Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 75
  1. #41
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,732
    Faleminderit
    0
    19 falenderime nė 19 postime
    Po ti deri dje me thoshe qe Noli qe i cmendur qe e nxorri UNIT Skenderbeun !?

  2. #42
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Ti me habit mua! Ku e kam thene kete gje? Nuk e kam permendur une si reference Nolin, qe ka pretenduar se Skenderbeu eshte Unit?

    Noli natyrisht qe nuk i ra nga qielli ky mendim, por e ka lexuar ose deduktuar nga te dhenat historike qe po i sheh edhe vete.

    Mirepo, te qenit unit te Sknderbeut nuk ben vecse verteton qe eshte i tradites ortodokse-bizantine, pasi unitizmi nuk ekziston ne vetvete, as si dege, sekt e as si fe, por si shkeputje e kishave ortodokse edhe futja e tyre me po traditen bizantine qe kane nen juridiksionin e Romes.

  3. #43
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,732
    Faleminderit
    0
    19 falenderime nė 19 postime
    Po ti bere namin deri dje me mua(po marr rastin e meparshem), qe isha ish-orthodhoks, dhe tani po vlereson origjinat e Skenderbeut?
    Pastaj, nese atehere kishe Uniatizmin, tani ke konvertimin politik qe i behet Shqiptareve ne Greqi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 11-09-2004 mė 00:26

  4. #44
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Nqs ke deshire edhe kohe, shko tek temat ku neve kemi debatuar bashke ne kete pike, ku ka mare pjese edhe Labeati (tek tema qeune kam hapur edhe qe e mbylle ti) edhe shih me vemendje se cfare kam thene.

    Une pikerisht perplasjen time me ty e kam patur kur te perdora si shembull, se sikurse ti qe je ortodoks me tradite familjare, sado qe kthehesh sot ne katolik individualisht (sic e kisha kuptuar une se kishe thene), nuk do te thote se nuk vjen nga nje tradite ortodokse.

    Ti, meqe te permenda ne kete shembull, e more si ofeze, e nuk vure re se une bera vetem nje paralelizim logjik, sikurse mund ta kisha bere me Tom Pullings, psh, qe e ka deklaruar vete se eshte i konvertuar ne katolik, por vjen nga familje ortodokse.

    Me ate paralelizim une thashe se Skenderbeu po ashtu sado nen papen, edhe i varosur ne nje kishe nen juridiksionin katolik, nuk mund ta mohoje se origjina e tij eshte ortodokse, ne grupimin unit. Kthimi i Kastrioteve ne Unit, nen papen, perkon fare mire me Koncilet e "Bashkimit" te kishave ne 1435 ne Florence.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist

    Kisha ortodokse nuk ka mallkuar gjuhen shqipe, por ka mallkuar qe ne emer te perdorimit te saj, te krijoheshin ndasi kishtare, te harohej identiteti fetar, sikurse ndodhte me ortodokset e jugut, qe duke folur nje gjuhe te pashkruar si shqipja, e cila nuk mund te kishte rruge shkollimi, do te behej shkas qe te harohej fare lehte identiteti i tyre fetar i hershem.

    Ps: Krishti tha, se nqs (jo gjuha por qofte edhe) nje pjese e trupit na shpie ne skandal, atehere me mire priteni e hidheni ate tutje, pasi eshte me mire qe te shkoni ne parajse pa nje kembe e dore se sa te keni te gjithe trupin e te veni ne ferr.
    Me nje fjale, synimi I perpjekjeve te shqiptareve ne shekuj nuk paska qene ruajtja e identitetit te tyre kombetar, por percarja e ortodoksise e kamufluar si, dhe “ne emer te” perpjekjeve per perdorimin e shqipes.
    Po te shkojme pas argumentit tuaj, kisha ortodkse duhej qe para shqipes, te mallkonte (me sinod ose jo) gjuhen greke qe u perca nga krishterimi Romes, ose makar ate latine (e pare nga pozitat e ortodoksismit) qe u “shkeput” nga Bizanti!

    Ne qe nuk bejme pejse ne kupolat e kishave, kuptojme Krishtin te kete thene qe eshte me mire te cungosh vetveten, se te behesh nga ata qe kane humbur ne besim. Krishti vete nuk ka cunguar, apo bere thirrje te cungohet gjuha/gjymtyret e te tjereve, madje as kur paria e kishes (si kjo e sotmja, qe sipas jush e ka me tapi besimin e drejte) e vuri ne kryq.

    Me ne fund, ti duhet ta dish mire zoteri Seminarist se gjuha shqipe ka qene e shkruar. Alfabeti is saj I vjeter eshte baza e gjuheve perfshi edhe ate qe njihet si “greqishte” e lashte. Mbase ju mund te na hidhni drite se perse raca qe pervetesoi identitetin epirot, e qe pelqen te vetequhet “helene”, hoqi dore nga perpjekjet per te patur nje alfabet te sajin ne Linear B dhe me rrokje, njelloj si ai Hindu dhe Sanskrit, aty nga 1500-1200 p.e.s, fragmente te te cilit jane gjetur ne Mikene.

    Ju e dini qe linguistet e sotem kane veshtiresi te kuptojne se pse nje grek sot nuk do arrinte te merrej vesh me “para ardhesin e tij” qe shkruante/fliste linear A, njelloj te themi si… Shqiptaret?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiras : 12-09-2004 mė 09:17

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist

    ... Skenderbeu po ashtu sado nen papen, edhe i varosur ne nje kishe nen juridiksionin katolik, nuk mund ta mohoje se origjina e tij eshte ortodokse, ne grupimin unit. Kthimi i Kastrioteve ne Unit, nen papen, perkon fare mire me Koncilet e "Bashkimit" te kishave ne 1435 ne Florence.
    Prej kendej del konkluzioni se: 1- Derisa sipas burimeve osmane Kastriotet ishin pronare te tokave ne mes te Shkodres dhe te Lezhes, 2- Derisa sipas nje dokumenti venecian te vitit 1439, pronat e Kastrioteve ishin fqinje me Shkodren dhe me Lezhen dhe 3-Derisa, sic thote Fan Noli: "Mirditen dhe Hasin i kishte Gjon Kastrioti", atehere edhe Gjergj Kastrioti, i biri i Gjonit, diku ne pronat e babait te tij do te kete lindur me 1405, te cilat duket se i perkasin qarte Mirdites etnografike. Kesaj i shtohet edhe fakti i njohur qe keto treva po shnderroheshin, qe atehere ne nje oaz te katolicizmit ne Shqiperi.

    Gavril Dara i Riu, i cili ne jeteshkrimin e tij, duke folur per te ardhurit ne Palac Adriano fill pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, shkruante: "Nder keta, te paret, prinderit e mi, qe emerohen gjer me sot Merkuri e Njani i Dharenjeve, gjerinj (gjini, fis, gjak-shenimi im) te Kastriotit nga ana e Vojsaves, se jemes se tij, se biljes (bijes-shenimi im) se Prenkut te Mirditeve". Kjo e dhene, qe eshte me shume rendesi per kuptimin e te vertetave historike, ne nje variant tjeter paraqitet ne kete menyre: "Midis tyre nder te paret, (qe erdhen ne Palac Adriano - shenimi im) ishin gjysherit e mi, qe permenden gjer me sot Merkuri e Njani i Dharenjeve, gjerinj te Kastriotit nga ana e Vojsaves, nenes se tij, qe ishte e bija e princit te Mirditasve", variant qe nuk ndryshon esencialiasht nga i pari.

    Shkeputur nga material (qe perkon me burime te tjera) i postuar nga Albo.
    http://www.albasoul.com/modules.php?...rticle&sid=191
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiras : 12-09-2004 mė 09:31

  7. #47
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Tiras,

    para se te marresh pjese ne debat, ne merr pjese si autoritar, ben mire te shohesh info-t qe na sjell. Perndryshe, nuk te takon vecse e drejta te pyesesh, jo te sfidosh.

    Krishterimi mesjetar, ashtu sikurs e gjithe jeta shoqerore-politike-fetare e atyre koheve, ngrihej kryesisht mbi konceptin e gjuheve perandorake, si gjuhe te feve (perandorake), shkollave, librave, oborreve mbreterore...etj.

    Keshtu qe ne krishterim ato gjuhe qe fituan status universal kane qene Hebraishtja, Greqishtja edhe Latinishtja, arsyet perse, nuk ma ha mendja se jane te veshtira per ti kuptuar.

    Mirepo - mesa di une - koncepti i "lingua sacra" u zhvillua si e tille vetem ne perendim, ne fakt, jo ne bizant. Gjithsesi, ajo qe dua te te them eshte se per kete arsye nuk ka patur fare vend mallkimi i Latinishtes apo i Greqishtes nga ortodokset apo katoliket. Mos na nxirrini ne minitema koti.


    Mos valle Shen Kozmai e ka patur fajin se shqipja nuk ka qene e shkrojtur asnjehere ne boten qe ne njohim...?

    Ne mesjete a mund te me thuash ti se cili princ a mbret shqiptar ka shkrojtur ne shqip ne oborrin e tij princor a mbreteror; te kete mbajtur dokumentacion ne shqip; te kete hapur shkolla shqipe; kisha me liturgji, Ungjill, patristike, muzike ne shqip?


    Eh pra, ne qofte se keto qe permenda me siper na del se kane qene ne latinisht, greqisht edhe sllavisht, atehere nuk mund ti vihet faj Shen Kozmait per kete gje, nder arsyet e tjera te shumta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 14-09-2004 mė 08:56

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Tiras,

    para se te marresh pjese ne debat, ne merr pjese si autoritar, ..., nuk te takon vecse e drejta te pyesesh, jo te sfidosh.

    Krishterimi mesjetar, ashtu sikurs e gjithe jeta shoqerore-politike-fetare e atyre koheve, ngrihej kryesisht mbi konceptin e gjuheve perandorake, si gjuhe te feve (perandorake), shkollave, librave, oborreve mbreterore...etj.

    Keshtu qe ne krishterim ato gjuhe qe fituan status universal kane qene Hebraishtja, Greqishtja edhe Latinishtja, arsyet perse, nuk ma ha mendja se jane te veshtira per ti kuptuar.

    Mirepo - mesa di une - koncepti i "lingua sacra" u zhvillua si e tille vetem ne perendim, ne fakt, jo ne bizant.
    I dashur Seminarist,

    Eshte semundje profesionale nevoja per te klasifikuar, apo metodologjia te “tregoj vendin” ju ben te ndiheni superior? Sokrates mendonte se mund te mesohet nga kushdo kur synohet hulumtimi I se vertetes, dhe jo krijimi I dishepujve. Sa per autoritarizmin, le te themi se ndryshe nga disa te perndritur ketu, une “nuk e marr veten seriozisht, por ama marr seriozisht pergjegjesite e mija”.

    Ishit ju qe thate se gjuha shqipe u mallkua nga Kisha Greke pasi u gjykua se sillte percarje, duke mos qene gjuhe oborresh. Ju me dashje harroni qe Aramaishtja (dhe jo Hebraishtja) ka qene gjuha origjinale, sepse ne kete rast del se Latinishtja dhe Greqishtja jane “percareset” fillestare. Per ta anashkaluar etiketimin e cdo gjuhe tjeter si percarese, krijoni nje elite gjuhesh (ku sigurisht hyn edhe ajo sllave) me thenien tuaj me lart: “Krishterimi mesjetar, ashtu sikurse e gjithe jeta shoqerore-politike-fetare e atyre koheve, ngrihej kryesisht mbi konceptin e gjuheve perandorake…” Pra Krishterimi (lexo Ortodoks) percahet sipas jush, vetem nga gjuhet jo-perandorake, ose gjuha e te dobteve politikisht. Per me shume, kur thoni qe “lingua sacra” qe koncept perendimor e jo bizantin, pranoni qe duhej te qe Kisha Latine dhe jo ajo Greke e skandalizuar nga perdorimi I Shqipes.

    Pa dashur, ju vete deshmoni per interfencen pa vend te Kishave Greke/Serbe ne ceshtjet politike e sociale te Shqiperise, te argumenuar nga cdo oponent I juaji ne kete teme apo te tjera te ngjashme.

    Po mbase Shqipja ju pengon ne mbajtjen e nje qendrimi koherent?

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Mosha
    50
    Postime
    181
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Seminarist,

    Mos valle Shen Kozmai e ka patur fajin se shqipja nuk ka qene e shkrojtur asnjehere ne boten qe ne njohim...?

    Mungesa e dokumentave te gjuhes Shqipe te shkruar me ka habitur gjithmone. Meqenese per ju kjo nuk perben ndonje habi ju lutem me sqaroni se perse atehere, ne ditet e sotme, ne kemi nje gjuhe te shkruar Shqipe?

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,233
    Faleminderit
    0
    18 falenderime nė 18 postime
    Citim Postuar mė parė nga harmonies
    Seminarist,

    Mos valle Shen Kozmai e ka patur fajin se shqipja nuk ka qene e shkrojtur asnjehere ne boten qe ne njohim...?

    Mungesa e dokumentave te gjuhes Shqipe te shkruar me ka habitur gjithmone. Meqenese per ju kjo nuk perben ndonje habi ju lutem me sqaroni se perse atehere, ne ditet e sotme, ne kemi nje gjuhe te shkruar Shqipe?
    Me sa di une para daljes se shen Kozmait, ne gjuhen shqipe kane qene te botuara te pakten:
    1) Meshari i Gjon Buzukut
    2) ceta e profetenve e Pjeter Bogdanit
    3) Fjalori i Frang Bardhit, dhe ndoshta "Perikopeja e ungjillit" e L.Matrenges (arberesh) etj.
    Une nuk mund te besoj se ky "shenjt" ishte aq injorant saqe te besonte se gjuha shqipe ishte gjuhe e barbarit apo e sjelle nga turqit perderisa shqiptaret kane qene aty me shekuj fqinje me greket, te krishtere por duke folur shqip.

    Ceshtja e alfabetit eshte tjeter gje, por nuk dyshohet ekzistenca e gjuhes shqipe, dhe eshte absurd fakti i pretenduar se gjuha shqipe ishte anti-ortodokse; nderkohe ne krahun tjeter katolicizmi besonte se duke zhvilluar gjuhen shqipe dhe identitetin shqiptar do te ruhej edhe feja.

    Ana pozitive eshte se shqiptaret ortodokse pavarsisht mesimet e kozmait dhe pasardhesve te tij dhespotet filogreke, e ruajten edhe fene edhe gjuhen, ndonese paten edhe mjaft humbje si asimilimi i trashegimise arvanitase etj.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Me sa di une para daljes se shen Kozmait, ne gjuhen shqipe kane qene te botuara te pakten:
    1) Meshari i Gjon Buzukut
    etj....
    Labeat:

    Seminaristi thote "shqipja nuk ka qene e shkrojtur asnjehere ne boten qe ne njohim". Je i sigurte qe ai flet per te njejten bote?

  12. #52
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Pergjigja jote Labeat i rrotullohet po informacionit tifoz qe ti ke mare me leximin e psh "Kush jane anmiqt e vertete te Shqipnise", mirepo sic e kemi thene, kjo lloj info-je eshte e rrezikshme, kur eshte e pjesshme - se paanesi nuk pritet qe nuk pritet....


    Ti Labeat jo me kot nuk ia arrite ti pergjigjesh asnje prej klasifikimeve te mia

    Ne mesjete a mund te me thuash ti se cili princ a mbret shqiptar ka shkrojtur ne shqip ne oborrin e tij princor a mbreteror; te kete mbajtur dokumentacion ne shqip; te kete hapur shkolla shqipe; kisha me liturgji, Ungjill, patristike, muzike ne shqip?

    Ajo qe ti nuk kupton Labeat, eshte se me Buzukun etj, neve nuk kemi vecse te bejme me ndermarrje INDIVIDUALE per hedhjen ne leter te gjuhes se folur, por asesi me STANDARTIZIM gjuhe. Ndermarrje individuale ne te shkruarit e shqipes se folur sipas deshirave individuale te personave me kultura te ndryshme, ka patur edhe ne alfabetet arabe edhe greke, por as keto nuk kane qene STANDARTIZIME gjuhesore.


    Nuk ma ha mendja se ka nevoje te sillet ndermend se ne cilin vit u be Kongresi i PARE i gjuhes edhe standartizimit te shqipes?! As qe ajo date nuk eshte as 1555 e as ne shek.16,17...


    Per me teper, Gjon Buzuku......shkruan ne stilin paksa anti-katolik, pasi sherbesat fetare, si sakramenti i pagezimit, kane qene te detyrueshme ne latinisht pergjate periudhes se shek.16 e deri shume me vone, jo me kot disa autore flasin per ndikime "rebele" protestante te Buzukut, te cilet e paten filluar traditen anti-katolike te perkthimit te Bibles ne gjuhet nacionale jo shume vite me pare, pas 1517.


    Aq me teper qe shqipja inekzistente nuk kish si te paraqiste rrezik per ortodoksine, thjesht sepse ajo ishte e pashkrojtur; nuk kishte ndonje levizje sektare te bazuar ne gjuhen shqipe - POR ka patur dukuri qe per pasoje te dembelizmit, dmth mosshkollimit, qe ne ate kohe ka qene ne greqisht, njerezit te perdornin vetem gjuhet jo shkollore, duke rrene keshtu pre e doktrinave jo kristiane, si muhamedanizmi. Kjo ka qene arsyeja se perse Shen Kozmai doli per predikim pikerisht gjate periudhes qe edhe ne histori njihet si pika vendimtare e konvertimit te shqiptareve ne muslimanizem, fund shek.16 edhe shek.17.




    Sic jua thashe, ka qene Lindja e jo Perendimi, ajo qe ka lejuar perdorimin e gjuheve lokale, kur keto plotesonin kushtet.


    Ne lindje njihet perdorimi kishtar i sirishtes, koptishtes, armenishtes, edhe sefundmi sllavishtes -pervec greqishtes - qe prej shekujve te pare te krishterimit


    po ne perendimin latin? Kjo dukuri nuk filloi vecse ne shek.16

  13. #53
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,732
    Faleminderit
    0
    19 falenderime nė 19 postime
    Ilirishtja eshte shkruajtur me shkronja te greqishtes se lashte per disa vjet me rradhe. Sic thote Aristidhi ne librin e tij, ai dhe shume grek te tjere qe kane punuar ne nje lloj favori do thosha(deri diku) per ne, flasin se edhe ne edhe Greket e lashte jemi nga i njejti trung, madje jo vetem kaq po Shqiptaret e sotshem jane me Grek se grekerit etj etj.

    Teza ka dhe qe thone se Armenishtja vjen nga Greqishtja, dhe keto behen vetem per te afruar sa me shume gjuhen Greke (te folur) tek gjuha pellazgo-ilire ne sensin kohor.

    Sidoqetejete leksiku fjalet qe jane mare etj etj hyllus-helios, vete perendite e olimpit kane qene plotesisht Ilire dhe keshtu po shume fjale te tjera. Emblema kryesore e Bizantit, shqiponja dy-krenare eshte trasheguar nga Aleksandri i madh(qe nuk ishte Orthodhoks pasi nuk kishte fe akoma ateher, ai ishte ILIR me prinder te tille). Per kete flet tempulli i Shqiponjes dykrenare(kshu e ka dhe emrin), te cilin e ka ndertuar Aleksandri kur pushtoi ato vende andeja. Sic kam thene dhe tek tema tjeter, po aty u gjet nje komunitet i fuqishem qe flet nje shqipe shume te vjeter, e ashtuquajtura gjuha Burrashki, ose gjuha e burrave. Ne nje artikull te revistes URA(do mundohem ta sjell shkrimin nje dite), flitet shume rreth kesaj ceshtjeje, e cila eshte mbrojtur si teze ne Oxford nga nje historian i famshem Egjiptjan. Pra trashegemia e flamurit nuk shkon Bizant-Shqiperi, por Iliri-Bizant-Shqiperi me nje lidhje direkte Iliri-Shqiperi ne mes.

    Tek tema e Papave me origjine Shqiptare tek forumi i Katolikeve mund te gjeni me teper informacion rreth menyres qe eshte perdorur per te zhdukur shume shenjtor Katolik Shqiptar por edhe Orthodhoks, te cilet tashme jane pervetesuar nen emerimin "Greqi", "Rome" apo "Epirus"(Eleutheri psh).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 14-09-2004 mė 21:15

  14. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Haxhi Qamili paska shkruajtur nje shkrim tjeter. Kesaj here nuk sulmon komunitetin orthodhoks, sulmon ate katolik. Edhe pse eshte nje njohes i mire i historise, ai eshte nje manipulator i keq i saj.

    Eshte e vertete qe kleri katolik ne Shqiperi ka qene i ndikuar jo vetem nga politika e ndjekur nga Selia e Shenjte, por edhe nga interesat serbe. Fakti qe Kisha Katolike dhe gjithe katoliket varen nga Selia e Shenjte dhe mungon koncepti i "autoqefalise" qe gjejme ne Kishen Orthodhokse, eshte burimi i ndikimit politik te Vatikanit. Ky ndikim nuk ishte i dukshem atehere, eshte i dukshem edhe sot. Ai qe themeloi i pari Partine Demokristiane Shqiptare (partia e pare me elektorat te ngritur mbi baza fetare), Zef Bushati, pasi e rrezuan nga kryesia e partise sot e gjen veten ambasador te Shqiperise ne Vatikan. Rastesi? Ai qe e zuri vendin e tij, Nikolle Lesi, eshte nje tjeter njeri i njohur ne Shqiperi, qe edhe pse i mungon arsimi i duhur apo ndonje merite e vecante, eshte nje prej njerezve me pushtet mediatik te madh ne Shqiperi. Rastesi edhe suksesi i Lesit?

    Faktori tjeter qe ka ndikuar ne aleancat e klerit katolik ne Malesine e Shqiperise dhe Kosove, me shtetin serb ka qene jo vetem "lufta per kristianizim te Ballkanit", por urrejtja ndaj pushtuesit turk qe ne Shqiperi nuk u mjaftua vetem me taksa, por shkoi deri atje sa u rrembeu nenave shqiptareve djemte nga gjiri i familjes dhe i konvertoi me force pjesen dermuese te shqiptareve. Asnje komunitet tjeter ne Ballkan nuk ka vuajtur me shume nga zgjedha dhe persekutimi turk se sa komunitetet shqiptare.

    Por nese shteti grek duhet tu priste koken prifterinjve orthodhokse shqiptare qe ktheheshin nga Amerika, pasi ata u vune ne krye te levizjes per pavaresi ne trevat e tyre, kete fenomen nuk e gjejme ne komunitetin katolik. Fakti se komuniteti katolik shtrihet kryesisht ne veri te vendit ka bere qe ai te jete i izoluar gjeografikisht nga pjesa tjeter e Shqiperise dhe nga vete Vatikani. Shtoji kesaj edhe ndikimin e madh te Kanunit te Leke Dukagjinit ne keto vise, dhe komuniteti katolik ka qene shume lehte i manipulueshem si nga interesat italiane, edhe nga interesat serbo-malazeze. Kjo jo sepse komuniteti katolik ishte "anti-shqiptar" sic mundohet ta shesi Haxhi Qamili, por se mungesa e informacionit dhe loja e fqinjeve me urrejtjen dhe vuajtjet e shqiptareve, bene qe komuniteti katolik te manipulohet ne momente te caktuara te historise.

    Nuk keni perse shkoni aq larg ne kohe, mjafton ti referoheni historise se Mbretit Zog. Sapo kam mbaruar se lexuari biografine me te fundit te dale ne shitje nga nje profesor anglez me banim ne Londer. Nje prej veshtiresive qe Zogu hasi ne veri te vendit ishte pikerisht me komunitetin katolik: shkodranet u ngriten kunder qeverise se tij pasi nuk u erdhi mire qe kryeqytet i Shqiperise u zgjodh Tirana dhe jo Shkodra. Gjon Markagjoni dhe gjithe fiset shqiptare te besimit katolik ne Malesi ishin nen pagesen e shtetit fashist italian, qe i perdorte ata si kercenim per Zogun, sa here qe Italia i kerkonte mbretit te firmoste nje mareveshje te re ne favor te tyre. Kur italianet zbarkuan ne Shqiperi ne 1939, xhandarmeria shqiptare beri rezistence ne Durres dhe Vlore, por jo ne Shengjin.

    Haxhi Qamili, ka idene fikse ne koke se "Islamizimi i Shqiperise e shpetoi ate", pasi sipas Qamilit nese shqiptaret nuk do te ishin konvertuar ne Islam, do te ishin asimiluar me kohe nga serbet dhe greket. Qe kete argument nuk e mban uji perpjete, e di edhe Haxhi Qamili pasi perpara se te fitonte statusin e "nacionalistet te oreve te fundit", ka qene dikur edhe diplomat i suksesshem i Enver Hoxhes ne New York, dhe e di mire se cfare qendrimi mban bota ndaj Shqiperise dhe shqiptareve dhe ku e bazon kete qendrim. Por kur paguhesh nga Ankaraja qe te mbash gjalle "frymen islamizuese" te shqiptareve, ashtu sic e mbajti gjalle edhe Haxhi Qamili me revolucionin e tij ne Shqiperine e Mesme, direkt sapo patriotet shpallen pavaresine ne Vlore, nuk ka shume rendesi se ku qendron e verteta.

    E verteta qendron tek fakti, se Shqiperia nuk u asimilua nga greket apo serbet per plot 13 shekuj perpara se te vinin turqit ne Ballkan, e jo me asimiloheshin per 1 shekull qe zgjati levizja per pavaresi ne Ballkan. Shqiperia nuk u copetua nga lufta e serbve apo grekerve, pasi askujt prej fuqive te medha nuk u behej vone per Greqine apo Serbine ne ate pike sa te vinin interesat e tyre kombetare pas interesave serbe apo greke. Shqiperia u copetua fale mungeses se mbeshtetjes se fuqive te medha kur sapo lindi platforma e vetvendosjes se popujve nga presidenti amerikan Wilson ne 1916. Faktori kryesor perse Shqiperia nuk gezoi mbeshtetje nga fuqite e medha ishte pikerisht fakti se shqiptaret i perkisnin si shumice besimit musliman, dhe kjo e bente Shqiperine "delen e zeze" te Evropes, te vetmin popull musliman ne Evrope qe kerkon vetvendosje. Libri qe zura ne goje me lart mbi Zogun, per ironi te fatit, titullohet: "Mbreti Zog i Shqiperise, monarku i vetekrijuar musliman i Evropes". Jo me kot autori theksin e ve tek feja e mbretit Zog, edhe pse mbreti vete ishte laik dhe nuk praktikoi asnje fe. Autori nuk mund ti rezistoje steriotipit te tij evropian mbi monarkun shqiptar, ai eshte i vetmi monark musliman i Evropes.

    Haxhi Qamili do te vazhdoje me te tijen, dje sulmonte komunitetin orthodhoks, pardje e shiste Gjergj Kastriotin si serb, sot sulmon komunitetin katolik. Neser eshte dite e re, dhe per nje gje te jeni te sigurt: Haxhi Qamili mbijetesen e tij nuk ia dedikon nje feje te caktuar, ia dedikon faktit se ne menyre qe ai ta shesi veten "nacionalist" dhe "patriot", i duhet jo te ndertoje, por i duhet te sulmoje here komunitetin orthodhoks dhe here komunitetin katolik, here Gjergj Kastriotin dhe here Ismail Kadarene.

    Eshte qenie shume interesante qe sa me shume izolohet nga bota e qyteterua dhe nga vete opinioni publik shqiptar, aq me te gjata i ben edhe shkrimet e tij qe perseritin 3-4 fakte historike te nxjerra nga nje kontekst me i gjere historik.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  15. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Pra trashegemia e flamurit nuk shkon Bizant-Shqiperi, por Iliri-Bizant-Shqiperi me nje lidhje direkte Iliri-Shqiperi ne mes.
    Cyclotomic, eshte interesant zelli yt qe mundohesh tani ta rrotullosh faktin e flamurit kombetar me gjoja nje shpjegim arkeologjiko-etnografik mbi simbolin e shqiponjes ne kulturen ilire. E shoh qe e lexon historine me deshiren per te justifikuar bindjet e tua dhe jo per te njohur te verteten.

    Nocioni "komb" ne Evrope ka lindur shume me vone se sa kultura e vjeter ilire qe ti i referohesh. Keto referime kane vlera arkeologjike, etnografike por aspak vlera kombetare. Kombi nuk lindi perpara fese, kombi lindi pas krijimit te qyteterimeve te ngritura nga feja. Qofshin keto fe pagane, te krishtere apo islame, pak rendesi ka. E rendesishme eshte qe ne histori te piketosh momentin historik kur kombi lindi.

    Kombi shqiptar lindi ne kohen e Skenderbeut, dhe pak rendesi ka se cfare ka rrjedhur ne histori perpara asaj kohe, kur flasim per historine e kombit shqiptar. Deri perpara Beselidhjes se Lezhes, nuk ka patur as Iliri, as Arberi dhe as Shqiperi, ka patur fise ilire, mbreteri ilire, principata arberore. Arsyeja perse Flamuri yne kombetar eshte Shqiponja me dy krena e Principates se Kastrioteve, eshte pikerisht sepse Gjergj Kastrioti ishte i pare burre ne historine e Shqiperise qe jo vetem i bashkoi shqiptaret nen nje front e nen nje flamur, por arriti qe te sjelli edhe clirimin e vendit nga turqit e ta mbroje kete liri per plot 25 vjet. Qe nga ai moment nuk kish me Kruje, kish Arberi qe perfshinte gjithe token dhe fiset shqiptare. Kjo ishte njesia e pare kombetare qe ne njohim ne histori prandaj edhe Rilindja kombetare iu referua Gjergj Kastriotit per te ringjallur nje komb te roberuar dhe asimiluar per 500 vjet.

    Flamuri yne kombetar nuk ndryshon shume ne embleme nga flamuri malazez, serb, bullgar apo rus dhe te gjitha keto vende kane nje trashegimi orthodhokse. Shenja e emblemes se shkabonjes me dy krena simbolizon traditen e tyre te ritit lindor dhe besnikerine ndaj Stambollit te sotem dhe Konstandinopojes se djeshme. Ky eshte fakt qe vertetohet jo vetem me sy por vertetohet edhe me fakte historike.

    Pyetja nuk shtrohet nese eshte e vertete apo jo, pyetja shtrohet nese e pranon ti apo jo si te vertete.

    Albo

  16. #56
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,732
    Faleminderit
    0
    19 falenderime nė 19 postime
    Un sjell argumenta, sjell libra, sjell figura qe deshmojne kete gje qysh para 2500 vjetve ti sjell bindjet e tua dogmatike. Shume e thjeshte eshte kjo pune... dmth ne te tilla kushte nuk ka debat. Ti ske te drejte te shkruash pa fakte dhe te pikturosh karakterin tim. Meqe ke bere dhe computer science do kesh bere dhe pak logic lectures dhe do kesh mesuar per 9 fallacy kryesore qe kryen nga njerezit(ne fakt politikanet jane mjeshtra per keto pune). Ti po ben ate qe quhet karikature e argumentit duke sulmuar personin, pak a shume cfar beri senatori Miller ne kongresin republikan.

    Argumenti jot eshte bindja dogmatike, te miat jane te dhena te pakundershtueshme te rrangut 2500 vjecar.

    Tempulli i Shqiponjes dykrenare ne Pakistan ndertuar ne kohen e Aleksandrit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 15-09-2004 mė 01:07

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Cyclotomic, eshte interesant zelli yt qe mundohesh tani ta rrotullosh faktin e flamurit kombetar me gjoja nje shpjegim arkeologjiko-etnografik mbi simbolin e shqiponjes ne kulturen ilire. E shoh qe e lexon historine me deshiren per te justifikuar bindjet e tua dhe jo per te njohur te verteten.

    Nocioni "komb" ne Evrope ka lindur shume me vone se sa kultura e vjeter ilire qe ti i referohesh...Albo
    Meqenese ju paskeni lexuar nje liber kohet e fundit, mund te hidhni drite se kur linden kombet "grek" dje "serb"?

    Sa per shqiponjen ke te drejte. Deri sa Epiri dhe Zeus jane me kombesi greke, edhe simbolet dhe arkeologjia hyjne ne fondin e Patrikanes Greke. Nuk te ka sqaruar Seminaristi disa here?

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,233
    Faleminderit
    0
    18 falenderime nė 18 postime
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Eshte e vertete qe kleri katolik ne Shqiperi ka qene i ndikuar jo vetem nga politika e ndjekur nga Selia e Shenjte, por edhe nga interesat serbe.
    Fakte imzot fakte, FAKTE ku i ke?
    Cili u ndikua nga serbet more Shtjefen Gjecovi qe vrane serbet?
    At Gjergj Fishta nga malazezet? ja vargjet e tij:

    Pra ndigjo o Nikolle popi, (Nikolla krali i malit te Zi me 1870)
    Se ske pa shqyptar me sy,
    Se mue m'thone Oso baroti, (Oso Kuka)
    qe djeg vedin edhe ty.

    dhe ndikimi nga serbet:

    Europe o kurva e motit,
    qe i re mohit beses se Zotit,
    A ky asht sheji i qytetnise,
    me nda toket e Shqiperise,
    per me mbajte KLYSHET e Rusise?

    Kujt don tja shesesh keto shpifje more Albo grekomani?


    Fakti qe Kisha Katolike dhe gjithe katoliket varen nga Selia e Shenjte dhe mungon koncepti i "autoqefalise" qe gjejme ne Kishen Orthodhokse,
    Pra i mungon edhe urrejtja etnike kunder njeri-tjetrit tipike per ortodoksine.


    Ai qe themeloi i pari Partine Demokristiane Shqiptare (partia e pare me elektorat te ngritur mbi baza fetare), Zef Bushati, pasi e rrezuan nga kryesia e partise sot e gjen veten ambasador te Shqiperise ne Vatikan. Rastesi?
    Ambasadorin e Shqiperise ne Vatikan nuk e cakton Vatikani por shteti shqiptar.
    Partia demokristiane nuk ka lidhje me vatikanin, aq sa ka Unioni Kristian-Demokrat gjerman apo austriak?
    Nikolle lesi e ka pase pushtetin mediatik para se behej kryetar i PDK qysh kur ishte deoutet i PSD e mbronte F.Nanon ne Koha Jone, e digjej nga Berisha.


    Por nese shteti grek duhet tu priste koken prifterinjve orthodhokse shqiptare qe ktheheshin nga Amerika, pasi ata u vune ne krye te levizjes per pavaresi ne trevat e tyre, kete fenomen nuk e gjejme ne komunitetin katolik. Fakti se komuniteti katolik shtrihet kryesisht ne veri te vendit ka bere qe ai te jete i izoluar gjeografikisht nga pjesa tjeter e Shqiperise dhe nga vete Vatikani.
    Shiko kontradikten, me lart thua se vatikani ishte me ndikim nga mungesa e autoqefalise, tani thua ishinte pa ndikim nga izolimi. Cili izolim more Albo?


    Shtoji kesaj edhe ndikimin e madh te Kanunit te Leke Dukagjinit ne keto vise, dhe komuniteti katolik ka qene shume lehte i manipulueshem si nga interesat italiane, edhe nga interesat serbo-malazeze. Kjo jo sepse komuniteti katolik ishte "anti-shqiptar" sic mundohet ta shesi Haxhi Qamili, por se mungesa e informacionit dhe loja e fqinjeve me urrejtjen dhe vuajtjet e shqiptareve, bene qe komuniteti katolik te manipulohet ne momente te caktuara te historise.
    Komuniteti katolik nuk eshte manipuluar dhe nuk ka qene kurre injorant si kleri ortodoks. Priftat katolike kane pase ne shumice nga 2-3 laura universitetesh austriake e italiane, dhe kane ditur mbi 3-4 gjuhe te huaja dhe kane marre vesht nga politika nuk kane qene injorante apo servile te Patriarkanes si kleri ortodoks.
    Figurat me te medha letrare e gjuhesore i ke prifta katolike more Albo, dhe vetem 1 ortodoks fan Noli edhe ate poi e nxirrni tradhetar?

    Prifterijte katolike kane kryesuar delegacxionin shqiptar ne konf e paqes ne paris qe shpetoi vendin nga copetimi, ti me thua interesat serbe e malazeze.


    . Shqiperia u copetua fale mungeses se mbeshtetjes se fuqive te medha kur sapo lindi platforma e vetvendosjes se popujve nga presidenti amerikan Wilson ne 1916.
    Po por mbeshtetja e USA erdhi nga diplomacia e vatikanit, i vetmi mik i shqiptareve me 1920 kur Gjermania, Austria e Turqia ishin mundur e copetuar per vete. Referoju historise Albo shiftari.

  19. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Labeati, po do te njihesh me Noli patriotin, lexo poemat e tij dhe Historine e Skenderbeut. Po do te njihesh me Fishta patriotin, lexo Lahuta e Malesise dhe veprat e tjera te tij. Por Noli dhe Fishta nuk perfaqesojne aspak komunitetin orthodhoks apo katolik si ne Shqiperi edhe jashte saj. Te dy keta kane qene "prifterinj renegade", qe punuan me shume per kombin dhe me pak per komunitetin e tyre. Revolucioni bolshevik i qershorit 1924 i gjeti te dy ne nje krah, te dy deputete, te dy njerez te ditur e te shkolluar. Po sa prifterinj katolike/orthodhokse njeh ti ne historine e njerezimit (jo ate shqiptare) qe merren me politike e behen nen-kryetare kuvendi e kryeministra te vendit?!

    Dallimi midis komunitetit orthodhoks dhe atij katolik karshi ketyre dy figurave eshte pikerisht se komuniteti orthodhoks ndjen keqardhje qe nje gjeni si Noli nuk iu perkushtua komunitetit te tij dhe jo politikes, kurse ti me lart ndihesh krenar si besimtar katolik qe Fishta ka perdorur ato thirrje revolucionare qe jane shume patriotike, por aspak katolike. Te dy jane shqiptare te medhenj por besimtare te vegjel dhe ne fund te dy paten nje fund tragjik, pa miq, pa shoke e te braktisur nga te gjithe. Ne rastin e Fishtes, ai "u hoq qafe" ne 1940, 1 vit pas pushtimit italian te Shqiperise. Vrasja e nje prifti katolik ne ato vite sherbente si sebep per Luften e II boterore, por si fashistet edhe Vatikani heshti kur Fishten e vrane. Kurse sot ne Shkoder i vihet tritol bustit te Fishtes, qe Haxhi Qamili me lart e justifikon me urrejtjen e "katoliko-centrikeve" ndaj Fishtes.

    Ne vargjet e Fishtes me lart qe ti vete ke sjelle, ai nuk sulmon vetem serbet e malazezet, ai sulmon edh Evropen Perendimore katolike qe moralin dhe prirjen shpirterore e merr nga Vatikani. Fishta ishte ne krye te delegacioneve shqiptare ne Paris e Vjene kur diskutohej ndarja e kufijve ballkanike. Edhe prania e nje prifti katoli si perfaqesues i shqiptareve nuk e rrezoi dot steriotipin e Austro-Franko-Britanikeve per Shqiperine.

    Askush nuk e hedh poshte kontributin e komunitetit katolik ne ceshtjen kombetare, ashtu si nuk duhet te hedhesh poshte edhe rrymen tjeter qe ka ekzistuar ne kete komunitet qe eshte e dukshme edhe sot e kesaj dite. Ashtu si Haxhi Qamili e ben te qarte qe komuniteti katolik eshte shume i vogel ne numer dhe shume i izoluar, por qe pretendon te kete nje ndikim dhe nje ze ne jeten politike, ekonomike, shoqerore me shume se sa i takon. Popullsia e besimit katolik ne Shqiperi vertitet rreth 10%, dy here me pak se komuniteti orthdhoks dhe shume here me pak se komuniteti musliman.

    Pra i mungon edhe urrejtja etnike kunder njeri-tjetrit tipike per ortodoksine
    Eshte interesant kur nje besimtar katolik akuzon nje orthodhoks per "urrejtje ndaj etnive te tjera". Lexo historine e Kishes tende i dashur dhe ke per te mesuar se Vatikani I dhe II i eshte dashur te ndryshojne 2 a 3 here rroten e historise, pasi i ka gjetur ne krahun e Skizmave, kryqezatave, inkuziocioneve, luftrave boterore. Urrejtja e katolike ndaj ethnive, perfshi ketu edhe popullin e Zotit, eshte e dukshme dhe e prekshme ne Evropen Perendimore. Prandaj i dashur Labeat, shpenzo me pak kohe te jesh "patriot me fjale" dhe me shume kohe te nxjerresh mesimet e duhura nga historia e Kishes Katolike.

    Partia demokristiane nuk ka lidhje me vatikanin, aq sa ka Unioni Kristian-Demokrat gjerman apo austriak?
    Atehere si e shpjegon faktin qe kjo parti elektoratin e saj e ka eksklezuvisht me besimtare katolike ne Veri te vendit?! Une nuk po evidentoj nje emer te pervecem, une po te evidentoj modelin e shekullit te XXI te nderhyrjes se politikes se Vatikanit ne rradhet e komunitetit katolik. Kisha Katolike dhe Papa i Romes dine te bejne edhe politiken, dine te shprehen edhe pro apo kunder luftes ne Irak, por dine edhe te heshtin gjate masakrimit te kroateve dhe boshnjakeve pak milje nga Selia e Shenjte.

    Shiko kontradikten, me lart thua se vatikani ishte me ndikim nga mungesa e autoqefalise, tani thua ishinte pa ndikim nga izolimi. Cili izolim more Albo?
    Lexo rrefimet e Edhit Durrham mbi Malesine shqiptare dhe komunitetin katolik dhe ke per tu njohur me veshtiresite e Vatikanit per te qyteteruar malesoret shqiptare me boten e vlerave qe ndanin gjithe katoliket kudo ne bote. Malesoret shqiptare ndiqnin ligjin e Kanunit te Leke Dukagjinit me shume se sa mesimet fetare. Gjakmarrja nuk eshte tradite e krishtere apo katolike dhe gjakmarrja ekziston edhe sot e kesaj dite ne kete komunitet.

    Komuniteti katolik nuk eshte manipuluar dhe nuk ka qene kurre injorant si kleri ortodoks. Priftat katolike kane pase ne shumice nga 2-3 laura universitetesh austriake e italiane, dhe kane ditur mbi 3-4 gjuhe te huaja dhe kane marre vesht nga politika nuk kane qene injorante apo servile te Patriarkanes si kleri ortodoks.
    Figurat me te medha letrare e gjuhesore i ke prifta katolike more Albo, dhe vetem 1 ortodoks fan Noli edhe ate poi e nxirrni tradhetar?

    Prifterijte katolike kane kryesuar delegacxionin shqiptar ne konf e paqes ne paris qe shpetoi vendin nga copetimi, ti me thua interesat serbe e malazeze.
    Ketu nuk te ve shume faj pasi nuk e njeh shume komunitetin orthodhoks shqiptar. Komuniteti orthodhoks shqiptar eshte komuniteti me i madh i krishtere, me i lashte dhe i arsimuar ne Shqiperi. Ka qene, eshte dhe do te jete pasi ne nuk rritemi ne male, rritemi ne Epirin e lashte qe ka qene zemra dhe pjesa me e zhvilluar dhe qyteteruar e trojeve shqiptare ne cdo epoke. Shtoi kesaj edhe emigrimin ne mase te komunitetit orthodhoks dhe ne kemi qene te paret qe kemi sjelle ne Shqiperi vlerat e qyteterimeve te kohes.

    Prandaj i dashur Labeat, mos i trego nje besimtari orthodhoks se cfare eshte besa e krishtere apo cfare eshte qyteterimi pasi e kemi njohur pak me heret se ju dhe pak me heret se greket dhe serbet.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    887
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ky ndikim...eshte i dukshem edhe sot. Ai qe themeloi i pari Partine Demokristiane Shqiptare (partia e pare me elektorat te ngritur mbi baza fetare), Zef Bushati, pasi e rrezuan nga kryesia e partise sot e gjen veten ambasador te Shqiperise ne Vatikan. Rastesi?
    Jo nuk asht rastesi, asht politike e shtetit shqiptar. Bushatin s'e thirri Papa ne Rome, por e dergoi shteti shqiptar si ambasador. Pse kjo Parti e ka elektoratin ne Veri?! Sepse ato njerez kane zgjedhe ma mire me ja dhane voten nji demokristianit se sa Nanos. A thue kane gabue?


    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nikolle Lesi, eshte nje tjeter njeri i njohur ne Shqiperi, qe edhe pse i mungon arsimi i duhur apo ndonje merite e vecante, eshte nje prej njerezve me pushtet mediatik te madh ne Shqiperi. Rastesi edhe suksesi i Lesit?
    Sic e tha edhe Labeati, Lesi e kishte pushtetin para se me dale ne krye te Demokristianes, pushtet i ardhun jo prej ndonji lidhjeje me Vatikanin, por me tjeterkend.
    Gjate historise, kur ka qene nevoja priftat katolike kane qene ne rradhe te pare tue mbrojte interesat e vendit, pa hezitue me u marre edhe me qeverina e kongrese. Fakti qi ne drejtimin apo themelimin e kesaj partije nuk jane marre a s'te thote asgja?
    Gjithsesi tue i quejt Lesin e Bushatin vegla te Vatikanit ja kalove edhe "Haxhi Qamilit".


    Citim Postuar mė parė nga Albo
    komuniteti katolik ka qene shume lehte i manipulueshem si nga interesat italiane, edhe nga interesat serbo-malazeze
    Aq i manipulueshem prej serbo-malazezeve sa detyra kryesore dhane E.Hoxhes prej sllaveve ishte zhdukja e klerit katolik.
    Aq i manipulueshem prej italianeve sa vete ato cuditen se si ka mundesi qe pushtimi nuk gjeti perkrahjen e katolikeve, por perkundrazi ishin ato qe i priten ma keq.


    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Te dy jane shqiptare te medhenj por besimtare te vegjel dhe ne fund te dy paten nje fund tragjik, pa miq, pa shoke e te braktisur nga te gjithe. Ne rastin e Fishtes, ai "u hoq qafe" ne 1940, 1 vit pas pushtimit italian te Shqiperise. Vrasja e nje prifti katolik ne ato vite sherbente si sebep per Luften e II boterore, por si fashistet edhe Vatikani heshti kur Fishten e vrane.
    Fishta, besimtar i vogel...
    Fishta nuk vdiq i braktisun, por mes dashnise e respektit. Fundi tragjik i tij ishte fakti qi mbylli syte tue e lane Shqipnine e pushtueme.
    Fishta i vrame...hajde, hajde...e per ma teper Vatikani si bashkepuntor...mos ke lexue "Kodin Leonardo" kohet e fundit, se po me duket ne te njajten fryme.


    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ashtu si Haxhi Qamili e ben te qarte qe komuniteti katolik eshte shume i vogel ne numer dhe shume i izoluar, por qe pretendon te kete nje ndikim dhe nje ze ne jeten politike, ekonomike, shoqerore me shume se sa i takon. Popullsia e besimit katolik ne Shqiperi vertitet rreth 10%, dy here me pak se komuniteti orthdhoks dhe shume here me pak se komuniteti musliman.
    C'asht kjo pune? Ne krah te Haxhi Qamilit?!
    Kur komuniteti katolik ka pase za, Shqipnija ka pase vec perfitim (mbrojtja e interesave shqiptare, gjuha etj.etj.). Kur i asht mbylle goja (p.sh. mospjesmarrja ne udheheqjen komuniste dhe pjesmarrjen me bollek prej tjereve) Shqipnija ka pa vec greminen. Vazhdon edhe sot...


    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kisha Katolike dhe Papa i Romes dine te bejne edhe politiken, dine te shprehen edhe pro apo kunder luftes ne Irak, por dine edhe te heshtin gjate masakrimit te kroateve dhe boshnjakeve pak milje nga Selia e Shenjte.
    Per luften ne Irak jane shprehur vecse kunder. Paskan heshte per masakrimin e kroateve katolike dhe boshnjakeve muslimane per hater te ortodokseve serbe?!


    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Gjakmarrja nuk eshte tradite e krishtere apo katolike dhe gjakmarrja ekziston edhe sot e kesaj dite ne kete komunitet.
    Asht e vertete qi gjakmarrja asht luftue shume prej kishes katolike. Gjakmarrja sot ekziston ne gjithe Shqipnine.


    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Komuniteti orthodhoks shqiptar eshte komuniteti me i madh i krishtere, me i lashte dhe i arsimuar ne Shqiperi. Ka qene, eshte dhe do te jete pasi ne nuk rritemi ne male, rritemi ne Epirin e lashte qe ka qene zemra dhe pjesa me e zhvilluar dhe qyteteruar e trojeve shqiptare ne cdo epoke. Shtoi kesaj edhe emigrimin ne mase te komunitetit orthodhoks dhe ne kemi qene te paret qe kemi sjelle ne Shqiperi vlerat e qyteterimeve te kohes.
    Emigrimi ne mase nuk asht dukuri qi ndodh ne pjeset ma te zhvillueme. Ku ka zhvillim s'ka emigrim ne mase.
    Shkodra p.sh. nuk e ka njofte emigrimin megjithe kontaktet e shumta me Perendimin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 15-09-2004 mė 14:42

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 07:03
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 03:22

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •