Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 73
  1. #21
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    shume nisme e mire.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181
    Unë nuk pajtohem me këto dhe propozoj si më poshtë:

    A
    About-Në lidhje me...
    Add-Shto
    Adware-(nuk duhet të jetë vetëm një fjalë) Program i përkrahur nga reklamat
    Archive-Arkiv(Arshiv)


    B
    Bookmark-Shënim faqeje
    Bold-Theksuar
    Beep-Bip (bën 3 herë bip)
    Button-Pullë

    C
    Connect - Lidhu

    F
    File - Skedë
    Folder/Directory - Skedar (Një skedar përmban shumë skeda)

    O
    OK - Në rregull

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Në rregull.Pajtohem me propozimet e më sipërme mirëpo disa prej tyre janë diskutabile.Prandaj për t´ju bindur jam shërbyer me fjalorin me Gjuhës së sotme shqipe botimi i Toenës 2002,Fjalorin anglisht shqip të Ilo Stefanllari botimi i 2003 si dhe me Fjalorin elektronik shpjegues.Këtë të fundit mund t´a shkarkoni nga faqja http://www.gjuha-shqipe.com Emri i softuerit FESH 1.0. e cila përmban rreth 40.000 shpjegime të fjalëve shqipe.Në bazë dhe me ndihmën e fjalorëve do të jap disa argumete se pse fjala e caktuar duhet të përdoret në një mënyrë të caktuar gjatë përkthimeve në softuer.

    1-Si shembull të parë mund të cek përkthimin e Windows XP në gjuhën tonë.Nëse nuk e keni të instaluar verzionin në shqip atëherë shërbehu me fotografitë që janë të vendosura në temën e forumit Windows XP tani në gjuhën shqipe.Aty do vëresh disa fotografi ndër të cilat mund të përmenden disa ku përkthimi nuk është përshtatur madhësisë së softverit, kështu që edhepse përkthimi është i mirë disa germa nuk paraqiten(p.sh."nuk mjafton vendi për shkrim në buton".Butoni bëhet shumë i gjatë në krahasim me shkrimin orgjinal")Dritarja e re e përkthyer në shqip p.sh në anglisht Downloading from Http://...Në shqip disa germa mungojnë kështu që përkthimi bëhet me mungesa apo gabime.Shiko vet në fotografite në Windows XP.D.M.TH duhet të bëjmë llogari dhe të shikojmë që a paraqitet i gjithë përkthimi në buton apo softuer, respektivisht mos të humbet estetika e softuerit apo butonit.

    Mund të ndodh që përkthimi është i gjatë dhe mund t´ja humb vlerën e përkthimit......Prandaj duhet të përdoren sa më pak fjalë mundësisht 1(kur është fjala për përkthimet e fjalëve në butona dhe në pjesët e tjera të softuerit.Nëse në gjuhën tonë egzistojnë disa sinonime për një fjalë të përkthyer nga anglishtja atëher duhet të përdoret fjala(sinonimi) më i përafërt apo i ngjajshëm
    repektivisht fjalë e njëjtë.Shembull Button përkthehet si buton(por egziston edhe sinonimi pullë dhe sustë) pasi që ajo fjalë egziston edhe në shqip.(Shiko fjalorin anglisht shqip)
    Poashtu duhet të kemi kujdes që mos i ngatrojmë fjalët që në gjuhën angleze janë tepër të ngjajshëm;P.SH. Fjala Online dhe connected.
    Përkthimi mund të jetë i njëjtë por në atë rast mund të vjen deri tek keqkuptimi.Prandaj këto dy përkthime mund të përdoren në këtë mënyrë;Online të përdoret si në lidhje;i/e lidhur(drejtpërdrejt).Pasi fjala drejtpërdrejt është shumë i gjatë atëher duhet të përdoret fjala i/e lidhur.E kundërta e fjalës connected është disconected.Në shqip përkthimi do ishte shkëpus lidhjen(disconect) që është një përkthim i gjatë dhe do paraqitej me cungime në buton apo në ndonjë pjesë të softuerit.Prandaj duhet të kemi shumë kujdes;tani për tani për të dyja fjalët mund të përdoret përkthimi i njëjtë si -online në lidhje; lidhur-, dhe connected si -i lidhur-, mirëpo nëse dikush ka ndonjë zgjidhje më të mirë lirisht le ta shpreh mendimin e vet këtu në forum.

    2-Si shembull tjetër mund të përmendi fjalën FOLDER DHE DIRECTORY:Sipas fjalorit të shqipes këta fjalë mund të përkthehen si DOSJE.

    DOSJE f. sh. zyrt.

    Dy kapakë kartoni, lëkure etj. të lidhur bashkë, ku
    mbahen shkresa, dokumente etj.; tërësia e
    shkresave dhe e dokumenteve që vihen së bashku
    brenda këtyre kapakëve. Dosje e trashë. Dosja
    vetjake (personale). Dosje sekrete. Vë në dosje.
    (Shiko në f.260); vec kësaj shiko përkthimin e windows XP në shqip për tu bindur më mirë;Shikoji fotografitë se si është përkthyer fjala Folder dhe Directory.

    3-Domethënia e fjalës SKEDAR:

    SKEDAR m. sh.

    Tërësia e skedave të plotësuara me të dhëna të
    ndryshme dhe të renditura sipas një kriteri të
    caktuar në kuti e rafte. Skedari alfabetik
    (sistematik). Skedari i bibliotekës. E kërkoi (e gjeti) në skedar.
    (Pasi bëhet fjala për softuer atëher ky emër mund të përdoret për një softuer të tërë si file.exe apo skedari.exe)

    SKEDÊ:


    SKEDË f. sh.
    Fletë e vogël katrore që mbushet me të dhëna të
    ndryshme dhe që vendoset së bashku me të tjerat
    sipas një rendi të caktuar për t'u gjetur lehtë në një
    kuti a në një kartotekë. Skedë e bardhë (e plotësuar). Skedat e bibliotekës (e kartotekës).
    Skedat e fjalorit. Plotësoi (mbushi) një skedë. E nxori në një skedë. Radhit skedat.
    (Shiko në f.1188 të fjalorit të shqipes.)
    (D.m.Th kjo është pjesa e një programi p.sh. një faqe(dokument) e shkruar në word, works, pastaj i ke mp3.skedat,skedat e fotografive si p.sh.në .img format, .gif format,
    .bmp format;një email-postë elektronike e dërguar-mund të quhet skedë etj)

    Do me thënë si SKEDAR mund të quhet një shtëpi kurse orenditë brenda saj mund të quhen si SKEDA.

    Përsëri e potencoj, që nëse keni ide,plotsime,korrigjime apo zgjidhje më të mirë, komentoni në forum.

    Prandaj pas plotsimeve dhe korrigjimeve, rradhitja alfabetike e përkthimeve mund të jetë kështu:

    A
    About-Në lidhje me...
    Add-Shto
    Advanced-Përparuar
    Adware-përdoret si emër orgjinal;nuk duhet të jetë vetëm një fjalë Program i përkrahur nga reklamat
    Actions-Veprimet
    Archive-Arkiv(Arshiv)

    B
    Browse-Shfleto
    Bookmark-Shënim faqeje
    Bold-E trash
    Back-Prapa
    Beep-Tingull
    Binary-Binare
    Button-Buton

    C
    Cancel-Anulo
    Change-Ndrysho p.sh. ndrysho gjuhën;fjala është për ndryshimin e gjuhës në softuerat që janë të shqipëruara në shumë gjuhë.
    Contacts-Kontaktet
    Compressed-Ngjeshur
    Connect-Lidhu
    Cut-Pre(e kundërta Paste-Ngjit)
    Cookies-Biskota
    Create-Krijo
    Customize-Bëje të zakonshme????
    Check-Verifikim; p.sh.Online Check -Verifiko në lidhje;drejtpërdrejt


    D
    Delete-Shkatërro
    Download-shkarko;(e kundërta e saj është upload-ngarko)
    Dial-Thirr
    Disconect-Shkëputje
    Decompress-Ç`ngjeshje>kujdes>kjo fjalë nuk egziston në fjalorin e Gjuhës së sotme shqipe, mirëpo më duket si fjalë më e përshtacme
    për përkthim;kryesisht jam bazuar në disa fjalë të ngjajshme (Shiko në fjalor) si.p.sh.Ngjyroj-Ç`ngjyroj,Njerzor-Ç`njerzor,Njoh-Ç`njoh.
    Discard-Hidhe
    Directory-Dosje

    E
    Edit-Redakto
    E mail-Posta Elektronike
    Exit-Dalje
    Error-Gabim
    Extract-Zbërthe
    Enter-Hyrje



    F
    Fax-Faks(maqinë)
    File-Skedar;.Ja se pse;
    Si Skedar emrohet një program i tërë;p.sh. exe.file e cila në brendësi përmban shumë pjesë;kurse pjesët përbërëse duhet të emrohen si skeda p.sh. një dokument i krijuar në Word, Works, etj.Si skeda emrohet
    edhe një dokument muzikor d.m.th.emrohet si skeda muzikore windos media file(mp3 skeda).Si skeda emrohet edhe një pjesë e një dokumenti respeketivisht programi.
    Ka edhe raste të tjera për të cilat do nevojitej një libër i tërë...Desha të them, nëse fjala File nuk përkthehet apo përdoret në mënyrë adekuate
    në të ardhmen do të kemi shumë probleme me përkthimin e programeve kompjuterike.

    Folder-Dosje
    Find-Gjej
    Font-Pagëzore
    Forward-Përpara
    Favorite-Të parapëlqyer
    FTP-File Transfer Protocol-Protokolli i transferimit të filit


    G
    General-Përgjithshme
    Go to-Shko tek



    H
    -Help-Ndihmë(e ka fjalën për skedën që jep sqarim në lidhje me softuerin)
    Home page-Faqja personale
    Host-Nikoqir
    HotKey-Pa ndryshuar


    I
    Install-Instalo
    Internet-Rrjeti
    Internet Explorer-Pa ndryshuar(tani për tani)
    Image-Fotografi
    Interface-Pamja(si duket); mund të përdoret edhe si emërtimi orgjinal mirëpo duke e përshtatur në gjuhën tonë

    J



    K
    Klick-Kliko
    Key-Çels



    L
    Link-Nyje
    Language-Gjuha
    Login-Pandryshuar
    Logout-Pandryshuar
    Load-Mbush

    M
    Map-????
    Message-Mesazh




    N
    New-E re;Vini re:Kjo fjalë nuk mund të përthehet si Risi pasi që mund ta
    dezorienton përdoruesin e softuerit të përkthyer në shqip;p.sh.kur krijon një skedë të re atëher doemos të përdoret fjala E Re; e ka fjalën për Skedë të re ;d.m.th.një dokumet apo faqe të re-në word, works apo program tjetër
    Navigation-Navigim
    Next-E ardhme


    O
    Offline-Shkëputur( d.m.th.s´është në linje; i/e lidhur)
    Options-Alternativat
    Order-Porosit
    Online-Në lidhje;drejtpërdrejt
    Open-Hap
    OK-Në rregull(Dakord)e kundërta Cancel-Anulo




    P
    Password-Fjalëkalim
    Paste-Ngjit
    Print-Shtyp(Edito)
    Permissions-Leje;Autorizime
    Properties-Vetitë
    Preview-Përpara
    Packages-Paqetimet;pako
    Paste-Ngjit
    Progress-Progres
    Preferences-Preferencat;vecoritë
    Play-Lëviz;Luaj> ka disa kuptime mirëpo në rastin e përkthimit të softuerit më i përshtatcëm është fjala Lëviz
    pasi që kur e shtyp .p.sh.butonin-Play-starton kënga apo filmi etj.
    Purge-Pastro
    Portal-Një faqe që përmban shumë shërbime të rradhitura sipas kategorive apo edhe një faqe me shumë nënfaqe
    Play-back-kthim prapa(i shirtit filmik,këngëve(;Rifilllim))Llojikisht përkthimi më i mirë është Rifillo p.sh.Rifilon përsëri këngën, filmin etj.

    Q
    Quit-Përfundo
    Queue-?????



    R
    Rename-Riemro
    Replace-Rivendos
    Retries-Riorvatje
    Registry-Regjistri


    S
    Send-Dërgo
    Select-Zgjedhje-Zgjidh
    Support-Ndihmesë;përkrahje
    Sort By-Rradhit sipas
    Self Extractor-Vetë Zbërthyesi
    Save-Ruaj
    Save as...-Ruaj si...
    Scan-Skano
    Settings-Konfigurimet
    Skin-Kopertinë
    Site-Faqja(mendohet për internet;Web Site-Veb Faqe)
    Size-Madhësia
    Search-Kërko
    Search for-Kërko për
    Start-Startim-Fill-o-im
    Software-Softuer apo program kompjuterik

    T
    Transfer-Transferim
    Tools-Mjetet;veglat
    Translation-Shqiprim;Përkthim

    u
    Upload-Ngarkim
    Unexpect-Papritur
    Utilities-Të dobishme, praktike, përdorueshmëri
    User-Përdorues
    Update-Azhurim
    Uninstall-Ç`instalo
    Underline-E nënvizuar

    v
    View-Shfaq;(paraqit)
    Virus-Virus



    W
    Wait-Prit
    Web-përdoret si orgjinal respektivisht i adaptuar në gjuhën tonë si Ueb-i

    Y



    Z
    Zip-Mbërthe(e kundërta unzip-zbërthe)
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 14-09-2006 më 17:26

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    cancel - >anulo ; e pamundur !!!

    anulo -> ctrl+z
    cancel -> canc => cancel-> fshij, zhduk, hiq ose delete ne anglisht

    vendosni cfare gjuhe tastiere perdoret
    connect - kycje; mendoj takim, lidhje
    customize ; mendoj veshje, paisje
    edit; rregullim,modifikim
    font; (burim) ne kete rast mendoj shkronje, simbol
    home page; mendoj faqja e fillimit ose kryesore
    load; ngarko
    queue; mendoj radhe, liste
    size; permasa, kete e kam me dyshim?!
    update; rifreskim ne shqip (azhornim-> huazim)
    ju pergezoj per punen. urime!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Shënimi i të gjitha fjalëve në këtë temë është tepër e gjatë dhe zë shumë vend(hapësirë),prandaj,brenda disa javëve do krijohet një faqe ku do rradhiten fjalët e këtij fjalori...Kurse forumi do shërben vetë për diskutime, fjalë,ide të reja si dhe shpjegime fjalësh.

    Për Elianin70:

    Disa ide i ke me vend dhe jam dakord.Mirëpo për disa fjalë nuk jam dakord dhe do jap shpjegime të hollësishme;

    Fjalët për të cilët jam dakord:

    1-customize ; veshje, paisje
    2-font; simbol
    3-queue; radhe, liste
    4-Home page-Faqja e fillimit ose kryesore

    Fjalët për të cilët nuk jam dakord:
    -------------------------------------------------------------------------------------
    1-Cancel-> canc => cancel-> fshij, zhduk, hiq ose delete ne anglisht

    Shpjegim:

    Delete në përkthim do thotë Shkatërim p.sh. i skedës/skedarit
    Prandaj nëse e përdorim si Shakëtrrim ajo është e pa saktë.
    Zhduk dhe Hiq nuk mund të përdoret pasi ti nuk e zhduk skedën por vetëm e ndërpret procesin;
    d.m.th. të marrim për shembull instalimin e një softueri ku egziston butoni cancelka bën në atë rast kur
    e shtyp butonin?Me siguri e ndërpret procesin i cili mund të vazhdojë sërish, pra ti nuk e zhduk e as nuk e shkatërron.

    Ja cka thot fjalori i shqipes f.47 për fjalën Anulo-oj:
    Shfuqizoj një ligj,një vendim etj; e tërheq, nuk e bëj apo nuk e lejoj të bëhet.Anuloi mbledhjen(vizitën)
    Do me thënë ai nuk e shkatrroi,as nuk e zhduku atë, por vetëm e anuloi.

    Shih në Fesh 1.0 Fjalorin Teknik.

    ANULOHET Pës.
    e ANULOJ. Anulohet vendimi (urdhri). Anulohet
    shfaqja (ndeshja, mbledhja).

    ANULOJ kal.
    I heq fuqinë një ligji, vendimi, urdhri etj, shfuqizoj; e
    kthej mbrapsht, e tërheq, nuk e lejoj të bëhet.
    Anulon një ligj (një vendim). Anuloj mbledhjen
    (ndeshjen, vizitën). Anuloi një marrëveshje.
    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    2)Update; rifreskim ne shqip (azhornim-> huazim)

    Së pari kërkoj ndjesë për shkrimin si azhurim.Në të vërtetë ajo duhet të shënohet si AZHURNIM.

    Shpjegim:

    Nëse e përkthen fjalën rifreskim në gjuhën angleze ajo d.m.th refresh.Nga kjo konstatohet që fjala nuk përputhet apo s´është
    e pranueshme për përkthim të tillë.
    Azhurnim është fjalë shqipe.

    AZHURNIM m. sh. libr.
    Veprimi sipas kuptimeve të foljeve AZHURNOJ,
    AZHURNOHEM. Azhurnimi i lojës. Azhurnimi i
    punimeve (i bisedimeve). Azhurnimi i leksioneve (i
    llogarive). Bëj azhurnimin.

    AZHURNOHEM vetv. libr.
    1. Njihem me të rejat e fundit të një fushe të
    diturisë; pajisem me të dhënat e fundit për një
    çështje.
    2. vet. veta III. Pës. e AZHURNOJ. Azhurnohet loja
    (ndeshja).
    Meqë është fjala për funksione të reja në ndonjë softuer-të rejat apo funksionet shtesë-atëher
    është e pranueshme përdorimi i këtij emri.Shih në FESH. 1.0 softuerin nga www.gjuha-shqipe.com
    si dhe spjegimin në f.71 të fjalorit të shqipes

    Poashtu mund të shikosh edhe këtu, ku emri është shkruar gabimisht:

    http://www.microsoft.com/downloads/B...q&categoryid=7

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    3)Edit; rregullim,modifikim
    Ky përkthim është gabim.

    Shpjegim:

    Edit;1)botoj;nxjer, 2)Redaktoj
    (Fjalori anglisht shqip 2003, f.124 Prof.Dr Ilo Stefanllari)
    Redaktoj:1-Ndreq e përpunoj një shkrim,,një vepër etj. për ti dhënë trajtën përfundimtare përpara se të
    botohet.
    (Fjalori i shqipes f.1096)
    Prandaj emri më i preferueshëm për përkthim është Redaktoj.
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

    4)Load-duhet të përkthehet si Mbush-je.

    Shpjegim:
    Nëse Download është shkarkim,Upload Ngarkim, atëher si përkthim natyror load duhet të përkthehet si mbush-je.
    E kundërta e saj është unload apo shprazje.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Fjalë të reja

    Më poshtë janë vendosur fjalë të reja, por para tyre janë rradhitur fjalët për të cilat mungon një shpjegim apo më mirë me thënë një sqarim në gjuhën shqipe.Prandaj, nëse keni ide, propozime për këto urdhëroni parashtroni mendime e juaja.


    Ndonjë ide për këto emra:
    1-Zoom-????
    2-Zoom in-????
    3-Zoom out-????
    4-Uper case-????
    5-Lower case-????
    6-Upload file name case-????
    7-Data-????
    8-PopUP window-????
    9-Display-????
    10-Wrap-????-
    11-Wizard-????-
    12-Togle-?????
    13-Cashe-?????
    14-Path-?????
    15-Recent-?????
    16-Current-?????
    17-Map-?????
    18-Outdent-????
    19-Indent-????
    20-Setup-?????


    -------------------------------------------------------------------------------------------------------


    A
    About-Në lidhje me...
    Account-Llogaritje; p.sh.your account;llogaria yte
    Accept-Pranoj; e kundërta Decline-Refuzoj
    Add-Shto
    Advanced-Përparuar
    Adware-përdoret si emër orgjinal;nuk duhet të jetë vetëm një fjalë.Program i përkrahur nga reklamat.
    Actions-Veprimet
    Archive-Arkiv(Arshiv)
    Aplikation-Aplikacion


    B
    Back-Prapa
    Beep-Tingull
    Browse-Shfleto
    Bookmark-Shënim faqeje
    Bold-Theksuar-Êshtë fjala për ndryshimin e germës nga gjendja normale në të trashë;të bëhet më e theksuar në tekst.
    Binary-Binare
    Button-Buton

    C
    Cancel-Anulo
    Change-Ndrysho p.sh.ndrysho gjuhën-change language;ndryshimin e gjuhës në softuerat që janë të shqipëruara në gjuhë të ndryshme.
    Contacts-Kontaktet
    Chat-Bisedë
    Close-Mbyll
    Compressed-Ngjeshur
    Connect-Lidhu (e kundërta Disconect-Shkëput) P.sh.Fjalia Connect to Microsoft Office online mund të përkthehet si-Lidhu me Microsoft Office drejtpërdrejt
    Cut-Pre(e Kundërta Paste-Ngjit)
    Cookies-Biskota
    Create-Krijo
    Customize-Paisje-Fjala është p.sh.kjo komando është përfshirë brenda softuerit të caktuar ku mundësohet vendosja apo largimi i funksioneve të caktuara të softverit
    Check-Verifikim; p.sh.Online Check -Verifikim në lidhje;drejtpërdrejt

    D
    Decline-Refuzoj(E kundërta accept-Pranoj)
    Delete-Shkatërro
    --------------------------------------------------------------------------------------
    Driver-pa ndryshuar-Fjala është për një pjesë shtesë( e ngjajshme me softuerin) për kompjuter e cila e vë në lëvizje
    një pjesë të kompjuterit p.sh.me ndihmën e një driveri vehet në lëvizje(pas instalimit) DVD njësia apo CD njësia në kompjuter
    -------------------------------------------------------------------------------------
    Device-mekanizmi p.sh storage device përkth.si mekanizmi ruajtës(akumlues)
    ------------------------------------------------------------------------------------
    Decompress-Ç`ngjeshje>kujdes>kjo fjalë nuk egziston në fjalorin e Gjuhës së sotme shqipe, mirëpo më duket si fjalë më e
    përshtacme për përkthim;kryesisht jam bazuar në disa fjalë të ngjajshme (Shiko në fjalor) si.p.sh.Ngjyroj-Ç`ngjyroj,Njerzor-Ç`njerzor,Njoh-Ç`njoh.
    -----------------------------------------------------------------------------------
    Download-Shkarko-(E kundërta e saj është upload-ngarko)
    Dial-Thirr
    Disconect-Shkëputje(E kundërta-Connect-Lidhje)
    Discard-Hidhe
    Directory-Dosje
    Decrease-Zvoglim (E kundërta-Increase-Rritje)P.sh.Decrease font size>Zvoglo madhësinë e simbolit
    Duplicate-E dyfisht;kopje e orgjinalit...

    E
    Edit-Redakto
    E mail-Posta Elektronike
    Exit-Dalje
    Error-Gabim
    Extract-Zbërthe
    Enter-Hyrje


    F
    Fax-Faks(maqinë)
    File-Skedar dhe Skedë;
    -------------------------------------------------------------------------
    Shpjegim për emrat:

    SKEDAR m. sh.

    Tërësia e skedave të plotësuara me të dhëna të
    ndryshme dhe të renditura sipas një kriteri të
    caktuar në kuti e rafte. Skedari alfabetik
    (sistematik). Skedari i bibliotekës. E kërkoi (e gjeti) në skedar.
    (Pasi bëhet fjala për softuer atëher ky emër mund të përdoret për një softuer të tërë si file.exe apo skedari.exe)

    SKEDÊ:

    SKEDË f. sh.
    Fletë e vogël katrore që mbushet me të dhëna të
    ndryshme dhe që vendoset së bashku me të tjerat
    sipas një rendi të caktuar për t'u gjetur lehtë në një
    kuti a në një kartotekë. Skedë e bardhë (e plotësuar). Skedat e bibliotekës (e kartotekës).
    Skedat e fjalorit. Plotësoi (mbushi) një skedë. E nxori në një skedë. Radhit skedat.
    (Shiko në f.1188 të fjalorit të shqipes.)
    (D.m.Th kjo është pjesa e një programi p.sh. një faqe(dokument) e shkruar në word, works, pastaj i ke mp3.skedat,
    skedat e fotografive si p.sh.në .img format, .gif format, .bmp format;një email-postë elektronike e dërguar-mund
    të quhet skedë etj)

    Shkurt e shqip>Skedari funksionon si njësi e pamvarur, kurse skeda mund të funksionon vetëm
    me ndihmën e një softueri; do thotë për startimin(hapjen e saj) e një skede nevojitet një softuer p.sh.Nëse
    dëshiron të shikosh një fotografi atëher patjetër të hapet me programin për fotografi,mp3 skedat mund ti
    dëgjosh me ndihmën e Windows Media Player, Real, faqet e Internet Explorer mund të hapen vetëm me ndihmën
    e këtij programi etj.


    Folder-Dosje
    ------------------------------------------------------------------------
    Shpjegim:

    DOSJE f. sh. zyrt.

    Dy kapakë kartoni, lëkure etj. të lidhur bashkë, ku
    mbahen shkresa, dokumente etj.; tërësia e
    shkresave dhe e dokumenteve që vihen së bashku
    brenda këtyre kapakëve. Dosje e trashë. Dosja
    vetjake (personale). Dosje sekrete. Vë në dosje.
    (Shih në f.260 të fjalorit më të ri në gjuhën shqipe); vec kësaj shih përkthimin e windows XP në shqip për tu bindur më mirë;Shikoji fotografitë se si është përkthyer fjala Folder dhe Directory.
    -------------------------------------------------------------------------

    Find-Gjej
    Font-Simbol:në këtë rast simbol i shkronjës respektivisht në cfar simboli paraqiten germat:keni shumë lloje:Arial,Courier,Roman etj.
    Forward-Përpara
    Favorite-Të parapëlqyer
    FTP-File Transfer Protocol-Protokolli i transferimit të filit
    Frame-Kuadër p.sh.video frame-Video kuadër



    G
    General-Përgjithshme
    Go to-Shko tek


    H
    Help-Ndihmë(e ka fjalën për skedën që jep sqarim në lidhje me softuerin)
    Home page-Faqja e fillimit ose kryesore
    Host-Nikoqir
    HotKey-Pa ndryshuar(Tani për tani)
    Hash-pa zhurmë, qetë,

    I
    Increase-Zmadhim(E kundërta Decrease-Zvoglim) p.sh.Increase font size>Zmadhimi i simbolit
    Install-Instalo
    Internet-Rrjeti
    Internet Explorer-Pa ndryshuar(tani për tani)
    Image-Fotografi
    Interface-Pamja(si duket); mund të përdoret edhe si emërtimi orgjinal, mirëpo duke e përshtatur në gjuhën tonë
    Insert-Ve;Vendos



    J



    K
    Klick-Kliko
    Key-Çels
    Keyboard-Tastierë


    L
    Link-Nyje
    Language-Gjuha
    Level-Niveli
    Login-Pandryshuar
    Logout-Pandryshuar
    Load-Mbush-p.sh wait now is loading........
    Local directory-Dosja lokale
    Line-Vija


    M
    Message-Mesazh
    Modified-Modifikuar
    Move Up-Zhvendos lart(E kundërta Move down-Zhvendos posht)


    N
    New-E re;Vini re-Kjo fjalë nuk mund të përthehet si Risi pasi që mund ta
    dezorienton përdoruesin e softuerit të përkthyer në shqip;p.sh.kur krijon një skedë të re atëher doemos të përdoret fjala E Re; e ka fjalën për Skedë të re ;d.m.th.një dokumet apo faqe të re-në word, works apo program tjetër
    -------------------------------------------------------------------------------
    Navigation-Navigim
    Next-E ardhme
    Network-Pa ndryshuar respektivisht e adaptuar në gjuhën tonë si Netvork-u


    O
    Offline-Shkëputur( d.m.th.s´është në linje; i/e lidhur)
    Options-Opcionet(Alternativat)
    Order-Porosit
    Online-Në lidhje;drejtpërdrejt
    Open-Hap
    ------------------------------------------------------------------------------
    Open file...-Hap skedar/skedë...-Në rast se nuk dihet a është fjala për skedar apo skedë, atëher do ishte e logjikshme të përdoren që të dy
    d.m.th. në përkthin duhet të qëndron Open file...Hap skedar/skedë...Mirëpo nëse është fjala për programe të ngjajshme me
    p.sh.word apo works atëher duhet të përdoret vetëm si Hap skedë(Open File)...pasiqë dihet se këto programe apo të ngjajshme me
    ta mund të hapin vetëm skedat(dokumentet) e wordit apo Worksit.D.M.Th. nëse oravtemi të hapim ndonjë skedë të ndonjë softueri
    tjetër nga Wordi apo Worksi, ajo nuk mund të realizohet.
    ------------------------------------------------------------------------------
    OK-Në rregull(Dakord)(E kundërta Cancel-Anulo)
    Outside Borders-Jasht Kornizave(E kundërta Inside Borders-Brenda Kornizave)


    P
    Password-Fjalëkalim
    Paste-Ngjit
    Print-Shtyp
    Permissions-Leje;Autorizime
    Properties-Vetitë
    Preview-Përpara
    Packages-Paqetimet;pako
    Progress-Progres
    Preferences-Preferencat;vecoritë
    ------------------------------------------------------------------------
    Play-Lëviz;Luaj> ka disa kuptime mirëpo në rastin e përkthimit të softuerit më i përshtatcëm është fjala Lëviz
    pasi që kur e shtyp .p.sh.butonin-Play-starton kënga apo filmi etj.
    -----------------------------------------------------------------------
    Purge-Pastro
    ----------------------------------------------------------------------
    Portal-Pandryshuar-Një faqe që përmban shumë shërbime të rradhitura sipas kategorive apo edhe një faqe me shumë nënfaqe
    -------------------------------------------------------------------------
    Play-back-kthim prapa(i shirtit filmik,këngëve(;Rifilllim))Llojikisht përkthimi më i mirë është Rifillo p.sh.Rifilon këngën, filmin etj.
    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Patch-pandryshuar;pjesa shtesë për një softuer; zakonisht përdoret në lojrat kompjuterike të ndryshme si p.sh:figura të reja, grafikë e re,
    nivele(levels) shtesë për një lojë etj.
    ----------------------------------------
    Port-Porti
    Proxy-Pa ndryshuar


    Q

    Quit-Përfundo
    Queue-Rradhe, listë


    R
    Rename-Riemro
    Refresh-Rifresko
    Replace-Rivendos
    Retries-Riorvatje
    Registry-Regjistri
    Read me-Lexo
    Redo-Ribëj(E kundërta Undo-Prish)
    Retry-Riorvatje


    S
    Send-Dërgo
    Select-Zgjedhje-Zgjidh
    Share-Shpërnda-psh. file share-shpërndarja e skedarëve/skedave nga një kompjuter në tjetrin
    Status bar-Gjendja e fushës(S´jam i sigurt)
    Support-Përkrahje, Udhëzim
    Sort By-Rradhit sipas
    Self Extractor-Vetë Zbërthyesi
    Save-Ruaj
    Save as...-Ruaj si...
    Scan-Skano
    Settings-Konfigurimet
    Skin-Kopertinë
    Site-Faqja(mendohet për internet;Web Site-Veb Faqe)
    Size-Madhësia-p.sh madhësia e skedarit prej 1MB
    Search-Kërko
    Search for-Kërko për
    Start-Startim-Fill-o-im
    Software-Softuer apo program kompjuterik
    Support-Përkrahje
    Script-pandryshuar; vetëm e përshtatur në gjuhën tonë si skript
    HTML,PHP,DHTML etj-përdoren pa ndryshime d.m.th. shkruhen ashtu sic janë; përfaqsojnë gjuhët programuese
    Shareware-Pa ndryshuar(tani për tani)


    T
    Transfer-Transferim
    Tools-Mjetet;veglat
    Translation-Shqiprim;Përkthim
    Tip of the day....Informata ditore....
    Toolbar-Fusha e veglave
    Trial-Pandryshuar


    U
    Upload-Ngarkim
    Unexpect-Papritur
    Utilities-Të dobishme, praktike, përdorueshmëri
    User-Përdorues
    Update-Azhurnim;Azhurno
    ----------------------------------------------------------------
    Shpjegim:

    AZHURNIM m. sh. libr.
    Veprimi sipas kuptimeve të foljeve AZHURNOJ,
    AZHURNOHEM. Azhurnimi i lojës. Azhurnimi i
    punimeve (i bisedimeve). Azhurnimi i leksioneve (i
    llogarive). Bëj azhurnimin.

    AZHURNOHEM vetv. libr.
    1. Njihem me të rejat e fundit të një fushe të
    diturisë; pajisem me të dhënat e fundit për një
    çështje.
    2. vet. veta III. Pës. e AZHURNOJ. Azhurnohet loja
    (ndeshja).
    Meqë është fjala për funksione të reja në ndonjë softuer-të rejat apo funksionet shtesë-atëher është e pranueshme përdorimi i këtij emri.Shih në FESH. 1.0 softuerin nga www.gjuha-shqipe.com si dhe spjegimin në f.71 të fjalorit të shqipes
    ---------------------------------------------------------------
    Uninstall-Ç`instalo
    Underline-E nënvizuar
    Unload-Shpraz
    Unzip-zbërthe
    Undo-Prish(E kundërta Redo-Ribëj)
    unload-shpraz-e



    V
    Video clip-Video fragment
    View-Shfaq;(paraqit)
    Virus-Virus


    W
    Wait-Prit
    Web-përdoret si orgjinal respektivisht i adaptuar në gjuhën tonë si Ueb-i
    -------------------------------------------------------------------------
    Welcome to setup Wizard-Mirësevjen në udhëzimin për instalimin e...(emri i softuerit)
    -------------------------------------------------------------------------
    Windows-Dritaret; kur e shënojmë emrin e p.sh Windows XP atëher duhet të shkruhet si Dritaret XP(apo në vazhdim/kllapa edhe emri orgjinal si Windows XP)
    ---------------------------------------------------------------------------
    wireless-pandryshuar tani për tani; shpjegim në shqip-që funksionon me valë elektromagnetike(ndoshta dikush ka ndonjë propozim për emër të
    përshtacëm)
    --------------------------------------------------------------------------


    X


    Y



    Z
    Zip-Mbërthe(e kundërta unzip-zbërthe)

    Së shpejti me një faqe të re(faqe kryesore) Fjalorin Praktik për përkthyesit e softuerave

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    1. zoom - > vegel zmadhimi
    2. zoom in - > zmadhoj nje here (hap)
    3. zoom out -> zvogeloj nje here (hap)
    7. data -> te dhena, informacion, njoftim
    10. wrap->mbeshtjell, mbuloj,ambalazhoj
    11. wizard->magjistar, ekspert (Hudini)
    14. path->shteg, rrugice(ne), itinerar
    15. recent->i vone, e fresket, e fundit, bashkekohor
    16.current->aktual, rryme elektrike
    17.map-> harte, plan, skeme
    19.indent-> se di se per cfare perdoret por shih se mos te ndihmoj:
    dhëmbëzim, porosi ose kërkesë për furnizimi, kryeradhë, vule, gjurmë
    Perdori edhe si folje

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Falemnderit për kontributin Elian 70.Mendoj që shumica e fjalëve të përkthyera këtu do i ndihmojnë shumicës së përkthyesve, si dhe ndoshta do kontribojnë me përkthime si dhe me përvoja të tyre nga përkthimet e ndryshme.Këtu janë vendosur fjalët e reja për përkthim apo propozime për fjalë adekuate.Kush ka ide le të shkruan lirisht....

    Propozimet;
    Components-komponetat
    Videofile-video skedar
    Nudge up-shtyj lart

    Fjalët për përkthim;
    1-Uper case-????
    2-Lower case-????
    3-Upload file name case-????
    4-PopUP window-????
    5-Display-????
    6-Togle-?????
    7-Cashe-?????
    8-Outdent-????
    9-Setup-?????
    10-desktop-????
    11-Item-????
    12-Summary-????
    13-rendering-????
    14-time remaining-????
    15-Aspect ratio-????
    16-Rewind-????
    17-Capture-????
    18-Hue-????
    19-Enable-????
    20-Disable-????
    21-Start Marker-????
    22-Caption-????
    23-Setup-????

  9. #29
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573

    Të shkruajmë shqip

    Disa nga termat më të përdorura të kompjuterit:


    Kodi:
    Anglisht	Shqip
    -----------------------------
    Computer	Kompjuter
    Monitor		Ekran, Monitor
    Keyboard	Tastierë
    Key		Tast (i tastierës)	
    Mouse		Mi, Tregues
    Speaker		Altoparlant
    Camera		Kamerë
    Scanner		Skaner
    Printer		Printer
    Headphones	Kufje
    Microphone	Mikrofon
    
    Case		Kuti
    Hardware	Pajisje, Harduer
    Motherboard	Karta mëmë, Pllaka mëmë
    Processor	Procesor
    Memory		Kujtesë, Memorje
    Graphic Card	Karta Grafike
    Sound Card	Karta e Zërit
    Network Card	Karta e Rrjetit
    CD Recorder	CD Regjistrues
    CD Rewritable	CD Rishkrues
    Drive		Njësi
    Power Supply	Ushqyesi i rrymës
    Cable		Kabëll
    Jumper		Këllëf, Kapuç, Xhamper
    Ribbon		Fasho, Shirit
    Slot		Fole
    Master		Master, Pronar, Kryesor
    Slave		Skllav
    
    Disc		Disk, Disketë
    Floppy Disc	Disketë Flopi
    Hard Disc	Disk i Ngurtë, Hard Disk
    USB Disc	Disketë USB
    
    Desktop		Tryezë
    Icon		Ikonë
    Shortcut	Shkurtore
    Folder		Dosje
    File		Skedar
    Image		Imazh
    Archive		Arkiv, Pako
    Window		Dritare
    Menu		Meny
    Toolbar		Shirit Veglash
    Taskbar		Shirit Detyrash
    Button		Buton
    Frame		Kornizë
    Field		Fushë
    Textbox		Kuti Teksti
    Message Box 	Kuti Mesazhi
    Label		Etiketë
    Tab, Table	Tabelë
    Row		Rresht
    Column		Kolonë
    Option		Opsion, Zgjedhje
    Property	Veti
    Advanced	Përparuar
    Logo		Stemë, Stampë, Pullë
    
    Operating System	Sistem Operativ
    Software		Softuer
    Service			Shërbim
    Program			Program
    Application		Aplikacion
    Device			Pajisje
    Driver			Drejtues 
    Browser			Shfletues
    Compiler		Përpilues, Kompajler
    
    Microsoft Windows	Microsoft Windows
    My Computer		Kompjuteri im
    My Documents		Dokumentet e mia
    Control Panel		Paneli i Kontrollit
    Device Manager		Menaxheri i Pajisjeve
    Network Connections	Lidhjet e Rrjetit
    Event Viewer		Pariqitës i Ngjarjeve
    Recycle Bin		Shporta e Riciklimit
    Start Button		Butoni i Nisjes, Start
    
    Click		Klikoj, Shtyp
    Start		Nis, Filloj
    Restart		Rinis
    Shutdown	Shuaj, Fik
    Connect		Lidh
    Disconnect	Shkëput, Çlidh
    Update		Azhurnoj
    Open		Hap
    Close		Mbyll
    Exit		Dal	
    Edit		Redaktoj
    Copy		Kopjoj
    Paste		Ngjit
    Save		Ruaj
    Delete		Fshij
    Rename		Riemërtoj
    Find		Gjej, Kërkoj
    Search		Kërkoj
    Move		Zhvendos
    OK		Në Rregull, Pranoj
    Cancel		Anuloj
    Apply		Aplikoj, Zbatoj
    Enable		Aftësoj, Aktivizoj
    Disable		Paaftësoj
    Download	Shkarkoj
    Upload		Ngarkoj
    Send		Dërgoj
    Receive		Marr
    Broadcast	Transmetoj
    Transfer	Transferoj
    Zip		Paketoj, Ngjesh
    Unzip		Shpaketoj
    Extract		Ekstraktoj
    Compress	Ngjesh, Kompresoj
    Package		Paketoj
    Drag		Tërheq, Zvarrit
    Drag & Drop	Tërheq e Lëshoj
    Show		Paraqes
    Display		Afishoj
    Add		Shtoj
    Remove		Heq
    Install		Instaloj
    Uninstall	Çinstaloj
    Record		Regjistroj
    Burn		Djeg
    Stop		Ndaloj
    Play		Luaj
    Pause		Pushoj, Bëj Pauzë
    Refresh		Freskoj
    Repair		Riparoj
    Recover		Rikuperoj, Rigjej
    Defragment	Defragmentoj, Sistemoj
    Share		Ndaj
    Format		Formatoj
    Partition	Copëtoj, Ndaj
    Back up		Rezervoj
    Clone		Klonoj
    Log		Shënoj (në ditar)
    
    Network		Rrjet
    Connection	Lidhje
    Local		Lokale (lidhje lokale)
    Remote		Në largësi
    Gateway		Portëkalim
    Firewall	Mur Mbrojtës
    Wireless	Pa tela
    Crossover	Kryqëzuar
    Hub		Shpërndarës, Hab
    Switch		Çelës, Suiç
    Router		Ndërlidhës, Rauter, Rutër
    Packet		Paketë
    Frame		Zarf, Skelë
    
    Database	Databazë, Bazë të Dhënash
    Input		Të dhënat
    Output		Të dalat, Rezultatet
    Code		Kod
    Compile		Përpiloj
    Data Structure	Strukturë të Dhënash
    Array		Matricë
    Tree		Pemë
    Linked List	Listë Zinxhir
    Algorithm	Algoritëm
    Encrypt		Shifroj
    Decrypt		Deshifroj
    Binary		Dyjor, Binar
    Decimal		Dhjetor
    Instruction	Instruksion
    Loop		Cikël
    
    Resolution	Rezolucion
    Pixel		Pikëz
    Dimension	Përmasë, Dimension
    Width		Gjerësi
    Length		Gjatësi
    Height		Lartësi
    Brush		Furçë, Penel
    
    Username	Emër (Përdoruesi), Përdorues
    Password	Fjalëkalim
    Login		Hyj, Identifikohem
    Serial Number	Numër Regjistrimi
    Patch		Arnë
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 21-06-2007 më 22:19
    Edi

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    1

    Terminologjia

    A mundeni ju lutem të më ndihmoni rreth përkthimit në gjuhën shqipe të termeve të mëposhtëm:

    crash
    memory card slot
    reset

    JFP [TIA]

  11. #31
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Po t'i jap shpjegimet në gjuhën shqipe duke përkthyer shkronjë për shkronje fjalët e dhëna nga gjuha angleze. Pra, nuk është përkthim në gjuhën e informatikës, është vetëm përkthim gjuhësor, sepse në gjuhën e informatikës fjalët përkatëse mund të kenë edhe kuptim krejtësisht tjetër.

    Crash = thyerje /dështim / shembje / përplasje
    Reset = anuloj / vë në vend përsëri / rivë / rinis / rifilloj

    Memory card slot
    Memory = regjistër / kujtesë / kujtim
    Card = kartë / kartelë
    Slot = e çarë / zbrazëti / vrimë

    Pra kuptimi përgjithshëm i Memory card slot = Vrima ku vëndohet kartela që regjistron apo mban mend të dhënat në celular.
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #32
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,679
    Per te bere nje fjalor informatike duhet te dilni jashte konceptit te fjalorit gjuhesor ... jo cdo fjale ne fjalorin gjuhesor i pershtatet kuptimit informatike

    Bookmark-Shënim faqeje
    Bold-Theksuar
    Beep-Bip (bën 3 herë bip)
    Button-Pullë
    FTP-File Transfer Protocol-Protokolli i transferimit të filit
    Unload-Shpraz
    Unzip-zbërthe
    1. zoom - > vegel zmadhimi
    Slot = e çarë / zbrazëti / vrimë

    etj etj etj

    me nje fjale ne gjuhen INFORMATIKE ja keni fut kot ... me vjen keq qe ju drejtohem ne kete menyre me keq se nje tjeter ketu Switch/Hub = Celes

    ec e figure vete

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ardi, po te marresh fjalorin e informatikes ne gjuhen angleze dhe te zberthesh fjalet e tyre sipas kuptimit ne SHBA/Angli, atehere dhe ato do te quhen qesharake. Dy-tre verejtje ne lidhje me ate qe ke shkruar me siper.

    File fare mire perkthehet skedar. Ky eshte termi i perdorur qe nga vitet '80. Unload mund te perkthehet zbraz, dhe nuk humbet ndonje kuptim. Button eshte buton, nuk e luan as shkembi. Pra, ka shume fjale qe mund te perkthehem, megjithese une jam i mendimit te prere qe fjala BIT dhe Integral nuk kane perkthim ne shqip, pra asnje nuk duhet perkthyer...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  14. #34
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    12-06-2007
    Postime
    134
    nje permiresim mother board me bukur do te thuhej - pllakeza ame

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Mendoj se sugjerimet e meposhtme duhen marre parasysh per te vetmen arsye mos-bastardimin e gjuhes shkencore te Informatikes nga ana e gjuhes shqipe. Lista e meposhtme permban vetem fjalet qe une mendoj se duhen permiresuar.

    Kodi:
    Anglisht	Shqip
    -----------------------------
    Mouse		Tregues
    Speaker		Altoparlant - italisht, une do ta preferoja anglisht
    Camera		Kamerë
    Scanner		Skaner
    Printer		Printer
    Headphones	Kufje
    Microphone	Mikrofon
    
    Case		Kasa
    Hardware	Harduer
    Motherboard	Qarku Kryesor/Qendror
    Memory		Memorje
    CD Recorder	Regjistrues CD
    Jumper		Xhamper
    Ribbon		Shirit
    Master		Master, ose Primar
    Slave		Skllav, ose Dytesor
    
    Floppy Disc	Disketë 
    Hard Disc	Hard Disk
    USB Disc	Disketë USB
    
    Folder		Direktori
    Archive		Arkiv, Pako, ose Pakete
    Menu		Menu
    Toolbar		Segment Veglash (jo Shirit)
    Taskbar		Segment Detyrash
    Textbox		Kutize
    Logo		Logo
    
    Application		Aplikacion, Aplikim (psh. Aplikime Kompjuterike)
    
    Device Manager		Administrimi i Pajisjeve
    Network Connections	Lidhjet e Rrjetit
    Event Viewer		Shfaqja e Ngjarjeve
    Recycle Bin		Koshi i Riciklimit
    Start Button		Butoni Start
    
    Click		Klikoj
    Find		Kerko
    Search		Kërkoj
    Ok		Ok
    Disable		C'aktivizoj
    Partition	Copëzoj
    
    Router		Rauter
    Frame		Paketëz
    
    Output		Rezultatet
    n-dimensional Array		Vektor n-dimensional
    Matrix          Matrice
    Binary		Dysor, Binar
    Nje perkthim fjale per fjale do te sillte humbjen e kuptimit kontekstual te fjales. Sugjerimet e mesiperme vijne qofte nga eksperienca ime ne fushe ne Shqiperi, qofte nga fjalori qe perdoret ketej.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Citim Postuar më parë nga hapesi i temes
    Tashmë sistemi operativ Windows dhe programi Microsoft Office janë përkthyer në shqip. Gjithashtu edhe shumë programe të tjerë si Firefox, Winrar, Winamp, etj. janë përkthyer në shqip. Për më tepër, gjuha shqipe ka tashmë dy fjalorë për informatikën. Lexoni temat më poshtë për më shumë informacion:

    Programe në Gjuhën Shqipe
    Fjalor i Termave të Informatikës - softuer
    Fjalor Enciklopedik nga Teknologjia e Informacionit - libër i autorit Ali Mehmeti
    T'i marrim keto pika nje nga nje.

    Une do ta kisha te veshtire te punoja me nje sistem operativ ne gjuhen shqipe. Kjo, jo vetem per arsye se kam studiuar ne gjuhen angleze, por do te humbiste kuptimi literal/letrar i cdo termi/koncepti te programit. Per mua nuk do te ishte e thjeshte te 'levizja' neper sistem ne gjuhen shqipe. Jam i sigurt se edhe per gjyshin tim nuk do ishte aspak praktike te punonte ne nje sistem kompleks operativ ne shqip. Se pari, sepse duhet te mesoje fillimisht konceptet ne shqip (qe nuk eshte aspak e thjeshte). Ne kete pike lind veshtiresia e edukimit te perdoruesit ne gjuhen ne fjale, sepse mungojne tekste profesionale per kete pune. Pra, mungon kultura teknologjike ne gjuhen shqipe. Se dyti, ai duhet te ambientohet me te (po aq e veshtire).

    Gjithashtu, ne citim thuhet se "...ka tashme dy fjalore per Informatiken." Mund te kete edhe 20, por kjo nuk sjell kualifikim. Me lejoni t'ju kujtoj se ne France te gjithe fjaloret Frengjisht-Anglisht dhe vice-versa perpilohen fale bashkepunimit te gjere te akademikeve dhe profesionisteve te fushes. Cilet jane kredencialet e Ali Mehmetit? Po te Borix, edspace, etj.? E zeme se Ali Mehmeti, Borix, edspace, Ardi, etj, jane profesioniste. A duhet une te mesoj Informatiken nga fjaloret qe botojne keta profesioniste, dhene kredencialet e tyre gjuhesore dhe akademike? Une do ta konsideroja zgjedhje sekondare, sepse kam rezervat e mia. Nga njera ane, do te kisha veshtiresi te ambjentohesha me dialektin Kosovar te shqipes (qofte edhe shkencore) dhe, nga ana tjeter, do te preferoja gjuhen angleze per arsye te vendit te saj ne arenen nderkombetare dhe ne sferen shkencore.

    Per ta mbyllur, po ju tregoj dicka nga eksperienca ime ne institucionin ku punoj (ne Shqiperi). Sapo zhvillova nje sistem statistikor, shume interaktiv me perdoruesit. Kjo e fundit do te thote se perdorueseve u shfaqen, nder te tjera, edhe Message Box-e. Keto te fundit jane built-in ne gjuhen angleze (flas per butonat 'Ok', 'Yes', 'No', 'Cancel', etj.) dhe m'u desh te germoja ne API per te gjetur nje funksion qe i customize butonat dhe "kutizen dialoguese" ne shqip. Kur perdoruesit e perdoren per here te pare dhe hasen nje MsgBox me butonat 'Po', 'Jo', 'Anulo', mbeten si te ngrire per dy-tre sekonda dhe vepruan eventualisht. (Jam i sigurt se mirepriten dy butonat e pare ne shqip, por ngecen tek i fundit). Me kete tregim pak figurativ dua te nenvizoj dy fakte. E para, fjalet ne bold qe kam perdorur nuk mundem t'i perkthej ne shqip, sepse nuk do te me kuptonit. E dyta, perdoruesit nuk jane mesuar te shohin kontrolle ne shqip. Me te thjeshte e kane te perdorin ato anglisht, sepse jane edukuar ne ate gjuhe. Sigurisht, ndryshimi edhe mund te behet me sukses, por nese hasin programe ne anglisht, do t'u duket vetja si analfabete funksionale!

    Kjo eshte pikepamja ime, me mendimet e prera. Personalisht, femijeve te mi do zgjidhja t'i mesoja Aplikimet Kompjuterike dhe Informatiken ne gjuhen angleze.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 20-06-2007 më 03:00
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Citim Postuar më parë nga Borix
    T'i marrim keto pika nje nga nje.

    Une do ta kisha te veshtire te punoja me nje sistem operativ ne gjuhen shqipe. Kjo, jo vetem per arsye se kam studiuar ne gjuhen angleze, por do te humbiste kuptimi literal/letrar i cdo termi/koncepti te programit. Per mua nuk do te ishte e thjeshte te 'levizja' neper sistem ne gjuhen shqipe. Jam i sigurt se edhe per gjyshin tim nuk do ishte aspak praktike te punonte ne nje sistem kompleks operativ ne shqip. Se pari, sepse duhet te mesoje fillimisht konceptet ne shqip (qe nuk eshte aspak e thjeshte). Ne kete pike lind veshtiresia e edukimit te perdoruesit ne gjuhen ne fjale, sepse mungojne tekste profesionale per kete pune. Pra, mungon kultura teknologjike ne gjuhen shqipe. Se dyti, ai duhet te ambientohet me te (po aq e veshtire).

    Gjithashtu, ne citim thuhet se "...ka tashme dy fjalore per Informatiken." Mund te kete edhe 20, por kjo nuk sjell kualifikim. Me lejoni t'ju kujtoj se ne France te gjithe fjaloret Frengjisht-Anglisht dhe vice-versa perpilohen fale bashkepunimit te gjere te akademikeve dhe profesionisteve te fushes. Cilet jane kredencialet e Ali Mehmetit? Po te Borix, edspace, etj.? E zeme se Ali Mehmeti, Borix, edspace, Ardi, etj, jane profesioniste. A duhet une te mesoj Informatiken nga fjaloret qe botojne keta profesioniste, dhene kredencialet e tyre gjuhesore dhe akademike? Une do ta konsideroja zgjedhje sekondare, sepse kam rezervat e mia. Nga njera ane, do te kisha veshtiresi te ambjentohesha me dialektin Kosovar te shqipes (qofte edhe shkencore) dhe, nga ana tjeter, do te preferoja gjuhen angleze per arsye te vendit te saj ne arenen nderkombetare dhe ne sferen shkencore.

    Per ta mbyllur, po ju tregoj dicka nga eksperienca ime ne institucionin ku punoj (ne Shqiperi). Sapo zhvillova nje sistem statistikor, shume interaktiv me perdoruesit. Kjo e fundit do te thote se perdorueseve u shfaqen, nder te tjera, edhe Message Box-e. Keto te fundit jane built-in ne gjuhen angleze (flas per butonat 'Ok', 'Yes', 'No', 'Cancel', etj.) dhe m'u desh te germoja ne API per te gjetur nje funksion qe i customize butonat dhe "kutizen dialoguese" ne shqip. Kur perdoruesit e perdoren per here te pare dhe hasen nje MsgBox me butonat 'Po', 'Jo', 'Anulo', mbeten si te ngrire per dy-tre sekonda dhe vepruan eventualisht. (Jam i sigurt se mirepriten dy butonat e pare ne shqip, por ngecen tek i fundit). Me kete tregim pak figurativ dua te nenvizoj dy fakte. E para, fjalet ne bold qe kam perdorur nuk mundem t'i perkthej ne shqip, sepse nuk do te me kuptonit. E dyta, perdoruesit nuk jane mesuar te shohin kontrolle ne shqip. Me te thjeshte e kane te perdorin ato anglisht, sepse jane edukuar ne ate gjuhe. Sigurisht, ndryshimi edhe mund te behet me sukses, por nese hasin programe ne anglisht, do t'u duket vetja si analfabete funksionale!

    Kjo eshte pikepamja ime, me mendimet e prera. Personalisht, femijeve te mi do zgjidhja t'i mesoja Aplikimet Kompjuterike dhe Informatiken ne gjuhen angleze.
    Tungjatjeta

    Këto rrjeshta i shkruaj nga Suedia ku qëndroj gati 2 dekada.Paraqitjen dhe përdorimin e kompjuterve si dhe softuerave e kam pritur me kënaqsi.Për herë të parë për opinionin publik,kompjuterat, interneti si dhe softuerat u shfaqën aty rreth vitit 1992-1993 kur edhe e bleva kompjutrin e parë si dhe u kyca në rrjet.Në atë kohë në Shqipëri e as në trojet e tjera përkohsisht të okupuara nga sllavët as që ishte dëgjuar për këtë fenomen.Prej asaj kohe rregullisht e kam përcjell zhvillimn e këtij procesi.Tani kam lidhje me rrjetin me shpejtësi prej 100MB broadband(megabyte)në të dyja drejtimet....

    Që në fillim suedezët me vet inciativë(amaterët e jo institucionet) filluan t´i përkthejnë fjalët për softuerat nga gjuha angleze në atë suedeze e sidomos përkthimi morri hov nga viti 94-95 ku fjalët nga gjuha angleze filluan t´i përshtatin në gjuhën suedeze.Natyrisht duke e përdorë fjalorin e gjuhës suedeze si dhe angleze(por edhe duke cpikur vet fjalë të cilat mungonin në gjuhën suedeze për funksionet e softuerave).
    Softuerat në fillim përktheheshin pak, mirëpo me kalimin e kohës fjalët angleze
    u zavendësuan me fjalë suedeze për ato raste ku kishte mundësi.Në rastet e tjera kur mungonte terminologjia në gjuhën sudeze ata i përdornin
    fjalët angleze pa ndryshime do me thën orgjinale si p.sh File.Sot jo vetëm në Suedi por edhe në shumë shtete të tjera të gjitha softuerat termet përkthehen në gjuhë të ndryshme dhe askush nuk mund të ndërpren procesin.Në këtë forum vec po vërhen zanafillat e para të përkthimeve të softuerëve që është një proces pozitiv dhe për tu përshëndetur.

    Ore zotëri ju si duket jeni pak xheloz(mos e merrni si provokim por si fjalë të mikut) ku deklaroni se nuk mund të ambijetoheni me dialektin e gjuhës "Kosovare".
    Pse ju nuk e morrët inciativën për të kryer punën në këtë fushë ashtu sic e mori grupi i faqes gjuha-shqipe.com Ai grup i kaloi të gjitha tmeret e luftës, dhe gjeti forcë, inspirim dhe vullnet për një punë madhështore në kohën kur
    as akademia e Shkencave dhe Arteve në Shqipërinë Londineze rrinte dhe ende ri duarkryq në këtë sferë.Ku janë ata akademik në Tiranë, Tetovë, e Prishtinë të cilët mbajnë tituj të doktorave e magjistrave të gjuhëve të ndryshme?Pse shohin anash dhe presin?Cka presin?Dikush tjetër do ua bën punën apo do zbret ndonjë mrekulli nga qielli?! Aftësi apo dembelizmi i tyre?!Grupi i Prishtinës (si dhe ca profesor nga Tirana) i përbërë prej disa akademikve e mori përsipër këtë rol dhe ja suksesi;tani përkthejnë komplet Office 2007 softuerat e Microsoftit!!!
    Ata janë edhe krijues të disa softuerave të parë në gjuhën tonë.Shiko në faqen e tyre.
    Përkthimi bazohet në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe dhe ajo nuk është gjuhë "kosovare" sic pretendoni ju.


    Interneti,softuerat, terminologjia zhvillohen me hapa gjigante dhe na nuk mund të arrijm këtë nëse nuk angazhohemi vullnetarisht...qoft me përkthime të fjalëve në softuera qoft me përkthime të terminologjive të tjera në internet duke ia përshtatur gjuhës së sotme shqipe. Shembull;ju keni shkruar një libër me përkthime të termeve që përdoren në softuerat e shumta dhe ju duket që puna morri fund.
    Jo,jo ju keni bë një pjesë të punës.Me kalimin e kohës 2-3 vite paraqiten fjalë të reja(në gjuhën angleze) për funksionet e reja në softuera dhe të vjetrat ose zhduken ose modifikohen pranadaj pas 2-3 viteve libri juaj është jashta lojës.Prandaj angazhimi jonë vullnetar qoft në përkthime të fjalëve apo ndoshta edhe cpikjen e fajëve të reja është vendimtare që na si shqiptar të jemi në rrjedhën e ngjarjeve. Në trojet tona nuk egzistojnë as mjete teknike dhe as kapacitet njerzor të jenë në qendrën e ngjarjeve sa i përket sferës së informatikës.Prandaj vullnetarët si dhe angazhimi i tyre kanë rol krucial.


    Ato tema që i përmendi ju si (Programe në Gjuhën Shqipe Fjalor i Termave të Informatikës - softuer)janë vepër e amatorëve shqiptar anemban botës(në mesin e tyre jam vet) të cilët kanë dëshirë të përkthejnë dhe të cilët edhe përkthejnë me sukses shumë softuera për të cilët duhet të jemi krenar dhe falemnderonjës pasiqë i jepet mundësia edhe shqiptarit që nuk e di gjuhën angleze t´i
    përdorë softuerat e përkthyera nga na.Edhepse mund të kenë gabime të vogla gjatë përkthimit kjo s´prish gjë pasiqë me kohë dalin sofutera të reja(verzione të reja) ku edhe përmirsohen gabimet e përkthimeve(të vjetra) nga gjuha angleze në atë shqipe.
    Ashtu ka ndodh me cdo komb që përkthen ashtu ndodh edhe me na.Nëse ata kanë hasur në fjalën ANULO sic e përshkruani ju në shkrim atëher pse ata njerëz nuk e kanë marrë fjalorin e gjuhës shqipe për ta lexuar domethënien e saj?Aty qëndron mu në faqen 47.

    Sa i përket faktit që ju hasni në ndonjë fjalë që nuk mund të përkthehet në gjuhën tonë mund të them se edhe aty ka ilac; ose përdorni termet orgjinale(shikoni edhe në softuerin e gjuhës-shqipe për emrat e ndryhsme apo edhe në fjalët e përkthyera në temat e forumit apo parashtroni pyetje) ose cpikni ju vet fjalë të reja të cilat me kohë do marrin trajtën e caktuar. Kjo është informatikë dhe asgjë s´është absolute po relative ku gjërat ndryshojnë prej muaji në muaj prej viti në vit....
    Dhe në fund mos harro dicka shumë me rëndësinterneti dhe softuerat janë pasojë e TEAM WORK dhe Network.Do thotë me bashkpunim arrihet
    ajo cka u arrit deri me sot në informatikë.Këtu s´ka ndarje në fise e krahina ashtu sic është në jetën reale te na shqiptarët. Ky është vend global ku bashkpunimi zë vend kryesor.Ata që mendojnë të veprojnë si në jetën reale, lirisht le ta ndrojnë profesionin pasi puna parciale sjell sukses minimal apo parcial...Paramendo nëse Microsofti kishte vepruar vetëm në SHBA dhe askund tjetër. Të kishte thënë "Na e flasim gjuhën angleze në një mënyrë kurse në Kanada apo Australi flasin me dialekt"Na nuk mund të ambijentohemi as në dialektin Kanadez as në atë Australian.Cka do ndodhte me Microsoftin?Do ngelte me gishtat në gojë.
    Ashtu do ngelin edhe ata persona apo grupe shoqërore që mendojnë apo veprojnë në atë mënyrë.

    Ju dëshiroj shëndet dhe punë të mbarë.

    Nga një Gostivaras

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Rrjeti,

    Jam ne nje mendje me ty persa i perket orvatjeve shkencore per te pasuruar fjalorin shkencor ne gjuhen shqipe. Gjithesesi, duhet te te informoj rreth disa ceshtjeve qe ti ke permendur edhe ne lidhje me gjuhen.

    Se pari, ne Shqiperi Informatika ka hyre nga fillimi i viteve '80, me nje influence te madhe nga Franca, ku u specializuan shume matematikane (te rinj ne vecanti). Qe atehere, fjalori francez i informatikes u pershtat ne shqip dhe u krijua, keshu, nje kurrikule akademike ne perputhje me direktivat e asaj kohe per perdorimin e gjuhes shqipe ne ambjentet ne fjale. Duhet te te kujtoj se rrjeti kompjuterik ishte nje nga deget me te preferuara ne mes te viteve '80, edhe nga INIMA. Per shembull, u ndertua rrjeti i semaforeve me algoritme specifike. Kjo ishte nje nga arritjet me te medha. Me kete shembull (qe nuk eshte i vetmi sukses) dua te them se ne Shqiperi kane qene ne dijeni te ketyre teknologjive edhe ne fillim te viteve '90, sikunder pohoni ju.

    Sigurisht, evoluimi i teknologjise ka nje ritem eksponencial rritjeje, me teper se sa shkenca te tjera. Prandaj, fjalori i te pares ka nevoje per vemendje dhe modifikime me te shpeshta. Por, duhet bere kujdes ne kete pike. Shkencat nuk mund te cilesohen me vullnetare, por me akademike dhe profesioniste. Une e ti mund te jemi profesioniste, por nuk na kane deklaruar si te kualifikuar per te perpiluar nje fjalor. Pra, duhet ngritur nje grup pune (jo i vogel) i perbere nga akademike te fushes e me gjere. Kjo nuk eshte nje shpikje e imja, por bazohet ne eksperiencen Ruso-Amerikane te bashkepunimit shkencor sa i perket gjuhes se perdorur. Normalisht, Shqiperise nuk i hyn shume ne pune nje bashkepunim i permasave te tilla, per shkak te disa faktorve, si kosto, mungesa e akademikeve te fushes, hezitimi i profesionisteve te fushes, etj. Prandaj, ne si vullnetare fare mire mund te ndertojme nje fjalor dhe ta botojme ne Wikipedia, por Encarta apo Britannica as qe do ta njohin.

    Sa i perket argumentave te tua ne lidhje me dialektin kosovar te gjuhes shqipe, jam pjeserisht dakord, por jo plotesisht. Sic pohova edhe ne shkrimin e meparshem, ekzistojne disa boshlleqe midis gjuhes shqipe te shpallur zyrtare (Toske) dhe asaj qe perdoret ne Kosove (e cila ka variacione, per kete te jesh i sigurt). Por, une mendoj se nje bashkepunim i akredituar midis dy vendeve tona do te shpallte rezultate me ngjyra suksesi. Fatkeqesisht, nje gje e tille eshte hezituar te kryhet. Per me teper, me duket se e ke keqkuptuar ose nuk ke dashur ta kuptosh ate shembullin qe une dhashe ne shkrimin e kaluar. Lexoje me vemendje qe te kuptosh ku kam dashur te dal. Me qe ra fjala, perdoruesit aktual shqiptare do donin te shikonin Message Box-e me butonat OK, Cancel, se sa me ato shqip, sepse ky eshte reagimi i tyre i menjehershem. Pas ambjentimit, sigurisht, nuk do te habiten aspak. Gjithesesi, kjo eshte nje ndodhi minike; imagjino reagimin e tyre kur te punojne ne Windows XP Shqip dhe te shpenzojne disa sekonda per te gjetur adaptimin ne shqip te menu-se 'File' - do jete gallate...

    Per ta mbyllur ketu, vazhdoj te jem i mendimit se, per shqiperimin e Informatikes dhe Shkencave te Informacionit duhet ngritur nje grup pune i akredituar i perbere nga akademike dhe profesioniste shqiptare dhe te huaj (kjo e fundit eshte e rendesishme te theksohet). Gjithashtu, duhen eliminuar konfliktet dialektore te gjuhes shqipe, ne menyre qe te akordohet i tere fjalori. Por, une serish do te preferoja te punoja me gjuhen nderkombetare dhe te njejten gje do t'i transmetoja te tjereve, per sa kohe qe keta te fundit e kerkojne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 21-06-2007 më 02:51
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Borix

    Më vje keq që s´kam kohë për diskutim.Jam duke u pregaditur për udhëtim jashta Europës, në lindjen e largët.Sapo të kthehem nga pushimet,aty kah mesi i muajti korrik, me gjithë dëshirë do e vazhdoj diskutimin.Njëkohësisht vlen të apelohet te lexuesit të cilët kanë profesione të ndryshme të inkuadrohen në këtë temë interesante të forumit për gjetjen e rrugëve, mënyrave, metodave dhe zgjedhjeve në sferën e informatikës(në aspektin gjuhësor) si dhe aplikimi dhe përshtatja e fjalëve nga gjuha angleze në gjuhën tonë.

  20. #40
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Borix,

    Çështjet që ke shtruar janë me vend, por siç jam shprehur dhe më parë, mendoj se zhvillimi i fjalorit të informatikës në gjuhën shqipe duhet të vazhdojë përpara, sado mangësi të ketë, sado i papërshtatshëm të duket apo tingëllojë. Nëse fillojmë te përdorim sa më shumë fjalë në shqip në jetën e përditshme, gradualisht do arrijë dita që termat kompjuterike të shqipes nuk do tingullojnë keq, dhe një përdorues i thjeshtë i kompjuterit s'do duhet të mësojë një gjuhë të huaj.

    Së pari, të gjithë vendet e zhvilluar kanë hasur të njëjtin problem që po hasim ne tani dhe ia kanë dalë mbanë duke krijuar fjalorin e tyre, duke përkthyer Windows, duke shkruar libra, e duke mësuar brezin e ri në një gjuhë më të pastër. Pra, kemi plot shembuj prej të cilave mund të mësojmë dhe kjo duhet të na japë shpresë se përkthimi i fjalorit të informatikës është i mundshëm edhe për gjuhën shqipe.

    Së dyti, edhe në SHBA fjalori i informatikës ka lindur kryesisht nga profesionistët, ose shkencëtarët, jo nga akademikët e gjuhës. Kompjuteri është një teknologji relativisht e re dhe ecën përpara me një ritëm më të shpejtë se zhvillimi i gjuhës. Prandaj, edhe në anglisht shumë terma të informatikës janë fjalë të reja, që dikur kanë tingëlluar po aq keq sa tingëllojnë fjalët shqipe sot. Për brezat e vjetër, këto fjalë kanë tingëlluar si të huaja dhe pa kuptim, ndërsa për brezin e ri këto fjalë janë bërë tani mëse normale sepse i dëgjojnë dhe përdorin kudo, në shoqëri, shkolla, media, etj. Akademikët mund të ndikojnë shumë në cilësinë e fjalorit, por ashtu si dhe në Amerikë, mjafton përdorimi i gjerë i fjalëve për të krijuar një farë standardi.

    Së treti, ecuria e fjalorit të informatikës në gjuhën shqipe gjatë viteve të fundit është e dukshme dhe inkurajuese për të ardhmen. Një ekip i vogël si ai i QEP (gjuha-shqipe.com), i përbërë nga gjuhëtarë dhe profesionistë të informatikës, ka arritur brënda 2-3 vjetëve të përkthejë dy nga softueret më të përdorura, Windows dhe Office, si dhe ka nxjerrë fjalorin e termave të informatikës (FTI). Arritjet e tyre janë baza e termave të informatikës, e cila tashmë mund të përhapet në softuere të tjera dhe gradualisht të përmirësohet. Me përhapjen e Windows, Office, Open Office, Firefox, Winrar, e plot softuer të tjerë të përkthyer, përdoruesit shqiptarë do ambjentohen dhe gjuha shqipe do tingëllojë më natyrale në botën e informatikës.

    Zhvillimi i fjalorit të informatikës për gjuhën shqipe ka shumë vështirësi dhe do jetë një punë e vazhdueshme për aq kohë sa teknologjia ecën përpara, por shqiptarët nuk janë të parët që hasin këtë problem dhe s'ka asnjë arsye pse të mos ndjekim dhe ne hapat e vendeve të tjerë të zhvilluar. Mbështjetja nga gjuhëtarët mund të jetë e kufizuar, por puna e tyre mund të kryhet shumë mirë nga kushdo, që nga profesionistët e informatikës deri tek përdoruesit e thjeshtë; mjafton të përdorim ato terma që kemi dhe me kalimin e kohës fjalori do zgjerohet dhe përmirësohet.
    Edi

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Bëmat e fundit nga Gazeta Java!
    Nga Lioness në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 528
    Postimi i Fundit: 11-12-2010, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •