Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Skandali i telit te bakrit: Turqit do te kene monopolin

    E Premte, 27 Gusht 2004


    SKANDAL. MONOPOL ME LIGJ PER TELAT E BAKRIT.

    Eglantina Nasi

    Si i beme te huajt monopoliste

    Te huaj ne Shqiperi qe kthehen ne zoterues te forte monopolesh. Nga ana tjeter, investitore shqiptare me potenciale te medha qe meperkemben nga vete shteti i tyre. Kjo panorame tashme nuk eshte me e re ne qarqet e ekonomise shqiptare. Madje po behet me e shpeshte kete fundsezoni te qeverise socialiste. Te mos harrojme se vetem kater muaj me pare, parlamenti shqiptar u perfshi nga nje debat i madh mbi ceshtjen e monopolit qe qeveria shqiptare po ia falte ligjerisht me ane te nje marreveshje te posacme firmes ""La Petrolifera Italo-Rumena" S.P.A. Behet fjale per te drejten ekskluzive te depozitave dhe transportit te naftes ne gjirin e Vlores prej kesaj firme. Perfaqesuesi i qeverise ne kete marreveshje Arben Ahmetaj, kerkoi t'i bindte deputetet ne ate periudhe se ne gjirin e Vlores nuk duhej te futej asnje firme tjeter, pasi do te krijoheshin te njejtat probleme si ne Durres lidhur me depozitat e naftes. Po kete radhe, si do t'i bindin deputetet dhe mbare opinionin publik perfaqesuesit e qeverise lidhur me ekskluzivitetin qe i kane dhene nje firme turke per telat e bakrit? Nuk jane pak, por 7 vjet te tera qe nderpresin iniciativen e cdo firme tjeter qe mund te arrije te realizoje nje investim tjeter te madh ne kete fushe. Cfare do te thote ne te vertete argumenti se kjo e drejte i jepet firmes koncesionare "per te siguruar nje zhvillim te mirebalancuar te qendrave industriale ne Shqiperi dhe per te mbrojtur ne menyren e duhur investimin dhe punen e koncesionarit"? Cila eshte ana tjeter e bilances se industrializuar qe nga frika se mos peshon me teper, qeveritaret e heqin qafe qe ne fillim "per te mundesuar zhvillimin e mirebalancuar"? Nese eshte fjala per investitoret vendas, perse pikerisht shteti i tyre ua mohon iniciativen e sipermarrjes? Perse disa investitore turq, te cilet nuk zoterojne as gjysmen e shumes se tyre te investimit, dalin para tyre dhe i bejne te ndihen investitoret shqiptare te huaj me vendin e tyre? Apo se keta te fundit zoterojne eksperienca me te gjera, se kane garanci me te larta bankare, apo se fitojne mbi kater here ne konkurset e vleresimit te ofertave?

    Marreveshja e koncesionit te nnshkruar mes pales shqiptare dhe firmes turke "Ylimaz-Kablo"s.a i ka dhene kesaj te fundit mjaft privilegje. Por ajo qe bie me shume ne sy eshte e drejta ekskluzive per prodhimin e telave dhe kabllove ne vend per nje periudhe 7-vjecare. Ja disa nga nenet kryesore te kesaj marreveshje qe perforcojne pozicionin monopol te turqve ne industrine e telave dhe kabllove ne vendin tone. Por edhe te drejtat qe i jane dhene kesaj firme mbi perdorimin e ambjenteve per 30 vjet me radhe.

    Neni 6.- Sipas tij, koncesionari, per nje periudhe 7-vjecre, ka te drejte te jete i vetmi entitet ligjor i pajisur me te drejten per te prodhuar tela dhe kabllo ne vend. Nje gje e tille eshte argumentuar nga nenshkruesit si me poshte: "Referuar nenit 12 te ligjit nr.7973, te dates 26.7.1995, palet te ndergjegjshme per te siguruar nje zhvillim te mirebalancuar te qendrave industriale ne Shqiperi dhe per te mbrojtur ne menyren e duhur investimin dhe veprimtarine e koncesionarit".

    Uzina behet edhe si garanci per turqit

    Por marreveshja ka arritur deri aty sa te parashikoje ne nje nga nenet e saj edhe dhenien e ambjenteve dhe pasurive te saj si garanci nga ana e koncesionarit. Kjo do te thote qe pershembull nese firma turke ka ndermend te huaje ndonje kredi nga bankat e huaja, ajo shume mire mund te lere si garanci Uzinen ne fjale.

    Neni 9. "Bazuar ne ligjin 7973, te dates 26.07.1995, pika 4 e nenit 11, koncesionari ka te drejte te perdore si garanci pasurite e shoqerise, me kusht qe ato te vazhdojne te shfrytezohen per te permbushur objektivat e kontrates se koncesionit.

    Neni 10. "Per siperfaqet qe mund te dalin te lira si rezultat i realizimit te projektit, koncesionarit i lind e drejta qe ne marreveshje midis paleve t'i perdore ato duke investuar edhe per qellime te tjera, por brenda objektit te kesaj marreveshje, ose ia kthen Organi Shteteror i Autorizuar.

    Marreveshjen s'e prish me asnje ligj

    Por pala shqiptare i ka dhene edhe nje garanci teper te madhe kesaj marreveshje koncesionare qe ka nenshkruar me firmen turke. Brenda saj, parashikohet se nuk eshte asnje akt ligjor apo nenligjor, i cili mund ta ndryshoje ate.

    Neni 15. "Organi Shteteror i Autorizuar, garanton se gjithcka qe eshte vendosur ne marreveshjen ne fjale, nuk mund te ndryshohet nga aktet ligjore dhe nenligjore qe hyjne ne fuqi pas nenshkrimit te kesaj marreveshje"

    Cfare permbante marreveshja me "La Petrolifera Rumena" S.p.a?

    Marreveshja permbante koncesionin e tipit "BOO" per ndertimin dhe shfytezimin e terminalit bregdetar, per depozitimin e naftes ne Gjirin e Vlores. Por edhe nje koncesion te formes "BOT" per ndertimin dhe shfrytezimin e infrastruktures portuale ne sherbim te terminalit bregdetar po ne kete zone. Per kete, eshte negociuar mes qeverise shqiptare dhe shoqerise "La Petrolifera Italo-Rumena" S.P.A. Sipas kesaj marreveshjeje koncesionare 30-vjecare, 30 milione euro do ishte investimi fillestar ne fazen e pare. Ne fund, e gjithe infrastruktrura portuale do t'i kaloje ne pronesi shtetit shqiptar ne perfundim te periudhes koncesionare. Sipas nenit 3 te kesaj marreveshjeje, shoqeria "La Petrolifera Italo-Rumena" S.P.A perjashtohet nga te gjitha taksat dhe detyrimet per importimin e lendeve te para te pajisjeve dhe materialave te tjera. Nga ana tjeter, per kete firme qeveria kishte dhene urdher qe t'i rimbursohet dhe TVSH-ja e paguar. Por ndertimi i terminalit dhe infrastruktures portuale do te kete efekte dhe ne uljen e faktoreve ndotes ne zonen prane uzinave te PVC-se dhe Sodes qe ne baze te nje studimi te realizuar do te kerkonte nje investim te konsiderueshem. Koncesionarit i jane dhene detyrime te rendesishme. Keto sipas vendimit perkates te qeverise kane te bejne me fushen e mbrojtjes se mjedisit, te cilat u perkasin standardee me te larta nderkombetare. Rafinerite do te jene nga 1.3 milione tone.

    * * *

    Uzina e Telave dhe Kabllove ne Shkoder i jepet me koncesion nje firme turke, duke eliminuar firmen shqiptare pjesemarrese ne gare e cila fitoi disa here me radhe ne paraqitjen e ofertave. Shoqeria turke "Yilmaz-Kablo" s.a.s, e cila nuk figuron madje edhe ne asnje sit interneti, fitoi pas nje votimi te fshehte te kerkuar nga ministri Angjeli. Por te cilit i parapriu kerkesa e zv/ministrit te Industrise Arben Ahmetaj per plotesim dokumentacioni te firmave fituese. Kjo kerkese e Ahmetajt u be megjithese firma shqiptare "AL-25" sh.a u paraqit ne gare disa here dhe i fitoi ne gjitha me rezultate te larta. Per kete arsye, ajo mori dhe mbeshtetjen e ministrit te Industrise Viktor Doda, i cili pasi u njoh me keto rezultate, kerkoi fillimin e negocimeve me palen shqiptare per nisjen e kesaj marreveshje. Por perse nuk u respektua vendimi i ministrit Doda? Perse duhej te fitonin patjeter ne kete gare turqit per te marre telat e Shkodres? Edhe pse nuk i plotesonin kushtet, mjaftoi nje pike e vetme parakalimi ne votimin e fshehte qe per kete firme te jepej OK i nisjes se negocimeve per marreveshjen. Dukej se cdo gje mbaron ketu. Por ne fakt, ne klauzolat e marreveshjes, firmes turke i jepet e drejta ekskluzive qe per nje periudhe shtate vjecare, vetem ajo te prodhoje tela bakri ne Shqiperi.

    Edhe me votim te fshehte, "AL-25" e vleresuar

    Votimi i fshehte nga ana e grupit te punes per vleresimin e ofertave, vleresoi serish firmen "AL-25" sh.a. nga ana e anetareve. Sipas te dhenave, nga gjashte anetare qe kishte gjithsej ky grup pune, vetem dy prej tyre i dhane pike me shume firmes turke "Yilmaz Kablo". Dhe te dy keta anetare i kane vleresuar turqit vetem me nje diference jo me te madhe se gjashte pike. Ndersa kater anetaret e tjere te grupit te vleresimit te ofertave nga firmat pjesemarrese ne kete gare, i dhane pike te larta firmes shqiptare "AL-25" sh.a duke arritur madje dhe kufirin maksimal, me 95 pike te plota kundrejt perfaqesueses shqiptare ne kete gare. Por perfundimi i gares do te rendiste firmen turke "Yilmaz Kablo" ne vendin e pare te fituesve me 77.2 pike. Ndersa firma shqiptare "AL-25" sh.a. u rendit pas saj vetem me nje pike me pak me rezultatin 76.1. Dhe kjo ndodhi heren e katert te gares.

    Si nisi gara per telat e Shkodres?

    Qeveria me ane te vendimit nr.592 te dates 28.08.2003, zyrtarizoi fillimi i procedurave per dhenien me koncesion te Uzines se Telave e Kabllove ne Shkoder. Ky koncesion u vendos te jete i formes "ROT" pra rehabilitim, operim, transferim. U ngarkua ministria e Energjetikes dhe Industrise per te ngritur nje grup pune te posacem i cili do shqyrtonte ofertat e paraqitura sipas kritereve te vleresimit. Keto parashikonin qe vlera e investimit te vleresohej me 40 pike, punesimi 15 pike, koha e venies ne pune 15 pike, pervoja ne kete lloj veprimtarie ose te ngjashme 20 pike dhe planbiznesi 10 pike te tjera. 45 dite me pas u caktua edhe afati i shqyrtimit dhe vleresimit te ofertave nga grupi i punes. Ky i fundit perbehej nga dy anetare te ministrise se Industrise dhe Energjetikes, tre anetare te ministrise se Ekonomise, nje perfaqesues i Uzines se Shkodres dhe nje tjeter nga ISP-Metalurgjise ne Elbasan.

    E para ne liste, firma "AL-25" sh.a.

    Vleresimi i ofertave te paraqitura, shpall fitues firmen shqiptare "AL-25" sh.a. me 98 pike. Pas saj, grupi i punes kishte renditur konsorciumin "Elektro Shkodra" ne vend te dyte me 72.4 pike, shoqerine turke "ILYMAZ KABLLO" te Stambollit ne vend te trete me 69 pike dhe firmen italiane pjesemarrese ne kete tender "LA E GROUP" S.p.a Rome ne vend te katert te listes perfundimtare vetem me 57 pike. Qe nga ky moment i shpalljes se rezultatit fitues, grupi i vleresimit te ofertave vendosi qe me firmen fituese "AL-25" sh.a Tirane te lidhej kontrata e formes ROT, ashtu sic ishte caktuar edhe ne fillim nga vete Keshilli i Ministrave.

    Por megjithese fituese, iu kerkua te plotesonte dokumentacion

    Por megjithese fituese, firmes shqiptare "AL-25" sh.a iu kerkua qe te plotesonte dokumentacionin e paraqitur. Me ane te nje letre te posacme derguar ministrit te Industrise dhe Energjetikes Viktor Doda, zevendesi i tij Arben Ahmetaj ne daten 4.11.2003, i kerkon atij qe per firmat pjesemarrese ne garen e koncesionit, te vazhdoje plotesimi i dokumentacionit. Si mund ta shpjegoje kete fakt zevendesministri Arben Ahmetaj kur proces-verbali i grupit te punes qe vleresoi ofertat ishte mese i qarte? Se firma shqiptare "AL-25" sh.a ishte fituese dhe kishte paraqitur ne menyre te bindshme ofertat me te sakta dhe me te larta nga pjesemarresit e tjere?

    Ai vojon kembenguljen e tij me nje leter tjeter kerkese ndaj ministrave Doda dhe Malaj, per paraqitje nga ana e firmave pjesemarrese te garancise bankare te investimit per realizimin e projektit te paraqitur.

    Ministri Doda, miraton marreveshjen

    Nga ana e tij ministri i Industrise dhe Energjetikes Viktor Doda, mban nje qendrim pozitiv ndaj ofertave te paraqitur nga firma "AL-25" sh.a. Por mbi te gjitha, ai ka respektuar rezultatet e paraqitura nga grupi i punes qe u ngrit per shqyrtimin dhe vleresimin e ketyre ofertave. Ndryshe nga qendrimi i zevendesit te tij Arben Ahmetaj dhe ministrit te Ekonomise Arben Malaj, ne daten 5 mars 2004, ai shfaq mendimin se grupi i punes duhet te filloje negociatat per lidhjen e marreveshjes koncesionare me firmen qe eshte renditur e para, pikerisht me firmen "AL-25" sh.a. ""Duke mbajtur parasysh edhe disa verejtje te bera nga firmat konkurruese si dhe dokumentacionin e tyre ligjor te dorezuar, grupi i punes rushqyrtoi edhe nje here ofertat. Por as pas ketij rishqyrtimi, nuk pati ndryshime ne renditjen e meparshme. Meqenese vleresimi i ofertave ka perfunduar, kam mendimin qe grupi i punes te filloje negociatat per lidhjen e marreveshjes koncesionatre me firmen qe eshte renditur e para" ka qene urdhri i leshuar nga ministri Doda.

    Por ndryshe nga Doda, Angjeli kerkon zgjatje procedurash

    Por ndersa ministri pergjegjs per kete proces, Viktor Doda ka qene plotesisht i bindur nga rezultatet e proce-verbaleve dhe dokumebntave te paraqitura, nuk ka qene i te njejtit mendim kolegu i tij, ministri i Ekonomise Anastas Angjeli. Edhe ai ka kerkuar si zevendesministri i Industrise Arben Ahmetaj plotesim te dokumentacionit nga ana e firmave pjesemarrese ne garen e koncesionit. Dhe eshte pikerisht ky minister, se bashku me zevendesministrin e Industrise Ilir Ciko qe kane propozuar me ane te nje letre te dates 28.4.2004 realizimin e nje vleresimi individual nga ana e anetareve te komisionit te vleresimit. Pas ralizimit te ketij votimi te fshehte te nxitur nga Angjeli dhe Ciko, cuditerisht me nje pike para parakalon rezultatin firma turke, qe me sa lexuam lart as qe i afrohej ofertave te paraqituar nga firma shqiptare "AL-25" sh.a. Vetem me nje pike diference, turqit parakalojne firmen shqiptare, nga votimi i fshehte. Te mos harrojme qe eshte po ai gru pune i cili vleresoi per tre here me radhe edhe kur u riperserit plotesimi i dokumentacionit, firmen shqiptare dhe jo ate turke.

    Cuditerisht, fillon menjehere marreveshja

    Kur ministri i Industrise dhe Energjetikes Viktor Doda paraqiti kerkesen e tij per fillimin e negocimeve me firmen shqiptare "AL-25" sh,a. mbi bazen e rezultateve te ofertave, askush nuk ia vuri veshin. Por duhej realizuar me pare "votimi i fshehte" i Angjelit dhe Cikos e sigurisht edhe pika me teper e turqve qe te lejohej fillimi i negocimeve per marreveshjen me turqit nga ana e ministrit Anastas Angjeli.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    ca ka te re ketu? ky sesht fare lajm ne bot ky quhet krim dhe qeveria shkon padiskutim ne burg per keto gjera, por ne shqiperi krimi sesht krim. Psh te vjedhesh nuk esht aspak krim esht te vrasesh esht cik me e rend por prap sesht ndnje krim i madh lol. Socialistat jan te mire ne keto gjera kto din te bejn se per te ber nai gje per vendin as sduan as nuk din, se trut i kan len me koh.

  3. #3
    Ajo qe mund te them eshte se ky vend nuk ka per te pare perparim, persa kohe ne krye ka hajdute te kandarit me te larte per te cilin nuk ka fjale per ta percaktuar. Me vjen keq per shqiptaret, dhe nganjehere, me keta perfaqesues te kombit qe kemi, me vjen keq qe jam shqiptare.
    Me inatos kjo gjendje ne Shqiperi, dhe me inatos fakti qe nuk mund te bej dot asgje per ta ndryshuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 27-08-2004 mė 12:18
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Shtune, 28 Gusht 2004


    HUMB SHQIPTARI ME 16 MILIONE USD, FITON TURKU ME 100 MIJE USD

    Eglantina Nasi

    Telat dhe kabllot, le te vijne turqit dhe te na mesojne sesi prodhohen. Madje t'u leme edhe nje uzine gati, me te miren qe kemi per kete pune, kundrejt 2 milione dollareve ne vit. E qe te dukemi edhe me zoterinj para turqve, po u falim edhe ekskluzivitetin e prodhimit per shtate vjet me radhe.

    Kete pazar "alla-turka" kane vendosur dje ne mbledhjen e radhes qeveritaret shqiptare. Ndersa vulen ia ka vene vete kryeministri yne me firmen e tij. Me mire nuk kishte se ku te shkonte. Qeveria ne kete menyre, arriti te parakaloje hetimet e Prokurorise per shkeljet skandaloze gjate gares per koncesionin e telave dhe kabllove. Por u beri qejfin edhe ministrave Arben Malaj dhe Anastas Angjeli, si dhe zevendesave Arben Ahmetaj e Ilir Ciko, te cilet u treguan kaq "te dobishem" gjate gares me sugjerimet e tyre per plotesim dokumentacioni, votime te fshehta etj.

    Nderkaq, eshte edhe nje mik tjeter i qeverise i cili duhet te kete mbetur shume i kenaqur nga firmosja e marreveshjes. Homologu Erdogan nga Turqia, nuk ka sesi te mos gezohet kur te mesoje se miku i tij Nano "shqiptar) nuk e ka harruar, madje po i ben nje nder te madh, nje firme te vogel turke. Ne fakt, po i ben nje nder te madh Turqise. Te pakten, neve ketej nga Shqiperia na duket shume qe nje shtet tjeter te na jape nje monopol shtate-vjecar ne ndonje fushe prodhimi. Sidomos, po te mesojme qe ky shteti tjeter, ia ka prere rrugen nje firme vendase dhe na ka favorizuar neve "te huajve) qe as i afrohemi kushteve te saj. Ne nje rast te tille, nuk do dinim si t'ia shperblenim ketij shteti "zemergjere". Po turqit nga ana e tyre, a te na kene falur ndonje gje valle meqe garen e fituan pa merita? Kush nga pala shqiptare ka perfituar para, dollare apo pushime ekstra nga mashtrimi i radhes qe u be edhe kete radhe ne nje gare koncesioni? Nuk presim ndonje pergjigje ndaj kesaj pyetje se e dime qe te gjithe hiqen menjane. Po qeveritaret, a mund t'u pergjigjen disa pyetjeve te tjera?

    Turqit 2 mil USD/vit, "AL-25" 4 mil USD/vit

    Pershembull, si pranuan te firmosin marreveshjen me nje firme turke e cila le si garanci per investime vetem 9 milione dollare per pese vjet? Ne nje kohe, kur vete qeveria ne vendimin e saj thote se investimi toral eshte 10 milione dollare? Dhe nuk pranuan te lidhin marreveshjen per koncesionin e Uzines se Telave dhe Kabllove ne Shkoder me nje firme shqiptare e cila linte si garanci per investime 16 milione dollare vetem per 4 vjet. Nese behen mire llogarite, nga oferta e turqve, uzina jone perfiton vetem 2 milione dollare investime ne vit, ndersa nga shqiptaret do perfitonte, dyfishin, pra kater milione dollare ne vit. Por duke pranuar firmen shqiptare, investimi do te behej per nje periudhe edhe me te shpejte, duke siguruar ne kete menyre fillimin sa me afert te prodhimi real te uzine.

    C'mund te na thone qeveritaret per mashtrimin qe u be me votimin e fshehte dhe rezultatin e vertete te tij? Por me mire ta sqaroje ministri Angjeli perse propozoi nje votim te fshehte, per nje gare, ku fituesi dilte per here te katert ne vend te pare me nje diference mbi 20 pike? Fshehtesite, ne me te shumten e rasteve u interesojne vetem komplotisteve dhe plangthuresve. Cilet jane te tille ne kete histori? Kurrsesi, nuk mund ta themi kete gje per anetaret e grupit te punes, te cilet per disa here me radhe dhane vleresimin e tyre sipas ofertes reale te paraqitur nga firmat. Sado qe Ahmetaj, Ciko apo ndonje tjeter, donte t'i provokonte per t'i lekundur ne vleresimin e tyre me perseritje, ata gjithmone votuan per firmen "AL-25". Madje dhe ne votimin e fshehte, per te cilin ka dale nje tjeter liste, pa date dhe e pavulosur, keta eksperte kane mbajtur te njejtin qendrim. Kete radhe, kupola e mashtrimit ka fyer ne radhe te pare pikerisht ata dhe punen serioze te tyre. Me pas, kollaret ministrore apo zv/ministrore qofshin, jane tallur me firmen shqiptare, administruesit e te ciles prej vitesh punojne me ndershmeri dhe qe ne fakt duhej te stimuloheshin per iniciativen e marre.

    Pse u firmos pikerisht dje?

    Te mos harrojme, ata jane tallur edhe me institucionin e Prokurorise, e cila kishte vendosur te hetonte mbi kete marreveshje. Duke i vene firmen e miratimit, i kane thene asaj se tashme nuk pyesin me askend dhe nuk ndalen me kurrkund.

