Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 92 prej 92
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    NANO, 400 MILIONE LEK BOTUESIT TE GAZETES "SHEKULLI"

    Mbreme mbledhja e qeverise ka mbaruar shpejt, pasi nuk kishte shume vendime, perjashtuar si me i rendesishmi, dhenia me prokurim te drejteperdrejt nga Keshilli i Ministrave i nje fondi prej 400 milione leke (te vjetra) firmes 2K Group. Ky fond iu dha firmes se botuesit te gazetes "Shekulli" Koco Kokedhima me arsyetimin per te pastruar plazhin e Durresit nga mbeturinat e ndertimeve pa leje ,te cilat jane prishur nga policia ndertimore. Prokurorim i drejtperdrejte ne gjuhen ligjore do te thote se shuma ne fjale prej 400 milion lekesh i eshte dhene pa tender firmes 2K Group.

    Botuesi i gazetes "Shekulli" njihet per ndermarrjet e shumta te privatizuara, sidomos gjate qeverisjes se socialisteve, por tash nje vit edhe si mbeshtetes i hapur i politikave te kryeministrit Nano.

    Pas Durresit qeveria mendon te jap edhe nje fond tjeter prej 350 milion lekesh per te pastruar zonen e Vlores dhe te Sarandes. Me sa duket qeveria po i kushton nje vemendje te vecante turizmit te ketij viti, nga i cili mendohet te merren shume te ardhura per buxhetin e shtetit.

    A.I.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #82
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    MIRATOHET ME NDRYSHIME KODI I FAMILJES

    Nėn hetim motra e Islamit
    Akuza: Shiti nėn kosto vilėn e ish-bllokut


    TIRANE

    Liljana Rexha, motra e ministrit tė Financave, Kastriot Islami, merret e pandehur nėn akuzėn e "shpėrdorimit tė detyrės". Akzua e cila i ėshtė komunikuar paraditen e djeshme, ka tė bėjė me parregullsitė e konstatuara nė shitjen e vilės 32/1 (ngjitur me ish-vilėn e Enver Hoxhės), e cila i ėshtė shitur Gjergj Zhejit, pėr 2,5 milion lekė. Pėrveē Rexhės nė hetim janė pėrshfirė edhe 4 persona tė tjerė, nėn akzuėn e shkeljes sė barazisė nė tendera. Tė akuzuarit kanė qenė anėtarė tė komisionit tė AKP-sė dhe tė Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare, i ngritur pėr shitjen e vilės. Parregullsitė e konstatuara kanė tė bėjnė me mėnyrėn e vlerėsimit tė vilės dhe me procedurat e tenderit pėr shitjen e saj.

    Vlerėsimi i vilės

    Nė maj tė vitit tė kaluar ėshtė bėrė shitja e vilės 32/1 (me sipėrfaqe 530 metra katrorė), e cila mė parė ishte vlerėsuar nga njė komision i ngritur posaēėrisht pėr kėtė punė. Nė komision bėnte pjesė edhe Liljana Rexha. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, ka rezultuar se komisioni i vlerėsimit e ka ēmuar vilėn me njė vlerė shumė mė tė vogėl nga vlera reale. Ky fakt u konstatua afro njė vit mė parė edhe KLSH-ja. Madje nga pėrllogaritjet qė ka bėrė kjo e fundit, ka rezultuar se vlera reale e vilės ishte 14 milionė lekė dhe jo 2,5 milionė, siē ishte vlerėsuar nga komisioni. Ulja e vlerės sė vilės ėshtė bėrė pasi ėshtė rritur nė mėnyrė fiktive vjetėrsia e saj, me preteksin se nuk gjendej certifikata qė tė vėrtetonte vitin e ndėrtimit. Por edhe ky pretendim rezultoi i pavėrtetė, pasi certifikata e vitit tė ndėrtimit ėshtė gjetur mė pas nga KLSH-ja. Madje kjo e fundit i kishte lėnė pėr detyrė anėtarėve tė komisionit tė vlerėsimit qė tė dėmshpėrblenin diferencėn ndėrmjet vlerės reale tė vilės dhe asaj qė ishte shitur (11,5 milionė lekė). Pikėrisht pėr kėtė parregullsi ėshtė e pandehur edhe Rexha, e cila ka qenė anėtare e komisionit tė vlerėsimit.

    Tenderi

    Katėr tė pandehurit e tjerė qė janė pėrfshirė nė kėtė hetim, akuzohen pėr "shkelje tė barazisė nė tendera". Nga shqyrtimi i dokumentacionit ka rezultuar se nė tenderin e shitjes sė vilės janė ofruar blerės me shuma mė tė larta nga ajo qė ėshtė shitur. Por nė mėnyrė abuzive ato janė eliminuar, duke e bėrė pjesėmarrės tė vetėm nė tender dhe njėkohėsisht pronar tė vilės, Gjergj Zhejin, kundrejt ēmimit fillestar prej 2,5 milionė lekėsh.


    Precedenti me vilat qeveritare tė Vlorės

    Katėr muaj mė parė Prokuroria e Tiranės ka hapur hetimet edhe pėr rikonstruksionet e vilave qeveritare nr.7-8 nė qytetin e Vlorės. Objekt i kėtij hetimi kanė qenė vlerat financiare tė rikonstruksionit, tė cilat ishin shumė mė tė larta se volumi i punės sė kryer nė to. Megjithėse nė kėtė ēėshtje u morėn tė pandehur edhe dy ish-drejtorė tė shėrbimeve qeveritare, aktualisht tė pandehurit e vetėm tė kėsaj dosjeje janė dy pėrfaqėsuesit e firmės "Saliko".


    Kurthi i tenderit, policia pranga pronarin

    Pėrpara shitjes, nė vilėn 32/1 banonte prej 5 vitesh familja Bardhi, e cila kishte ofruar 120 mijė dollarė pėr blerjen e saj. Por djali i kėsaj familje, pak minuta para zhvillimit tė tenderit, ėshtė shoqėruar nė polici. Shkak pėr kėtė ka shėrbyer njė sherr i provokuar nga njė tjetėr person, i cili nuk e lejonte tė hynte nė sallėn ku do tė zhvillohej tenderi. Me gjithė kėrkesėn e nėnės sė djalit pėr tė marrė pjesė nė tender, njė gjė e tillė nuk ėshtė lejuar nga organizuesit e tenderit, pasi dokumentacioni ishte nė emėr tė djalit tė saj.


    Kontrolli Lartė i Shtetit zbuloi i pari shkeljet e vilės

    TIRANE - Ka qenė Kontrolli i Lartė i Shtetit ai qė ka zbuluar i pari parregullsitė e procedurave tė shitjes sė vilės 32/1. Ka mjaftuar njė kontroll i kėtij institucioni pėr tė konstatuar shkeljet flagrante nė Drejtorinė e Shėrbimeve Qeveritare. Mospėrcaktimi i saktė i vjetėrsisė sė vilės, nga ku, pėr rrjedhojė, erdhi edhe vlerėsimi i saj me ēmimin prej 2,5 milionė lekėsh, ishte shkelja e parė e konstatuar nga KLSH-ja pėrpara njė viti. Pas kėsaj kontrolli i KLSH-sė u pėrqendrua nė procedurat e tenderit tė shitjes ku janė konstatuar edhe aty shkelje tė tjera. Eshtė pikėrisht raporti i KLSH-sė mbi kėtė konstatim, ai qė pėrbėn edhe provėn kryesore pėr organin e akuzės, qė ka filluar procedimin penal ndaj pesė personave.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    -------

    E Merkure, 21 Maj 2003


    QAMUSHI DHE GOMARI I BABA TASIT

    Nga Mesila Doda

    Ministri i Rendit doli dje para gjithe ekraneve te vogla e te medha dhe tek sfilonte si top-model, me kollaren fringo roze, modelin e ri te qethjes se kokes, deklaronte per nje tifoz te Tiranes, Qamush, dhe per nje gomar qe pelliste e qe quhej gomari i Baba Tasit. Si fillim me duhet t'i kujtoj autorit, se nga tiransit dihet qe Qamushi ka qene tifoz i Partizanit dhe jo i Tiranes. Fatkeqesia e ministrit ne kete rast eshte, se ai vete eshte post-Qamush ne Tirane dhe ca gjera nuk ka si t'i dije. Nejse, kjo do te ishte e keqja me e vogel per ministrin, sikur te behej fjale vetem per lapsuse humoristike.

    Problemi i madh eshte se kjo ishte e vetmja pergjigje qe ministri i Rendit gjeti t'i jepte kryetarit te opozites, i cili nderkohe i kish vene gishtin titullarit te rendit si nje person i lidhur rendazi me krimin, si nje njeri qe po fshihte kriminelet e vrasjeve te ndodhura ne vend. Nuk eshte se me cuditi shume sensi i holle i humorit ministror, pasi nuk eshte hera e pare qe Ministri i rendesishem i Rendit sfilon gomarlleqet e veta neper televizione e parlamente. Fjala vjen, "Ngrehina" e para nje muaji ishte thjesht produkt i humorit te holle ministror dhe kryeministror, te cilet gjeten rastin te tallnin pjeset e posteriore te trupit me Kuvendin shqiptar e me se gjeri me popullin shqiptar qe po degjonte. Doemos qe humori i ministrit dhe ai shefit te tij eshte nje ceshtje me rendesi jetike per miletin, i cili duhet te degjoje barcaleta qe shnderrohen ne dosje, dhe akuza qe kthehen ne barcaleta.

    Nuk dihet se nga i buron gjithe ky sens humori pushtetit te sotem, sepse nuk eshte hera e pare qe akuzat marrin pergjigje-bauta, ndersa njerezit presin pergjigje. Zoti minister pasi cuditi teleshikuesit, kur deklaroi qe FlorIan Vila si shume biznesmene te tjere kryejne veprime dhe pune me rrezik, priti qe te gjithe te heshtnin apo te fillonin te degjeneronin nje viktime. Ne fakt, mbolli faren e helmit tek te gjithe ata qe e degjonin dhe qe dashur pa dashur filluan te mendonin per ato cka nuk ish thene e shkruar mbi veprimtarine e te ndjerit. Pasi zonja Vila, nje e ve qe nuk kish me fuqi te bente tjeter vec te ulerinte per drejtesi tek te huajt, vuri gishtin mbi akuzat e Rames si te qellimshme dhe denigruese, trilli i perdhunes morale mbi te vdekurin vazhdoi dhe me tej. Rastesisht, krejt rastesisht, nje e perditshme krejt e pavarur shqiptare nxorri kontrabanden qe bente firma ne fjale. Nuk eshte hera e pare qe media ben lojen e pushtetit. Nuk eshte as hera e pare qe mediat merren me shpifje dhe denigrime morale per njerez qe nuk rrojne me. Por kjo e kesaj here eshte e nje tipi krejt tjeter. Akuza morale qe u stis tentoi te krijoje mundesine e justifikimit moral te vrasesit dhe zbutjen e presionit te opinionit qytetar per zbulimin e krimit. Brenda nesh filluam pak nga pak te besojme se dic kish bere i ndjeri Florian, se kot nuk te vrasin. Kete proces filloi te kryente ministri top-model, kete proces tentoi te vazhdonte dhe ta rriste shtypi model.

    Nuk eshte e paqellimshme qe ministri qe hedh shashka ne vend te pergjigjet per akuzat dhe deklaratat qe leshon nga goja ne Kuvend e media, kthehet ne qyfyrexhi. Nuk eshte hera e pare qe degjojme akuza nga njera pale dhe palen tjeter qe gajaset dhe thote hihihi....ky tallet. Eshte hera e pare qe shohim nje minister Rendi kaq te papergjegjshem ne ate cka thote e krejt te pamoralshem ne humorin e tij.



    --------KJ------

  4. #84
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130

    SHIK-u si Gestapo

    Marre nga gazeta Koha Jone


    SHIKASIT, BANDE PENGMARRESE

    Policia egzekutoi dje ne mbremje tre urdherndalime te Prokurorise se Tiranes per ish-punonjesit e SHIK-ut Avni Koldashi, Budjon Mee dhe Arben Sefgjini, te akuzuar per veprat penale te rrembimit dhe mbajtjes peng te personit dhe te tortures me pasoja te renda ne bashkepunim. Tre ish-shikasit e ndaluar jane denoncuar vetem disa dite me pare ne Prokurorine e Tiranes pasi ne vitin 1995 kane thirur ne zyrat e SHIK-ut nje bisnesmen maqedonas me mbiemer Hoxha, I cili me vone ka rezultuar I zhdukur. Se bashku me shqiptarin e Maqedonise atehere eshte thirur nga keta zyrtare te SHIK-ut edhe nje qytetar nga Vlora qe me vone ka denoncuar dhunen e ushtruar ndaj tij.

    Ngjarja, SHIK-u si Gestapo

    Ne vitin 1995 SHIK ka thirur ne zyrat e veta qytetarin shqiptar nga Maqedonia dhe bisnesmenin vlonjat per nje "sqarimin" e nje rasti kontrabande. Ne zyrat e frikshme te SHIK-ut dy shqiptaret jane rrahur barbarisht. Pas denoncimit te te afermve te tyre, ata jane liruar. Me vone shqiptaro-maqedonesi eshte zhdukur pa lene gjurme. Kjo I ka detyruar familjraet te bejne denoncimin ne prokurori. Per udi dosja eshte mbyllur me pretekstin se mungonin provat e mjaftueshme qe provonin implikimin e tre ish-zyrtareve te SHIK-ut. 8 vjet me vone nje leter mberrin ne tavolinen e Avokatit te Popullit.

    Rihapja e hetimeve

    Te shqetesuar per fatin e njeriut te tyre, familjaret e bisnesmenit te zhdukur vendosin te provojne serish. Si fillim ata I shkruajne Avokatit te Popullit, pastaj Presidentit te Republikes, Kryeministrit shqiptar dhe Prokurorise se Pergjithshme. Kjo e fundit riel dosjen e pluhurosur te vitit 1995-1996 dhe Brenda pak diteve leshon urdherarrestet per tre ish-zyrtaret e SHIK-ut.

    Akuza

    Avni Koldashi, 47 vje, lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane, Budjon Mee, 51 vje, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane dhe Arben Sefgjini, 47 vje, lindur ne Mat dhe banues ne Tirane akuzohen per vepren penale rrembimit dhe te mbajtjes peng te personit, parashikuar ne nenet 25 dhe 87 te Kodit Penal, si dhe per perdorim te tortures me pasoja te renda ne bashkepunim te parashikuar ne nenin 109/1 te kodit penal. Ndalimi I tyre u be nga nje ekip I forcave speciale te policise se kryeqytetit. Per eshtjen hetojne Shish-I, Prokuroria dhe Policia e Shtetit.
    Henri Anderson was here.

  5. #85
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Ja sa mire kemi qene ne kohen e Sales eeee? Liri ka qene. Te keqen e sigurimit te shtetit se keta te shikut paskan qene akoma me te qelbur. Po se mos e kane fajon ata. Peshku qelbet nga koka jo nga bishti.
    Henri Anderson was here.

  6. #86
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Rrofte partija !!!
    Erdhi fushata e zgjedhjeve dhe PS-ja e derdimenet e saje filluan avazin 50 vjecar :Shpif ,shpif se dicka do mbetet!
    Keta jane me te "ndershmit"!! Lum ai popull qe i mbane
    Pasi i mbajten per 50 vjete baballaret ,tani na..... mbajne dhe pjellat e tyre.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55
    -----

    Nano, kryeministri i pallės

    Nga Fahri BALLIU

    Fatos Nano ėshtė njė kryeministėr qė si i tillė, bėn pallė gjatė gjithė mandatit. Pėr tė mund tė thuash se ėshtė edhe kryeministėr i Bishtit tė Pallės, por ky ėshtė njė aspekt tjetėr. Tėrėsinė e veprimtarisė sė Nanos si volum kohe, si angazhim serioz, e pėrbėjnė ziafetet, drekat dhe darkat. Mjaft rasti i Butrintit, ku pėr herė tė parė nė historinė dhjetėra vjeēare tė spektakleve tė shfaqjeve tė "Balshoit", ai vajti treēerek ore me vonesė, nė njė furtune gazi dhe hareje, duke udhėtuar nga Athina, Korfuzi, Butrinti. As Stalini s'ka vonuar tė shkojė me vonesė nė shfaqjen e "Balshoit". Ky njeri shkoi. Ministrat qė e shoqėronin dhe shumė miq e konfidentė tė tij, kishin konsumuar sė bashku voza me raki dhe me verė. Disa thonė se ka 32 roje dhe njė angazhim skandaloz tė masave tė sigurimit. Por, pse i duhet gjithė ky sigurim? Sepse diēka u ka bėrė kėtyre njerėzve. Apo ėshtė njė fobi, apo diēka mė shumė? Jo thjesht, ai ėshtė kryeministri qė bėn pallė dhe e kėnaqė impenjimet e gardės sė shtetit, apo tė Ministrisė sė Rendit.

    Nė mandatet kryeministrore tė Fatos Nanos, tipike ėshtė mungesa e punės, nuk ka punė. Ai si marksist, gjen rast pėr tė molloisur nė televizor apo nė ndonjė mbledhje, me frazat bajate dhe konstrukte tė sintaksės tė papėrkthyeshme dhe vazhdimisht, si parvjet, si sivjet, pėrdor fjalėt, qė "ne nuk do tė lejojmė qė qeveria ime... kėshtu e kėshtu", "kabineti qė unė drejtoj...". Kabineti qė ti drejton, bėn pallė zoti kryeministėr, si puna jote!
    Tė gjithė treguesit e asaj qė quhet punė e shtetit, janė me kokė poshtė. Vetėm se kryeministri i pallės, punėt e tij personale dhe bizneset e bashkėshortes, i ka tė shkėlqyera.
    Njė fushė tjetėr kjo, ku bėhet pallė. Duke mos pasur asnjė instikt statisti, por vetėm tė njė fjalomani dhe intriga tė informuara, apo si burim intrigash, ai e hedh administratėn nė njė letargji totale.

    Mirėpo, kur kryeministri bėn pallė, shqiptarėt hanė dynjanė. Madje, kėto shkojnė nė kėtė formė: sa mė shumė pallė bėn kryeministri, aq mė shumė vuajnė njerėzit.

    Periudhat e kryeministrit tė pallės, janė periudhat e papunėsisė edhe tė tė punėsuarve. Pra, edhe tė punėsuarit, buxhetorėt, janė buxhetorėt e pallės. Dhe ashtu si kryeministri qė mbledh ndonjė lek dhe e kėrkon dhe e gjuan atė, ashtu secili bėn ē'tė mundė nė tre dynymėshin e tij. Nė fjali ai del i frikėsuar e i pasigurt pėr tė nesėrmen, vetė kryeministrin e zaptojnė ndjenja dėshpėruese dhe pastaj shtohet dėshira pėr ziafete, llogje, e sėrish kthim nė pallė ariu.

    Paradoksi mė i ēuditshėm ėshtė, se ky njeri u kėrkon tė tjerėve tė punojnė! Ky ėshtė akti i fundit i njė njeriu qė bėn pallė, nė kurriz tė tė tjerėve. Praktikisht, Nano bėn pallė nė kurriz tė partisė.


    -----------------



    Skadon Koēoja i Kokėdhimės

    Kryeministri, me prokurim tė drejtpėrdrejtė do kalojė Koēon nė kategori tė parė

    Gėzim Kasmi

    "Apollonia" e Fierit, mbas pretendimesh tė larta tė presidentit tė saj Koēo Kokėdhima, ra nė kategorinė e dytė. Morėn kėshtu fund gėnjeshtrat, mashtrimet, projektet, pėr ta bėrė "Apolloninė" ekip qė tė luajė nė Europė dhe pėr tė qenė ajo rruga e pėrfitimeve tė reja tė Koēo Kokėdhimės. Ekipi theu qafėn nė kategorinė e dytė, pėr shkak tė stilit tė presidentit tė saj, qė mendon se dhe ndeshjet duhen fituar si tenderat e Edi Ramės. Morėn fund gjithashtu, kėrcėnimet e pacipa qė Koēoja u bėri kolegėve. Dhe tani, mbetet e vetmja shprese qė kryeministri Fatos Nano, ashtu si i dha para me prokurim tė drejtpėrdrejtė 4 miliardė lekė pėr pastrimin e Durrėsit, tė bėjė njė prokurim pėr tė kaluar Koēon nė kategorinė e parė.

    Duke rėnė Koēoja nė kategorinė e dytė, pėsohet njė skadencė, e cila nė njė shtet ligjor do tė pasohej nga njė skadencė ekonomike e firmave tė tij piramidale dhe spekuluese. Koēoja skadoi, pritet skadimi i Nanos dhe i Ramės.




    ---------------------------------------



    Nano kundėr pensionistėve socialistė dhe kundėr FRESSH-it

    Arjan Lako

    Dje, ne KPD-nė e Tiranes, kryeministri e kryesocialisti Nano nisi nje sulm te ashpėr, jo vetem kunder opozitės pėr te cilen ai ka pasur e do te kete nocionin e maternitetit te krimit, por me shume eshte perqendruar tek te vetet. Konkretisht, Fatos Nano dje, me shume si kryesocialist se sa si kryeminister, ka folur me tone te ashpra kunder Forumit Rinor Eurosocialist, duke e konsideruar si nje strukture, e cila nuk e ka kryer funksionin e vet, por perkundrazi, ka abuzuar me te.

    Natyrisht, Nano nuk ia ka permendur emrin forumit rinor te partise se tij, por eshte shprehur, se "partia ka nevoje emergjente pėr gjak te ri dhe ata qe vijne e marrin teserėn e anėtarėsimit, nuk denjojne ta shohin PS-nė si vend ku tė militojne, por e shohon teseren vetem si dokument per te zene vend pune. Madje, Nano deklaroi se ata nuk marrin mundimin te sherbejne as per komisionere neper qendrat e votimit. "....madje as nuk votojne, apo jo Musa..." dhe ne kete moment, kryesocialisti iu drejtua Musa Ulqinit. Por kete here, duke e pare me "syrin e pales tjeter kundershtare".

    Fatos Nano, siluroi dje ashpėr ate forum qe ne fakt e lavderoi ne kongresin e fundit te FRESSH-it, madje atje ai u tregua "shume zemergjere", duke i ftuar ata qe te jene pjese e proceseve vendim-marrese, madje te kene edhe kandidate te tyre ne garen qe do te zhvillohet per procesin elektoral qe po afrohet. Por kryesocialisti kthehet ne idene e tij kryesore, kur e sheh keten forum si nje pjese "armike e brendshme e partise" dhe, jo si partnere qe i leshojne neper autobusė e qendra votimi, sa here qe ka nevoje partia.

    Nje pike tjeter "interesante" e fjalimit te tij ne KPD-nė e Tiranes, ishte dhe momenti kur Fatos Nano u shpreh se 70% e anetarėsimit te partise perbehet nga pensioniste, duke e konsideruar kete fakt si defekt te partise. Ky kryetar partie, rinine nuk e do, dhe eshte kunder FRESSH-it, edhe pensionistet nuk i do, sepse sipas tij, eshte difekt qe partia 70% e ka pensioniste, atehere, me ēfare votash do t'i "fitoje" zgjedhjet ky kryetar partie?


    Joseph Limprecht, i shndėrruar nė kujtim

    Nga Fahri Balliu

    Mbushet njė vit nga vdekja e ish-ambasadorit amerikan ne Tirane, Joseph Limprecht. Ai tashme eshte shnderruar ne nje kujtim dhe keto rradhe te shkruara sot ne shtyp, i perkasin si merite e njeriut qe ishte i perkushtuar ne misionin e vet diplomatik, jo thjesht ne kornizat zyrtare, por me nje peshe emocioni, per ta dashur dhe nderuar atdheun e shqiptareve. Sigurisht, jo vetem vdekja e tij qe ndodhi ne Shqiperi, jo vetem takimet e shumta qe ai i ka pasur te veēanta dhe te pergjithshme me gazetaret, apo posaēerisht me redaksine e "55"-ės, jane nje motiv, jane nje zile e pikelluar per ta kujtuar. Por ai eshte ne kujtesen e shqiptareve dhe i fiksuar nga kamerat e gazetat, si nje ambasador jashtezakonisht aktiv. Ai ishte prezent ne pervjetore, ne inagurime, ne promovime, ne festa, ne vizita pune dhe shkaktonte gjithnje te njejten ndjenje, te njejtin mendim: qe Amerika eshte afer shqiptareve. Kjo ishte shume per ne! Sepse ishte e vertete. Joseph Limprecht kete te vertete e transmetoi tek te gjithe shqiptaret dhe me kete, ai kuroi nje pjese te dhimbjes tone.

    Natyrisht, ambasadori amerikan ne Shqiperi ka qene nje gje e enderruar per shqiptaret. Deri shume vone! Deri ne 1992-1993, kur Fatos Nano thoshte per nje nga funksionaret kryesore te ambasades amerikane ne Shqiperi, se ai ka ardhur me thike ne goje. Pikerisht ne ate, ne e kemi dashur me shume figuren e ambasadorit amerikan.

    Edhe ne kete dite pikellimi, duke ngushelluar ambasaden amerikane, familjen e zotit Limprecht, miqte e bashkepunetoret e tij, ne mund te themi se edhe kujtimi i te ndjerit, serish na thote diēka. Diēka te mire! Per Ameriken: qe ajo i do shqiptaret!




    ------------------



    O fahri..po ti u ankove se Leskaj te mundi me bidona e thas mielli. u ankove se disa her te kan gjobitur gjykatat socialiste per artikujt e tani mi nxjerr shenjtore diplomatet amerikane.

    Jo FAHRI... Ambasada Amerikane eshte sqetull e ngrohte e PS-se dhe mafies se saje ashtu sikurse ishte deri ne sekonden e fundit Ambasada Sovietike e Stalin -Krushovit per banden Hoxha-Kapo-Ramiz e sorrollop mbeshtetse e fuqishme ne shtypjen qe i bente PPSH cdo tendence e mendimi demokratik.
    E verteta duhet thene edhe per Ameriken...

    Ne se Lino Mariza e kish dashur popullin Shqiptar me nji xerr celulari e kish paralizuar Kasaphanen e 97-tes...por nuk desh dhe ish ajo krah dhenesja e Gjinush-- Caush --Ceka -Zabit -Mejdanve..
    Dhe Limprehti..dhe Xhefri ate linje ndjekin..
    Se ku eshte halli nuk dim gje por faktet jane se Shqiperia eshte lene perseri peng i KGB-se ashtu sikurse mbas luftes dyt boterore ju la KGB dhe tani po ashtu.



    .......

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kj shkruan:

    E Merkure, 24 Shtator 2003


    KONTROLLI I PASURIVE DHE KORRUPSIONI ME PRONAT PUBLIKE

    Nga Shpetim Luku

    Nje paradoks i vertete shoqeroi Inspektoriatin e Kontrollit dhe Verifikimit te Pasurive. Nga njera ane ai lindi si insitucion shteteror, i thirrur ne apel nga koha, per te luftuar korrupsionin dhe te korruptuarit, nga ana tjeter atij iu miratua nje buxhet prej 25 milione lekesh, por pa pasur zyra. Kerkesave te njepasnjeshme te kryetares se tij, Fatmira Laska, iu pergjigj Ministria e Ekonomise me nje veprim teper racional, te guxishmesh e disi "demode" per ohet e sotme, ku administratoret e prones publige jane kthyer cifligare te saj. Ministri i Ekonomise, Arben Malaj, konform ligjit nuk ngurroi te heqe nga paketa e privatizimit njeren nga ndertesat ku me pare ishte vendosur nje ndermarrje e quajtur MakinaImpex. Ne kete menyre, nje institucion i rendesishem i shtetit u sistemua me zyra. Mirepo ky rast sherben fare mire per te denoncuar korrupsionin qe eshte bere me pronat publike ne te shkuaren. Dihet se edhe shteti ka dinamiken e tij. "Gjymtyre" te reja i lindin atij, ne raport me zhvillimet e vendit. Por "strehimi" i tyre ne zyra eshte dhe do te jete nje problem akoma me i mprehte ne te ardhmen. Pasi pronat publike jane pakesuar tej mase nga inventari, si rrjedhoje e kontratave afatgjate, te lidhura kundrejt tarifave qesharake prej 1 dollare per meter katror. Me vendimin e meparshem te Keshillit te Ministrave, i permiresuar edhe ky se fundi, mjaft drejtore ndermarrjesh e institucionesh, ministrish e kryetare bashkish vrapuan te japin me qera 20 vjecare apo me amfiteoze prona te lakmueshme publike. Duke i konsideruar pronat e publikut si pronat e tyre, pra duke u shnderruar nga kujdestare ne cifligare, keta zyrtare e kompromentuan ne menyre afatgjate shtetin e varfer shqiptar. Ose e thene ndryshe, me kete menyre te vepruari, ata ia zvogeluan se tepermi mundesine e manovrimit shtetit. Institucioneve qe do te lindin ne te ardhmen si kerkese e kohes, do t’iu duhet te bredhin si "cifuti ne shkretetire" per te gjetur nje vend per te future koken. Duke ekspozuar keshtu njerin nga tiparet me negative qe mund te kete nje institucion i tille dhe qe eshte serioziteti. Por prognozat tregojne se do te kete edhe me keq akoma. Do te ndodhe si ne rastin e Agjensise se Garantimit te Depozitave, e cila bleu 400 metra katror zyra, me nje cmim prej 500 mije dollaresh. Ky do te jete pra realiteti dhe paradoksi i radhes. Nga njera ane kemi shtetin, qe ua ka dhene pronat e veta privateve me 1 dollare dhe nga ana tjeter institucionet shteterore qe blejne tek privati me 1220 dollare metrin katror.

    ---------------------


    Pra

    Nga njera ane kemi shtetin, qe ua ka dhene pronat e veta privateve me 1 dollare metrin katror dhe nga ana tjeter institucionet shteterore qe blejne tek privati me 1220 dollare metrin katror.


    Nga njera ane kemi shtetin, qe ua ka dhene pronat e veta privateve me 1 dollare dhe nga ana tjeter institucionet shteterore qe blejne tek privati me 1220 dollare metrin katror.


    Hajde villajduta hajde...

  9. #89
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    GMA DOWNPLAYS RP'S CORRUPTION RANKING


    MANILA, OCTOBER 9, 2003 (MALAYA) President Arroyo yesterday tried to downplay the recent report of the Berlin-based Transparency International (TI) which showed that corruption in the country has worsened.

    The TI report is based on the perceived corruption level in 133 countries by business leaders, academics and risk analysts. A score of 10 means the country is "highly clean" while zero means it is "highly corrupt."

    The Philippines scored 2.5, along with Albania, Argentina, Ethiopia, Gambia, Pakistan, Tanzania, and Zambia. Last year, the Philippines' score was 2.6. It ranked 92 in the list.

    Bangladesh was most corrupt for the third successive year with a score of 1.3, just edging out Nigeria. Finland, Iceland and Denmark continued to top world rankings.

    Thailand, to which the Philippines is often compared, ranked 70. Burma ranked 129 and Indonesia 122.

    Arroyo said in a statement that the TI report was based on "perceptions of corruption that does not take into consideration hard evidentiary cases or positive actions by governments."

    "We may not have breached the level of perceptions on corruption in our country but we are surely doing something about it, which is not reflected in the report," she said.

    She claimed that government's procedural reforms and lifestyle checks are "taking their toll on corruption" and revenue agencies are registering increased tax collections.

    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    "cironkat" Dhe "peshkaqenet" E Korrupsionit

    Koha jone shkruan:

    --------

    "CIRONKAT" DHE "PESHKAQENET" E KORRUPSIONIT

    Nga Feti ZENELI

    Njoftimet e deritanishme per rezultat e aksionit policor kunder investimit te parave te krimit dhe korrupsionit, i cili mori shkak nga ngjarja tragjike e 9 janarit ku humben jeten ne det mbi 20 persona, tregojne se ne "rrjeten e hekurt" kane rene vetem disa "cironka" dhe asnje "peshkaqen". Dhe s'ka si ndodh ndryshe ne nje shtet ku "hajduti therret: -kapeni hajdutin!" dhe demagogjia e pushtetareve eshte shnderruar ne menyre qeverisjeje. Parate e krimit dhe korrupsionit qe qarkullojne ne Shqiperi "bejne ligjin" jo vetem ne prapaskene por edhe ne skenen e shoqerise shqiptare. Eshte kjo arsyeja qe mbi 50% e te ardhurave buxhetore gjenerohen nga aktivitete te ngritura me parane e piset dhe mbi 70% e defieitit tregtar perballohet nga para te tilla. Ka me shume se nje dekade qe parate e krimit dhe korrupsionit investohen masivisht ne sektoret me efektiv te qarkullimit ekonomik, dhe eshte shume spekulative te thuash se veprat e ndertuara gjate gjithe kesaj periudhe me kete lloj pareje te jene thjeesht disa lokale apo makina te cilat kane rene keto dite ne "rrjeten e hekurt". Po fabrikat, pallatet shuemkateshe, trojet disa hektareshe ne bregdet, vilat luksoze dhe parate e depozituar jashte shtetit nga e kane burimin? Valle tek rrogat e uleta, parate e paketa te emigracionit apo kredia bankare me pikatore?! Kurresesi jo! Keto lloj fondesh financiare, te cilat ne vitet e para te tranzicionit ushqyen skemat piramidale, pjesa me madhe te te cilave u zhduken pa nam e nishan ne `97-en, mjaftojne vetem per perballuar kushtet minimale te jeteses se familjeve shqiptare. Ne keto kushte, rolin e "investitorit strategjik" ne ekonomine shqiptare e ka luajtur paraja e krimit dhe korrupsionit. Dhe bosat qe i posedojne "de facto" keto fonde kolosale parash jane ne te gjithe piramiden e sotme shtetrore.

    Grupi i krizave ne raportin e tij ne raportin e tij me te fundit thekson se, ne Shqiperi 8% e fitimit te biznesit shkon per korrupsionin. Po sipas ketij raporti, 50% e te ardhurave ne vendin tone krijohen ne rruge ilegale dhe jashte sistemit bankar shqiptar qarkullojne rreth 1 miliarde euro. Ne tregues te tille, Shqiperia eshte e pakrahasueshme edhe me vende te tilla te rajonit si Serbia apo Bosnje-Hercegivina, ne te cilat nuk dihet ende se e'fytyre ka shteti demokratik. Kesisoj ne se rajoni i Ballkanit konisderohet sot si rajoni me problematik ne kete drejtim, vendi yne rreshtohet ne krye te top-listes se krimit te organizuar dhe korrupsionit. Por Shqiperia dallohet prej ketyre vendeve edhe per luften e pamjaftueshme institucionale qe behet ndaj ketij "fenomeni kanceroz te institucioneve" sie do ta cilesonte ne nje koference te zhvilluar para disa kohesh ne Tirane kryetari i nenkomitetit per marredheniet ekonomike nderkombetare ne KE, Mikko Elo. Korrupsioni ne Shqiperi eshte i pranishem ne te gjithe nivelet e administrates, duke filluar nga ministrat dhe deputetet dhe duke perfunduar tek zyrtaret e thjeshte te bashkive e te institucioneve te drejtesise. Sipas studimeve te vazhdueshme te bera nga inistucionet nderkombetare, 67,8% e ministrave dhe 61,8% e deputeteve shqiptare jane te korruptuar. Po sipas te njejtave burime, numeri i doganiereve te korruptuar ze shifren 86,6%, ai i zyrtareve te taksave 79%, treguesi i prokuroreve te korruptuar eshte 70,9%, i gjykatesve 80,1%, i zyrtareve te bashkise 69,1%, i oficereve te polcise 56,4%, etj. Treguesi i larte i korrupsionit te doganiereve, tagrambledhesve dhe zyrtareve te tjere ne nivelet e uleta te administrates eshte i tille sepse keta jane "peshqit e vegjel" me te cilet ushqehen "peshqit e medhenje" te korrupsionit ne nivelet e larta te qeverisjes se vendit. Ne vendet e tjera te rajonit keto tregues jane 30-50% me pak se sa ne Shqiperi, nderkohe qe ne vendin tone e paket eshte vetem lufta qe bene qeveria dhe inistucionet e ndryshme qeveritare ndaj korrupsionit. Nje gje te tille e tregon edhe fakti qe ne burgjet shqiptare, numeri i te denuareve per krime ekonomike perben vetem 5% e te denuarve gjithesej, nderkohe qe ne fund te `96-es ky trgues ishte rreth 45%.

    Ne Shqiperi ligjet e xhepit kane zvendesuar ligjet e ekonomise se tregut dhe niveli i larte i krimit dhe korrupsionit eshte, vee te tjerash, shkaku kryesor i zhvillimit te ulet ekonomik te vendit tone, faktore te cilat ne kompleks po behen pengese per integrimin ne kohen e duhur te Shqiperise ne BE. E keqja e te keqiave te krimit dhe korrupsionit eshte bananizimi i nje shteti, bananizmi i nje republike. Ne nje media te huaj eshte shkruar para disa kohesh, se kontrabanda detare ne Shqiperi kryehet nga rreth 25 anije vendase, pas te cilave qendrojne qeveritare dhe zyrtare te larte te shtetit shqiptar. Kontrabanda e hekurit e materialeve te tjera te ndertimit, cigareve, karburanteve, pse jo dhe trafiku i droges kryehet me anije te tilla, te cilat dikur kane qene prone e shtetit shqiptar dhe tashme jane privatizuar per "pese leke" nga persona te lidhur me mafien shtetrore. Bile jane publikuar fakte qe vertetojne se disa prej ketyre anijeve kane ndryshuar emrat e pronareve per t'iu shmangur provave te krimit. Korrupsioni i larte qe shoqerohet jo vetem me humbje te konsiderushme te vlerave financiare, por edhe me fuqizimin ilegal te klaneve kriminale, eshte ndoshta nje nder arsyet e forta qe i mban larg Shqiperise investitoret e huaj. Dhe ketu problemi qendron sa ne friken dhe pasigurine e pergjitheshme qe mbjellin klanet kriminale te pasuruara duke blere simbolikisht pasurine kombetare te shqiptareve, aq edhe ne edukaten e larte ligjore te investitoreve te huaj per t'mos u perfshire ne blerje te dyshimta dhe problematike. Niveli i larte i korrupsionit dhe klima e pasigurise se mbjelle prej krimit kane qene shkaku, jo vetem i mosardhjes se asnje investitori te huaj ne keto 7-8 vite e fundit, por edhe i largimit masiv te atyre investitoreve te huaj qe kishin ardhur ne Shqiperi ne vitet `92-'96, gje e cila reflektohet, vee te tjerash, ne renien e numerit te sipermarrjeve te medha private nga nje vit ne tjetrin. Mjafton te permendim faktin se numeri i ketyre shoqerive vitin e kaluar ishte 30% me i vogel se sa ne fund te `96-es.

    Renia e pervitshme e ritmeve te zhvillimit ekonomik te vendit, thellimi i varferise ne shtresa te ndryshme te popullsise, rritja e kriminalitetit, bllokimi i reformave demokratike, mungesa e investimeve te huaja, shtimi i burokracise administrative, efikasiteti i ulet e zbatimit te ligjeve, qeverisja inefieiente, etj., jane pasoja te drejteperdrejta te rritjes se nivelit te krimit dhe korrupsionit ne Shqiperi. Per te njejtat arsye numeri i te papuneve eshte rritur nga 190 mije vete ne fund te vitit '96 ne mbi 600 mije vete ne fund te vitit te kaluar. Rritje te paimagjinueshme ka njohur gjate kesaj periudhe edhe kostua e jeteses, si pasoje e rritjes disa here te emimit te mallrave ne treg.

    Tentakulat e krimit vendosin ne gjykata, vendosin ne administrate, ne media, ne parlament, ne qeveri, dhe ky eshte rreziku me i madh qe i kanoset te ardhmes se vendit. Megjithate shoqeria shqiptare nuk duhet ta konsideroje fatalitet nje fenomen te tille, pavaresisht shtrirjes qe ai ka ne te gjitha strukturat e administrates shtetrore. Sfida e pare qe duhet perballuar ne kete rast eshte ndryshimi i mentalitetit te asaj pjese te popullsise qe e konsideron krimin dhe korrupsionin "pjese integrale te tranzicionit", pasi realisht kero fenomene perbenjne veprime apo sjellje ilegale qe duhet gjykuar e ndeshkuar realisht. Sigurisht qe nje gje e tille nuk arrihet me aksione te tipit "Puna" apo "Rjeta e hekurt", por me masa ligjore dhe reforma te thella institucionale ne bashkepunim me komunitetin nderkombetar. Rekomandimi kryesor i FIAS, zyres se Bankes Boterore per studime demokratike, per uljen e nivelit te korrupsionit ne Shqiperi ka te beje me ndermarrjen e nje reforme te gjere ne administrate, hartimin dhe mbi te gjithe zbatimin e ligjeve te qarta e te efikase ne veprimtarine politiko-qeverisese te vendit, etj, pasi krimi korrupsioni nuk jane semundje e pasherueshme, pavaresisht perparimit qe kane bere ne jeten e shoqerise shqiptare.



    --------kj--------

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    o zot te iken truri kur meson te gjitha keto .skandaloze.per neve qe jemi jashte jane te reja sepse nuk kemi shum informacion.Qe ajo qeveri eshte e ndyre dhe hajdute e di por qe paska ardh gjendja deri ne kete pike?Tashti a thu do dali ndonje qe nuk ka vjellur,?Veshtir.Do doja ti beja pyetje VINIT DHE TARASIT E LIBRARISE FLORA ADONI ME PER BELULIN.FALENDEROJ DJEMTE PER GJITHE MATERJALET QE SJELLIN NE FORUM.ME GEZON FAKTI QE EDHE SHQIPTARET ASHTU SI NE BOTEN PERENDIMORE KONTRIBOJNE PER TE MIREN E VENDIT DUKE SENSIBILIZU OPINIONIN NEPERMJET MEDIAS..KJO METODE KA DHENE SHUM REZULTAT NE GJITHE BOTEN E QYTETRUAR DHE ME TEPER SE PROKURIT DHE GJYKATAT.

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    EDITORIALI
    Sh...sh

    Nga Mero Baze

    Shėrbimi Informativ Shtetėror, i vetmi segment shtetėror qė arriti tė faktojė se nuk ka pėrgjegjėsi pėr tragjedinė e gomoneve, u vendos dje para kritikave tė ashpra nga Kryeministri. Kritikat nė dukje ishin parimore dhe mund t'i adresoheshin ēdo lloj shėrbimi, por nė kontekstin e ngjarjes sė fundit, kritikat e djeshme tė Fatos Nanos ndaj SHISH, nuk u ngjanin atyre tė njė viti mė parė. Ndryshe nga njė vit mė parė, Nano nuk akuzoi SHISH-in, as qė ishte marrė me politikė, as qė kishte abuzuar financiarisht dhe as qė nuk kishte kryer detyrėn e tij nė raport me shėrbimet partnere. Kryeakuza e djeshme e Fatos Nanos pėr SHISH-in ishte njė lloj ankthi qė kryeministri kishte nga ideja se SHISH qenkėsh duke vrojtuar administratėn e tij, megjithėse nė heshtje. I alarmuar nga kjo, ai bėri thirrje pėr tė hequr kamuflazhin e SHISH-it nė administratė dhe pas kėsaj pėr tė kthyer shėrbimin thjesht nė njė SHKB tė brendshėm tė qeverisė. Surpriza e fundit e SHISH qė deklaroi se kishte njoftuar pėr rifillimin e 'biznesit' tė gomoneve bashkė me emėrimin e Toskės nė krye tė Rendit, duket se i kujtoi Kryeministrit qė dikush e pėrgjoka edhe kėtu brenda. Ky dikush qenka SHISH, tė cilit vetė ia ka ndaluar njė vit mė parė tė merret me punė tė paligjshme siē ishin nė tė vėrtetė implikimet nė lojėrat politike nė vend, pėrdorimi i shtypit dhe abuzimet financiare e deri te pėrzierja nė trafiqe. Ky SHISH i ri, duke parė dhe problemet e paraardhėsit tė tij, duket se u pėrqendrua seriozisht te detyrat qė ka njė shėrbim sekret nė njė vend demokratik dhe gjahu i tij tashmė ėshtė bėrė, pa dashjen e SHISH-it, administrata e kryeministrit Fatos Nano. SHISH ka rėnė nė gjurmė tė trafikut qė tė ēon nė veshin e shurdhėr tė Igli Toskės dhe Fatos Nanos dhe ky ėshtė kthyer tashmė nė njė problem tė ri pėr kryeministrin. Ai ėshtė duke kėrkuar njė vizion tė ri pėr SHISH-in, njė farė kontrolli tė tillė mbi tė, qė ai tė mos ketė as fijen mė tė vogėl tė konspiracionit dhe tė mos bėjė asgjė qė nuk e di Kryeministri dhe vartėsit e tij. Vizioni i ri i Fatos Nanos pėr SHISH-in, ėshtė thjesht njė pėrpjekje pėr ta eleminuar kėtė hallkė tė kontrollit konspirativ mbi administratėn dhe kthimin e tij nė punėtorė me mėditje tė atyre shefave tė administratės qė nė tė vėrtetė dalin shpesh tė lidhur me gomone, vrasje, dogana, tatime, magazina doganore etj.. Pra nė njė farė mėnyre, njė SH.shshsh... e madhe pėr SHISH-in e tanishėm, i cili nuk duhet tė fusė hundėt, atje ku kryeministri dhe njerėzit e tij kanė futur duart deri nė bėrryl, siē ishte rasti i trafikut tė gomoneve.

    ------nga gazeta tema----

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Turqi, gjuha shqipe nė programin e televizionit shtetėror
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 17:11
  3. Si po shpenzohet buxheti shtetėror
    Nga starfo nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 10:31
  4. Mjerimi I Mesuesit, Krim Shteteror
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 14:17
  5. SHISH - Sherbimi Informativ Shteteror.
    Nga BlueBaron nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •