Bashkėpunim pėr tė kapur elementėt kriminalė
Nė njė artikull tė botuar tė enjten nė gazetėn The Sun, njėra prej mė tė shiturave nė Britaninė e Madhe, shkruhej se nė Shqipėri ėshtė e mundur qė tė blesh prej trafikantėve tė dokumenteve, pasaporta false britanike. Sipas gazetės, dy tė dėrguar prej saj, kanė mundur tė porosisin pasaporta, tė cilat nė mėnyrė ironike, i kanė porositur me emrin e ministrit tė brendshėm Clarke dhe ish- pararendėsit tė tij Blunkett.
Gazeta shkruan se mes tė tjerash, Interpoli thotė se tė paktėn 40 kriminelė nga Shqipėria, njė pjesė e tė cilėve vrasės, strehohen nė Britaninė e Madhe, pasi kanė siguruar identitet tė rremė me pasaporta falso.
Lidhur me kėtė, BBC intervistoi shefin e sektorit tė Interpolit nė Tiranė, Artan Bajraktari.
BBC: A ėshtė e mundur tė blesh nė Tiranė njė pasaportė britanike false?
Bajraktari: Nga eksperienca qė kam, nuk mund ta pohoj njė gjė tė tillė ose tė kem dijeni pėr njė gjė tė tillė, sepse sektori i Interpolit nuk merret me falsifikimin e dokumentave, por njė nga pjesėt e punės sonė ėshtė edhe verifikimi i dokumentave tė udhėtimit pėr jashtė shtetit.
Dhe siē dihet, njė nga elementet kryesorė pėr tė realizuar tė gjitha format e kriminalitetit, si tė terrorizmit, narkotrafikun apo trafikimin e qėnieve njerėzore apo mjeteve motorrike, njė element ėshtė edhe poseidimi i dokumenteve tė falsifikuara ose tė vjedhura nė tė bardhė qė plotėsohen pastaj pėr kėta elementė kriminale. Kėshtu qė nuk e pėrjashtoj faktin qė edhe nė Shqipėri, mund tė ketė elementė tė kėtillė.
BBC: Zoti Bajraktari, gazeta shkruan se 40 kriminelė shqiptarė, shumica e tyre vrasės, sipas gazetės, po citoj, kanė hyrė nė Britani me dokumente tė falsifikuar. A ėshtė nė dijeni Interpoli shqiptar apo strukturat e shtetit shqiptar tė rendit, pėr njė fakt tė tillė?
Bajraktari: Jemi nė dijeni, sepse kėto informacione janė mbledhur nga policitė lokale dhe kėta elementė kriminalė qė kėrkohen, njė pjesė e tyre, janė tė kėrkuar nė nivel ndėrkombėtar nga drejtėsia shqiptare dhe pjesa tjetėr janė me aktivitete kriminal, qė sipas informacioneve tona, na rezultojnė qė kėta qytetarė zhvillojnė nė Mbretėrinė e Bashkuar.
BBC: Dihet qė nė Mbretėrinė e Bashkuar, nė Belgjikė apo ndonjė vend tjetėr tė BE-sė, ka shqiptarė me veprimtari tė tilla kriminale. A merret Interpoli me ta? Nė ē'mėnyrė? A po ndiqen apo janė nė pritje qė tė kryejnė vepra tė tjera penale? Si veprohet me ta?
Bajraktari: Mė falni t'ju korrigjoj, po nuk ka pritje qė tė kryejnė vepra tė tjera. Puna jonė ėshtė qė t'i parandalojmė dhe t'i godasim nė kohė kėto veprime kriminale, kėshtu qė kėta elementė kriminalė, nė qoftė se janė tė evidentuar, nė sajė tė kėtij bashkėpunimi qė kemi me network-un e Interpolit, dhe nė kuadrin rajonal siē ėshtė SEC-i apo Europoli, tė gjitha kėto organizma policore, merren me gjurmimin e klėtyre elementeve kriminalė dhe aktiviteteve tė tyre dhe nuk ėshtė nė pritje .
Ne si Interpol, kėto informacione i shkėmbejmė me homologėt tanė, nė qoftė se posedojmė tė dhėna pėr shtetas shqiptarė qė kanė aktivitet kriminal nė Angli, nė Itali, Gjermani a ēdo vend: ky informacion i jepet vendit reciprok dhe ata e vlerėsojnė dhe marrin masat e duhura pėr tė verifikuar dhe pastaj, pėr ta thelluar mė tepėr kėtė informacion pėr goditjen e kėtyre elementėve kriminalė.
Nė kuadėr tė kėtij bashkėpunimi policor ne kemi shkėmbyer informacione tė tilla me vendet qė ju pėrmenda, respektivisht me Belgjikėn dhe me Anglinė, ku ka njė pjesė shqiptarėsh qė jetojnė atje dhe jo tė gjithė janė tė inkriminuar.
BBC: Si mund ta vlerėsoni, z. Bajraktari, bashkėpunimin mes Interpol Tiranės me interpolin nė Londėr?
Bajraktari: Ėshtė i mirė sepse nė sajė tė kėtij bashkėpunimi, kėtu nė Shqipėri, janė dėnuar disa shtetas shqiptarė qė kanė kryer vepra kriminale, si vrasje, janė marrė me drogė, apo me rrėmbim personi nė Mbretėrinė e Bashkuar ku kanė kryer kėtė vepėr dhe mė pas, pėr t'iu fshehur drejtėsisė, janė kthyer nė Shqipėri dhe janė proceduar, ēėshtjet janė transferuar dhe ata janė gjykuar me sukses.
Krijoni Kontakt