    Qeveria nuk kishte ndonje ngut dhe urgjence te madhe qe ta firmoste patjeter diten e djeshme vendimin per nenshkrimin e kesaj marreveshje. Kjo, kur dihej se Prokuroria po tregonte interesim per investigimin e kesaj ceshtje. Por mbi te gjithe, pazari "alla-turka" i kabinetit qeveritar eshte tallur me ekonomine shqiptare, se ciles i shton ne radhe edhe nje faliment te ri. Me elektoratin shqiptar, duke ia servirur kete marreveshje si nje investim te madh, i cili u sigurua permes nje gare "te ndershme" dhe "te barabarte".





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Shtune, 28 Gusht 2004


    JA PUBLIKIMI I VENDIMIT NGA QEVERIA:

    U miratua vendimi "Per miratimin e marreveshjes se Koncesionit te formes "ROT", ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, te perfaqesuar nga Ministria e Industrise dhe e Energjitikes dhe Ministria e Ekonomise, si Organ Shteteror i Autorizuar dhe "Yilmaz Kablo" S.A.S, per Uzinen e Telave dhe Kabllove Shkoder".

    Ne zbatim te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.592, date 28.08.2003 "Per dhenien me koncesion te Uzines se Telave dhe Kabllove ne Shkoder dhe per percaktimin e kritereve te vleresimit te ofertave: grupi i punes ka vleresuar 4 kompani dhe bazuar ne renditjen e tyre Organi Shteteror i Autorizuar "OSHA) ka negociuar marreveshjen e koncesionit te formes "ROT" me shoqerine "Yilmaz Kablo" S.A.S, e cila vleresohet per pervojen dhe standartet ne kete fushe.

    Kontrata parashikon detyrimet dhe te drejtat e koncesionarit dhe te Organit Shteteror te Autorizuar per te realizuar ne kohe venien ne pune te Uzines dhe rritjen e games se prodhimit sipas standarteve nderkombetare. Investimi ne kete objekt do te jete 10 milione USD, i ndare ne tre faza brenda pese viteve. Koncesionari do te filloje prodhimin brenda 6 muajve, duke mbajtur ne pune te gjithe fuqine punetore me tendencerritjen e saj ne te ardhmen.

    "Yilmaz Kablo" S.A.S - Cdo vit, del me humbje

    Ne procesverbalin e mbajtur ne daten 21.10.2003 nga grupi i punes per vleresimin e ofertave sqarohet edhe se cila eshte ne te vertete firma turke e paraqitur ne garen e koncesionit "Yilmaz Kablo" S.A.S. Aty shkruhet perkatesisht se kjo firme prezanton nje vlere investimi vetem prej 9 milione dollaresh e cila do te realizohet deri ne 5 vjet. Persa i perket punesimit ajo premton ne ofertat e paraqitura se pas mbarimit te investimeve, do te punesoje vetem 105 punetore. Ne raport thuhet: "Pervoja ne kete lloj veprimtarie ose ne nje veprimtari tjeter te ngjashme me te: Eshte nje firme qe prodhon kabllo telefonike". Ndersa per plan-biznesin thuhet: "Ka paraqitur analizen financiare dhe rrjedhjen e parase "Cash Floe), por rezultatet ne cdo vit jane me humbje".

    "AL-25" sh.a, me cmim te arte ne Nju Jork

    - Vlera e investimit = 16 milione dollare. Kryetari i grupit te punes Leonard Tako paraqet ne proces-verbalin perfundimtar se firma fituese "AL-25" sh.a. edhe vleren maksimale te investimit prej 16 milione dollaresh per nje periudhe kohore prej kater vitesh. Punesimi = 450 persona. Ne raport paraqitet edhe mundesia e punesimit prej 450 vetash qe merr persiper kjo firme pas realizimit te investimit. Te gjitha keto, sic edhe shihet jane ne perputhje te plote me kushtet qe qeveria shqiptare kishte caktuar qe ne fillim per kete proces koncesioni.

    - Pervoja = Medalje ari ne Nju-Jork. "AL-25" eshte nje firme qe ka nje fabrike per veshjen e gomave, linja per prodhimin e produkteve ushqimore, licence te dhene nga Ministria e Energjetikes per grumbullimin dhe perpunimin e skrapeve mbetjeve metalike. Ajo mbeshtetet nga firma "China Nam Keong National Im.Eksp.Co". Ajo ka fituar edhe nje cmim te arte ne Nju Jork mes firmave qe perfaqesonin biznese nga 166 vende te botes.

    Nderkaq, ne proces-verbalin e paraqitur, per firmen shqiptare thuhet se ajo ka paraqitur analizen financiare , rrjedhjen e parase, analizen e pikes se ekuilibrit dhe afatin e veteshlyerjes se investimit, gje qe tregon se kjo ishte nje firme mjaft serioze dhe mjaft e kualifizuar dhe me eksperience.

    E Shtune, 28 Gusht 2004


    SI NISI GARA PER TELAT E SHKODRES?

    Qeveria me ane te vendimit nr.592 te dates 28.08.2003, zyrtarizoi fillimi i procedurave per dhenien me koncesion te Uzines se Telave e Kabllove ne Shkoder. Ky koncesion u vendos te jete i formes "ROT" pra rehabilitim, operim, transferim. U ngarkua ministria e Energjetikes dhe Industrise per te ngritur nje grup pune te posacem i cili do shqyrtonte ofertat e paraqitura sipas kritereve te vleresimit. Keto parashikonin qe vlera e investimit te vleresohej me 40 pike, punesimi 15 pike, koha e venies ne pune 15 pike, pervoja ne kete lloj veprimtarie ose te ngjashme 20 pike dhe planbiznesi 10 pike te tjera. 45 dite me pas u caktua edhe afati i shqyrtimit dhe vleresimit te ofertave nga grupi i punes. Ky i fundit perbehej nga dy anetare te ministrise se Industrise dhe Energjetikes, tre anetare te ministrise se Ekonomise, nje perfaqesues i Uzines se Shkodres dhe nje tjeter nga ISP-Metalurgjise ne Elbasan.

    E para ne liste, firma "AL-25" sh.a.

    Vleresimi i ofertave te paraqitura, shpall fitues firmen shqiptare "AL-25" sh.a. me 98 pie. Ndersa shoqeria turke "YLIMAZ KABLLO" te Stambollit ne vend te trete me 69 pike. Prandaj grupi i vleresimit te ofertave vendosi qe me firmen fituese "AL-25" sh.a Tirane te lidhej kontrata e formes ROT. Por megjithese fituese, firmes shqiptare "AL-25" sh.a iu kerkua qe te plotesonte dokumentacionin e paraqitur. Ishte zevendesi i tij Arben Ahmetaj ne 4.11.2003, i kerkon atij qe per firmat pjesemarrese ne garen e koncesionit, te vazhdoje plotesimi i dokumentacionit. Serish, presidenti i saj Aleksander Radaci, paraqiti garancine bankare prej 10 % per vleresimin e paraqitur ne projekt prej 16 milione dollaresh dhe ngurtesimin e saj ne momentin e marrjes se dorezim te kesaj ndermarrje. Cuditerisht, edhe pas paraqitjes se ketij dokumentacioni te plotesuar, ministri i Ekonomise Arben Malaj nuk miraton fillimin e negociatave per dhenien me koncesion te Uzines firmes "AL-25" sh.a. Argumentimi i Malajt ishte: "Grupi i punes nuk kishte paraqitur asnje informacion ne ministrine e Ekonomise.... Duhet paraqitur renditja e konkurrenteve dhe verifikimi i dokumentacionit te paraqitur, qe te jepet nje vleresim i drejte.

    Ndersa ministri Doda, miraton marreveshjen

    Nga ana e tij ministri i Industrise dhe Energjetikes Viktor Doda, mban nje qendrim pozitiv ndaj ofertave te paraqitur nga firma "AL-25" sh.a. Por mbi te gjitha, ai ka respektuar rezultatet e paraqitura nga grupi i punes qe u ngrit per shqyrtimin dhe vleresimin e ketyre ofertave. Ndryshe nga qendrimi i zevendesit te tij Arben Ahmetaj dhe ministrit te Ekonomise Arben Malaj, ne daten 5 mars 2004, ai shfaq mendimin se grupi i punes duhet te filloje negociatat per lidhjen e marreveshjes koncesionare me firmen qe eshte renditur e para, pikerisht me firmen "AL-25" sh.a. ""Duke mbajtur parasysh edhe disa verejtje te bera nga firmat konkurruese si dhe dokumentacionin e tyre ligjor te dorezuar, grupi i punes rushqyrtoi edhe nje here ofertat. Por as pas ketij rishqyrtimi, nuk pati ndryshime ne renditjen e meparshme. Meqenese vleresimi i ofertave ka perfunduar, kam mendimin qe grupi i punes te filloje negociatat per lidhjen e marreveshjes koncesionatre me firmen qe eshte renditur e para" ka qene urdhri i leshuar nga ministri Doda.

    Por ndryshe nga Doda, Angjeli kerkon zgjatje procedurash

    Por ndersa ministri pergjegjes per kete proces, Viktor Doda ka qene plotesisht i bindur nga rezultatet e proces-verbaleve dhe dokumentave te paraqitura, nuk ka qene i te njejtit mendim kolegu i tij, ministri i Ekonomise Anastas Angjeli. Edhe ai ka kerkuar si zevendesministri i Industrise Arben Ahmetaj plotesim te dokumentacionit nga ana e firmave pjesemarrese ne garen e koncesionit. Dhe eshte pikerisht ky minister, se bashku me zevendesministrin e Industrise Ilir Ciko qe kane propozuar me ane te nje letre te dates 28.4.2004 realizimin e nje vleresimi individual nga ana e anetareve te komisionit te vleresimit. Pas realizimit te ketij votimi te fshehte te nxitur nga Angjeli dhe Ciko, cuditerisht me nje pike para parakalon rezultatin firma turke, qe me sa lexuam lart as qe i afrohej ofertave te paraqituar nga firma shqiptare "AL-25" sh.a. Kur ministri i Industrise dhe Energjetikes Viktor Doda paraqiti kerkesen e tij per fillimin e negocimeve me firmen shqiptare "AL-25" sh,a. mbi bazen e rezultateve te ofertave, askush nuk ia vuri veshin. Por duhej realizuar me pare "votimi i fshehte" i Angjelit dhe Cikos e sigurisht edhe pika me teper e turqve qe te lejohej fillimi i negocimeve per marreveshjen me turqit nga anae ministrit Anastas Angjeli.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky ėshtė roli qė duhet tė luaj shtypi shqiptar nė luftėn kundėr korrupsionit dhe t'i shkoi gjėrave deri nė fund, deri nė shkarkimin dhe arrestimin e personave pėrgjegjės.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Spaho: Fondet e parashikuara nga buxheti i viteve 2005 dhe 2006, s’janė miratuar nė Parlament ku votohet buxheti

    Miliardat pa tender, fonde tė pamiratuara nė Kuvend


    Nevila Pėrndoj

    TIRANE - Sekretari i Departamentit Ekonomik nė PD, Edmond Spaho deklaroi dje pėr “Shekulli”-n se tenderimi me “Tender tė Drejtpėrdrejtė” ose “Kėrkesė pėr Kuotim” i 10 rrugėve, me vlerė rreth 40 milion dollarė, ėshtė nė kundėrshtim me ligjin. “Kjo pėrbėn njė tjetėr veprim tė turpshėm tė qeverisė socialiste. Prokurimi i njė shume tė tillė me “Tender tė Drejtpėrdrejtė” apo “Kėrkesė pėr Kuotim”, pėrbėn jo vetėm shkelje flagrante tė ligjit pėr “Prokurimet Publike” dhe tė akteve tė tjera normative, tė nxjerra nga qeveria pėr zbatimin e tij, por ėshtė edhe veprim abuziv dhe korruptiv. Ai shpreh edhe njė herė qė, qeverisja socialiste ėshtė e angazhuar vetėm me fjalė, pėr tė luftuar korrupsionin, pasi veprimet e saj flasin tė kundėrtėn”, - tha Spaho. Ai shtoi se “veprimet e mėsipėrme pėrbėjnė shkelje, pasi janė prokuruar edhe fonde tė cilat nuk janė parashikuar nė buxhetin e viti 2004, si nė rastin e rrugės Vlorė-Orikum.” “Kryeministri dhe qeveria e tij pėrdorin fonde tė pamiratuara, duke treguar mospėrfillje tė plotė tė autoritetit tė Parlamentit, i cili ka tė drejtėn e miratimit tė buxhetit tė shtetit”, - tha ai. Mė tej Spaho sqaroi pikat konkrete tė ligjit, me tė cilat bien ndesh 3 vendimet e Kėshillit tė Ministrave, pėr tenderimet me “Prokurim tė Drejtpėrdrejtė.” “Tre nga vendimet e qeverisė pėr prokurim tė fondeve me tender tė drejtpėrdrejtė, pėrbėjnė shkelje tė ligjit pėr “Prokurimin Publik”, si dhe tė VKM Nr. 228, datė 24.05.2002, tė firmosur nga Kryeministri i atėhershėm Pandeli Majko, i cili, nė pikėn 1, gėrma a), shprehet se, “nė ēdo rast qė vlera e kontratės ėshtė mbi 5 milion pėr Prokurimin e Ndėrtimeve, mbi tre milion pėr Prokurimin e Mallrave dhe mbi 1 milion lekė pėr Shėrbime, Enti Prokurues duhet tė organizojė tender tė hapur. Po kėshtu, nėse vlera e kontratės ėshtė mbi 200 milion lekė, Enti Prokurues duhet tė organizojė tender tė hapur ndėrkombėtar”, - sqaroi ai. Spaho shtoi se “nė ligj pėrcaktohet qė, kur Enti Prokurues, nė kėtė rast qeveria, ka nevojė urgjente pėr mallra, ndėrtime e shėrbime, si dhe pėr ēėshtje tė sigurisė kombėtare, dhe kur kjo nevojė urgjente ėshtė shkaktuar jashtė kontrollit tė Entit Prokurues - mund tė pėrdoret Prokurimi i Drejtpėrdrejtė, pasi tė jetė marrė mė parė miratimi nga Agjencia e Prokurimit Publik. “Nė prokurimin nė fjalė, rikonstruksioni i rrugėve nuk ėshtė urgjent, nuk ka tė bėjė me sigurinė kombėtare dhe nuk ėshtė dhėnė miratim nga Agjensia e Prokurimit Publik”, - shtoi ai.
    Kėrkesa pėr kuotim
    Spaho sqaroi gjithashtu edhe pikat e ligjit tė Prokurimit Publik, ku bien ndesh 7 vendimet e tjera qė janė prokuruar me “Kėrkesė pėr Kuotim”. “Kėrkesa pėr Kuotim aplikohet nė raste emergjencash, pėr shkak tė forcave madhore dhe pėr kontrata tė cilat nuk i kalojnė 2 milionė lekė. Tė shtatė vendimet e marra nga qeveria, nuk janė raste emergjente dhe e tejkalojnė limitin prej 2 milion lekėsh, tė pėrcaktuara nė Rregullat e Prokurimit Publik, tė nxjerra nga Agjensia e Prokurimit Publik”, - shtoi ai. Spaho theksoi se “praktikat pėr prokurimin e fondeve tė 10 rrugėve dhe pėrzgjedhja e firmave, janė tėrėsisht jo transparente dhe abuzive. “Nuk ka asnjė argument qė tė hedhė poshtė mendimin qė pėrzgjedhja e firmave ėshtė bėrė nė mėnyrė klienteliste dhe duke eleminuar konkurrencėn. Faktet e mėsipėrme janė tė mjaftueshme pėr tė tėrhequr vėmendjen e Prokurorisė pėr tė hetuar dhe vėnė para pėrgjegjėsisė tė gjithė ata qė janė pėrfshirė nė pėrgatitjen dhe miratimin e kėtyre vendimeve”, - tha ai.
    Sekretari e Departamentit tė Ekonomisė, Edmond Spaho komentoi dje edhe shpjegimet e dhėna nga Ministria e Transporteve pėr kėtė ēėshtje. “Shpjegimet” e dhėna nga Ministria e Transportit pėr tė justifikuar veprimet e tyre dhe tė qeverisė, qė “vendimet janė marrė pėr qėllimin e vetėm pėr tė realizuar nė kohė dhe me cilėsinė e duhur fondet e vėna nė dispozicion pėr Ministrinė e Transporteve”, dhe se ato janė “prokurime ndėrtimesh nė njė treg tė stabilizuar” - janė letrarizma tė denja pėr institucione dhe drejtues, kredibiliteti i tė cilave ėshtė nė nivelin mė tė ulėt”, - tha ai
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    FMN: “Pėr projektet e mėdha duhet bėrė tender i hapur ndėrkombėtar”. Ka munguar edhe transparenca

