Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 170
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    o njerez mos bini viktime e sun apo news of the world, ata jane gazeta qe ju ka ikur koha ne angli edhe pse lady thatcher ( margaret) me propaganden e gazetave te tilla u zgjodh kryeministre. une kam kaq kohe ne UK dhe kurre nuk i lexoj keta gazeta. Por mua me habit fakti pse te perfundojme gjithmone ne faqet e para te kesaj media kur behet fjale vetem per gjera negative. Kur e ka ndermend me ndryshuar ky populli yne, a mos valle do arrijne ta kuptojne se ju ka ikur koha ca budalliqeve me brire. Nga nje histori e tille mund te persekutohen apo tregohet racizem ndaj te gjithe shqiptareve qe punojne, ne fabrika, restorante apo kantiere ndertimi, pasi te gjithe anglezet qe punojne neper keto pune jane shtresa me e ulet dhe injorante ne UK. Dhe aq me keq e gjithe kjo shtrese vetem "sun" dhe "news of the world" lexojne.
    mateo

  2. #132
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Degjova shum per kete artikull, edhe per fat te mire e kam vene tek derrasa e dhomes vare...thjeshte ngaqe me pelqen shum pashaporta e David Blanket ...pasi mendoj qe ky artikull peshon me shum sa duket!

    Persa i perket artikullit, nuk jam cuditur aspak...eshte e vertete qe shqiptaret po luajne shum role kryesore ne pislliqet qe behen sot...por edhe The Sun ekzagjeron cikeze...
    Edhe pse nuk e lexoj kete gazet...nuk i kushtoj edhe aq vemendje artikullit,por sic u shpreh edhe Ryder...kjo gazete me te vertete ju drejtohet klasave te ulurave ne UK, edhe jane ato klasa qe ju besojne atyreve shkrimeve...kshq thjeshte urrejtja kundra shqiptareve ngrihet me shum ...Ju keshilloj te lexoni ' The Times'
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  3. #133
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kolomb, ajo pjesa e fundit me kujtoi dicka shume interesante. Ne greqi studiohet per kompllot perendimi.Ne 1996 ne mos gabohem eshte bere nami sepse greqia ka akuzuar se perendimi, pra shtetet e medha do ta zhdukin ate ne nje te ardhme. Ne Shqiptaret nga ana tjeter enderrojme te futemi ne Evrope. Nuk di ku e sheh te keqen e Aristidhit ti, sepse ai ndryshe nga plehrat qe rrine ne ballkan, luftoi me llogjike nje nga sistemet me ksenofobe. Apo mos do te thuash qe ti hedhim dhe librat e Nolit ne prush ?

    Un marr nje pozicion realist kur flas, realist dhe kritik. Me thuaj nese ka dicka qe nuk shkon siper, se sa per perrallat e mbretit grek, Princi Charles qe mbahet dhe si pasardhes i Skenderbeut(me linje gjenealogjike serbo-greke), eshte antar nderi i manasitirit te Athosit(jane me kokrra keto njerez ne bote). !!!!!! Greqia ishte 80 vjet nen Angli, apo mos do te thuash qe Anglia e vodhi Greqine ? Un kete e pres nga dikush qe eshte shkolluar ne ate sistem qysh nga klasa e pare, sic i kam hasur dhe vete keto tipa. Ne 10 libra per Greqine, emblema Oxford kryeson ne 8 prej tyre.

    Ameriken nuk e kane ndertuar Shqiptaret vetem, por dhe ata kane dhene kontributin e tyre pozitiv disa here me te madh se ai negativ, sic stresohet tani se fundi.

    ME vjen keq, por perendimi ka tentuar te hyre ne Shqiperi disa dhjetra here. Ke libra te tere mbi misionet angleze ne Shqiperi. Ja te te jap disa un psh qe me kujtohen :

    Albanian Assignment - David Smiley
    The great betrayal : the untold story of Kim Philby's biggest coup - Nicholas Bethell

    e ke te tjera sa te duash. Se perse e donin, ato jane aresye qe mund te debatohen, por qe kishin interes kete nuk e diskuton njeri. Nje nga pengjet me te medha qe kane sherbimet e medha sekrte ne bote eshte pikerisht se nuk arriten kurre ta hedhin Enverin... zbulimi e kundrazbulimi shqiptar krahasoheshe me Mosadin hebre e me Dst franceze qe jane zbulimet numer 1 ne bote.

    Si perundim, nese kemi hyre ne kete epoke nihilste do ta quaja, te zhvleresimit te gjithshkaje qe ka te bej me veten tone, vetem per ta rivleresuar me vone, me fal qe nderhyra ne kete debat, dhe qe tu desh te lexoje gjith ato perralla siper. E harrofshim sa me shpejt ate te kaluar dhe kete te tashme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 01-02-2005 mė 23:07
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #134
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    the sun, dhe the news of the world, sa per informacion, eshte e rupert murdoch.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  5. #135
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Artikujt e botuar plot bujė, javėn e shkuar nė tė pėrditshmen britanike "The Sun", nė qendėr tė tė cilėve ishte organizimi i emigracionit ilegal nga Shqipėria drejt Anglisė, janė kthyer nė objekt diskutimesh tė zjarrta nė komunitetin shqiptar nė Britaninė e Madhe. Ato janė cilėsuar si baticė mediatike kundėr vetė emigrantėve. Tė tilla diskutime kanė pėrfshirė natyrshėm edhe diplomatėt shqiptarė tė Londrės, tė cilėt kanė shpejtuar tė komunikojnė me autoritet britanike nė lidhje me saktėsinė e shkrimeve. Zoti Kastriot Robo, njeriu qė gjendet nė krye tė diplomacisė shqiptare nė Britaninė e Madhe, pohoi gjatė njė kontakti me Gazetėn intensitetin e angazhimit tė tij perosnal dhe stafit tė ambasadės duke reaguar ndaj kėtyre "artikujve tė izoluar" si i cilėson ai. Gjatė njė interviste me Gazetėn, Robo tha se "ai personalisht dyshon se ndoshta ka qėndra tė caktuara, tė cilat stimulojnė dhe pėrgatisin botime tė artikujve tė tillė". Ja opinioni i diplomatit Robo pėr kėto zhvillime.

    Z. Ambasador, cili do tė ishte komenti juaj ju lutem nė lidhje me investigimin e gazetės "The Sun" nė Tiranė rreth falsifikimit tė pasaportave britanike, si dhe pėr dy shkrimet e tjera qė pasuan kėtė investigim?
    Mua mė duket qė artikujt e botuar nė "The Sun" janė artikuj tė izoluar, qė nuk i pėrgjigjen realitetit, pėrsa i pėrket bashkėpunimit shqiptaro-britanik nė luftėn kundėr krimit tė organizuar. Qė ditėn e parė tė botimit tė artikullit, ne si ambasadė, kontaktuam me Ministrinė e Rendit kėtu nė Londėr, ku zyrtarė tė lartė tė kėsaj ministrie pėrgėnjeshtruan nė mėnyrė kategorike kėto ngjarje duke i cilėsuar si histori, qė nuk i pėrgjigjen njė realiteti tė caktuar. Ndėrkohė qė dy qeveritė dhe dy vendet tona po pėrpiqen tė bashkėpunojnė institucionalisht dhe ngushtėsisht pėr tė luftuar fenomene tė tilla tė krimit tė organizuar, mendoj se vlera e kėtyre artikujve ėshtė tejet negative, nė aspektin e krijimit tė njė imazhi negativ pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė Mbretėrinė e Bashkuar.

    Cila mendoni se ėshtė arsyeja e vėrtetė, e cila qėndron pas publikimit tė kėtyre shkrimeve?
    Unė po pėrpiqem qė tė analizoj se ku janė qėndrat, tė cilat stimulojnė dhe pėrgatisin botime tė artikujve tė tillė nė kėto momente, kur vėndi ynė po ecėn nė mėnyrė jashtėzakonisht pozitive nė procesin e asocim-bashkėpunimit nė Bashkimin Europian. Kėshtu, ne jemi tė angazhuar, dhe do tė bashkėpunojmė me autoritet britanike, pėr tė forcuar institucionalisht luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve.

    A mund tė na thoni mė konkretisht Zoti ambasador, se cili ėshtė opinioni i autoriteve britanike nė lidhje me problemet qė ka komuniteti shqiptar, kur brėnda tij ka natyrisht edhe disa elementė kriminalė?
    Ka fakte dhe deklarata tė mirėnjohura tė autoriteve policore britanike, qė shqiptarėt nė Mbretėrinė e Bashkuar janė pjesė e komunitetit, qė po pėrpiqen tė integrohen maksimalisht nė kėtė shoqėri. Ju jeni vetė dėshmitar pasi keni raportuar nė faqet e Gazetės Shqiptare se gjatė procesit tė legalizimit tė shqiptarėve nė Mbretėrinė e Bashkuar, pas vendimit tė marrė nga qeveria britanike nė kuadrin e shpalljes sė amnistisė pėr emigranėt, shqiptarėt janė njė nga komunitetet mė tė mėdha qė po pėrfitojnė nga ky proces.

    Cilat janė pėrpjekjet tuaja nė bashkėpunim me autoritetet policore vendase nė luftė kundėr elementėve kriminalė shqiptarė nė Angli, tė cilėt e prishin imazhin e mirė tė shqiptarėve pėr tė cilėt folėt mė sipėr?
    Emigracioni shoqėrohet gjithnjė me probleme sociale siē janė krimi dhe trafiqet. Por, bashkėpunimi me palėn britanike pas konferencės sė Londrės kundėr krimit tė organizuar, qė u zhvillua nė nėntor 2002, me temė "Lufta kundėr krimit tė organizuar nė Europėn Juglindore" ne kemi vendosur njė bashkėpunim tejet optimal me autoritet britanike dhe nė mėnyrė tė veēantė me policinė kriminale, "New Scotland Yard". Do thoja se rezultatet nė kėtė aspekt janė shumė pozitive. Shumė shpejt nė Tiranė do tė fillojė punė njė oficer ndėrlidhės i policisė britanike "New Scotland Yard" dhe nė njė tė ardhme tė afėrt, pala shqiptare do t'i pėrgjigjet reciprokisht kėsaj nisme, duke dėrguar nė ambasadėn shqiptare nė Londėr njė oficer ndėrlidhjeje.

    Meqėnėse ėshtė fillim viti, a mund tė na thoni cilat janė disa nga objektivat tuaja si ambasador i Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Bashkuar pėr vitin 2005?
    Pėr mua dhe pėr tė gjithė stafin tim, 2005 ėshtė njė vit shumė i rėndėsishėm pėr marrdhėniet shqiptaro-britanike, pasi Britania merr presidencėn e disa organizmave ndėrkombėtare si atė tė G-8, presidencėn e "Kėshillit tė Sigurimit" njėkohėsisht atė tė BE-sė gjatė gjashtėmujorin e dytė tė kėtij viti. Dihet qė krahas aspektit bilateral tė mardhėnjeve, ne jemi shumė tė fokusuar, nė mėnyrė tė veēantė nė procesin e Asocim-Stabilizimit, dhe njė objektiv maksimal ėshtė, qė ndoshta edhe pėrpara presidencės angleze, tė nėshkruajmė marrveshjen e Asocim-Stabilizimit me BE-nė. Ky ėshtė njė objektiv strategjik i politikės sė jashtme tė diplomacisė shqiptare. Jemi tė sigurtė se me mbėshtetjen e deritanishme tė autoriteteve britanike, ne jemi shumė afėr nėnshkrimit tė kėsaj marrveshjeje.


    Tiranė, ende falsifikohen dokumenta udhėtimi angleze

    Arrestimi dy ditė mė parė nė Rinas i njė emigranti shqiptar, qė kishte vėnė nė pėrdorim njė "travel document" anglez tė falsifikuar, ka rinxjerrė nė dritė faktin, se tė tilla dokuemnta vazhdojnė tė mbushen e shiten rrugėve tė Tiranės. Emigranti klandestin, pėr fat tė keq, kishte mundur tė kapėrcente autoritetet e Rinasit me kėtė dokument fals, pėr tu ndaluar vetėm nė Hungari, duke provuar edhe njėherė se trafiku ilegal nga Shqipėria nė drejtim tė shteteve tė zhvilluara, ka struktura ende tė ngritura. Njė zhvillim i tillė ndodh vetėm pak ditė pas njė deklarate te Prokurorisė sė Pėrgjithshme, sipas sė cilės "nė Shqipėri nuk prodhohen dokumenta false angleze".

  6. #136
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Anglia dėbon emigrantėt ilegalė

    Ministri i Brendshėm i paraqet parlamentit njė plan pesė-vjeēar pėr emigracionin

    Anglia dėbon emigrantėt ilegalė
    Qindra shqiptarė rrezikojnė tė deportohen


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra, Muhamed Veliu


    Mijėra emigrantė ilegalė, pėrfshi shumė shqiptarė nė Angli, do tė dėbohen nga vendi. Ky ėshtė propozimi mė i fundit i Qeverisė Laboriste, e cila dje nėpėrmjet Ministrit tė Brendshėm Charls Clarke i paraqiti parlamentit njė plan pesė-vjeēar pėr emigracionin. Radikalizimi nė ligjin e emigracionit, aspak i papritur nga qeverija e Toni Blerit, vjen disa javė pas propozimeve tė liderit konservataor Michael Haėard, i cili deklaroi se "Britania ėshtė plot me azilantė" dhe propozoi si zgjidhje njė kuotė vjetore pėr numrin e emigrantėve qė i duhen ekonomisė vendase. Mendohet se 250 000 persona jetojnė ilegalisht nė vend tė cilėt duhen deportuar. Nė njė debat parlamentar Charls Clarke, Ministėr i Brendshėm, qė mbulon edhe ēėshtjet e emigracionit shpalosi detajet e njė plani pesė-vjeēar, qė do tė "shėrojė" krizėn e emigracionit nė vend. Ai u shpreh se do tė trefishojė numrin e emigrantėve tė paligjshėm me anė tė dėbimeve. Nga ana tjetėr kjo do tė pėrkojė me njė sėrė masash shtėrnguese nė pikat aero-portuale. Deri nė vitin 2008 do tė pėrfundoi vėnja nė jetė e planit pėr marrjen e shenjave tė gishtave tė gjithė atyre tė huajve qė aplikojnė e hyjnė nė Britani me viza. Paisja me karta tė veēanta "ID" pėr emigrantėt, tė cilėt qėndrojnė mė shumė se tre muaj nė vend ėshtė njė nga prozimet e tjera, tė cilat shumė shpejt do t'i kalohen parlamentit pėr miratim.
    Sipas statistikave aspak tė kėnaqshme pėr Home Office nė vitin 2003 vetėm 18 000 emigrantė ilegalė mundėn qė tė deportohen nė vendet e tyre ndėr ta 2 300 shqiptarė dhe kosovarė. "Ne duhet tė kemi njė sistem shumė efikas nė dėbimin e azilantėve tė dėshtuar", tha ministri Clarke. Ndėrkohė pėr emigrantėt ekonomikė planifikohet qė ata, nėse nuk do tė marrin maksimumin e pikėve, sikurse ndodh nė sistemin australian tė emigracionit, nuk do tė mund tė fitojnė leje pune. Por emigrantėt me profesionin mėsues, doktorė dhe infermiere do tė kenė prioritet madje mund tė qėndrojnė pėrgjithmonė nė Angli nga nevoja shumė imediate pėr ta. Tė tjerėt me mbarimin e lejes sė punės duhet qė tė kthehen nė vendin e tyre. Propozimet e djeshme i kanė pakėsuar sė tėpėrmi shpresat pėr njė legalizim tė mundhsėm tė mijėra azilantėve shqiptarė. Shumica e tyre janė beqarė tė cilėve u ėshtė refuzuar azili ose nuk kanė kėrkuar azil dhe janė tėrėsisht ilegalė nė shtetin ishullor, ku numri i shqiptarėve thuhet se arrin nė 50 000. Nė katėr vitet e fundit numri i tė riatdhesuarve mendohet tė ketė arritur nė 6 mijė veta. Kapja e emigrantėve bėhet nė stacionet e trenit apo nė vendet e punės, nga ku mė pas dėrgohen nė katėr qendrat e detencionit pėr tė pritur njė avion special qė fluturon ēdo tė enjte pėr nė Prishtinė. Njė kontigjent problematik mbeten edhe minorenėt, tė cilėve nuk do t'u rinovohen lejet e qėndrimit tė fituara deri nė mbushjen e moshės 18 vjeē.

  7. #137
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Kryepolici i Londrės: Sulm ndaj kriminelėve shqiptarė

    Sir Ian Blair: Janė nė krye tė krimit. Nė Tiranė pritet tė vijė njė oficer anglez

    Kryepolici i Londrės: Sulm ndaj kriminelėve shqiptarė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra, Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare


    ANGLI

    Vetėm njė javė pas ardhjes nė krye tė policisė sė Londrės, Sir Ian Blair u ka shpallur luftė organizatave kriminale me origjinė nga Europa Lindore. Kėto grupe, ndėr to edhe ato shqiptare e kosovare, janė klasifikuar si shumė tė rrezikshme. Nga informacionet inteligjente tė policisė angleze, ato pėrbėhen nga struktura me pak njerėz, tė cilėt kanė ndikimin e tyre nė Londėr, pasi pėrdorin dhunė ekstreme. Siē ėshtė bėrė e ditur nga burime policore nė Londėr, janė identifikuar 16 nacionalitete tė huaja tė cilat janė cilėsuar mė tė rrezikshmet, dhe nė krye tė tyre janė grupet shqiptare. Sipas renditjes sė "Scotland Yard"-it, ato janė Shqipėria, Kosova, Algjeria, Bangladeshi, Kina, India, Xhamajka, Lituania, Moldavia, Nigeria, Pakistani, Rumania, Rusia, Somalia, Sri-Lanka dhe Turqia. Shqiptarėt, tė cilėsuar si tė suksesshėm nė prostitucion, dhe kosovarėt nė pėrdorimin e armėve, janė nė top-listėn e atyre qė do tė marrin goditje shkatėrruese nga policia, pasuar nga nigerianėt mashtrues dhe kinezėt trafikantė tė qenieve njerėzore. "Megjithėse ėshtė konstatuar se kėto grupe kriminale pėrbėhen nga klane njerėzish nė komunitetet pėrkatėse dhe janė minoritet brenda tyre, ata pėrdorin dhunė ekstreme, janė nė rritje duke organizuar krime serioze", janė shprehur autoritetet policore, monitoruese tė afėrta tė botės sė krimit. Por, veē luftės, drejtori i ri i policisė londineze, Sir Ian Blair, ka bėrė thirrje pėr krijimin e njė force kombėtare pėr ruajtjen e kufijve, pėr ta ēuar njė hap mė pėrpara bllokimin e hyrjes sė kriminelėve nė Angli. Por, nuk mbarojnė me kaq propozimet e kryepolicit londinez. Sipas tij, duhet t'i jepet prioritet ndėrtimit tė njė rrjeti tė jashtėm inteligjence, duke bėrė tė mundur qė oficerėt britanikė tė identifikojnė lėvizjet e mundshme tė grupeve kriminale. Kėtė gjė "Scotland Yard"-i kėrkon ta vėrė nė zbatim me Shqipėrinė. Sipas njė burimi, brenda shkurtit njė oficer i "Scotland Yard"-it mbėrrin nė Tiranė, pėr tė filluar punėn si oficer ndėrlidhės, i cili do tė bashkėrendojė gjithēka nė luftėn mė me efikasitet kundėr grupeve kriminale shqiptare qė veprojnė nė Angli.

  8. #138
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Dje ne Alsat ndegjova se Anglia do kthej te gjithe azilkerkuesit shqiptare deri me 18 vjet prap ne Shqiperi.Kjo vlen vetem per ata te cilet nuk kane mundur te marrin azil deri ne kete kohe.Ketij propozimi i kunderviheshin shume organizata per mbrojtjen e te drejtave te njeriut,dhe ngelet vetem te shofim se cka do ndodh.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #139
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    hmm...nuk e kuptoj ate me lart Stormo??do kthejne ato qe kane ne angli 18 vjet..nqfse nuk kane dok?? ...(nqfse kjo eshte...nuk ma do mendja qe do jete ndonje...)

    Sa per amnistin...po flitet shum per 1 amnisti si kjo familjarja edhe per ato minorene..qe kane ardhur ketu mbi 1 lloj date...Shuk avokate po ju kerkojne Home Officit qe te aplikoj te njejten amnisti edhe per ato minorene qe kan ardhur ketu nen moshen 18,edhe jane akoma pa dok...
    Akoma pergjigje nga Home/Off nuk ka per kete...(por siesi do ishte mire ) .----> Ishalla
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  10. #140
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    bunny,
    Lexo kete lajmin me poshte dhe besoj se do sqarohesh

    http://news.bbc.co.uk/1/hi/uk/4248029.stm
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Anglia dėbon 545 emigrantė shqiptarė
    Nga Davius nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 01-02-2008, 18:10
  2. Anglia B vs. Shqipėria - [3:1]
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 26-05-2007, 18:30
  3. Grupi B - Anglia, Paraguaji, Trinidadi, Suedia.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 18:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •