Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Angli, 6.5 vjet burg lushnjarit Leonard Metani

    Faqja 11 - AKTUALITET Shtator 3, 2004


    LEONARDO METANI ISHTE PARAQITUR SI SHTETAS ITALIAN

    Angli, 6.5 vjet burg shqiptarit
    Lushnjari u kap me 4.5 kilogramė heroinė


    --------------------------------------------------------------------------------
    Gazeta Shqiptare
    Nga Londra Muhamed Veliu


    Prej gjashtė vjetėsh nė Angli nuk ishte shėnuar ndonjė rast i trafikimit apo shpėrndarjes sė lėndėve narkotike nga shtetas shqiptarė. Por statistikat e policisė angleze i ka prishur lushnjari Leonardo Metani, i cili ėshtė kapur me 4.5 kilogramė heroinė. Burime policore tė Londrės janė shprehur se kapja e Metanit ka qenė tepėr e rastėsishme, gjatė njė survejimi qė bėnte policia (pėr njė tjetėr ngjarje) nė veri tė Londrės.

    Arrestimi
    Skuadra Nacionale e Krimeve tė Londrės mbasditen e 18 majit 2004 ishin pozicionuar nė lagjen "Hoxton" nė veri tė qytetit, duke survejuar njė ndėrtesė, qė kishte tė bėnte me njė hetim tjetėr. Dy dyer pėrpara objektit nėn survejim ka dalė njė makinė "Fiat" me tre persona brenda, nga tė cilėt njėra ishte femėr. Thjesht dyshimi e ka detyruar policinė tė ndalojė mjetin, i cili drejtohej nga Leonardo Metani. Pėrpara oficerėve tė policisė ai ėshtė prezantuar si shtetas italian, i quajtur Simone Lucarini. Gjatė kontrollit qė policia ushtroi nė shtėpinė ku qėndronte Metani, nė ambientet e kuzhinės ėshtė gjetur 4.5 kilogramė heroinė e presuar nė 10 pako tė mbėshtjella me ngjitėse, si dhe njė presore industriale pėr paketimin e drogės. Metani, sė bashku me dy personat e tjerė, janė arrestuar. Qė nė momentet e para nė polici, shqiptari ka pranuar se droga ishte e tija, ndėrsa personat e tjerė, sipas tij, nuk kishin tė bėnin fare me drogėn. Pas komunikimit tė akuzės ndaj Metanit, policia e Londrės ka deportuar nė Shqipėri si emigrantė ilegalė dy shoqėruesit e tij.

    Procesi
    "Klienti im e ka marrė pėrsipėr fajin, pasi nė vendin prej nga vjen ai ėshtė traditė mostregimi i pjesėtarėve tė tjerė tė grupit, por marrja nė ngarkim e fajit. Ai nga e gjithė kjo ngjarje nuk ka fituar asgjė, ose priste tė fitonte 500 stėrlina nga mbajtja e drogės nė shtėpi pėr njė person tjetėr. Ju ftoj ta dėnoni me njė dėnim minimal".
    Kjo ka qenė pėrmbajtja e konkluzioneve pėrfundimtare pėr mbrojtjen e Leonardo Metanit nga avokati Simon Molyneux, gjatė procesit qė zgjati 40 minuta. Ndėrsa gjykatėsi Elwen gjatė dhėnies sė dėnimit ėshtė shprehur se krime qė kanė tė bėjnė me drogėn nė Angli janė shumė serioze, dhe si pasojė masat e ndėshkimit janė tė ashpra, duke e dėnuar pėrfundimisht shqiptarin me 6.5 vjet burgim e duke rekomanduar transferimin e tij nė burgjet shqiptare.


    Droga e kapur Metanit kishte pėrzierės vdekjeprurės

    Nga analizat e drogės, policisė i ka rezultuar se vetėm 775 gramė nga sasia e 4.5 kilogramėve ishte e pastėr, ndėrsa pjesa tjetėr ishte pėrzierje me pasoja vdekjeprurėse pėr pėrdoruesit. "Nėse kjo drogė do tė kishte mundur tė shitej rrugėve tė Londrės, do tė kapte vlerėn e 225.000 stėrlinave (45 milionė lekė)", ka deklaruar nė gjykatė prokurori i ēėshtjes, Stephen Perian, i cili mė pas ka akuzuar Leonardo Metanin pėr konspiracion nė shpėrndarjen e drogės sė kategorisė A. Kjo akuzė e vetme ėshtė pranuar nga i pandehuri, duke thėnė se ai nuk ishte trafikant droge, dhe se droga e gjetur i ishte dhėnė pėr ta mbajtur nga njė mik, emrin e tė cilit nuk mund ta tregonte. Nė sasinė e drogės, si dhe nė presoren metalike janė gjetur shenja tė gishtave tė Metanit. Nga krahasimi i shenjave tė gishtėrinjve policia ka mėsuar identitetin e vėrtetė. Ai ishte shtetas shqiptar i cili rezultonte i pėrfshirė edhe nė njė rrjet prostitucioni nė Itali, nga ku nė vitin 1996 ėshtė larguar nga policia vendase si person i padėshiruar. Ndėrsa nė Londėr jetonte ilegalisht me pasaportė italiane, nėn emrin e rremė Simone Lucarini.


    Kapen 8.5 kile heroinė, pranga shqiptarit

    Sekuestrohen 8 kile e gjysmė heroinė dhe arrestohet njė shqiptar 33-vjeēar. Ky ėshtė rezultati i operacionit mė tė fundit tė bėrė nga policia e Leēes. Nė pranga ka pėrfunduar shqiptari Shpėtim Cakrani, nė makinėn e tė cilit u bllokua edhe sasia e heroinės. Sipas policies, droga ėshtė e tipit "Broėn sugar". 33-vjeēari Cakrani ka qenė me makinėn e tij tip "Volksėagen Golf", ku ishte fshehur edhe sasia e madhe e drogės. Nėse sasia e kapur e drogės do tė vihej nė treg, atėherė shuma e pėrfituar do tė arrinte deri nė 300 mijė euro. Megjithatė, kontrolli i policisė nuk ka dalė bosh. Heroina e kapur ishte e ndarė nė 20 pako dhe ishte vendosur pranė serbatorit tė makinės, nė mėnyrė qė tė mos nuhatej nga qentė. Ndėrkohė, policia italiane ėshtė duke hetuar se cili ka qenė destinacioni i drogės dhe kush do tė ishin pėrfituesit e mallit.Zakonisht heroina e ka tė pėrcaktuar tregun e saj nė zonėn veriore tė Italisė dhe kryesisht nė qytetin e Milanos. Tė shtunėn e kaluar policia italiane arriti tė kapte nė Verona plot 10 kile heroinė, ndėrsa mė pas ka arrestuar edhe korrierin shqiptar. Droga ishte fshehur nė njė kamion me rimorkio dhe ishte vendosur nė njė fund tė dyfishtė. Nė momentin e arrestimit, shoferi shqiptar nuk ka pranuar se ka pasur dijeni pėr ngarkesėn. Vlera e heroinės sė kapur arrinte nė njė milion euro. Disa ditė mė parė gazetat italiane kanė publikuar njė fakt tė ri qė tregu i drogės ėshtė nė duart e shqiptarėve dhe tė marokenėve duke zėvendėsuar nė kėtė mėnyrė trafikantėt vendas

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,883

    Besoj ne drejtesi

    Besoj ne drejtesine angleze dhe per kete skam piken e dyshimit qe ai njeri meritoi ate denim. Shpresoj ti behet mesim te tjereve ky fakt.

    Njerez te tille denigrojne nje komb.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    773
    Po te kapi dhe policia je **** e meriton 6 vjet burg. Sa rob i zgjuar ky po nuk perdor dot nje makin sportive, jepi gazit dhe te vij anes policia ste kap dot. Un them se ky shqitari ka qen dore fundit gjynaf qe do i haj dhe per tjeret.

  4. #4
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Eee ja ku iku edhe 1 mbrenda...po ky transferimi i tija ne shqiperi me ben te dyshoj qe ky do plotesoj denimin e dhene.Fakti qe ai ka pranuar qe eshte e tij,e ka ndihmuar shum ate per vitet e burgurt,pasi me ate sasi droge nje 10vjecar mbrenda ishte e mundur,ose me shum.
    Shqiptaret ne Londer me te vertete kane mare udheheqje ne krimet me te medha.Me vika keq qe qenka Lushnjar.
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  5. #5
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,320
    Citim Postuar mė parė nga friendlyboy1
    Po te kapi dhe policia je **** e meriton 6 vjet burg. Sa rob i zgjuar ky po nuk perdor dot nje makin sportive, jepi gazit dhe te vij anes policia ste kap dot.

    Eshte nje shprehje e bukur qe i referohet policise angleze:
    - Anglezet e kapin lepurin me qerre! ...eshte e vertete!
    Keto te lejne, e te lejne gjate or plak. Nuk te kapin me grame neper xhepa, por presin ate momentin e mire kur te rendon canta nga kilogramet. Pastaj i fusin nje koment te vogel, si ai me lart ku kane thene: Kapja e tij ishte nje rastesi! ...sepse normalisht, duan qe te vazhdojne trafikun trafikantet, duke menduar qe ate robin e kapen kot dhe se ktyre ja hudh kollaj, po te jesh pak i shkathet. Konkluzioni? ...mos shko tek kilet, por kenaqe veten me gramet! Si miu, jo si ariu!
    Nejse...4.5 kilograme te heqin 6.5 vjet lirine! Dmth nese ai do posedonte vetem 1 kile, i bie ta denonin vetem 1 vit e ca muj (lol) ...pranej nuk duhet me qen tafmaqar!

    Hajt se nuk e gjen gje ate robin nga lushnja. Do hyje ne burg injorant dhe do dali jashte me diplome universiteti. Plus qe mbaron edhe ca kurse gjuhe, kompjuteri etj! Pastaj nuk do ti beje tamam 6.5 vjet, por sipas rregullit anglez, per nja 3 vjet del i lire!

  6. #6
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga DeuS
    Eshte nje shprehje e bukur qe i referohet policise angleze:
    - Anglezet e kapin lepurin me qerre! ...eshte e vertete!
    Keto te lejne, e te lejne gjate or plak. Nuk te kapin me grame neper xhepa, por presin ate momentin e mire kur te rendon canta nga kilogramet. Pastaj i fusin nje koment te vogel, si ai me lart ku kane thene: Kapja e tij ishte nje rastesi! ...sepse normalisht, duan qe te vazhdojne trafikun trafikantet, duke menduar qe ate robin e kapen kot dhe se ktyre ja hudh kollaj, po te jesh pak i shkathet. Konkluzioni? ...mos shko tek kilet, por kenaqe veten me gramet! Si miu, jo si ariu!
    Nejse...4.5 kilograme te heqin 6.5 vjet lirine! Dmth nese ai do posedonte vetem 1 kile, i bie ta denonin vetem 1 vit e ca muj (lol) ...pranej nuk duhet me qen tafmaqar!

    Hajt se nuk e gjen gje ate robin nga lushnja. Do hyje ne burg injorant dhe do dali jashte me diplome universiteti. Plus qe mbaron edhe ca kurse gjuhe, kompjuteri etj! Pastaj nuk do ti beje tamam 6.5 vjet, por sipas rregullit anglez, per nja 3 vjet del i lire!

    hahahha Deus eshte mese e vertet qe burgu te shkollon. Tani se kam idene se si mund te jete ne Angli po ketu ne USA po hyne pervec burgimit qe do besh do hash dhe nje deportim qe mos ta shofesh me Ameriken te futet emri te lista zeze.
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    773
    Ne burgjet ketu ne USA esht shum i perhapur homoseksualizmi, dhe kta te rinjt qe ven ne fillim i bejn bitch. I kapin si dashnore ata te vjetrit. Po ishalla aty ne angli sdo jet ashtu se do haj belan i biri botes.

  8. #8
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Friendlyboy ne cdo burg gjithmone ke te medhenj,qe kapen me keto te rinjt.Kudo te shkosh do vuash ne fillim,ashtu si njerezit ikin (emigrojne)ne UK/USA ,patjeter qe nuk eshte njelloj si burgu.Por ai deri sa ka pranuar aktin,duket qe ka ditur qe do e ndihmoj ne vitet ,po ashtu duhet te dij qe per sjellje te mire ben vetem 1/2 e kohes brenda.
    Ka njerez qe jan futur mbrenda kafshe edhe kan dalur njeri,ashtu sic tha Deusi.
    shpresoj qe te mos vuaj shum,se gjynah..(lol)
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    773
    Un nuk besoj te riedukimi, aq me shum ne burg. Burgjet nuk jan per riedukim por per te vuajtur. Vite me par sistemi penitenciar amerikan i kushtonte vemendje riedukimit, por perqindja e njerzve qe ktheheshin ne burg ishte shum e lart keshtu qe tani jan vetem vende per te vuajtur. Edhe ne angli po ndodh e njejta gje por pak me vones. Un nuk kam asnje simpati per njerzit qe bien ne burg, madje jam i kenaqur qe vuajn per ato qe kan ber. Po e di ti se parat e droges ven per te financuar njerez terrorist si bin laden dhe pablo eskobar. Eskobar ne vitet 80 vrau me mijra ne kolumbi u be bos nga paret e droges qe ndajn tipa si ky trimi. Jam shum dakort me denimin qe i jep kinezi shperndaresve te droges, plumbin pas koke. Edhe mos me thuaj qe e bente per te mbajtur familjen me buk, se nuk i arsyeton ato krimet qe behen nga trafiku i droges.

  10. #10
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Nuk e di se cfare ben USA,pasi Ai shtet ka akoma karrigen elektrike.lol.
    Sa per Angline,nuk mendoj qe do neglegjojne edukimin e krimineleve ne burgje.Pasi ky mendoj qe eshte i vetmi shtet qe te lut aq shum te studiosh.Personalisht njoh dike qe eshte futur per 1 akt qe me te vertete nuk duhet ti jepet e drejta edhe e ushqimit,ejo me edukimit,por ka dalur me certifikate kompjuteri edhe anglishtje.Tani burgu ketu te jep rekord krimi qe e ke per jete,po ashtu te pakten (qe ta justifikoj ate)mundohet te jape edhe 1 lloj certifikate,qe te ndihmoj me tej ne jete,per 1 pune,pasi me ate rrekord qe to ket ai,kurre nuk do e ket te lehte.
    Anglia mundohet qe ato njerez ne burg te ndryshojne ne ane postive,dmth kur te dalin nga burgu mos te perplasen me tek droga,por te shikojne ate certifikate edhe te shikojne me lart.
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  11. #11
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,691
    Citim Postuar mė parė nga friendlyboy1
    Un nuk besoj te riedukimi, aq me shum ne burg. Burgjet nuk jan per riedukim por per te vuajtur. Vite me par sistemi penitenciar amerikan i kushtonte vemendje riedukimit, por perqindja e njerzve qe ktheheshin ne burg ishte shum e lart keshtu qe tani jan vetem vende per te vuajtur. Edhe ne angli po ndodh e njejta gje por pak me vones. Un nuk kam asnje simpati per njerzit qe bien ne burg, madje jam i kenaqur qe vuajn per ato qe kan ber. Po e di ti se parat e droges ven per te financuar njerez terrorist si bin laden dhe pablo eskobar. Eskobar ne vitet 80 vrau me mijra ne kolumbi u be bos nga paret e droges qe ndajn tipa si ky trimi. Jam shum dakort me denimin qe i jep kinezi shperndaresve te droges, plumbin pas koke. Edhe mos me thuaj qe e bente per te mbajtur familjen me buk, se nuk i arsyeton ato krimet qe behen nga trafiku i droges.
    Plako te shesesh droge nuk eshte ekzaktesisht krime!
    Une kam dal per lek, ti per qef, ose se ta kerkon trupi.
    Une e shes, bej para ti, shkon dhip-satom. Keto fakte i di dhe ai qe i pi dhe te gjithe, por drogerat si kokaina dhe heroina nuk lejohen vella i dashur te jen legale sepse, behet (kaos) ne mbar boten. Konkurenca me e madhe.


    Shitja dhe Blerja eshte procesh biznezi byrazer. Ti shkon ne dyqan blen dicka hajt tunjatjeta futi leket ne xhep ai tjeteri. Nje nga diferencat ketu eshte se ajo qe ti bleve nuk ishte ai malli qe (te medhenjt) kane percaktuar qe te jete ne ilegal per tu blere. Policia dhe shteti vet e lejon kete gje te ndodhi, se leku madh luan boten plako. Ketu nuk flitet me chingla mingla qe bejne politikanet apo keto kengtaret.

    Ai miku nje xhiro ben nen-sendile qesen shko i merr 2000 pound ta thata.
    Flas vetem per te cuar, sepse ta blesh nje kile vete dhe ta besh 5 kile eshte fitim me thas..!

    dhe policat vete e qarkullojne dhe kane te bejne me keto gjera lal, po thuaj se s`dime gje dhe degjojne vetem ato qe na degjojne veshet. Pa hapi syte njeher ne te njejten kohe...! Ku u ndertua Metropoli Tiranes? Me cfare lekesh? Pare kurv-ash thu? Jo daku Jo se kurv-a sado nuk ben aq sa ben mielli.

    I lumt atyre qe e shesin s`jane kapur dhe po bejne lek, bravo i qoft.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 16-09-2004 mė 22:33
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  12. #12
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    ca u lumte mer amon ,nen sedilje 2000 pound sic po thu ti ,ca jan 2000 pound te rrezikosh 2 -3 vjet burg , ti ke ne liverpool st ,londer , te japin 1kg coje ne leeds po qe ke 15 mije pound te thata ,po sja ma asnjonit me i cu!!! ka ik ajo kohe kur bohej leku me thase,, kto cingla -mingla me gram me shume pine vete sesa e shesin ,po leni amon shqipetaret se sjena askushi vetem llapa llappa kena se me vepra te shtypin ruset e jamajkant bashke me turqit e kinezt !!! ja kalofshi mire

    edhe shnet a pare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 16-09-2004 mė 22:32

Tema tė Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Leonard Cohen
    Nga flurans ilia nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 13:42
  3. Leonard Ajkun
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 00:09
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Piktori Leonard Previzi
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 19:26

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •