Close
Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 170
  1. #101
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga jonidapasho
    Ha Ha Sa U Kenaqa ,

    Mire Ia Beri
    natyrisht, keto mentalitete dhe 'kenaqesira' do na cojne la e me la neve, dhe fajin natyrisht qe nuk e kemi ne ......

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ketu flitet per vjedhjen a thu se kjo eshte ndonje burreri e madhe.


    Eshte e vertete qe shqiptaret kane shume halle jashte shtetit, e sidomos ne Angli, ku pjesa me e madhe jane pa dokumenta. Te marresh nje karte identiteti italiane sa per te pas mundesi me la pjata ne nje restorant qe te fitosh ca leke nuk eshte ndonje krim. Me kete nuk i ben dem as shtetit anglez as popullit. Por te mashtrosh banken...
    Anglezet jane kopila mor... Ku ta falin anglezet... Heret a vone dikujt do ia nxjerrin hunsh...

    Nuk e marr vesh me ē'qellim e ka percjelle kete lajm gazetari...A eshte kjo trimeri? A eshte zgjuarsi?...?

  3. #103
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    keto jane peralla mer shoke virtuale......
    nuk i merr dot njeri poundin anglise pa ja kthyer me %.......atje eshte e lehte te marresh kredi por dhe shume e veshtire mos t'ia kthesh.....
    nejse i uroj mentorit nga berati mos te vrapoj shume se do pengohet shpejt....

  4. #104
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Mafia shqiptare ne Angli

    Keto ditet e fundit eshte perfolur shume per mafian shqiptare ne UK.
    Dje ne faqen e pare te gazetes The Sun ishte artikulli me titull Passport to Murder po ashtu jepej nje interviste me Bledar Mane ish trafikant qe na paske futur ne angli illegalisht me mijera persona. Ndoshta intervista me te ka bere me shume buje. Se pari si ka guxuar te flasi dhe te nxjerre identitetin. E dyta vitet e fundit ka pasur shume probleme me emigracionin. Ka pasur nje reagim te publikut kunder emigranteve qe ka bere qeverine te ndryshoje qenderimin e saj. Ndersa sot po ne faqen e pare me titullin Mafia plot to kidnapp Clary eshte nje artikull qe flet per nje plan te shqiptareve per ta rrembyer ate.

    Duhet thene qe the Sun eshte paksa gazeta raciste dhe ka nje antipadi per te huajt. Por duket se mbi te gjitha keto artikuj jane te motivuar politikisht. Ato jane ne mbeshtetje te partise opozitare britanke e kryesuar nga Michael Howard, vete nje emigrant nga Rumania. Vetem para disa ditesh Howard shpalosi politiken e tij per emigracionin, i cili eshte nje shqetesim per popullaten vendase. Dihet qe The Sun eshte mbeshtese e forte e howardi-t. Artikulli u botua shume shpejt pas programin te tij mbi emigracionin dhe ne fund te artikullit thuhej: per te mbeshtetur planin e Michael Howard per emigracionin na telefononi ne kete numer.......

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    E cili eshte plani i Howard, rudo?

    Xeni.

  6. #106
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Mafia Shqiptare ne Londer!!

    Faqja 8 - SPECIALE Janar 29, 2005


    "The Sun" investigon krizėn e emigracionit nė Britaninė e Madhe

    Bledar Mane: Si trafikova 1000 njerėz nė Britani


    --------------------------------------------------------------------------------

    Pėrktheu nga "The Sun" Muhamed Veliu


    Britania ėshtė njė nga objektivat parėsorė pėr trafikantėt e qenieve njerėzore nė tė gjithė botėn, trafik tė ardhurat e tė cilit kapin vlerėn e 3.5 miliardė paundėve nė vit. Mendohet se 95 pėr qind e emigrantėve ilegalė qė mbėrrijnė nė Angli ēdo vit, janė sjellė nga trafikantėt e qenieve njerėzore. Nė ditėn e dytė tė njė investigimi special nė Shqipėri, gazeta "The Sun" ka mundur tė bisedojė me njė nga trafikantėt mė tė suksesshėm shqiptarė, i quajtur Bledar Mane. Ai tregon sekretet e kėtij biznesi djallėzor. Ėshtė hera e parė qė nė njė gazetė britanike publikohet dėshmia e njė personi, i cili ka punuar pėr njė organizatė mafioze shqiptare.

    Ish-njeriu i mafias shqiptare Bledar Mane ka mundur qė tė trafikojė 1000 persona ilegalisht nė Britani gjatė 9 viteve. 31-vjeēari shqiptar pranon se disa prej tyre ishin njerėz tė krimit dhe thotė se madje disa edhe terroristė. Ish-trafikanti i tregoi "The Sun" se "tė hysh nė Britaninė e Madhe ėshtė shumė e lehtė. Vendi juaj ėshtė parė si njė vend i butė pėr trafikantėt e njerėzve. Ju vetėm tregoni pasaportėn nėpėr aeroporte dhe ata do t'ju lėnė tė kaloni. Unė e kam bėrė kėtė me qindra herė. Ėshtė mė e lehtė tė fshehėsh 20 njerėz, sesa 20 pako me kokainė, pasi trafikimi i njerėzve ėshtė mė me pak rrezik pėr t'u kapur". Kur Mane tentoi tė dilte nga ky biznes i ndyrė, bosėt e tij gangsterė e rrahėn dhe kėrcėnuan familjen e tij, qė ai tė vazhdonte.

    Trafiku
    Ai tregon: "Kam ndihmuar tė paktėn 3000 veta pėr nė destinacione tė ndryshme tė botės pėr mė shumė se tetė vjet, shumicėn prej tė cilėve e kam trafikuar nė Angli. Mund ta konsideroj veten time si trafikanti shqiptar mė i suksesshėm. Por, nuk e kam bėrė kėtė punė me dėshirėn time. Jam rrahur dhe torturuar disa herė. Dhėmbėt e poshtėm m'i thyen, sė bashku me krahėt dhe hundėn, kur unė u mundova njė herė tė lija grupin e mafiozėve ku punoja. Shpeshherė njerėzit qė trafikova pėr llogari tė tyre, ishin persona me probleme, kriminelė tė kėrkuar nga policia. Nė njė rast kam trafikuar dy njerėz tė shėrbimit sekret shqiptar. Shumica e njerėzve, qė kam trafikuar, ishin shqiptarė, por edhe jordanezė, tunizianė dhe egjiptianė. Nuk kisha asnjė ide se cilėt ishin ata. Mund tė kenė qenė terroristė, vrasės ose gangsterė". Mane shton: "Kam arritur qė nė njė herė tė vetme, tė trafikoj 12 njerėz nė Angli me dokumente false. Kur ata vijnė nė vendin tuaj, ėshtė shumė e lehtė pėr tė ndėrruar identitetin dhe tė marrin ndihma sociale. Ne mund tė fshihnim njerėzit nga aeroportet Heathrow, Gatwick, Luton, Birmingham dhe Manchester. "Koha mė me shumė punė pėr mua ishte viti 1999, kur trafikoja njerėz nga aeroporti i Heathrow-t. E kam bėrė kėtė rrugė edhe tre herė nė javė. Oficerėt anglezė tė emigracionit janė shumė miqėsorė dhe me kulturė, por nuk janė shumė profesionistė".

    Pėrfshirja
    Mane ėshtė lindur nė njė qytet jugor tė Shqipėrisė. Kur ishte 18 vjeē udhėtoi pėr nė kryeqytetin shqiptar Tiranė, pėr tė aplikuar nė universitet dhe filloi punė si pėrkthyes. Ai tha: "U takova me disa djem, tė cilėt mė kėrkuan qė t'i ndihmoja nė aplikimin e disa formularėve pėr viza nė vende tė ndryshme. Unė atėherė mund tė flisja mirė frėngjisht dhe greqisht, por pak italisht dhe anglisht. Fitoja pak para atė kohė, dhe djemtė pėr tė cilėt punoja ishin nė njė nivel tė vogėl kriminal. Pa dėshirėn time kjo ishte rruga qė mė ēoi drejt mafias. E shtova aktivitetin tim duke shoqėruar njerėz nė ambasada, duke pretenduar sikur tė isha udhėheqės grupesh turistėsh pėr djem tė rinj, dhe se kisha pėr detyrė t'u merrja viza atyre. Nė vitin 1993 u pėrfshiva me njerėz tė cilėt kishin lidhje tė forta kriminale. Ata mė rrahėn keq, duke mė detyruar qė tė shoqėroja njerėz nėpėr aeroplane. Ishte e tmerrshme, por bėra si mė thanė. Shumica e tė shoqėruarve ishin pėr nė Angli. Detyra ime ishte t'i ndihmoja njerėzit tė pajiseshin me pasaporta tė falsifikuara dhe mė pas pėr kalimin e tyre nė aeroporte pa u kuptuar nga doganierėt dhe shėrbimet e emigracionit.

    Londra
    Nė vitin 1994 bosėt e Manes e vendosėn qė ai tė vendosej nė Londėr, ku mbėrriti me pasaporta false dhe kėrkoi azil. Ai kujton: "Nuk m'u besua kur autoritetet mė dhanė njė shtėpi tė paguar nė lagjen 'Bayswoter' nė qendėr tė Londrės. Gjithashtu merrja 37 paund pėr tė shpenzuar". Nė Londėr ai i'u bashkua njė celule tė vogėl mafiozėsh shqiptarė tė pėrbėrė nga tre veta. Mane thotė: "Ata ishin shumė tė rrezikshėm, mbanin thika, tė cilat nuk kishin frikė t'i pėrdornin. Ata mė mėsuan si tė aplikoja pėr ndihma sociale. Duhet tė punoja pėr ata, pasi mė kėrcėnonin se do tė mė vrisnin ose do tė torturonin familjen time. Mė duhet tė bėja ashtu siē mė thonin ata. Ne u treguam njerėzve qė trafikonin qė nėse kapeshin, tė kėrkonin menjėherė azil. Disa prej tyre ishin njerėz me arsim tė lartė, tė cilėt kėrkonin tė bėnin njė jetė mė tė mirė nė Angli. Por disa kriminelė shumė kėqinj".

    Shkolla
    Mane u regjistrua nė njė kurs pėr media nė njė nga kolegjet e Londrės, duke vazhduar operacionet e fshehjes sė njerėzve. Ai tha: "Nuk ndihem fajtor pėr atė qė kam bėrė. Jam munduar disa herė qė tė largohem nga kjo punė. U pėrpoqa t'u tregoj autoriteteve disa herė, por ata nuk mė dėgjuan. Nga viti 1996 deri nė 1998 nė mėnyrė konstante jam marrė me trafikimin e njerėzve. Trafikova katėr njerėz pėr nė Montreal dhe kėrkova azil atje, pasi isha i tmerruar dhe kisha pasur mjaft telashe. Grupi kriminal ku bėja pjesė i bėri presione njerėzve tė familjes, duke u thėnė se do t'i vriste. Kėto presione mė detyruan qė tė rikthehesha dhe tė punoja prapė pėr ta". Kur Mane ishte sėrish nė Angli dhe punoi sėrish pėr ta, ata e lanė tė lirė tė shkonte. Nė 1998 ai arrestohet. Mė pas dėnohet me 6 muaj burg pėr mbajtje dhe udhėtim me dokumente false.

    Burgimet
    Nė vitin 2002 nė Shqipėri Mane do tė dėnohej sėrish me dy vjet burg pėr mbajtje tė dokumenteve tė falsifikuara. Po atė vit, nė dhjetor, ai do tė merrej nė pyetje nė aeroportin Heathrow, ndėrsa po udhėtonte me pasaportė false. Ai u deportua, por do tė detyrohej nga gangsterėt shqiptarė tė punonte sėrish pėr ta. Njė vit mė vonė ai vendosi t'ia tregonte historinė e tij njė televizioni tė Tiranės, por u arrestua nė hyrje tė studios, nga ku mė pas do tė gjykohej dhe dėnohej me katėr muaj burg. Tani Mane po studion pėr gazetari nė Universitetin e Tiranės. Ai tha: "Kurrė nuk kam bėrė para nga e gjithė kjo. Nuk kam asgjė tė depozituar gjėkundi. Industria e qenieve njerėzore tani ėshtė kthyer nė njė industri tė madhe dhe qeveria juaj duket sikur nuk po tregon kujdes". Njė zėdhėnės i "Home Office" tha se "ne jemi tė vendosur, qė tė shkatėrrojmė grupet kriminale tė pėrfshira nė trafikimin e qenieve njerėzore".


    Kush ėshtė "i penduari i mafias shiqptare"

    Mane, mospėrfillja ndaj njeriut qė erdhi pas "baronėve tė krimit"
    Bledar Mane trokiti nė redaksinė e Gazeta Shqiptare vetėm njė muaj pas vrasjes sė bujshme tė Genci Sinės, shoferit tė Kryeprokurorit shqiptar, Theodhori Sollaku. Ishte nėntori i vitit 2003. Dy ditė mė parė ish-ambasadori amerikan nė Tiranė, Xhejms Xhefri, kishte lėshuar mesazhe kėrcėnuese ndaj atyre, qė i quajti "baronėt shqiptarė tė krimit". Njeriu qė trokiti nė derėn e "Gazeta Shqiptare" e tha se quhej Bledar Mane, mes tė tjerave pohoi se ishte shumė dakord me kėtė deklaratė tė ambasadorit amerikan, por sipas tij "baronėt e vėrtetė tė krimit" ishin pjesė e strukturave tė shtetit, kryesisht tė policisė, gjė tė cilėn ambasadori nuk e dinte. Mė dėshirėn e tij Mane, gjatė njė interviste nė televizionin News 24 dhe me "Gazeta Shqiptare" akuzoi njė pjesė tė personave, tė cilėt tė vendosur nė pikat kyēe tė administratės shtetėrore, ishin organizatorė tė trafikut tė qėnieve njerėzore nga aeroporti i Rinasit. Dėshmia e Manes nė faqet e Gazetės kishte data dhe detaje tė tjera, tė cilat fare mirė mund tė tėrhiqnin vėmendjen e prokurorisė pėr tė filluar njė hetim. Por si gjithmonė, nė raste kur mediat publikojnė skandale tė ngjashme, akuza nuk reagoi. Heshtja e prokurorisė duket bėri me krahė njerėzit qė Mania akuzoi, tė cilėt i pėrgatitėn atij njė kurth shumė djallėzor. Mane ftohet nė njė emision televiziv, porositet tė marrė me vete dy pasaporta false, nga ato qė pėrdorte dikur pėr trafik, dhe arrestohet nga policia jo larg derės sė televizionit. Rezultati: 4 muaj burg, vetėm sepse drejtėsia shqiptare injoroi, apo paragjykoi dėshmitė e tij.

  7. #107
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Trafikanti shqiptar Bledar Mane, heroi i ditės nė Angli

    Nga Londra, Muhamed Veliu


    Me njė numėr rekord lėvizjesh tė njerėzve klandestinė nga Shqipėria, shumica me destinacion Anglinė, Bledar Mane i ka shokuar tė gjithė ata qė lexuan intervistėn nė faqet e "The Sun". Ekspresiv nė stilin e tij, tepėr diabolik, absolutisht pragmatik, ai ka vėnė nė lėvizje zyrtarėt anglezė, duke i bėrė tė mendojnė seriozisht se ēfarė ka ndodhur nė vendin e tyre gjatė kohės kur Mane i ktheu aeroportet e Anglisė nė "han pa porta", duke hyrė herė nga Azia e herė nga Europa. Nėse zėdhėnėsi i "Home Office" u mjaftua me pak fjalė, duke e komentuar intervistėn e tij me fjalėt se "ne jemi tė vendosur qė tė shkatėrrojmė grupet kriminale tė pėrfshira nė trafikimin e qenieve njerėzore", e kundėrta ka ndodhur nė zyrat e lajmeve nė gazeta dhe televizione, tė mundura nga ekskluzivja e "The Sun". Interesi pėr "tė penduarin" e mafias shqiptare i ka shokuar totalisht mediat britanike, tė habitura nga trysnia e bosėve shqiptarė tė krimit, por edhe nga "karriera" e pabesueshme dhe djallėzore e pėrmetarit pamja e parė e tė cilit i afrohet mė shumė njė modeli se njė krimineli. Pjesa mė shokuese pėr opinionin ishte fakti se tashmė Mane tenton tė bėj njė karrierė tė re, atė tė gazetarit, po me aq sukses sa ajo e trafikantit. Meqėnėse ishte hera e parė qė nė njė gazetė britanike publikohej dėshmia e njė personi, i cili ka punuar pėr njė grup kriminal shqiptar, ajo ka pasur efektin e saj, madje nga gazetarėt e Londrės, nė rrugėn e tyre me emėr "Flit Street", ėshtė cilėsuar si skup i radhės pėr gazetėn e mirėnjohur tabloide "The Sun". Ata, tė habitur, kanė shkuar mė tej, duke e vlerėsuar intervistėn e tij si shumė tė guximshme. "Ėshtė i habitshėm guximi i kėtij njeriu pėr tė folur nė njė gazetė britanike. Ėshtė e qartė se e ardhmja e tij mund tė jetė me rrezik. Por, unė mendoj se ėshtė me rėndėsi, qė bota tė dijė se ēfarė ndodh nė industrinė e trafikut tė njerėzve", shprehet Keith Davkants, 59 vjeē, gazetar nė tė pėrditshmen londineze "Evening Standard". Ndėrsa kolegu shqiptar i Davkants, gazetari sportiv i gazetės "Albanian Mail", 32-vjeēari Altin Sulēe, e cilėson intervistėn e Bledar Manes si rast sinjifikativ i paparė ndonjėherė. "Unė si gazetar ndihem me tė vėrtetė i habitur se si njė njeri prononcohet publikisht, duke thėnė se unė kam trafikuar mė shumė se 1 mijė qenie njerėzore. Krimi ėshtė me gjithė mend i pėrmasave tė mėdha, por sinqeritei i tij tregon se ai ka qėnė viktimė e bosėve tė krimit. Intervista e tij mbas veprės sė kryer tė lė tė mendosh se ēfarė ndodh me tė vėrtetė nė botėn e krimit". Ndėrkohė mėsohet se tė paktėn dy televizione angleze kanė kontaktuar me gazetėn "The Sun" pėr tė pasur mundėsinė e komunikimit direkt me vetė Manen. Bledar Mane, pavarėsisht se ėshtė etiketuar nga nje editorialist i Tiranės si "ekzibicionist i lindur, qė ka pėr pasion pėr kėtė, tė sfidojė edhe drurin, edhe qelitė e burgut", ėshtė kthyer dje pėr herė tė dytė nė temė bisedash, kėsaj radhe pėr gazetarėt anglezė, njėsoj siē bėri nė Tiranė, kur ai dha intervistėn e tij tė parė nė faqet e Gazeta Shqiptare. E gjithė kjo nga guximi i tij tipik i pandryshuar pėr tė folur. Ndėrkohė Bledar Mane, heroi i ditės pėr njerėzit e letrave nė Angli, i cili ka ėndėrr tė bėhet njė gazetar investigativ dhe tė rendė pas skandaleve, pohon se krahas studimit nė universitet, ėshtė duke investiguar dy skandale. Sipas tij ato do tė botohen nė faqet e shtypit shqiptar dhe tė huaj.

  8. #108
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Rumunet, kane teza shume interesante per shfarosjen e historise shqiptare. Normalisht qe si Greket kur hypen ne fron me martesen qe bene me ANgline dhe e shkaterruan nje here e pergjithmone historine, ashtu dhe Rumunet tani kane aspirata qe te shkaterrojne dhe ate cfare ka mbetur nga Shqiperia. Si perfundim ne jemi nje rrace jevgjish, qe nuk na dihet origjina.

    Sa per SUN, mos u cudit, eshte reviste skandalistike ne shume aspekte, por qe njeriu i fast food-eve ato ka per baze njohurish, dhe keshtu krijohet dhe opinioni per ne shqiptaret. SA per ate mikun qe ka dhene interviste, mund te debatohet se sa fajtor eshte ne krahasim me po ata dy "drogashet" qe morren "peng" autbuzin ne athine.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #109
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    ne te vertete ketu pak rendesi ka permbajtja e planit. Konservatoret jane perqendruar te nxjerrin te gabuar ligjet mbi emigracionin te qeverise se tanishme dhe sigurisht keto artikuj do te shihen nga votuesit se qeverija e tanishme ka deshtuar dhe se duhet nje plan ndryshe mbi emigracionin.

    Nje permbledhje te planit dhe disa reagimi ndaj tij mund ta gjesh ketu : http://news.bbc.co.uk/1/hi/uk_politics/4200761.stm

    pershedetje xeni...... forumist i flakte je

  10. #110
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Sa per SUN, mos u cudit, eshte reviste skandalistike ne shume aspekte, por qe njeriu i fast food-eve ato ka per baze njohurish, dhe keshtu krijohet dhe opinioni per ne shqiptaret. SA per ate mikun qe ka dhene interviste, mund te debatohet se sa fajtor eshte ne krahasim me po ata dy "drogashet" qe morren "peng" autbuzin ne athine.
    kjo shume e vertete eshte dhe ne ciklet akademike the Sun shihet si gazete jo e denje te lexohet dhe qe lexohet vetem nga njerez te nivelit te ulet te shoqerise. Dihet tashme qe merret me jeten seksuale te njerezve dhe menyra e te shprehuarit ne gazeta eshte jo e pelqyeshme. Por shumica e njerezve jane te kesaj kategorie fatkeqesisht. Eshte gazeta me e shitur me 5 million kopje dhe mendohet te kete nje infuence te forte mbi votuesit. Ekziston nje thenie qe kandidati qe fiton zgjedhjet eshte ai i mbeshtetur nga Robert Murdoch (pronar i the sun).

    ndoshta arsyeja kryesore qe e solla artikullin eshte te diskutojme per problemin e grupeve mafiose shqiptare dhe imazhin e keq qe i krijojne kombit sesa rreth zgjedhjeve te ardhshme.

Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Anglia dėbon 545 emigrantė shqiptarė
    Nga Davius nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 01-02-2008, 18:10
  2. Anglia B vs. Shqipėria - [3:1]
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 26-05-2007, 18:30
  3. Grupi B - Anglia, Paraguaji, Trinidadi, Suedia.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 18:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •