Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 38
  1. #1

    Kriteret për njohjen në Shqipëri të diplomave të huaja

    Ministria e Arsimit ka shpallur dje listen e hapave qe duhen ndjekur per njehsimin/njohjen e diplomave te huaja nga student shqiptar qe jane diplomuar jashte vendit, gjithashtu edhe te huaj. Kriteret qe duhen plotesuar jane:

    *******************

    "Te gjitha dokumentet per konvertimin e diplomes

    1. Kerkese drejtuar Drejtorise se Arsimit te Larte dhe Njohjes se Diplomave

    2. Fotokopjen e diplomes ose certifikates ne gjuhen e vendit ku ka studiuar te perkthyer ne shqip dhe te noterizuara

    3. Fotokopjen e listes se notave ne gjuhen e vendit ku ka studiuar, te perkthyer ne shqip dhe te noterizuar

    4. Programin zyrtar te detajuar te studimeve dhe te konfirmuar nga institucioni ku ka studiuar dhe ka leshuar diplomen ose certifikaten, te perkthyer ne shqip dhe te noterizuar

    5. Shtojcen e diplomes, (nese ka)

    6. Fotokopjen e pasaportes dhe certifikates origjinale lindje me fotografi

    7. Certifikate martese (nese eshte i martuar)

    8. Formatimin e aplikimit te plotesuar ne origjinal

    9. Mandat-pagesen

    10. Dy fotografi

    Shenim. Te gjithe dokumentet joorgjinale duhet te jene te noterizuara jo me heret se dy muaj nga data e aplikimit, duke e konsideruar si date te regjistrimit te kerkeses, daten e depozitimit te ketyre dokumentave ne MASH. Kjo ministri, ka te drejte te kerkoje dokumente shtese duke konsideruar si date te rregjistrimit te kerkeses, daten e depozitimit te ketyre dokumentave ne MASH"

    Marr nga Korrieri
    ******************

    Ky eshte nje hap me konkret per te gjithe ata qe kane mbaruar studimet jashte vendit dhe deshirojne te kthehen ne Shqiperi.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Shigjeta bere mire qe e solle artikullin ketu!!!

    Megjithate besoj se keto procedura nuk bejne gje tjeter vecse i shtojne ankthin dhe nervozizmin te riut shqiptar, duke shtuar edhe triumfin e byrokracise shqiptare. Per mendimin tim duhet qe studentet, mbase midis ASAN, te kerkojne gjetjen e nje menyre me te cilen dipllomat amerikane, europiane, kanadeze, australiane e japoneze te njihen vetvetiu. Pastaj te gjehet nje menyre per vertetimin e shpejt te dipllomave qe dalin nga vendet e tjera, per standartet e te cilave vendeve shpesh here nuk jemi te sigurte.

    FLM

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pas një takimi në Ministrinë e Arsimit, u deklarua se nuk do të shkurtohet kohëzgjatja e procedurave dhe nuk do të ulet taksa e aplikimit

    Të diplomuarit jashtë, provime shtesë për njohjen e studimeve


    Elda Spaho

    Të kthyer jo shumë kohë më parë nga vendet e huaja, ku kanë marrë diploma të larta, shumë studentë i kanë propozuar kërkesa dhe ide të reja Ministrisë së Arsimit, dje, gjatë një takimi. Por megjithëse shumë prej tyre u morën parasysh, dy më kryesoret u quajtën krejt të pamundura nga drejtori i Arsimit të Lartë, Agim Muçaj. Kështu njohja e diplomave të huaja do të zgjasë se s’bën tre muaj si procedura, kurse shpenzimet për të nuk do të shkurtohen. Edhe një lajm tjetër: shumë prej atyre që kanë studiuar apo vazhdojnë të studiojnë jashtë do t’u duhet që të japin disa provime para se ajo t’u njihet në Shqipëri.
    ***
    Përse provime? Sepse sipas Muçajt, shpesh kurrikula e degëve të universiteteve të huaja mund të ndryshojë shumë nga ajo që ekziston në Shqipëri. Por në fund të fundit do të jenë anëtarët e komisionit, pedagogë në fushat përkatëse ata që pasi të kenë shqyrtuar listën e notave dhe diplomën, të vendosin në duhet të jepen provime dhe nëse po, sa të tillë. “Kurse për ata që studiojnë drejtësi jashtë shtetit, pas një mbledhjeje kemi vendosur që ata të mos japin provime për njohjen e diplomës. Por është e sigurt se ata do të jenë të detyruar të japin provime kur të aplikojnë për një vend pune, sepse ndryshe janë ligjet shqiptare e ndryshe ato të shteteve të tjera”, -shpjegoi Muçaj. Pra të diplomuarit e Juridikut s’do të japin provime për njohjen akademike të diplomës, por do t’u duhet të japin të tilla për njohjen profesionale. Me pak fjalë, ata nuk i pengon asgjë që të vazhdojnë një master në Shqipëri, sapo diploma t’u njihet nga ministria, pa dhënë asnjë lloj provimi. Kjo është njohje akademike e diplomës. Ndryshe nga të tjerët, të cilëve do t’u duhet të testohen sërish para se të bëjnë një master apo doktoraturë. Njohja profesionale i shërben studentit për të zënë një vend pune dhe të dhënat e provimeve që ata do të japin (lëndët do t’u caktohen nga komisioni) do t’u shënohen në suplementin e diplomës, në mënyrë që punëdhënësi të dijë se për çfarë ta punësojë të diplomuarin jashtë.
    ***
    Një vajzë e re, përfaqësuese e ASAN-it, (rrjeti i studentëve shqiptarë nëpër botë (Albanian Students Abroad network), Ajola Toska i kërkoi dje Ministrisë së Arsimit të ulte ose hiqte fare tarifën e aplikimit për njohjen e diplomës e cila është 150 mijë lekë të vjetra, sepse kësaj shume i shtohen edhe shpenzime të tjera për dokumentet që duhen fotokopjuar dhe noterizuar. “Kostoja e secilit prej tyre shkon në 3 mijë lekë të reja”, -tha ajo. Kërkesa tjetër më e rëndësishme ishte shkurtimi i kohëzgjatjes së procedurave gjatë së cilës bëhet njohja e diplomës. Këto dy kërkesa nuk janë pranuar nga Muçaj. “Mesatarja e kësaj procedure në Evropë është 4 muaj, kurse në Shqipëri është 3 muaj. Madje unë do të kërkoja që koha të zgjatej”, -deklaroi drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Lartë, zyrë që tashmë do të shërbejë edhe për njohjen e diplomave të huaja. Sa për tarifën e aplikimit, Muçaj e quajti krejt të pamundur shkurtimin e aq më pak heqjen e saj. “Një pjesë e atyre parave shkojnë për fotokopimin e dokumenteve në 5 kopje, për secilin anëtar të komisionit, kurse pjesa tjetër pra 60% e shumës shkon për shpërblimin e këtyre anëtarëve, që janë të gjithë pedagogë në fushën përkatëse dhe që nuk janë të detyruar të merren me njohjen e diplomave të huaja përderisa i thërrasim të bëjnë një punë, ata duhen të paguhen, apo jo. Ne i japim secilit prej tyre 1 600 lekë të reja, madje shumë prej tyre ende nuk i kemi paguar”, -tha ai. Studentët nuk kanë ngurruar të kundërshtojnë duke thënë se jashtë shtetit të diplomuarit nuk paguajnë për një procedurë të tillë. Eshtë shteti ai që i përballon shpenzimet. Por drejtori është përgjigjur se ministria nuk ka fond të veçantë për njohjen e diplomave të huaja.
    Shumë propozime të tjera si mundësia e dërgimit me postë të dokumenteve nga të diplomuarit në ministri, shkëmbimi i informacioneve brenda rrjetit dhe publikimi i këtyre informacioneve në websitin e ASAN-it, u morën parasysh dhe Ministria e Arsimit deklaroi se do t’i shqyrtonte ato.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Jo po bejeni prove te ktheheni :P

    Ky shtet i fandaksur nuk e di se mjafton te kerkoje transkriptet ne shkollat perkatese edhe kaq. Kjo eshte thjesht politike per dekurajimin e studenteve te diplomuar jashte per tu kthyer ne Shqiperi.

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Absurditet:

    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Pas një takimi në Ministrinë e Arsimit, u deklarua se nuk do të shkurtohet kohëzgjatja e procedurave dhe nuk do të ulet taksa e aplikimit

    Të diplomuarit jashtë, provime shtesë për njohjen e studimeve


    Elda Spaho

    Të kthyer jo shumë kohë më parë nga vendet e huaja, ku kanë marrë diploma të larta, shumë studentë i kanë propozuar kërkesa dhe ide të reja Ministrisë së Arsimit, dje, gjatë një takimi. Por megjithëse shumë prej tyre u morën parasysh, dy më kryesoret u quajtën krejt të pamundura nga drejtori i Arsimit të Lartë, Agim Muçaj. Kështu njohja e diplomave të huaja do të zgjasë se s’bën tre muaj si procedura, kurse shpenzimet për të nuk do të shkurtohen. Edhe një lajm tjetër: shumë prej atyre që kanë studiuar apo vazhdojnë të studiojnë jashtë do t’u duhet që të japin disa provime para se ajo t’u njihet në Shqipëri.
    ***
    Përse provime? Sepse sipas Muçajt, shpesh kurrikula e degëve të universiteteve të huaja mund të ndryshojë shumë nga ajo që ekziston në Shqipëri. Por në fund të fundit do të jenë anëtarët e komisionit, pedagogë në fushat përkatëse ata që pasi të kenë shqyrtuar listën e notave dhe diplomën, të vendosin në duhet të jepen provime dhe nëse po, sa të tillë. “Kurse për ata që studiojnë drejtësi jashtë shtetit, pas një mbledhjeje kemi vendosur që ata të mos japin provime për njohjen e diplomës. Por është e sigurt se ata do të jenë të detyruar të japin provime kur të aplikojnë për një vend pune, sepse ndryshe janë ligjet shqiptare e ndryshe ato të shteteve të tjera”, -shpjegoi Muçaj. Pra të diplomuarit e Juridikut s’do të japin provime për njohjen akademike të diplomës, por do t’u duhet të japin të tilla për njohjen profesionale. Me pak fjalë, ata nuk i pengon asgjë që të vazhdojnë një master në Shqipëri, sapo diploma t’u njihet nga ministria, pa dhënë asnjë lloj provimi. Kjo është njohje akademike e diplomës. Ndryshe nga të tjerët, të cilëve do t’u duhet të testohen sërish para se të bëjnë një master apo doktoraturë. Njohja profesionale i shërben studentit për të zënë një vend pune dhe të dhënat e provimeve që ata do të japin (lëndët do t’u caktohen nga komisioni) do t’u shënohen në suplementin e diplomës, në mënyrë që punëdhënësi të dijë se për çfarë ta punësojë të diplomuarin jashtë.
    ***
    Një vajzë e re, përfaqësuese e ASAN-it, (rrjeti i studentëve shqiptarë nëpër botë (Albanian Students Abroad network), Ajola Toska i kërkoi dje Ministrisë së Arsimit të ulte ose hiqte fare tarifën e aplikimit për njohjen e diplomës e cila është 150 mijë lekë të vjetra, sepse kësaj shume i shtohen edhe shpenzime të tjera për dokumentet që duhen fotokopjuar dhe noterizuar. “Kostoja e secilit prej tyre shkon në 3 mijë lekë të reja”, -tha ajo. Kërkesa tjetër më e rëndësishme ishte shkurtimi i kohëzgjatjes së procedurave gjatë së cilës bëhet njohja e diplomës. Këto dy kërkesa nuk janë pranuar nga Muçaj. “Mesatarja e kësaj procedure në Evropë është 4 muaj, kurse në Shqipëri është 3 muaj. Madje unë do të kërkoja që koha të zgjatej”, -deklaroi drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Lartë, zyrë që tashmë do të shërbejë edhe për njohjen e diplomave të huaja. Sa për tarifën e aplikimit, Muçaj e quajti krejt të pamundur shkurtimin e aq më pak heqjen e saj. “Një pjesë e atyre parave shkojnë për fotokopimin e dokumenteve në 5 kopje, për secilin anëtar të komisionit, kurse pjesa tjetër pra 60% e shumës shkon për shpërblimin e këtyre anëtarëve, që janë të gjithë pedagogë në fushën përkatëse dhe që nuk janë të detyruar të merren me njohjen e diplomave të huaja përderisa i thërrasim të bëjnë një punë, ata duhen të paguhen, apo jo. Ne i japim secilit prej tyre 1 600 lekë të reja, madje shumë prej tyre ende nuk i kemi paguar”, -tha ai. Studentët nuk kanë ngurruar të kundërshtojnë duke thënë se jashtë shtetit të diplomuarit nuk paguajnë për një procedurë të tillë. Eshtë shteti ai që i përballon shpenzimet. Por drejtori është përgjigjur se ministria nuk ka fond të veçantë për njohjen e diplomave të huaja.
    Shumë propozime të tjera si mundësia e dërgimit me postë të dokumenteve nga të diplomuarit në ministri, shkëmbimi i informacioneve brenda rrjetit dhe publikimi i këtyre informacioneve në websitin e ASAN-it, u morën parasysh dhe Ministria e Arsimit deklaroi se do t’i shqyrtonte ato.


    Ky ligj eshte nje absurditet i madh. Mangesite e shtetit duhet t'i paguajne emigrantet/studente shqiptare! Si do integrohet Shqiperia ne Europe kur Shqiperia nuk perballon dot as dipllomat europiane? Hajdutet qeveritare gjeten edhe nje menyre tjeter per ta vjedhur dhe per te abuzuar mbi emigrantin shqiptar. Ata nuk duan qe te ndryshoje Shqioperia, ata duan qe te na syrgjinosin te gjitheve jashte. Shqiperia qe duan ata eshte Shqiperia e injorances!

    I lutem administratoreve te Forumit te hapin nje teme te Portali i Forumit ku do thirren te gjithe anetaret e Forumit Shqiptar per te denoncuar kete ligj, dhe pastaj te dergohet nje leter me emrat tone drejt Ministrise se Arsimit dhe Kryeministrise!

    FLM

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    yeh nje menyre me tjeter per te pire gjakun e emigrantve jashte! kam te degjuar nje shprehje qe thote se "pushteti i ndryshon te gjithe" por jo deri ne ate pike sa te behen shushunja! bashkohem me idene per ta denancuar keto reforma abuzive

  7. #7
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    . “Kurse për ata që studiojnë drejtësi jashtë shtetit, pas një mbledhjeje kemi vendosur që ata të mos japin provime për njohjen e diplomës. Por është e sigurt se ata do të jenë të detyruar të japin provime kur të aplikojnë për një vend pune, sepse ndryshe janë ligjet shqiptare e ndryshe ato të shteteve të tjera”, -shpjegoi Muçaj. Pra të diplomuarit e Juridikut s’do të japin provime për njohjen akademike të diplomës, por do t’u duhet të japin të tilla për njohjen profesionale. Me pak fjalë, ata nuk i pengon asgjë që të vazhdojnë një master në Shqipëri, sapo diploma t’u njihet nga ministria, pa dhënë asnjë lloj provimi.









    Nuk po e kuptoj fare kete "mbledhjen" e tyre..........


    Jo provime................po provime............

    Nejse do ta shikojme si do te vazhdoje ky problem dhe do te mund ta analizojme me gjeresisht.

  8. #8
    Happy to be a woman Maska e Egla-tina
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Postime
    244

    hi

    Po mire ,mire ke shrtydhim trut jasht shteti marim dhe diplome por duhet et vime te japim provime per te mbrojtur dipllomen.
    Kush dreqin e ka vene kete ligj se per mendimintip qeka tym fare .nje gje duhet te di ku i mencuri se diplomat jashte shtetit nuk meren me mik.po e patet keshtu nuk ka kembe robi te kthehet ne shqiperi prandaj lini keto budalliqe se nuk do bejme perpara boll me burokracira.as qe do e mar mundimin fare as qe e kame vene ne mend.

