Olsi Kolami
Më tepër se 45, më pak se 50. Donatela Versaçe nuk do të saktësojë moshën që do të mbushë në 2 maj. E kujtojmë ne: ka lindur në 1955. Por për stilisten, nëna e Alegrës dhe Danielit, është një ditëlindje shumë e rëndësishme. Në 30 qershor fëmija i parë do të bëhet në moshën e përshtatshme për të trashëguar 50 për qind të aksioneve të kompanisë që i ka lënë daja i saj Xhani, i zhdukur në 1997-ën. Krijuesja e “Versace” tregon se si e kaloi këtë moment delikat për firmën dhe familjen.
Çfarë bën Donatela Versaçe kur është larg pasarelave?
Punoj shumë. Sigurisht që dua edhe jetën mondane dhe të vesh veshje mbrëmjesh. Të ndërroj veshjet është gati një lojë. Por është vetëm një pjesë e vogël e ekzistencës time.
Dhe ajo familjare?
Ia dedikoj fëmijëve të mi. E fillojmë ditën duke ngrënë mëngjes bashkë. Dhe çdo mbrëmje duke ngrënë darkë diskutojmë të gjithë.
I plotëson interesat e firmës dhe familjes?
Sigurisht. Alegra e di që ka trashëguar më tepër përgjegjësi se pasuri.
Çfarë do të bëjë vajza pas 18 vjetësh?
Do të niset në gusht për të studiuar recitim në Shtetet e Bashkuara.
Pra, nuk ndryshon asgjë në përgatitjet e Versaçes?
Tani për tani jo. Jemi vetëm duke kërkuar një ortak në minorancë, Unë jam, do të jem dhe do të mbetem Meduza. Mbi ne janë nxjerrë shumë përfundime, sepse emri Versaçe përbën lajm.
Përse vajza juaj do t’i përkushtohet teatrit dhe jo modës?
Mundësisht do të jetë dikush tjetër...në Amerikë, larg kureshtjes së shtypit italian, mund të jetojë një jetë të përshtatshme për moshën e saj.
Në të ardhmen do të duartrokitet Alegra si aktore apo si stiliste?
Edhe si amvisë gatimi. E rëndësishme është që të jetë e lumtur.
Po ju, Donatela, si e kaloni kohën e lirë në shtëpi?
Nuk gatuaj dhe nuk lidh kopsa. Edhe pse e kam bërë shumë herë para një sfilate. Lexoj shumë, kur jam në shtëpi me robëdeshambër prej satëni dhe nallane.
Shikoni televizor?
Pak. I trajton italianët si injorantë. Dhe pastaj me gjithë këto hollake nuk duket merita e grave. I bën të duken pa tru.
Në të kundërt dimë që ju pëlqeni shumë muzikën?
Tani çmendem për raperin Eminem dhe 50 cent: Përcjellin mesazhe sociale që do të doja t’i thoshja unë.
Pëshpëritet që shpenzoni shumë nga koha juaj për bukurinë, dhe që fonisti juaj udhëton me Konkord?
Historia ime “e paraqitjes” është bërë gati një legjendë. Më zbavit sepse zbavit njerëzit. Në të vërtetë kam vetëm një grimier dhe një parukier që i thërras në rast nevoje. Nëse nuk kam impenjime zyrtare, vij në zyrë edhe e patrukuar.Si shpërblim, shumë të reja të make-up lindin nga nevojat vetjake që grimieri im, Renato, i kthen në produkte.
Për shembull?
Linja e fundit e buzëkuqëve, e quajtur Sensual feeling, me margaritarë të vërtetë të grimcuar për shkëlqimin e buzëve. Gruaja më pëlqen vezulluese dhe e nxirë.
Si mbaheni në formë?
Një ditë bëj gjimnastikë dhe një ditë më pas një masazh. Dal e lyer si një ngjalë.
Çfarë mendoni për kirurgjinë plastike?
Është e nevojshme për të gjithë ata që duan të përmirësohen.
Koha që kalon është një armik?
Çdo moshë ka anët e veta pozitive
Në këta vjet a ka ndryshuar shumë puna e stilistit?
Ka evoluar. Luku i përgjithshëm nuk më pëlqen më as mua. Pëlqej të krijoj copa të zbërthyera duke i përzier me shijen. Të gjithë duan të jenë pak stilistë dhe kështu mund ta bëjnë.
Përse adhuroni flokët bjonde?
Bjondja është thelbi i femërores: ngjyra e grave më e famshme se historia.
Dhe çfarë na thoni për maninë tuaj për gurët e çmuar ? Diamantet më pëlqejnë sepse paraqesin forcë dhe pastërti mund të shohësh brenda dhe të hidhesh, si pishinat, që nuk janë kurrë të mjaftueshme në sasi.
Së bashku me këto pasionet tuaja, keni krijuar një imazh jashtë të zakonshmes, shumë të pëlqyer nga gei-t?
Dhe jam e nderuar. Tek gej-të ka një kërkesë lirie që i shtyn gjithmonë më përpara se të tjerët, drejt hapësirave të reja.
Miqtë e tjerë?
Një fërfëllitje fame dhe njerëzit e zakonshëm që duan mbledhur nën të njëjtën çati: e imja. Në restorant pëlqej gjithmonë intimitetin shtëpiak.
Për këtë i kushtoni shumë kujdes linjësVersace Home Collection?
Sistemimi është më tepër i rëndësishëm sesa një veshje. Nuk mund ta heqësh në mbrëmje: duhet ta mbështjellësh ditë pas dite.
Si do ta përcaktonit shtëpinë tuaj?
Një përzjerje të mobiljeve antike, pjesë arti që mi ka rregulluar vëllai im Xhani dhe gjëra të jetës sonë. Në dhomën e Danielit është kitara. Alegra ka posterat e rokstarëve të saj të preferuar dhe në sallon është bateria.
Tashmë në shtëpinë tuaj ka shpesh rokstarë që këndojnë. Por cilët prej këtyre personazheve janë miqtë tuaj të vërtetë?
Me Sting dhe Elton Xhon jemi intimë. Me Madonën flasim për fëmijët. Por, po vlerësoj gjithmonë e më tepër Kristina Aguilerën.
A e ka tradhtuar ndonjëri miqësinë tuaj?
Nuk dua ta kujtoj. Ka qenë tepër e dhimbshme, për një si puna ime që jep gjithmonë shumë.
Çfarë kujtoni nga vëllai juaj Xhani?
Mënyrën e të qeshurit, pasionin për artin dhe aftësinë për të rrezikuar. Mendoni që, me pavetëdijen time më dërgoi të blija në ankand shtëpinë tonë në rrugën Jezu. Po blija një pjesë historike të Milanos pa e ditur. Por për Xhanin preferoj të mos flas, sepse ndiej ende dhimbje.
Krijoni Kontakt