Fotoja imepa fotoshop nuk ben dot asgje
Fotoja imepa fotoshop nuk ben dot asgje
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AuGuSt_ : 06-09-2004 mė 22:59 Arsyeja: ....
Moda varet me shum nga vendi i punes, klima dhe mosha. Pershembull femijet nen 18 vjec dhe preferojn te jen trendy dhe te vishen me stilet me te fundit te abercrombies, AE dhe hilfiger. Studentat veshin cdo gje qe i ben dhe nuk kushton shtrenjt, njerzit e biznesit e kan de detyrushme te veshin kostume, njerzit qe punojn ne fabrika apo ndertim nuk i nderrojn shpesh rrobat sepse prishen shum shpejt keshtu qe cdo gje e thjesht, e leht per tu veshur shkon. Per veshje te perditshme ne kohen e lir jan ber shum ne mod fleeces qe jan te punuara me materiale sintetike, shembulli me i mir per kete esht eastern mountain qe ka dhe cmime stratosferike.
Ēfarė propozojnė sfilatat e emrave mė tė mirė tė modės nė Milano pėr vjeshtėn qė ėshtė nė prag dhe dimrin qė po afrohet? Nga Armani tek Ferre, Versace e Roberto Cavalli, ja si e kanė veshur stilistėt mė tė njohur gruan pėr sezonin e ri
MODA Vjeshtė-Dimėr 2004-2005
Belina Budini
Jo ngjyrave nė vjeshtė dhe dimėr
Giorgio Armani
Njė grua ekscentrike
Giorgio Armani u thotė lamtumirė linjave tė pastra, prerjeve tė rregullta, minimalizmit: pėr vjeshtė-dimėr 2004-2005 ai ka krijuar gruan ekscentrike. Format kanė pushtuar veshjet, pantallonat dhe kapotat e sfilatės sė tij; lulet e mėdha tė stilizuara mbushin me atmosferė ngjyrash tė errėta pėlhurat e veshjeve tė tij; jakat super tė kuruara, dyshe ose treshe, me kapuē plus shall si elementi dekorativ strukturor. Gruaja e vjeshtės dhe dimrit tė Armanit ėshtė e ekzagjeruar, ekscentrike. Kryesisht nė bezhė dhe tė zezė.
La Perla
Bėhuni vajza tė mbrapshta!
La Perla kėrkon tė veshė vajzat e kėqia sipas stilit tė viteve 70, sensuale dhe tė mbrapshtė. Kėtė e bėn duke pėrdorur transparencėn dhe veshjet e tylta e intime, mėndafshin, shifonin e lehtė, pendė tė vogla dhe pėlhura tė rrėshqitshme e tė buta si pėr tė bėrė dashuri. Pėr ti mbuluar (ose zbuluar) intimot ka ideuar veshje nė version seksi tė reduktuara nė minimumin e mundshėm dhe qė pak vend i lėnė fantazisė. E zezė ėshtė edhe linja vjeshtė-dimėr e La Perla.
Fendi
Vetėm peliēe
Kur thua Fendi thua peliēe: dhe kėtė Karl Lagerfekd e di. Peliēe tė hedhura shpatullave, tė varura nė krahė, tė veshura si mantel, qė valėviten nga pas si bisht. Nė tė gjitha pėrpunimet e mundshme, tė kombinuara me triko, lėkurė, veshje me luspa tė arta... Nėn to kėmisha dhe pantallona me logon dy F. Funde me shtat aq tė shkurtėr sa lėnė tė duket getėn, trupore me rripa lėkure tė veshura me prarim tė argjendtė dhe bluza me mėngė tė lidhura me byzylykė.
Gianfranco Ferré
Jo thjesht sportive
City sport dhe urban glam ėshtė tendenca vjeshtė-dimėr qė ka zbuluar pėr femrat Gianfranco Ferré: ēdo veshje duket e zhbėrė dhe e bėrė, e ēakėrdisur dhe vithisur pėr tė ndėrtuar njė joshje atletike qė mbėshtetet nė materialet elastike. Por nuk mungojnė as jelekėt nėn xhaketa, xhupat dhe pantallonat strech, xhupat me materiale tė zbardhura dhe lėkurė tė kthyer mbrapsht me anėt prej tyli. Por mos e quani njė modė sportive! Nuk ėshtė e tillė.
Versace e Versus
Rebelim dhe sensualitet
Gruaja-vogėlushe e Versus ėshtė mė e lehtė, diellore dhe e shkujdesur nė tė pėrditshmen, me njė grafikė shkollare nė veshje, me mini xhaketa dhe maksi kapota, funde tė shkurtra, madje edhe me lule. Gruaja e Versaces zbulon nė tė kundėrt qė punk dhe glamour mund tė shkojnė bashkė: njė ēikėz rebelim dhe njė dozė e vogėl sensualitet dhe ja ku kemi njė garderobė origjinale me tė verdhė e tė zezė, zebratura dhe prerje strategjike.
Just Cavalli
Rock& Fashion
Gruaja e Just Cavalli mban ritmin dhe jo vetėm atė tė muzikės: ajo vesh njė rock & fashion tė vėrtetė. Prerje si me ēekiē dhe materiale tė forta. Nuk kalon pa u vėnė re falė gjatėsisė sė reduktuar tė fundeve dhe formave tė xhaketave me stil tė pėrzier si pėr ironi ndaj babydoll-ėve tė ditės. Nė ndihmė pėr tė rėnė nė sy i vjen edhe seksapili qė krijon me minipulovrat si gjimbajtėse. Stili i Just Cavalli vallėzon me bustierėt, me stampat tatoo dhe mantelet leopard.
Roberto Cavalli
Femėr fatale si pėr buduar
Femme fatale e fillimshekullit, gruaja e Roberto Cavalli jeton nė atmosferėn dekadente dhe fashinante tė buduarėve. Nuk ėshtė mė njė divė hollivudiane, por njė krijesė misterioze dhe sensuale, e prekur nga njė romanticizėm i ēmendur. Jeton natėn mė shumė sesa ditėn. Nuk i ndan pantallonat e praruar, rrobat e dhomės tė stolisura me rubin dhe smerald, peliēet sensuale, veshjet me vello tė lehtė dhe me shi pikėlash tė argjendta, veshjet sirenė me dritarėza rubini, veshjet-zog gjithė pendė. Flokėt e gufuar dhe me onde. Ngjyrat, kryesisht tė errėta.
Extč
Bond women, gruaja agjente
Mbretėreshė e natės dhe e ditės, gruaja-agjente e dizenjuar nga Sergio Ciucci pėr Extč ia transmeton lėvizjen e saj tė vazhdueshme vallėzuese edhe veshjeve qė mban. Pėr modernen Bond spy ka edhe minifund me dritarėza lulesh dhe xhupa me kapuēė maxi, xhaketa tė shtrėnguara vallėzimi tė shoqėruara me bareta trekėndore dhe tė zeza; veshje super tė lehta tė lidhura me bretela tė shndritshme dhe bustierė.
Rocco Barocco
Grua e ftohtė si metal
Ėshtė njė grua metalike ajo qė ka krijuar nė version sexy punk Rocco Barocco: ėshtė e ēmuar, me kashmir tė pastėr nė palltot e shtuara me pellush; ėshtė e shndritshme, me ar, bronz, argjend tė pikuar nė tyl, muselinė dhe mėndafsh nė sajė tė njė teknike artizanale. Ėshtė e pasur, e shkėlqyer, ėshtė farfuritėse me ndonjė piercing diamanti tek-tuk. Flokėt e gjatė, tė ngritur dhe tė ngrirė nė pjesėn e sipėrme nė formė kupole jo tė ekzagjeruar dhe tė llakuar fort.
Max Mara
Elegancė retrospektive
Shumė gjėra flasin pėr vitet 50-60 nė garderobėn e Max Mara: kapotat, ushtarake dhe shik ose me jakė tė ngritur, pulovra me rombe dhe gėrsheta si efekt i veriut tė thellė, por e thyer nga vija tė vogla; veshjet e mbrėmjes tė mbushur me kristalė tė shndritshėm dhe tė hapur herė pas here me dritare tė thella nė kurriz, bretela tė lidhura me gjimbajtėset, stil seksi alla amerikan. Elegancė dhe ngjyra tė tilla si blu, gėshtenjė dhe jeshile-kaki.
Laura Biagiotti
Grua me vezullim joshės
Belle Epoque dhe Moulin Rouge janė skena e koleksionit tė Laura Biagiotti. Mes fustaneve tė gjata e maksifundeve me mini-pala, mes manteleve farfuritės dhe pėlhurave tė gjata del siguria e njė gruaje qė di tė mbajė veshjen e duhur nga mbrėmja nė darkė: dopiofustan kashmiri, peliēe, mantel kashmiri i punuar rrėmujė, kapotė e mbėrthyer hijshėm deri tek qafa, veshje sirene qė nė ēdo ēap hapet si njė freskore vallėzuese.
Paola Frani
Thjesht grua
Ecėn me lehtėsi dhe pafajėsi, duke u endur edhe nė spektrin shik, gruaja e krijuar nga Paola Frani. E pėlqen frymėn rinore dhe vishet me fundpantallon dhe maksikapardinė leshi tė trashė, e do natyrėn dhe vishet me ngjyra botanike me aplikacione lulesh. E do edhe tė ngrohtin e nuk heq dorė nga peliēja. E do natėn dhe nuk ka lėnė pa futur nė garderobė edhe veshje lingerie gjysmė tė dukshme.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Stilistet me te njohur ne bote duhen respektuar jo thjeshte se sjellin te rene ne treg por sepse i paraqesin publikut imazhin e tyre te veshjes me moderne , komode dhe terheqese.
Te marrim rastin e Tommy Hilfiger qe per mendimin tim ka stil shume te mire persa i perket pantallonave.
Vetem Aleksander Julian ben panatllona me te mira se Hilfiger per mendimin tim.
Stili i Hilfiger eshte i tille qe cdo gje qe vesh ti pershtatet trupit , te duket e ngushte por ne veshje eshte e lirshme.
Pantallonat per mendimin tim nuk duhet te jene te gjera , pak me te lirshme se ato qe veshin femrat por nuk duhet te kete shume dallim.
Pantallonat e gjera nuk sjellin asgje ne dukje , thjeshte mbulojne pjeset negative te trupit te atyre qe jane mbipeshe.
Aq qejf sa kemi ne te shohim kembet e nje femre ose me mire te them formen e tyre ne pantallonat e ngushta qe ato veshin aq qejf kane edhe femrat te shohin formen e kembeve te mashkullit por jo ne te njejten pikpamje.
Nuk kerkojme te imitojme Gerard Depardeu![]()
Krijoni Kontakt