Presidenti Ibrahim Rugova prej 8 deri më 10 shtator do të vizitojë Shqipërinë
Prishtinë, 6 shtator - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, me
ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, prej 8 deri më 10 shtator do të vizitojë zyrtarisht Shqipërinë.
Gjatë qëndrimit dyditësh në Tiranë, Presidenti Ibrahim Rugova do të ketë takime të nivelit më të lartë shtetëror me autoritetet e Shqipërisë, thuhet në një njoftim të Zyrës së Presidentit të Kosovës.
Siç mësohet, Presidenti Rugova do të takohet me Presidentin Alfred Moisiu, Kryeministrin Fatos Nano, pretendentin për fronin shqiptar Leka Zogu I, liderin e opozitës Sali Berisha etj.
Krijoni Kontakt