  9. #9
    Student Maska e AL-hack
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Vendndodhja
    Verona
    Postime
    22
    po qe se ka kaq shume procedura nuk kthehem fare ne shqiperi.

  10. #10
    zot i vetes
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    rome, itali
    Postime
    55

    Angry

    o zot i madh ku na ka rene fati te lindim! ketu shpikin perdite nje menyre te re per te na pire gjakun. kjo qeveri u pa, nuk i do studentet e diplomuar jashte packa se zoti Nano u angazhua personalisht me nje iniciative per te na rikthyer ne Shqiperi. e gjitha kjo ishte farsa e rradhes. eshte e kuptueshme qe nuk na duan, sepse si do mundeshin te punesohen te diplomuarit ne Shqiperi?une nuk po them qe ata nuk duhet te punesohen, por qe dhe ne te na syrgjynosin per se gjalli(sic ka thene i madhi Fan Noli) nuk me rri mire.sa per punen e provimeve shtese do ishte mire qe t'u beheshin te sapo diplomuarve ne universitetet shqiptare.une nuk dua te ofendoj askend, por dihet niveli i universiteteve shqiptare, ku lot miku dhe ku notat nuk tregojne aspak realitetin ne shumicen e rasteve. shumica e studenteve ne universitetet ne rrethe jane injorante qe mezi kane mare gjimnazin dhe qe nuk dine as te shkruajne e as te mbledhin, ky eshte nje realit qe nuk mund te mbulohet. neqofte se qeveritaret e dashur mendojne se jane ne rruge te mbare per ta futur Shqiperine ne europe atehere le te vazhdojne se bukur e kane nisur!ata nuk na duan se kane frike nga potenciali yne, nga mentaliteti yne per bere me mire Shqiperine, nga drita qe ne sjellim, sepse do t'ju prishnim vallen qe ata lozin mbi fatin e kokat e shqiptareve.

    LAMTUMIRE SHQIPERI!
    Ndryshuar për herë të fundit nga B-16 : 10-02-2005 më 11:42
    se c'e` rimedio perche' ti incazzi, se non c'e` rimedio perche' ti incazzi?
    ciucciati il calzino :^Globi

  11. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... hmmmmm, nuk e kisha vene re kete teme me para. Diçka me kishte kapur veshi ketu mes stduenteve shqiptare, po nuk ma merrte mendja, mendoja se ishin thashetheme siç e kemi zakon ta bejme qimen tra. Po çe do se, qenka e vertete per fat shume te keq.
    Siduket, keta te MASH, qe jane koka te medhaja te shkences, pasi kane rrahur mendimet mes tyre diku ne nje qebaptore aty prane ministrise, duke pire raki kumllbe te zime dy here, qe vete Nini Bules dhe Vini Cajes do ta kishin zili, dhe duke henger qofte pikante te servirura nga qoftexhiu Met, kane vendosur njezeri nen avujt e alkoolit, tymit te duhanit dhe aromes se shijshme te qofteve, qe:
    - Universitet jasht Shqiprise jane ne ditet e tyre me te kqija dhe ku korrupsioni ne boten imperialiste eshte ne perqindjen me te larte historike, prandaj ne nuk kemi si t'i njohim keto diplloma te dyshimta per nga rezultatet e arritura nga studentet shqiptare ne keto Universitete. Keto Universitete te huaja nuk i afrohen niveleve te Universitetit Shqiptare, i cili nuk vuan nga semundja kanceroze e korrupsionit dhe te marresh nje dipllome ne Universitetin Shqiptar eshte nje mision i pamundur per nga vete kerkesa e larte qe kane pedagoget shqiptare, disa nga te cilet jane nobeliste te shquar ne marrjen e rryshfeteve.
    Ky vendim hyn ne fuqi menjehere pas pirjes se pikes se fundit te rakise, pas thithjes se fundit te cigares se fundit dhe pas ngrenies teresisht te qofteve te qebaptores.

    P.S. njoftohet se fatura e pagimit te qebaptores i ngarkohet studenteve shqiptare qe studiojne jasht Shqiprise.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  12. #12
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    skuthi ti duhej ta vije prapashtesen "i madh" dhe jo "i vogel"!

    Nejse, ajo historia jote sa qesharake duket aq e vertet mund te jet!

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kryeplaku për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e bledarz
    Anëtarësuar
    02-01-2005
    Postime
    27

    "Doni me per Belulin"-STORY

    Per fat te keq eshte e vertete qe pengesat jane te shumta dhe nuk arrij te kuptoj se perse nuk aplikohet nje politike strategjike per lehtesimin e thithjes se trurit.Personalisht nuk penalizohem shume pasi studioj juridik,por vete zgjedhja e kthimit apo jo ne atdhe pas diplomimit eshte dicka shume delikate per shume aspekte e sidomos personale te cdonjerit prej nesh.
    Ne ambientet akademike shqiptare flitet shume per korrupsionin e titullareve te katedrave e asistenteve te tyre,e tani na dilkerka qe ata qe studiojne jashte,ne menyre mese te rregullt, duhet te japin provime shtese??????????
    Ndoshta komisionet nuk do te na verifikojne vetem pergatitjen por edhe xhepat tane te varferuar.

  15. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-02-2005
    Postime
    73
    Qeveria shqiptare...c'perversitet tragjik i nje shteti. Jam munduar disa here t'a kthej urrejtjen, po, po, urrejtjen time ndaj ketyre krijesave te uleta ne shprese per te ardhmen por nuk kam mundur. Keta individe fatlume, qe fati e deshi t'a gjenin emrin e tyre ne disa lista te parapercaktuara nga forca me te medha se vete popujt, nuk arrijne sot e kesaj dite te kthejne kete "bekim" te pamerituar ne shperblim per popullin qe i rrethon e qe dhe ato vete e dine, ka me shume vlera, njohuri, virtyte, shkollim, tradite, se ata apo edhe femijet e tyre bastarde te mallkuar. Edhe pse shume nga ne, arriten rezultate te larta ne shkolle, dituri, vlera shpirterore, vlerat u treten para pabesise nderkombetare. Kjo pabesi, e bazuar ne planin inter-kontinental per nje rend te ri boteror, nuk kishte si te merrte parasysh nje grup te vogel te formuar njerezish "te emancipuar" ne nje vend apo ndryshe "territor" te vogel sa ky i yni. Jo! Ata kishin nevoje per nje grup emergjent "drejtuesish" ose "besnikesh", "vellezerish" qe te luanin lojen, skenarin e tyre pike pas pike. Disa prej tyre i kishin gati qe nga koha e Komunizmit e disa prej tyre qe ne koherat e Solomonit (theksoj), keshtu qe puna behej akoma me e lehte. Problemi kryesor ishte te evidentoheshin dhe pastroheshin kundershtuesit e mundshem. Dhe sic e dini, dikush mund te te vrase me plumb por mund edhe te te asfiksoje. Kjo eshte arsyeja kryesore pse nuk ekzistonte ne advance nje Plan Marshall per Lindjen, edhe pse pasojat e renies se saj diheshin mjaft mire nga Institute te tera perendimore. Kjo asfiksi (ekonomike, sociale, ideologjike, etj) nuk ishte e drejtuar ndaj fshatarit e punetorit te thjeshte, por ndaj individit me mend, atyre qe mund te dyshonin dicka per ngjarjet ogurzeza, intelektualeve (emrat e te cileve ekzistonin ne asnje liste) dhe familjeve te tyre. Te gjithe keta individe moren rruget e mergimit, duke vuajtur syrgjynosjen e pamerituar per arsyen e vetme se nuk duhet te ekzistonin ne ate vend, ne ato vite, ne ato kohera, ne ato ngjarje. Qesh dhe qaj (nga brenda) ne te njejten kohe kur lexoj rendom se "perse?", apo me keq, "si ka mundesi?" qe ky popull duron kaq shume? Ky popull! Ky popull nuk ka me ze, ai ze u mbyt nga djallesia e u degdis dherave te tjere, ky ze edhe sot e kesaj dite ka frike te ulerase se eshte Ze Shqiptar, Ky ze...zeri i Voltereve shqiptare, Cajupeve shqiptare, Noleve shqiptare, Ismail Qemaleve shqiptare u mbyt, rrah, percmua, gjobit, tall, perzu! Kush do te mund te ngre kete popull valle, kush mund te beje popullin te prese kokat e prijesve te tij abuzues?

    Popull pa palce! Popull i vdekur! Qeveri...eh...te kisha nje...

  16. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-02-2005
    Postime
    73
    Dhe per fatin akoma me te keq, do te degjoni zera te cilet do te deklarojne se jane "Volteret" e kohes, zera qe thone qe kane ardhur per t'i thene "Mjaft" (theksoj) zyrtareve e cfaredo lloj emri tjeter ata mund t'i vene pushtetareve. Mos harroni te dashurit, te vuajturit e mi, fatkeqet e pafat te konjukturave demoniane, keta monstra gjysem njerez, gjysem gjarperinj, nuk jane asgje tjeter vecse vazhdim i planit te nisur kohe me pare. Ata jane ketu, kane "ardhur" ketu, jane "pjekur" si grupim "social", "politik" ketu, ata kane ardhur si nje "fryme e re" etj, etj, etj, te gjitha ato gjera qe te gjithe njerezit e thjeshte do te donin te degjonin nga goja e cdokujt vec jo e atyre qe po qeverisin (e keto pika nxirren nga pyetesoret dhe anketimet e pafund nen te cilet qytetaret e thjeshte shqiptare bombardohen pafundesisht cdo dite e qe i lene gojehapur...), por miqte e mij fatkeqe, kjo nuk eshte, as do te jete asgje tjeter vecse pjese e vazhdimesise se planit demoniak per sundim boteror, e ketu s'e kam fjalen per rreckat njerezore shqiptare, por per me te madhen te lige qe i kallet njerezimit,...

    (...mendoni, kerkoni, pyesni, interesohuni per vazhdimin, pergjigjen, te ligen e vertete dhe si ajo ka arritur te mbijetoje ne Shqiperi per kaq shume shekuj, kush e mbrojti, pse, dhe pse shume gjera mbahen akoma te fshehura ndaj kombit shqiptar, pse historianet kane frike te permendin fakte te cuditshme ne lidhje me disa popullsi jo-autoktone ne Shqiperi, pse edhe sot e kesaj dite shume njerez me pushtet e bile ne rangjet me te larta te shtetit nuk deklarojne hapur prejardhjen kombetare, historike te tyre (jo shqiptare), a u mashtrua me regjistrat themeltare te shtetit (1938 e me vone) ne lidhje me popullsine, prejardhjen kombetare, numrat e vertete (qe logjikisht kane qene me te larte se deklarohen), perse nje nga elementet kryesore te gjuhes, folklorit, e prejardhjes kombetare sic eshte Mbiemri nuk eshte nje element baze studimi nga shkencetaret vendas te sotem, nga kush ata frigohen ose cilin kerkojne ata te fshehin, ruajne, apo strehojne.

    Ju lutem, mos mendoni se e kam fjalen per minoritetin grek, se kjo do te me bente te ulerija me shume, por per nje "minoritet" te tejdukshem, te papare, qe udheheq pothuajse tere kombet e hemisferes veriore, per nje minoritet qe qellimshem fsheh numrin e vertete te popullsise prej shekujsh, minoritet qe vetem emrin ka te tille, minoritet qe sundon popujt, ekonomine, e shpreson te sundoje dhe shpirtrat.

    E pra, ne Shqiperi, punen mund t'a konsiderojne te mbaruar!!!

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Dick Johnson për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  18. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-02-2005
    Postime
    73
    Ketu lart nuk patet ndonje fat miqt e mi. Paci fat ne ferr!

  19. #17
    Bir selmani i nenes ke te qaj me pare i thone kesaj....jo te rri ne Amerike po ti puth dhe rruget amerikes vallai qe po me mban e po me jep pune thjeshte me nje paraqitje transkripti e me nje interviste. Epo ku duan edhe nje kopje te diplomes budallenje e ministrtise se arsimit. Po mire lind pyetja po sikur ti bej vete une ato pese kopje te dokumentave qe do ti japin komisionit ne menyre te tille qe te mos paguaj. Me thene te drejten kurre nuk i kisha degjuar keto gjepura. 150 mije leke vetem per te futur aplikimin???? Po a kan lujte mendh apo bejne kot keta?? Une nuk e kam mendjen qe te kthehem por kot po shikoja menyra e procedures se cfare dokumentacioni kerkojne. Ca nga ato dokumenta une kurre nuk i kam degjuar. Cfare eshte libreze pune mer lal? Epo kur kerkojne dhe verifikim se ku jeton! Vallai une po rri ketej se mire jam e nuk po bej ze. Kot me u ngaterru me 5 kopje e me the te thashe. Me sa duket Ministria e Arsimit nuk e ka shume idene sesi jane shkollat jashte. Psh. ne Amerike sic e dini dhe juve qe studioni ketu, po e patet the conferred degree ne transcript nuk ka nevoje ta paraqesesh diplomen pasi ajo nuk ka notat. Ne amerike transcriptin, resumene dhe work sample ose portfolio te kerkojne ne disa raste.

    hajt ciao tani se boll kam fol

  20. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2005
    Postime
    8
    po studentet per mjekesi? DUHET TE JAPIN PROVIME SHTESE???

  21. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2004
    Vendndodhja
    Ketej rrotull...
    Postime
    11
    Po mire mo te dashur studente ...si gjithmone duhet te bejme polemike te madhe per hic gje...
    Ju studioni jashte dhe pakashume i dini si funksionojne gjera...mua me eshte dashur te bej provime ose me duhet te kaloj nga nje universitet telk tjetri...ketu brenda italise...Gjerat keshtu funksionojne ...nuk eshte aai problemi i Studenteve tane ...problemi eshte se ata nuk kethehen...
    Une nuk e kam problem fare te jap dhe 5 provime pasi kam dhene ketu 45...keshtu kemi boll probleme per te diskutuar ...mos u beni dhe ju si dis breza te shkuar te Shqipetareve...
    Kuptojeni me ne fund qe ligji duhet zbatuar ose maksimumi duhet ndryshuar nga organet kompetente...
    E di qe eshte moda ne Shqiperi qe secili nga ne ka nga nje Kushtetute te vecante ...Kur ta pranoni qe ka vetem nje atehere pranoheni se te studiuar jashte...
    Me falni per ashpersine por ngado qe te lexosh ne kete forum gjen te tilla muhabete kot...
    KorcaJone.net

  22. #20
    i/e regjistruar Maska e Emilja_ort
    Anëtarësuar
    20-11-2005
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    8
    po mire meqe qenkan kaq muhabete kot
    pse u bekan ateher ???'
    Jo mo se nuk me duken dhe aq kot mua
    Pastaj te gjith duan te dine cdo behet me ne kur te mbarojme
    ketej,pse ty nuk te interesoka ?
    Nuk po flitet per kushtetutat e sejcilit ,thjesht po jepen
    mendime per keto burokracit shqiptare
    Sejcili thot mendimin e tij
    Po mua dhe shume e drejte nuk me duket qe te mbarojme
    gjith kete shkoll ketej dhe pastaj te na duhet te japim dhe ca provime
    te tjera e te bejme gjith ato noterizime
    Per cfare ???'
    Nese ne nje moment dikujt i ofrohet nje mundesi e mire
    pune ne nje vend tjeter te perendimit ,jo aty ku ka studiuar ,mos duhet patjeter ai te jap provime ngado ku vete??'
    Eshte shume e vertet qe duhen respektuar rregullat dhe ligjet
    por kur ato behen pa pike llogjike ,duhen shikuar pak
    Ne vend qe te ofrohen pak lehtesira ,me qellim qe ti prishet mendja ndonjerit e te kthehet,vene e bejne gjithcka me te veshtir..............

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  4. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •