Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14

Tema: Dino Buzzati

  1. #11
    Shtrėngatė mbi lumė

    Kallamat e ujit, barishtet buzė bregut, kaēubat e vogla prej shelgu si dhe pemėt e larta, panė asaj tė diele shtatori njė zotėri plak, tė veshur krejt nė tė bardha.
    Shumė e shumė vite mė parė, - vetėm trungjet mė tė moēėm e mbanin pakėz mend, - njė i panjohur nisi tė peshkonte aty nė atė kthesėn e vetmuar tė lumit, ku ujėrat rrjedhin mė tė qeta.
    Ai vinte tė kremteve, kur bėnte mot i mirė.
    Njė ditė ai nuk erdhi vetėm: bashkė me tė ishte njė fėmijė, qė dėfrente korijeve dhe kishte njė zė tė ėmbėl. Vitet kaluan si pa u ndierė. Zotėria plakej e thyhej gjithnjė, ndėrsa fėmija rritej e lulėzonte. Mė nė fund, njė ditė pranvere, zotėria plak s u pa mė. Erdhi ai djaloshi, i cili nisi tė peshkonte fillikat.
    Pastaj koha bėri punėn e vet, - ikte e ndryshonte. Djaloshi, qė me sa dukej nuk harronte tė vinte, e humbi atė zėrin e ėmbėl, sepse edhe ai filloi tė plakej e tė gėrmuqej. Njė ditė edhe ai erdhi vetė i dytė.
    Kjo ėshtė njė rrėfenjė qė ska tė sosur, pas sė cilės tėrė pylli linte kokėn. Fėmija i dytė u rrit, mirėpo babait tė tij as qė ia pamė mė sytė. Mė vonė kjo ngjarje u bė lėmsh nė kujtesėn e pemėve. Ka disa vite qė peshkatarėt ndodhen pėrsėri aty. Muajin e kaluar, bashkė me zotėrinė e veshur nė tė bardha, erdhi edhe fėmija, qė u ul me kallam nė dorė e nisi tė peshkonte. Pemėt hidhnin vėshtrimin, tė lumtura. Mezi prisnin qė tė vinin ata, mes asaj vetmie nė lumė. Sa tė qetė ndiheshin kur i shihnin qė peshkonin! Ato dėgjonin si fliste fėmija dhe zėri i tij i hollė, qė kumbonte nėpėr gjethe, u bėnte ēudi. Teksa i shikonin ashtu tė palėvizur, ulur buzė bregut e tė heshtur si vetė lumi, kėnaqeshin, ndėrsa lart nė qiell kalonin retė.
    Njė mizė tregoi se baba e bir i ngrysnin ditėt nė njė shtėpi tė madhe, rrėzė shpatit kėtu afėr. Mirėpo pylli se dinte cilėt ishin ata. Dinte vetėm se ngjarjet kanė rrugėn e vet dhe se herėt a vonė zotėria sigurisht qė sdo tė kthehej mė, kėsisoj djaloshit do ti duhej tė vinte vetėm.
    ***
    Edhe sot, nė tė njėjtėn orė, u dėgjua njė fėshfėrimė gjethesh dhe zhurmė hapash, qė sa vinin e afroheshin. Po si pėr ēudi zotėria u shfaq i vetėm, ashtu pakėz i kėrrusur, i dobėt e i rraskapitur. Pas pak mori pėr nga kasollja e vogėl, e mbuluar pėrgjysmė me degėt e pemėve, ku ruheshin takėmet e peshkimit. Kėsaj here u vonua ca, duke kėrkuar nėpėr rrangullat e vjetra, nė atė shtėpi tė heshtur.
    Tashmė ēdo gjė ishte e qetė. Edhe kambana e kishės aty pranė i kishte pushuar tingujt. Peshkatari hoqi xhaketėn. Me kallam nė dorė e me fijen nė ujė, i ulur rrėzė njė plepi, dukej si njė vulė e bardhė mes atij gjelbėrimi. Nė qiell u duken dy re tė mėdha. Njėra ngjante me turirin e njė qeni, ndėrsa tjetra kishte formėn e shishes.
    Pylli u shqetėsua, ngaqė fėmija spo dukej. Bimėt e ujit lėviznin ngaherė enkas, pėr tė trembur peshqit e pėr tia ēuar sa mė afėr peshkatarit tonė tė vogėl. Ai pėrqendrohet, ndonėse fillikat, me fytyrėn tė zbehur e qejfprishur. Po edhe sikur peshqit tė mos vinin, zotėrisė as qė di ti hynte nė sy. Me kallam nė dorė vėshtronte rreth e rrotull, si me pėrtesė.
    Kallamat nė breg tė lumit tani kanė punė me njė trung tė madh. Trungu ishte pėrzierė me barishtet dhe gjeti rastin tė rrėfente njė ngjarje. “Dikur, ia nisi ai, - shėrbeja si kėmbė ure, po pastaj u lodha nga pesha dhe e shemba ēkisha mbi shpinė.”
    Kallamat janė bėrė vesh e dėgjojnė, mirėpo seē thonė njėra me tjetrėn, duke shpėrndarė pėrreth njė ēuēurimė, qė merr lėndinėn mbarė, gjer te majat e pemėve, dhe qė mė pas tretet bashkė me erėn.
    Peshkatari ngriti kokėn, vėshtroi rrotull, a thua se edhe ai kishte dėgjuar diēka. Nga kasollja aty afėr u dėgjuan nja dy-tre goditje tė thata, me prejardhje tė pakuptimtė. Njė mizė e madhe kishte mbetur e mbyllur aty. Qe hutuar pėr njė ēast dhe tani sillet mė kot nėpėr dhomė. I duhet tė ndalte shpesh fluturimin e tė mbante vesh. Shoqet e saj kushedi pėr ku do ta kenė mbajtur frymėn. Disi i ēuditshėm ky ajėr i rėndė!
    Por miza nuk e kuptonte qė tani trokiti vjeshta, prandaj pėrplasej sa andej-kėtej. Dėgjohen pas xhamave goditje tė lehta tė trupit tė dhjamur. Mė nė fund e kuptoi qė qe e kotė, mbasi mizat e tjera kishin ikur. Pėrmes xhamave dukej njė re, qė paralajmėronte shtrėngatėn.

    ***

    Zotėria ndezi njė cigare. Nganjėherė ngrihej prej degėve njė valė e kaltėr tymi. Fėmija nuk po duket tani, sepse pasditja do shumė kohė tė vijė. Mė nė fund, pas pėrpjekjesh tė mėdha, miza arriti tė dilte nga kasollja. Ndėrkohė dielli qe strukur prapa reve. Pak mė parė era largoi nga kallamat trungun, duke e shtyrė pėrpara, mes ujėrave qė rridhnin pa pengesė. Kėtu ngjarja u ndėrpre papritur, sdihet pse. Trungu u largua sikur tė ishte i dėnuar qė udhėtonte drejt detit. Filloi shtrėngata, po ku pyeste peshkatari! Rrinte i palėvizur, me shpinėn mbėshtetur pas njė trungu peme. Prej bishtit tė cigares sė hedhur dilte njė fijėz tymi, tė cilėn e thyente era.
    Retė erdhėn e u nxinė dhe sakaq filluan pikat e para tė shiut. Aty-kėtu, mbi sipėrfaqen e ujit, formohen disa rrathė tė pėrsosur, qė zgjerohen dora-dorės. Brenda nė kasolle goditjet pėrsėriten mė me ngulm, nė njė mėnyrė tė pashpjegueshme. Vallė pse zotėria nuk ngrihet tė ikė? Njė pikė shiu ra mu nė bishtin e cigares sė ndezur. U dėgjua njė cijatje e lehtė dhe cigarja u shua.
    Nga njė mazgallė nė mur, andej nga ana e perėndimit, vėrshonte njė dritė e ftohtė, e bardhė. Era pėrplasej pas pemėve dhe lėshonte njė zė tė pėrvajshėm, madje ajo tundte edhe xhaketėn e bardhė, qė zotėria e kishte varur nė njė gėthep. Pemėt e larta, kaēubat prej shelgjesh, barishtet nė breg dhe bimėt e tjera tė ujit i thirrėn mendjes. Dukej sikur peshkatari po flinte, ndonėse gjėmimet binin qė pėrtej horizontit. Koka i pėrkulet pak pėrpara, ndėrsa mjekra i mbėshtetet lehtė nė kraharor.
    Barishtet e mbuluara nga uji fillojnė tė dridhen, pėr tė trembur peshqit e pėr tia afruar peshkatarit, siē bėnin pėrherė. Por kallami, i pambajtur, ulet lehtė-lehtė. Maja e tij prek ujin. Vala e qetė, teksa pėrplaset pas saj, formon njė kreshtė qė mezi duket.

    *Pėrktheu nga origjinali:
    Robert ANASTASI
    Gazeta Shqiptare
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #12

    Tregim Nga Dino Buxati

    ANKTHI I LLAHTARSHĖM I RHO

    Pėrktheu: Arben Idrizi



    Ankthi i nėnave. pėr shkak se nėnat e fėmijėve ishin tė gjitha aty pėrreth, nė pamundėsi pėr tė intervenuar, kėrcėnimi ishte shumė mė perfid. nė rast se i luajturi mendsh do tė kishte vepruar sipas premtimeve, ato do tė kishin asistuar, mund tė thuhet, nė masakrimin e krijesave tė tyre. zot ta imagjinosh njė situatė mė shpirtkėputėse. sall nė disa tragjedi klasike, qė nė tė vėrtetė prekun tė pabesueshmėn, ndoshta mund tė gjendet ndonjė fjalė krahasimi.

    Pėrnjėmend nė kujtesėn e njeriut s’ka pasur dramė kaq impresionuese, tė ēuditshme, tė egėr, romansore, tė themi pra tė pabesueshme si kjo e djeshit, nė Terrazzano. Po qe se njė subjektivist, i pajisur me fantazi tė marrė, do t’ia kishte propozuar njė producenti, pėr film, njė ngjarje tė tillė, sigurisht se do tė merrte pėrgjegjėn: “Asgjė e hairit. Po e zmadhoni. Absolutisht tepėr e pabesueshme”.
    Nė tė vėrtetė, nė krimin e shėmtuar tė djeshit, ka njė bollėk tė atillė, njė larmi tė atillė, njė pėrqėndrim tė atillė elementesh dramatike dhe patetike, sa qė reagimi i parė i atij qė e ka marrė lajmin e parė ka qenė reagim mosbesimi: “Merre me mend. E pamundshme. Zmadhimet e zakonshme tė kronistėve”. Ama ai qė e ka zmadhuar dje ka qenė realiteti, qė edhe njė herė, nė mėnyrė tė bujshme, e ka kapėrcyer fantazinė njerėzore. Sikur shprehja tė mund tė mos tingėllonte mosrespektuese dhe mbi tė gjitha po tė mos ishte kobi i njė familjeje – familja e punėtorit guximtar i djegur derisa pėrpiqej tė arrinte dritarėn djallėzore – do tė mund tė thuhej se kronika kurrė s’ka regjistruar njė histori tė zezė kaq tė pėrsosur.
    Kurrė s’janė parė, tė gėrshetuar nė vuajtje ankthi dhe nė kohė aq tė shkurtėr motive aq tė shumta dhe tė njė fuqie aq tė madhe.
    Viktimat. Instrumenti i kėrcėnimit nuk do tė mund tė zgjedhej nga i ēmenduri me arsye mė tė pashpirt: nja njėqind fėmijė.
    Vetė fakti se qenė vėnė nė lojė jetėrat e shumė tė pafajshmėve, absolutisht tė paaftė qė tė mbrohen, e ka ngritur klimėn nė ankthin mė tė llahtarshėm qė mund tė merret me mend. Nė marrėzinė e tij shndritshme, Santato i ka rėnė nė tė bukur mirė. Mendimi i rrėmbimeve tė fėmijėve nė Amerikė i ishte ngulitur nė mendje.
    Ėshtė aq e vėrtetė sa qė ka thėnė: “Kujtojeni rastin qė ka qenė nė Amerikė...
    Ne nuk e kemi njė fėmijė tė vetėm po i kemi njė qind dhe jemi tė vendosur t’i vrasim qė tė gjithė”. Nė kėtė shumėfishim namkeq qėndron tmerri mė i madh i planit kriminal.
    Teatraliteti. Ngjarja deliktuoze nuk ėshtė zhvilluar, siē ndodh zakonisht, tinėz, nė terr, larg nga sytė e huaj, po bash nė publik, nė qiell tė hapur, me pjesėmarrjen e turmės dhe autoriteteve, me anė tė njė bisede tė gjatė e tė arsyeshme, ku vajtimeve, psherėtimave, qortimeve iu pėrgjegjej me ftoftėsi demoniake njė qenie e akullt, thumbues e i paparashikueshėm, njė njeri qė marrėzia e kishte shndėrruar nė pėrbindėsh tė padeshifrueshėm, syrgjynosur nė humnerėn e mistershme tė ēmendurisė, tė zotin pėr ligėsitė mė tė tėrbuara. E pėrballė tij ndėrroheshin me radhė, nė njė rritje ankthi dhe terrori, personazhet e botės sė arsyeshme, qė pėrballė kėsaj enigme tė frikshme s’kishin tjetėr armė, tekembramja, veēse shpresen te Zoti. Herė pas here e rrenin veten se flakėt pėrgjėruese do ta preknin pjesėn ende tė pa qelbur tė atij truri tė ēoroditur, apo tė paktėn, nė ndonjė mėnyrė tė mistershme, do ta preknin zemrėn e tij. Ēdo herė pėrgjegjej, i fortė dhe i prerė, ai zė i mallkuar.
    Pasiguria e shpirtrave. Ai qė ka qenė i pranishėm nė skenėn e gjatė – e ishin funksionarė e gazetarė qė pėr motive pune kishin njohur tragjedi tė tmerrshme tė panumėrta – betohet se rezistenca e nervave dhe zemrės kurrė s’i ėshtė nėnshtruar njė prove tė tillė. Nga njė ēast nė tjetrin qetėsia e jashtme e tė ēmendurit mund tė thyhej dhe tė shpėrthente pa fre. Nė ēdo fjalė tė re, nė ēdo ndėrhyrje tė re ishte pėr t’u frikėsuar se marrėzia do tė shpėrthente me tėrbim pėrgjakės. E s’kishte motive tė arsyeshme pėr tė llogaritur se ankthi do tė merrte fund. Po qe se nuk do tė kishte ndėrhyrė njė akt pothuajse ēmendurak force, edhe sa kohė do tė kishte mbetur e varur pezull nė njė fije jeta e njė qind fėmijėve? Kėrcėnimet e tė marrit ishin tė tilla sa qė me sa duket ishte e pamundur t’i mohohet ēfarėdo qė tė kėrkonte. Nė mėnyrė teorike, tė dy vėllezėrit Santato, e kishin krahun e nxehtė. Kush do tė guxonte t’ju kundėrvihet nėse njė reagim i vockėl i tyre tėrbimi nėnkuptonte masakrimin e fėmijėve?
    Stili kinematografik. Nė tė ngjarjen, e vetė deklaratat e Arturo Santato e konfirmojnė, ndjehet mimetizmi. I vetėdijshėm a jo, protagonisti i shajnuar me sa duket i ka imituar modelet e markės moderne tė ofruara nga letėrsia dhe nga filmat policor. A dėshirohet me kėtė t’i hedhet faji librave policor apo kinemasė? Do tė ishte, tė paktėn, e padjallėzuar. Ai qė shkruan histori aventurash apo prodhon filma, pa dyshim se nuk mund tė merret me tė ēmendurit. Ama ėshtė e sigurtė se e tėrė arkitektura e makinacioneve tė fėlliqta ėshtė e prekur nga tendenca tė tilla imituese.
    Heroizmi. Pėr ta bėrė dramėn edhe mė tė ndjeshme dhe pėr ta pėrfunduar, pėr fat, me njė bilanc pafundėsisht mė pak tė kobshėm se sa qė druhej, qe trimėria e njė gruaje. Veprimi i mėsueses Paola Del Carradore qė guxoi ta ēarmatoste e pastaj ta rrėzonte njėrin nga dy banditėt, duke e shkaktuar zgjidhjen e papritur, e ngriste pėrnjėmend nė kuotėn mė tė lartė fuqinė patetike tė rastit. Tė gjesh freski, mendjemprehtėsi, guximin pėr t’u pėrballur me tė ēmendurin, pas gjithė atij ankthi dhe pikėrisht nė ēastin mė tė volitshėm, pa dyshim ėshtė shenjė e njė force shpirtėrore dhe e njė bujarie pakundshoqe, tė denja pėr admirimin mė tė lartė. Dhe hiq mė pak fisnik vrulli i punėtorit Sante Zennaro qė pėr t’i liruar fėmijėt e ka sfiduar dhe gjetur vdekjen. Nė kronikėn e Terrazzanos ka edhe motive paradoksale tė satirės sė zakonshme.
    I krisuri Arturo Santato, natyrisht si i marrė dhe nė kufi tė egėrsimit grotesk, i ka mishėruar ethėt e famės dhe reklamės qė nė atė kohė dukej e varur nė ajėr. Mė shumė se 200 milionė italianė, ai dukej i etur pėr t’u adhuruar, para ekraneve televizive.
    Kėmbėngulja me tė cilėn i kėrkonte gazetarėt, fotografėt, radioreporterėt ėshtė shumė domethėnėse. S’do tė ishte ēudi po qe se do tė kėrkonte, mes aq shumė gjėrash, tė merr pjesė sonte nė “Lėre ose dyfishoje?”. Pėr ta fituar njė trohė nam ishte i gatshėm t’i masakronte qindra fėmijė. Ta themi tė vėrtetėn:nė pėrpjestime tė vogla, sa e sa tjerė e tjera i pėrngjajnė.
    Nė fund, s’duhet harruar nė tėrė kėtė tragjedi njė personazh dje s’ėshtė parė, ngase ishte shumė larg, por jo i dorės sė dytė shkaku i kėsaj: mjeku i Aversas qė, qėllimisht, e kishte liruar Arturo Santaton nga ēmendia kriminale: shkaku i parė i pavullnetshėm i tėrė kėsaj qė ka ndhodhur.
    Ne s’kemi fije dyshimi se ai e ka marrė kėtė vendim me vetėdije tė plotė, pasi qė e ka nėnshtruar tė riun ndaj provimeve mė tė pėrpikta. Megjithatė, lajmi duhet tė ketė qenė pėr tė njė goditje e tmerrshme. Gjithēka, sipas kėshillimeve klinike, e autorizonte ta linte tė lirė Santaton. Epo! Ta imagjinojmė, mbyllur nė studion e tij, tek i konsulton nė ethe njėrin pas tjetrit tekstet plot dituri tė doktrinės sė tij, duke kėrkuar, nuk e din as ai vetė, ndonjė inkurajim apo zbulimin e ndonjė gabimi. Ama librat s’mund t’i thonė asgjė. As ai s’mund ta parashihte. Nuk ka shkencė qė mjafton pėr humnerat e zeza tė shpirtit njerėzor.

  3. #13

    Nderim Per Dritan ēelen

    Dritani u nda nga jeta mė 4 mars 2006. Le tė jetė ky shėnim i shkurtėr njė nderim modest qė mund tė bėj pėr kėtė djalė tė talentuar tė cilin e humbi miku im Zijai, por edhe shqipėrimi shqiptar. Kėtu po sjell tė perkthyer mjeshtėrisht prej tij dy fragmente nga romanet e Dino Buxatit.


    Nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve, i ėshtė dhėnė lamtumira e fundit (dy vjet mė parė), pėrkthyesit tė ri Dritan Ēela, i cili u nda nga jeta pas njė sėmundjeje tė gjatė nė njė spital tė Parmės. Optimisti i pėrjetshėm, i veshur me njė modesti tė pafjalė nėn petkun e vetmitarit, nuk do tė jetė mė mes miqve tė tij. I veēantė nė atė qė ishte dhe sqimatar nė atė qė donte tė sillte, jo mė kot, Ēela arriti tė ishte ndryshe dhe shumė i pėlqyer. I vendosur larg atdheut, nė Itali, ai megjithatė diti tė ishte pranė familjes, tė afėrmve, miqve dhe vendit tė tij gjithmonė duke shqipėruar apo duke ēuar copėza Shqipėrie magjishėm nė botė. Pėrkthyesi 36 vjeēar solli nė gjuhėn shqipe pėrmes shqipėrimeve mjeshtėrore, dy nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė italiane tė shekullit XX, Dino Buxatin me vėllimin “Kolombreja" apo kryeveprėn e tij, "Shkretėtira e tartarėve”, krahas Buxatit, si dhe vepra tė Italo Kalvinos, si "Komikat kozmike", apo shkrimtaren italiane Suzana Tamaro, dramaturgun dhe novelistin Luixhi Pirandelo, shkrimtarin bashkėkohor Alessandro Barico. Me Dino Buxatin dhe Italo Kalvinon, Dritan Ēela u bė pėrkthyesi mjeshtėror, aq sa vepra nė shqip e tyre, identifikohet me emrin e tij. Bashkė me babanė, shkrimtarin e mirėnjohur Zija Ēela, Dritani ka lėnė njė dyzinė pėrkthimesh mjeshtėrore nga proza e shkurtėr.

    Fragment nga romani “Shkretėtira e Tartarėve” i DINO BUXATIT

    Endrra.

    ...Pothuajse dy vjet mė pas Xhovani Drogo po flinte njė natė nė dhomėn e tij tė Fortesės. Kishin kaluar njėzetė e dy muaj, pa sjellur asgjė te re dhe ai kishte ndenjur nė vend duke pritur, a thua qė jeta duhet tė kishte pėr tė njė zemėrbutėsi tė veēantė! Megjithatė njėzetė e dy muaj janė tė gjatė dhe nė rrjedhėn e tyre mund tė ndodhin plot gjėra: del koha qė tė krijohen familje tė reja, tė lindin fėmijė e tė fillojnė edhe tė flasin, qė njė shtėpi e madhe tė ngrihet aty, ku mė parė kishte vetėm livadhe; qė njė grua e bukur tė plaket e askush tė mos e dėshiroj mė, qė njė sėmundje, edhe nga ato mė tė gjatat, tė pėrgatitet (e ndėrkohė njeriu vazhdon tė jetojė i shkujdesur), ta tresė dalėngadalė trupin, tė tėrhiqet pėrkohėsisht pėr tė lėnė pėrshtypjen e shėrimit, tė turret sėrish mė me vrull duke gllabėruar shpresėn e fundit, mbetet ende kohė qė i vdekuri tė varroset e tė harrohet, qė i biri tė jetė sėrish nė gjendje tė qesh, e qė nė mbrėmje t'i ēojė mikeshat nė shėtitore, pėrgjatė kangjellave tė varrezave.
    Jeta e Drogos, pėrkundrazi, sikur qe ndalur. E njėjta ditė, po me ato gjėra, ishte pėrsėritur me qindra herė, pa bėrė njė hap pėrpara. Lumi i kohės kalonte pėrmbi Fortesė, plasariste muret, merrte teposhtė pluhur e copa gurėsh, lėmonte shkallėt e zinxhirėt, por sipėr Drogos kalonte mė kot, ende nuk kishte mundur tė pėrqethte gjatė arratisjes se vet.
    Edhe kjo natė do tė kishte qenė njėlloj, nėse Drogo nuk do tė kishte parė njė ėndėrr... Ishte bėrė sėrish fėmijė e rrinte natėn nė parvazin e dritares. Pėrtej nė njė pjesė tė futur thellė tė shtėpisė, shihte fasadėn e njė pallati luksoz tė ndriēuar nga hėna. Drogos fėmijė i kishte tėrhequr vėmendjen njė dritare gjatoshe dhe e lartė, e rrethuar nga njė kornize mermeri. Hėna duke hyrė pėrmes xhamave, binte nė njė tryezė, tė mbuluar me njė mėsallė tė thurur dhe mbi tė kishte njė vazo dhe disa statuja tė fildishta. Kėto pak objekte tė dukshme, tė shtynin qė tė pėrfytyroje, qė mbrapa errėsirės, fshiheshin intimitetet e njė salloni tė madh.
    - Ē`gėzim, - tha me vete Drogo, - tė mundje tė jetoje nė ato sallone, tė sorollateshe me orė tė tėra duke zbuluar thesare tė reja.
    Ndėrmjet dritares ku po rrinte dhe pallatit tė mrekullueshėm, kishin filluar tė faniteshin disa fantazma tė brishta, tė ngjashme ndoshta me disa shtojzovalle, qė tėrhiqnin pas vetes bishta tė gjatė prej tyli e qė llamburisnin nė dritaren e hėnės. Prania e disa krijesave tė tilla qė as nė botėn reale, kurrė nuk i kishte parė, nuk e ēudisnin aspak Xhovanin. Kėto qenie misterioze kalamendeshin nė ajėr nė shtjella tė lehta duke cikur gjithė kohėn dritaren gjatoshe...
    Ashtu fluide siē ishin, ngjanin si pjesė pėrbėrėse e pallatit misterioz, por qė s'po ia varnin fare Drogos, duke mos iu afruar shtėpisė sė tij, ia sėmboi sedrėn. Pra dhe shtojzovallet i kėrkon nga fėmijėt e zakonshėm, pėr t'u kujdesur vetėm pėr fatlumėt, qe nuk ua hedhin fare sytė, por flenė shpėrfillės nė balldakinėn e mėndafshtė.
    “Pst, Pst” - ia bėri Drogoja disa herė me droje, pėr t'ua tėrhequr vėmendjen fantazmave, por duke e ditur fare mirė se ishte diēka e kotė. Dhe s'u gabua, asnjėra s'e dėgjoi, asnjėra nuk iu afrua parvazit tė dritares sė tij
    Atė ēast njėra prej kėtyre krijesave magjike u kap me njėfarė krahu pas skajit tė dritares pėrkundruall dhe trokiti nė xham me takt, si pėr tė thirrur dikė...

    Fragment nga romani "NJĖ DASHURI" i DINO BUXATIT

    ...Njė gjė aq e thjeshtė. Njė shaka. Edhe vajza yll tė bukura e tė mrekullueshme qė, kur shkojnė udhės, edhe muret bėjnė sy pėr t’i parė. Mjaft tė dish si tė veprosh. Ai nuk ka ditur kurrė. Veē njė fjalė t’u thotė ai, ato duken tė mėrzitura, vetė vėshtrimet e tij u japin bezdi, menjėherė, porsa ai ua ngul sytė, kthejnė kryet nga ana tjetėr, pėrherė ashtu. Sidomos ato qė i pėlqenin mė shumė. Ca tė tjera ndoshta ishin tė sjellshme, tregoheshin tė gatshme. Asnjėherė gratė qė atij i pėlqenin mė shumė. Asnjėherė vashėzat fodulle me fytyrėz tė vrenjtur, laviret garipe, ēapkėnet autoritare tė periferisė, vogėlushet e djallėzuara e tė pėrgjumura me sy tinzarė e epshorė. I shihte me tė tjerėt, pėrkrahu me tė tjerėt, nė makinė me tė tjerėt dhe nėse ai ua ngulte sytė, tė bezdisura kthenin kokėn nga ana tjetėr, pėrherė ashtu. Dhe me ē’burra ishin? Ca miliarderė, ca artistė filmash, ca Apollonė? Jo. Makar ishin ca rrapashytė dosido, pa plaēkė e laēkė, o me plėndės, o analfabetė, qė veē pėr futboll
    dinin tė flisnin, ca vulgarė e madje shėmtaraqė, por me ē’duket kishin marifetin e duhur, dinin dy-tri budallallėqet qė u pėlqejnė grave dhe tek e mendonte, e zinte njė tėrbim, njė maraz, njė keqardhje tashmė pa vrer! E tani edhe tė dinte tė vepronte, ishte tepėr vonė.
    Duke vėshtruar burrat e moshės sė tij – vetėm tash e kupton – gjithnjė i lind pyetja: me kė do tė bėjnė dashuri? Nga aluzionet, nga siguria nė vetvete, nga pėrēmimi i heshtur pėr vajzat mendjelehta duhej tė kishin njė mori rastesh tė mrekullueshme. I bėnte pėrshtypje sidomos fakti se mė tė shumtėt, me ta shtėnė nė dorė njė grua tė lakmueshme, menjėherė e konsideronin si njė pré, jo mė njė krijesė tė barabartė me ta, me njė botė interesash, dėshirash e shqetėsimesh tė rėndėsishme si e tyrja, por vetėm si trup qė duhej shijuar, e quanin thuajse si detyrim pėr to qė tė pranonin dhe habiteshin, si pėr njė tekė tė palejueshme, nėse ajo kundėrshtonte. Pikėrisht kjo bindje u jepte burrave njė forcė tejet tė madhe, prej sė cilės ia dilnin mbanė me shpengim tė mahnitshėm. Dhe ēuditej ndoshta akoma mė shumė ai, qė pėr gjithė jetėn kishte hasur pėrherė shpėrfillje, dhe ato pak herė qė kishte guxuar, ishte ndeshur nė njė mur pėrbuzės, ēuditej se si me tė tjerėt, tė njėjtat gra, i lejonin kėsaj
    kaste mė tė ulėt t’i konsideronin pra si objekte mishtore dhe t’i linin t’i shijonin pėr njė a dy orė, ēuditej se si ishin tė kėnaqura e krenare qė u vardiseshin, megjithėse e dinin fort mirė qė me njė mujshi tė pabarabartė, tė kurajuar nga njė traditė e lashtė, me tė mbaruar qejfin, burri do t’i pėrēmonte e do t’i quante kurva. Nuk arrinte tė kuptonte – dhe kėtu inati i tij mpleksej me zilinė – pėrse vallė gratė gojėkyēura e pranonin kėshtu se i pėrkisnin njė soji mė tė ulėt, se duhej tė pajtoheshi qė t’i trajtonin si skllave. Nga ana tjetėr tani, e kuptonte sesi, nėse rastėsia e pėrmbyste rendin normal tė caqeve dhe ai dashurohej, e kėsisoj ishte gruaja qė e sundonte, atėherė dilte logjik dhe i pashmangshėm instikti qė ajo tė hakmerrej dhe ta bėnte qė tė hiqte brenda njė kohe tė shkurtėr tė gjitha poshtėrimet, nė tė cilat burrat e tjerė pėr shumė vite e kishin zhytur. Por a nuk ishte e ēuditshme dhe pėr tė qeshur qė kėto zekthe i vinin nė moshėn pesėdhjetė vjeēare, si tė qe i mitur? Po, po, e dinte, shumica dėrrmuese e vėrsnikėve tė tij ishte pėrtej, nuk e vriste mė mendjen pėr kėsi gjėrash dhe, nėse vazhdonte tė bėnte dashuri, nuk e kthente mė nė problem. Ndėrsa ai nuk e kishte marrė kurrė tepėr seriozisht, porsi dikush qė kalon para njė vitrine tė mrekullueshme pa ia hedhur shumė sytė dhe vetėm kur tashmė ėshtė larg, e kupton sa gjėra tė bukura kishte aty dhe kthehet mbrasht ngarendas, por, kur mbėrrin, i shuajnė dritat dhe ulin qepenat. Nuk e kishte marrė kurrė tepėr seriozisht dhe tani, me keqardhje, me zili, me brengėn qė nuk i mjafton mė koha, me vetmi, po e paguante hidhur.
    Me tė rėnė tensioni, nė atė armėpushim, teksa ajo, e shtrirė me duart e kryqėzuara nė kraharor, vazhdon gjumin e dėlirė dhe ai, i ulur pėrbri, fshik me pėllėmbė kofshėn e saj, kofshėn e gjatė prej balerine, dikur tė hazdisur nė kėrcimet rock and roll, shalėz plot arrogancė qė ėshtė kapėrthyer me kushedi sa kofshė meshkujsh, por tani ēdo turpėri nuk ekziston mė, nėse ishin vėrtet turpėri, sepse akoma nuk e ka kuptuar mirė, ja tek kthehet sėrish mendimi i vjetėr qė pėr shumė muaj sėmundja e kishte bėrė ta harronte.
    Sepse ai kishte qenė si njė gur i lidhur pas njė litari qė vėrtitej shpejt, gjithnjė e mė shpejt dhe ajo qė e vėrtiste ishte era, ishte suferina e vjeshtės, ishte dėshpėrimi, dashuria. Dhe, duke u vėrtitur kėshtu ēmendurisht, nuk dallohej mė ē’formė kishte, ishte bėrė njė lloj unazeje fluide dhe regėtitėse
    Ai ishte njė kalė karuseli dhe papritmas karuseli kishte zėnė tė vėrtitej si i marrė, shpejt, pėrherė e mė shpejt dhe ajo qė e vėrtiste kėshtu, ishte ajo, Laide, ishte vjeshta, ishte dėshpėrimi, ishte dashuria. Dhe duke u vėrtitur kėshtu marrėzisht ai, kalė, kishte humbur formėn e kalit, nuk ishte mė veē njė qėndismė e bardhė drithėruese, njė perde drithėruese nė ngjyrė tė bardhė me thekė tė praruara, nuk ishte mė ai, ishte njė qenie qė askush mė parė s’e njihte dhe me tė cilin ishte e pamundur tė komunikoje, sepse ai nuk ia vinte veshin njeriu, nuk mund tė dėgjonte, ai dėgjonte vetėm vetveten tek fishkėllente nė erė, pėr tė askush nuk ekzistonte pėrpos asaj, Laides, ajo rrokullisje e frikshme dhe nė vorbull, ai nuk mundej as tė shihte botėn pėrreth, e gjithė ēfarė mbetej nga jeta madje kishte reshtur sė ekzistuari, nuk ekzistonte mė, nuk kishte ekzistuar kurrė, mendja e Antonios ishte thithur tėrėsisht prej saj, prej asaj marramendjeje dhe kjo ishte njė vuajtje, ishte njė gjė e
    tmerrshme, ai kurrė s’ishte vėrtitur me hov tė tillė, kurrė s’kishte qenė kaq i gjallė.
    Por ja tek ndalet karuseli, ja ku ndalet guri i lidhur pas litarit, kali ėshtė ngurtėsuar nė formė kali e guri i lidhur pas litarit tani varet i palėvizshėm dhe mė sė fundi mund tė dallohet, ėshtė njė gur. Antonio nuk vėrtitet mė i tėrhequr nga stuhia, Antonio ėshtė nė vend, ėshtė bėrė sėrish Antonio dhe rifillon ta shohė botėn si mė parė...

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, mars 2008)

  4. #14

    Pėr: Dino Buzzati

    "E vėshtirė ėshtė tė besosh nė diēka, kur je vetėm dhe s'mund tė flasėsh me askėnd... Ndonėse mund ta duan njėri-tjetrin, njerėzit ngelen pėrherė tė largėt... Nėse dikush vuan, dhimbja ėshtė krejtėsisht e tij... Tė tjerėt nuk ndjehen keq nga kjo, edhe pse dashuria ėshtė e madhe. Kjo shkakton vetminė e jetės."

    (Shkretėtira e Tartarėve)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Ballkoni I Burgut - Dino Buxati
    Nga Sokoli nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 11:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •