Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    Shpejt do vdes

    shume shpejt do vdes.
    jo ne moshe te thyer,
    apo i thyer nga ndonje aksident,
    si te gjithe,
    por do vdes tani shpejt,
    dhe ne moshe shume te re.
    disa nga ju nuk me besojne,
    kujtojne se po genjej,
    ndoshta per te terhequr vemendjen
    a thjesht per te plotesuar trillin e mashtrimit,
    dhe mbase kane te drejte.
    disa te tjere mendojne se jam cmendur,
    ata qe s'me konsideronin te tille, natyrisht,
    dikujt ia ngjall ndonje kureshtje, kushedi,
    ca prej jush edhe thone se s'di te shkruaj poezi,
    e mire e kane, se kjo poezi s'eshte.
    e ndonjerit mund edhe t'i kujtohet lermontovi,
    poeti demoniak qe shkruajti, do vdes i ri,
    e qe pastaj te permbushte profecine e tij,
    u shnderrua ne nje duelist patetik.

    s'ka gje!
    mendoni c'te doni per mua,
    e di qe nuk do ma thoni,
    ndoshta e thoni kur te kem vdekur,
    ndoshta edhe atehere me injoroni.
    te lodhur nga ekzistenca ime,
    mbase s'jeni ju, por une,
    e mua me shikoni si pjelle e perdale
    e trysnive te paqena,
    me mire ndoshta, ne nje qoshe te harruar.

    e megjithate, une shpejt do vdes.
    ju nuk do te keni rendesi fare
    e as bota.
    ngjyrat do shuhen,
    ylbejt e yjet do vdesin,
    qielli i zi s'do kete as hene,
    edhe malet do treten,
    edhe lumenjte do ndalojne.
    as ere do fryje.
    muzika do te shteroje
    e s'do te ndjej me asgje,
    nje heshtje primitive do mbreteroje.
    atje ku do shkoj
    as hijet nuk ekzistojne,
    vec hici.
    trupi i ftohte
    do te perzihet me balten
    e me krimbat,
    e vetem nena do me qaje,
    mbase edhe ti.

    shpejt do vdes,
    nje ze i ankthshem po me peshperit ne vesh
    dhe e ndjej qe s'vjen nga kjo bote.
    mendoni c'te doni,
    por une e di,
    zerin e degjoj.
    e perze,
    mbyll veshet
    dhe belbezoj me ze.
    i qarte me ngjitet nga brenda meje,
    me bucet ne kafke,
    me lepihet ne diafragme,
    s'e largoj dot.

    shpejt do vdes,
    mbase edhe aq shpejt sa sot.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Heh...

    Edhe ti ne te njejtin klub. S'jemi vec se nje tas per krimbat... heret a vone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 02-09-2004 mė 23:37 Arsyeja: Gjuhe e huaj
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    panic attack

    ah hije e mallkuar
    per trupi c'me je mbeshtjelle,
    je e ftohte,
    je gjumendjellese,
    lajkatare je!
    je ankthi i nje monotonie te tmerrshme,
    kalbje,
    kuterbim,
    helm.
    me merr frymen,
    me mbyt.
    te lutem,
    m'u largo!
    te pergjerohem,
    ne gjunje te ulem!
    me ler edhe ca,
    kam akoma shume per te jetuar,
    shume gjera per te bere.
    m'u largo!
    mos ma mpi keshtu qafen, o hije!
    me ler!
    jam i ri!
    qofsh enderr, o e mallkuar!
    qofsh enderr e keqe,
    qe neser te zgjohem
    e te jem i gjalle.
    mu hiq nga syte,
    mos me hyp keshtu ne qafe.
    ah, e di qe do dal nga ky mankth.
    po kur?
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #4
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    nje vdekje komike

    me trok e me britma,
    marshon, marshon.
    nje ushtri me hije
    nje himn po kendon!

    "ne jemi te bukur,
    te lehte e te ndjere,
    ne zbresim nga qiejt
    here me zjarr here me ere.

    ne bredhim ne shpirtra,
    ne mendje e ne zemra,
    me kosa, me shpata,
    korrim njerez e emra.

    ne jemi te tmerrshem,
    ne jemi te lehte,
    ne jemi te ndjere,
    jemi vdekja vete".

    me trok e me britma
    me kosa, me shpata,
    nje ushtri me hije,
    gallata, gallata!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Shpejt do vdes

    --------------------------------------------------------------------------------

    shume shpejt do vdes.
    jo ne moshe te thyer,
    apo i thyer nga ndonje aksident,
    si te gjithe,
    por do vdes tani shpejt,
    dhe ne moshe shume te re.
    disa nga ju nuk me besojne,
    kujtojne se po genjej,
    ndoshta per te terhequr vemendjen
    a thjesht per te plotesuar trillin e mashtrimit,
    dhe mbase kane te drejte.
    disa te tjere mendojne se jam cmendur,
    ata qe s'me konsideronin te tille, natyrisht,
    dikujt ia ngjall ndonje kureshtje, kushedi,
    ca prej jush edhe thone se s'di te shkruaj poezi,
    e mire e kane, se kjo poezi s'eshte.
    e ndonjerit mund edhe t'i kujtohet lermontovi,
    poeti demoniak qe shkruajti, do vdes i ri,
    e qe pastaj te permbushte profecine e tij,
    u shnderrua ne nje duelist patetik.

    s'ka gje!
    mendoni c'te doni per mua,
    e di qe nuk do ma thoni,
    ndoshta e thoni kur te kem vdekur,
    ndoshta edhe atehere me injoroni.
    te lodhur nga ekzistenca ime,
    mbase s'jeni ju, por une,
    e mua me shikoni si pjelle e perdale
    e trysnive te paqena,
    me mire ndoshta, ne nje qoshe te harruar.

    e megjithate, une shpejt do vdes.
    ju nuk do te keni rendesi fare
    e as bota.
    ngjyrat do shuhen,
    ylbejt e yjet do vdesin,
    qielli i zi s'do kete as hene,
    edhe malet do treten,
    edhe lumenjte do ndalojne.
    as ere do fryje.
    muzika do te shteroje
    e s'do te ndjej me asgje,
    nje heshtje primitive do mbreteroje.
    atje ku do shkoj
    as hijet nuk ekzistojne,
    vec hici.
    trupi i ftohte
    do te perzihet me balten
    e me krimbat,
    e vetem nena do me qaje,
    mbase edhe ti.

    shpejt do vdes,
    nje ze i ankthshem po me peshperit ne vesh
    dhe e ndjej qe s'vjen nga kjo bote.
    mendoni c'te doni,
    por une e di,
    zerin e degjoj.
    e perze,
    mbyll veshet
    dhe belbezoj me ze.
    i qarte me ngjitet nga brenda meje,
    me bucet ne kafke,
    me lepihet ne diafragme,
    s'e largoj dot.

    shpejt do vdes,
    mbase edhe aq shpejt sa sot.
    __________________
    Ne maje te malit fund i pusit nxin
    Te etura per gjak dy koka pijne
    Kur thahet gjaku njera tjetren hane
    E qajne kur derdhet prape.




    (pse duhen paragjykuar poezite, duhen paragjykuar gjendjet, dhe sidomos kjo lloji poezie as nuk paragjykohet as nuk komentohet.... ne kete poezi nese nuk e gjen veten lexuesi le te hesht... edhe nese e gjen veten le te ndjej ne heshtje.... Jo ndaj te gjitha poezive reagohet! Jo te gjithe poetet kombinojne. Pastaj pse duhet qe agimi te kete avokat gjithenje brarin? Nejse, keto lloji tendencash per te ngarkuar temen e dikujt ose poezine e dikujt me debate pa lidhje , me bejne keq dhe te keqe)!
    ....
    Kulla , ndoshta nuk ia vlen te te them se mua me pelqeu vargu yt, poezia jote , qe sado e pabukur te duket, eshte mjaft kur besoj se, ti shkruan pa pretendimin te quhesh ne vargjet e tua poet.Shto edhe ate qe une pergjithesisht dhe gjithenje e dua stilin dhe krijimin tend.
    ...
    Jo te gjithe poetet jane te sinqerte!
    ose , Jo te gjithe te thirrurit poet jane poet!
    .................................................. .................................................. ..............................

    Nuk e kam me asnjerin dhe e kam me te gjithe!
    kini miresine te beni si te mire , edhe nese nuk jeni.... dhe sidomos ata qe pretendojne e ulerasin se jane vete "miresia"
    ....
    Si nuk me late te shijoj nje teme qe pelqej une xhanem....?!!!

  6. #6
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    lehtesim

    dhe duke u dridhur, ngrihem.
    me mijra sy te shndritshem si djej,
    mohues e te ftohte,
    apo pelqyes e te brishte,
    ne prezencen time te ndryshueshem, te gjithe,
    me shoqerojne ngjitjen,
    shkeputjen nga dheu,
    rritjen.

    dhe hijet zgjaten rrotull meje.
    me mijra djej me mijra rruge hijeshojne.

    "kam qene atje ku s'ka qene askush"
    dua te bertas.
    hijet e dine, e dine dhe djejte
    qe dhe pak dhe do bucas,
    e dine dhe djajte
    qe me duar te shtriqura lashe pas,
    dhe presin.
    presin te marrin vesh, qysh?
    kur? pse? me c'qellim? per c'shkak?
    hijeve iu ngre doren,
    iu ve gishtin mbi hunde,
    dhe me qetesi iu them,
    "prisni dhe pak".

    prisni dhe pak,
    prisni dhe pak,
    dhe djejte do ngrohen ne nje zjarr bubulak.
    nga vdekja po vi,
    dhe hijet ia pashe tek venin me hordhi.
    dhe hijet me pasha, me shpata, venin me hordhi.
    "prisni dhe pak",
    me del nga goja nje premtim gjysmak,
    dredharak si hijet ne token thate,
    ne token e njome, ne token e thate.

    "c'beni te mallkuara"?
    hijet e zgjatura me by'the e me bark, dridhen,
    dridhen dhe djejte,
    dhe hijet q......n!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 05-09-2004 mė 10:38
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Une per vete gjej prehje tek vargjet e tua.Me pelqejne me udhetojne,me bejne te mendohem.
    Qe ke shpirt poeti nuk e ve ne dyshim,ndoshta shpirt te gatuar per vargje,por nese do kontrolloje edhe shpirtin e njeriut qe fshihet pas Kulla,do ishe dy here me i mrekullueshem.
    Suksese per vargjet e para ,jo keto "lehtesim" te lehtesuarat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 05-09-2004 mė 10:38
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Poezia eshte bukuria e shpirtit

    Ju pergezoj per poezite vertet te bukura.

  9. #9
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    kolomb! ne se me ke perfshire mua ke pjesemarresit e "luftes civile", (e cila me beso, ndodhet vetem ne mendjet e djegura per pushtet) gje qe ma merr mendja se e ben pasi me thua se duhet te kontrolloj shpirtin, (gje qe nuk e kuptoj, pasi ti nuk me njeh) une kam nje menyre shume civile per te te bindur se nuk jam pjesemarres i asaj qe mendon ti, por thjesht kalimtar, dhe i armatosur per fatkeqesine time, vetem me fjale dhe me force te shendetshme mendimi. je moderator, me te drejta censurimi, rrjedhimisht me pushtet e nuk di te masesh fjalet, thua lufte civile, pa e kuptuar as vete, qe emrin lufte ia ve ti asaj qe nuk kupton. le me i ngjit edhe nje robert camcakezi nga mbrapa, si per te thene se jo vetem shpirtrat, por te gjithe karakteret i njihke!
    nejse! je i lire te me portretizosh si te duash!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  10. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kulla,vertet te njoh vetem nepermjet vargjesh,e nese postimi im tek tema e Sokolit ,i solli tallaze deteve te shpirtit tend me vargje te kalterta,marre postimin mbrapa duke e fshire.
    Censurimet dhe karriget pushtetare qe kane marre flake,nuk zbukurojne as nuk jane komode ne keto bodrumet e mendjes sime te varfer,pa shpirt poeti.
    Nese me ke keqkuptuar,te kerkoje ndjese.
    E megjithate mbetem adhurues,pasionat i vargjeve te tua.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  11. #11
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    na vdiqte :)

    kulle, bukur ja ke neneshkruar karten shen mehillit!

    kolombo, vdeksha une per modestine tende
    Summertime, and the livin' is easy...

  12. #12
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Pastaj... bum!

    Udheve mbi supe nxjerrin sot marian,
    te zhveshur, te larė, brenda nė arkė
    drita mes gozhdeve syte ia vret
    drita qė tinezisht e rikrijon.
    Lutet Maria, thėrret adashen e saj
    paēka se sy-mė-sy s'e puqi asnjehere
    T'i ngule dhe nje tjeter gozhde
    ne sy - s'i duhen mė pėr dreq.
    Jashte degjohen vaje,
    kuja ka marrė dhenė,
    ata qė parreshtur iu derdhen mbi bark
    po derdhen per te fundit here.
    Pėr ty, i thone - qė nata gjumė s'te vuri
    e shalėt tona kurrė s'i la thatė
    Per ty Mari, sot do vajtoje dhe guri
    qė s'tu bė dot me shume se e jotja rrasė.
    Lėngon Maria, harruar mbi njė lot
    e drita prapė e pickon ne terr
    t'i dashuroje te gjithe s'mundet dot
    andaj te gjithe i sjell ndermend me vrer!

  13. #13
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    shume shpejt do vdes.
    jo ne moshe te thyer,
    apo i thyer nga ndonje aksident,
    si te gjithe,
    por do vdes tani shpejt,
    dhe ne moshe shume te re.

    disa nga ju nuk me besojne,
    kujtojne se po genjej,
    ndoshta per te terhequr vemendjen
    a thjesht per te plotesuar trillin e mashtrimit,
    dhe mbase kane te drejte.
    disa te tjere mendojne se jam cmendur,
    ata qe s'me konsideronin te tille, natyrisht,
    dikujt ia ngjall ndonje kureshtje, kushedi,
    ca prej jush edhe thone se s'di te shkruaj poezi,
    e mire e kane, se kjo poezi s'eshte.
    e ndonjerit mund edhe t'i kujtohet lermontovi,
    poeti demoniak qe shkruajti, do vdes i ri,
    e qe pastaj te permbushte profecine e tij,
    u shnderrua ne nje duelist patetik.

    s'ka gje!
    mendoni c'te doni per mua,
    e di qe nuk do ma thoni,
    ndoshta e thoni kur te kem vdekur,
    ndoshta edhe atehere me injoroni.
    te lodhur nga ekzistenca ime,
    mbase s'jeni ju, por une,
    e mua me shikoni si pjelle e perdale
    e trysnive te paqena,
    me mire ndoshta, ne nje qoshe te harruar.

    e megjithate, une shpejt do vdes.
    ju nuk do te keni rendesi fare
    e as bota.



    Kulla mora kete pjese - jo se tjetra nuk me pelqente - por e mora se ne fillim poezia duket aq e thjesht sa mendon se seshte e mire bile as per ta lexuar, mirepo me vone, me saktesisht
    por do vdes tani shpejt,
    dhe ne moshe shume te re.

    fillon ajo hutia - PSE?

    ti na sqaron shume gjera ore, po s'na thot pse do vdesesh? Dmth ka procesin "mendo vet". E ajo poezi qe te shtyn te mendosh, te le edhe me tej te flasesh me veteveten ajo per mua eshte e mire. Nuk eshte poezi ajo kur fillojne e bejne loje fjalesh pa ditur as ata vet se cduan te thone.
    Edhe njehere kulla Suksese

    Aq sa kuptoj une, eshte shume e bukur - suksese
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bajko : 08-09-2004 mė 20:15
    bajko

  14. #14
    Duhet te na paguani per tronditjet qe na dhate me keto mesazhe kaq te trishtuara .

    Shkruani dicka te bukur .

    Me keto qe lexova dhe mua me duket sikur do vdes (larg qofte ): )
    C'do gje eshte nje gje , dhe asgjeja eshte nje gje !

    DYNJAJA pa FUND....

  15. #15
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Pse vdekjen e keni frike
    bjen ne gjume e s'ngrihesh me
    cfare le pas per te tjeret
    eshte ajo qe perjetsisht emrin ta ve.

    Ne bark te nenes dhe pse levizje
    'lindi' thane kur prej aty dole
    gjalle ishe por i pa lindur
    kaq shpejt e harrove?

    Vdekja eshte ndryshim banese
    cdo dite qe shkon me afer vjen
    mendo per te sikur do e provosh neser
    kush mendon ndryshe veten e genjen

    Jetoje jeten si te ka hije
    ndershem paster me dinjitet
    shikoje vdekjen ne kokerr t'synit
    do te fitosh ne tjetren jet

    Keto qe thashe lexojini mire
    nese ne Parajse ju te dashur besoni
    vdekja eshte i vetmi shteg
    nga duhet te kaloni.

    Nje gje nuk e marr dot vesh. Te gjithe duan te shkojne ne Parajse asnje nuk don te vdesi.
    RIPPR

  16. #16
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Vdiqa!
    Fjeta me Zotin
    U bera Engjell!
    Zonja e Shpirtit tij.
    Pafundisia e shkurter shume!
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  17. #17
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    vura letren e bardhe mbi tavoline,
    format A4 prane vazos me trendafila,
    qe mamaja nuk i kishte nderruar prej tre ditesh.
    nga sirtari i sendeve te shtrenjta te babait
    nxorra nje pende pate,
    qe e kish kthyer ne pende shkrimi
    kur ishte ne moshen time,
    dhe shishen e bojes.
    e hapa dhe futa penden ne te.
    duhej te njomej mire para se te perdorej.
    ne krahun tjeter te letres, ne te majte,
    vendosa tavllen e duhanit
    te punuar ne forme bunkeri,
    dhurate nga im vella
    kur u kthye nga pushimet ne shqiperi.
    studiova planimetrine nga siper.
    nuk mungonte asgje.
    nxorra paqeten nga xhepi,
    ndeza nje cigare,
    dhe u ula.
    paqeten me gjithe cakmak,
    e lashe prane tavlles.
    u ngrita dhe njehere,
    te shihja se mos paqeta me kishte prishur planimetrine,
    por jo, isha i kenaqur.

    tani,
    mund te filloj.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Me pas...?
    Presim....

  19. #19
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    U ngrita sot nė mėngjes
    megjithėse gjymtyrėt nuk donin
    po unė prapė u ngrita,
    vura njė filxhan me qumėsht nė mikrovalė
    (kėtė tė fundit e urrej shumė si fjalė)
    dhe oh... salep, lėng viskoz qė rrjedh gurmazit
    pastaj tavllėn lava me kujdes,
    dhe dritaren e dhomės hapa
    e megjithėse jashtė nuk kishte kėndez
    vesa nuk mungonte mbi bar e pemė.
    E stisa tryezėn pranė kompiuterit
    folenė time tė dashur tė ditėve pa punė
    dhe tavlla qė kam nė krahun e majtė
    ka formėn e shputės sė kėmbės,
    ėshtė aq e vogel, sa duket sikur
    modeluar pas ndonje kinezeje ėshtė.
    Pashė njė herė vėrdallė
    se mos ndonjė gjė ndryshonte nga dje
    por ēdo gjė kishte fjetur me mua e po aty ish zgjuar
    pėrveēse marka e duhanit
    atė - e kisha ndėrruar!

Tema tė Ngjashme

  1. Thjeshtė e shpejt - gatuani pėr veten tuaj...
    Nga kundraRRYMES nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 19-10-2010, 13:04
  2. Pėrplasja e galaktikave, mė shpejt sesa mendohej
    Nga iliria e para nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 18:21
  3. Klosi: Levizjet e qeverisë, shumë shpejt revoltë popullore
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 13:24
  4. OK shpejt e shpejt edhe unė!
    Nga Force-Intruder nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 02-01-2004, 20:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •