Nje teme kushtuyar atyre qe duan te jene sa me shume "Trendy"![]()
Nje teme kushtuyar atyre qe duan te jene sa me shume "Trendy"![]()
Ngjyra ime e preferua ne Vere eshte e bardha dhe bluja dhe natyrisht veshje sportive e kombinuar me ate klasike.Ne pergjithesi eshte veshja klasike qe me terheq me shume ndoshta ka te beje me karakterin e njeriut dhe sic thone veshja e ben njeriun dh plot aresye te tjera qe mund te jene mardheniet ne pune. per me teper shikoni shijen time te ilustuar![]()
shikoni kete![]()
hehehehe parfumi Bvlgari![]()
Syzet e preferuara![]()
veshja sportive tek djemte eshte shume e mire fare keto kohe
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 03-09-2004 mė 00:29 Arsyeja: Shkruani ne shqip
And all I can taste is this moment
And all I can breathe is your life
Ne fakt, kete vit moda nuk eshte e rrepte. Na lejon te luajme me stile klasike, dhe te jemi shume feminine. Ka ardhur dhe nje kohe ku ne vertete mund te veshim ngjyrat tona te preferuara. Dikur, ne na pelqente roza, por rralle here e vishnim. Na pelqente e verdha, por edhe ate me rezerva. Keshtu qe detyroheshim te na pelqenin ngjyrat e "pranueshme" si e zeza, bluja, e kuqja. Kur doli ngjyra e bardhe ne mode (2002-2003), ajo hapi deren per ngjyrat e tjera te celeta qe vijuan.
Ofrohen me shume opcione me takat dhe cizmet, pasi i bejne edhe me take te ulet. (Para 2-3 vitesh, ne donim taken me te larte qe mund te gjeje.) Kepucet kishin qene me ngjyra te erreta, por tashme i gjen ne cfaredo ngjyre te duash. Mua gjithnje me ka pelqyer fustani i zi me taka ngjyre te cmendur, si e verdhe, psh.. Majat rrumbullake prej viteve '50 u kthyen ne nje kohe qe na nevojiteshin shume. Iken ditet kur mezi vraponim me takat me majat 1 meter te gjate.
Fundet zakonisht po vijne ne prerje si tulip (i ngushte tek beli, i gjere me poshte), prerje te drejte apo pencil skirt (vjen i gjithi i drejte nga beli deri tek gjunjet), dhe A-lines (qe kane formen A, dhe zgjerohen deri tek gjunjet).
Cantat tani na ofrohen me te medhaja dhe me me variety qe te zgjedhim canten IT: canta qe na ndihmon, jo qe na irriton (trust me, kam patur canta qe me irritonin, vetem kur i shikoja). Dikur kishim opcionin e cantave te vogla, ose cantat e viteve '96-'98 (kurre s'me pelqyen ato vite te zymta dhe oppressive te modes. Nuk dija cfare te vishja atehere.)
Gjeja me e bukur kete vit eshte se floku me volum dhe me onde eshte shume i dashur. Balluket e renda, gjithashtu (balluket te rinojne... mua, anyway).
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 03-09-2004 mė 10:46
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Ne ditet e sotme moda eshte me shume zhveshur sesa veshur. Kushdo qe vjen nga jashte ka te vetmen pershtypje qe ketu ka shume degjenerim. Eshte nje Trendy pa limit.
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Nuk e quaj "trendy" cfare veshin ato vajza, Mina. I quaj "trashy." Megjithese edhe ketu plasen fundet super te shkurtra.
Kepucet jane me shume se sa thjesht kepuce. Egjiptianet dhe Romaket e lashte vizatonin fytyrat e armiqve te tyre tek shputa e kepuceve, qe literally te "shkelnin" mbi ta. Takat e ngrejne femren ne nje piedestal, krijojne nje distance prej realitetit dhe kjo thjesht ndez fantazi te palejueshme. Shembulli i meposhtem, e drejton kycin e kembes, qe ne disa lloj kafshesh eshte nje shenje biologjike e te qenit ne dispozicion seksualisht.
Kepucet e Turqve kane majen perpjete tek gishtat, pa asnje arsye. Dikur maja e gjate e kepuceve ishte si nje njesi matese per pasurine e atij qe i vishte. Nqs i vini re, Turqit i vishnin kepucet si shapka, per t'i hequr/veshur sa me lehte kur hynin neper xhamia (nuk lejohet te mbash kepucet kur falesh).
Po shoh kete sezon kepuce me taka me ca si qendisje sic benin dikur kinezet kepucet e tyre. Ato i qendisnin kepucet kudo, madje edhe poshte aty tek shputa e kembes, pasi kepucet e tyre nuk ishin per ecje. Rralle here i shikonin kepucet e tyre femrat kineze, pervec se kur nenat ua zgjidhnin fashot, u lanin kembet, dhe ua lidhnin serish akoma me forte per t'i futur ne kepuce akoma me te vogla. Vetem kur martoheshin, burri mund t'ua hiqte fashot si forme foreplay (perkthejeni nqs mundeni) dhe i perdorte per rituale... tip-S&M, apo skllaverie (e lidhin tek krevati).
Kepucet e tyre i quajme "Lotus shoes." Kur martoheshin femrat, u vishnin "Lotus shoes" me qendisje skenash erotike, per te udhezuar nusen e virgjer.
Me poshte: Lotus shoes.
Parashikoj, me sakte shpresoj, me shume variante takash ne te ardhmen.
Me poshte: Taka piramide e permbysur, te cilen po e shoh shpesh keto kohet e fundit.
Me poshte: Marabou mules.
Marabou mules jane kepuce qe hiqen e vishen shpejte, shume fine pasi vishen vetem ne... bouduoir.
Per Francezet, keto shapka te lirshme simbolizonin nje femer te... teeee... s'gjej menyre si te them, "loose," e shthurur.
Ne vitet '40-'50, takat nuk i lejonin neper disa ndertesa, apo neper aeroplane pasi taka njiheshe qe mund te shponte vendet delikate, sepse gjithe pesha e femres binte tek fundi i takave, nje siperfaqe shume e vogel. Megjithate femrat i vishnin. Takat zejne vendin e pare tek lista e pajisjeve seksi. Per me shume, klikoni ketu.
Takat ISHIN ne forme "gjilpere" (Vivier's The "Needle"), por tashme po behen akoma me te preferuara takat si platforme ne forme presje (Vivier's The "Comma"). Taka nuk ndahet nga kepuca, dhe eshte akoma me e futur (pra, gjithe fuqia e peshes se femres qe bie tek maja e takes, bie vertikalisht jo poshte thembres, por tek harku i shputes se kembes). Shikoni foton e bashkangjitur per te pare taken.
Me poshte: Takat "presje." Kepucet e sezonit.
Vini re tek te parat rripin rrotull kycit te kembes. Ky rrip u krijua si model ne vitet '20. Simbolizon S&M, ne nje menyre, ose femren qe e vesh ate si te ishte nje cmim qe ia vlen ta mbash te lidhur (under lock and key). Gjithashtu, simbolizon dicka te mbyllyr/lidhur dhe premtimin qe dikush do e cliroje.
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Nqs klikoni ketu, do shikoni disa kepuce interesante, si edhe disa Mary Janes, Lolita e kepuceve. Personalisht, mua me pelqejne keto. Kur isha e vogel kisha nje pale Mary Janes te kuqe.
![]()
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Krijoni Kontakt