POPULLI I KOSOVĖS DHE KUVENDI I KOSOVĖS
Faik MIFTARI
Gati njė shekull do tė bėhet qė kur populli shqiptar, gjegjėsisht Kosova dhe trojet shqiptare nė Maqedoni, Serbi dhe nė Male Zi u pushtuan nga Serbia nė vitin 1912. Pas plot gati njė shekull pėrpjekjeje, mundi, sakrifice, rezistencė dhe luftė, popullit shqiptar edhe sot kėsaj dite ju pamundėsohet qė nė mėnyrė tė lirė tė shpreh mendimin e tij pėr vetveten e tij dhe tė vetėvendos vet pėr fatin e tij.
Nė historinė e tij mė tė re, tė shekullit XX, popullit shqiptar pėr herė tė parė, gjatė luftės sė dytė botėrore, nė Konferencėn e Bujanit, iu premtua, se pas mbarimit tė luftės , Kosovės do tju mundėsohet qė tė vendos vet se ku dhe me kė do tė jetojė. Por pas mbarimit tė luftės, ky premtim u shkel nga Serbia, me ērast edhe e aneksoi prapė Kosovėn nė vitin 1945. Pėr herė tė dytė, pas shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė nė vitin 1991, komisioni i Badinterit i njohu tė drejtėn e vetėvendosjes, nėpėrmes referundemeve tė mbajtura, republikave pėrbėrėse( Sllovenisė, Kroacisė, BeH, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė), duke e anashkaluar Kosovėn, edhe pse kjo ka pas sistem tė dyfishtė juridik, duke qenė krahinė autonome nė kuadėr tė Serbisė, por njėkohėsisht edhe pjesė pėrbėrėse e ish federatės jugosllave sipas Kushtetutės sė vitit 1974.
Nga ky vlerėsim i Badinterit, mund tė shihet se sa ka qenė e arsyeshme dhe e drejtė, lėvizja dhe kėrkesa pėr Republikėn e Kosovės si republikė e barabartė me republikat tjera pėrbėrėse tė ish Jugosllavisė. Pėr herė tė tretė, nė Konferencėn e Rambujes nė vitin 1999, delegacioni shqiptar insistoi pėr tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit tė Kosovės pas periudhės trevjeēare, kjo u premtua nga ish sekretarja e shtetit amerikan Allbright se do tė merret parasysh vullneti i popullit tė Kosovės, por pas rezistencės sė ashpėr nga shtetet tjera tė Grupit tė Kontaktit, bėnė qė sekretarja e shtetit amerikan Allbright tė tėrheq premtimin dhe letrėn nė fjalė, pėr vullnetin e popullit tė Kosovės.
Edhe tani nė propozimin e pakos sė Ahtisarit nuk ju mundėsohet lejimi i vetėvendosjes sė popullit tė Kosovės, por pėr statusin politik tė Kosovės do tė vendos Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė. Nė deklaratėn e fundit tė ministrit tė punėve tė jashtme tė Rusisė Sergej Lavrov se tė drejtė shkėputjeje nga federatat pėrbėrėse kanė vetėm pjesė pėrbėrėse tė tyre, gjegjėsisht republikat e tyre, nga e cila drejtė kanė pėrfituar 15 republikat pėrbėrėse tė ish federatės sė Bashkimit Sovjetik, 6 republikat pėrbėrėse tė ish federatės sė Jugosllavisė si dhe 2 republikat pėrbėrėse tė ish Ēekosllovakisė. Por njė gjė qė nuk e cek apo nuk do tė dijė, ministri rus Sergej Lavrov, ėshtė qė, faktori ndėrkombėtar nė Dejton, e ka pranuar dhe legjitimuar Republikėn Serpska nė BeH, tė krijuar pas gjenocidit tė kryer serb mbi boshnjakėt, gjatė luftės nė BeH, dhe se sot BeH ėshtė federatė e pėrbėrė prej Federatės boshnjako-kroate dhe Republikės Serpska, edhe pse para luftės nė BeH, serbėt as qė kanė pas njė rajon tė vetmin, krahinė, apo entitet tė ndarė nė Bosnjė.
Kuvendi i Kosovės si organ mė i lartė legjislativ juridik, nė historinė mė tė vjetėr, pėr herė tė parė nė vitin 1945 nė Prizren nėn trusnin serbe nė seancėn e mbajtur nė shkollėn fillore Bajram Curri, miratoi vendimin pėr bashkimin(aneksimin) e Kosovės me Serbinė.
Kuvendi i Kosovės, nė historinė mė tė re, pėr herė tė dytė nė vitin 1989 nė Prishtinė, prapė nėn trusnin dhe presionin serb, miratoi vendimin pėr amendamentet kushtetuese, me ērast suprimoi autonomin e Kosovės tė Kushtetutės sė vitit 1974, dhe hapi rrugė aneksimit tė Kosovės nga Serbia. Si sot mė kujtohet, deklarata e shpeshtė e ish kryetarit dhe kriminelit serb Sllobodan Millosheviqit, se delegatėt e Kuvendit tė Kosovės vetvetiu, me shumicė absolute votash, e kanė miratuar dhe mundėsuar suprimimin e autonomisė sė Kosovės, gjė qė mundėsoi prapė aneksimin e Kosovės nga Serbia.
Kuvendi i Kosovės, nė kėto ēaste historike , pėr herė tė tretė, do tė ketė rast qė tė miratojė vendimin qė do tė sjell Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė pėr statusin e Kosovės, pra, tė keni kujdes deputetėt e nderuar tė Kuvendit tė Kosovės, qė e pėrfaqėsoni popullin e Kosovės, qė nė kėto ēaste vendimtare, tė vendosni sipas asaj thėnies sė urtė popullore e treta e vėrteta e mos dhashė Zoti tė vendosni diē tjetėr qė ėshtė kundėr vullnetit tė popullit tė Kosovės pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, pas sė cilės do tė jeni tė nemur pėrgjithmonė nga populli i Kosovės, me thėnien e urtė popullore mos ju ēoftė hallall kur tambli i nėnės .
---------------------------------------------------------------------------------------
"Dr.Dituria"
Krijoni Kontakt