Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Exclamation Angli:Refuzimet ne mase!!

    Kisha, deputeti dhe mbarė opinioni publik i qytetit tė Ipsuiēit nė Angli kanė dėnuar dėbimin e shqiptares Ana Pareshi dhe vajzės saj Nikola nga Ministria e Brendshme angleze. Ky vendim ka ardhur pas ndarjes sė Anės me bashkėshortin e saj anglez, pas dy vjet martese.



    Po ndodh gjithnjė e mė shpesh dhe me njė sensibilizim mė tė gjerė. Emigrantėt shqiptarė nė Britaninė e Madhe po merren nė mbrojtje nga banorėt lokalė tė zonave ku ata banojnė, pėr mos i kthyer nė Shqipėri. Tė vendosur qė t'u shkojnė gjėrave deri nė fund, anglezėt kanė angazhuar njerėzit mė me pozitė, pėrfshi kishėn dhe deputetin e zonės. Kanė bėrė gazetat qė tė shkruajnė, duke sensibilizuar opinionin. E gjitha kjo nė mbrojtje tė emigrantėve shqiptarė tė cilėt nė tė shumtėn e rasteve janė pėrbuzur dhe shndėrruar nė steriotipa gangsterėsh nga gazetat e Londrės. Ndėrkohė emigrantėt e vėrtetė shqiptarė e kanė treguar veten tė aftė pėr t'u bėrė pjesė e denjė nė ato qytete angleze qė i kanė hapur dyert, dhe tani, kundrejt tyre, po tregohet edhe shumė humanizėm. E tillė ėshtė edhe ngjarja e Anės e Nikolės, nėnė e bijė, tė cilat janė dėbuar me forcė nga Anglia.

    Ana dhe Nikola
    Sėrish njė qytet i tėrė nė Angli, pėrfshi kishėn katolike, ngrihet nė kėmbė pėr t'i thėnė "jo" largimit nga qyteti i tyre shqiptares Ana Pareshi dhe vajzės sė saj Nikolė. Por, sikurse edhe nė rastet e mėparshme, Ministria e Brendshme Angleze nuk ka ndryshuar mendje, pavarėsisht se Ana kishte qėnė e martuar me njė shtetas anglez dhe se vajza e saj e lindur nė Angli ishte shtetase e kėtij vendi. Tani qė shqiptarja ėshtė larguar nga ky qytet, gazeta lokale "Evening Star" ka hapur njė sondazh pikėrisht pėr kthimin e saj, duke shtruar pyetjen: "A mendoni se ishte e drejtė qė Ana dhe Nikola forcėrisht tė dėrgoheshin nė Shqipėri?"

    Historia
    Ana Pareshi, 32 vjeēe, me profesion infermiere, kishte dy vjet qė jetonte nė qytetin bregdetar tė Ipsuiēit sė bashku me bashkėshortin e saj anglez, pėr tė cilin dhe la Shqipėrinė. Nga kjo martesė ata patėn edhe njė vajzė, Nikolėn, e cila automatikisht fitoi nėnshtetėsinė angleze. Pėr arsye personale kjo martesė nuk zgjati shumė, duke shkuar nė njė ndraje tė paevitueshme. Ndarja e ēiftit shqiptaro-anglez ndodhi vetėm disa ditė pas lindjes sė vajzės. Qė nga ky moment pėr Anėn, e cila duhej tė pėrballej me rritjen e vajzės, filloi njė tjetėr betejė dhe ankth, ajo e qėndrimit nė Angli.

    Kujdesi i kishės
    Shumė shpejt Ana dhe vajza e saj do tė fitonte simpatinė e kishės katolike "San Meri" nė qendėr tė Ipsuiēit. Kisha i strehoi ato dhe nė tė njėjtėn kohė u kujdes pėr rritjen e vajzės. Tė mbetura vetėm me pėrkrahjen bujare tė kishės, oficerėt e emigracionit nė muajin prill trokasin nė shtėpinė ku qėndronin, nga ku mė pas i morėn dhe i mbyllėn nė qendrėn e deportimeve nė Oakington pranė qytetit tė Kembrixhit. Atje u treguan se do tė largoheshin nga Anglia, por shqiptares iu garantua njė rishikim juridik i ēėshtjes, gjė qė i jepte kohė qėndrimi deri sa ky proces tė kryhej. Atė Halej Dosor i kishės sė "San Meri", i cili u kujdes nga afėr pėr kėtė ēėshtje, ėshtė shprehur: "Fatėkeqėsisht rishikimi juridik nuk ishte i suksesshėm." Anės iu tha se ajo do tė deportohej nga Anglia. Ajo vendosi qė tė kthehej vetė pėrpara se ta kthenin autoritetet e emigracionit. Kėshtu, Ana bleu njė biletė dhe sė bashku me Nikolėn u nis pėr nė Shqipėri tė dielėn e kaluar. "Eshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq, ne shpresonim qė qė ajo mund tė qėndronte kėtu, Ana kishte shumė se ēfarė mund t'i ofronte vendit tonė", ėshtė shprehur me keqardhje dhe mes lotėve Atė Halej. Duke shpresuar nė rikthimin e Nikolės pasi tė mbushė 16 vjeē, ai ėshtė shprehur se do tė lutet pėr Anėn e Nikolėn qė tė kishin bekimin e Zotit kudo qė do tė jenė.


    Deputeti i zonės takoi ministrin e Brendshėm

    Deputeti i zonės sė Ipsuich, Kris Mol, ka biseduar personalisht me ministrin Brendshėm anglez nė pėrpjekje pėr tė gjetur njė mėnyrė qė Ana dhe vajza e saj mund tė qėndronin nė Angli. Ai u shpreh pėr mediat se "e gjithė fushata ime nė kėtė ēėshtje ishte njė luftė e vėrtetė; nė fund githēka ishte e qartė. Ajo nuk kishte asnjė kėrcėnim se do tė persekutohej nė vendin e saj, gjė qė ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė qėndruar". Ky i fundit nuk e pėrjashtoi mundėsinė e Anės pėr t'u rikthyer nė Angli. Ai thkesoi se Ana, nėse dėshiron, mund tė bėj njė aplikim pėr tė marrė njė vizė pune, aftėsitė e saj do tė merren nė konsideratė

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    SHBA, dėbohet pas studimeve 23-vjeēarja tiranase!!

    Nga Lornet TURNBULL Seattle Times (SHBA)


    Vetėm njė lotari pėr lejeqendrimi nė Amerikė mund tė realizojė ėndrrėn e prerė nė mes tė shqiptares 23-vjeēare. Blerta Picari u kthye kėto ditė nė Shqipėri, pas pėrfundimit tė qėndrimit si studente, ndonėse kishte gjetur punė si asistente nė Universitetin e Uashingtonit. Blerta bėri tė gjitha pėrpjekjet e mundshme pėr tė zbuluar vetėm se nuk ėshtė e lehtė qė tė arrish tė qėndrosh pėrfundimisht nė SHBA. Nė favor tė saj nuk ėshtė shprehur asnjė punėdhėnės e as ndonjė familje amerikane, e gatshme ta pranojė nė gjirin e saj. Ajo nuk planifikon as tė martohet me ndonjė shtetas amerikan ose qytetar tė huaj me qėndrim tė pėrhershėm nė SHBA; nuk ėshtė viktimė politike, trafiku ose informatore e kėrcėnuar e policisė pėr ēėshtje terrorizmi. Do tė mjaftonte njėra nga kėto rrugėdalje, qė ajo tė rrinte nė SHBA. Xhon Keli i Qendrės pėr studimet e imigracionit, shprehet se, sado i ashpėr qė tė duket, ligji aktual ėshtė ende i butė. "Nėse do t'ua hapnim dyert tė gjithė atyre qė kėrkonin, SHBA-ja do tė dyndej nga dhjetėra milionė tė huaj. Nė vend tashmė ka 12 milionė tė huaj pa dokumente! Nė qoftė se njė i huaj vjen kėtu me njė vizė vetėm pėr studime, ai duhet tė kthehet menjėherė pasi mbaron studimet." Picari nuk ishte dakord me kėtė: "Janė qindra veta tė gatshėm tė nėnshkruajnė njė peticion nė favorin tim", thotė ajo. "Mendoj se duhet tė bėhen pėrjashtime pėr ata tė huaj qė janė tė rregullt dhe dėshmojnė se mund tė japin kontributin e tyre nė favor tė shoqėrisė amerikane." Blerta shkoi nė moshėn 18-vjeēare pėr tė vazhduar studimet, por as prindėrve nuk u dhanė vizat pėr tė asistuar nė ceremonitė e dy diplomave tė saj. Zyrtarėt e konsullatės nė Tiranė dyshuan se ata nuk do tė ktheheshin mė nė Tiranė pas udhėtimit nė SHBA. Gjendja e tyre ekonomike nuk ishte e mirė dhe Blerta punoi rėndė pėr tė mbajtur ata dhe pėr tė plotėsuar fondet qė i duheshin pėr tė vazhduar shkollėn. Ajo mėsoi se nuk mund tė qėndronte mė nė SHBA pikėrisht kur mori vesh se e ėma, qė kishte pesė vjet pa e parė, pėsoi njė infarkt tė dytė. Ishte momenti pėr t'u kthyer!

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Studentja: U largova me dėshirė nga SHBA

    Nė numrin e djeshėm, nė faqen 2 tė gazetės ėshtė botuar shkrimi me titull "SHBA, dėbohet pas studimeve 23-vjeēarja tiranase". Pas ankimit qė bėri nė redaksi znj. Blerta Picari, e cila sqaroi se ajo nuk ėshtė dėbuar nga SHBA dhe se viza e saj e qendrimit nė SHBA ėshtė ende e vlefshme, konstatuam se, nė pėrkthimin e bėrė njė artikulli tė botuar nė shtypin amerikan nga ana jonė, kishte pasaktėsi. Konkretisht, ato kanė tė bėjnė me faktin se familja e saj i ka patur mundėsitė financiare qė ajo tė vazhdonte studimet dhe se nuk ėshtė e vėrtetė se ajo nuk ka gjetur njė familje amerikane qė tė aplikonte pėr qendrimin e saj tė mėtejshėm. Pėr shqetėsimin e krijuar nga kėto apo nga ndonjė keqkuptim tjetėr i mundshėm, i bėrė pa qėllim denigrues, i kėrkojmė asaj falje.

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    38
    Postime
    2,166
    Dmth ne te tjeret qe synojme te vijme ilegalisht ne Angli, te ndryshojme destinacion???

  5. #5
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,320
    Shpresa vdes e fundit, Kryeplak!
    Prandaj, nese ta merr mendja se ke noi mik qe te pret dhe nese je rob qe i del Zot vetes, mos degjo se cfare thone lajmet. Normalisht, qe eshte shume me ndryshe se perpara, por prape ben hajer. Psh une kam shume shoke qe jetojne ne te zeze. Nuk qahen dhe ndjehen te kenaqur. Pastaj varet se cfare tipi ke ti dhe sesa kerkon te arrish. Ka rob qe kenaqen me pak, por ka edhe njerez qe kalojne ne pakenaqesi, sepse kane kerkese me te madhe ndaj vetes! Angli ne pergjithesi, ka influencuar keq tek emigrantet. Me azilet dhe ndihmat e saj, ne menyre te pa-vetdijshme, i shnderroi njerezit ne parazite. Nejse...une e kam me 50% - 50% te ndenjuren ketu. Jam i ngopur me kohe te humbur kot. Ama, nese me japin dokumetat (lejen e perjetshme) dhe nese me sigurojne te drejtat e njejta me anglezet, qe te nis e te ndertoj te ardhmen time si njeri...atehere do ndjehesha i kenaqur pa mase dhe do lirohesha nga nje turr strese vallai. Perndryshe, te jetosh kshu si une, 5 vjet pa asnje te drejte pune, patente makine, karta bankash, te drejte studimesh etj...i befsha kaken mu ne gurrmaz mretneshes. Shif e bej plako dhe ta befte Zoti mbare!

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    38
    Postime
    2,166
    Deus faleminderit per pergjigjen tende te sinqerte dhe shume domethenese!!!

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •