Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Polici grek ekzekuton emigrantin

    panorama

    --


    Polici grek ekzekuton emigrantin


    E Diele, 29 Gusht 2004


    Luan Berdellima, 36-vjecari nga Gramshi i cili jetonte familjarisht ne Athine te Greqise, me dokumente te rregullta, u qellua per vdekje nga nje polic special. Deshmia e vellait: "Ishim ne lokal duke pare Olipiaden kur disa police hyne duke na bere ne shqiptareve, kontroll te imet". Si viktima u qellua me tyte pistolete ne koke, se shprehu pakenaqesine

    GRAMSH/DEVOLL - E kzekutohet ne mes te lokalit ne qender te kryeqytetit grek Athine nje emigrant shqiptar dhe vellai i tij deshmitar okular, akuzon nje polic Helen si autor te krimit. Ngjarja e rende ka ndodhur para 11 ditesh por trupi it e ndjerit ka ardhur vetem dje ne atdhč, i shoqeruar nga vellai. Viktima eshte Luan Berdellima, 36 vjec, lindur dhe banues ne Gramsh, i pamartuar. Denoncimin per vrasjen e te vellait, e beri dje ne media, Lulzim Berdellima.

    Vrasja

    Ngjarja ka ndodhur para 11 ditesh, ne nje lokal te kryeqytetit grek, Athine. Luani ka qene duke pire nje kafe ne lokal bashke me disa emigrante te tjere, kur i jane nenshtruar nje kontrolli te imtesishem nga strukturat policore Greke. Sipas deshmitareve okolare, emigrantet pervecse i jane nenshtruar nje kontrolli brutal nga policia greke, jane fyer dhe neperkembur si shqiptare. Ky ka qene dhe shkaku qe Luani i ka kthyer pergjigje policit grek duke i thene qe te mos e fyeje ne ate menyre. Por polici grek sakaq ka nxjerre pistoleten dhe me tyten e saj e ka goditur Luanin ne koke. Pjesa metalike e armes se zjarrit e ka goditur aq fort 36 vjecarin sa ky ka rene pa ndjenja ne toke. Pas ketij veprimi uniforma greke eshte larguar me shpejtesi nga lokali, nderkohe emigrante te tjere e kane derguar ne spital bashkeatdhetarin e tyre.

    Spitali

    Bashke me Luanin ka qene dhe vellai i tij Lulzimi. Sipas mjekeve te spitalit Luani ka pesuar nje traume te forte ne koke. Pjesa metalike e armes i ka demtuar kocken e kokes dhe nje pjese te mire te trurit. Per shkak te hemorragjise cerebrale emigranti nga Gramshi ka rene ne koma. Por me gjithe perpjekjet e mjekeve greke nuk eshte bere e mundur qe ai te rikthehet ne jete. Luan Berdellima vdes pas qendrimit 11 dite ne koma. Pas vdekjes Luani i eshte nenshtruar ekspertimit mjeko-ligjor ne spitalin e Athines. Pas kryerjes se ekspertimit trupi i tij i pajete eshte nisur per ne vendlindje me ndihmen e vellait. emigranti shqiptar eshte percjelle dje per ne banesen e fundit. Familja nuk ka njoftuar Drejtorine e Policise ne Elbasan.

    Flet familja

    I ati i tij Shefit Berdellima, beri te ditur se ceshtja do te ndiqet nga nje avokat grek pasi dhe ekspertimi i trupit te djalit eshte kryer ne spitalin e Athines. Sipas te dhenave paraprake behet e ditur se ende nuk dihet autori i kesaj ngjarjeje. Uniforma blu greke eshte larguar me shpejtesi nga vendngjarja dhe fakti qe ai nuk ka shtire me arme zjarri i nderlikon hetimet.

    Proces ne Greqi

    E ema e 36 vjecaritVioleta Berdellima shprehet se e ka ndjere shume humbjen e te birit. "Ai shkoi ne Greqi te punoje si emigrant pasi ketu nuk kishte asnje lloj prespektive. Une kerkoj nga shteti grek drejtesi dhe te ndeshkohet autori". I ati Shefiti shton se "do ta ndjekim ceshtjen ne Greqi me avokat grek pasi ketu e dime se shteti nuk ben gje. Kemi degjuar dhjetra raste te kesaj natyre dhe as ambasada shqiptare dhe as shteti yne nuk kane bere asgje". Fatos Salliu/I.Vreto

    FAKTI

    Viktima i rradhes

    Dje mberriti ne token shqiptare edhe nje tjeter kufome, e nje shtetasi shqiptar te vdekur ne territoret helene. Luan Berdellima ishte nje 36 vjecar nga Gramshi, ende i pamartuar. Vellai i tij Lulzimi, denoncoi vrasjen nga nje polic grek gjate nje kontrolli rutine per dokumentet, ndonese viktima ishte i ligjshem ne Greqi. Luani, eshte viktima e radhes e emigranteve shqiptare qe kane shkuar ne Perendim per te nxjerre buken e gojes. Gjate ketij viti ne Elbasan dhe Gramsh jane kthyer nga emigrimi pese trupa te pajete emigrantesh. Dhe duket se edhe ne te ardhmen askush nuk ka per t'u dale ne ndihme shtetasve shqiptare qe kane marre dhene ne rruget e Evropes, per te mbijetuar.

    VIKTIMA TE DHUNES POLICORE GREKE

    Te vdekur

    RAMIZ SALIAJ

    21 vjec, FIER

    VULLNET BYTYCI

    18 vjec, HAS

    Te plagosur

    ARJAN TORKA

    28 vjec, GRAMSH

    SOKOL HALLKA

    26 vjec CERRIK

    RRAHMAN PASHOLLARI

    60 vjec, ELBASAN

    MILI HALILI

    43 vjec, ELBASAN

    LIGOR HALILI

    45 vjec, ELBASAN

    LEONARD SHIMKA

    19 vjec POGRADEC

    DASHAMIR BREKOLLI

    26 vjec DEVOLL

    SHPETIM SHABANI

    28 vjec, LUSHNJE

    ALBERT PRIFTI

    36 vjec, KUCOVE

    VETIAK MEMA

    34 vjec, LUSHNJE

    ORGES OSMANI

    19 vjec, KOLONJE

    SULEJMAN GJANA

    38 vjec, KUKES





    -------



    Po ai kelishi i Nanos.. ambasadori i perjetshem.. Bashkim gebels zeneli.. hajdut e plackites.. qe ja grabiti shpine dikur nje qyqari qe u fut ne ambasadat.. c'ben..

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    A jemi vertet shtet

    Shteti shqiptar ne kto raste duhet te tregoje qe egziston me nota proteste te fuqishme dhe duke i shkuar deri ne fund ketyre rasteve makabre.

    I shpreh dhimbjen time familjes qe humbi te dashurin e saj dhe i uroj te gjejne fajtorin dhe ta ndeshkojne ate qofte dhe me kodin tone penal Hakmarrje.

    Sa per greket me te mirin e var tek sheshi Skenderbeu.

    Indinjohem deri ne marrezi kur mendoj se nje grek i merr jeten nje shqiptari vetem per faktin se eshte shqiptar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Indinjohem deri ne marrezi kur mendoj se nje grek i merr jeten nje shqiptari vetem per faktin se eshte shqiptar.
    greku ja merr jeten jo qe eshte shqiptar, por ngaqe i ka pushtu vendin fare pa e ftu njeri. dhe ket shqiptaret nuk duhet ta harrojne. neqofte se kerkojne paqen dhe kerkojne te rrojne SI SHQIPTARE, ata duhet te kthehen ne shqiperi.

    keq eshte ta pohojme po kudo TE ULTIT i vrasin. ne amerike vrasin zezaket, ne france arabet, ne gjermani turqit, ne greqi e itali shqiptaret, dhe do te vazhdojne ti vrasin deri kur ata te mos jene me te tille. jane ligjet e natyres lal, duhet me u nenshtru.

    pastaj nje emigrant duhet te martohet sa me shpejt aq me mire, vetem kjo e shpeton nga nje jete ne trishtim dhe ku urrejtjen ja hedh pales vendase. femijet ndihmojne ne integrimin ne shoqerine e vendit.

    si dhe klubet ku mblidhen emigrante, drejt me thone jane ne te shumten vatra te shemtuara ku mblidhen lloj-lloj horrash te cilet policia vendase kudo qofte (jo vetem ne greqi) si ka me sy te mire.

    si dhe asnje nuk te keqtrajton nga qenia shqiptar (shqiptaret si race e tejkalojne grekun) por kur je i SHEMTUT, ky eshte fati jot. duhet me jetu me te ose me u perpjek me ndryshu.

    ps; nje gramshiot 36 vjeē te pa martu (pra plot halle serioze) dhe qe uleret ēdo mbasdite ne kafen e qoshit, edhe ne tirane nje dite polici do ta vrase. e kjo eshte fatkeqesi PERSONALE dhe jo kombetare siē mundohet ta trajtoje gazeta budallaqe "panorama".
    lajme te tilla ne ēdo shtyp te botes jepen vetem me nje rresht, ose behet analize e vertete dhe e thelle jo e ngjarjes por e fenomenit nga ka lindur ajo.

  4. #4
    Zemer-Luani Maska e KumanoWar
    Anėtarėsuar
    29-08-2004
    Vendndodhja
    Kumanove Albani
    Postime
    57
    o grekve ju q....gjakun se turku u vjen hakut
    me vjen keq per shqiptaret ne greqi qe jetojne po fajet i ka shqiperia dhe nano
    sepse shqiperia kurre se ta tregu veten ndaj emigranteve te vet vetem qe ti kthejne gjithmone po per ate ngjarje mund te ankohen dhe ne komunitetin europian se meritojne euron greket e flliqur ...
    JETE te gjate shqiptarve kudo qe ndodhen
    Nuk e dua jeten por jetoj per ty
    Nuk e dua veten sa te dua Ty
    KumanoWar

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Nuk me besohet se e ka qelluar pa asnje shkak, ky duhet ta ket kundershtuar, por puna esht se gjat olimpiades u harxhuan biliona $ per sigurin dhe kishte zero toleranc per cdo njeri. Shqiptaret qe jan akoma ne greqi duhet te ikin qe atije te cajn diku tjeter, un per vete se kam konsideruar asnjeher qe do emigroj ne greqi edhe kur kam qen ne shqiperi se e di ca vend pisllik esht. Me mir vdis urie ne shqiperi se te vrasi greku.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    ngushellimet e mija te sinqerta atyre familjeve te emigranteve qe nuk jetojne me

    nuk arrij ta besoj dot nje gje te tille

    nuk e kuptoj se cfare bejne ata politikanet ne shqiperi per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve ne emigracion

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ngushellimet e mia te sinqerta deri tek familja e te ndjerit...
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Shteti shqiptar ne kto raste duhet te tregoje qe egziston me nota proteste te fuqishme dhe duke i shkuar deri ne fund ketyre rasteve makabre.

    I shpreh dhimbjen time familjes qe humbi te dashurin e saj dhe i uroj te gjejne fajtorin dhe ta ndeshkojne ate qofte dhe me kodin tone penal Hakmarrje.

    Sa per greket me te mirin e var tek sheshi Skenderbeu.

    Indinjohem deri ne marrezi kur mendoj se nje grek i merr jeten nje shqiptari vetem per faktin se eshte shqiptar.
    Jam dakord me indinjimin tend, por jo me ndjenjen e hakmarrjes, pasi ajo nuk te ben me te mire se ata qe te vrasin dhe te presin. Nuk jam as dakord me pagan, qe thote se eshte per arsye se jemi te ulet, duke krahasuar shqiptaret me zezaket ne amerike, apo me arabet ne france. Nuk jam fare dakord, pasi ne rradhe te pare nuk eshte e vertete nje thenie e tille, ketu ne Amerike, nuk i vret njeri zezaket, dhe jo vetem qe nuk trajtohen ne menyre te ulet, por i ke neper gjithe punerat shteterore, dhe nese ka raciste jane zezaket, dhe nese ka njerez qe trajtohen ne menyre te ulet jane te bardhet, dhe jo te zinjte. po flas te pakten ketu ne NY city, ku jetojne rreth 7 milione njerez. Nga ana tjeter, mendoj se disa shqiptare jane qe kane bere krime ne Greqi dhe Itali, dhe jo vetem kaq, por bejne te njejtat krime, dhe ne Shqiperi. Jam shume dakord me luftimin ndaj ketyre individeve, qe kane krijuar kete opinion jo ndaj vetes se tyre, por ndaj atyre shqiptareve qe punojne dhe derdhin djersen ne vend te huaj.
    Perendia i qendrofte prane familjes se gjithe ketyre viktimave, dhe ju dhente paqe dhe drejtesi.

    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 30-08-2004 mė 10:39
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vazhdon dhuna ne kufi...

    Policia greke keqtrajton emigrantin shqiptar

    02/02/2005 - Policia greke vazhdon keqtrajtimin e emigranteve shqiptare. Rasti me i fundit eshte ai i nje 27 vjecari nga Peqini, i cili eshte rrahur barbarisht nga policet greke, ndersa po udhetonte me dokumenta te rregullta bashke me disa emigrante te tjere ne afersi te Janines. Ngjarja ka ndodhur pak dite me pare, por eshte bere publike sot. Reshit Bullari po mundohej te kthehej ne shtetin grek ku punonte me dokumenta te rregullta prej shume vitesh. Pasi e kane keqtrajtuar policet greke e kane sjelle ne Kakavije dhe me pas ai eshte transportuar ne spitalin e Elbasanit, ku edhe ka marre ndihmen e pare. Mjeket e ketij spitali thone se ky eshte rasti i 7 brenda pak kohesh i keqtrajtimit te emigranteve nga ky rreth.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema tė Ngjashme

  1. Eskorta e Nanos pėrfundon nė polici
    Nga PORTI_05 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 13:00
  2. Vllezerit Bluz Skripti ne Shqip.
    Nga Antitrup nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 17:57
  3. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11
  4. Agim Pepa vetėdorėzohet ne polici
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 11:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •