Shtrėngatė mbi lumė
Kallamat e ujit, barishtet buzė bregut, kaēubat e vogla prej shelgu si dhe pemėt e larta, panė asaj tė diele shtatori njė zotėri plak, tė veshur krejt nė tė bardha.
Shumė e shumė vite mė parė, - vetėm trungjet mė tė moēėm e mbanin pakėz mend, - njė i panjohur nisi tė peshkonte aty nė atė kthesėn e vetmuar tė lumit, ku ujėrat rrjedhin mė tė qeta.
Ai vinte tė kremteve, kur bėnte mot i mirė.
Njė ditė ai nuk erdhi vetėm: bashkė me tė ishte njė fėmijė, qė dėfrente korijeve dhe kishte njė zė tė ėmbėl. Vitet kaluan si pa u ndierė. Zotėria plakej e thyhej gjithnjė, ndėrsa fėmija rritej e lulėzonte. Mė nė fund, njė ditė pranvere, zotėria plak s u pa mė. Erdhi ai djaloshi, i cili nisi tė peshkonte fillikat.
Pastaj koha bėri punėn e vet, - ikte e ndryshonte. Djaloshi, qė me sa dukej nuk harronte tė vinte, e humbi atė zėrin e ėmbėl, sepse edhe ai filloi tė plakej e tė gėrmuqej. Njė ditė edhe ai erdhi vetė i dytė.
Kjo ėshtė njė rrėfenjė qė ska tė sosur, pas sė cilės tėrė pylli linte kokėn. Fėmija i dytė u rrit, mirėpo babait tė tij as qė ia pamė mė sytė. Mė vonė kjo ngjarje u bė lėmsh nė kujtesėn e pemėve. Ka disa vite qė peshkatarėt ndodhen pėrsėri aty. Muajin e kaluar, bashkė me zotėrinė e veshur nė tė bardha, erdhi edhe fėmija, qė u ul me kallam nė dorė e nisi tė peshkonte. Pemėt hidhnin vėshtrimin, tė lumtura. Mezi prisnin qė tė vinin ata, mes asaj vetmie nė lumė. Sa tė qetė ndiheshin kur i shihnin qė peshkonin! Ato dėgjonin si fliste fėmija dhe zėri i tij i hollė, qė kumbonte nėpėr gjethe, u bėnte ēudi. Teksa i shikonin ashtu tė palėvizur, ulur buzė bregut e tė heshtur si vetė lumi, kėnaqeshin, ndėrsa lart nė qiell kalonin retė.
Njė mizė tregoi se baba e bir i ngrysnin ditėt nė njė shtėpi tė madhe, rrėzė shpatit kėtu afėr. Mirėpo pylli se dinte cilėt ishin ata. Dinte vetėm se ngjarjet kanė rrugėn e vet dhe se herėt a vonė zotėria sigurisht qė sdo tė kthehej mė, kėsisoj djaloshit do ti duhej tė vinte vetėm.
***
Edhe sot, nė tė njėjtėn orė, u dėgjua njė fėshfėrimė gjethesh dhe zhurmė hapash, qė sa vinin e afroheshin. Po si pėr ēudi zotėria u shfaq i vetėm, ashtu pakėz i kėrrusur, i dobėt e i rraskapitur. Pas pak mori pėr nga kasollja e vogėl, e mbuluar pėrgjysmė me degėt e pemėve, ku ruheshin takėmet e peshkimit. Kėsaj here u vonua ca, duke kėrkuar nėpėr rrangullat e vjetra, nė atė shtėpi tė heshtur.
Tashmė ēdo gjė ishte e qetė. Edhe kambana e kishės aty pranė i kishte pushuar tingujt. Peshkatari hoqi xhaketėn. Me kallam nė dorė e me fijen nė ujė, i ulur rrėzė njė plepi, dukej si njė vulė e bardhė mes atij gjelbėrimi. Nė qiell u duken dy re tė mėdha. Njėra ngjante me turirin e njė qeni, ndėrsa tjetra kishte formėn e shishes.
Pylli u shqetėsua, ngaqė fėmija spo dukej. Bimėt e ujit lėviznin ngaherė enkas, pėr tė trembur peshqit e pėr tia ēuar sa mė afėr peshkatarit tonė tė vogėl. Ai pėrqendrohet, ndonėse fillikat, me fytyrėn tė zbehur e qejfprishur. Po edhe sikur peshqit tė mos vinin, zotėrisė as qė di ti hynte nė sy. Me kallam nė dorė vėshtronte rreth e rrotull, si me pėrtesė.
Kallamat nė breg tė lumit tani kanė punė me njė trung tė madh. Trungu ishte pėrzierė me barishtet dhe gjeti rastin tė rrėfente njė ngjarje. Dikur, ia nisi ai, - shėrbeja si kėmbė ure, po pastaj u lodha nga pesha dhe e shemba ēkisha mbi shpinė.
Kallamat janė bėrė vesh e dėgjojnė, mirėpo seē thonė njėra me tjetrėn, duke shpėrndarė pėrreth njė ēuēurimė, qė merr lėndinėn mbarė, gjer te majat e pemėve, dhe qė mė pas tretet bashkė me erėn.
Peshkatari ngriti kokėn, vėshtroi rrotull, a thua se edhe ai kishte dėgjuar diēka. Nga kasollja aty afėr u dėgjuan nja dy-tre goditje tė thata, me prejardhje tė pakuptimtė. Njė mizė e madhe kishte mbetur e mbyllur aty. Qe hutuar pėr njė ēast dhe tani sillet mė kot nėpėr dhomė. I duhet tė ndalte shpesh fluturimin e tė mbante vesh. Shoqet e saj kushedi pėr ku do ta kenė mbajtur frymėn. Disi i ēuditshėm ky ajėr i rėndė!
Por miza nuk e kuptonte qė tani trokiti vjeshta, prandaj pėrplasej sa andej-kėtej. Dėgjohen pas xhamave goditje tė lehta tė trupit tė dhjamur. Mė nė fund e kuptoi qė qe e kotė, mbasi mizat e tjera kishin ikur. Pėrmes xhamave dukej njė re, qė paralajmėronte shtrėngatėn.
***
Zotėria ndezi njė cigare. Nganjėherė ngrihej prej degėve njė valė e kaltėr tymi. Fėmija nuk po duket tani, sepse pasditja do shumė kohė tė vijė. Mė nė fund, pas pėrpjekjesh tė mėdha, miza arriti tė dilte nga kasollja. Ndėrkohė dielli qe strukur prapa reve. Pak mė parė era largoi nga kallamat trungun, duke e shtyrė pėrpara, mes ujėrave qė rridhnin pa pengesė. Kėtu ngjarja u ndėrpre papritur, sdihet pse. Trungu u largua sikur tė ishte i dėnuar qė udhėtonte drejt detit. Filloi shtrėngata, po ku pyeste peshkatari! Rrinte i palėvizur, me shpinėn mbėshtetur pas njė trungu peme. Prej bishtit tė cigares sė hedhur dilte njė fijėz tymi, tė cilėn e thyente era.
Retė erdhėn e u nxinė dhe sakaq filluan pikat e para tė shiut. Aty-kėtu, mbi sipėrfaqen e ujit, formohen disa rrathė tė pėrsosur, qė zgjerohen dora-dorės. Brenda nė kasolle goditjet pėrsėriten mė me ngulm, nė njė mėnyrė tė pashpjegueshme. Vallė pse zotėria nuk ngrihet tė ikė? Njė pikė shiu ra mu nė bishtin e cigares sė ndezur. U dėgjua njė cijatje e lehtė dhe cigarja u shua.
Nga njė mazgallė nė mur, andej nga ana e perėndimit, vėrshonte njė dritė e ftohtė, e bardhė. Era pėrplasej pas pemėve dhe lėshonte njė zė tė pėrvajshėm, madje ajo tundte edhe xhaketėn e bardhė, qė zotėria e kishte varur nė njė gėthep. Pemėt e larta, kaēubat prej shelgjesh, barishtet nė breg dhe bimėt e tjera tė ujit i thirrėn mendjes. Dukej sikur peshkatari po flinte, ndonėse gjėmimet binin qė pėrtej horizontit. Koka i pėrkulet pak pėrpara, ndėrsa mjekra i mbėshtetet lehtė nė kraharor.
Barishtet e mbuluara nga uji fillojnė tė dridhen, pėr tė trembur peshqit e pėr tia afruar peshkatarit, siē bėnin pėrherė. Por kallami, i pambajtur, ulet lehtė-lehtė. Maja e tij prek ujin. Vala e qetė, teksa pėrplaset pas saj, formon njė kreshtė qė mezi duket.
*Pėrktheu nga origjinali:
Robert ANASTASI
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt