Faqja 11 - AKTUALITET Shtator 3, 2004
LEONARDO METANI ISHTE PARAQITUR SI SHTETAS ITALIAN
Angli, 6.5 vjet burg shqiptarit
Lushnjari u kap me 4.5 kilogramė heroinė
--------------------------------------------------------------------------------
Gazeta Shqiptare
Nga Londra Muhamed Veliu
Prej gjashtė vjetėsh nė Angli nuk ishte shėnuar ndonjė rast i trafikimit apo shpėrndarjes sė lėndėve narkotike nga shtetas shqiptarė. Por statistikat e policisė angleze i ka prishur lushnjari Leonardo Metani, i cili ėshtė kapur me 4.5 kilogramė heroinė. Burime policore tė Londrės janė shprehur se kapja e Metanit ka qenė tepėr e rastėsishme, gjatė njė survejimi qė bėnte policia (pėr njė tjetėr ngjarje) nė veri tė Londrės.
Arrestimi
Skuadra Nacionale e Krimeve tė Londrės mbasditen e 18 majit 2004 ishin pozicionuar nė lagjen "Hoxton" nė veri tė qytetit, duke survejuar njė ndėrtesė, qė kishte tė bėnte me njė hetim tjetėr. Dy dyer pėrpara objektit nėn survejim ka dalė njė makinė "Fiat" me tre persona brenda, nga tė cilėt njėra ishte femėr. Thjesht dyshimi e ka detyruar policinė tė ndalojė mjetin, i cili drejtohej nga Leonardo Metani. Pėrpara oficerėve tė policisė ai ėshtė prezantuar si shtetas italian, i quajtur Simone Lucarini. Gjatė kontrollit qė policia ushtroi nė shtėpinė ku qėndronte Metani, nė ambientet e kuzhinės ėshtė gjetur 4.5 kilogramė heroinė e presuar nė 10 pako tė mbėshtjella me ngjitėse, si dhe njė presore industriale pėr paketimin e drogės. Metani, sė bashku me dy personat e tjerė, janė arrestuar. Qė nė momentet e para nė polici, shqiptari ka pranuar se droga ishte e tija, ndėrsa personat e tjerė, sipas tij, nuk kishin tė bėnin fare me drogėn. Pas komunikimit tė akuzės ndaj Metanit, policia e Londrės ka deportuar nė Shqipėri si emigrantė ilegalė dy shoqėruesit e tij.
Procesi
"Klienti im e ka marrė pėrsipėr fajin, pasi nė vendin prej nga vjen ai ėshtė traditė mostregimi i pjesėtarėve tė tjerė tė grupit, por marrja nė ngarkim e fajit. Ai nga e gjithė kjo ngjarje nuk ka fituar asgjė, ose priste tė fitonte 500 stėrlina nga mbajtja e drogės nė shtėpi pėr njė person tjetėr. Ju ftoj ta dėnoni me njė dėnim minimal".
Kjo ka qenė pėrmbajtja e konkluzioneve pėrfundimtare pėr mbrojtjen e Leonardo Metanit nga avokati Simon Molyneux, gjatė procesit qė zgjati 40 minuta. Ndėrsa gjykatėsi Elwen gjatė dhėnies sė dėnimit ėshtė shprehur se krime qė kanė tė bėjnė me drogėn nė Angli janė shumė serioze, dhe si pasojė masat e ndėshkimit janė tė ashpra, duke e dėnuar pėrfundimisht shqiptarin me 6.5 vjet burgim e duke rekomanduar transferimin e tij nė burgjet shqiptare.
Droga e kapur Metanit kishte pėrzierės vdekjeprurės
Nga analizat e drogės, policisė i ka rezultuar se vetėm 775 gramė nga sasia e 4.5 kilogramėve ishte e pastėr, ndėrsa pjesa tjetėr ishte pėrzierje me pasoja vdekjeprurėse pėr pėrdoruesit. "Nėse kjo drogė do tė kishte mundur tė shitej rrugėve tė Londrės, do tė kapte vlerėn e 225.000 stėrlinave (45 milionė lekė)", ka deklaruar nė gjykatė prokurori i ēėshtjes, Stephen Perian, i cili mė pas ka akuzuar Leonardo Metanin pėr konspiracion nė shpėrndarjen e drogės sė kategorisė A. Kjo akuzė e vetme ėshtė pranuar nga i pandehuri, duke thėnė se ai nuk ishte trafikant droge, dhe se droga e gjetur i ishte dhėnė pėr ta mbajtur nga njė mik, emrin e tė cilit nuk mund ta tregonte. Nė sasinė e drogės, si dhe nė presoren metalike janė gjetur shenja tė gishtave tė Metanit. Nga krahasimi i shenjave tė gishtėrinjve policia ka mėsuar identitetin e vėrtetė. Ai ishte shtetas shqiptar i cili rezultonte i pėrfshirė edhe nė njė rrjet prostitucioni nė Itali, nga ku nė vitin 1996 ėshtė larguar nga policia vendase si person i padėshiruar. Ndėrsa nė Londėr jetonte ilegalisht me pasaportė italiane, nėn emrin e rremė Simone Lucarini.
Kapen 8.5 kile heroinė, pranga shqiptarit
Sekuestrohen 8 kile e gjysmė heroinė dhe arrestohet njė shqiptar 33-vjeēar. Ky ėshtė rezultati i operacionit mė tė fundit tė bėrė nga policia e Leēes. Nė pranga ka pėrfunduar shqiptari Shpėtim Cakrani, nė makinėn e tė cilit u bllokua edhe sasia e heroinės. Sipas policies, droga ėshtė e tipit "Broėn sugar". 33-vjeēari Cakrani ka qenė me makinėn e tij tip "Volksėagen Golf", ku ishte fshehur edhe sasia e madhe e drogės. Nėse sasia e kapur e drogės do tė vihej nė treg, atėherė shuma e pėrfituar do tė arrinte deri nė 300 mijė euro. Megjithatė, kontrolli i policisė nuk ka dalė bosh. Heroina e kapur ishte e ndarė nė 20 pako dhe ishte vendosur pranė serbatorit tė makinės, nė mėnyrė qė tė mos nuhatej nga qentė. Ndėrkohė, policia italiane ėshtė duke hetuar se cili ka qenė destinacioni i drogės dhe kush do tė ishin pėrfituesit e mallit.Zakonisht heroina e ka tė pėrcaktuar tregun e saj nė zonėn veriore tė Italisė dhe kryesisht nė qytetin e Milanos. Tė shtunėn e kaluar policia italiane arriti tė kapte nė Verona plot 10 kile heroinė, ndėrsa mė pas ka arrestuar edhe korrierin shqiptar. Droga ishte fshehur nė njė kamion me rimorkio dhe ishte vendosur nė njė fund tė dyfishtė. Nė momentin e arrestimit, shoferi shqiptar nuk ka pranuar se ka pasur dijeni pėr ngarkesėn. Vlera e heroinės sė kapur arrinte nė njė milion euro. Disa ditė mė parė gazetat italiane kanė publikuar njė fakt tė ri qė tregu i drogės ėshtė nė duart e shqiptarėve dhe tė marokenėve duke zėvendėsuar nė kėtė mėnyrė trafikantėt vendas
Krijoni Kontakt