    Miliardat pa tender, u shkel edhe marrėveshja me FMN


    F. Papadhimitri

    TIRANĖ – Fondi Monetar Ndėrkombėtar i ėshtė pėrgjigjur dje, njė kėrkese tė gazetės “Shekulli”, lidhur me vendimet e fundit tė qeverisė shqiptare pėr tė akorduar pa tender tė hapur rreth 4.5 miliardė lekė pėr shtrimin e disa akseve rrugore nė Shqipėri. Sqarimi i firmosur nga z.Jan-Peter Olters, i ėshtė dėrguar edhe ministrit tė Financave Arben Malaj, si dhe ministrit tė Transporteve Spartak Poēi.
    Me njė gjuhė diplomatike, shefi i FMN-sė vė nė dukje detyrimin e qeverisė shqiptare pėr tė zbatuar pikat e marrėveshjes mes saj (qeverisė) dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar.
    Nga vėzhgimi qė “Shekulli” i bėri kėsaj marrėveshjeje, botuar nė faqen e internetit ėėė.imf.org, del qartė se qeveria shqiptare e ka shkelur atė nė pikėn 8, duke marrė vendimin pėr lėvrimin e shumės miliardare, qė shtrihet nė tre buxhete vjetore.
    Edhe letra e z.Olters, e shkruar nė shqip dhe anglisht, citon pikėn e marrėveshjes sipas sė cilės “projektet e mėdha duhet tė jenė subjekt i tenderave tė hapur ndėrkombėtarė dhe ato do tė ekzekutohen vetėm nėse janė pėrgatitur studime tė pavarura fizibiliteti, sipas standarteve ndėrkombėtare”
    Nė citatin anglisht tė sqarimit tė shefit tė FMN-sė, gjithashtu lexohet: “Ne do tė punojmė pėr instalimin e transparencės, besueshmėrisė dhe kontrollit parlamentar nė procesin e buxhetit. Ne do tė pėrmirėsojmė procedurat e prokurimeve dhe do tė sigurojmė qė, tė gjitha institucionet buxhetore tė zhvillojnė dhe tė pajtohen me rregullat e brendshme, pėr kufizimin e shpenzimeve administrative dhe jo-prioritare. Ne synojmė pėr progres tė mėtejshėm pėr vendosjen dhe respektimin e transparencės, procedurave konkurruese pėr negociimin dhe pėrzgjedhjen e ofertuesit mė tė favorshėm dhe marrėveshjeve tė huave, nė vijim tė praktikave ndėrkombėtare dhe legjislacionit shqiptar…”.
    Marrėveshja mes FMN-sė dhe qeverisė shqiptare, parashikon edhe procedurat qė duhet tė ndiqen nga ana qeverisė nė rastet kur lėvrohen shuma pėr realizimin e projekteve tė mėdha. Pikat pėr tender tė hapur, pėr kontroll parlamentar tė buxheteve dhe pėr transparencė, rezultojnė tė shkelura nė vendimin qeveritar tė 30 korrikut. Prononcimi i Jan-Peter Olters vjen pas zbulimit dhe publikimit qė bėnė organe tė medias nė lidhje me vendimin e fundit tė korrikut tė qeverisė, ku ėshtė lėvruar njė shumė prej afro 40 milion dollarėsh, pa tender tė hapur, pa garė, por sipas preferencave tė nėnshkruesve, kryeministrit dhe ministrit pėrkatės. Edhe pika e “ofertuesit mė tė favorshėm”, ėshtė shkelur pėr shkak tė mungesės sė tenderit, sepse pėr kėto rrugė janė akorduar fonde limit.
    Ky vendim i qeverisė ėshtė kundėrshtuar si “i paligjshėm” edhe nga specialistė tė ekonomisė, si dhe nga pėrfaqėsues politikė tė opozitės. Njė pjesė e mirė e kėtij fondi do tė merret nga buxheti i dy viteve tė ardhshme. Shkeljes sė ligjit dhe abuzimit me buxhetet e shtetit, i shtohet tashmė edhe kjo pikė e shkelur e marrėveshjes FMN-Qeveri. Pėr projektet e mėdha, pėr realizimin e tė cilave nevojiten shuma tė konsiderueshme parash, duhet qė, nga ana e qeverisė, tė ndiqen njė sėrė procedurash, tė cilat, nė vendimin e datės 30 korrik, nuk janė zbatuar.

    Marrėveshja
    Marrėveshja nė fjalė ėshtė e publikuar nė faqen zyrtare tė internetit dhe nė krye tė saj bėhet e ditur se qėllimi i saj ėshtė zbatimi i disa rregullave tė kėsaj marrėveshjeje, me anė tė tė cilave vendi ynė do tė mund tė pėrfitojė mbėshtetje financiare nga ana e Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Nė kėtė faqe sqarohet se marėveshja ėshtė pronė e Shqipėrisė, dhe se nė tė ka politika financiare pėr tė cilat ėshtė marrė angazhim nga qeveria, pėr t’u zbatuar.

    Vendimi

    Vendimi i cilėsuar si skandali i radhės i qeverisė, ėshtė i datės 30 korrik dhe, nė kėtė datė, Kėshilli i Ministrave ka miratuar njė investim prej 3,350 miliard lekė pėr ndėrtimin e segmenteve tė ndryshme rrugore nė zona tė ndryshme tė vendit. Pėr akordimin e kėtyre shumave, nuk janė pėrdorur procedurat “tender i hapur” dhe “tender i hapur ndėrkombėtar”, siē parashikohet nė ligjin “Pėr Prokurimet Publike”, dhe nė marrėveshjen me FMN-nė. Kėshtu, nga dhjetė vendimet qė ka miratuar qeveria mė datė 30 korrik, shtatė prej tyre janė me “Kėrkesė pėr Kuotim”, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė me “Prokurim tė Drejtpėrdrejtė”.
    Gjatė zhvillimeve tė javės qė lamė pas, nė lidhje me vendimin e qeverisė, opozita i kėrkoi Prokurorisė dhe Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, qė t’i shpallė si tė “pavlefshme” 10 vendimet e qeverisė, si dhe ka kėrkuar gjithashtu hapjen e hetimeve nga organi i Akuzės.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Turqit zhdukin armet antike
    Nga Korcar-L1 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 12-02-2009, 15:11
  2. Historia fetare e tolerancės shqiptare
    Nga Ermal 22 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 12:38
  3. Historia E Perhapjes Se Islamit Ne Bote
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 06:58
  4. Tentativa otomane per pushtimin e Vienes
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-09-2003, 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •