Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 12 prej 12
  1. #1

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,499
    Faleminderit
    0
    103 falenderime nė 94 postime
    Fotografia, nė kufi tė dy epokave

    Nga O. Velaj


    Dikur pėr tė dalė nė fotografi duhej njė ritual i tėrė, ndėrsa sot nuk ka nevojė as pėr fotograf. Njė histori e shkurtėr e tranzicionit tė fotografisė shqiptare, nga fotoja bardhezi tė fotoja me ngjyra, nga statizmi nė studio te jeta dhe portreti nė lėvizje. Profesionistėt tregojnė kėtė epokė ndryshimi

    Studiot e dikurshme tė shėrbimit fotografik, tani kanė mbetur vetėm nėpėr kujtimet e njerėzve. “Qesh pak, shiko kėtu...” dhe shkrap, blici bombardonte me dritė fytyrat, ndėrsa njė mori llampash tė forta ndriēonin njė faqe muri me njė beze tė vizatuar. Ishin skena tė stisura, sfonde qė shumėkush i ka ende bardhezi nė albumet familjare. Breza tė tėrė shqiptarėsh, qė pozuan pėrpara atyre peisazheve tė bėra nga ndonjė qejfli vizatimi, me bojėra vaji, me nxitim dhe pa shije, tani buzėqeshin dhe risjellin nė mend atė kohė. Ishte njė kohė qė mbeti nė fotografi.
    Njerėz statikė, me buzėqeshje tė mbėrthyera, me sy qė rrudheshin zorshėm nė cepa, pa asnjė lloj grimi nė fytyrė, kanė mbetur pėrgjithmonė aty. Ndėrsa fotografia ka filluar tė bėhet ndryshe, ashtu si jeta. Dikur me mik mund tė gjeje nėj fotograf pėr ditėn e dasmės. Ndėrsa sot, rrallė gjen familje qė tė mos ketė njė aparat fotografik pėr tė regjistruar ēastet e kujtimeve mė tė paharruara. Fotot me ngjyra tani janė njė gjė e zakonshme pėr kėdo. Por dikur, nė vitet '60, ‘70, vetėm udhėheqėsit dhe familjet e tyre fotografoheshin me filma me ngjyra. Ishin shumė tė kushtueshėm dhe nuk lejohej qė tė pėrdoreshin, as nė shtyp. Njė laborator i veēantė i fakultetit tė inxhinierisė shėrbente edhe si vendi ku laheshin fotot e udhėheqjes. Njerėz tė talentuar, qė zgjidheshin nga fotografėt e shtypit, ishin shpesh ata qė realizonin foto familjare tė ish njerėzve tė diktaturės. Se ē'lidhje patėn kėta tė fundit me ish udhėheqėsit, kjo mbetet ende e ēuditshme. Disa ruajnė ende nosltalgji pėr ato shėrbime, disa tė tjerė nuk duan ta kujtojnė atė kohė. Edhe pse nė ēdo rast secili pėrpiqej tė bėnte mė tė mirėn e mundshme, nė njė vėshtrim tė shpejtė, fotografia ishte njė zanat dhe rrallėherė u kėqyr si art.


    Ndėrsa fotografia artistike qėndronte akoma mė larg, nuk mund tė arrihej. Nė koleksionet e revistave tė kohės sė monizmit, gjithkush mund tė shohė njerėzit e punės duke pozuar pranė tornove, pranė stallave, nė galeri minierash, nė hekurudha. Gjithmonė ka diēka tė panatyrshme nė ato portrete qė duhet tė tregonin modelet e njerėzve tė rinj, tė pėrmbytur nga ideologjia. Dhe pikėrisht kjo pėrpjekje pėt tė paraqitur heronjtė e rinj, ngecte pėrpara filmit. Foto statike, pa lėvizje, pa komunikim, qė tė bėjnė tė mendosh edhe tani pėr atė kohė frustruese. Disa nga autorėt e atyre fotove pohojnė se ishte epokė e artė pėr profesionin. Kishin mjaft kohė pėr tė realizuar fotot dhe nuk ekzistonte ngutja qė ėshtė sot. Ndėrsa disa tė tjerė pohojnė se fotografia ekzistonte si njė punė shėrbimesh tė komunales sė dikurshme. Askush nuk kujtohej pėr tė si pėr njė art dhe askush nuk i kushtoi vėmendjen qė meritonte.

    Amatorėt dhe profesionistėt

    Ēfarė e bėn artistike njė fotografi? Nėse njė fotograf profesionist fotografon tė njėjtin objekt qė fotografon edhe njė person i zakonshėm, ku qėndron ndryshimi?

    Kjo ėshtė pyetja qė i mundon gjatė kureshtarėt e fotografisė. Para pak kohėsh fotografia ka reshtur sė kėqyruri si njė formė midis teknikės dhe artit. Ajo ėshtė pranuar si lloj arti, ndėrsa teknika ka pėrparuar nė mėnyrė marramendėse. Sot nė Shqipėri mbi 80% e popullsisė ka njė aparat fotografik qė e pėrdor pėr dokumentimin e ngjarjeve familjare. Ndėrsa nė morinė e gazetave dhe revistave qė dalin ēdo ditė nė treg, mund tė shohėsh fare mirė ndryshimin e cilėsisė sė fotografisė, edhe jo mė larg se me 5 vjet mė parė. Duket sikur fotografia po nxiton tė bėhet shprehėse. Pėrditė e mė shumė ajo po konkurron shkrimet dhe ėshtė duke folur drejtpėrdrejt me publikun, pa nevojėn e fjalėve. Megjithatė, nė morinė e shfaqjeve tė saj, cila ėshtė fotografia artistike?

    Ata qė janė marrė me fotografinė mendojnė se vėrtet nuk ka njė pėrcaktim tė ngurtė se ēfarė ėshtė kjo foto. Por Albes Fusha, pedagog fotografie nė Akademinė e Arteve thotė: Foton artistike e dallon forma ose koncepti. Kjo e dallon njė foto pėr nevoja dokumentimi tė njė gėzimi ose ngjarje familjare dhe kėrkesave tė njė artisti. Artisti ka ose ngacmim estetik, ose ngacmim konceptual. Fotoja artistike ėshtė foto me kėrkim mė shumė se sa dokumentimi, pėr shembull “Unė dhe ti pėprara bustit tė Skėnderbeut”. Fotografia duhet tė reflektojė njė kulturė, korrente me fotografinė botėrore. Nė fund tė fundit, fotoja artistike karakterizohet nga po tė njėjtat kėrkesa si artet e tjera.

    Nėse do tė bėnim njė klasifikim pėr ta kuptuar mė mirė fotografinė, profesionistėt janė tė vetmit qė na orientojnė. Albes Fusha pohon se dy janė shtyllat e fotografisė. Fotoja dokument dhe fotoja artistike. Nė foton dokument pėrfshihen fotoja e gazetave, fotoja familjare, foto e kohės, foto e zbulimeve shkencore, e evenimenteve. Ndėrsa po kėshtu mund tė bėjmė edhe dallimin mes fotografėve reporterė dhe fotografėve artistė. Deri nga vitet '70 fotoja nė Shqipėri notonte nė ujėrat e tė fiksuarit tė objektit. Por mė pas gjithēka ndryshoi. Rruga qė kishte bėrė fotografia nė vend qė nga viti 1858 deri afėr fundit tė shekullit tė njėzetė, numėronte mjaft mjeshtėr dhe prurje. Mikel Kodheli, Marubi; Kolė Idromeno, Ymer Bali, Mandi Koci, Jani Ristani, Mihal Popi, Ali Bakiu, Niko Stefani, Misto Cici, Petro Dhimitri e mjaft tė tjerė po pasoheshin. Disa nga familjet e njohura tė fotografisė ishin aktive pėr dekada me radhė nė pasurimin e fototekės shqiptare. Familje nė kryeqytet si Kallfat, Veselėt, Kumėt po e transmetonin zanatin te brezat e rinj. Por gjithmonė ka njė dallim midis zanatit dhe artit, thotė Albes Fusha, i biri i mjeshtrit te fotografise Shqiptare Besim Fushes. Shumė abuzohet me cilėsorin artistik. Tė zotėrosh shumė mirė njė mjeshtėri dhe tė jesh artist, kėto janė dy gjėra tė ndryshme, thotė ai, duke theksuar qė artizanti s'ėshtė pjesė e artit.

    Fotoja me ngjyra

    Petrit Kumi, mjeshtėr i fotografisė, Artist i Merituar, tregon se si u aplikua pėr herė tė parė fotoja me ngjyra. Ai tregon se gjatė kohės kur punonte ne revistėn “Ylli”, nė vitet e miqėsisė shqiptaro- kineze, u krijua mundėsia e njė specializimi tė tij dhe tė njė fotoreporteri nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, Niko Stefani. Deri atėherė Pertef Sinani ishte mjeshtri i vetėm qė ngjyroste foto bardhezi. Fotot e kopertinave tė revistave dhe tė gjitha fotot e tjera tė rėndėsishme kalonin nga dora e tij. Bėnte ēudira. Asokohe eksperimentuaesi mė i madh nė kėtė fushe ishte Jani Ristani. Megjithatė, kinezėt ishin tė avancuar. Unė ndenja 6 muaj nė Kinė pėr tė mėsuar foton me ngjyra. Kishte probleme me mėnyrėn se si tė mėsoinin, sepse ata e fillonin gjithēka nga e para, nuk merrnin parasyh qė ti ishe fotograf, qė e njihje teknikėn. Tė trajnonin pėr shembull pėr probleme tė realizmit socialist nė fotografi. Kjo ishte pjesa e mėrzitshme, “kineze” e ēėshtjes. Por gjithsesi ishte njė eksperiencė pozitive. Pas kthimit tonė nga Kina, puna e Pertefit ra, u duk qė perėndoi koha e ngjyrosjes. Dhe tė mendosh se ajo qė bėnte ai ishte njė art mė vete, sepse ngjyroste me bojė vaji. Futja e fotove me ngjyra i lehtėsoi mė shumė fotografėt, sepse njė pjesė tė madhe tė meritės e morėn ngjyrat. Por gjithsesi mjeshtrit duken nė foton bardhezi. Jo mė kot edhe sot e kėsaj dite kjo lloj fotografie ėshtė e lakmuar.

    Misset dhe deputėt, foto artistike, apo foto dokument?

    Shpesh kundrimi i objekteve tė bukura natyrore tė dokumentuara nė foto na bėn tė themi: Ja kjo ėshtė njė foto artistike. Por nė fakt ka njė dallim mes fotos artistike dhe fotos tjetėr, edhe kur ajo ėshtė bėrė mbi tė njėjtin objekt. Pėr shembull njė miss, ėshtė njė vajzė e bukur. Nėse ajo fotografohet thjesht drejtpėrdrejt nga njė person qė disponon njė aparat fotografik dhe nėse fotografohet nga njė mjeshtėr, sigurisht qė do tė kemi rezultate tė ndryshme. Petrit Kumi pohon se me kėto lloj fotografish, ku objekti ėshtė vetvetiu diēka e bukur, ėshtė duke u abuzuar mjaft kohėt e fundit. Modelet, misset dhe mjaft kategori tė tjera, fotografohen nė mėnyra tė ēuditshme dhe fotot e bėra serviren si foto artistike. Por nuk ėshtė foto artistike njė foto ku gjithēka rregullohet me ca pozime, me ca lėvizje, ku nuk mund tė shohesh asgjė mė pėrtej se ajo qė duket.

    Albes Fusha pohon se fotot e kėtij tipi janė vetėm foto dokument. Ndėrsa i pyetur pėr fotot e posterave elektoralė, Petrit Kumi pohon se nė mjaft raste ai habitet nga mėnyra se si janė realizuar aq keq disa foto. Nė shumė raste kandidatėt pėr deputetė u drejtohen studiove dhe kėrkojnė tė realizojnė posterat. Por shpesh asgjė nuk arrin tė realizohet nė funksion tė komunikimit me publikun.

    Petrit Kumi: Fotografia nuk mėsohet nė shkollė

    Unė i qėndroj idesė se fotoja kronikale ėshtė ajo qė i jep mė shumė shanse kujtdo, pėr tė arritur nė fotot artistike tė papėrsėritshme

    Kam mbaruar liceun pėr pikturė. Mė 1956 punoja si piktor reviste. Njė fotograf, Sulejman Kelmendi, u bė shkak qė unė tė lija nė plan tė dytė pikturėn dhe tė jepesha pas fotografisė. Nė vitin 1960 isha pėrfundimisht fotograf dhe punoja nė Agjencinė Telegrafike Shqiptare. Isha personi qė fotografoi Hrushovin nė vizitėn e tij nė Shqipėri. Ishte grupi i fotografėve Kallfa-Pici dhe Refik Veseli qė e dokumentuan gjithashtu kėtė vizitė. Njė vit mė vonė u largova nga agjencia dhe shkova nė revistėn “Ylli”, ku qėndrova deri nė 1985. Qė nga viti 1992 e deri tani punoj pėr vete. Ėshtė njė biznes familjar, ku nuk janė punėsuar vetėm persona tė familjes. Megjithatė, nuk e lė pas dore interesin pėr foton artistike. Nė ata mijėra filma qė vijnė tė lahen nė Fotokumi, unė gjej mjaft fotografi qė ndonjėherė ua kalojnė profesionistėve. Nuk do tė jetė e largėt dita kur do tė kem gati njė ekspozitė me klientėt amatorė mė tė mirė. Pėr mua fotografia nuk mėsohet nė shkollė. Ajo ėshtė njė lloj arti dhe si ēdo art, ka talentin kryesor. Megjithatė, nėse flasim nė pikėpamje teknike, mendoj se mund tė mėsohen mjaft gjėra. Por sot nė Shqipėri nuk ka shkollė tė mirėfilltė dhe pėr fat tė keq, edhe konkursi i fotografisė, “Marubi”, nuk ka vlerėn e njė ballafaqimi tė vėrtetė dhe tė njė vendi ku konkurrojnė vėrtet njerėzit qė merren me artin e fotografisė. Unė i qėndroj idesė se fotoja kronikale ėshtė ajo qė i jep mė shumė shanse kujtdo, pėr tė arritur nė fotot artistike tė papėrsėritshme. Janė momente mjaft tė vogla, ku njė fotoreporter mund tė arrijė tė realizojė njė foto artistike, nėse ai e ka instiktin e artistit. Personalisht mendoj se ATSH ka qenė njė shkolle madhe e fotografisė. Gjithashtu mendoj se kjo agjenci disponon arkivin mė tė madh shqiptar tė fotografisė. Padyshim ajo ishte epiendra e zhvillimit tė fotografisė shqiptare pas luftės sė dytė botėrore. Mjaft nga mjeshtrat e fotografisė sė asaj kohe nuk pėrfillen sot, por unė mendoj se ata kanė kontribuar nė mėnyrė tė jashtėzakonshme.

    Albes Fusha: Shtypi pėrmirėsoi shijet e publikut

    Mendoj se nė kohėn e monizmit fotografia anonte nga dokumentimi, ndėrsa sot tenton nga arti, nga lirshmėria e krijimit artistik

    Ndoshta periudha e punės nė shtyp ishte ajo qė mė bėri t'i hyja fotografisė. Por mendoj se kishte disa premisa qė mė drejtuan nga fotografia. Tradita familjare ishte njėra, formimi artistik ishte tjetra. Unė kam kryer Akademinė e Arteve pėr pikturė. Pas mbarimit tė akademisė pata njė periudhė qėndrimi nė SHBA. Bashkė me dy miq tė mi kishim shkuar atje pėr njė ekspozitė pikture. Vendosėm ta zgjasnim kohėn e qėndrimit. Ka qenė kjo periudhė kur mundėm tė shihnim galeritė e Nju Jorkut dhe tė perceptonim edhe fotografinė, midis tė tjerash. Rikthimi im nė vitin 1997 mė pozicionoi si fotoreporter shtypi. Ishte thjesht njė tendencė punėsimi, e cila mė tėrhoqi gjithmonė e mė shumė. Mė pas mė 1999 bėra njė specializim nė Austri dhe pas asaj kohe pata njė ofertė pėr tė punuar si pedagog nė Akademinė e Arteve, ku punoj edhe tani. Vitet e fundit studimi i fotografisė nė kėtė akademi dhe nė fakultetin e Gazetarisė po tenton drejt zgjerimit. Mundet qė nė tė ardhemn, pse jo, tė ketė njė degė mė vete pėr fotografinė nė Akademinė e Arteve. Pėr sa i pėrket tendencės sė fotografisė nė kohė, mendoj se nė kohėn e monizmit fotografia anonte nga dokumentimi, ndėrsa sot tenton nga arti, nga lirshmėria e krijimit artistik. Sot fotografėt kanė mundėsinė e komunikimit. Personalisht besoj qė “Marubi” ėshtė njė konkurs i vlefshėm, i hapur pėr debatin, pėr shkėmbimin e eksperiencave, ėshtė njė kuvend i mirė i fotografisė shqiptare sot. Sigurisht, asgjė nuk ėshtė e pėrsosur, po tendenca ėshtė pozitive nė kėtė aktivitet.
    Qoftė edhe duke mbyllur pak syrin pėr mangėsitė qė mund tė ketė, “Marubi” ėshtė njė konkurs qė ka vlera tė mėdha edhe nė pikėpamje tė dokumentimit. Nė tė marrin pjesė edhe shumė prej amatorėve tė avancuar tė fotografisė dokumentare. Mendoj se angazhimi mė i madh me fotografinė nė vitet e fundit e ka rritur edhe shijen e publikut. Kjo ėshtė bėrė nė mėnyrė instiktive, thjesht nga ballafaqimi i pėrditshėm me cilėsinė e fotografisė qė vjen nė rritje, sidomos nė shtyp.

    Roland Tasho: Tė dokumentosh tranzicionin

    Gjatė lėvizjeve demokratike, ishte pikėrisht profesioni ai qė mė vuri nė qendėr tė ngjarjeve mua dhe aparatin tim. Kam dokumentuar gjithēka

    Lidhja ime me fotografinė ka filluar nė mėnyrė tė rastėsishme. Ishte viti 1982. Isha shumė i ri, sapo kisha mbaruar ushtrinė. Kisha pasur njė mundėsi pėr tė shkuar nė shkollė oficerėsh, por nuk shkova. Kėshtu qė vendosa tė hyja nė punė. Nė lagje, siē ishte organizimi i atėhershėm, kishte njė zyrė pėr punėn. Njė nėpunėse atje mė regjistroi emrin dhe sa herė qė shkoja e pyesja mė thoshte “Prit, e di qė je i paduruar, por po mendoj pėr ty”. Njė ditė, kur shkova ta pyesja mė tha se mė kishte gjetur njė punė, fotograf. Ishte njė vend i mirė pune, nė fakt. Burri i tezes sime, Beqir Derhemi punonte kameraman askohe dhe ai mė nxiti mė shumė qė tė merresha me fotografinė. Fillimet kanė qenė si fillime tė ēdo zanati. Por me kohė fillova tė mėsoj mjaft gjėra pėrtej rutinės sė punės sė shėrbimeve, siē ishte nė fakt puna qė bėja atėherė. Kjo zgjati nga viti 1982-1985. Ndėrsa mė 1986 punova nė muzeun e Enver Hoxhės, piramida. Mė 1987 fillova punė nė revistėn “Ylli”. Ishin lėvizje qė mė jepnin gjithnjė e mė shumė eksperiencė. Puna nė revistė vazhdoi deri nga fundi i 1991 dhe fillimi i 1992. Gjatė lėvizjeve demokratike, ishte pikėrisht profesioni ai qė mė vuri nė qendėr tė ngjarjeve mua dhe aparatin tim. Kam dokumentuar gjithēka. Nė kohėn kur fotografoja nuk e dija se ajo qė po bėja do shndėrrohej nė njė fat pėr mua. Kohė mė vonė hapa njė ekspozitė me fotot e fillimit tė tranzicionit, me ikjet, lėvizjen studentore, revoltat, rrėzimin e bustit tė diktatorit. Midis tyre kishte shumė foto artistike. Ekspozitėn e panė disa italianė dhe interesimi i tyre mė ēoi nė njė tur nė vendin fqinj. Kėshtu fillova tė bėhesha i pranishėm nė disa vende me kėtė ekspozitė. Mė pas gjithēka vazhdoi nė kėtė rrugė. Kam provuar pėrvoja tė reja dhe jam i pavarur nė punėn time. Por nuk mund tė them se fotografia shqiptare ėshtė nė njė hap me fotografinė botėrore. Ne mund tė shikojmė diēka, mund tė lexojmė, por nė pėrgjithėsi as tė rinjtė, as tė vjetrit nuk ballafaqohen me botėn.


    Spektėr
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    C a r p e D i e m Maska e Le Piaf
    Anėtarėsuar
    29-08-2006
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    38
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shume interesant.
    C a r p e D i e m

  4. #4
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    455
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Fotografia mbush nje hapesire te kohes sime te lire.
    Fotografoj per ta pasqyruar realitetin ashtu siq eshte e jo per t ekrijuar vizione te rrejshme, per te paraqitur realitetin e deshiruar mendoj qe me shume i shkon piktures.
    Bej foto te vetes, natyres,njerezve tjere perreth....thjesht e kam shume pasion.
    ArsGothicė

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    a ka provuar ndonjehere ndonje artist te perziej ngjyrat me objektet ne pelhure.per te qene me i kjart do te kisha dhene shembull ne ket menyre (sedi sa do ta kuptoni-ide fantastike):

    piktura-DHOMA
    objektet - tavoline,dritare,ora e murit,dyshemeja vazoja me 1 lule te vyshkur dhe karriget

    gjysma e objekteve te jete e pikturuar kurse objektet qe biejn ne sy me teper (shembull ora ne mure,lulja,...) te jen objekte reale te ngjitura ne pikture (qofte ngjitese apo te gozhduara-ne 1 menyre te perforcuara ne pikture).

    sikur te beje ndokush kete art do te mundesha te organizoj prezantimin e ketyre pikturave ne Tetove dhe do te garantoja shum mysafir.kam mundesine (me shoqeri) te prezantojme kete edhe ne AlSat Nacional (ALSAT) ne emision dokumentar apo sido qe te jete nje prezantim te bukur.per ata te interesuar me dergoni PM (Personal Mesage) ose email (armend_kasa@hotmail.com).

    suksese

  6. #6
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,111
    Faleminderit
    0
    83 falenderime nė 68 postime
    Fotografoj per ta pasqyruar realitetin ashtu siq eshte e jo per t ekrijuar vizione te rrejshme, per te paraqitur realitetin e deshiruar mendoj qe me shume i shkon piktures.
    Nuk jam teper i sigurte se c'fare ke parasysh me vizione te rrejshme! Mos flet per punimet 3D qe paraqesin natyre virtuale apo flet per fotografi te punuara ne photoshop? Nese flet per fotografi te punuara ne fotoshop, mendoj qe disa nga fotot e tua ne galerine tende personale jane te tilla, ne te cilat ke manipuluar ngjyrat dhe je larguar nga realiteti. Fotot ne fakt, per mendimin tim jane me te bukura ato te cilat ke punuar ne fotoshop sesa ato qe i ke lene te thjeshta te cilat ne syrin e gjithkujt mund te duken teper ordinere dhe te zakonta. Thjesht desha te thoja se shprehja jote e mesiperme kntradikton disi me punimet e tua per mendimin tim.

    Arti i fotografise ka avancuar me kalimin e kohes dhe permban teknika te larmishme! Ashtu si piktura, skulptura, muzika dhe artet e tjera. Te shkrepesh nje foto dhe ta paraqesesh pa punuar ne te nuk ke paraqitur realitetin, edhe pse mendon se mund te kesh. Realiteti ka aq shume larshmeri ngjyrash sa dhe kamera me moderne nuk arrin ti paraqese 100% egzaktesisht siq jane. Syri i njeriut i shikon gjerat ne menyre shume te te detajuar se nje lente kamere. Kuptohet, rendesia me e madhe ne nje fotografi i kushtohet kompozimit te saj qe ka te beje me aftesine e syrit te fotografit per te kordinuar gjerat ne objektivin e tij.Por punimi i fotografive ka pothuajse po aq rendesi.Tek e fundit eshte art dhe arti ka te beje me boten krijuese te njeriut! Ku eshte krijimtaria dhe imagjinata jote nese gjithcka do ishe shkrep dhe paraqit! Per mendimin tim gjithcka do behej teper e rendomte teper shpejt dhe do largonte interesin e shikuesit.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  7. #7
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    67
    Postime
    451
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Unė jam njė person me njė dashuri tė madhe pėr artin.Arti per mua ka qenė njė frymėzim per 14 vjet pėr tė krijuar vepra tė artit ne fushen e hekurit te punuar me kovacane(wrought iron) dhe te mozaikut me gure natyral (stone mosaic)
    Te gjithe me njohin me emrin e biznesit tim" Pekomeri".
    Tani unė jam perkushtuar me te gjithe pasionin dhe eksperiencen time ne fushen e fotografise.
    Me pelqen te fotografoj objekte te arkitektures se vjeter,punime te artizanatit dhe dhe ato antike,persona me kostume kombetare Shqiptare dhe cdo gje tjeter te tradites tone.Me pelqen shume dhe Natyra dhe Modahttp://www.facebook.com/pekomeri?v=photos

  8. #8
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anėtarėsuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Mosha
    30
    Postime
    1,455
    Faleminderit
    1
    5 falenderime nė 5 postime
    Fotografia nuk tregon realitetin, fotografia tregon idene qe kemi. Thjesht fakti qe ne zgjedhim nje subjekt e jo nje tjeter, ta fotografojme ne nje menyre dhe jo ne nje tjeter, do te thote qe nuk eshte realiteti..sepse po fotografojme dicka qe sipas nesh eshte ashtu sic e fotografojme po nje tjeter mund ta shihte ndryshe...komplet ndryshe...

    Eshte nje iluzion qe fotot behen me Makine fotografike...behen me sy, me zemer, me mend.
    Henri Cartier-Bresson
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Robbery : 16-12-2010 mė 15:16
    https://www.behance.net/robberysk1100

  9. #9

  10. #10
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anėtarėsuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Mosha
    30
    Postime
    1,455
    Faleminderit
    1
    5 falenderime nė 5 postime
    Citim Postuar mė parė nga Ermelita Lexo Postimin
    Fotografia mbush nje hapesire te kohes sime te lire.
    Fotografoj per ta pasqyruar realitetin ashtu siq eshte e jo per t ekrijuar vizione te rrejshme, per te paraqitur realitetin e deshiruar mendoj qe me shume i shkon piktures.
    Bej foto te vetes, natyres,njerezve tjere perreth....thjesht e kam shume pasion.
    Fakti qe ti fotografon diēka dhe jo nje tjeter nuk e tregon realitetin ashtu siē eshte, por sipas kendeveshtrimit tend.
    Shpesh-here fotografia eshte konsideruar si arti qe pasqyron realitetin, kjo po, por edhe shume fotograf te medhenj me pas e hodhen poshte kete teori...
    https://www.behance.net/robberysk1100

  11. #11
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anėtarėsuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Mosha
    30
    Postime
    1,455
    Faleminderit
    1
    5 falenderime nė 5 postime
    Tė zotėrosh shumė mirė njė mjeshtėri dhe tė jesh artist, kėto janė dy gjėra tė ndryshme, thotė ai, duke theksuar qė artizanti s'ėshtė pjesė e artit.
    Bie shume dakort me kete fjali. Dikur arti ishte vetem teknike, por me kalimin e viteve teknika u be nje mjet per te arritur ate qe nje "artist" kishte deshire te shprehte.

    Ata qė janė marrė me fotografinė mendojnė se vėrtet nuk ka njė pėrcaktim tė ngurtė se ēfarė ėshtė kjo foto. Por Albes Fusha, pedagog fotografie nė Akademinė e Arteve thotė: Foton artistike e dallon forma ose koncepti. Kjo e dallon njė foto pėr nevoja dokumentimi tė njė gėzimi ose ngjarje familjare dhe kėrkesave tė njė artisti. Artisti ka ose ngacmim estetik, ose ngacmim konceptual. Fotoja artistike ėshtė foto me kėrkim mė shumė se sa dokumentimi, pėr shembull “Unė dhe ti pėprara bustit tė Skėnderbeut”. Fotografia duhet tė reflektojė njė kulturė, korrente me fotografinė botėrore. Nė fund tė fundit, fotoja artistike karakterizohet nga po tė njėjtat kėrkesa si artet e tjera.
    Mese e vertete edhe kjo. Do te shtoja diēka te vogel.
    Ndryshimi midis nje amatori dhe nje profesionisti eshte se nje amator ia le rastit cfare ndjesie do te percjelle puna e tij, ne kete rast fotografia, ndersa nje profesionist, e ka te qarte se cfare ndjesie do te percjelle. Per kete arsye eshte shkruar: "...fotografia duhet te reflektoje nje kulture..." (mendoj :))
    https://www.behance.net/robberysk1100

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Pėr: Arti i Fotografisė

    Dy fotografė shkodranė nė Vlorė


    Qerim Vrioni

    Gra me shkarpa-foto Maca (Ark.P.Stefa)

    Dihet se Shkodra dhe Korēa janė dy qėndrat historike tė zhvillimit tė Fotografisė Shqiptare. Prej kėtej, po mė tepėr nga e para, nėpėrmjet mjeshtrave fotografė, ajo u pėrhap dhe nė qytetet tė tjera tė vendit. Edhe nė Vlorė fotografėt e parė shqiptarė, ishin shkodranėt, Kol Maca dhe Gjon Rrota. Njė “lidhje” tė hershme tė Vlorės me fotografinė pėrbėn fakti i vjelė nga shtypi, se italiani Pietro Marubbi, nga vitet 1853-54, ka qėndruar disa kohė nė qytetin bregdetar, po pa u marrė me fotografi, mandej shkoi nė Shkodėr, ku shkroi hapat e para tė fotografisė shqiptare.

    Pėr shkrimin e mėposhtėm, duhet tė falenderoj dhe miqtė e mij, Pirro Stefa, Darling Vlora dhe Endrit Musaj pėr ndihmesėn e tyre.

    Nga tė dhėnat e deritanishme mėsohet se, Kol Maca, mbahet si fotografi i parė shqiptar nė Vlorė. Sipas studjuesit nga Shkodra, Ndoc Gurashi (tetor 2012), Kol Maca e ka mėsuar mjeshtėrinė e fotografimit nė ateljen e Kol Idromenos nė Shkodėr, ku ka shėrbyer si ēirak pėr disa kohė. Gjithashtu, studjuesi i sipėrpėrmendur shkodran thekson se Maca e ka hapur dyqanin (ateljenė) e tij pėr fotografim nė qytetin bregdetar nė vitin 1915 dhe ka punuar atje pa ndėrprerje deri nė vitin 1921.. Kjo ndėrkohė pėrputhet me pushtimin e parė italian tė Vlorės, ose siē njihet atje, me “Italia e parė“, qė shėnon edhe disa ndėrtime tė cilat qėndrojnė ende nė kėmbė, si Sahati dhe Bashkia (ish-konsullata italiane). Vula qė ai vendoste pas fotove pėr popullatėn ishte nė italisht e nė tė shkruhej “Nicolo’ Mazza-Fotografo-Valona”, ajo rregullisht ėshtė bėrė nė Itali. Nė tė, emrin e tij e gjejmė nė versionin e plotė tė tij, Nikoll, ndėrsa diku tjetėr e hasim me shkurtimin tjetėr, Kolec. Pėr jetėn e tij, me gjithė kėrkimet e vazhdueshme, ende nuk dijmė shumė gjera. Autori i kėtyre rradhėve ka gjetur nė Itali dy shkrime (faqet pėrkatėse) tė Kol Macės tė botuara nė revistėn e pėrmuajshme tė asaj kohe, “Corriere della Sera”(Milano). Artikulli i parė titullohet “Tra i montanari albanesi” (gusht 1907), i dyti, “Monumenti e costumi albanesi”(maj 1908). Artikujt e mėsipėrmė kanė tė bėjnė vetėm me Botėn Shqiptare. Ata janė shquhen pėr tė dhėna tė shumta historike, gjeografike, shoqėrore dhe etnografike pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe malėsorėt e Veriut nė veēanti. Midis shkrimeve, qė tregojnė dhe kulturėn e autorit, ka mjaft foto, me gjasė tė Macės, qė ilustrojnė pėrmbajten e tyre.

    Gjithsesi, Kol Maca, nė studion e tij fotografike nė Vlorė, pėrveē punės rutinė me komunitetin, ka realizuar edhe foto tė ngjarjeve tė ndryshme politike, shoqėrore e fetare tė qytetit. Duhet shtuar se Kol Maca ėshtė njė nga fotoreporterėt e parė nė shtypin shqiptar, gjė qė vėrehet nė revistat e viteve ’30, sidomos nė tė pėrmuajshmen e njohur tė kohės, “Minerva”, ku dhe ishte punėsuar. Pėr njė kohė tė shkurtėr ai ka qėnė dhe fotograf zyrtar i Oborit Mbretėror. Kol Maca ishte dhe pjesėtar i grupit zyrtar tė fotografėve tė shtypit, qė pėrjetėsoi festimet e 25 Vjetorit tė Pavarėsisė, mė 28 Nėntor 1937 nė Tiranė.

    Nė Arkivin Qėndror Shtetėror, ndėr tė tjera ėshtė gjetur njė fotografi e tij qė paraqet njė pjesė nga ceremonia e varrimit tė Ismail Qemalit nė atdhe mė 12 shkurt 1919. Sipas njė shkrimi tė atij viti (“Varrimi i Ismail Qemal Vlonės”-“Kuvendi”-Romė, 10 mars 1919), qė shoqėrohet me kėtė foto, kjo ėshtė realizuar gjatė homazheve nė tregun e madh tė Vlorės. Aty, nė prani tė shumė qytetarėve, tė parisė dhe autoriteteve italiane tė pushtimit, kanė mbajtur fjalė Jani Minga dhe Qazim Kokoshi, atdhetarė tė shquar, firmėtarė tė Dokumentit tė Pavarėsisė mė 28 Nėntor 1912. Nė foto shihet duke folur Qazim Kokoshi, ndėrsa poshtė tij dallohet Jani Minga e pas tij dy nga tre djemtė pjesėmarrės tė Plakut tė Vlorės, Et’hem dhe Qazim Vlora, i treti, Qamil Vlora nuk ėshtė kapur nga objektivi i aparatit. Pas fjalimeve, arkmorti i mbuluar nga Flamuri Kombėtar dhe i shoqėruar nga mijra vetė u drejtua pėr nė fshatin Kaninė, nė vendvarrimet e familjes Vlora. Pėr funeralin e Ismail Qemalit, atė ditė, poeti dhe Kryetari i atėhershėm i Bashkisė Ali Asllani, ka shkruar njė elegji shumė tė ndjerė qė mbyllet me vargjet “Emr’i tija i vėrtetė; Ėshtė Nėntor njėzet’e tetė“.

    Maca, natyrisht atė ditė mund tė ketė kryer dhe shkrepje tė tjera, gjė fare e zakonshme edhe sot pėr fotografėt nė ngjarje tė veēanta, por deri tani janė pa autorėsi tė pėrcaktuar.

    Foto tjetėr e Kol Macės qė tregon lidhjet e tij me Vlorėn, ėshtė njė portret nė kėmbė i Ali Asllanit. Duket si fotografi zyrtare edhe pse ėshtė nė kėmbė. Ajo mban poshtė saj me shkrim dore emrin “Ali Asllani”, qė mund tė jetė i tij ose i fotografit. Ka tė ngjarė qė shkrepja tė jetė bėrė rreth vitit 1920 dhe shoqėrohet me vulėn e dyqanit tė tij nė Shkodėr, po kjo nuk do tė thotė se me patjetėr, ėshtė fotografuar atje. Nė qytetin verior, Maca ka bėrė shtypjen nė letėr tė fotos, tė cilėn mund ta ketė realizuar dhe nė Vlorė.

    Kol Maca, ashtu si parardhėsit e shquar tė Fotografisė Shqiptare, Pjetėr e Kel Marubi, Kol Idromeno, Kristaq Sotiri, nuk ka qėnė mospėrfillės ndaj varfėrisė karakteristike tė shqiptarėve, shoqėruese e trishtė e tyre deri nga fundi i shekullit tė kaluar. Kėshtu, ai fotografoi nė Vlorė, mė 1916 tri femra, dy tė ngarkuara me shkarpa dhe tė tretėn tė ulur. Veshja e tyre ėshtė e fshatrave pėrreth qytetit, ēka mund tė tregoj se ato banojnė aty, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė kenė dalė pėr t’i shitur. Nė foto bie nė sy veēanėrisht pamja e vajzės, sidomos shikimi i saj. Fotografia, natyrisht nuk ka qėnė e porositur e aq mė pak e paguar, por e nxitur nga bota shirtėrore e fotografit e prekur nga skamja (gratė zėvendėsojnė kafshėt e ngarkesės). Kjo foto, siē kuptohet, tregon se Maca, ka lėnė mėnjanė rutinėn me foto nė studio, pėr tė kapur pamje nga jeta e pėrditėshme nė qytet e rrethina. Shumė foto tė realizuara nga Kol Maca nė atė kohė janė shumėfishuar e shpėrndarė edhe si kartolina postare.

    Shkodrani tjetėr, Gjon Rrota (Shkodėr, 1893-Vlorė,1931), qė mbahet ndėr fotografėt e parė shqiptarė nė Vlorė, ishte vėllai i piktorit tė njohur Simon Rrota, qė kishte studjuar nė Itali (Brera, Milano). Nė ateljen (dyqanin) e tij fotografike nė qytetin bregdetar, ai, punonte kryesisht pėr komunitetin e qėndrės dhe rrethinave. Gjithashtu nė Vlorė, Gjon Rrota u martua me njė vajzė nga Fieri nga familja e njohur atdhetare, Kilica (Athina), me tė cilėn pati vetėm njė djalė, Xhorxhin. Edhe ky u muarr me fotografi nė Tiranė mė tepėr pėr popullatėn (Foto Skenderbeu-vitet ’50-’60).

    Si shumė mjeshtra tė aparatit me studio vetjake edhe Gjon Rrota, fotografoi ngjarje tė ndryshme, politike, shoqėrore, fetare, shpesh tė paporositura, por pėr kėnaqėsin e tij vetjake. Nė to shpėrfaqet ndjesia e tij ndaj tė bukurės, kjo sidomos nė peizazhe. Njė set fotosh tė Gjon Rrotės i pėrket shkollės sė parė shqipe tė Vlorės, “Shkollės Plotore”, quhej nė atė kohė (mė vonė u emėrtua “Shkolla Nr.1”, tani “28 Nėntori”). Atėhere, viti shkollor 1926-27, drejtor i shkollės ishte bashkėqytetari shkodran i fotografit, Gani Dizdari. Fotot paraqesin pamje nga veprimtari tė ndryshme tė nxėnėsve, por edhe gjithe trupin pedagogjik bashkė me ta para ndėrtesės sė shkollės. Nė to, bie nė sy ndėr tė tjera, qėndrimi dhe veshja e rregulltė e nxėnėsve, pėrveē atyre tė mėsuesve.

    Gjon Rrota ka bashkėpunuar ngushtė dhe me bibliofilin, fotografin dhe botuesin e njohur vlonjat, Ibrahim Shyti. Ky i ka botuar dhe shpėndarė disa foto tė kthyera nė kartolina postare. Njė nga kėto ėshtė edhe peizazhi i qytetit i vitit 1928, fotografuar nga veriu (diku poshtė Qafės sė Topit). Objektivi i aparatit tė Rrotės ka kapur pjesėn kryesore tė qytetit, rrugėn pėr nė Skelė, Ujin e Ftohtė, detin e deri tek Karaburuni nė sfond. Fotoja ka vlera njohėse, por flet dhe pėr aftėsitė piktorike tė fotografit gjatė kuadrimit tė pamjeve.

    Dy fotografi tė tjera tė Gjon Rrotės, tė cilat u shtypėn edhe si kartolina, paraqesin pamjen e Sheshit tė Flamurit dhe portin e Skelės. Ato mund tė futen nė “peizazhet urbane” dhe sot mbartin shumė vlera dokumentare dhe historike.

    E para, qė i pėrket vitit 1919, ėshtė marrė nga poshtė kodrės sė “Kuzbaba-sė” paraqet “Sheshin e Flamurit”, “Sarajet e Vlorajve” tė rrethuara me mur e pemė, para prishjes sė tyre dhe nė krah tė saj, “Shtėpija Sharrajve”. Atėhere, ato ishin ndėrtesat kryesore tė qėndrės sė Vlorės. Nė banesėn e Familjes Vlora (Shtėpia e Xhemil Vlorės) u mbajt mė 28 Nėntor 1912, Kuvendi Historik, ku Ismail Qemali shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė. Ajo u shkatėrua edhe nga mospėrdorimi gjatė Monarkisė, tjetra (Shtėpia e Sharrajve) u prish me shpėrthim me dinamit gjatė periudhės sė komunizmit (vitet ’80) pėr tė ndėrtuar njė hotel qė kohėt e fundit pritet tė pėrurohet. Tė dyja hyjnė nė listėn e gjatė tė ndėrtimeve (banesa, objekte shoqėrore e fetare, ura etj) me vlera historike, qė sot nuk gjėnden tė cilat pėrbėjnė atė qė quhet “Shqipėria e Humbur”, duke pėrdorur shprehjen nostalgjike (njėkohėsisht qortuese) tė krijuar nga publicistit i njohur Ylli Polovina.

    Fotoja e dytė ėshtė realizuar nė portin e Vlorės nė vitin 1927, pranė doganės sė atėhershme. Fotografi Rrota e ka shkrepur aparatin nga moli nr.1 (kėtė emėr ka dhe sot), i ndėrtuar (sipas njė fotoje tė Kel Marubit), pėrpara vitit 1908 nga autoritetet turke tė qytetit. Nė vitin 1927, shteti shqiptar dhe tregtarėt vendas kishin kohė qė kishin nisur marrėdhėniet e shumta me jashtė, eksportonin prodhime bujqėsore dhe minerare dhe sillnin mallra industriale, kryesisht nga Italia. Nė ballė tė fotos duket ndėrtesa e asaj kohe e kapitenerisė sė portit, ndėrsa tutje me vėshtirėsi dallohet Dykatėshja e Qeverisė sė Ismail Qemalit, mbėshtetur nė njė ndėrtesė tjeter qė sot nuk ėshtė mė. Nė sheshin para duken mallra tė ndryshme nė pritje tė lėvizjes sė tyre.

    Njė foto qė pasqyron njė ēast nga pritja nė Vlorė e Motrave tė Mbretit Zog, ėshtė gjetur nė AQSH, me autorėsi “Foto Rrota”. Ato paraqiten duke zbritur nga makinat para Bashkisė (sot Muzeu Historik), ku shihet roja e nderit, autoritetet dhe banorė tė shumtė. Aty u pritėn me nderime dhe nga Kryetari i Bashkisė, poeti Ali Asllani. Nė sfond tė fotos duket ish-xhamija e Tabakėve (shembur mė 1967) dhe djathtas, ish-hoteli i kinezėve. Fotoja ėshtė e vendosur nė njė kornizė tė mirė kartoni. Dihet se ajo vizitė ėshtė e vitit 1937, kohė kur fotografi Gjon Rrota kishte gjashtė vjet qė ishte ndarė nga jeta. Nga vula eliptike nė kornizė dallohet vetėm pjesa e sipėrme, “Fotografia Rrota”. Edhe i biri i fotografit, Xhorxhi, mendojmė se nuk ishte nė moshė pėr tė realizuar foton, kėshtu mund tė hamendėsohet autorėsia e Ibrahim Shytit, gjė qė pret vėrtetim dokumentar.

    Fotografitė e mėsipėrme futen edhe nė gjinitė e fotografisė dokumentare dhe historike, mjaft tė rėndėsishme pėr studime tė shumėllojta. Historianė, kėrkues tė fushave tė ndryshme, si dhe njerėz tė tjerė kureshtarė pėr tė shkuarėn e vendit, mund tė gjejnė, tek fotografia dokumentaro-historike, njė burim tė veēantė e tė pagabueshėm njohurish, madje jo vetėm pamore. Nė tė pėrfshihen dhe fotot e dy shkodranėve, Kol Maca e Gjon Rrota, tė cilėt kanė fotografuar me dashuri nė Vlorė gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shekullit tė kaluar duke lėnė pėr brezat shenja (foto) tė vlefshme historike mbi jetėn politike e shoqėrore, si dhe pėr natyrėn dhe arkitekturėn e qytetit tė Flamurit.

    *Studiues, shkrimi ėshtė botuar nė gazetėn “Dielli”

    http://www.standard.al/dy-fotografe-shkodrane-ne-vlore/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •