuar nga njė fakt sa kurioz, aq edhe skandaloz i ministrit tė Ekonomisė. Akti i fundit qė ka nėnshkruar Ermelinda Meksi, njė partiake e lartė e njė drejtuese e vjetėr administrate, ėshtė tėrheqja e njė fondi prej 20 milionė lekėsh nga buxheti i emergjencės i dikasterit, pėr t'ua ndarė besnikėve tė vet nė prag tė largimit. Edhe pse ka firmosur vetė disa nga marrėveshjet me Bankėn Botėrore pėr zbatimin e projekteve pėr reduktimin e varfėrisė, atė e ka zenė njė mall pėr pėmbushjen e kėtij qėllimi, tė paktėn njėherė tė vetme e me subjekte, vetė anėtarėt e ngushtė tė administratės sė dikasterit tė saj. Njė burim i kėsaj administrate i deklaroi dje, gazetės "55" se, pa njė kriter tė qartė, Meksi e ka shpėrndarė tė gjithė shpėrblimin pėr anėtarėt e stafit tė ngushtė. Ndėr tė pėrfituarit e mėdhenj, i njėjti burim, radhiti shefin e personelit, specialistė tė kabinetit tė saj, sekretarėt, shoferin, si dhe tė tjerė punonjės tė "entourage"-it tė ministres. Shpėrblimet duket sheshit se jepen jo vetėm pėr t'u mbyllur gojėn bashkėpunėtorėve pėr aferat e ndryshme, por edhe pėr t'i pėrdorur nė tė ardhmen pėr tė njėjtėn gjė. Zėdhėnėsi i ministrisė Pajtim Melani, nuk pranoi tė konfirmonte dhėnien e shpėrblimit e as pėrfituesit e tij, por deklaroi se, sipas ligjeve nė fuqi, ministri ka tė drejtė tė japė deri nė dy rroga vjetore shpėrblim, kur ai e gjykon tė arsyeshme e pa iu nėnshtruar ndonjė kriteri a normative. Shpėrndarja e shpėrblimeve ėshtė denoncuar dje, krejt rastėsisht nga punonjės tė administratės sė ministrisė sė Ekonomisė, por pėrtej abuzimeve nė dukje sentimentale tė Meksit me paratė e shtetit, pasardhėsit Malaj, ndoshta do t'i duhet tė bėjė njė transparencė pėr rrethin e tė shpėrblyerve, pėr motivet e shpėrlimit, si dhe pėr arsyet pse disa tė tjerė u lanė jashtė "falenderimeve" tė Ermelinda Meksit. Re.po
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  14. #14
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Babėzitje e shfrenuar e kryetarit tė Bashkisė sė Lushnjės

    Edhe pse vetė Ministria e Pushtetit Lokal ka konstatuar, se kryetari i Bashkisė nė Lushnjė, Ylli Myftari, ka bėrė shkelje flagrante nė qindra raste tė ligjit tė urbanistikės, pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit, duke prekur edhe trotuaret e qytetit, organi i akuzės nė Lushnjė dhe Kėshilli i Qarkut nė Fier, vetėm heshtin. Deri kur kėshtu?

    Misto Xhemali

    Fakte tė reja dėshmojnė, se kryetari i Bashkisė tė Lushnjės, Ylli Myftari, ka qenė njeriu mė i babėzitur pėr tė zhvatur sa mė shumė, nga qytetarėt e tij. Duke shfrytėzuar postin e kryetarit tė Bashkisė, i cili njėherėsh ėshtė edhe kryetar i Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit pėr qytetin e Lushnjės, ai duket "i ka rėnė me top" nė babėzitjen e tij, pėr tė zhvatur sa mė shumė nga qytetarėt lushnjarė. Ndėrkohė pėr ata qytetarė, tė cilėt nuk kanė pranuar t'i japin atij rryshfete, Ylli Myftari ėshtė treguar i pamėshirėshėm, duke mos miratuar asnjė kėrkesė tė tyre pėr leje ndėrtimi.

    Tė irrituar pėr kėtė qėndrim tė Myftarit, 45 qytetarė tė Lushnjės, i kanė drejtuar njė ankesė kolektive Ministrisė tė Pushtetit Lokal, duke kėrkuar qė tė hetohet veprimtaria korruptive e kryetarit tė Bashkisė tė Lushnjės pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit. Nė kėtė kuadėr, njė ekip pune i Ministrisė tė Pushtetit Lokal, ka organizuar njė kontroll tė gjerė pėr tė parė proēedurat e ndjekura nga KRT e Bashkisė, nė dhėnien e lejeve tė ndėrtimit. Koha e kontrollit u shtri pėr njė periudhė 1-vjeēare, nga 1 tetori i vitit 2000 deri nė dhjetorin e vitit 2001.

    Gjatė kontrollit, inspektorėt e Ministrisė tė Pushtetit Lokal, kanė konstatuar shkelje tė shumta flagrante nė zbatimin e ligjshmėrisė, pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit nė qytetin e Lushnjės. Kėshtu, vetėm gjatė njė viti, 86 personave u janė dhėnė lejet e ndėrtimit, edhe pse nė dosjet e tyre mungonte dokumentacioni i pronėsisė mbi truallin. Ndėrkohė, nė 15 dosje tė tjera, vertetimet e pronėsisė mbi truallin kanė qenė fotokopje tė panoterizuara, 17 persona nuk kishin plotėsuar formularin numėr njė, 41 persona nuk ishin plotėsuar formularin numėr dy, ndėrsa 97 persona tė tjerė, nuk kishin plotėsuar formularin numėr tre, kėrkesa kėto tė parashikuara nė ligjin "Mbi urbanistikėn".

    Por mė flagrante, ka qenė "kokėfortėsia" e KRT Lushnjė, e cila ka dhėnė leje ndėrtimi edhe pėr dy persona, edhe pse Prefektura e Fierit, nė bazė tė kompetencave, nuk i ka miratuar kėto kėrkesa, me argumentin se ato pėrbėnin shkelje ligjore.

    Po kėshtu, shkelje ligjore janė konstatuar edhe nė vjeljen e detyrimit financiar tė 2 pėrqindėshit mbi koston e ndėrtimeve, tė vjeljes tė taksės tė ndėrtimeve tė filluara pa leje, e tė tjera.

    Pėr tė gjitha kėto shkelje ligjore, grupi i kontrollorėve tė Ministrisė tė Pushtetit Lokal, ka vėnė para pėrgjegjėsisė, kryetarin e Bashkisė nė qytetin e Lushnjės, Ylli Myftari, si dhe 23 anėtarė tė Kėshillit Teknik dhe tė KRT tė kėsaj Bashkie, tė cilėt kanė shkelur nė mėnyrė flagrante ligjin e urbanistikės, duke arritur deri atje, sa tė japin leje pėr ndėrtime edhe duke prekur tortuaret e pallateve tė ndėrtuara nė kėtė qytet.

    Por, edhe pse kėto shkelje ligjore janė konstatuar qė nė 5 shkurt tė kėtij viti, organi i akuzės nė Lushnjė nuk ka bėrė asnjė pėrēapje pėr tė hetuar rreth kėtyre shkeljeve, tė cilat kanė ēuar nė irritimin e banorėve lushnjarė.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  15. #15
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Blendi Klosi, aksion kundėr korrupsionit pa asnjė dosje

    Mbledhje demagogjike e Nismės Qeveritare Antikorrupsion e cila rrėzon paditė paraardhėse tė ministrisė dhe nuk jep asnjė strategji pėr hetimet e reja kundėr korrupsionit nė administratė

    Me njė protagonizėm tė theksuar, ministri i Shtetit pėr Antikorrupsionin, Blendi Klosi, i cili ishte pagėzuar nė ditėt e para tė formimit tė kabinetit "Nano 5", edhe si ministri i reformės, ka mbledhur dje pėr herė tė parė Grupin e Monitorimit Antikorrupsion, nė njė pėrpjekje pėr tė vlerėsuar, se deri ku ka arritur pėrgatitja e matricės sė antikorrupsionit. Klosi i vlerėsoi pėrgatitjet e ekspertėve, si pėrpjekje qė "synojnė njė analizė teknike dhe tė specializuar pėr tė evidentuar shkaqet e korrupsionit. Lufta kundėr korrupsionit ėshtė njė nga pėrpjekjet kryesore tė qeverisė", u shpreh ministri Klosi, duke shtuar, se "nė kėtė aspekt, secili dikaster ka marrė angazhimet pėrkatėse pėr tė zhvilluar njė luftė tė pėrbashkėt kundėr kėtij fenomeni". Lufta kundėr korrupsionit, u rendit ndėr prioritetet e kabinetit qeveritar, por gjatė kėtyre kohėve, mė shumė ka pasur pushim tė padive tė ngritura ndaj zyrtarėve tė lartė shtetėrore, qoftė nga dosjet qė pėrgatiste paraardhėsi i B.Klosit, Ndre Legisi, qoftė nga paditė e pakta qė hartonte Kontrolli i Lartė i Shtetit. Mjaft prej dosjeve qė publikoi ish-ministri Legisi, u sabotuan nga prokuroria e Rakipit, duke regjistruar kėshtu, njė bllokim tė plotė tė pėrpjekjeve kundėr korrupsionit. Shqipėria ėshtė renditur vazhdimisht nė vendin e parė tė listės sė vendeve me korrupsionin mė tė lartė dhe nėse kjo renditje do ta shoqėrojė Shqipėrinė edhe pas vitit 2003, atėherė dėshtimi i kabinetit tė Nanos, do tė ishte njė fakt qė s'do tė kishte nevojė pėr koment. Kėtė kushtėzim e di edhe Blendi Klosi, i cili deklaroi dje, se nė programin e saj, qeveria ka pėrgatitur matrica me afate tė pėrcaktuara pėr strategjitė kombėtare qė pėrcaktojnė masat e luftės kundėr korrupsionit. Mbi 100 dosje tė paraardhėsit tė Klosit, janė refuzuar nga institucioni i akuzės, ndėrkohė qė pėr to, ministri aktual i Antikorrupsionit, nuk ka bėrė komente, duke u mjaftuar vetėm me retorikėn mbi matricat nė letėr, kundėr korrupsionit tė zyrtarėve shtetėrore.

    E.P.

    55

    A e kupton kush kete lajm?

    Ne paskemi ministri te vecante kunder korrupsionit e asnje nuk denohet per korrupsion!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,136
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Sipas anėtarėve tė komisionit nga Ministria e Rendit janė blerė kėpucė nga Kina vetėm pėr 4 dollarė dhe janė shitur pėr 20 dollarė

    Ministri i Rendit nė Komision parlamentar: Shpėrdorime dhe me kėpucėt

    Rama: Ja vjedhjet nė Rend
    Vetėm nga pasaportat humbėn 3 milionė USD


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ministri Rama u detyrua dje tė pranojė pėrpara Komisionit pėr Rendin dhe SHISH-in, se shpėrdorimet dhe abuzimet nė tendera nga paraardhėsi i tij arrijnė nė miliona dollarė, ku vetėm pėr pasaportat arrin nė 3 milionė.

    Ministri i Rendit Publik, Luan Rama, raportoi pėrpara Komisonit tė Rendit dhe SHISH-it mbi punėn e deritanishme nė drejtim tė pajisjes sė qytetarėve me pasaporta dhe abuzimet e bėra nė kėtė drejtim.

    Pasaportat
    Rama pranoi abuzimet qė janė bėrė nė tenderin e pasaportave e nė njė vlerė prej 3 milionė dollarėsh. Ai tha se pas marrėveshjes sė firmės gjermane dhe palės shqiptare pėr prodhimin e pasaportave tė reja, ėshtė kėrkuar mė pas nga kjo e fundit njė shtesė prej 2.5 milionė dollarėsh pėr TVSH-nė. Kėsaj shume i janė shtuar edhe 0.5 milionė dollarė pėr menaxhim apo trajnim tė pėrsonelit tė policisė, duke kapur vlerėn prej 3 milionė dollarėsh, qė nuk ishin tė pėrcaktuar nė kontratėn e bėrė nga pala shqiptare dhe ajo gjermane. Anėtarėt e komisionit kanė kėrkuar ndjekje penale pėr tė gjithė ata pėrsona tė implikuar nė kėtė aferė tė paligjshme. Madje nga komisioni u theksua se krahas ndjekjes nga Prokuroria Shqiptare, tė kėrkohet nga njė gjykatė ndėrkombėtare ndjekje penale edhe pėr firmėn gjermane. Po ashtu nga ministri Rama u pranua edhe fakti qė deri tani nė Shqipėri kanė hyrė vetėm 160 mijė pasaporta, shifėr kjo 2-3 herė mė e ulėt nga ēfarė ishte deklaruar mė parė. Ndėrsa vetėm pėrpara njė muaji nga drejtues tė Ministrisė sė Rendit u raportua se me ardhjen e kontigjentit tė fundit prej 70 mijėsh plotėsohej numri i pėrgjithshėm prej 600 mijė pasaportash, shifrat e djeshme treguan njė realitet krejt tė kundėrt. Po ashtu, nga anėtarėt e Komisionit pėr Rendin dhe SHISH-in u theksua se shkelje janė bėrė qė nė procedurat pėr tenderin e pasaportave, qė ēoi nė pėrjashtimin e shumė firmave serioze.

    Karburantet dhe veshmbathjet
    Ministri Rama pranoi se nga ana e personave tė caktuar ne Ministrinė e Rendit pėr tenderin e karburanteve janė vėnė re aabuzime tė mėdha. Kėshtu, sipas shifrave tė paraqitura, nga kjo ministri janė blerė 0.5 milionė litra karburant, ku nga ēmimet e blerjes mendohet qė pėrfitimet nga drejtues tė kėtij dikasteri tė jenė 70 milionė lekė tė reja. Por, krahas abuzimeve nga tenderat e mėsipėrm, shuma tepėr tė mėdha janė pėrfituar edhe nga tenderat pėr blerjen e veshmbathjeve. Sipas anėta-rėve tė komisionit nga Ministria e Rendit janė blerė kėpucė nga Kina vetėm pėr 4 dollarė dhe janė shitur pėr 20 dollarė, ndėrkohė qė janė blerė veshmbathje pėr 3 dollarė, tė cilat janė shitur mė pas pėr 14 dollarė. Mendohet qė edhe kėtu tė jetė abuzuar me miliona lekė, ndonėse nuk janė dhėnė shifra mbi sasinė e veshmbathjeve e kėpucėve.


    ABUZIMET E MINISTRISE SE RENDIT

    Ø 3 milionė dollarė janė pėrfituar nga tenderi i pasaportave, shumė e cila ėshtė shtuar nga pala shqiptare, ndonėse nuk ishte e pėrfshirė nė kontratėn me firmėn gjermane
    Ø 70 milionė lekė tė reja mendohet abuizmi nga tenderat e karburanteve, duke krahasuar ēmimin e blerjes qė figuron nė dokumentet e kėtij dikasteri, me ēmimin real tė tregut-Nga Ministria e Rendit janė blerė kėpucė nga Kina me njė vlerė prej 4 dollarėsh, tė cilat janė shitur mė pas me 20 dollarė
    Ø Janė blerė veshmbathje, po nga Kina, me njė vlerė prej 3 dollarėsh, tė cilat janė shitur mė pas me 13 dollarė. Edhe abuzimet nė tenderin e kėpucėve dhe veshmbathjeve llogariten nė miliona lekė
    Ø Eshtė propaganduar se vetėm njė numėr i vogėl pasaportash priten pėr tė plotėsuar numrin e pėrgjithshėm prej 600 mijė pasaportash, ndėrkohė qė aktualisht kanė hyrė nė Shqipėri vetėm 160 mijė
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    KOZETA FINO tepkė si KOZETA e HUGOIT...lol


    -------------
    TIRANĖ (14 Shtator) - Kozeta Fino, ish-kryetarja e Agjencisė Kombėtare tė Privatizimit u shkarkuar nė bazė tė njė raporti tė KLSH, ku janė evidentuar shumė shkelje. Kontrolli i Lartė i Shtetit i ka paraqitur Prokurorisė sė Pėrgjithshme njė dosje tė kontrollit qė ka bėrė nė kėtė agjenci javėt e fundit. Nė kėtė raport Kozeta Fino bėhet pėrgjegjėse direkte pėr njė shkelje tė ligjit, i cili ka ēuar nė favorizim tė disa pronarėve qė kanė blerė hotele, kryesisht nė bregdet. Shkeljet qė pėrmenden nė raport janė tė shumta. Mes tyre bien nė sy edhe privatizime qė kohė mė parė kanė bėrė bujė. Kozeta Fino u shkarkua nga detyra nga ana e kryeministrit Nano me argumentimin "pėr tė parandaluar abuzimet e mėtejshme". Me kaq ėshtė shoqėruar vendimi i kryeministrit, por nė tė vėrtetė njė dosje ėshtė paraqitur nė prokurori nė lidhje me kėtė agjenci. Kozeta Fino duket se do tė japė llogari nė lidhje me njė udhėzim tė nxjerrė prej saj nė 30 gusht tė vitit 2001. KLSH-ja ka bėrė njė kontroll dhe e ka quajtur veprimtarinė e AKP-sė jo tė rregullt sipas kėtij udhėzimi. "Pėrqendrimi i privatizimit tė trojeve nė AKP qendėr bie ndesh me vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr.562, datė 09.10.1995, ku nė pikėn e parė tė tij ngarkohen degėt nė rrethe pėr privatizimin e tyre. Ndėrhyrjet nė kompetencat e strukturave tė AKP-sė duhet tė bėhet me vendim tė qeverisė, si rrjedhojė, ndėrhyrja nė kėto kompetenca me atė nė udhėzimit pėrbėn shkelje tė vendimit tė mėsipėrm", kėshtu thuhet nė raportin e KLSH-sė, e pėrkthyer ndryshe, do tė thotė shkelje e ligjit. Mė pas, KLSH-ja ka zbėrdhyer tė gjithė udhėzimin dhe nxjerr pėrfundimin se AKP-ja ia ka dhėnė tė drejtėn vetes tė shesė pa kufizim truall tė lirė, tė pazėnė me objekt, "mjafton ta kėrkosh e tė mos jetė i parashikuar nė planet rregulluese", thuhet nė raport. "Pėr plotėsimin e vėrtetimeve tė kėtij udhėzimi, organeve pėrkatėse nuk u ėshtė marrė detyrim apo angazhim zyrtar. Si rrjedhojė, konkretisht janė lėshuar si dhe janė pranuar dokumente tė papėrgjegjshme, tė parregullta, tė paprotokolluara", thuhet nė raport. Ky institucion i quan flagrante rastet e lidhjes sė kontratave tė qirasė sė trojeve shtesė mbi atė tė pėrcaktuar nė kontratėn e shitjes sė objektit. Arsyetimi i KLSh-sė pėr kėtė udhėzim, nė bazė tė tė cilit janė bėrė shumė shkelje tė ligjit nga ana e AKP-sė, shprehimisht thotė: "Pėr sa trajtuam mė sipėr, mbajnė pėrgjegjėsi pėr nxjerrjen e udhėzimit numėr 20, datė 30 gusht 2001, nė kundėrshtim me VKM-562, drejtorja e AKP-sė, Kozeta Fino, ish-pėrgjegjėsi i sektorit juridik, Bledar Doracaj, dhe jurisi, Durim Grabova". Me kėtė mbyllje tė raportit, KLSH-ja i ėshtė drejtuar, pėrveē Kėshillit tė Ministrave, institucioneve tė ndryshme edhe Prokurorisė pėr tė proceduar. DISA NGA SHKELJET E GJETURA NGA KLSH ØVila 32/1 e shitur vetėm me njė konkurrent, me 11.7 milionė lekė mė pak se vlera reale ØUdhėzim i jashtėligjshėm nxjerrė nga drejtoresha Kozeta Fino ØNė shumė raste janė bėrė shtesa tė truallit tė shitur nga AKP-ja, nė bazė tė udhėzimit 20 tė nxjerrė nga ky institucion, gjithsej 18416.5 metra katrorė ØShitje tė objekteve me njė konkurrent tė vetėm ØLlogaritje e gabuar e vlerės sė objekteve, duke mos respektuar vendimet e Kėshillit tė Ministrave ØShitja pa ankand e objekteve me vlerė tė ulėt

    ed/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb)



    Pasaportat: 15 zyrtarė nėn akuzė pėr abuzime
    Lajmi i ores 8:05 AM




    TIRANĖ (14 Shtator) - Pasaportat vėnė nėn hetim 15 persona. Dje burime shumė tė besueshme nga Prokuroria e rrethit tė Tiranės pohuan se mė tė mundshmit pėr t'u vėnė nėn akuzė (pse jo dhe nėn pranga), pėr skandalin mė tė pėrfolur nė Ministrinė e Rendit Publik, janė anėtarėt e komisionit tė vlerėsimit tė ofertave dhe anėtarėt e komisionit tė hartimit tė dokumentacionit tė tenderimit. Megjithatė jashtė kėsaj vorbulle nuk mbetet dhe ish-ministri i Rendit, Ilir Gjoni, dhe drejtori i Policisė sė Rendit nė dikasterin e bluve, kolonel Veli Myftari, i cili dy ditė mė parė u thirr pėr tė dhėnė shpjegime nė organin hetimor tė kryeqytetit. Ndėrkohė qė po hidhen pėrfundimisht nė "sitė" kompetencat e pėrgje-gjėsitė e personazheve qė njė vit mė parė lidhėn kontratėn e "famshme" me firmėn gjermane "Bundes Druckerei", pėrflitet nėn zė nga pėrfaqėsues tė akuzės, se i pandehuri tashmė i deklaruar, Edmond Aliaj, ėshtė njė ndėr "mėkatarėt" e skandalit. Hetimi Dosja e "Pasaportave" profesionalisht nė "ring"?! Vėshtirė qė dikush tė pėrgjigjet saktė, pasi kėsaj here grepi i pėrfaqėsuesve tė ligjit duhet tė zhytet thellė, pikėrisht te "krapi" i madh qė mban mbi vete miliardat e humbura. Pas njė kohe tė gjatė hetimi, dje pėr herė tė parė burime nga akuza konfirmuan numrin e saktė tė personave nėn hetim. Bėhet fjalė pėr 15 zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Rendit Publik. Njė shifėr kjo e pashoqėruar me emra konkretė. Por mė tė mundshmit, tė pėrfshirė nė top-listėn sekrete tė prokurorisė, mbeten anėtarėt e komisionit tė vlerėsimit tė ofertave dhe anėtarėt e komisionit tė hartimit tė dokumentacionit tė tenderit tė pasaportave. Kush do ta hajė...?! Nuk dihet. Momentalisht ėshtė marrė i pandehur vetėm shefi i prokurimit nė Ministrinė e Rendit Publik, Edmond Alia. Por faktet e mbledhura deri tani pėr ēėshtjen e "Pasaportave" e kapėrcejnė kėtė tė fundit duke mbėrthyer nė "lak" shefa apo ish-shefa tė tij, si ish-ministrin e Rendit, Ilir Gjoni, zėvendėsministrin aktual, Bujar Himēi, dhe vajzėn e presidentit tė Republikės, Ana Moisiu. "Qė ta zbardhėsh saktė tė vėrtetėn e tenderit tė pasaportave duhet shkuar shumė larg...", citojnė ekspertė tė akuzės. Hetuesit kanė kryer njė mori veprimesh hetimore, kanė marrė nė pyetje shumė nga personat e pėrfshirė nė ēėshtje, tashmė mbetet vetėm finishi, prangat. Kriza Kontrata e firmosur njė vit mė parė me firmėn gjermane "Bundes Druckerei" pėr realizimin e tenderit tė pasaportave pasoi me njė fillim tė keq e fund shumė tė idhėt. Njė shtet me xhepa tė zbrazur dhe mijėra qytetarė tė terrorizuar nga sorollatja e pafund nė dyert e komisariateve tė policisė. Kėrkesat e shtetasve pėr sigurimin e dokumentit tė identifikimit janė tė shumta, ndėrsa furnizimi nga firma fituese e tenderit, e pakėt. Nė kėto rrethana hetimi i nisur nga prokuroria pėr vėnien para ligjit tė tė gjithė atyre qė abuzuan me tenderin e pasaportave, duket si njė kompresė e ftohtė e destinuar pėr tė ulur "temperaturėn" qė prodhon kriza dhe ambienti pėrreth.

    ed/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb)


    ------------

    eeehhh mor aman.. te shullec mullaqet ne ishujt ekzotike duhen parate e dynjase..
    E nga ti marrėn proletaret tane Socialiste ato thase me para..keshtuqe..c'te bejne fukarenjte....fusin "lugen" nga pak ne arke te ketij Shteti tmerresisht te pasur..

    ehh more Nano si do ja bec hallit ti me keta hajdute nga te kater anet...lol.
    Dhendri Poetit proletar..vetem me dy fakse firmes gjermane te PASOSHAVE i rruajti 850 000 dollare..
    E po Elona nuku mund te shtrije shalet ne reren e golemit plot me plehra..keshtu qe per te ngrohur ajo lulken ne COTE D'azurr duhen miliona..
    Keshtu e kane keto pune..

    he me te lumte moj Parti MIK te madh na pate ti..

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,136
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Skandali i pasaportave: Dy firmat e skualifikuara "Euro Get" dhe "Polaroid" kishin bėrė padi civile

    Gjykata e Tiranės fshehu dosjen e tenderit

    Nė paditė e tyre drejtuesit e firmave pretendonin skualifikimin e padrejtė nga tenderi, duke pėrmendur cilėsinė e pasaportave tė reja 10-vjeēare, tė cilat ishin me cilėsi mė tė lartė dhe mė tė lira krahasuar me firmėn fituese "Bundes Druckerei"



    TIRANĖ - Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės, injoroi paditė civile tė dy firmave pjesėmarrėse nė tendrin e pasaportave. Pas denoncimeve tė mbėrritura, Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės, u mjaftua vetėm me protokollimin e dy padive civile nga dy firma tė skualifikuara padrejtėsisht nga tenderi i pasaportave. Burime tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės, bėjnė tė ditur se, muaj mė parė se sa denoncimi publik i tenderit tė pasaportave tė merrte pėrmasa tė tilla, dy firmat e skualifikuara nga tenderi "Euro Get" dhe "Polaroid", ju drejtuan nėpėrmjet padive civile, Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės. Nė paditė e tyre, ato pretendonin skualifikimin padrejtėsisht nga tenderi. Pėr kėtė, ata pėrmendnin edhe cilėsinė e pasaportave tė reja 10-vjeēare, sipas tė cilave krahas edhe ēmimit, u jepnin shumė avantazh atyre, krahasuar me firmėn fituese "Bundes Druckerei".

    Prej muajsh tė shumtė qė prej depozitimit tė padive, ende edhe sot, Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės, nuk ka ndėrmarrė asnjė veprim pėr zbardhjen e mundshme tė tenderit tė pasaportave. Sjellja e Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės, nuk ngelet mė pas nga ajo e Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Organi qėndror i akuzuės, i vėnė nė dijeni pėr skandalin e pasaportave shumė mė herėt, u shndėrrua nė njė protektor tė hajdutėve. Megjithė denoncimet e shumta nė rrugė zyrtare, asnjėherė Arben Rakipi, nuk ndėrmorri asnjė veprim pėr hetimin e tenderit tė pasaportave. Denoncimet publike tė bėra edhe nė media, para largimit tė Rakipit nga Prokuroria e Pėrgjithshme, e detyruan atė qė tė lėshojė njė urdhėr formal pėr ēelje hetimesh nga ana e Prokurorisė sė rrethit tė Tiranės. Burime tė Prokurorisė sė rrethit tė Tiranės, bėjnė tė ditur se pas kėtij urdhėri ata patėn kohė vetėm sa pėr tė sekuestruar dosjet e Ministrisė sė Rendit Publik dhe tė kontrolleve zyrtare, pėr tenderin e pasaportave. Pas kapėrcimit tė kėsaj "faze", Prokuroria e rrethit tė Tiranės, pėrballet me njė tjetėr urdhėr, sipas tė cilit dosja duhet tė transferohej nė Prokuroinė e Pėrgjithshme. Prej asaj kohe, dosja e pasaportave u la nė harresė nga Arben Rakipi, bėjnė tė ditur tė njėjtat burime.

    Pėrfshirjen e Rakipit nė mbylljen e skandalit tė pasaportave, pak ditė mė parė e denoncuan edhe deputetėt, anėtarė tė Komisionit Parlamentar tė Rendit e SHISH-it. Nė mbledhjen e fundit tė tij, Komisioni Parlamentar i Rendit e SHISH-it, denoncoi pėrfshirjen e Ilir Gjonit ish-ministrit tė Rendit Publik e tė Arben Rakipit ish-Prokurorit tė Pėrgjithshėm, nė zvarritjen dhe mė pas mbylljen e hetimeve pėr tenderin e pasaportave. Nė kėtė pėrfundim ky komision arriti pas njė kontrolli, qė dy deputetė ushtruan nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Nė pėrfundim tė kontrollit tė tyre, pėr dokumentat e skandalit me tenderin e pasaportave, dy deputetėt kanė njoftuar edhe Komisionin Parlamentar tė Rendit e SHISH-it. Sipas tyre, Prokuroria e Pėrgjithshme, Ilir Gjoni dhe Arben Rakipi, kanė zvarritur hetimet dhe mė pas kanė mbyllur skandalin e pasaportave.

    Denoncimi i Komisionit Parlamentar tė Rendit e SHISH-it, pason pohimin e pak ditėve mė parė, qė Ilir Gjoni nga SHBA-tė bėnte pėr mėnryėn e ndjekur mes tij dhe Rakipit pėr mbylljen e skandalit. Sipas Gjonit, nė 30 gusht tė vitit tė kaluar, ai i kishte kėrkuar Arben Rakipit e Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė kryente hetime pėr tenderin e pasaportave. "Pas investigimeve tė nevojshme, kjo e fundit ėshtė shprehur publikisht se nė zhvillimin e tenderit tė pasaportave nuk ka shkelje", pohoi Gjoni.

    Artur BEGA
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,136
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    "Dosja Mazi". Si ka abuzuar ish-drejtori i RTSH me tenderat, dokumentarėt, emisionet, reklamat, etj

    Tenderat e Edi Mazit, 1.2 miliard

    Pėr njė dokumentar tė shfaqur nė TV publik, Mazi merrte paradhėnie, ose i ndante paratė me regjizorin e dokumentarit. Nėse njė regjizor do tė shfaqte njė dokumentar, apo film televiziv, binte dakord me drejtorin e Pėrgjithshėm tė RTSH qė t’i ndanin bashkė paratė


    TIRANĖ - "Dosja Mazi" e skandalit RTSH-sė i ka kushtuar shtetit mbi 600 milion lekė humbje. Edi Mazi u vu nėn hetim para dy muajsh dhe Prokuroria i kėrkoi Gjykatės shkarkimin e tij nga detyra, por kjo kėrkesė u rrėzua nga Gjykata e Tiranės. Megjithatė, pas shume presionesh, Mazi u detyrua tė japė dorėheqjen nga kreu i RTSH. Prokuroria ka grumbulluar tė gjithė dokumentacionin, ndonėse njė pjesė e tij ėshtė zhdukur nga Mazi, dhe po heton tė gjitha shkeljet me tenderat, emisionet televizive, dokumentarėt, reklamat, etj,.

    Organi i akuzės po heton dokumentacionin e RTSH, por nė fakt, Mazi ka abuzuar edhe nėpėrmjet korrupsionit tė padukshėm. Burime nga RTSH bėjnė tė ditur se vetėm njė regjizor i njohur ka marrė 700 milion lekė nga RTSH pėr dy-tre dokumentarė. Tė njėjtat burime saktėsojnė se, pėr njė dokumentar tė shfaqur nė TV publik, Mazi merrte paradhėnie ose i ndante paratė me regjizorin e dokumentarit. Nėse njė regjozor do tė shfaqte njė dokumentar, apo film televiziv, binte dakord me drejtorin e Pėrgjithshėm tė RTSH qė t’i ndanin paratė bashkė.

    Gjithėsesi, ndonėse Mazi dhe njerėzit qė e rrethojnė atė ka zhdukur njė pjesė tė dokumentave qė e implikojnė atė direkt nė zhdukjen e milionave, burime tė Prokurorisė bėjnė tė ditur se, deri tani ėshtė grumbulluar i gjithė dokumentacioni kompromentues qė e thellon sė tepėrmi ish-Drejtorin e Pėrgjithshėm tė RTSH, Edi Mazi nė kėtė skandal. Burimet e Prokurorisė konfirmuan gjithashtu se, nuk ka pėrfunduar ende hetimi pėr dėmin total tė shkaktuar nė TV publik nėpėrmjet abuzimeve tė ndryshme nė sektorin financiar.

    Ish-drejtori i dorėhequr i RTSH, Edi Mazi, ėshtė nėn hetim nėn akuzėn e abuzimit nė 7 tendera me njė shumė tė pėrgjithshme rreth 200 mijė USD. Tė gjitha shkeljet kanė tė bėjnė me tenderat e lidhur nga RTSH gjatė kohės qė ai ka qenė drejtor. RTSH, nėpėrmjet kryetarit tė komisionit tė tenderave, Edi Mazi, ka shkelur barazinė e subjekteve pjesėmarrėse nė to, duke favorizuar nė kundėrshtim me ligjin disa subjekte nė kurriz tė subjekteve tė tjera pjesėmarrėse, duke i sjellė shtetit njė dėm prej miliona lekėsh.

    Mbi Mazin tashmė rėndon edhe zhdukja e dokumentacionit dhe falsifikimi i firmave tė tenderit tė kompjuterave. Dy prej anėtarėve tė thjeshtė tė komisionit tė tenderit pohuan para prokurorėve se, nuk ishin firmat e tyre, por firmat e hedhura pėrkrah emrit tė tyre ishin false.

    Nė bazė tė dokumentacionit qė ndodhet nė duart e hetuesve, rreth 85 pėrqind e fondit tė investimeve tė RTSH kanė kaluar me njė vendim tė drejtorit tė pėrgjithshėm, Edi Mazi pėr t’u prokuruar nė njė prej drejtorive lokale nė pėrbėrje tė kėtij institucioni. 1 miliard e 200 milion lekė investime publike nė fushėn e transmetimit tė pjesėve tė kėmbimit dhe tė ruajtjes sė objekteve i kanė kaluar drejtorisė lokale tė stacionit tė Tiranės. Kjo, nė njė kohė qė shuma nė fjalė pėrbėn gati 85 pėrqind tė gjithė investimeve publike tė RTSH, tė cilat janė nė nivelin e 1.7 miliard lekėve. Mazi nuk ėshtė ndalur kėtu, por pasi ka dhėnė pėr tė tenderuar ka dėrguar edhe pjesėn tjetėr qė plotėson shumėn prej 1.2 miliard lekėsh pėr tė tenderuar nė kėtė drejtori.

    Rexhep POLISI



    Ja si ka abuzuar Mazi me kontratat



    ***

    Nėnshkrimi i njė marrėveshje tė Mazit me shoqėrinė "Magic Bingo Albania" pėr transmetimin e Telebingos, duke ulur kohėn e faturimit nga 40 nė 8 minuta, ka pakėsuar tė ardhurat nė rreth 400 milionė lekė.

    Arkėtimi i shumės prej 37 035 000 lekė nga "Magic Bingo Albania", pėr moszbatim tė tarifės sė pėrcaktuar nė kontratė dhe penaliteve pėrkatėse. Zbatimi i vendimit tė Kėshillit Drejtues, ku pėrcaktohen rritja e nivelit tė tarifės nga 30 mijė lekė pėr minutė nė 35 mijė lekė pėr minutė qė duhet tė paguajė "Magic Bingo Albania".

    Rishikimi i nenit tetė tė kontratės sė lidhur me "Magic Bingo Albania", qė ka tė bėjė me ekskluzivitetin e transmetimit tė Telebingos nė TVSH, me qėllim heqjen e kėtij neni, me mirėkuptimin e palėve, etj...

    Kontratat pėr spote dhe reklamė, shpėrblim nė natyrė pėr RTSH.

    ***

    Kontrata e lidhur mes Edi Mazit dhe agjensisė "PUBLIMEDIA" qė mban datėn 29 Dhjetor ’99 i ka kushtuar buxhetit tė RTSH-sė rreth 32 milion lekė.

    ***

    "Fest 2000" i ka kushtuar Edi Mazit 250 milion lekė. Shpenzimet pėr shtatė filma dhe dokumentarė llogariten nė 93 milion lekė, ndėrsa shuma ėshtė e barazvlefshme me buxhetin vjetor tė RTSH.

    ***

    Aktmarrėveshja e lidhur ndėrmjet Radio-Tiranės, pėrfaqėsuar nga drejtori Martin Leka dhe kompanisė "Ada Air" pėrfaqėsuar nga Bajram Muēa me objekt; Radio-Tirana merr pėrsipėr qė pėr periudhėn 25.05.2001, t’i transmetojė kompanisė "Ada Air" 540 spote me vlerė 291 600 lekė kundrejt shėrbimit nė natyrė me bileta avioni deri nė shlyerjen e plotė tė kėsaj vlefte brenda afatit tė kėsaj aktmarrėveshjeje. Nga verifikimet e kryera nė drejtorinė e Marketingut tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme dhe nė sektorin e Financės sė Radio-Tiranės, rezulton se nga ana e Radio-Tiranės ėshtė kryer shėrbimi nga "Ada Air", kurse pėr marrje bileta avioni nuk kishte asnjė dokument justifikues si dhe nuk kishte rakordim midis kontraktuesve. Diferenca e krijuar prej 291 600 lekė pėrbėn dėm ekonomik pėr RTSH-nė.

    ***

    Nė Kontratėn e Kampionatit Kombėtar tė Futbollit janė zbuluar firmosje kontratash skandaloze ku vetėm njė gol ka kushtuar 10 milion lekė. Nė firmosjen e kėsaj kontrate ndeshja e kampionatit tė futbollit ėshtė blerė 10 herė mė shumė se oferta qė ėshtė paraqitur nė njė televizon tjetėr.

    Nga transmetimi i kampionatit kombėtar tė futbollit, TVSH-sė i duhet tė paguajė njė borxh prej 300 milion lekėsh. Kjo, pasi transmetimi i ndeshjeve tė futbollit kryhej nė orare tė stėrzgjatura, ndėrkohė qė RTSH nuk ka respektuar kontratėn me firmat qė kanė sponsorizuar reklamat.

    ***

    Kontrata e lidhur midis RTSH-sė dhe firmės "Guden" me objekt pėr shumėn prej 180 600 lekė tė reklamave nė radio e televizion, tė shpėrblejė nė natyrė, duke pėrgatitur dhe montuar tre dyer pėr zyrat e Drejtorisė sė Marketingut.

    ***

    Kontrata e lidhur mes RTSH dhe firmės "Usluga" me objekt "RTSH transmeton spote nė Radio-Televizion pėr firmėn "Usluga" nė vlerėn 288 000 lekė, kundrejt shpėrblimit nė natyrė, nė pajisje me ndriēues elektrikė tė zyrave tė Drejtorisė sė Marketingut.

    ***

    Kontratė mes RTSH dhe firmės "Pekomeri" me objekt: "RTSH merr pėrsipėr reklama nė Radio-Televizion nė shumėn 194 760 lekė kundrejt shpėrblimit nė mall dhe nė natyrė".

    ***

    Kontrata e lidhur mes RTSH-sė dhe firmės "Enternal" me objekt: "Firma Enternal" pėr shumėn prej 1 188 000 lekė tė spoteve publicitare, tė shpėrblejė RTSH-nė nė natyrė pėr punime tė ndryshme ndėrtimi pėr rikonstruksionin e zyrės sė Drejtorisė sė Marketingut.

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,136
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    "Ne qeveri, ka ministra me OJQ"

    "Te gjithe i njohim ministrat dhe zyrtaret e larte te shtetit, te cilet kane organizata jo qeveritare dhe bejne lidhje te shkurtra me donatoret dhe me ambasadat per te marre fonde. Dihet tashme se perfitimet e ketyre organizatave qe drejtohen nga politikanet jane me te medha, edhe per shkak te ndikimeve te tyre te drejtperdrejta, pa harruar ne kete pike edhe konfliktin e interesave qe kane keta njerez me te qenurit e tyre ne pozicione drejtuese te shtetit"

    "Ministrat me organizata jo-qeveritare, po na konkurojne ne menyre te pandershme ne tregun e shoqatave jo-fitimprurese". Ky ishte nje nder konkluzionet e dala ne panelin e bashkepunimit te OJF-ve (organizata jo-qeveritare ose jo-fitimprurese) me shtetin, ne Konferencen Kombetare per "Ceshtje te zhvillimit te OJF-ve ne Shqiperi", organizuar nga Ambasada Amerikane ne Tirane. Nje konference e tille, e cila filloi gjate dites se djeshme dhe do te vazhdoje edhe ne diten e sotme, si organizim i ambasades amerikane, ka si qellim kryesor monitorimin e gjendjes se shoqatave jo-fitimprurese shqiptare, por njekohesisht edhe ceshtje te bashkepunimit mes tyre me shtetin.

    Por akuzat qe u ngriten ne drejtim te politikaneve te vecante ne kete panel, nuk ishin te pakta. Dhe jo vetem ndaj tyre, por edhe ndaj disa organizatave nderkombetare jo-fitimprurese, te cilat operojne ne Shqiperi nen idene e nje konkurence te pandershme, duke marre fonde pafund dhe duke i shperdoruar ato ne menyre te pakontrolluar, ne sektore te cilet nuk kane nevoje per trainime. Sipas diskutanteve te OJQ-ve shqiptare, nje gje e tille behet per te zgjatur sa me shume tranzicionin ne vend, ne menyre qe edhe keto kompani, te kene mundesi te vazhdojne ne menyre te panderprere projektet e tyre ne Shqiperi, duke e konsideruar kete te fundit si nje vend ne tranzicion.

    "Te gjithe i njohim ministrat dhe zyrtaret e larte te shtetit te cilet kane organizata jo-qeveritare, dhe bejne lidhje te shkurtra me donatoret dhe me ambasadat per te marre fonde. Dihet tashme se perfitimet e ketyre organizatave qe drejtohen nga politikanet jane me te medha, edhe per shkak te ndikimeve te tyre te drejtperdrejta, pa harruar ne ketepike edhe konfliktin e interesave.

    Kjo gje e cila u deklarua ne konferencen kombetare e organizuar nga ambasada amerikane ne Tirane eshte nje akuze e rende per kabinetin Nano, ndaj duhet qe kryeministri, i cili deklaron perdite per ndeshkime te korrupsionit ne nivele te larta te politikes e te qeverisjes do te bente mire te evidentonte emrat e ministrave te tij qe jane te perfshire ne konflikte te tilla interesash. Dihet nga te gjithe se disa prej ministrave te kabinetit te tij, duke shfrytezuar postin zyrtar marrin shuma te medha ne llogarite e ketyre "organizatave jofitimprurese" dhe formalisht bejne nje "doreheqje" nga posti i presidentit te organizates, por ne te vertete jane ato qe diktojne fondet dhe gjithe veprimtarine e tyre. Ne momentin qe largohen nga posti i ministrit atehere menjehere na mbijne President te organizates x apo y. Ne thelb ky eshte shfrytezim i postit zyrtar. Ndaj, meqe fatmiresisht zoti Nano e ka CV e paster ne kete sens do te bente mire qe te ngrinte nje ekip kontrolli per kete akuze te konferences kombetare te organizatave jo qeveritare e organizuar nga ambasada amerikane dje ne Tirane. Por jashte ketij hetimi publik nuk eshte mire te lihen edhe deputetet dhe ish-ministrat.

    Akuza ne media per kete fenomen jane hedhur deri dje per ministrat Kastriot Islami e Arben Malaj, por edhe per politikane si ish-ministrat Ylli Bufi e Anastas Angjeli, kryetarin e Kuvendit Servet Pellumbi e Presidentin e Republikes Moisiu, etj, por ,ndonese dihet publikisht, duhen verifikuar edhe zyrtarisht nga kabineti i Nanos.

Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 432
    Postimi i Fundit: 23-02-2018, 13:46
  2. Turqi, gjuha shqipe nė programin e televizionit shtetėror
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 16:11
  3. Si po shpenzohet buxheti shtetėror
    Nga starfo nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 09:31
  4. Mjerimi I Mesuesit, Krim Shteteror
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 13:17
  5. SHISH - Sherbimi Informativ Shteteror.
    Nga BlueBaron nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 12:31

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •