Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14

Tema: Dino Buzzati

  1. #1
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289

    Dino Buzzati

    Dino Buzzati

    Ashensori

    Ne katin e tridhjete e nje, te grataceles ku banoj, mora ashensorin per te zbritur. Dritezat e vogla ne kuadrin elektronik ishin ndezur tek njezete e teta dhe njezete e katerta, pra dikush tjeter priste te hipte.
    Te dy kanatat u puthiten dhe ashensori nisi te zbrese. Ishte nje ashensor jashtezakonisht i shpejte.
    Nga i tridhjete e njejti deri tek i njezete e teti nuk zgjati as nje sekonde. Dera u hap automatikisht, une hodha syte dhe ndjeva dicka ketu brenda diafragmes, si nje lloj marramendje te thelle e te embel .
    Kishte hyre ajo, vajza qe prej muajsh e shikoja ne lagje dhe cdo here zemra me rrihte forte.
    Ishe nje vajze rreth te shtatembedhjetat, ndeshesha me te pergjithesisht mengjeseve. Ajo mbante nje cante pazari, nuk ishte elegante por as e trashe, floket e zinj i mbante kapur me nje rreth te vogel. Por me te rendesihmet ishin: fytyra, e thate, e shtanget, e forte, me molleza teper te theksuara, goje te vogel, te puthitur,qortuese . Kjo fytyre ishte si nje lloj sfide.
    Pastaj ishte dhe menyra sesi ecte, krenare, klasike, me nje siguri arrogante, si ta kishte boten te sajen.
    Ajo hyri ne ashensor. Kesaj rradhe nuk e kishte shporten me vete, floket i kishte njelloj te kapur me te njejtin rreth, nuk kishte vene buzekuq, por buzet e saj te plota dukeshin njelloj te bukura.
    Nuk me me vuri re fare dhe u vendos perballe faqes se ashensorit me syte fiksuar drejt. Nuk ka asnje vend tjeter ku fytyrat e njerezve te panjohur marrin nje shprehje kaq budallaqe, si ne ashensor. Edhe ajo, ne menyre te pashmagshme kishte marre kete pamje, por gjithsesi me nje lloj sigurie karakteristike te sajen.
    Ashensori nderkohe ishte ndalur ne katin e njezete e kater. Ketu kishte per te mbaruar ky intimiteti yne i rastesishem. Dy kanatat u hapen dhe hyri brenda nje zoteri qe duhej te ishte rreth te pesedhjetat, pothuaj tullac, me trup mesatar, as i holle as i trashe, me nje fytyre te mencur.
    Vajza mbante drejteqendrim, me kemben e majte paska te hapur nga jashte, si nje fotomodele kur merr poze para aparatit. Kishte veshur nje pale sandale me lluster te zeze dhe take shume te larte. Mbante nje portofol prej lekure te bardhe ose mund te ishte igelit, portofol jo i shtrenjte mesa duket. Ajo vazhonte te fiksonte faqen e ashensorit me nje indiference totale.
    Ishte nga ato tipa qe edhe ne sater ta shkoje nuk do te te dhuronte as me te voglen kenqesi . Nje i mefshet si une ishte komplet i pashprese. Totalisht i pashprese ! Dhe po te ishte prej ketej rrotull do mbante ate qendrimin e zakonshem, qe mbajne vendaset ndaj meshkujve, heshtjen mosbesuese.
    Cuditerisht, qe prej katit njezetekater, ashensori ne vend qe te leshohej perposhte me rrembimin e zakonshem, levizi shume lehte dhe ashtu zvarre vazhdoi zbritjen . Veshtrova nje afishe ngjitur ne faqe te ashensorit : "Kujdes! Deri ne kater veta, shpejtesi e madhe.Kater deri ne tete vete, shpejtesi e vogel." Pra nese pesha rritej, ashensori e ngasalesonte shpejtesine automatikisht .
    "E cuditshme!" thashe " Jemi vetem tre veta, dhe asnjeri i shendoshe do thoja."
    Veshtrova vajzen, me shprese se te pakten do me shihte, por asgje .
    "Nuk jam i shendoshe" foli zoteria rreth te pesedhjetave duke buzeqeshur me miresjellje "megjithate, e dini qe une peshoj shume?"
    "Sa?"
    "Shume, shume. Dhe per me teper kam dhe kete valixhen."
    Ne te dyja dyert e ashensorit ishin dy dritareze xhami nga ku mund te shikoje tek kalonin me rradhe hyrjet neper katet dhe numrat perkates te tyre. Pse valle po ecte kaq ngadale, sikur te ishte paralizuar?
    Por une isha i kenaqur. Sa me ngadale te ecte, aq me gjate do gjendesha prane saj. Poshte e me poshte me shpejtesi kermilli! Dhe asnje nga te tre nuk fliste.
    Kaloi nje minute, dy. Nje nga nje katet kalonin perpara dritareve te vogla nga poshte lart. Sa mund te kishin kaluar? Tanime duhet te kishim mbrritur ne katin e pare.
    Por ashensori vazhdonte e vazhdonte te zbriste, me nje dembelizem te cuditshem, por ama zbriste.
    Me ne fund ajo pa rreth e rrotull, disi e shqetesuar . Pastaj ju drejtua zoterise: "Cfare po ndodh?"
    Tjetri, ia ktheu qete : " Mos do te thuash qe tashme e kami kaluar sheshin e katit te pare? Po, zonjushe. Ndodh ndonjehere.Ne fakt, kemi zbritur nentoke, a sheh qe nuk ka me porta katesh jashte?"
    Ishte e vertete. Midis dritareve rreshqiste tashme vecse nje fashete e rrudhosur toke me ngjyre te bardhe, te piste.
    "Po tallesh, apo jo?" i beri vajza.
    "Jo, jo. Nuk ndodh perdite, por ndonjehere ndodh dicka e tille."
    " Po ku ndalon?"
    " Ku i dihet?" qeshi ne menyre enigmatike " por ma do mendja se do mbetemi ketu brenda per nje cope here. Me mire te prezantohemi." i zgjati doren vajzes e pastaj mua. "Me quajne Skiasi"
    "Perozi" foli vajza.
    "Perozi kush?" guxova, duke i dhene doren.
    "Ester" ia beri me hezitim. Dukej e trembur.
    Fale nje dukurie misterioze, ashensori vazhdonte te groposej thlellesive te nentokes. Ishte nje situate e frikshme, ne rethana te tjera do isha paralizuar nga llahtari. Ndersa ne fakt ndihesha i lumtur . Ishim si tre te mbijetuar nje nje ishull te shkrete. Dhe me dukej logjike qe Esteri do ta bente vetem me mua . Une isha pothuaj tridhjete vjec, me se i pashem. Bukuroshja nuk kishte pse te zgjidhte nje plakaruq si ky tjetri ketu.
    " Po ku po shkojme, ku po shkojme?..." i beri Esteri duke u kapur pas nje menge te Skiasit.
    "Qetesohu, ēupe, qetesohu. Nuk ka asnje rrezik, a s'e sheh sa ngadale po zbresim?"
    Pse nuk ishte kapur pas meje? Mu be sikur ma kishte veshur me shpulle fytyres.
    "Zonjushe Ester" ia bera "duhet te te them dicka: e di qe te kam gjithmone ne mendje? E di qe une vdes per ty?"
    "Po ne sot po njihemi!" tha rende.
    "Te shoh pothuajse perdite" thashe " mengjeseve kur del per te bere pazarin."
    Kisha hedhur nje hap te nxituar, dhe ja Esteri : "Aha, pra ti e di qe une jam kamariere?"
    U perpoqa ta regulloja : "Ju kamariere? Bah! Te betohem qe nuk me kishte shkuar mendja kurre".
    " Pse, cfare mendoje se jam? Nje princeshe, me raste ?"
    "He tani, zonjushe Ester" me doli krah Skiasi "Me duket se nuk eshte momenti i pershtatshem per tu zene. Tani jemi te gjithe ne nje kazan."
    Megjithese me mbrojti nuk e di pse me irritoi "Ju zoti Skiasi, kush jeni ju njehere?"
    "Kush e merr vesh. Ja kam bere shpesh here pyetje vetes. Polivalent do thoja. Tregetar, filozof, mjek, llogaritar, metalurg, sipas rastit."
    Me vinte cudi me veten, ne nje situate te tille ankthi tregohesha kaq ne kontroll, gati hero me dukej vetja. Skiasi ia dha nje goxha te qeshure . Nderkohe ashensori zbriste e zbriste, pashe oren, kishte kaluar mese nje ore .
    Esteri ia plasi te qares . Une e mbeshtolla lehte nga krahet. "Mos, mos qaj, do ta shohesh qe do rregullohet kjo pune."
    "Po sikur te vazhdoje keshtu" pyeti vajza mes ngasherimave "po sikur te vazhdoje keshtu?..."
    Nuk munda t'i them me asgje.
    " Jo, jo zonjushe" tha Skiasi "nuk kemi per te vdekur as nga uria e as nga etja. Ketu ne valixhe kam gjithcka na nevojitet, te pakten per tre muaj."
    E veshtrova me shqetesim . Domethene , ky biēim e paska ditur c'do ndodhte qe kur hyri. Mos e kishte kurdisur ky gjithe kete katrahure ? Te ishte djalli vertete? Po c'rendesi kishte tek e fundit, nese ishte djalli apo jo? Une ndihesha kaq i fuqishem, i ri, i sigurt ne vete.
    "Ester" i peshprita ne vesh "Ester mos me thuaj jo. Kushedi per sa kohe do jemi te mbyllur ketu. Ester, thuame: do behesh gruaja ime?"
    "Gruaja jote?" ia beri " si te shkon mendja te martohemi pikerisht ketu?"
    "Po te jete puna keshtu" tha Skiasi " une jam edhe prift"
    "Po ti me se merresh?" me pyeti Ester me ne fund e qetesuar.
    Inspektor industrie. Fitoj jo pak, besome, bukuroshe. Me quajne Dino."
    "Mendohu njehere zonjushe" tha Skiasi "mund te jete goxha rast"
    "Atehere?" ngulmova. Ashensori vazhdonte te zbriste, tashme kishim arritur ne nje nivel qindra metra nen dhe`.
    Esteri cuditerisht ma ktheu pak e trembur " Pso jo, zoti Dino, tek e fundit edhe ti me pelqen."
    E rrembeva prej beli dhe e shtrengova per vete. Per mos ta trembur, e putha ne balle.
    "Zoti ju bekofte" ia beri Skiasi, duke haperdare duart ne ajer.
    Ne ate moment ashensori ndaloi. Ishim pezull. Cfare po ndodhte? Kishim takuar fundin, apo ishte nje ndalese pararendese e leshimit katasrtrofik perposhte?
    Por, me nje frymemarrje te gjate, ashensori nisi gradualisht te ngjitej.
    "Leshome Dino, te lutem" tha menjehere Esteri, ngaqe isha duke e mbajtur akoma per krahesh.
    Ashensori ngjitej.
    "Bah! Ne asnje menyre" i bente Esteri ndersa une i pergjerohesha " aq me teper tani qe rreziku po kalon... nese do vertet mund ta bisedojme me prinderit e mi...Te fejuar? Sikur me shume ngut e ke marre... Dreq o pune, ishte nje shaka, apo jo? Besoj se ti e kuptove..."
    Ashensori vazhdonte ngjitjen.
    "Mos insisto me, te lutem... Po, po i dashuruar, i dashuruar, e di, te zakonshmet... Nuk e di po qenke shume i bezdisur ti!"
    Ngjitej me shpejtesi marramendese .
    "Te shihemi neser? E pse u dashka te shihemi neser? Une as qe te njoh...le qe nuk kam kohe... Cfare me kujton? Apo perfiton ngaqe jam nje cope sherbyese?"
    E mbertheva nga kyci. "Ester, mos bej keshtu, te lutem, mos u bej e keqe!"
    "Leshome, leshome..." u ankua " C'eshte kjo sjellje? Mos je i marre? Te te vije turp!
    Leshome po te them... Zoti Skiasi, te lutem beja te qarte ti ketij maskarai" Por Skiasi ne menyre te pashpjegueshme ishte zhdukur.
    Ashensori ndaloi. Dera u hap duke shfryre. Kishim arritur nivelin e tokes.
    Ester u clirua me force. "Mjaft tani! Perndryshe kam per te bere nje rremuje sa qe do e mbash mend per tere jeten!"
    Nje shikim perbuzes. Kishte dale tashme.U largua. Marshonte drejt me hapat e saj arrogant qe ishin shume fyes per mua.

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Dino Buxati

    Enigme Qeni

    Kur mua, qenin, me nxjerrin shetitje, perballe atij pallatit te madh me shtatore, xhamllek, kulla e kupola ne sheshin aty prane, shoh shpeshhere nje lloj kamioni shume te bukur me ngjyre te zeze, gjithe lajlelule, ndaluar mu para portes se madhe. Perreth ka nje turme njerezish. Dhe, papritmas, nga porta dalin kater burra qe mbajne ne sup nje arke te gjate, pa te shkruajtura siper. Edhe kjo arke eshte shume e bukur, fund e krye e stolisur. Dhe njerezit e veshtrojne, nderkohe qe kater burrat e vendosin me kujdes ne kamionin aq te bukur. C'te kete brenda? Vemendja e publikut, madheshtia luksoze, solemniteti i veprimeve te lene te mendosh se arka permban dicka jashtezakonisht te vyer, ushqime te rralla e te mocme, gjithsesi gjera per te ngrene, ndryshe s'kish se si te shpjegoheshin gjithe ato ceremoni. Pastaj, ndersa arka misterioze vendoset ne kamion, kam vene re se disa nga te pranishmit, sidomos gra, shperthejne ne denesa. Edhe kjo te shtyn te besosh se eshte fjala per ushqime te zgjedhura e te shijshme. Tek shohin qe i shpien tej, ata me grykesit deshperohen kaq shume sa nuk arrijne t'i mbajne lotet.

    Ja konkluzionet ku do te te conte thjesht gjykimi i shendoshe. Por njerezit jane ca tipa shume te cuditshem. Ec e gjeje ti se cfare mbyllin ne ato senduke te mrekullueshem, dhe pse i lene t'ua marrin keshtu, mu para hunde, pa bere asnje qendrese. Qajne si vica, por s'luajne as gishtin per ta penguar nisjen tyre. C'njerez te cuditshem!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Obut

    Punet jane keshtu. Dikush vdes, ne varrim
    te afermit e miqte e te ndjerit ngasherohen, ata
    kane nje cehre te zymte, te penduar dhe te tron-
    ditur, gjithcka le te besosh se nga dhembja s'do
    dine me, kurre me, te jetojne si me pare.

    E megjithate, kalon nje jave, dy dhe ata i
    gjeni te ulur, te themi, ne nje restorant, duke qe-
    shur e duke ngrene per shtate pale qejfe. Tamam
    si para vdekjes se atij tjetrit.

    Pra, rastet jane dy:

    Ose dashurite, qofte edhe me te medhate,
    edhe me te sinqertat, rezistojne gjate, shtate
    dite. Dhe atehere e kote t'i marrim seriozisht.

    Ose kundrejt vdekjes, akoma dhe me keq, gji-
    thcka eshte hipokrizi, qofte edhe ne mirebesim.
    Dhe atehere s'ngelet vec... (Besoj u kuptuam!)
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    Takim i humbur

    Korridori i lagesht e i zymte i shtepise nr. 8 pergjate shetitores, me shkallinen prej mermeri te kuq te erret dhe dy amure te bronxte permbi parmake, nga nje ne cdo ane. Ndoshta dikur kishte qene pallat zoterinjsh (trokellime takash te holla ne shkalle, ne hije fytyra te zbehta grash te reja me vel ngjyrevjollce, ndersa jashte, pas oresh e oresh, ne pasqyrimin e lepire ne te gjelber te gazit, kuajt e humbisnin durimin duke perplasur thundren mbi gure). Pastaj kishte filluar, pak nga pak, te merrte tatepjeten, perhere e me pak njerez elegante e me shume shites shetites, dhe karrocat e shkaperdara, tani vec ndonje kamionēine, a makine private, por rralle e me rralle, ama; dhe dielli nuk hynte kurre, sepse paradhoma binte nga veriu, as hena kurre; dhe nga heneza me xhama e mesakut portierja flokeshprishur e shtepise, duke kapsallitur syte.
    Po ti a ishe ate dite? Me ke pritur? E nese po, sa me ka pritur? Une rendja per te mberritur ne kohe, duke dihatur, duke u penguar, mund te me merrnin per te marre. Por do te ish dashur te fluturoja. Isha larg, i flakur tej nga jeta krejt papritmas, ne nje distance te frikshme nga ty, qe s’mund ta dije.
    Keshtu, kur ora eci aq shume, sa ishte e pamundur te mendohej qe ti ndodheshe ende aty, une rreshta se vrapuari dhe, dalengadale, sot kam arritur, por ti s’je me.
    Nuk je me, sepse kane kaluar shume vite, dymbedhjete vjet rruge te panderprere ne drejtim te kthimit, dhe amuret e bronxta jane zhdukur, ne fytyren e kariatideve* prej stukoje nen qemer, pluhuri ka krijuar rrathe te neveritshme te syte, dhe suvate e rena, dhe nga heneza me xhama e mesakut portierja flokeshprishur qe kapsallit syte, perhere. Dhe aneve tabeleza njera mbi tjetren “Dentist ne katin e III – Sittam perfaqesi reklamash – Farera vajore – Vinciguerra ne te IV – Studio noteriale Rossi – Schiaffera” Dhe nje tablo e madhe e fotografise artistike Lebois me fatalen me syte nga qielli, burrin mondan me monokel e buzeqeshje trashanike, vajza e vogel e maskuar si dame e viteve shtateqind, gjenerali me uniforme parade, mbushur me stringla, borgjez, i rende e i flashket, ne syte e kermillte barra te tmershme familjeje. Kurre, pra dielli s’ka hyre ne kete korridor te mallkuar; as cicerima zogjsh, as hije resh ne arrati. Por vajtje- ardhje pa hare, peshtyma ne pluhurin e vjeter, lart e poshte njerezit per te noteri e dentisti.
    Une pyes:
    “Me falni, valle mos keni pare gje…?”
    “Kur?” pyesin
    “U bene fiks dymbedhjete vjet”
    “Po”, pergjigjet njeri, “me kujtohet. Po rrinte ne kembe e po priste. Kishte nje pallto blu e nje kapele me lule. Ishte e hirshme , shume e hirshme”
    “Seriozisht ju kujtohet? Pas dymbedhjete vjeteve dhe ju kujtohet?”
    “Edhe sikur pesedhjete te kishin kaluar, prape se prape do te me kujtohej shume mire, perhere do ta kujtoj…E njoha tamam atehere , ate dite, po po, tek priste para portes se madhe. Binte shi. Priti rreth nje ore. Pastaj une e shoqerova me ēader ne shtepi…..Eshte ime shoqe, zoteri, me ndjeni.”

    *Statuja grash, qe sherbejne edhe si shtylla mbajtese, e te quajtura keshtu prej grave te Karias qe mbanin pesha mbi krye

    perkthyer nga Dritan Ēela
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Free will! Maska e WhaleRider
    Anėtarėsuar
    05-01-2004
    Vendndodhja
    NZ
    Postime
    41

    Marr nga revista letrare “Jeta e re”, Prishtinė, 1988

    Dino Buzzati
    Shtatė katet
    Pas udhėtimit njėditor me tren .Xhyzepe Korte arriti nė qytetin ku ndodhej spitali i njohur. Atij mėngjesi tė muajit mars kishte pak temperaturė, por deshi vetė tė ecte nė kėmbė, rrugės prej stacionit deri nė spital, me njė valixhe tė vogėl nė dorė. Edhe pse sėmundja nuk ishte e natyrės sė rėndė Xhyzepe Kortėn e kėshilluan qė t’i drejtohet sanatoriumit tė famshėm, ku shėroheshin tė sėmurit si ai. Pėr shėrim tė suksesshėm garantonte pėrgatitja profesionale e mjekėve dhe shfrytėzimi racional i teknikės medicinale. Kur e shikoi nga largėsia, e njohu ndėrtesėn ku ishte nisur ngase shumė herė e kishte parė nė prospektet e reklamave fotografinė. Xhyzepe Korte fitoi njė bindje sigurie. Ndėrtesa shtatėkatėshe me ngjyrė tė bardhė me gravura tė drejta tė linte pėrshtypjen e njė hoteli. Rreth e pėrqark ishte i rrethuar me drunj tė lartė. Pas kontrollit tė shkurtėr mjekėsor, Xhyzepe Korte u vendos nė njė dhomė gazmore nė katin e shtatė. Orenditė, kolltukėt, tapetat ishin tė shndritshme dhe tė pastra. Dritaret shikonin nė metronė mė tė mirė tė qytetit.. Mbretėronte qetėsi e madhe. Xhyzepe u shtri dhe pasi ndezi dritėn te koka filloi tė lexojė librin qė kishte marrė me veti. Pas pak nė derė u duk infermierja, e cila e pyeti se a dėshiron gjė. Xhyzepe Korte nuk kėrkoi asgjė, por deshi tė hynte nė bisedė me infermieren e re duke kėrkuar informata pėr rendin shtėpiak nė spital. Kėshtu ai kuptoi karakteristikat e ēuditshme tė spitalit. Pacientėt ishin tė ndarė nėpėr kate sipas natyrės sė sėmundjes.
    Kati i shtat ishte pėr ata qė ishin sėmurė lehtė. Kati i gjashtė ishte pėr ata qė ishin sėmurė paksa mė rėndė. Nė katin e pestė shėroheshin ata qė ishin tė sėmurė mė seriozisht dhe kėshtu me radhė prej katit nė kat. Nė katin e dytė vendoseshin pacientėt e sėmurė rėndė. Nė katin e parė ishin ata pacientė pėr tė cilėt s’kishte fare shpresa. Ky sistem i vetėm jepte mundėsi pėr shėrbime mė tė mira dhe garantonte nė secilin kat atmosferė homogjene. Nga ana tjetėr, shėrbimi bėhej nė mėnyrė tė pėrsosur dhe nė mėnyrė tė shkallėzuar. Tė sėmurit ishin tė ndarė nė shtatė kategori. Secili kat ishte njė botė me vete, me rregulla, norma dhe tradita tė veēanta. Tė gjitha katet kishin nga njė mjek, nė punėn e tyre kishte dallime minimale nė forma tė shėrimit edhe pse drejtori i pėrgjithshėm i institutit kishte dhėnė urdhra tė njėjta pėr tė gjithė. Pasi doli infermieria, Xhyzepe Kortės iu bė sikur i kishte kaluar temperatura, e nxori kokėn nė dritare tė shihte panoramėn qytetit dhe tė shikonte katet e mėposhtme tė ndėrtesės. Konstrukti i ndėrtesės lejonte njė gjė tė tillė. Xhyzepe vėmendjen e pėrqendroi nė katin e parė. Ishte largėsi e madhe dhe nuk vėrejti asgjė me rėndėsi. Nė dritaren bri tij, Xhyzepe vėrejti njė njeri. Ata tė dy u shikuan gjatė me simpati, po nuk dinin si ta ndėrprerin qetėsinė. Mė nė fund Xhyzepe mori guxim dhe e pyeti: “Edhe ju jeni kėtu qėmoti?”
    -“O, jo”, tha tjetri. “Kėtu jam qe dy muaj ...” heshti pėr njė kohė dhe pastaj pa ditur si ta vazhdoj bisedėn, shtoi: “Po shikoj poshtė vėllain”.
    - “Vėllain?”
    - “Po,” tha i panjohuri. “Kemi ardhur bashkė kėtu, pėr ēudi shėndeti ju keqėsua dhe tash ėshtė nė katin e katėr.”
    “Nė katin e katėr”, sqaroi njeriu, fjalėt i tha me dhembje dhe trishtim, sa Xhyzepe Korte u tremb.
    “Aq shumė janė tė sėmurė nė katin e katėr?” pyeti me maturi.
    ”O, zot”, tha ky tjetri ngadalė, nuk ėshtė ende nė atė shkallė tė rėndė, por...”
    “Po” pyeti Korte nėse nė katin e katėr janė nė atė shkallė tė rėndė tė sėmurė atėherė nė ēfarė gjendje janė ata nė katin e parė?”
    “Ah, nė katin e parė janė ata qė e kanė vdekjen para sysh. Aty mjekėt mė s’kanė punė. Atje punojnė vetėm klerikėt. Dhe po kupton ...”
    “Pak janė nė katin e parė”, e ndėrpreu Xhyzepe Korte, sikur dėshironte t’i thoshte bashkėfolėsit, “krejt dhomat poshtė janė tė zbrazura.”
    “Ka pak tash, por nė mėngjes ishin mė shumė”, tha i panjohuri me njė buzėqeshje tė lehtė. “ Atje ku janė roletat e dritareve tė mbyllura para pak kohėsh vdiq njė pacient. Nuk po vėreni se nė katet tjera roletat janė tė hapura ? Mė falni”, shtoi dhe ngadalė u tėrhoq, “po fryn. Shkova nė shtrat. Gėzuar, gėzuar....”.
    I panjohuri u fsheh dhe dritaren e mbylli me rrėmbim. Pastaj u vėrejt se brenda e ndezi dritėn. Xhyzepe Korte edhe mė tej mbeti aty ku ishte duke shikuar roletėn e mbyllur tė dritareve nė katin e parė. Ndjeu njė lehtėsim ngase ishte lart atyre dritareve tė mbyllura. Brenda dritareve filluan tė ndizen dritat njė nga njė, pėrveē nė katin e parė, dritat tė lenin mbresė se sanatoriumi ėshtė pallati i lumturisė. Vetėm nė tė parinė s’kishte dritė.
    Rezultatet pas ekzaminimit pėrgjithshėm mjekėsorė, e kėndellėn Xhyzepe Kortėn. Ishte i pėrgatitur pėr diagnozė mė tė rėnd dhe nuk do tė ishte i befasuar sikur ta zbritnin nė katin e gjashtė. Gjendja e tij shėndetėsorė ishte e mirė. Mjeku e trimėroi mė fjalė tė mira. Sėmundja sapo ka filluar - i tha - por, brenda dy ose tri jave do tė jetė ēdo gjė nė rregull.
    “Do tė thotė, mbetėm nė katin e shtatė”?, pyeti Xhyzepe Korte i frikėsuar nė atė ēast. “Po sigurisht!” ja ktheu miqėsisht duke i rėnė krahėve. “Po ku mendoni se do tė shkoni, nė katin e katėrt?” e pyeti duke qeshur, sikur njė gjė e tillė as qė mund tė merrej me mend.
    “Mė mirė kėshtu “, tha Korte.“. “ e dini ēka ? Kur njeri ėshtė i sėmurė mendon atė mė tė keqėn...” Xhyzepe Korte mbeti nė katin e shtatė. U njoftua me pacientėt tjerė gjatė pushimit tė pasdrekes, me pėrpikėri i pėrmbahej kėshillave tė mjekut. Kėtė e bėnte me qėllim ta flakte sėmundjen, por sėmundja, as nuk shėrohej e as nuk keqėsohej.
    Pas dhjetė ditėve te Xhyzepe Korte erdhi shefi i repartit dhe e luti miqėsisht: “nesėr nė spital vjen njė grua me dy fėmijė, dy dhoma i kemi tė lira, po na mungon edhe njė . a kishit mundur ju z. Korte tė kaloni nė njė dhomė tjetėr ?”
    Korte kėtė punė nuk e bėri tė madhe. Pėr te ishte krejt njė. Nė dhomėn tjetėr mund tė jetė edhe mė mirė Ndoshta edhe infermieria do tė jetė edhe mė e mirė dhe mė e bukur.
    “Ju faleminderit shumė”, i tha shefi duke u pėrkulur lehtė: “Prej njeriut siē jeni ju, unė e prisja njė pėrgjigje tė kėtillė. Nėse doni mund ta bėjmė lirimin e dhomės. Duhet tė zbritni njė kat me poshtė”, vazhdoi qetėsisht, “nė kėtė kat mjerisht nuk kemi dhoma tė tjera tė lira. Ky ndėrrim bėhet vetėm pėrkohėsisht “, u ngut pasi e vėrejti Korten, qė me rrėmbim u ngrit dhe ishte gati tė kundėrshtojė. “Ndėrrim i pėrkohshėm. Posa tė lirohet ndonjė dhomė, kjo do tė bėhet brenda dy-tri ditėve ju prapė do tė ktheheni nė katin e shtatė.”
    “Mė duhet tė pranoj se kjo zbritje nė katin e gjashte nuk mė pėlqen”, tha Xhyzepe. “Kjo zbritje nuk ka lidhje me sėmundjen tuaj. Kėtė e bėjmė pėr shkak tė asaj gruaje me dy fėmijė. Mos t’ju shkojė mendja te ndonjė shkak tjetėr!”
    “Tė shpresoj”, tha Xhyzepe Korte, “kjo sikur mė paralajmėron njė tė keqe”.
    Kėshtu Korte kaloi nė katin e gjashtė i bindur se kjo nuk ka tė bėjė mė keqėsimin e sėmundjes sė tij. Nė katin e shtatė njeriu ende ėshtė nė lidhje normale me bashkėsinė njerėzore. Nė kėtė kat mund tė thuhet se vazhdohet jeta normale. Ndėrkaq nė katin e gjashtė ishte atmosferė spitali. Mentaliteti i mjekėve, teknikėve medicinale dhe i pacientėve ishte diēka tjetėr. Kėtu dihej se pranoheshin tė sėmurit, kuptohet jo aq rėndė. Nė bisedė me pacientėt, mjekėt, Xhyzepe kuptoi se qėndrimi nė katin e shtatė ishte shaka, pėr tė sėmurėt amatorė dhe pėr ata tė cilėt vuanin prej sėmundjeve tė shpikura vetė. Kati i gjashtė ishte ai prej tė cilit fillonte spitali i vėrtetė.
    Xhyzepe Korte kuptoi se kthimi i tij nė katin e shtatė s’do tė jetė aq i lehtė. Ai e kishte tė qartė se askush nuk do t’i thoshte kthehu njė kat ma lart, nėse ai vetė nuk e bėn kėtė. Pacientėve u thoshte vazhdimisht se kėtu ėshtė vetėm rastėsisht se kėtė e ka bėrė me qėllim. I ka afruar shėrbim njė gruaje me dy fėmijė dhe posa tė lirohet dhoma ai do tė kthehet lart. Ata e dėgjonin sa pėr ta dėgjuar dhe me dyshim duke pėrkulur kokėn i miratonin fjalėt e tija.
    Bindjen e Kortės se nuk e ka vendin nė katin e gjashtė e vėrtetoi edhe mjeku. Ai i tha se sėmundja e tij ėshtė absolutisht e lehtė. Kėtė absolutisht e pėrsėriti disa herė. Nė fund i propozoi qė ai mė mirė ėshtė tė mbetėt nė katin e gjashtė.
    “Nuk dua tė dėgjoj mė propozime tė kėtilla”, tha i sėmuri, “mė thatė se ju e keni vendin nė katin e shtatė, prandaj unė dua atje tė kthehem”.
    “S’kam asgjė kundėr”, ja ktheu mjeku, “unė ju dhashė kėshilla mjekėsore, mė mirė tė them miqėsore! Sėmundja e juaj ėshtė e lehtė, bile ju nuk jeni fare i sėmurė. Sipas mendimit tim te ju sėmundja sa ka filluar. Intensiteti i sėmundjes ėshtė minimal, por kemi tė bėjmė me njė proces destruktiv tė qelizave”, kjo ishte hera e parė qė Xhyzepe Korte dėgjoi shprehjen “proces destruktiv i qelizave absolutisht ėshtė nė fillim, ndoshta ende s’ka filluar. Megjithatė nė tė njėjtėn kohė mund tė pėrfshijė tėrė organizmin. Pėr kėtė po them qė ju mė mirė mund tė shėroheni kėtu, nė katin e gjashtė, ku e keni terapinė intensive.”
    Njė ditė mori vesh se drejtori i pėrgjithshėm i sanatoriumit, pas kėshillimeve tė gjata mori vendim pėr ndėrrimin e ndarjeve tė tė sėmurėve. Shkalla e secilit pacient – tė themi kėshtu –tė zbritet pėr gjysmė poeni. Tė themi se nė secilin kat pacientėt ishin tė ndarė, sipas sėmundjes, nė kategori (kėtė ndarje e bėnin mjekėt e tyre, por vetėm pėr nevoja e brendshme, ajo mė e rėnda prej dy kategorive zbrit pėr njė kat mė poshtė. P.sh., gjysma e tė sėmurėve tė katit gjashtė, ata pak mė rėndė tė sėmurė, duhej tė zbritnin katin e pestė, gjysma e katit tė shtatė nė katin e gjashtė. Ky lajm e gėzoi Xhyzepe Korten ngase me kėtė ndėrrim tė vendeve kthimi i tij nė katin e shtatė do tė jetė mė e lehtė.
    Nė lidhje me kėto qė mendonte Korte e njoftoi infermieren, por pėrjetoi njė befasi tė idhėt. Kuptoi se ai nuk do tė mbetet nė katin e gjashtė, por nė katin e pestė. Shkakun nuk e diti t’ia thoshte infermierja. Ajo e dinte vetėm se ai bėn pjesė nė kategorinė e pacientėve tė sėmurė mė “rėndė”, prandaj duhej tė zbriste pėr njė kat mė poshtė. Pas kėsaj befasie Korte u tėrbua fare. Thėrriste se po e mashtrojnė, nuk do ta pėrfill urdhrin pėr zbritje nė katin pestė, do tė kthehet nė shtėpi se drejtoria dhe administrata s’mund t’i ndėrrojnė diagnozat si t’u teket.
    Derisa ai bėrtiste erdhi mjeku ta qetėsonte. E kėshillonte Korten tė qetėsohej, nėse do tė mos i rritej temperatura, e sqaroi se ka njė mosmarrėveshje tė vogėl. Edhe njėherė e siguroi Xhyzepe Korte e ka vendin nė katin e shtatė, por shtoi se nė lidhje me kėtė ka njė koncepcion personal tė vetin. Nė realitet sėmundja e tij mund tė vlerėsohej, si sėmundje e shkallės sė gjashtė, duke marrė parasysh vėllimin e manifestimit tė sėmundjes. Ai vetė nuk mund ta merrte me mend se Korte bėn pjesė nė radhėn e tė sėmurėve tė katiti tė gjashtė ( nė kategorinė e tė sėmurėve mė rėndė). Sipas tė gjitha gjasave sekretari i spitalit, i cili atij mėngjesi ka telefonuar duke pyetur pėr gjendjen klinike tė Xhyzepe Kortės, ka gabuar ose drejtoria me qėllim ka “gabuar” pak. Mjeku nė fund e kėshilloi Kortėn tė mos shqetėsohej, pa emocione ta pranojė zbritjen; me rėndėsi ėshtė sėmundja se vendi ku do tė vendosėt i sėmuri.
    Sa i pėrket shėrimit – shtoi mė tutje mjeku – Xhyzepe nuk duhet tė mėrzitet, mjeku nė katin e poshtėm ka mė shumė pėrvojė; ai gati nė mėnyrė tė prerė vėrtetoi se mjeshtėria e mjekut rritet sipas zbritjes sė tij kah kati i parė, kėtė bindje e kishte edhe drejtoria. Dhoma ėshtė komode dhe elegante. Shikimin poashtu e ka kah metroja kryesore e qytetit: vetėm prej katit tė tretė panorama e qytetit nuk shihet prej drunjve tė gjate.
    Xhyzepe Korte, i kapluar prej temperaturės nė mbrėmje i dėgjonte arsyetimet me mundim. Nė fund e kuptoi se i mungon forca, dėshira qė edhe mė tej tė protestojė nė kėtė zbritje tė paarsyeshme. Dhe, pa protestė, lejoi ta zbresin njė kat mė poshtė.
    Ngushėllimi i vetėm pėr Xhyzepe Kortėn, kur u gjend nė katin e pestė, ishte se sipas bindjes sė mjekut dhe pacientėve tjerė nė atė kat ky ishte pacienti mė lehtė i sėmurė. Nė rrethin e tė sėmurėve nė at kat, ai shikohej si njeriu mė i lumtur. Nė anėn tjetėr e mundonte ideja e dy barrierave qė ishin mes tij dhe botės normale tė njerėzve.
    Pranvera sapo kishte kaluar, ajri ishte gjithnjė e mė i ngrohtė, por Xhyzepe Korte nuk dėshironte si ditėve tė para, tė shikonte nė dritare. Kjo ndjenė e frikės nga shikimi nė dritare ishte e paarsyeshme. Trupin ia kaplonte njė dridhje po tė shikonte dritaret e katit tė parė, tė cilat nė tė shumtėn e rasteve ishin tė mbyllura dhe tash i kishte mė afėr.
    I dukej se sėmundja e tij kishte stagnuar. Pas tri ditėve tė qėndrimit tė tij nė katin e pestė, nė kėmbėn e tij u paraqit njė lloj eckemi e cila nuk shėrohej. Ėshtė ky infeksion – i tha mjeku – s’ka lidhje me sėmundjen tuaj; kjo mund t’i ndodhė edhe njeriut mė tė shėndoshė nė botė. Pėr kėtė arsye, qė ky ekcem tė shėrohet, duhet rrezatim intensiv me rreze – gama. “Po kėtu nuk bėhej rrezatimi?” pyeti Xhyzepe Korte.
    “Mundet”, u pėrgjigj mjeku me kėnaqėsi. Spitali ynė i ka tė gjitha. Ka vetėm njė problem...”
    “Ēka?” tha Korte i habitur.
    “Problem ėshtė ....” tha mjeku “desha tė them se instalimi aparatit pėr rreze – gama gjendet nė katin e katėr, por unė nuk tė kisha kėshilluar qė tri herė nė ditė tė ngjiteni shkallėve poshtė – lart.
    “D.m.th. asgjė?”
    “Po do tė ishte mirė derisa ekcema tė kalojė tė zbritni nė katin e katėrt.”
    “Mjaft!” u ējerr me dėshpėrim Xhyzepe Korte. “Mjaft, me kėto zbritje! Edhe nė vdeksha, nė tė katėrtin nuk zbres!”
    “Si tė doni”, tha qetėsisht mjeku qė mos ta trazonte edhe mė. “Por si mjek ua ndaloj tė ngjiteni shkallėve poshtė e lart tri herė nė ditė.”
    E keqja ishte se ekcema pėrhapej, nė vend qė tė shėrohej. Xhyzepe Korte nuk kishte rahati vazhdimisht pėrpėlitej nė shtrat. Kėshtu si i tėrbuar qėndroi tri ditė, mė nė fund u deshtė tė lėshoj pe. Vetė kėrkoi nga mjeku tė shkojė njė kat mė poshtė ta bėjė rrezatimin. Poshtė Korte hetoi, me njė kėnaqėsi tė fshehtė se ai bėnte pėrjashtim prej pacientėve tjerė. Ata ishin nė gjendje shumė kritike. Asnjėri prej tyre nuk mund tė lėvizte vetė. Ai vetės i lejoi komoditet tė ecte nė kėmbė prej dhomės deri te salla pėr rrezatim, me kėtė ecje tė tij gėzoheshin dhe habiteshin infermierėt dhe mjeku. Mjekut tė ri i tha tė gjitha rreth sėmundjes dhe zbritjes sė tij speciale. Nė realitet i sėmurė pėr katin e shtatė, ndėrsa tash erdh nė katin e katėr. Posa t’i kalojė ekcema ai do tė kthehet lart. Ai absolutisht nuk do tė pranonte diē tjetėr. Ai, edha sipas rregullave, mund tė ishte nė katin e shtatė.
    “Po, po nė tė shatin!” tha mjeku duke qeshur, i cili posa e kishte kryer kontrollin.
    “Ju tė sėmurit pėrherė e teproni! Unė i pari po ju them se ju duhet tė jeni tė kėnaqur me gjendjen qė e keni; sa po shoh sėmundja te ju nuk ėshtė keqėsuar. Po flisni pėr katin e shtatė, mė falni pėr kėto fjalė tė sinqerta, kjo nuk ėshtė krejt njėsoj! Ju jeni njė rast, i cili nuk duhet tė tė shqetėsoj, me kėtė pajtohem. Por, megjithatė je i sėmurė!”
    “Atėherė ēka” tha Xhyzepe Korte krejt i skuqur faqeve. “Nė cilin kat ju do tė mė kishit vendosur?”
    “O, zot, kjo s’ėshtė lehtė tė thuhet, ky ishte vetėm njė kontroll i shkurtėr, pėr tė bėrė kėtė duhet sė paku njė javė t’ju pėrcjell.”
    “Nė rregull”, nguli kėmbė Korte, “e dini pėrafėrsisht.”
    Qė ta qetėsoj, mjeku u bė sikur pėr njė ēast po mendon dhe pastaj duke ulur kokėn si me vetveten tha qetėsisht: “O, zot! T’ju bėjė qejfin, mund tė ishit nė katin e gjashtė! Po, po,” shtoi duke dashur ta bind veten. “ I gjashti tė pėrgjigjet.”
    Mjeku besonte se me kėtė do ta kėnaq tė sėmurin. Ndėrkaq nė fytyrėn e Xhyzepe Kortės, u paraqit njė pamje dėshpėruese: i sėmuri e mori me mend se mjekėt e kateve tė larta e kanė mashtruar: ja mjeku i ri, shihet qartazi se ėshtė mė i shkathėt , mė i ditur dhe mė i sinqertė – kjo shihet haptazi – mė vendosi nė jo nė tė shtatin , por nė tė pestin edhe kėtė nė kategorinė e dytė tė katit tė pestė.
    Papritmas njė dėshpėrim e kaploi Kortėn. Atė natė temperatura iu rrit. Qėndrimi nė katin e katėr ishte mė i rehatshėm pėr Xhyzepe Kortėn prej se kishte ardhur nė spital.. Mjeku ishte shumė simpatik, bujar dhe i kujdesshėm. Shpesh, me orė tė tėra i kalonte nė bisedė tė pėrzemėrt rreth gjėrave tė ndryshme. Xhyzepe Korte me kėnaqėsi bisedonte duke kėrkuar tema qė atij i pėrgjigjeshin si p.sh. jeta e pėrditshme e tij prej avokati dhe njeriut qė e kishte shėtitur botėn. Ai shikonte ta sigurojė veten bashkėsisė sė njerėzve tė shėndoshė, se ende ėshtė i lidhur me pune dhe ende interesohet pėr temat e ditės. Mundohej, por kėtė nuk e bėnte dot. Pa marrė parasysh biseda pėrfundonte rreth sėmundjes sė tij.
    Dėshira pėr pėrmirėsim te Xhyzepe Korte u bė obsesion. Fatkeqėsisht rrezet – gama, edhe pse i ndihmuan nė mospėrhapjen e ekcemės nė lėkurė, nuk e shėruan krejtėsisht. Pėr ditė nė lidhje me kėtė Xhyzepe bisedonte gjatė me mjekun duke dashur tė tregohet trim, madje ironik, por kėtė e bėnte pa sukses.
    “Mė thoni z. mjek”, tha njė ditė, “si rrjedh procesi destruktiv i qelizave tė mia?”
    “Oh, ēfarė fjalė tė vrazhda”, e qortoi mjeku si me shaka. “Ku i mėsuat kėto? Kjo nuk ėshtė mirė, sidomos pėr tė sėmurėt! Kurrė diēka tė kėtillė nuk dua tė dėgjoj.”
    “Nė rregull”, tha Korte, “po ju nuk u pėrgjigjėt.”
    “Oh, tash do t’ju pėrgjigjem”, tha heshtazi mjeku. “Procesi destruktiv i qelizave, ta pėrsėris edhe njė shprehje tuaj tė vrazhdė, nė rastin tuaj ėshtė minimal, absolutisht minimal, por jam i shtrėnguar ta quaj kėmbėngulės.”
    “Kėmbėngulės, a do tė thotė kjo se ėshtė kronik?”
    “Mos mė shtyj tė tė them diē qė nuk e kam thėnė. Unė ta kam thėnė vetėm kėmbėngulės. Pėrndryshe kėshtu ndodh nė shumicėn e rasteve. Nė raste mė tė lehta nevojitet shėrim intensiv dhe i gjatė.”
    “Mė thuani, kur do tė shėrohem?”
    “Kur? Prognozat nė kėtė rast janė tė vėshtira... Por, dėgjoni”, shtoi pas njė pauze tė shkurtėr, po shoh se ju vėrtet paskėshit njė mani tė lindur pėr shėrim. Sikur tė mos kisha frikė se do t’ua lėndoj zemrėn, e dini se ēka do t’ju thosha?”
    “Vetėm flisni....!”
    “Ja do t’jua sqaroj. Sikur unė do tė isha sėmur nga kjo sėmundje, madje edhe nė formė mė tė lehtė, do tė vija nė kėtė sanatorium qė ėshtė ma i miri nė botė, dhe vetė kisha kėrkuar prej ditės sė parė tė vendosėm nė njėrin prej kateve mė tė poshtme. Madje kisha kėrkuar katin...”
    “Tė parinė?” tha Korte, me njė buzėqeshje tė idhėt.
    “O, jo! Nė tė parin jo “u pėrgjigj me ironi mjeku.”Kjo gjithsesi jo por, nė tė tretin, madje edhe nė tė dytin me siguri po. Nė kėto reparte shėrimi bėhet mė mirė, kėtė po jua garantoj, mjetet (veglat) medicinale janė komplete, personeli mjekėsor ėshtė mė i fortė. Ju me siguri e dini kush ėshtė shpirti i kėtij spitali?”
    “A ėshtė ky profesor Dati?”
    “Po, profesor Dati. Ai e zbuloi kėtė terapi, e cila kėtu pėrdoret, ai e ka projektuar edhe ndėrtesėn. Pra ky gjeni gjendet vazhdimisht nė mes tė katit tė parė dhe tė dytė. Prej kėtu ai urdhėron fuqishėm dhe mė autoritet. Por, po ju them se ndikimi i tij nuk shkon mė larg se nė katit tė tretė. Mbi katin e tretė urdhrat e tij nuk kanė forcėn e duhur; zemra e spitalit ėshtė poshtė dhe poshtė duhet tė jesh qė tė kesh tretman mė tė mirė.
    “Kjo d.m.th”, tha Xhyzepe Korte me zė tė dridhur, “ėshtė kėshilla juaj”.
    “Edhe diēka”, vazhdoi ngadalė mjeku, “nė rastin tuaj duhet dhėnė rėndėsi ekcemės. Kjo tash ėshtė diēka e parėndėsishme por, shumė e mėrzitshme, mė kohė mund tė tė sjellė kokėēarje: Ju e dini se ka rėndėsi gjatė shėrimit thellėsia e shpirtit. Pėrdorimi i rrezeve - gama pati sukses tė pėrgjysmuar. Pse? Ndoshta kjo ka ndodhė rastėsisht, por ndodhė qė rrezet nuk kanė intensitet tė mjaftueshėm, por, nė katin e tretė makinat pėr rrezatim janė mė tė forta. Mundėsia pėr shėrimin e ekcemės suaj ėshtė mė e madhe. Prandaj kur fillon shėrimi dihet se ėshtė bėrė hapi mė i madh. Kur tė ngjiteni shkallėve lartė ėshtė zor tė ktheheni prapė. Kur ju do tė ndiheni mirė, asgjė s’mund t’ju pengoj tė ktheheni te ne, mund edhe mė lart, varet prej jush, nė tė pestin, tė gjashtin, madje edhe nė tė shtatin, do tė thoja...”
    “A besoni ju se do tė shpejtohet shėrimi nė katin e tretė?”
    “Oh, kėtu s’ka kurrfarė dyshimi. Unė ju thashė se ēka do tė bėja nė rastin tuaj.”
    Kėto fjalė pėr ditė ia thoshte Xhyzepe Kortės. Mė nė fund erdhi momenti kur i sėmuri i lodhur prej ekcemės, edhe pėrkundėr dėshirės qė tė mos zbresė, vendosi t’i dėgjojė kėshillat e mjekut, tė shkojė njė kat mė poshtė.
    Nė katin e tretė menjėherė vėrejti se mbretėronte njė hare, te mjeku dhe te motrat medicinale, edhe pse kėtu tė sėmurėt ishin mjaft tė sėmurė. Vėrejti se nga dita nė ditė kjo hare ishte edhe mė e madhe: me kureshtje njė ditė e pyeti infermieren se ē’ėshtė kjo hare te personeli mjekėsor.
    “Ah, si nuk e ditke?” u pėrgjigj infermieria, “pas tri ditėve shkojmė nė pushim vjetor.”
    “Si ashtu, shkoni nė pushim vjetor?”
    “Po, 15 ditė, kati i tretė do tė mbyllet dhe krejt personeli mjekėsor shkon nė pushim. Nė pushim vjetor shkojnė me radhė katet.”
    “Po tė sėmurit? Me ta ē’bėni?”
    “Pasi relativisht janė pak, prej dy kateve e formojmė njė”
    “Kėshtu i bashkoni tė sėmurėt e katit tė tretė me ata tė katit tė katėrt?”
    “Jo, jo”, e pėrmirėsoi infermieria, “ata tė katit tė tretė me tė katit tė dytė. Ata qė janė kėtu zbresin poshtė.”
    “Zbresin poshtė?” tha Xhyzepe Korte i zverdhur nė fytyrė si limoni. “D.m.th. mė duhet tė zbres nė tė dytin?”
    “Po sigurisht s’ka kėtu asgjė? Kur tė kthehemi, pas pesėmbėdhjetė ditėve, ju prapė do tė vini nė kėtė dhomė. S’di pse po frikoheni?”
    Ndėrkaq Xhyzepe Korte – njė shtytje e fshehur ia tėrhoqi vėmendjen – njė frikė e tmerrshme. Pasi nuk mundi ta ndal personelin mjekėsor qė tė mos shkojė nė pushim, u bind se terapia intensive me rreze-gama i ndihmonte – ekcema gati ishte zhdukur, prandaj nuk mori guxim qe t’i kundėrvihet ndėrrimit tė kateve. Kėrkoi prej infermieres qė nė derėn e dhomės sė tij tė vihet njė mbishkrim me fjalėt: “Xhyzepe Korte pėrkohėsisht nė katin e dytė.” Diēka e ngjashme s’kishte ndodhur kurrė nė sanatorium, por mjekėt nuk kundėrshtuan duke marrė parasysh temperamentin nevrik tė Kortės dhe pasojat e mosplotėsimit tė dėshirės sė tij. Nė realitet, duhej pritur vetėm pesėmbėdhjetė ditė, asnjė ditė mė shumė. Xhyzepe Korte i numėronte ditėt i shtrirė nė shtrat me orė tė tėra pa lėvizur, i shikonte orenditė e dhomės qė nuk ishin tė gėzuara si nė katet sipėr tij, por disi ishin me dimensione mė tė ngushta dhe me vija mė tė ashpra. Kohė pas kohe shndėrrohej i tėri ne vesh, pasi i bėhej se nė katin nėn te (nė katin e atyre qė e kishin “patur”) dėgjonte rėnkime, cijatje dhe ofshama tė thella.
    Krejt kjo kuptohet, e demoralizonte. Kthjelltėsia jo e mirė e mendjes sikur i ndihmonte sėmundjes. Temperatura rritej, gjendja shėndetėsore edhe mė tej keqėsohej. Pėr dritare – ishte mesi i i stinės sė verės dhe dritaret ishin gjithnjė tė hapura – nuk shiheshin ēatitė e shtėpive tė qytetit, por vetėm kurora e gjelbėr e drurėve qė e rrethonin spitalin.
    Pas shtatė ditėsh, pas dreke rreth orės katėrmbėdhjetė, befasisht hyri infermieri kryesor me tre tė tjerė duke shtyrė karrocėn. “A jeni gati pėr ndėrrimin e dhomės?” pyeti infermieri kryesor me butėsi dhe dhembshuri.
    “Ēfarė ndėrrimi?” pyeti Xhyzepe me mundim duke thėnė fjalėt: “Ēfarė hajgare janė prapė kėto? Ata tė katit tė tretė nuk kthehen pas shtatė ditėsh?”
    “Ēfarė kati i tretė?” tha infermieri kryesor sikur nuk e kuptonte. “Unė kam urdhėr t’ju vendos nė katin e parė, ja shikoni”, i tregoi urdhėresėn e shkruar pėr transferim nė katin e parė, me nėnshkrim tė profesor Datit.
    Frika dhe tėrbimi i Xhyzepe Kortės shpėrtheu si bombė, gėrvalljet e gjata tė tija dėgjoheshin nė tėrė repartin. “Ngadalė ju lutem ngadalė”, e lutėn infermierėt. “Ka kėtu edhe tė sėmurė tė tjerė”, por kjo nuk e qetėsoi tė sėmurin.
    Mė nė fund vrapoi mjeku i repartit, njeri fjalėmbėl dhe i kujdesshėm. Ia sqaroi se pėr ēka ėshtė fjala, e shikoi urdhėresėn, i dėgjoi sqarimet e Kortės. Dhe pastaj ashpėr iu kundėrvu infermierit se kėtu ka farė gabimi se ai s’ka dhėnė urdhėr tė tillė, qėmoti ka mosmarrėveshje tė padurueshme, se kėtu fshihet diēka prej tij ... Pasi i tha tė gjitha kėto infermierit, iu kthye miqėsisht tė sėmurit dhe sinqerisht i kėrkoi ndjesė.
    “Fatkeqėsisht” shtoi mjeku, profesor Dati para njė dite ka shkuar nė pushim tė shkurtėr, do tė kthehet pas dy ditėsh. Urdhrat e tij nuk guxojmė tė mos i pėrfillim, shumė po mė vjen keq. Sigurisht edhe atij do tė i vije keq, kėtė ju garantoj, ēfarė gabimi! Kėtė s’mund ta kuptoj as unė se si ka ndodhur!”
    Tashmė njė mjerim tronditės e kaploi Xhyzepe Kortėn. Aftėsia pėr ta kontrolluar veten krejtėsisht u zhduk. Si kalama, tėrėsisht iu nėnshtruar lemerisė. Ofshamjet e tij jehonin, ngadalė dhe trishtueshėm nė tėrė dhomėn.
    Arriti ashtu, ma atė gabimin e tij tė tmerrshėm, nė stacionin e fundit. Arriti nė repartin e atyre qė s’kishin fare shpresa pėr jetė. Arriti ai qė ishte, nė tė vėrtetė sipas shkallės sė sėmundjes, kėtė e vėrtetonin edhe mjekėt mė rigoroz, se ishte pėr katin e gjashtė, nėse jo nė katin e shtatė! Situatė qesharake thoshte Korte.
    I shtrirė nė shtarat, derisa pasdrekja e ngrohtė e asaj vere ngadalė zhdukej mbi qytetin e madh, ai pėrtej xhamave tė dritares shikonte kurorėn e gjelbėr tė drunjve dhe kishte pėrshtypjen se jetonte nė njė botė tė humbur, e krijuar prej mureve tė lemerishėm, e krijuar prej vdekjeve tė ftohta, e krijuar prej figurave tė bardha njerėzish tė pa shpirt.
    Iu kujtua se edhe druri, i cili bėhej se po e shef nė dritare, nuk ishte i drejtė; pėr kėtė u bind kur vėrejti se gjethet e drurit nuk lėkundeshin. Ky mendim e trazoi sa Korte e shtypi zilen, e thirri infermieren dhe e luti qė t’ia afrojė syzat pėr shkurtpamėsi, tė cilat kur ishte shtrirė nuk i pėrdorte; u qetėsua kur vėrejti se druri megjithatė ėshtė i drejtė dhe gjethet edhe pse ngadalė prapėseprapė lėkundeshin nga era e lehtė.
    Kur infermieria shkoi, kaloi njė ēerek ore nė qetėsi. Gjashtė kate, gjashtė, gjashtė mure tė tmerrshme, edhe pse pėr shkak tė gabimeve formale, tash rėndonin mbi Xhyzepe Kortėn pamėshirshėm. Tash mė tė vėrtetė duhej menduar nė vitet, edhe sa vjet i duhen tė ngjitet deri nė skajet e kėsaj gremine shtatėkatėshe?
    Po si u bė qė dhoma aq papritmas mori pamje tė errėt? Edhe pse ishte mesi i pasdrekes. Me forcė tė fundit Xhyzepe Korte, i cili hetoi se po e paralizon njė mpakje e ēuditshme, shkoi orėn, nė karrigen bri kokės. Ishte ora tre e tridhjetė. E ktheu kokėn nė anėn tjetėr dhe shikoi roletnet lėvizėse, nga tė cilat i bėhej se po dėgjon njė urdhėr tė fshehur – ngadalė lėshoheshin duke ia zbuluar rrugėn e dritės.
    Pėrktheu:
    Sabit Abdyli
    All I got in this world is my balls and my word and I don't break either of 'em for nobody!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Dino Buzzati Traverso (Buxati)

    DY SHOFERET

    Kane kaluar dy vjet tashme dhe akoma e pyes veten per cfare flisnin dy shoferet e furgonit te erret ndersa transportonin mamane time te vdekur ne varrezen e larget. Ishte nje udhetim i gjate, me shume se 300 kilometra, e megjithese autostrada ishte e zbrazet, automjeti i vdekjes bente para ngadale.
    Ne femijet e ndiqnim me makine disa qindra metra pas e kilometrazhi vertej tek 70-75, ndoshta sepse ata furgone jane prodhuar per te ecur ngadale, por mendoj benin keshtu se ky ishte rregulli, sikur shpejtesia te ishte mungese respekti per te vdekurin, c’absurditet, une perkundrazi do betohesha qe nenes do t’i pelqente te shkonte me 120 ne ore, shpejtesia ne mos tjeter do ta kishte genjyer qe ishte udhetimi i zakonshem i qete veror drejt shtepise sone ne Belluno.
    Ishte nje dite e mrekullueshme qershori, triumi i pare i veres, fushat perreth magjepsese, qe ajo i kishte kaluar kush e di sa qindra here, por qe tani nuk mund t’i shihte.
    Dhe dielli i madh ishte atje tej ne fund, ku formoheshin ato mirazhe ujore e makinat ngjanin te varura ne ajer.
    Kilometrazhi luhatej ne 70-75, furgoni para nesh ngjante i palevizshem, e anash kalonin te leshuara plumb makina te cliruara e te lumtura, burra e gra te gjithe te gjalle, edhe vajza te mrekullueshme anash djemsh ne jashteseri kabriole, me floket e shpupurisur nga era e udhetimit. Edhe kamionet na parakalonin, edhe ata me rimorkio, aq ngadale perparonte furgoni i varrezave e une mendoja sa e kote ishte gjithe kjo, do kishte qene e bukur dhe e sjellshme per nenen time te vdekur te transportohej me nje supersportive te kuqe zjarr, me gazin e shkelur ne fund, mbi te gjitha do ishte si nje tolerim i vogel per pak jete te mirefillte, ndersa ajo e ecur zvarritese mbi fijen e asfaltit, i ngjante aq shume nje funerali.
    Prandaj e pyesja veten per cfare po flisnin dy shoferet, njeri i gjate 1 meter e 85, nje lloj babaxhani me pamje te bute, tjetri ishte i ngjeshur, i kisha diktuar ne momentin e nisjes, s’ngjanin fare te pershtatshem per kete lloj pune, nje kamion ngarkuar me hekura do qe me i pershtatshem per ta.
    Pyesja veten per cfare po flisnin pasi ajo ishte biseda e fundit njerezore, fjalet e fundit te jetes qe mamaja do mund te degjonte. E ata te dy jo se qene maskarenj, por ne nje rruge kaq te gjate e monotone, sigurisht ndjenin nevoje te flisnin; fakti qe pas shpines, ne distance te disa centimetrave shtrihej nena ime, nuk kishte pike rendesie per ta, kuptohet, me keto gjera ishin mesuar, ndryshe s’do ta benin kete lloj zanati.
    Ishin fjalet e fundit njerezore qe mund te degjonte nena ime, sapo te arrinim ne vend do te niste sherbimi ne kishen e varrezes, e nga ai moment tingujt e fjalet s’do t’i takonin me jetes, tingujt e fjalet e pertejbotes do te degjonte me pas.
    Per cfare po flisnin? Per te nxehtin? Per sa ore do te benin kthimin? Per familjet e tyre? Per skuadrat e futbollit? I tregonin njeri tjetrit restorantet me te mire anash rruges me inatin qe s’ndalonin dot? Flisnin per makinat me aftesine e njerezve te zanatit? Edhe shoferet e makinave funebre i perkasin tek e fundit botes se motorave e motorat i terheqin.
    Apo i hapeshin njeri tjetrit per aventura dashurie? E mban mend bjonden ne ate barin afer benzinates ku ndalojme perhere te mbushim makinen, tamam ate, ike ore,tregome atehere, une s’e besoj. M’u thafte gjuhe ne te…
    Ose arrinin deri aty sa te tregoni barcaleta te pista? A s’eshte e zakonshe kjo per dy burra qe per ore e ore udhetojne te vetem me makine? Sese ata te dy me siguri qene te bindur se ishin vetem, gjeja e mbyllur ne furgon pas kurrizit te tyre as qe ekzistonte per ta, e kishin harruar komplet. E mamaja i degjonte shakate dhe te qeshurat e tyre? Po, sigurisht qe i degjonte, e zemra e saj e lodhur mblidhej gjithnje e me shume, jo se mund t’i perbuzte dy burrat, por ishte poshtersi qe ne boten aq shume te dashur prej saj, zerat e fundit te ishin te tyret, e jo zerat e femijeve.
    Atehere, me kujtohet, ishim gati ne Vicenca, kur me ra nder mend sa pak kisha bere per t’i ndenjur afer nenes keto kohet e fundit. E ndjeva ate piken e dhimbshme ne mes te kraharorit, qe zakonisht quhet brerje ndergjegjieje.
    Ne ate moment preciz, kush e di si deri atehere nuk kishte nxjerre krye ky kujtim i dhimbshem - nisi te me ndjeke jehona e zerit te saj, kur ne mengjes i futesha ne dhome para se te shkoja ne pune: “Si je ?”
    “Sonte fjeta plotesisht”, pergjigjej ( e ve me bast me injeksione gjilpere)
    -Po shkoj ne gazete! Mirupafshim!
    Beja dy tre hapa ne korridor e me arrinte zeri i saj i drojtur: “Dino!”. Kthehesha pas. “Keto do hash mengjesin?”. “Po”.
    “Edhe ne dreke do vish?”
    Zot i madh, sa e pafajshme, e madhe e njekohesisht e vogel ishte deshira brenda pyetjes. Nuk kerkonte, s’impononte, pyeste sa per ta ditur.
    Por une kisha takime idiote, kisha vajza qe s’me donin vertet, as e canin koken per mua tek e fundit, por ideja te kthehesha ne tete e gjysme ne shtepine e trishte, te helmuar nga pleqeria dhe semundja, te infektuar tashme nga vdekja, gati me neveriste, e pse s’duhet patur kurajo te rrefehen keto gjera kur jane te verteta?
    “Nuk e di,- pergjigjesha atehere,- do te marr ne telefon.”
    Dhe une e dija qe do t’i thosha”jo” kur te telefonoja. E ajo menjehere e kuptonte qe do t’i pergjgjesha “jo” dhe ne ate “murupafshim” te sajen, kishte nje keqardhje te madhe. Por une isha biri egoist sic dine te jene vetem femijet.
    Nuk me vriste ndergjegjia per momentin, as pendim apo skrupuj. E ajo e kuptonte menjehere qe per dreke s’do vija.
    E mplakur, e semure, e shkaterruar madje, e bindur q fundi po rrezohej mbi te, mamaja do te kenaqej, per te qene me pak e trishte, qe une te isha kthyer per dreke ne shtepi.
    Qofte edhe per te mos thene nje fjale, i inatosur ndofta per punet e mia, te cdo lloji. Por ajo, nga shtrati, sepse nuk ngrihej dot nga shtrati, do ta dinte qe une isha matane, ne kuzhine, e kjo do ta ngushellonte.
    Une perkundrazi jo. Une shetisja Milanon duke qeshur ore e cast me shoket, idiot, maskara qe isha, ndersa thelbi i jetes sime, mbeshtetja ime e vetme e vertete, e vetmja krijese e afte per pergjakej per mua ( e s’kisha per te gjetur me nje tjeter si ajo, edhe sikur te jetoja 300 vjet), ishte duke vdekur.
    Do t’i kishin mjaftuar dy fjale para drekes, une i ulur ne divanin e vogel e ajo e shtrire ne krevat, ndonje informacion per jeten e per punen time. E me tej, pas drekes, do me kishte lene te lire me gjithe zemer, ku dreqin te doja, s’do t’i vinte keq, perkundrazi ishte e lumtur kur gjeja rast te defreja.
    Por para se te dilja, ne erresire, do isa futur ne dhomen e saj per nje pershendetje te fundit. “E ke bere gjilperen?”. “Po, kete nate shpresoj vertet te fle!”
    Kaq pak kerkonte, kurse une as kete s’e beja, per egoizmin tim te shpifur, une isha i biri e ne egoizmin tim prej djali, refuzoja te pranoja sa shume e doja.
    E tani si pjese te fundit te botes, ja fjalet, qyfyret dhe te qeshurat e dy shofereve te panjohur, ja
    dhurata e fundit qe i bente jeta.
    E tani eshte vone, tmerresisht vone. Prej gati dy vjetesh guri eshte ulur per te mbyllur kripten e vogel te nendheshme, ku ne erresire, njeri mbi tjetrin, jane qivuret e prinderve, gjysherve, stergjysherve. Dheu i ka zene tanime te carat, ndonje fijeze bari perpiqet te dale aty ketu. Dhe lulet, te vena ca muaj perpara ne vasken prej bakri, as qe njihen me tani.
    Jo, ato dite kur ajo ishte semure dhe e priste vdekjen, s’kthehen me dot pas. Ajo hesht, nuk me qorton, me siguri do me kete falur tashme.
    E prapseprape kur e mendoj, nuk gjej dot paqe me veten. Cdo dhimbje e vertete shkruhet mbi shiratat e nje lende misterioze, para se ciles graniti eshte si gjalpe. E s’mjafton perjetesia per ta fshire. Pas miliarda shekujsh, vuajtja e vetmia e nenes sime, te provokuara nga une, do ekzistojne akoma.
    E une s’mund te ndreq dot gje, te marr fryme me shpresen mos ajo me sheh.
    Por ajo s’me sheh. Ajo vdiq dhe u shkaterrua, nuk mbijetoi, apo me mire s’ka gje tjeter vec mbetjet e trupit te saj tmerresisht te turperuar nga vitet, nga e keqja, nga dekompozimi dhe koha.
    Asgje? Tamam asgje mbetet. Nga mamaja ime s’ekziston me gje?
    Kush e di. Hera heres, sidomos pasditeve, kur jam vetem, provoj nje ndjenje te vecante. Sikur dicka te futej brenda meje kur para pak castesh nuk ishte, sikur te me banonte nje esence e papercaktuar, jo e imja e megjithate pafundesisht e imja, e une qe s’isha me vetem e cdo gjest i imi, cdo fjale, te kishte per deshmitar nje shpirt misterioz. Te sajin!
    Por magjia zgjat pak, nje ore, nje ore e gjysme, jo me shume. Pastaj dita fillon te me coptoje mishin, me ingranazhet e saj te thata.
    ERIS RUSI

  7. #7
    shume e bukur. Zot ēfare ndjesish me pershkruan. dino buzzati eshte i madh. kjo pjese eshte e mrekullueshme. shpesh na ndodh te ndihemi, dhe te mendojme keshtu. ka momente ne jete kur ti ndjen te te breje ndergjegja, ndjen qe nuk ke bere mjaftueshem per njeriun me te rendesishem te jetes tende. dhe vetem ne fund, atehere kur kupton se ajo nuk eshte me ti ndihesh keq, ndihesh i poshter. vetem ti mund ti jepje nje dhimbje kaq te madhe e mgja pendohesh. por ajo s'do mundet me kurre te kuptoje se sa shume ti e ke dashur sepse ti nuk ishe kurre me te ne momentet e saj te fundit. ne ditet e mia me te veshtira, ne ditet e mia me te lumtura ajo do jete gjithmone ne zemren time.

  8. #8

    Dino Buzzati

    Ku tė gjej njė vend pėr tė parkuar?

    E ku do gjej njė vend pėr tė lėnė makinėn? Kam njė makinė qė e bleva me ulje ēmimi, e mora ara disa muajsh, ende nuk ia kam marrė dorėn kushediseē, kurse vendqėndrime ka rreth gjashtėqindetridhjetėekatėr kategori tė ndryshme, janė njė labirint ku do humbisnin dhe ata qė janė ustallarė nė timon. Vėrtetė qė nė ēdo mur do gjesh tabela treguese, por janė me pėrmasa tė vockla pėr tė mos cėnuar vlerėn historike si i thonė, tė rrugėve tė lashta. Pastaj hajde e dallo ndryshimet e vogla sipas ngjyrės apo vizatimit nė to?
    Unė vij vėrdallė duke kėrkuar nėpėr rrugėzat dytėsore me barakėn time ndėrsa nga pas meje bėhen kapicė kamiona e furgona tė cilėt bulurijnė qė t‘u hap rrugėn. Ku ėshtė vendi? Tutje, si njė mirazh liqenesh e shatėrvanesh ndėnė sy tė njė beduini tė Saharės, shfaqet njė anė e tėrė shumė e gjatė e njė goxha rruge plotėsisht e lirė. Gėnjim. Tamam pjesėt e zbrazėta qė duhet tė na kėnaqnin shpirtin janė mė tė dyshimta. Mos u lirua kėtu. Vė bast qė do ketė ndonjė hile. Nė fakt ajo ėshtė njė zonė e ndaluar ngaqė aty ngrihet pallati i rrėmujshėm i Ministrisė sė Tatimeve. Ta lesh makinėn aty don tė thotė tė hash gjoba, tė ta marrin fare, tė tė nxjerrin telashe qė kėrkojnė para dhe kanė siklete, nė disa raste pėrfundon deri edhe nė burg. Mirėpo herė pas here tė zė syri makina tė lėna atje pa problem, janė tė pakta por sidoqoftė ka. Nė pėrgjithėsi janė vetura tė bėra me porosi, pjesė qė mbijetojnė falė pasurive tė dyshimta, janė gjatoshe dhe me turinj tė poshtėr. Cilėt janė pronarėt e tyre, apo hajdutėt e tyre? Janė viktimat e kėsaj jete qė s‘kanė mė asgjė pėr tė humbur, janė tė dėshpėruarit qė sfidojnė ligjin dhe tani s‘lenė gur pa luajtur.
    Mbahu, ja, jo larg zyrės sime, nė njė rrugė dytėsore, shquaj njė kalim tė ngushtė ku ndoshta edhe mund ta nxėrė breshkėn time. Bėj njė manovrim tėrė kujdes duke u sprapsur anash njė veture tė stėrmadhe amerikane me ngjyrė tė bardhė e tė kuqe, njė fyerje e vėrtetė pėr mjerimin, nė timon ndodhet i zoti me trup atleti, i cili duket pwrgjumėsh, por e shoh tek mė kontrollon me shikim armiqėsor me qepallat pak tė hapura, sikur ta prekja qoftė edhe hiē me prapakolpin tim tė gjorė e tė ndryshkur, mburojėn e tij tė kromuar, tė blinduar, tė fuqishme, tė mbushur me topa pasqyrė, ndriēuesa e lloj xhinglash kur vetėm kėto do mjaftonin me mbajt me bukė pėr dhjetė vjet njė familje tė tėrė.
    Tė them tė vėrtetėn, makina po mė jep tėrė bashkėpunimin e mundshėm, zvogėlohet edhe mė, hollohet, pėrdridhet, mban frymėn, lėviz nė majė tė gomave. Pas shtatė pėrpjekjesh, qull nė djersė nga tendosja e nervave, arrij mė nė fund tė shtie kutiēkėn time nė hapėsin e ngushtė. Jo pėr gjė, por njė punė e pėrkryer. Mė pas zbres nga makina, mbyll derėn si fitimtar. Njė punonjės shėrbimi me uniformė mė afrohet: “Mė falni, ju?”. “Unė ēfarė?”. Ai bėn me shenjė pėr nga njė tabelė mikroskopike: “A dini tė lexoni? Parkim i rezervuar. Vetėm pėr nėpunėsit e Ordrek-ut”. Pak metra qė aty nė fakt ėshtė hyrja madhėshtore e shoqėrisė gjigante.
    I nxirė nė fytyrė hipi nė makinė dhe me kujdes raskapitės arrij tė dal qė aty pa ndotur me prekjen time tė pistė madhėshtinė e aeroplanmbajtėses amerikane. Nga qepallat pak tė hapura shikimi i shoferit ėshtė therės tėrė pėrēmim.
    U bė vonė. Duhet tė isha nė zyrė me kohė. Tėrė ankth nis t’i marr rrugėt njė e nga njė, nė kėrkim tė njė skute. Mirė qė atje tutje njė zonjė duket se po hipėn nė makinė. Ngadalėsoj duke pritur qė tė niset pėr tė marrė vendin. Njė korr i tėrbuar burish shpėrthen menjėherė pas krahėve tė mi. Kthej kokėn pas dhe shoh fytyrėn e skuqur tė njė kamionisti qė nxjerr kokėn mė bret me fjalė fyese e poshtėruese dhe godet derėn me grusht pėr ta bėrė tė zhurmshėm zemėrimin e tij: O zot sa mė urren.
    Jam i detyruar tė eci. Dhe pasi bėj njė rrotullim tė plotė rreth e qark, kthehem aty ku isha, ajo zonja nuk ėshtė mė, vėrtetė, mirėpo nė hapėsirėn e lirė dikush tjetėr po e fut makinėn.
    Pėrpara. Kėtu qėndrimi lejohet vetėm gjysmė ore, atje vetėm nė datat me numėr tek (dhe sot ėshtė data 2 nėntor), atje vetėm pėr anėtarėt e Klubit Motormatik, atje prap qėndrimi ėshtė i lejuar vetėm pėr makinat e pajisura me lejen Z (entet shtetėrore dhe parashtetėrore). Dhe nėse unė bėj sikur nuk e di si rrufe do dalė dikush me kapelė ushtarake i cili mė pėrze nga zona e vet. Janė rojet e vendqėndrimeve: burra tė bėshėm, tė gjatė, me mustaqe, pėr ēudi tė pakorruptueshėm dhe t‘u japėsh ndonjė lek nuk ka pikė kuptimi.
    Durim. Tani duhet tė paktėn tė kaloj nga zyra pėr tė lajmėruar. Roja i portės rri gjithnjė tek hyrja, do ndalem pak dhe do i shpjegoj si ėshtė puna. Pikėrisht ndėrsa po frenoj pėrballė hyrjes, sytė mė zėnė njė vend tė lirė nė anė tė trotuarit tė krahut tjetėr. Me frikė pres timonin duke rrezikuar tė mė bėjė sallatė orteku i makinave, kaloj rrugėn, fluturimthi vė makinėn. Njė mrekulli.
    Qetėsohem plotėsisht. Deri nė darkė e kam lejen tė jetoj rehat, bile nga dritaria e zyrės mund ta shoh dhe kontrolloj makinėzėn time. Tash mė duket edhe e lezetshme, sikur buzeqesh, me sa duket gėzohet se ka dhe ajo vendin e saj nė botė. Sigurisht qė qe njė rastėsi e jashtzakonshme: tamam pėrballė pallatit ku punoj, mu nė qendėr. Kurrė s‘duhet tė dėshpėrohemi nė jetė.
    Kalojnė nja dy orė, pėrtej zhurmės sė pareshtur tė makinave mė duket se kap njė zė tėrė nerva qė vjen nga rruga. Me njė parandjenjė tė keqe dal nė dritare. Oh, ma mori mendja: duhet tė ishte diēka, e pata fare tė lehtė. Nuk e vura re se atje ku lashė makinėn, rrafsh me murin e shtėpisė, ndodhej njė qepen, tė cilin e kanė hapur dhe prej andej po del njė kamion i vogėl. Tre burra me kominoshe pune duke u ējerrė e mallkuar po e shtyjnė makinėn duke e ngitur peshė me hove. Vetėm me forcėn e krahėve e shkulin prej skutės sė rehatshme, aq e lehtė ėshtė, dhe e shtyjnė mė tutje qė t‘i hapin rrugė kamionit. Pastaj ikin.
    Kėshtu makina ime ngel kėlliē e braktisur nė rrugė, duke penguar trafikun. Menjėherė bllokohet qarkullimi dhe dy policė rrugorė ia behėn dhe i shoh qė po shkruajnė nė blloqet e tyre.
    Zbres rrėmbimthi poshtė heq andej makinėn, as vetė nuk e di si arrij tu shpjegoj policėve keqkuptimin dhe tė mos marr gjobė. Mirėpo ta lė aty nuk mundem. Ja pėrsėri, i pėrpirė nė vorbullėn qė vjen rrotull dhe nuk mund tė ndalet kurrė sepse s‘ke ku tė ndalėsh.
    Jetė ėshtė kjo? Jepi pra pėr nė periferi ku lufta ėshtė mė pak e egėr dhe ku ka mė shumė vend. Atje ka rrugė ku gati s‘kalon kush, ashtu si kanė qėnė rrugėt nė qendėr kohėve tė shkuara nėse ėshtė e vėrtetė ēfarė tregojnė tė vjetėrit. Por janė vende qė janė larg dhe tė shkretė. E pėr ē‘vlen makina nėse tė duhet ta lesh aq larg? Po pastaj ē‘tė bėsh sonte? Sonte do bjerė errėsira dhe makinat do jenė tė lodhura si ne, do ndjejnė nevojėn e shtėpisė.
    Mirėpo garazhet janė plot. Pronarėt, deri para pak kohėsh ishin njerėz tė sjellshėm dhe tė pėrulur, tė cilėt ne mund t‘i shikonim njėlloj si veten tonė, janė bėrė figura shumė tė rėndėsishme tė cilėve nuk u afrohesh dot. Ėshtė gjė e madhe nėse flet me llogaritarėt e tyre, apo me sekretarėt apo me ndihmėsit e tjerė, por edhe kėta nuk janė mė djaloshat qė tė shėrbenin njėherė e njė kohė. Nuk tė buzėqeshin mė, dėgjojnė rėndė rėndė lutjet tona qaramane. “Po a e dini?” tė pėrgjigjen “se kemi nja njėzet e ca prenotime? Pėrpara jush, gjithėsesi, e ka rradhėn inxhinier Zolito, presidenti i FLAM-it, ėshtė profesori Syphoneta, konti El Motero, baronesha Spiki”. Janė tė gjithė emra tė rėndėsishėm, miliarderėsh dhe tė fuqishėm, kirurgė tė dėgjuar, latifondistė, kėngėtarė tė famshėm, qė m‘i thonė pėr tė mė trembur. Jo vetėm, por edhe kur nuk ma thonė, makinat e vjetra dhe shkatarraqe si kjo imja nuk i mirėpresin: dėmtohet nami mirė i “firmės”. Nuk keni vėnė re ngėrdheshjet me pėshtirė tė rojeve te dera kur mbėrrin nė Grand Hotel ndonjė veturė e lodhur.
    Hajde pra, tutje lagjeve tė periferisė nėpėr fusha e korije edhe mė larg, mbaj tė shtypur deri nė fund gazin e makinės me tėrbim. Hapėsirat bėhen gjithnjė e mė tė gjera dhe madhėshtore. Ja dhe kallamishtet. Ja dhe fillim i savanės, pastaj shkretėtira aty ku rruga humbet nė pafundėsinė e njėtratshme tė rėrėrave.
    Alt, mė nė fund. Shoh pėrreth, nuk mė kap syri kėrkėnd, asnjė shtėpi as edhe njė shenjė jete. Mė nė fund vetėm. Dhe heshtja.
    Fik motorrin, zbres, mbyll derėn. “Lamtumirė” i them “ ishe njė makinėz e zonja, ėshtė e vėrtetė, fundja tė kam dashur. Mė fal nė po tė braktis kėtu, por sikur tė tė lija nė njė rrugė tė banuar, herėt a vonė do vinin tė mė kėrkonin me njė mal mė gjoba. Dhe ti je e vjetėr dhe e shėmtuar, mė fal pėr sinqeritetin, tash askush nuk do tė tė donte”.
    Ajo nuk pėrgjigjet. Unė mė kėmbė nis tė eci dhe mendoj: “Ēfarė do bėjė kėtė natė? Do tė vijnė hienat? Do ta shqyejnė?”
    Ėshtė gati mbrėmje. Unė humba njė ditė pune. Ndoshta mė pret pushimi nga puna, nuk kam mė takat. E megjithatė jam i lirė, mė nė fund i lirė!
    Eci duke u hedhur, ēuditėrisht gjymtyrėt i ndjej tė lehta, gati po kėrcej. Urrah! Kthej kokėn prapa, makina ėshtė atje nė fund, e vockėl, njė buburrec i pėrgjumur nė prehėrin e zhveshur tė shkretėtirės.
    Mirėpo atje tutje del njė burrė. Ėshtė i gjatė me mustaqe, nėse s‘mė bėjnė sytė, mban njė kapele ushtarake. Ma bėn me shenjė dhe gėrthet, gėrthet.
    Oh jo, boll. Unė eci me hapa tė vegjėl, unė vrapoj, vrapoj me trokth mbi kėmbėt e mia tė moshuara, ndjehem pupėl.
    Ējerrjet e rojes sė mallkuar humbasin pak e nga pak prapa meje.

    Pėrktheu: Ela Vasi
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    I madh!......
    -

  10. #10
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Kryeveprat e Dino Buzzatit pėr herė tė parė nė shqip

    E para pėrmbledhje e plotė e shkrimtarit italian pėrfshin romanet “Njė dashuri” dhe “Shkretėtira e Tartarėve”, tė sjella nė shqip nga pėrkthyesi i njohur Dritan Ēela dhe 60 tregime tė pėrkthyera nga Hasan Bregu, pjesa mė e madhe e tė cilave ishte e panjohur mė parė pėr lexuesin shqiptar. Vetė Buzzati ėshtė kujdesur pėr pėrmbledhjen e kėtyre tregimeve. Dino Buzzati me mė tė mirat e krijimtarisė sė tij vjen nė njė opus letrar. “Kryeveprat” ėshtė titulluar pėrmbledhja e plotė, botuar shqip nga “Ombra GVG”. E para pėrmbledhje e plotė pėrfshin romanet “Njė dashuri” dhe “Shkretėtira e Tartarėve”, tė sjella nė shqip nga pėrkthyesi i njohur Dritan Ēela, si dhe 60 tregime tė pėrkthyera nga Hasan Bregu, pjesa mė e madhe e tė cilave ishte e panjohur mė parė pėr lexuesin shqiptar. “Kryeveprat” e Buzzati-t nė shqip ėshtė botimi identik qė “Mondadori” ka ofruar pėr lexuesin italian. Ky botim ėshtė nė vazhdėn e pėrmbledhjeve nė serinė e klasikėve modernė tė “Ombra GVG”. “Shkrimtari i njohur Zija Ēela, njėkohėsisht edhe babai i pėrkthyesit tė pėrfshirė nė kėtė vepėr, nė njė bisedė qė kemi bėrė, ka thėnė se njerėzve u bėhen monumente pas vdekjes, ndėrsa shkrimtarėve u bėhen monumente me libra. Korpusi i plotė qė sapo kemi hedhur nė treg ėshtė njė homazh ndaj veprės sė Buzzati-t, ndaj letėrsisė italiane dhe pse jo edhe ndaj asaj letėrsie qė asnjėherė nuk vdes. Opusi i Buzzati-t vjen nė njė pėrmbledhje serioze, shėrbimin ndaj sė cilės jemi munduar ta bėjmė sa mė kompleks”, shprehet Gėzim Tafa. Kjo vepėr prej 1100 faqesh ėshtė e shoqėruar me njė jetėshkrim dhe njė bibliografi tė plotė tė Buzzati-t. Tregimet pėrbėjnė njė pjesė tė rėndėsishme tė kėtij korpusi. Ndonėse mė parė disa prej tregimeve janė pėrkthyer pjesėrisht nga autorė tė ndryshėm nė kohė tė ndryshme, kjo vepėr nė 60 tregime ėshtė mė e plota nė tipologjinė e vet, pėr faktin se vetė Buzzati ėshtė kujdesur pėr pėrmbledhjen e kėtyre tregimeve. Sipas Tafės, korpuse tė tilla janė tė mirėpritura nga lexuesi shqiptar. “Lexuesi ėshtė i ndjeshėm ndaj letėrsisė serioze. Botimi sapo ėshtė hedhur nė treg dhe konstatojmė se ėshtė pritur pozitivisht. Dua tė them qė pavarėsisht se Buzzati mbush 40 vjet qė ėshtė larguar nga kjo jetė, krijimtaria dhe vepra e tij mbeten po kaq moderne, kaq serioze sa nė kohėn kur ai ėshtė botuar pėr herė tė parė”. Bota qė ofron Dino Buzzati ėshtė njė botė magjike, e mistershme, mjaft tėrheqėse pėr lexuesin, i cili mbėrrin deri nė fund tė leximit me frymėn pezull, nė pritje pėr tė njohur tė vėrtetėn e vetme qė kthen nė anėn tjetėr tė gjitha ato qė deri nė ato momente dukeshin tė vėrteta. E kjo ndodh nė mėnyrė tė veēantė nė tregimet e tij, qė frymėzohen nga episode prej sė pėrditshmes, e prej sė cilės mė nė fund subjekti merr jetė.

    27 Shtator 2010

    Albania

  11. #11
    Shtrėngatė mbi lumė

    Kallamat e ujit, barishtet buzė bregut, kaēubat e vogla prej shelgu si dhe pemėt e larta, panė asaj tė diele shtatori njė zotėri plak, tė veshur krejt nė tė bardha.
    Shumė e shumė vite mė parė, - vetėm trungjet mė tė moēėm e mbanin pakėz mend, - njė i panjohur nisi tė peshkonte aty nė atė kthesėn e vetmuar tė lumit, ku ujėrat rrjedhin mė tė qeta.
    Ai vinte tė kremteve, kur bėnte mot i mirė.
    Njė ditė ai nuk erdhi vetėm: bashkė me tė ishte njė fėmijė, qė dėfrente korijeve dhe kishte njė zė tė ėmbėl. Vitet kaluan si pa u ndierė. Zotėria plakej e thyhej gjithnjė, ndėrsa fėmija rritej e lulėzonte. Mė nė fund, njė ditė pranvere, zotėria plak s u pa mė. Erdhi ai djaloshi, i cili nisi tė peshkonte fillikat.
    Pastaj koha bėri punėn e vet, - ikte e ndryshonte. Djaloshi, qė me sa dukej nuk harronte tė vinte, e humbi atė zėrin e ėmbėl, sepse edhe ai filloi tė plakej e tė gėrmuqej. Njė ditė edhe ai erdhi vetė i dytė.
    Kjo ėshtė njė rrėfenjė qė ska tė sosur, pas sė cilės tėrė pylli linte kokėn. Fėmija i dytė u rrit, mirėpo babait tė tij as qė ia pamė mė sytė. Mė vonė kjo ngjarje u bė lėmsh nė kujtesėn e pemėve. Ka disa vite qė peshkatarėt ndodhen pėrsėri aty. Muajin e kaluar, bashkė me zotėrinė e veshur nė tė bardha, erdhi edhe fėmija, qė u ul me kallam nė dorė e nisi tė peshkonte. Pemėt hidhnin vėshtrimin, tė lumtura. Mezi prisnin qė tė vinin ata, mes asaj vetmie nė lumė. Sa tė qetė ndiheshin kur i shihnin qė peshkonin! Ato dėgjonin si fliste fėmija dhe zėri i tij i hollė, qė kumbonte nėpėr gjethe, u bėnte ēudi. Teksa i shikonin ashtu tė palėvizur, ulur buzė bregut e tė heshtur si vetė lumi, kėnaqeshin, ndėrsa lart nė qiell kalonin retė.
    Njė mizė tregoi se baba e bir i ngrysnin ditėt nė njė shtėpi tė madhe, rrėzė shpatit kėtu afėr. Mirėpo pylli se dinte cilėt ishin ata. Dinte vetėm se ngjarjet kanė rrugėn e vet dhe se herėt a vonė zotėria sigurisht qė sdo tė kthehej mė, kėsisoj djaloshit do ti duhej tė vinte vetėm.
    ***
    Edhe sot, nė tė njėjtėn orė, u dėgjua njė fėshfėrimė gjethesh dhe zhurmė hapash, qė sa vinin e afroheshin. Po si pėr ēudi zotėria u shfaq i vetėm, ashtu pakėz i kėrrusur, i dobėt e i rraskapitur. Pas pak mori pėr nga kasollja e vogėl, e mbuluar pėrgjysmė me degėt e pemėve, ku ruheshin takėmet e peshkimit. Kėsaj here u vonua ca, duke kėrkuar nėpėr rrangullat e vjetra, nė atė shtėpi tė heshtur.
    Tashmė ēdo gjė ishte e qetė. Edhe kambana e kishės aty pranė i kishte pushuar tingujt. Peshkatari hoqi xhaketėn. Me kallam nė dorė e me fijen nė ujė, i ulur rrėzė njė plepi, dukej si njė vulė e bardhė mes atij gjelbėrimi. Nė qiell u duken dy re tė mėdha. Njėra ngjante me turirin e njė qeni, ndėrsa tjetra kishte formėn e shishes.
    Pylli u shqetėsua, ngaqė fėmija spo dukej. Bimėt e ujit lėviznin ngaherė enkas, pėr tė trembur peshqit e pėr tia ēuar sa mė afėr peshkatarit tonė tė vogėl. Ai pėrqendrohet, ndonėse fillikat, me fytyrėn tė zbehur e qejfprishur. Po edhe sikur peshqit tė mos vinin, zotėrisė as qė di ti hynte nė sy. Me kallam nė dorė vėshtronte rreth e rrotull, si me pėrtesė.
    Kallamat nė breg tė lumit tani kanė punė me njė trung tė madh. Trungu ishte pėrzierė me barishtet dhe gjeti rastin tė rrėfente njė ngjarje. “Dikur, ia nisi ai, - shėrbeja si kėmbė ure, po pastaj u lodha nga pesha dhe e shemba ēkisha mbi shpinė.”
    Kallamat janė bėrė vesh e dėgjojnė, mirėpo seē thonė njėra me tjetrėn, duke shpėrndarė pėrreth njė ēuēurimė, qė merr lėndinėn mbarė, gjer te majat e pemėve, dhe qė mė pas tretet bashkė me erėn.
    Peshkatari ngriti kokėn, vėshtroi rrotull, a thua se edhe ai kishte dėgjuar diēka. Nga kasollja aty afėr u dėgjuan nja dy-tre goditje tė thata, me prejardhje tė pakuptimtė. Njė mizė e madhe kishte mbetur e mbyllur aty. Qe hutuar pėr njė ēast dhe tani sillet mė kot nėpėr dhomė. I duhet tė ndalte shpesh fluturimin e tė mbante vesh. Shoqet e saj kushedi pėr ku do ta kenė mbajtur frymėn. Disi i ēuditshėm ky ajėr i rėndė!
    Por miza nuk e kuptonte qė tani trokiti vjeshta, prandaj pėrplasej sa andej-kėtej. Dėgjohen pas xhamave goditje tė lehta tė trupit tė dhjamur. Mė nė fund e kuptoi qė qe e kotė, mbasi mizat e tjera kishin ikur. Pėrmes xhamave dukej njė re, qė paralajmėronte shtrėngatėn.

    ***

    Zotėria ndezi njė cigare. Nganjėherė ngrihej prej degėve njė valė e kaltėr tymi. Fėmija nuk po duket tani, sepse pasditja do shumė kohė tė vijė. Mė nė fund, pas pėrpjekjesh tė mėdha, miza arriti tė dilte nga kasollja. Ndėrkohė dielli qe strukur prapa reve. Pak mė parė era largoi nga kallamat trungun, duke e shtyrė pėrpara, mes ujėrave qė rridhnin pa pengesė. Kėtu ngjarja u ndėrpre papritur, sdihet pse. Trungu u largua sikur tė ishte i dėnuar qė udhėtonte drejt detit. Filloi shtrėngata, po ku pyeste peshkatari! Rrinte i palėvizur, me shpinėn mbėshtetur pas njė trungu peme. Prej bishtit tė cigares sė hedhur dilte njė fijėz tymi, tė cilėn e thyente era.
    Retė erdhėn e u nxinė dhe sakaq filluan pikat e para tė shiut. Aty-kėtu, mbi sipėrfaqen e ujit, formohen disa rrathė tė pėrsosur, qė zgjerohen dora-dorės. Brenda nė kasolle goditjet pėrsėriten mė me ngulm, nė njė mėnyrė tė pashpjegueshme. Vallė pse zotėria nuk ngrihet tė ikė? Njė pikė shiu ra mu nė bishtin e cigares sė ndezur. U dėgjua njė cijatje e lehtė dhe cigarja u shua.
    Nga njė mazgallė nė mur, andej nga ana e perėndimit, vėrshonte njė dritė e ftohtė, e bardhė. Era pėrplasej pas pemėve dhe lėshonte njė zė tė pėrvajshėm, madje ajo tundte edhe xhaketėn e bardhė, qė zotėria e kishte varur nė njė gėthep. Pemėt e larta, kaēubat prej shelgjesh, barishtet nė breg dhe bimėt e tjera tė ujit i thirrėn mendjes. Dukej sikur peshkatari po flinte, ndonėse gjėmimet binin qė pėrtej horizontit. Koka i pėrkulet pak pėrpara, ndėrsa mjekra i mbėshtetet lehtė nė kraharor.
    Barishtet e mbuluara nga uji fillojnė tė dridhen, pėr tė trembur peshqit e pėr tia afruar peshkatarit, siē bėnin pėrherė. Por kallami, i pambajtur, ulet lehtė-lehtė. Maja e tij prek ujin. Vala e qetė, teksa pėrplaset pas saj, formon njė kreshtė qė mezi duket.

    *Pėrktheu nga origjinali:
    Robert ANASTASI
    Gazeta Shqiptare
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. #12

    Tregim Nga Dino Buxati

    ANKTHI I LLAHTARSHĖM I RHO

    Pėrktheu: Arben Idrizi



    Ankthi i nėnave. pėr shkak se nėnat e fėmijėve ishin tė gjitha aty pėrreth, nė pamundėsi pėr tė intervenuar, kėrcėnimi ishte shumė mė perfid. nė rast se i luajturi mendsh do tė kishte vepruar sipas premtimeve, ato do tė kishin asistuar, mund tė thuhet, nė masakrimin e krijesave tė tyre. zot ta imagjinosh njė situatė mė shpirtkėputėse. sall nė disa tragjedi klasike, qė nė tė vėrtetė prekun tė pabesueshmėn, ndoshta mund tė gjendet ndonjė fjalė krahasimi.

    Pėrnjėmend nė kujtesėn e njeriut s’ka pasur dramė kaq impresionuese, tė ēuditshme, tė egėr, romansore, tė themi pra tė pabesueshme si kjo e djeshit, nė Terrazzano. Po qe se njė subjektivist, i pajisur me fantazi tė marrė, do t’ia kishte propozuar njė producenti, pėr film, njė ngjarje tė tillė, sigurisht se do tė merrte pėrgjegjėn: “Asgjė e hairit. Po e zmadhoni. Absolutisht tepėr e pabesueshme”.
    Nė tė vėrtetė, nė krimin e shėmtuar tė djeshit, ka njė bollėk tė atillė, njė larmi tė atillė, njė pėrqėndrim tė atillė elementesh dramatike dhe patetike, sa qė reagimi i parė i atij qė e ka marrė lajmin e parė ka qenė reagim mosbesimi: “Merre me mend. E pamundshme. Zmadhimet e zakonshme tė kronistėve”. Ama ai qė e ka zmadhuar dje ka qenė realiteti, qė edhe njė herė, nė mėnyrė tė bujshme, e ka kapėrcyer fantazinė njerėzore. Sikur shprehja tė mund tė mos tingėllonte mosrespektuese dhe mbi tė gjitha po tė mos ishte kobi i njė familjeje – familja e punėtorit guximtar i djegur derisa pėrpiqej tė arrinte dritarėn djallėzore – do tė mund tė thuhej se kronika kurrė s’ka regjistruar njė histori tė zezė kaq tė pėrsosur.
    Kurrė s’janė parė, tė gėrshetuar nė vuajtje ankthi dhe nė kohė aq tė shkurtėr motive aq tė shumta dhe tė njė fuqie aq tė madhe.
    Viktimat. Instrumenti i kėrcėnimit nuk do tė mund tė zgjedhej nga i ēmenduri me arsye mė tė pashpirt: nja njėqind fėmijė.
    Vetė fakti se qenė vėnė nė lojė jetėrat e shumė tė pafajshmėve, absolutisht tė paaftė qė tė mbrohen, e ka ngritur klimėn nė ankthin mė tė llahtarshėm qė mund tė merret me mend. Nė marrėzinė e tij shndritshme, Santato i ka rėnė nė tė bukur mirė. Mendimi i rrėmbimeve tė fėmijėve nė Amerikė i ishte ngulitur nė mendje.
    Ėshtė aq e vėrtetė sa qė ka thėnė: “Kujtojeni rastin qė ka qenė nė Amerikė...
    Ne nuk e kemi njė fėmijė tė vetėm po i kemi njė qind dhe jemi tė vendosur t’i vrasim qė tė gjithė”. Nė kėtė shumėfishim namkeq qėndron tmerri mė i madh i planit kriminal.
    Teatraliteti. Ngjarja deliktuoze nuk ėshtė zhvilluar, siē ndodh zakonisht, tinėz, nė terr, larg nga sytė e huaj, po bash nė publik, nė qiell tė hapur, me pjesėmarrjen e turmės dhe autoriteteve, me anė tė njė bisede tė gjatė e tė arsyeshme, ku vajtimeve, psherėtimave, qortimeve iu pėrgjegjej me ftoftėsi demoniake njė qenie e akullt, thumbues e i paparashikueshėm, njė njeri qė marrėzia e kishte shndėrruar nė pėrbindėsh tė padeshifrueshėm, syrgjynosur nė humnerėn e mistershme tė ēmendurisė, tė zotin pėr ligėsitė mė tė tėrbuara. E pėrballė tij ndėrroheshin me radhė, nė njė rritje ankthi dhe terrori, personazhet e botės sė arsyeshme, qė pėrballė kėsaj enigme tė frikshme s’kishin tjetėr armė, tekembramja, veēse shpresen te Zoti. Herė pas here e rrenin veten se flakėt pėrgjėruese do ta preknin pjesėn ende tė pa qelbur tė atij truri tė ēoroditur, apo tė paktėn, nė ndonjė mėnyrė tė mistershme, do ta preknin zemrėn e tij. Ēdo herė pėrgjegjej, i fortė dhe i prerė, ai zė i mallkuar.
    Pasiguria e shpirtrave. Ai qė ka qenė i pranishėm nė skenėn e gjatė – e ishin funksionarė e gazetarė qė pėr motive pune kishin njohur tragjedi tė tmerrshme tė panumėrta – betohet se rezistenca e nervave dhe zemrės kurrė s’i ėshtė nėnshtruar njė prove tė tillė. Nga njė ēast nė tjetrin qetėsia e jashtme e tė ēmendurit mund tė thyhej dhe tė shpėrthente pa fre. Nė ēdo fjalė tė re, nė ēdo ndėrhyrje tė re ishte pėr t’u frikėsuar se marrėzia do tė shpėrthente me tėrbim pėrgjakės. E s’kishte motive tė arsyeshme pėr tė llogaritur se ankthi do tė merrte fund. Po qe se nuk do tė kishte ndėrhyrė njė akt pothuajse ēmendurak force, edhe sa kohė do tė kishte mbetur e varur pezull nė njė fije jeta e njė qind fėmijėve? Kėrcėnimet e tė marrit ishin tė tilla sa qė me sa duket ishte e pamundur t’i mohohet ēfarėdo qė tė kėrkonte. Nė mėnyrė teorike, tė dy vėllezėrit Santato, e kishin krahun e nxehtė. Kush do tė guxonte t’ju kundėrvihet nėse njė reagim i vockėl i tyre tėrbimi nėnkuptonte masakrimin e fėmijėve?
    Stili kinematografik. Nė tė ngjarjen, e vetė deklaratat e Arturo Santato e konfirmojnė, ndjehet mimetizmi. I vetėdijshėm a jo, protagonisti i shajnuar me sa duket i ka imituar modelet e markės moderne tė ofruara nga letėrsia dhe nga filmat policor. A dėshirohet me kėtė t’i hedhet faji librave policor apo kinemasė? Do tė ishte, tė paktėn, e padjallėzuar. Ai qė shkruan histori aventurash apo prodhon filma, pa dyshim se nuk mund tė merret me tė ēmendurit. Ama ėshtė e sigurtė se e tėrė arkitektura e makinacioneve tė fėlliqta ėshtė e prekur nga tendenca tė tilla imituese.
    Heroizmi. Pėr ta bėrė dramėn edhe mė tė ndjeshme dhe pėr ta pėrfunduar, pėr fat, me njė bilanc pafundėsisht mė pak tė kobshėm se sa qė druhej, qe trimėria e njė gruaje. Veprimi i mėsueses Paola Del Carradore qė guxoi ta ēarmatoste e pastaj ta rrėzonte njėrin nga dy banditėt, duke e shkaktuar zgjidhjen e papritur, e ngriste pėrnjėmend nė kuotėn mė tė lartė fuqinė patetike tė rastit. Tė gjesh freski, mendjemprehtėsi, guximin pėr t’u pėrballur me tė ēmendurin, pas gjithė atij ankthi dhe pikėrisht nė ēastin mė tė volitshėm, pa dyshim ėshtė shenjė e njė force shpirtėrore dhe e njė bujarie pakundshoqe, tė denja pėr admirimin mė tė lartė. Dhe hiq mė pak fisnik vrulli i punėtorit Sante Zennaro qė pėr t’i liruar fėmijėt e ka sfiduar dhe gjetur vdekjen. Nė kronikėn e Terrazzanos ka edhe motive paradoksale tė satirės sė zakonshme.
    I krisuri Arturo Santato, natyrisht si i marrė dhe nė kufi tė egėrsimit grotesk, i ka mishėruar ethėt e famės dhe reklamės qė nė atė kohė dukej e varur nė ajėr. Mė shumė se 200 milionė italianė, ai dukej i etur pėr t’u adhuruar, para ekraneve televizive.
    Kėmbėngulja me tė cilėn i kėrkonte gazetarėt, fotografėt, radioreporterėt ėshtė shumė domethėnėse. S’do tė ishte ēudi po qe se do tė kėrkonte, mes aq shumė gjėrash, tė merr pjesė sonte nė “Lėre ose dyfishoje?”. Pėr ta fituar njė trohė nam ishte i gatshėm t’i masakronte qindra fėmijė. Ta themi tė vėrtetėn:nė pėrpjestime tė vogla, sa e sa tjerė e tjera i pėrngjajnė.
    Nė fund, s’duhet harruar nė tėrė kėtė tragjedi njė personazh dje s’ėshtė parė, ngase ishte shumė larg, por jo i dorės sė dytė shkaku i kėsaj: mjeku i Aversas qė, qėllimisht, e kishte liruar Arturo Santaton nga ēmendia kriminale: shkaku i parė i pavullnetshėm i tėrė kėsaj qė ka ndhodhur.
    Ne s’kemi fije dyshimi se ai e ka marrė kėtė vendim me vetėdije tė plotė, pasi qė e ka nėnshtruar tė riun ndaj provimeve mė tė pėrpikta. Megjithatė, lajmi duhet tė ketė qenė pėr tė njė goditje e tmerrshme. Gjithēka, sipas kėshillimeve klinike, e autorizonte ta linte tė lirė Santaton. Epo! Ta imagjinojmė, mbyllur nė studion e tij, tek i konsulton nė ethe njėrin pas tjetrit tekstet plot dituri tė doktrinės sė tij, duke kėrkuar, nuk e din as ai vetė, ndonjė inkurajim apo zbulimin e ndonjė gabimi. Ama librat s’mund t’i thonė asgjė. As ai s’mund ta parashihte. Nuk ka shkencė qė mjafton pėr humnerat e zeza tė shpirtit njerėzor.

  13. #13

    Nderim Per Dritan ēelen

    Dritani u nda nga jeta mė 4 mars 2006. Le tė jetė ky shėnim i shkurtėr njė nderim modest qė mund tė bėj pėr kėtė djalė tė talentuar tė cilin e humbi miku im Zijai, por edhe shqipėrimi shqiptar. Kėtu po sjell tė perkthyer mjeshtėrisht prej tij dy fragmente nga romanet e Dino Buxatit.


    Nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve, i ėshtė dhėnė lamtumira e fundit (dy vjet mė parė), pėrkthyesit tė ri Dritan Ēela, i cili u nda nga jeta pas njė sėmundjeje tė gjatė nė njė spital tė Parmės. Optimisti i pėrjetshėm, i veshur me njė modesti tė pafjalė nėn petkun e vetmitarit, nuk do tė jetė mė mes miqve tė tij. I veēantė nė atė qė ishte dhe sqimatar nė atė qė donte tė sillte, jo mė kot, Ēela arriti tė ishte ndryshe dhe shumė i pėlqyer. I vendosur larg atdheut, nė Itali, ai megjithatė diti tė ishte pranė familjes, tė afėrmve, miqve dhe vendit tė tij gjithmonė duke shqipėruar apo duke ēuar copėza Shqipėrie magjishėm nė botė. Pėrkthyesi 36 vjeēar solli nė gjuhėn shqipe pėrmes shqipėrimeve mjeshtėrore, dy nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė italiane tė shekullit XX, Dino Buxatin me vėllimin “Kolombreja" apo kryeveprėn e tij, "Shkretėtira e tartarėve”, krahas Buxatit, si dhe vepra tė Italo Kalvinos, si "Komikat kozmike", apo shkrimtaren italiane Suzana Tamaro, dramaturgun dhe novelistin Luixhi Pirandelo, shkrimtarin bashkėkohor Alessandro Barico. Me Dino Buxatin dhe Italo Kalvinon, Dritan Ēela u bė pėrkthyesi mjeshtėror, aq sa vepra nė shqip e tyre, identifikohet me emrin e tij. Bashkė me babanė, shkrimtarin e mirėnjohur Zija Ēela, Dritani ka lėnė njė dyzinė pėrkthimesh mjeshtėrore nga proza e shkurtėr.

    Fragment nga romani “Shkretėtira e Tartarėve” i DINO BUXATIT

    Endrra.

    ...Pothuajse dy vjet mė pas Xhovani Drogo po flinte njė natė nė dhomėn e tij tė Fortesės. Kishin kaluar njėzetė e dy muaj, pa sjellur asgjė te re dhe ai kishte ndenjur nė vend duke pritur, a thua qė jeta duhet tė kishte pėr tė njė zemėrbutėsi tė veēantė! Megjithatė njėzetė e dy muaj janė tė gjatė dhe nė rrjedhėn e tyre mund tė ndodhin plot gjėra: del koha qė tė krijohen familje tė reja, tė lindin fėmijė e tė fillojnė edhe tė flasin, qė njė shtėpi e madhe tė ngrihet aty, ku mė parė kishte vetėm livadhe; qė njė grua e bukur tė plaket e askush tė mos e dėshiroj mė, qė njė sėmundje, edhe nga ato mė tė gjatat, tė pėrgatitet (e ndėrkohė njeriu vazhdon tė jetojė i shkujdesur), ta tresė dalėngadalė trupin, tė tėrhiqet pėrkohėsisht pėr tė lėnė pėrshtypjen e shėrimit, tė turret sėrish mė me vrull duke gllabėruar shpresėn e fundit, mbetet ende kohė qė i vdekuri tė varroset e tė harrohet, qė i biri tė jetė sėrish nė gjendje tė qesh, e qė nė mbrėmje t'i ēojė mikeshat nė shėtitore, pėrgjatė kangjellave tė varrezave.
    Jeta e Drogos, pėrkundrazi, sikur qe ndalur. E njėjta ditė, po me ato gjėra, ishte pėrsėritur me qindra herė, pa bėrė njė hap pėrpara. Lumi i kohės kalonte pėrmbi Fortesė, plasariste muret, merrte teposhtė pluhur e copa gurėsh, lėmonte shkallėt e zinxhirėt, por sipėr Drogos kalonte mė kot, ende nuk kishte mundur tė pėrqethte gjatė arratisjes se vet.
    Edhe kjo natė do tė kishte qenė njėlloj, nėse Drogo nuk do tė kishte parė njė ėndėrr... Ishte bėrė sėrish fėmijė e rrinte natėn nė parvazin e dritares. Pėrtej nė njė pjesė tė futur thellė tė shtėpisė, shihte fasadėn e njė pallati luksoz tė ndriēuar nga hėna. Drogos fėmijė i kishte tėrhequr vėmendjen njė dritare gjatoshe dhe e lartė, e rrethuar nga njė kornize mermeri. Hėna duke hyrė pėrmes xhamave, binte nė njė tryezė, tė mbuluar me njė mėsallė tė thurur dhe mbi tė kishte njė vazo dhe disa statuja tė fildishta. Kėto pak objekte tė dukshme, tė shtynin qė tė pėrfytyroje, qė mbrapa errėsirės, fshiheshin intimitetet e njė salloni tė madh.
    - Ē`gėzim, - tha me vete Drogo, - tė mundje tė jetoje nė ato sallone, tė sorollateshe me orė tė tėra duke zbuluar thesare tė reja.
    Ndėrmjet dritares ku po rrinte dhe pallatit tė mrekullueshėm, kishin filluar tė faniteshin disa fantazma tė brishta, tė ngjashme ndoshta me disa shtojzovalle, qė tėrhiqnin pas vetes bishta tė gjatė prej tyli e qė llamburisnin nė dritaren e hėnės. Prania e disa krijesave tė tilla qė as nė botėn reale, kurrė nuk i kishte parė, nuk e ēudisnin aspak Xhovanin. Kėto qenie misterioze kalamendeshin nė ajėr nė shtjella tė lehta duke cikur gjithė kohėn dritaren gjatoshe...
    Ashtu fluide siē ishin, ngjanin si pjesė pėrbėrėse e pallatit misterioz, por qė s'po ia varnin fare Drogos, duke mos iu afruar shtėpisė sė tij, ia sėmboi sedrėn. Pra dhe shtojzovallet i kėrkon nga fėmijėt e zakonshėm, pėr t'u kujdesur vetėm pėr fatlumėt, qe nuk ua hedhin fare sytė, por flenė shpėrfillės nė balldakinėn e mėndafshtė.
    “Pst, Pst” - ia bėri Drogoja disa herė me droje, pėr t'ua tėrhequr vėmendjen fantazmave, por duke e ditur fare mirė se ishte diēka e kotė. Dhe s'u gabua, asnjėra s'e dėgjoi, asnjėra nuk iu afrua parvazit tė dritares sė tij
    Atė ēast njėra prej kėtyre krijesave magjike u kap me njėfarė krahu pas skajit tė dritares pėrkundruall dhe trokiti nė xham me takt, si pėr tė thirrur dikė...

    Fragment nga romani "NJĖ DASHURI" i DINO BUXATIT

    ...Njė gjė aq e thjeshtė. Njė shaka. Edhe vajza yll tė bukura e tė mrekullueshme qė, kur shkojnė udhės, edhe muret bėjnė sy pėr t’i parė. Mjaft tė dish si tė veprosh. Ai nuk ka ditur kurrė. Veē njė fjalė t’u thotė ai, ato duken tė mėrzitura, vetė vėshtrimet e tij u japin bezdi, menjėherė, porsa ai ua ngul sytė, kthejnė kryet nga ana tjetėr, pėrherė ashtu. Sidomos ato qė i pėlqenin mė shumė. Ca tė tjera ndoshta ishin tė sjellshme, tregoheshin tė gatshme. Asnjėherė gratė qė atij i pėlqenin mė shumė. Asnjėherė vashėzat fodulle me fytyrėz tė vrenjtur, laviret garipe, ēapkėnet autoritare tė periferisė, vogėlushet e djallėzuara e tė pėrgjumura me sy tinzarė e epshorė. I shihte me tė tjerėt, pėrkrahu me tė tjerėt, nė makinė me tė tjerėt dhe nėse ai ua ngulte sytė, tė bezdisura kthenin kokėn nga ana tjetėr, pėrherė ashtu. Dhe me ē’burra ishin? Ca miliarderė, ca artistė filmash, ca Apollonė? Jo. Makar ishin ca rrapashytė dosido, pa plaēkė e laēkė, o me plėndės, o analfabetė, qė veē pėr futboll
    dinin tė flisnin, ca vulgarė e madje shėmtaraqė, por me ē’duket kishin marifetin e duhur, dinin dy-tri budallallėqet qė u pėlqejnė grave dhe tek e mendonte, e zinte njė tėrbim, njė maraz, njė keqardhje tashmė pa vrer! E tani edhe tė dinte tė vepronte, ishte tepėr vonė.
    Duke vėshtruar burrat e moshės sė tij – vetėm tash e kupton – gjithnjė i lind pyetja: me kė do tė bėjnė dashuri? Nga aluzionet, nga siguria nė vetvete, nga pėrēmimi i heshtur pėr vajzat mendjelehta duhej tė kishin njė mori rastesh tė mrekullueshme. I bėnte pėrshtypje sidomos fakti se mė tė shumtėt, me ta shtėnė nė dorė njė grua tė lakmueshme, menjėherė e konsideronin si njė pré, jo mė njė krijesė tė barabartė me ta, me njė botė interesash, dėshirash e shqetėsimesh tė rėndėsishme si e tyrja, por vetėm si trup qė duhej shijuar, e quanin thuajse si detyrim pėr to qė tė pranonin dhe habiteshin, si pėr njė tekė tė palejueshme, nėse ajo kundėrshtonte. Pikėrisht kjo bindje u jepte burrave njė forcė tejet tė madhe, prej sė cilės ia dilnin mbanė me shpengim tė mahnitshėm. Dhe ēuditej ndoshta akoma mė shumė ai, qė pėr gjithė jetėn kishte hasur pėrherė shpėrfillje, dhe ato pak herė qė kishte guxuar, ishte ndeshur nė njė mur pėrbuzės, ēuditej se si me tė tjerėt, tė njėjtat gra, i lejonin kėsaj
    kaste mė tė ulėt t’i konsideronin pra si objekte mishtore dhe t’i linin t’i shijonin pėr njė a dy orė, ēuditej se si ishin tė kėnaqura e krenare qė u vardiseshin, megjithėse e dinin fort mirė qė me njė mujshi tė pabarabartė, tė kurajuar nga njė traditė e lashtė, me tė mbaruar qejfin, burri do t’i pėrēmonte e do t’i quante kurva. Nuk arrinte tė kuptonte – dhe kėtu inati i tij mpleksej me zilinė – pėrse vallė gratė gojėkyēura e pranonin kėshtu se i pėrkisnin njė soji mė tė ulėt, se duhej tė pajtoheshi qė t’i trajtonin si skllave. Nga ana tjetėr tani, e kuptonte sesi, nėse rastėsia e pėrmbyste rendin normal tė caqeve dhe ai dashurohej, e kėsisoj ishte gruaja qė e sundonte, atėherė dilte logjik dhe i pashmangshėm instikti qė ajo tė hakmerrej dhe ta bėnte qė tė hiqte brenda njė kohe tė shkurtėr tė gjitha poshtėrimet, nė tė cilat burrat e tjerė pėr shumė vite e kishin zhytur. Por a nuk ishte e ēuditshme dhe pėr tė qeshur qė kėto zekthe i vinin nė moshėn pesėdhjetė vjeēare, si tė qe i mitur? Po, po, e dinte, shumica dėrrmuese e vėrsnikėve tė tij ishte pėrtej, nuk e vriste mė mendjen pėr kėsi gjėrash dhe, nėse vazhdonte tė bėnte dashuri, nuk e kthente mė nė problem. Ndėrsa ai nuk e kishte marrė kurrė tepėr seriozisht, porsi dikush qė kalon para njė vitrine tė mrekullueshme pa ia hedhur shumė sytė dhe vetėm kur tashmė ėshtė larg, e kupton sa gjėra tė bukura kishte aty dhe kthehet mbrasht ngarendas, por, kur mbėrrin, i shuajnė dritat dhe ulin qepenat. Nuk e kishte marrė kurrė tepėr seriozisht dhe tani, me keqardhje, me zili, me brengėn qė nuk i mjafton mė koha, me vetmi, po e paguante hidhur.
    Me tė rėnė tensioni, nė atė armėpushim, teksa ajo, e shtrirė me duart e kryqėzuara nė kraharor, vazhdon gjumin e dėlirė dhe ai, i ulur pėrbri, fshik me pėllėmbė kofshėn e saj, kofshėn e gjatė prej balerine, dikur tė hazdisur nė kėrcimet rock and roll, shalėz plot arrogancė qė ėshtė kapėrthyer me kushedi sa kofshė meshkujsh, por tani ēdo turpėri nuk ekziston mė, nėse ishin vėrtet turpėri, sepse akoma nuk e ka kuptuar mirė, ja tek kthehet sėrish mendimi i vjetėr qė pėr shumė muaj sėmundja e kishte bėrė ta harronte.
    Sepse ai kishte qenė si njė gur i lidhur pas njė litari qė vėrtitej shpejt, gjithnjė e mė shpejt dhe ajo qė e vėrtiste ishte era, ishte suferina e vjeshtės, ishte dėshpėrimi, dashuria. Dhe, duke u vėrtitur kėshtu ēmendurisht, nuk dallohej mė ē’formė kishte, ishte bėrė njė lloj unazeje fluide dhe regėtitėse
    Ai ishte njė kalė karuseli dhe papritmas karuseli kishte zėnė tė vėrtitej si i marrė, shpejt, pėrherė e mė shpejt dhe ajo qė e vėrtiste kėshtu, ishte ajo, Laide, ishte vjeshta, ishte dėshpėrimi, ishte dashuria. Dhe duke u vėrtitur kėshtu marrėzisht ai, kalė, kishte humbur formėn e kalit, nuk ishte mė veē njė qėndismė e bardhė drithėruese, njė perde drithėruese nė ngjyrė tė bardhė me thekė tė praruara, nuk ishte mė ai, ishte njė qenie qė askush mė parė s’e njihte dhe me tė cilin ishte e pamundur tė komunikoje, sepse ai nuk ia vinte veshin njeriu, nuk mund tė dėgjonte, ai dėgjonte vetėm vetveten tek fishkėllente nė erė, pėr tė askush nuk ekzistonte pėrpos asaj, Laides, ajo rrokullisje e frikshme dhe nė vorbull, ai nuk mundej as tė shihte botėn pėrreth, e gjithė ēfarė mbetej nga jeta madje kishte reshtur sė ekzistuari, nuk ekzistonte mė, nuk kishte ekzistuar kurrė, mendja e Antonios ishte thithur tėrėsisht prej saj, prej asaj marramendjeje dhe kjo ishte njė vuajtje, ishte njė gjė e
    tmerrshme, ai kurrė s’ishte vėrtitur me hov tė tillė, kurrė s’kishte qenė kaq i gjallė.
    Por ja tek ndalet karuseli, ja ku ndalet guri i lidhur pas litarit, kali ėshtė ngurtėsuar nė formė kali e guri i lidhur pas litarit tani varet i palėvizshėm dhe mė sė fundi mund tė dallohet, ėshtė njė gur. Antonio nuk vėrtitet mė i tėrhequr nga stuhia, Antonio ėshtė nė vend, ėshtė bėrė sėrish Antonio dhe rifillon ta shohė botėn si mė parė...

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, mars 2008)

  14. #14

    Pėr: Dino Buzzati

    "E vėshtirė ėshtė tė besosh nė diēka, kur je vetėm dhe s'mund tė flasėsh me askėnd... Ndonėse mund ta duan njėri-tjetrin, njerėzit ngelen pėrherė tė largėt... Nėse dikush vuan, dhimbja ėshtė krejtėsisht e tij... Tė tjerėt nuk ndjehen keq nga kjo, edhe pse dashuria ėshtė e madhe. Kjo shkakton vetminė e jetės."

    (Shkretėtira e Tartarėve)

Tema tė Ngjashme

  1. Ballkoni I Burgut - Dino Buxati
    Nga Sokoli nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 11:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •