Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1

Tema: Joe Gould

  1. #1
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Joe Gould

    MY RELIGION
    by: Joe Gould
    In winter I'm a Buddhist,
    And in summer I'm a nudist.

    Emri i plote Joseph Ferdinand Gould, nje nga miqte e E. E. Cummings dhe Fan Nolit, prej te cilit u frymezua dhe ne Shkurt 1914 shokoi familjen e vet duke u deklaruar se planifikonte te shpenzonte gjithe jeten e vet duke mbledhur fonde per clirimin e Shqiperise. U interesua shume per politiken e Shqiperise, midis perpjekjesh te tjera duke u telefonuar editoreve te ndryshem neper Boston dhe Manhattan qe te printonin esete e Fan Nolit rreth ceshtjeve Shqipetare, deri sa pesoi nje krize mendore gjate nje argumenti ne nje lokal ne Boston ku dy Shqiptare po grindeshin ne Shqip me njeri-tjetrin rreth politikes Shqipetare. Joseph Mitchell ka shkruajtur nje ese interesante per te ne vitin 1942 me titullin "Professor Sea Gull." Nuk mund ta gjeni te plote ne internet, perndryshe do e kisha sjelle vete linkun. Une e kam lexuar ne nje liber qe e gjeta ne nje nga keto dyqanet qe shesin gjera te vjetra (me $0.50/libri, mekat te mos i blesh e t'u bien ne dore ndo nje koketuli... lol) me autor H. Allen Smith, "Desert Island Decameron, 1945" te cilen autori e ka cilesuar si nje liber te vlefshem nqs e gjen veten te vetem dhe te braktisur ne nje ishull. Ne mund ta gjeni ne librari, me mire akoma, se e keni falas.

    Thuhet se Joe Gould shkruajti The Oral History of Our Time, per te cilen eshte bere edhe nje film ne 2000 me titullin "Joe Gould's Secret," nje punim sociologjik i tij, nje nga librat me te gjate qe jane shkruajtur. Madje, Joe Gould, sipas Joseph Mitchell, kishte frike se do vdiste pa mbaruar librin akoma. Ka shkruajtur ne nje ese per cmendurine, qe mua me ka mbetur ne mendje, "I suffer from a mild form of insanity. I have delusions of grandeur. I believe myself to be Joe Gould." Te tjere simpatizante te Joe Gould ishin William Saroyan, Horace Gregory, Malcolm Cowley, dhe Aaron Siskind.

    Copeza te Joe Gould:

    There are flies on me
    There are flies on you
    But there are no flies on Jesus


    DIAL ishte nje reviste per te cilen ka punuar Joe Gould.

    Who killed the Dial?
    Who killed the Dial?
    “I,” said Joe Gould,
    “With my inimitable style,
    “I killed the Dial.”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 16-06-2006 mė 20:20
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •