Shpejt do vdes

Tema: Shpejt do vdes

  1. kulla said:

    Shpejt do vdes

    shume shpejt do vdes.
    jo ne moshe te thyer,
    apo i thyer nga ndonje aksident,
    si te gjithe,
    por do vdes tani shpejt,
    dhe ne moshe shume te re.
    disa nga ju nuk me besojne,
    kujtojne se po genjej,
    ndoshta per te terhequr vemendjen
    a thjesht per te plotesuar trillin e mashtrimit,
    dhe mbase kane te drejte.
    disa te tjere mendojne se jam cmendur,
    ata qe s'me konsideronin te tille, natyrisht,
    dikujt ia ngjall ndonje kureshtje, kushedi,
    ca prej jush edhe thone se s'di te shkruaj poezi,
    e mire e kane, se kjo poezi s'eshte.
    e ndonjerit mund edhe t'i kujtohet lermontovi,
    poeti demoniak qe shkruajti, do vdes i ri,
    e qe pastaj te permbushte profecine e tij,
    u shnderrua ne nje duelist patetik.

    s'ka gje!
    mendoni c'te doni per mua,
    e di qe nuk do ma thoni,
    ndoshta e thoni kur te kem vdekur,
    ndoshta edhe atehere me injoroni.
    te lodhur nga ekzistenca ime,
    mbase s'jeni ju, por une,
    e mua me shikoni si pjelle e perdale
    e trysnive te paqena,
    me mire ndoshta, ne nje qoshe te harruar.

    e megjithate, une shpejt do vdes.
    ju nuk do te keni rendesi fare
    e as bota.
    ngjyrat do shuhen,
    ylbejt e yjet do vdesin,
    qielli i zi s'do kete as hene,
    edhe malet do treten,
    edhe lumenjte do ndalojne.
    as ere do fryje.
    muzika do te shteroje
    e s'do te ndjej me asgje,
    nje heshtje primitive do mbreteroje.
    atje ku do shkoj
    as hijet nuk ekzistojne,
    vec hici.
    trupi i ftohte
    do te perzihet me balten
    e me krimbat,
    e vetem nena do me qaje,
    mbase edhe ti.

    shpejt do vdes,
    nje ze i ankthshem po me peshperit ne vesh
    dhe e ndjej qe s'vjen nga kjo bote.
    mendoni c'te doni,
    por une e di,
    zerin e degjoj.
    e perze,
    mbyll veshet
    dhe belbezoj me ze.
    i qarte me ngjitet nga brenda meje,
    me bucet ne kafke,
    me lepihet ne diafragme,
    s'e largoj dot.

    shpejt do vdes,
    mbase edhe aq shpejt sa sot.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli
     
  2. Maska e Leila

    Leila said:
    Heh...

    Edhe ti ne te njejtin klub. S'jemi vec se nje tas per krimbat... heret a vone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 02-09-2004 mė 23:37 Arsyeja: Gjuhe e huaj
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe
     
  3. kulla said:

    panic attack

    ah hije e mallkuar
    per trupi c'me je mbeshtjelle,
    je e ftohte,
    je gjumendjellese,
    lajkatare je!
    je ankthi i nje monotonie te tmerrshme,
    kalbje,
    kuterbim,
    helm.
    me merr frymen,
    me mbyt.
    te lutem,
    m'u largo!
    te pergjerohem,
    ne gjunje te ulem!
    me ler edhe ca,
    kam akoma shume per te jetuar,
    shume gjera per te bere.
    m'u largo!
    mos ma mpi keshtu qafen, o hije!
    me ler!
    jam i ri!
    qofsh enderr, o e mallkuar!
    qofsh enderr e keqe,
    qe neser te zgjohem
    e te jem i gjalle.
    mu hiq nga syte,
    mos me hyp keshtu ne qafe.
    ah, e di qe do dal nga ky mankth.
    po kur?
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli
     
  4. kulla said:

    nje vdekje komike

    me trok e me britma,
    marshon, marshon.
    nje ushtri me hije
    nje himn po kendon!

    "ne jemi te bukur,
    te lehte e te ndjere,
    ne zbresim nga qiejt
    here me zjarr here me ere.

    ne bredhim ne shpirtra,
    ne mendje e ne zemra,
    me kosa, me shpata,
    korrim njerez e emra.

    ne jemi te tmerrshem,
    ne jemi te lehte,
    ne jemi te ndjere,
    jemi vdekja vete".

    me trok e me britma
    me kosa, me shpata,
    nje ushtri me hije,
    gallata, gallata!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli
     
  5. Maska e macia_blu

    macia_blu said:
    Shpejt do vdes

    --------------------------------------------------------------------------------

    shume shpejt do vdes.
    jo ne moshe te thyer,
    apo i thyer nga ndonje aksident,
    si te gjithe,
    por do vdes tani shpejt,
    dhe ne moshe shume te re.
    disa nga ju nuk me besojne,
    kujtojne se po genjej,
    ndoshta per te terhequr vemendjen
    a thjesht per te plotesuar trillin e mashtrimit,
    dhe mbase kane te drejte.
    disa te tjere mendojne se jam cmendur,
    ata qe s'me konsideronin te tille, natyrisht,
    dikujt ia ngjall ndonje kureshtje, kushedi,
    ca prej jush edhe thone se s'di te shkruaj poezi,
    e mire e kane, se kjo poezi s'eshte.
    e ndonjerit mund edhe t'i kujtohet lermontovi,
    poeti demoniak qe shkruajti, do vdes i ri,
    e qe pastaj te permbushte profecine e tij,
    u shnderrua ne nje duelist patetik.

    s'ka gje!
    mendoni c'te doni per mua,
    e di qe nuk do ma thoni,
    ndoshta e thoni kur te kem vdekur,
    ndoshta edhe atehere me injoroni.
    te lodhur nga ekzistenca ime,
    mbase s'jeni ju, por une,
    e mua me shikoni si pjelle e perdale
    e trysnive te paqena,
    me mire ndoshta, ne nje qoshe te harruar.

    e megjithate, une shpejt do vdes.
    ju nuk do te keni rendesi fare
    e as bota.
    ngjyrat do shuhen,
    ylbejt e yjet do vdesin,
    qielli i zi s'do kete as hene,
    edhe malet do treten,
    edhe lumenjte do ndalojne.
    as ere do fryje.
    muzika do te shteroje
    e s'do te ndjej me asgje,
    nje heshtje primitive do mbreteroje.
    atje ku do shkoj
    as hijet nuk ekzistojne,
    vec hici.
    trupi i ftohte
    do te perzihet me balten
    e me krimbat,
    e vetem nena do me qaje,
    mbase edhe ti.

    shpejt do vdes,
    nje ze i ankthshem po me peshperit ne vesh
    dhe e ndjej qe s'vjen nga kjo bote.
    mendoni c'te doni,
    por une e di,
    zerin e degjoj.
    e perze,
    mbyll veshet
    dhe belbezoj me ze.
    i qarte me ngjitet nga brenda meje,
    me bucet ne kafke,
    me lepihet ne diafragme,
    s'e largoj dot.

    shpejt do vdes,
    mbase edhe aq shpejt sa sot.
    __________________
    Ne maje te malit fund i pusit nxin
    Te etura per gjak dy koka pijne
    Kur thahet gjaku njera tjetren hane
    E qajne kur derdhet prape.




    (pse duhen paragjykuar poezite, duhen paragjykuar gjendjet, dhe sidomos kjo lloji poezie as nuk paragjykohet as nuk komentohet.... ne kete poezi nese nuk e gjen veten lexuesi le te hesht... edhe nese e gjen veten le te ndjej ne heshtje.... Jo ndaj te gjitha poezive reagohet! Jo te gjithe poetet kombinojne. Pastaj pse duhet qe agimi te kete avokat gjithenje brarin? Nejse, keto lloji tendencash per te ngarkuar temen e dikujt ose poezine e dikujt me debate pa lidhje , me bejne keq dhe te keqe)!
    ....
    Kulla , ndoshta nuk ia vlen te te them se mua me pelqeu vargu yt, poezia jote , qe sado e pabukur te duket, eshte mjaft kur besoj se, ti shkruan pa pretendimin te quhesh ne vargjet e tua poet.Shto edhe ate qe une pergjithesisht dhe gjithenje e dua stilin dhe krijimin tend.
    ...
    Jo te gjithe poetet jane te sinqerte!
    ose , Jo te gjithe te thirrurit poet jane poet!
    .................................................. .................................................. ..............................

    Nuk e kam me asnjerin dhe e kam me te gjithe!
    kini miresine te beni si te mire , edhe nese nuk jeni.... dhe sidomos ata qe pretendojne e ulerasin se jane vete "miresia"
    ....
    Si nuk me late te shijoj nje teme qe pelqej une xhanem....?!!!
     
  6. kulla said:

    lehtesim

    dhe duke u dridhur, ngrihem.
    me mijra sy te shndritshem si djej,
    mohues e te ftohte,
    apo pelqyes e te brishte,
    ne prezencen time te ndryshueshem, te gjithe,
    me shoqerojne ngjitjen,
    shkeputjen nga dheu,
    rritjen.

    dhe hijet zgjaten rrotull meje.
    me mijra djej me mijra rruge hijeshojne.

    "kam qene atje ku s'ka qene askush"
    dua te bertas.
    hijet e dine, e dine dhe djejte
    qe dhe pak dhe do bucas,
    e dine dhe djajte
    qe me duar te shtriqura lashe pas,
    dhe presin.
    presin te marrin vesh, qysh?
    kur? pse? me c'qellim? per c'shkak?
    hijeve iu ngre doren,
    iu ve gishtin mbi hunde,
    dhe me qetesi iu them,
    "prisni dhe pak".

    prisni dhe pak,
    prisni dhe pak,
    dhe djejte do ngrohen ne nje zjarr bubulak.
    nga vdekja po vi,
    dhe hijet ia pashe tek venin me hordhi.
    dhe hijet me pasha, me shpata, venin me hordhi.
    "prisni dhe pak",
    me del nga goja nje premtim gjysmak,
    dredharak si hijet ne token thate,
    ne token e njome, ne token e thate.

    "c'beni te mallkuara"?
    hijet e zgjatura me by'the e me bark, dridhen,
    dridhen dhe djejte,
    dhe hijet q......n!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 05-09-2004 mė 10:38
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli
     
  7. Maska e kolombi

    kolombi said:
    Une per vete gjej prehje tek vargjet e tua.Me pelqejne me udhetojne,me bejne te mendohem.
    Qe ke shpirt poeti nuk e ve ne dyshim,ndoshta shpirt te gatuar per vargje,por nese do kontrolloje edhe shpirtin e njeriut qe fshihet pas Kulla,do ishe dy here me i mrekullueshem.
    Suksese per vargjet e para ,jo keto "lehtesim" te lehtesuarat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 05-09-2004 mė 10:38
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE
     
  8. Maska e Dito

    Dito said:

    Poezia eshte bukuria e shpirtit

    Ju pergezoj per poezite vertet te bukura.
     
  9. kulla said:
    kolomb! ne se me ke perfshire mua ke pjesemarresit e "luftes civile", (e cila me beso, ndodhet vetem ne mendjet e djegura per pushtet) gje qe ma merr mendja se e ben pasi me thua se duhet te kontrolloj shpirtin, (gje qe nuk e kuptoj, pasi ti nuk me njeh) une kam nje menyre shume civile per te te bindur se nuk jam pjesemarres i asaj qe mendon ti, por thjesht kalimtar, dhe i armatosur per fatkeqesine time, vetem me fjale dhe me force te shendetshme mendimi. je moderator, me te drejta censurimi, rrjedhimisht me pushtet e nuk di te masesh fjalet, thua lufte civile, pa e kuptuar as vete, qe emrin lufte ia ve ti asaj qe nuk kupton. le me i ngjit edhe nje robert camcakezi nga mbrapa, si per te thene se jo vetem shpirtrat, por te gjithe karakteret i njihke!
    nejse! je i lire te me portretizosh si te duash!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli
     
  10. Maska e kolombi

    kolombi said:
    Kulla,vertet te njoh vetem nepermjet vargjesh,e nese postimi im tek tema e Sokolit ,i solli tallaze deteve te shpirtit tend me vargje te kalterta,marre postimin mbrapa duke e fshire.
    Censurimet dhe karriget pushtetare qe kane marre flake,nuk zbukurojne as nuk jane komode ne keto bodrumet e mendjes sime te varfer,pa shpirt poeti.
    Nese me ke keqkuptuar,te kerkoje ndjese.
    E megjithate mbetem adhurues,pasionat i vargjeve te tua.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE