Al-Azhar, është universiteti i Kajros në Egjipt. Ai është një ndër qëndrat më të rëndësishme të mësimit Islam. Në fillim ai u projektua si një hapësirë për ndërtimin e një xhamie. Themelimi i xhamis daton më 970-tën prej Xhauharit, një ish skllav dhe më pas gjeneral (pas pranimit të islamit) në ushtrinë e halifit Muizz, që i përkiste dinastisë Fatimide.
Por në 988-tën, xhamia u kthye në një universitet nën influencën e Jakub ibn Killis, një çifut i konvertuar në musliman, dhe kështu filloi zhvillimi i universitetit si qendra kryesore ku mësohej rinia e çfardolloj moshe me njohuritë islame.
Influenca e universitetit u rrit edhe më tej në shekullin e XII, gjatë kohës së Salahudinit kur edhe lufta me kryqtarët po bëhej më e ashpër.
Deri në 1925 universiteti shërbeu vetëm në mësimin e kurseve të Kur’anit dhe interpretimit të tij. Universiteti u liberalizua përgjatë viteve 1924-1925 nga reformat që ndërmori qeveria Egjiptiane. Për shkak të reformave të ndërmarra në universitet pas 1962 filluan të mësohen edhe gjuhët e huaja, ekonomia, mjeksia agrikultura, shkencat e ndryshme etj. Kurrikula e vjetër që përfshinte mësimin e fjalës së Allahut – Kur’anit – si dhe Sunnetit, llogjikës, jurisprudencës, historisë etj, nuk u ndryshua ose nuk u prek fare nga rinovimet që u ndërmorën gjatë kësaj kohe.
Në 1962 në universitet atë vit u pranuan edhe 100 femra për të studjuar, pasi kjo më parë ishte e ndaluar për to. Në 1992 numri i studentëve që vazhdonin studimet në universitet arrinte shifrën 90.000. Ndërsa libraria qëndrore e universitetit kishte një përmbajte prej 80.000 vëllimesh, duke përfshirë edhe dorëshkrime të vjetra.
Krijoni Kontakt