Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Donatela Versaçe, mbretëresha e modës

    Olsi Kolami

    Më tepër se 45, më pak se 50. Donatela Versaçe nuk do të saktësojë moshën që do të mbushë në 2 maj. E kujtojmë ne: ka lindur në 1955. Por për stilisten, nëna e Alegrës dhe Danielit, është një ditëlindje shumë e rëndësishme. Në 30 qershor fëmija i parë do të bëhet në moshën e përshtatshme për të trashëguar 50 për qind të aksioneve të kompanisë që i ka lënë daja i saj Xhani, i zhdukur në 1997-ën. Krijuesja e “Versace” tregon se si e kaloi këtë moment delikat për firmën dhe familjen.
    Çfarë bën Donatela Versaçe kur është larg pasarelave?
    Punoj shumë. Sigurisht që dua edhe jetën mondane dhe të vesh veshje mbrëmjesh. Të ndërroj veshjet është gati një lojë. Por është vetëm një pjesë e vogël e ekzistencës time.
    Dhe ajo familjare?
    Ia dedikoj fëmijëve të mi. E fillojmë ditën duke ngrënë mëngjes bashkë. Dhe çdo mbrëmje duke ngrënë darkë diskutojmë të gjithë.
    I plotëson interesat e firmës dhe familjes?
    Sigurisht. Alegra e di që ka trashëguar më tepër përgjegjësi se pasuri.
    Çfarë do të bëjë vajza pas 18 vjetësh?
    Do të niset në gusht për të studiuar recitim në Shtetet e Bashkuara.
    Pra, nuk ndryshon asgjë në përgatitjet e Versaçes?
    Tani për tani jo. Jemi vetëm duke kërkuar një ortak në minorancë, Unë jam, do të jem dhe do të mbetem Meduza. Mbi ne janë nxjerrë shumë përfundime, sepse emri Versaçe përbën lajm.
    Përse vajza juaj do t’i përkushtohet teatrit dhe jo modës?
    Mundësisht do të jetë dikush tjetër...në Amerikë, larg kureshtjes së shtypit italian, mund të jetojë një jetë të përshtatshme për moshën e saj.
    Në të ardhmen do të duartrokitet Alegra si aktore apo si stiliste?
    Edhe si amvisë gatimi. E rëndësishme është që të jetë e lumtur.
    Po ju, Donatela, si e kaloni kohën e lirë në shtëpi?
    Nuk gatuaj dhe nuk lidh kopsa. Edhe pse e kam bërë shumë herë para një sfilate. Lexoj shumë, kur jam në shtëpi me robëdeshambër prej satëni dhe nallane.
    Shikoni televizor?
    Pak. I trajton italianët si injorantë. Dhe pastaj me gjithë këto hollake nuk duket merita e grave. I bën të duken pa tru.
    Në të kundërt dimë që ju pëlqeni shumë muzikën?
    Tani çmendem për raperin Eminem dhe 50 cent: Përcjellin mesazhe sociale që do të doja t’i thoshja unë.
    Pëshpëritet që shpenzoni shumë nga koha juaj për bukurinë, dhe që fonisti juaj udhëton me Konkord?
    Historia ime “e paraqitjes” është bërë gati një legjendë. Më zbavit sepse zbavit njerëzit. Në të vërtetë kam vetëm një grimier dhe një parukier që i thërras në rast nevoje. Nëse nuk kam impenjime zyrtare, vij në zyrë edhe e patrukuar.Si shpërblim, shumë të reja të make-up lindin nga nevojat vetjake që grimieri im, Renato, i kthen në produkte.
    Për shembull?
    Linja e fundit e buzëkuqëve, e quajtur Sensual feeling, me margaritarë të vërtetë të grimcuar për shkëlqimin e buzëve. Gruaja më pëlqen vezulluese dhe e nxirë.
    Si mbaheni në formë?
    Një ditë bëj gjimnastikë dhe një ditë më pas një masazh. Dal e lyer si një ngjalë.
    Çfarë mendoni për kirurgjinë plastike?
    Është e nevojshme për të gjithë ata që duan të përmirësohen.
    Koha që kalon është një armik?
    Çdo moshë ka anët e veta pozitive
    Në këta vjet a ka ndryshuar shumë puna e stilistit?
    Ka evoluar. Luku i përgjithshëm nuk më pëlqen më as mua. Pëlqej të krijoj copa të zbërthyera duke i përzier me shijen. Të gjithë duan të jenë pak stilistë dhe kështu mund ta bëjnë.
    Përse adhuroni flokët bjonde?
    Bjondja është thelbi i femërores: ngjyra e grave më e famshme se historia.
    Dhe çfarë na thoni për maninë tuaj për gurët e çmuar ? Diamantet më pëlqejnë sepse paraqesin forcë dhe pastërti mund të shohësh brenda dhe të hidhesh, si pishinat, që nuk janë kurrë të mjaftueshme në sasi.
    Së bashku me këto pasionet tuaja, keni krijuar një imazh jashtë të zakonshmes, shumë të pëlqyer nga gei-t?
    Dhe jam e nderuar. Tek gej-të ka një kërkesë lirie që i shtyn gjithmonë më përpara se të tjerët, drejt hapësirave të reja.
    Miqtë e tjerë?
    Një fërfëllitje fame dhe njerëzit e zakonshëm që duan mbledhur nën të njëjtën çati: e imja. Në restorant pëlqej gjithmonë intimitetin shtëpiak.
    Për këtë i kushtoni shumë kujdes linjësVersace Home Collection?
    Sistemimi është më tepër i rëndësishëm sesa një veshje. Nuk mund ta heqësh në mbrëmje: duhet ta mbështjellësh ditë pas dite.
    Si do ta përcaktonit shtëpinë tuaj?
    Një përzjerje të mobiljeve antike, pjesë arti që mi ka rregulluar vëllai im Xhani dhe gjëra të jetës sonë. Në dhomën e Danielit është kitara. Alegra ka posterat e rokstarëve të saj të preferuar dhe në sallon është bateria.
    Tashmë në shtëpinë tuaj ka shpesh rokstarë që këndojnë. Por cilët prej këtyre personazheve janë miqtë tuaj të vërtetë?
    Me Sting dhe Elton Xhon jemi intimë. Me Madonën flasim për fëmijët. Por, po vlerësoj gjithmonë e më tepër Kristina Aguilerën.
    A e ka tradhtuar ndonjëri miqësinë tuaj?
    Nuk dua ta kujtoj. Ka qenë tepër e dhimbshme, për një si puna ime që jep gjithmonë shumë.
    Çfarë kujtoni nga vëllai juaj Xhani?
    Mënyrën e të qeshurit, pasionin për artin dhe aftësinë për të rrezikuar. Mendoni që, me pavetëdijen time më dërgoi të blija në ankand shtëpinë tonë në rrugën Jezu. Po blija një pjesë historike të Milanos pa e ditur. Por për Xhanin preferoj të mos flas, sepse ndiej ende dhimbje.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Versace mendonte të bashkohej me Gucci


    Olsi Kolami

    Vdekja tragjikë e Giani Versaces ka hedhur në erë një projekt që ai dhe drejtuesi i shtëpisë së modës Gucci do të realizonin duke shkrirë dy shtëpitë e tyre. Lajmi bëhet publik pas 7 vjetësh në një të përditshme britanike, e cila pohon se dy emrat e njohur të modës kishin rënë dakort që të bashkonin stafet e tyre të dizenjimit, me qëllimin hedhjen në treg të produkteve të tyre, që do të sillnin një revolucion në fushën e modës. Zhdukja misterioze e stilistit të njohur në vitin 1997, ka hedhur në erë projektin në fjalë, i cili kishte si qëllim ngritjen e një sistemi ndërkombëtar tërësisht italian të modës. Sipas një kontrate që ai kishte nënshkruar së bashku me Morgan Stanley dhe Bankën Tregëtare, ata do të futeshin në bursën ndërkombëtare për të përfaqësuar italinë në këtë treg. Ndërkohë që Donatella Versace, motra e stilistit të njohur ka pohuar se nuk ka dijeni në lidhje me një kontratë të tillë dhe se nuk ka ndërmend të pranojë një iniciativë të tillë.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Demi Moore, ikona e Versaces për 6 muaj


    Olsi Kolami

    Donatella Versace sapo ka firmosur nje marreveshje me aktoren e njohur Demi Moore, e cila do te jete ikona e ardhshme qe do te reklamoje produktet e shtepise se njohur te modes. Sipas te perditshmes britanike "The Sun", Moore dhe Versace, jane takuar dje ne Londer, ku i kane dhene doren e fundit marreveshjes, e cila ka si qellim prezantimin e nje fushate publicitare per koleksionin Vjeshte-Dimer te Versace. Aktorja 42 vjecare ka pranuar qe te jete ikona e kesaj shtepi per gjashte muaj, duke firmosur marreveshjen ne mjediset restorantit "Cipriani" nje nga me te njohurit ne Londer, ku dy bukuroshet, pasi kane drekuar, diskutuan me detaje gjithcka. Sipas tabloidit britanik gjithcka ishte inskenuar ne menyre perfekte, duke shoqeruar ceremonine private nen tingujt e disa motiveve muzikore kabalistike. Aktorja e njohur e cila se afermi pret te behet nene, eshte ndjekese e besimit Kabalah, se bashku me bashkeshortin e saj Ashton Kutcher dhe kengetaren Madonna. Pak kohe me pare Versace pranoi qe Madonna te jete gjithashtu fytyra e shtepise se saj te modes, duke prezantuar imazhin e gruas te zyres.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Koleksion veshjesh historike nga Versace


    Olsi Kolami

    Me ne fund do te prezantohet nje koleksioni me veshje historike verseca te kinemase klasike. Behet fjale per veshjet te cilat jane dizenjuar nga David dhe Donatella Versace enkas per emrat me te medhenj te kinemase. Koleksioni pritet te presantohet ne Rome me 29 prill. Keshtu pritet te prezantohen veshje te ideuara nga mjeshtrat e stilimit qe ka veshur Katharine Hepburn, ne filmin "Lufta dhe Paqja", apo nje koleksion fantastik qe mban te njejtat firma te veshura nga aktorja italiane Sophia Loren ne filmin "Carosello napoletano". Sigurisht qe nuk ka per te munguar as koleksioni i cmuar i Anita Ekberg ne sheshxhirimet e filmit "Dolce vita", apo koleksioni Ingrid Bergman. Nder punet e mjeshtrave te stilimit nuk do te mungojne as veshje qe kane sjelle imazhe te paperseritshme te aktoreve Virna Lisi, Stefania Sandrelli, Giorgio Albertazzi, Carlo Vanzina dhe Elena Sofia Ricci.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    886

    Për: Donatela Versaçe, mbretëresha e modës

    Versace markë e bukur,por e shtrenjtë!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •