Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 252
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    Kur prehem ne

    ME MALL DO ME KUJTOSH

    Do vije ajo dite kur te plakesh
    Prane oxhakut,ne driten e zjarrit
    Do me kujtosh me aq mallengjim
    Per syte qe le pas ne harrim

    Me mall do kujtosh ate mbremje
    Kur loti me ra ne buzen tende
    Me rrembeve lumturuar ne krahe e the
    Shpirt,te kam ne zemer e ne mendje

    Hena leshoi drite ne fund te rruges
    Kur shkembyem syte duke qare
    E fjalet ngrine ne cep te buzes
    Sa vite ne mbetem pa u pare

    Ndjeva frike kur mes puthjesh u leshova
    Ndjeva faj e gjora une, pendim
    Ne te gdhire te priste rruge e gjate
    Qe ndoshta nuk do kishte me as kthim

    Ti do plakesh deri atehere,por e ndjej
    Se malli do te marre per mua
    Nje pike lot do ta leshosh si femije
    Yjet e nates i vetem duke kundruar

    Ne u takofshim atehere,nuk e di
    Pleqeria, thone le gjurmet e saj
    Nuk do jem me e bukur si tani
    Por syte do jene po ata,e pastaj….




    PER TY POET !

    Ah i miri im poet,c’ishte kjo hata!
    Sot mikja ime me te keqin mandat me dha
    Vdiq, me tha,sot ne te gdhire !
    poeti qe i kendoje vargjet ,ai shpirt i dlire

    C’mu pikellua zemra,poet c’u deshperova
    t’u plotesofte deshira qe ne te gjalle e pate lene amanet
    « Kur te vdes »,me the nje dite, »do me lexojne
    se ne te gjalle njeri s’te vlereson sot per dreq»

    Cdo varg i yti,eshte nje cembim zemre
    ndoshta dhe nje lot te rreshket si padashur
    Ja tani se mbakam dot me veten, poet
    me shtrengon doren mikja e per ty me flet

    « Lerme te te shikoj si i pataksur
    vrimezat ne faqe lerme te ti kundroj »
    Lexonte mikja ime e qante nen ze
    vargjet qe nje dite asaj ja pate thene

    Lamtumire poeti i zemrave,ti shpirt i lire
    paqen qe kerkoje me siguri qe do ta gjesh
    do te kujtojme ndonjehere me miken time te mire
    me mallengjim per ato kohe kur gjalle ti qesh




    * * *


    A degjon zogun e nates?
    ja po qan e s'ka mbarim
    si ky shpirt det i trazuar
    plot mekate e trishtim

    C'me kendon brengen e zemres?
    zog i nates prish qetesine?
    A me je dhe ti braktisur
    fle e zgjohesh me vetmine?

    __________

    Iku ora doreshtrenguara
    iku fshehtas naten,humbi
    kur mendova se lumturia
    gjethn' e fundit tek une shkundi

    Njera dore me mbeti zgjatur
    nje pike loti mbi te pa thare
    Tjetra me shtrengonte zemren
    shpirt i tretur,sa i vrare....

    Hesht pra dhimbje mekatare
    nuk mbulohesh dot me lot
    Dite e kalter sa here zgjohet
    Muza ime je,me thote!


    KLLAPI...

    Nuk e di se cfare me gjeti
    e c'kllapi e rende me zuri
    mendje-shkreta, bredharake
    iku,tutje larg me shpuri

    Neteve te gjata perpelitem
    trup djersitur ne krevat
    e s'po mund te nxjerr nga shpirti
    as edhe me t'voglin varg

    Qesh e qesh hena me mua
    perdet era m'i tund lehte
    Qesh e thote"Eh medet!"
    Te zezes i iku mendje shkrete!

    Le te qesh Hena me mua
    une do qaj veres se nxehte
    pervec yllit atje lart
    ngushellonjes dhe pse hesht
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ard : 02-09-2004 mė 19:16

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    H-D!!!!!!!!!Ø

    Ti qėnke regjistruar me 9 maj nė Forum!
    Surpriza mė kėndshme shumė tė dua!
    Ajo ėshtė dita e Lindjes, kur linda unė
    "PĖR TY POET"...ėshtė Nekroligjia pėr mua!

    Faleminderit! Je poet i vėrtetė dhe prano respektet e mija miqsore
    Agimi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Agim te flm per cdo fjale miqesore dhe te perzemert,dhe fakti i kesaj koincidence, regjistrimi im me ditelindjen tuaj,me gezon.
    Uroj per ty dhe per cdo krijues te kesaj bote te gjejne perhere burime frymezimi,eshte ushqim shpirteror!
    Me respekt anetarja e vjeter por postuese e re H-D(harley-davidson)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    KESHTJELLA E DASHURISE

    Shtresa lekure mu rropen deri ne gjak
    Duke u zvarritur ne ket’keshtjelle te larte
    Per pak thashe se po I afrohesha qiellit
    Kur arrita ne maje….
    Ne fytyre mu plas nje dere e hekurt
    Ktheva koken poshte…
    E rraskapitur pashe humneren
    Zhytur ne erresire
    U dorezova,rashe ne gjunje
    Nuk u pushtoka dot
    Keshtjelle e dashurise

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    BAJAMET BLU

    Sot po shfletoja nje fletore te vjeter
    Qe ma solli dikush,
    Brenda kishte Vargje te shkruara
    Nga dore qe dridhej,s’dihet se kur
    Me thane jane te nje poeti
    Qe se njeh askush
    Si duket ja kishin rrembyer nga sirtari
    I fjetur koherave, ndjeva ere myk
    Nga sirtari ku kishte fshehur bajamet blu

    Tani po te lexoj e perseri po te lexoj
    Ty poet qe s’te njeh askush
    Me zerat e heshtjes shkruar pafund
    Bajamet blu ke kerkuar ne endrrat
    Se ne jete nuk I gjete te lulezonin diku
    Kerkove,brodhe,ne Indi e ne Peru
    Por askund nuk ishin mbjelle bajamet blu
    Ruaje pranveren ne pragun e saj
    Mos lulet e pemeve celnin pa I pare
    Kishe frike nga dimri me acar
    Mos ngrinte bajamen tende atje larg

    Endrra jote e kish mbjelle rreze nje mali
    Lulezonte sa here vinte bekuar Maji
    Atehere me gaz rinor nuk permbaheshe
    Vargjet te dilni nga thellesi e shpirtit
    Bajamet blu per ty ishin burimi
    Vertet pyes veten
    Kaq mundim I gjate,shkrim dite e nate?
    E bajames blu s’ja pe lulezimin?
    Mbase per ty mund te qe vendi I endrrave
    Mbase per ty….. qe vec vegimi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    oj HaDushe ..ose oj hadije ..
    larg motorrave mori bije
    se ban zhurm e zemron kojshie
    E ndoj hund gervisht pa dije
    kap ma mir ndoj biciklet
    kambt e lehta si shigjet
    shkon ne pun a ne fakultet
    e mbaj frena kur ke siklet..

    qashtu..

    poezite i ke te bukura..

    Por une ma shum se poezite do vleresoj dicka tjeter..

    Mbasi ti ka lexue Agimi poezite ju shkruan juve:



    ---

    H-D!!!!!!!!!Ø

    Ti qėnke regjistruar me 9 maj nė Forum!
    Surpriza mė kėndshme shumė tė dua!
    Ajo ėshtė dita e Lindjes, kur linda unė
    "PĖR TY POET"...ėshtė Nekrologjia pėr mua!

    Faleminderit! Je poet i vėrtetė dhe prano respektet e mija miqsore
    Agimi

    Agim Doēi

    -----

    Mbasi e lexon ti HD pershendetjen e Agimit i pergjigjesh:


    ---

    Agim te flm per cdo fjale miqesore dhe te perzemert,dhe fakti i kesaj koincidence, regjistrimi im me ditelindjen tuaj,me gezon.
    Uroj per ty dhe per cdo krijues te kesaj bote te gjejne perhere burime frymezimi,eshte ushqim shpirteror!
    Me respekt anetarja e vjeter por postuese e re H-D(harley-davidson)

    -----


    Urime e suksese te dyve..


    qashtu..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-09-2004 mė 20:37

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Brari qenke vertet lezeti i muhabetit .
    Te falenderoj dhe ty per miresjelljen dhe dashamiresine e treguar.
    Njerezilleku eshte me elementarja sot por shumica nuk e njohin.
    Me respekt H-D(jo hajdushe )

    p.s.Urime dhe per poezine e mesiperme,
    me biciklete a me motorr,sot bie pertoke!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ard : 05-09-2004 mė 18:08

  8. #8
    e largeta Maska e shpirti_i_bukur
    Anėtarėsuar
    26-07-2004
    Vendndodhja
    franc
    Postime
    59
    H-D me pelqeu poezia e juaj e pare," Me mall do me kujtosh" gershetohen dy kohera, te ndara , por qe jane shpresedhense, per takimin e ndoshta kurr takim i bere. Suksese. Nuk e kuptova Brarin se cfar pretendimi ka ketu ne poezit e tua. E le ne ndergjegjen e tij .

  9. #9
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Kur njeriu eshte i vjeter, me floke te thinjur dhe i pergjumur...etj etj

    C'ti them une kesaj qe ke shkruar vecse, te zente dashnia ne pleqni
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-09-2004 mė 20:35
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Cupke pe korce,behu me e qarte te lutem kur shkruan.Nuk eshte keq te te zere dashnia dhe ne pleqeri,une mund ta quaj fat biles,por per cfare shkrimi e keni fjalen?

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Mos u keqkupto pls!Se korcareve ne fakt si zor ja u kuptoj gjuhen )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ard : 06-09-2004 mė 14:20

  12. #12
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    H-D,
    Mė pėlqejnė aty nė mes ato pa tituj.

    Nėse ajo fletorja e vjetėr vargjet e para i ka pėr hėnėn atėherė mund tė jetė imja.
    Ma mbajtėn gocat peng.
    Dhe unė u hakmora. Shkruaja fshehtas pėr djemtė kur donin tė zinin ndonjėrėn. Patėm goxha sukses mbaj mend.
    E nuk shkrova mė, pėr vite.
    wrong verb

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    D D!
    Hakmarrje e bukur kjo e jotja,por i gezohem dhe suksesit tend .Dhe gabim qe nuk shkrove me,por si te them une per gabim,kur dhe mua me ka ndodhur e njejta gje,keto jane faza qe e ndjekin njeriun ne jete.
    Ne fletore kishte dhe per henen se nuk besoj qe te kete poet dhe mos te jete frymezuar nga hena ndonjehere.Por te jesh i sigurt,qe nuk ishe ti ai ).
    Faleminderit prej teje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    Mos me qaj moj mikja ime

    Mos me qaj moj mikja ime
    Mjaft I derdhe lotet lume
    Askerkush ne kete bote
    Nuk vlen lotet qe po humb

    Fshiji lotet e me shih
    Mos te lutem qaj me ze
    As me vaj edhe denese
    Te ka mbetur nje fije shprese

    Ke kohe qe me rri trishtuar
    Buzeqeshja me ka munguar nga ty
    Ah me therrin ne zemer
    Lotet nga te gjelbertat sy

    Dridhem,ngjethem ,jam semur
    Dhimbjen po ma shton me shume
    Shkundu,eja pak ne vete
    Harrove kur lotoja dhe une?

    Eja ja marrim nje kenge
    Si atehere kur s’kishe brenge
    E t'ja nisim me nje duet
    Na ishte njehere……..
    Nje dashuri e vertete

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    do t'i mbledh shirat e vjeshtės
    se m'u sosėn lotėt e mij...
    se m'u fik dielli i shpresės
    mbeta qyq pa dashuri...

    ku mė ike, nga u trete?
    cila buzė po t'a puth gushėn!?
    brenda zemrės ti mė mbete
    si njė shelg nė mes tė fushės...

    Sa rrufé qė shkrepin tokės
    pėrmbi shelg tė njomė shkarkojnė.
    Pse dėgjon fjalėt e botės?!
    ike tutje pėr... gjithmonė.

    Ah ē'mė bėre, ē'mė cfilite!...
    Ike si njė zog nga dora.
    T'u mėrzita?!...mezi prite
    me lot vjeshte tė vajtova.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Perle shpirti!
    Ti shkruan kaq bukur!


    do t'i mbledh shirat e vjeshtės
    se m'u sosėn lotėt e mij...
    se m'u fik dielli i shpresės
    mbeta qyq pa dashuri...

  17. #17
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi
    H-D!!!!!!!!!Ø

    Ti qėnke regjistruar me 9 maj nė Forum!
    Surpriza mė kėndshme shumė tė dua!
    Ajo ėshtė dita e Lindjes, kur linda unė
    "PĖR TY POET"...ėshtė Nekroligjia pėr mua!

    Faleminderit! Je poet i vėrtetė dhe prano respektet e mija miqsore
    Agimi
    Unė nuk jam lindur mė 9 maj, por nėse nuk kundershton Agimi iu bashkangjitem fjalėve tė tij tė mira.

    Pra, mė kėnaqe me tė gjitha kėto poezi - nė veēanti me "PĖR TY POET".

    Urime, urime H-D!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 08-09-2004 mė 00:13

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    Leter motres....

    Shiu qė ra sot,
    ngjan me shpirtin tim, qė loton
    dhe gjurmėt e dramės duken sheshit.
    Freskia e shiut nuk e pėrmendi,
    as e shuajti atė zjarr qė ngre
    vetėm dashuria.

    Kėta litarė lotėsh
    zgjateshin papushim...
    Duke i vėshtruar nga dritarja,
    mė ftonin tė hyja
    nė vallen e tyre pambarim .

    Qante natyra...
    Kush e di kush i kish prekur dhe asaj,
    atė, qė lind vetėm njė herė.
    Vallja e lotėve mbaroi
    e qielli pikat e fundit shkund.
    Po e imja motėr,
    kur do marrė fund?

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Fisnik faleminderit !
    Nese ju kenaqeni shume,kenaqesia ime eshte e pafund!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    Te fshehur ne gji te mbaj

    Qesha e vyera ime
    Qesha…
    Per stinet atehere,
    Per puthjet,
    Per kohet qe te desha

    Qava lendina e loteve te mij
    Qava…
    C’i marre.
    Ate nate s’kishte hene
    Ti s’erdhe,pate frike!
    Yjet u shuan rrembimthi
    ne hapin e pare


    Qesha kenga ime
    Nen buze, sa here
    Qesha….
    Mban mend kemishen e bardhe?
    Sa hijshem derdhej ne trupin tend
    Kur ta vesha?

    Qava o dhimbja ime
    Qava….
    Atehere nuk besoja ne perendi
    Tani…
    I lutem endrrave te te sjellin dhe njehere
    neper gjumin tim
    Si imazhin e asaj pernedeshe atehere...

    Qesha kaltersi e pafund
    qesha ….,kur
    buzen lehte me buze ma preke
    Zgjate doren floket ti mblidhje
    E une si me turp te thashe”Jo”!
    “Leri te derdhen si jargavan
    Si te ujit, rreke.....”


    Me ty fle e zgjohem tani
    Me ty puth qiellin me sy
    Qerpiket te njomen
    Me lageshtin e reve te hirta
    Puhize e eres,lehtaz
    Rreshqet nen floket e tu

    E une qesh akoma lozonjarja ime
    aroma ime,e vogla,e brishta
    Eh,qaj....
    Akoma qaj
    Ne udhetime derrmuese,
    te fshehur ne gji te mbaj

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pa hidhini njė sy.
    Nga Elna Durrėsi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 04:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •